Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 BOTA

Shko poshtë 
+4
Blerti_Gashi
Mysafir
luan mreti
Orfe@
8 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: BOTA   BOTA EmptyTue Jul 01, 2008 6:46 am

BOTA Foto_l10
Derisa bota po perjeton kulminacionin ne zhvillim, ne pyjet e Amazonit ne kufirin mes Brezilit dhe Peruse, u gjet nje fis primitiv qe jeton ne kohen e gurit. Ky fis asnjehere me pare nuk kishte pasur kontakte me boten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyTue Jul 01, 2008 5:03 pm

shum e qudishme kjo bot ne amazon nerzit primitiv, a ne boten e civilizum nrezit sillen si nerzit primitiv
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyTue Jul 01, 2008 5:06 pm

luan mreti shkruajti:
shum e qudishme kjo bot ne amazon nerzit primitiv, a ne boten e civilizum nrezit sillen si nerzit primitiv

Exclamation valla tash ke folur drejt edhe ti je dal kohen e fundit dardh me bisht Laughing Laughing Laughing Laughing me siguri e ke qe nuk jau kam dhan msn apo cfar keni me mua cfar ju brengos keshtu te gjitheve vetem hallin tim e qani i keni kryer punet e juaja te gjitha Laughing
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: 100 datat më të rëndësishme të shekullit 20   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:45 pm

Lajmet nuk janë "ushqim i përditshëm" i njeriut vetëm në kohët moderne. Të dinë se ç’ndodh përreth, apo më larg tyre është për disa njerëz kuriozitet, e për të tjerë nevojë. Në kohë lufte kapeshin fort pas një radioje të vjetër duke pritur lajme të reja. Por cilat kanë qenë lajmet që kanë tronditur shekullin e kaluar. 

Duhet thënë se pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë bujë janë aspak lajme të mira. Por në listë bëjnë pjesë dhe ngjarje të shënuara për njerëzimin, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar jetën, si mbërritja e njeriut të parë në hënë, shpikja e penicilinës, zbulimi i strukturës së ADN-së etj. Shpikja e internetit dhe "Microsoft" janë gjithashtu dy lajme jo pak të rëndësishme për njerëzimin. Me anë të internetit njerëzit nga e gjithë bota tashmë mund të lidhen me njëri tjetrin në kohë reale, njerëzit mund të gjejnë lajmet në të freskëta pak minuta pasi ato ndodhin në gjithë botën. Por në listë bëjnë pjesë edhe disa prej tragjedive më të mëdha njerëzore, siç është shpërthimi i bombës atomike në Hiroshima, mbytja e anijes së njohur "Titanic", vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy e më pas e vëllait të tij Robert Kennedy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:46 pm

1912: Mbytet anija "Titanic"

Anija transoqeanike "Titanic" u bë e famshme si më e madhe e ndërtuar ndonjëherë dhe gjithashtu për arsyen se u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912 duke shkaktuar humbjen e shumë jetëve. E dyta e një trioje tragetesh gjigandë, Titaniku u ndërtua për të krijuar një shërbim ekspres tre-javor në oqean. "Titanic" dhe "Olympic" u prezantuan për botën mbarë në një artikull të "New York Times" më 23 prill 1908, pothuajse katër vite para se të mbytej. "Titanic" u përplas me një ajsberg më 14 prill 1912 dhe u mbyt dy orë e dyzet minuta më pas, duke u ndarë në dy pjesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:46 pm

1945: Formohet organizata e Kombeve të Bashkuara 

OKB-ja u themelua në vitin 1945 për të zëvendësuar Ligën e Kombeve me shpresën se do të mund të ndërhynte në konfliktet ndërmjet kombeve dhe si pasojë, të shmangte luftën. Organizata fillimisht përbëhej nga 50 vende, të cilat nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara. Struktura e organizatës reflekton akoma në disa mënyra rrethanat e themelimit duke qenë se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë fituesit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:46 pm

1928: Zbulohet penicilina 

Zbulimi i penicilinës i atribuohet shkencëtarit skocez, Alexander Fleming në vitin 1928 pavarësisht se edhe të tjerë më parë kishin vënë re efektet antibakteriale të penicilinës. Fleming, në laboratorin e tij në "St. Mary Hospital"në Londër vuri re një rritje bakteriale përreth kallëpit të mykut "Staphylococcus". Fleming arriti në përfundimin se "Staphylococcus" po çlironte një substancë që pengonte rritjen bakteriale. Ai zhvilloi një kulturë të pastër të mykut dhe zbuloi si ishte myk "Penicillium". Ai shprehu optimizmin se penicilina do të ishte një dezinfektues i dobishëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:47 pm

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike në Hiroshima 

Hiroshima ishte shënjestra fillestare e misionit të bombardimit bërthamor më gjashtë gusht, ndërkohë që Kokura dhe Nagasaki ishin shënjestra alternative. Sipas statistikave, bomba atomike në Hiroshima vrau rreth 70 mijë njerëz si pasojë e efekteve të menjëhershme të shpërthimit. Vdekjet totale deri në fund të vitit 1945 variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë për shkak të djegieve, rrezatimit dhe sëmundjeve të shkaktuara. Deri në fund të vitit 1945 mendohet se numri i të vdekurve mund të ketë arritur në 200 mijë për shkak të kancerit dhe efekteve të tjera afatgjata të shpërthimit bërthamor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:47 pm

1953: Zbulohet struktura e ADN-së

Në vitin 1953, duke u bazuar në imazhetë zbërthyera me rreze X, James Watson dhe Francis Crick zbuluan atë që tashmë konsiderohet si modeli i saktë i strukturë së ADN-së. Ato e publikuan atë në revistën "Nature". Të dhënat e mëtejshme eksperimentale të Watson dhe Crick u botuan në një seri prej pesë artikujsh në të njëjtën revistë. Nga këto të dhëna, informacionet e para ishin të ato të të dhënave të zbërthyera me rreze X nga Franklin dhe Gosling.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:47 pm

1963: John Kennedy vritet në Dallas


Presidenti i 38-të amerikan,John F. Kennedy u vra në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963 teksa po zhvillonte një udhëtim politik. Për vrasjen e tij u arrestua Lee Harvey Oswald. Ai u arrestua në një teatër rreth 80 minuta pas vrasjes dhe u dënua nga policia e Dallasit për vrasjen e një polici përpara se të akuzohej për vrasjen e Kennedy-t. Ai nuk pranoi t’i kishte qëlluar njeriu. Përgjatë viteve janë bërë të njohura më shumë fakte për publikun. Pavarësisht të gjitha informacioneve dhe deklaratave, ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me nga teori të ndryshme konspirative.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:48 pm

1969: Armstrong njeriu i parë në hënë

Neil Alden Armstrong është njeriu i parë që ka shkelur në hënë. Misioni i tij i parë në një anije kozmike ishte në bordin e "Gemini 8" në vitin 1966, ku ai ishte pilot komandues. Fluturimi i dytë dhe i fundit hapësinor i Armstrong ishte si komandant misioni i "Apollo 11"që mbërriti në hënë më 20 korrik 1969. Në këtë "hap gjigand për njerëzimin"Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në sipërfaqen e hënës, ku qëndruan dy orë e gjysmë duke eksploruar. Para se të bëhej një pilot Armstrong ishte aviator i flotës ushtarake detare amerikane dhe mori pjesë në luftën e Koresë. 
1989: Rënia e murit të Berlinit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:48 pm

Muri i Berlinit, një simbol i Luftës së Ftohtë, ndau Berlinin lindor dhe atë perëndimor për 28 vite. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht 1961 dhe u shemb në vitin 1989. Gjatë kësaj kohe, 125 njerëz janë vrarë teksa përpiqeshin të arratiseshin në perëndim, sipas statistikave zyrtare. Sipas dokumenteve të zbuluar më vonë mendohet se regjimit komunist kishte dhënë urdhra të qarta që të qëllohej dhe vritej kushdo që synonte të kalonte murin, qofshin ata edhe fëmijë. Njoftimi se hyrja në Berlinin perëndimor tashmë do të lejohej bëri që mijëra vetë të kapërcenin murin që u shemb nga mjetet e rënda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:49 pm

1991: Bashkimi Sovjetik shpërbëhet 

Bashkimi Sovjetik u krijua fillimisht si një bashkim i katër Republikave Sovjetike Socialiste për t’u zgjeruar më pas në 15 republika të tilla. Ai u krijua në vitin 1945 dhe u shpërbë vetëm në vitin 1991, në një periudhë të njohur si "Lufta e Ftohtë". Kufijtë gjeografikë të Bashkimit Sovjetik varionin sipas kohës, por aneksimeve dhe pushtimeve të shteteve balltike dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore korrespondonin me ato Rusisë së Madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:49 pm

1997: Shkencëtarët klonojnë delen 

Dolly, është delja e cila u klonua në vitin 1997. Ajo u klonua në institutin "Roslin Institute" në Edinburg të Skocisë dhe jetoi aty deri sa u nda nga jeta në moshën gjashtë vjeçe. Lindja e saj u njoftua në shkurt të vitit 1997. Në shkurt të vitit 2003 ekipi i shkencëtarëve njoftoi se Dolly-t i ishte injektuar një dozë vdekjeprurëse për shkak se prej kohësh ajo mundohej nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe ishte gjymtuar nga artriti. Shkencëtarët u shprehën se sëmundja e Dolly-t n uk kishte lidhje me faktin se ajo ishte një dele e klonuar, pasi mjaft dele të tjera në fermë vuanin nga të njëjtat sëmundje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:50 pm

100 lajmet sipas rendesis

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike 

1941: Japonia bombardon Pearl Harbor 

1969: Njeriu i parë shkel në hënë 

1903: Wrights fluturon aeroplanin e parë 

1963: Vritet J.F. Kennedy në Dallas 

1928: Zbulohet antibiotiku penicilinë 

1920: Femrat amerikane kanë të drejtën e votës 

1929: Falimenton tregu i fondeve në SHBA 

1953: Ka efekt vaksina e re e poliomielitit 

1953: Zbulohet struktura e ADN-së 

1945: Ekspozohet holokausti nazist 

1905: Ajnshtajni koncepton relativitetin 

1912: Mbytet Titaniku "i pafundosshëm"

1913: "Ford" krijon linjën e montimit 

1914: Fillon Lufta e Parë Botërore 

1989: Bie muri i Berlinit 

1959: Patentohet çipi i kompjuterit të parë 

1981: Identifikohet sëmundja vdekjeprurëse e AIDS-it 

1927: "Lindbergh" fluturon mbi Atlantik

1901: Sinjali i radios kalon përtej Atlantikut

1991: Shpërbëhet Bashkimi Sovjetik 

1989: Shpiket "World Wide Web"

1944: Aleatët pushtojnë Francën 

1945: SHBA feston fitoren në Evropë 

1946: "ENIAC" përshpejton informatikën 

1973: Legalizohet aborti pas diskutimit Roe kundër Wade 

1939: Debutimi zyrtar i televizorit të SHBA-së 

1909: Plastika revolucionarizon produktet 

1960: Del në treg pilula e kontrollit të lindjeve nga "FDA"

1954: Gjykata i jep fund vendimit "të ndarë por të barabartë"

1998: Akuzohet Presidenti Clinton 

1948: Shkencëtarët shpikin tranzitorin 

1968: Vritet M.L. King Jr. 

1964: Kongresi miraton Ligjin e të Drejtave Civile 

1917: SHBA hyn në Luftën e Parë Botërore 

1917: Komunistët marrin pushtetin e Rusisë 

1909: Fillojnë transmetimet radiofonike të SHBA-së 

1963: King mban fjalimin "Unë kam një ëndërr" 

1974: Jep dorëheqjen presidenti Nixon 

1914: Hapen kanali i Panamasë 

1939: Gjermania pushton Poloninë 

1933: Hyn në fuqi marrëveshja e re e "FDR"-së 

1986: Shpërthen "Shuttle Challenger"

1961: Shepard është amerikani i parë në hapësirë 

1962: Libri "Silent Spring" paralajmëron rrezikun në ekosistem 

1945: Kombet e botës formojnë OKB-në 

1997: Shkencëtarët klonojnë delen 

1957: Sovjetikët nxjerrin në hapësirë satelitin e parë 

1918: Përfundon Lufta e Parë Botërore 

1961: Gagarin është njeriu i parë në hapësirë 

1948: Izraeli bëhet shtet

1941: Fillon televizioni i licencuar amerikan 

1945: SHBA teston bombën atomike 

1968: Vritet Robert F. Kennedy 

1933: Hitleri emërohet kancelar 

1918: Epidemia e gripit vret 20 milionë njerëz

1962: John Glenn amerikani i parë në orbitë 

1975: Bill Gates dhe Paul Allen lançojnë "Microsoft"

1947: Jack Robinson njëson bejsbollin 

1973: Trupat amerikane largohen nga Vietnami

1900: Propozohet mekanika kuantike 

1942: Projekte sekrete për ndërtimin e një bombe atomike-A 

1956: Aprovohen autostradat ndërmjet shteteve 

1945: Forcohet Karta e të Drejtave 

1965: SHBA-ja përshpejton luftën e Vietnamit 

1920: Gandhi fillon reformat paqësore 

1978: Lind "bebja e parë në epruvetë"

1962: Bota në krizë për shkak të reaktivëve të Kubës 

1906: Tërmeti dhe zjarri shkatërron San Franciskon 

1993: Përfundon aparteidi në Afrikën e Jugut 

1977: "Apple II" prodhon kompjuterin e parë për masat

1964: "Beatles" bëjnë turne në SHBA 

1955: Fillon bojkoti i autobusëve në Alabama 

1925: "Scopes": Evolucioni kundër krijimit 

1939: Ngrihet avioni i parë me motor reaktiv 

1938: Hitleri nis "Kristallnacht"

1932: "FDR" mposht presidentin Hoover 

1947: Zbulohet prani Marshall 

1997: "Pathfinder" dërgon fotografi të Marsit 

1963: Friedan ndez shkëndijën e të drejtave të grave 

1927: Babe Ruth shënon 60 pikë në bejsboll 

1964: SHBA paralajmëron për rreziqet e duhanit 

1940: Churchill drejton Britaninë e Madhe 

1949: Themelohet NATO 

1986: Shpërthen fabrika bërthamore në Çernobil 

1961: Ngrihet muri i Berlinit 

1949: Mao formon Kinën komuniste 

1973: Watergate "gllabëron" Nixon-in 

1985: Gorbaçov fillon politikën "glasnost"

1900: Frojdi interpreton ëndrrat 

1948: "Airlift" shpëton Berlinin Perëndimor 

1950: SHBA mbron Korenë e Jugut 

1928: Uria sovjetike vret 25 milionë njerëz 

1920: SHBA refuzon Ligën e Kombeve

1911: Dështon trusti i "Standard Oil"

1965: Kongresi miraton ligjin e votimit 

1958: Uria në Kinë vret 20 milionë njerëz

1968: Kryengritjet e konventës demokratike 

1975: Vietnami verior pushton Saigon 

1964: Miratohet rezoluta e Gjirit të Tonkin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 1:55 pm

Eleganca, sëmundja e shekullit

Pse nuk mund jemi të kurrë të dobëta aq sa duam? Në shekullin XXI, imazhi i femrës ideale është që të jetë e gjatë dhe e dobët. Në vitet ‘60 pamja e Grejs Kellit mënjanoi imazhin e Merlin Monrosë. Bukuria është e barabartë me elegancën. 
BOTA Elegan10
Dieta, ushtrime fizike, pa bark dhe me muskuj të formuar. Kjo, nuk është aspak moda e kohëve të fundit, por prej më tepër se një shekulli është kthyer në një imperativ kategorik, në një detyrim për të gjitha femrat që e adhurojnë të bukurën. 

Që atëherë ky kult i femrave elegante filloi të thellohej edhe më shumë, duke arritur kulmin në ditët tona e duke na e prezantuar bukurinë ideale me një femër tepër të gjatë dhe me peshë 50 kilogramë. 

Kjo është pyetja që na mundon prej shumë kohësh. Për shkak të modeleve tepër elegante, ne vuajmë gjithnjë e më shumë për siluetën tonë.


Në të gjitha epokat ku mbijetesa ishte e vështirë, shëndoshja mishëronte arritjen sociale, mirëqenien. Ishte një dëshmi që ti kishe arritur atë që të tjerët nuk e arrinin dot, pra që ishe në gjendje të përballoje jetën. Preferenca për një shëndet jo të rëndë dhe për femrat me trup të imët, u shndërrua në një obsesion të vërtetë. 
BOTA Stil_611
Sot njerëzit e shëndoshë shihen dhe konsiderohen si persona që nuk e privojnë dot veten nga kënaqësitë e ushqimit e që nuk kanë vullnet të marrin një iniciativë të tillë. Mesazhi, i cili nuk pëlqehet nga ne, është pikërisht mosarritja e kontrollimit. 

Po ashtu, të mbash peshën tënde nën kontroll është konsideruar si një tregues i shëndetit, përveçse një detyrim estetik. Edhe në atë kohë, divat e Hollywood-it përdorin dieta ose ndiqnin rrugë të ndryshme për të ruajtur peshën e tyre ideale. 

BOTA Stil_612
stil


Megjithatë, shumë pak e pranojnë. Është njësoj sikur ne të kemi një formë vetëndëshkimi dhe tentojmë të arrijmë një peshë tepër të lehtë, madje ekstreme. Në të vërtetë, të jesh e bukur, por edhe elegante, sot është kthyer në një ide fikse për shumicën e grave dhe vajzave.


Ndaj edhe dietat apo trajtimet, të cilave iu nënshtrohen, janë vërtet të shumëllojshme. Le ta nisim nga dietat, të cilat shumë femra pas palestrës i shohin si shpëtimin e vetëm për të arritur formën ideale. Në të vërtetë, historia e tyre është vërtet e vjetër, por ato filluan të bëheshin më të "pranishme" në dhjetëvjeçarin e fundit të viteve ‘800, kur revistat e specializuara filluan ta vinin gjithmonë e më shumë theksin te këmbët dhe vithet me formë, por elegante. 

Pikërisht këto "fiksime" kanë arritur ta çojnë femrën deri në anoreksi, duke i shkaktuar madje dhe vdekjen. Sigurisht që ka edhe vlera pozitive, të cilat shoqërojnë dobësimin. Ajo ka të bëjë me aktivitetin që supozohet të bëhet dramatik, por mbi të gjitha ajo është simbol i rinisë. 

Të jesh e dobët, është njësoj sikur ta zgjasësh atë. Dhe ajo më e rëndësishmja është fakti se duke qenë në rregull me normat e bukurisë, femrat ndihen më të kënaqura e më të vlerësuara. Megjithatë, të qenit e dobët nuk sjell ndonjë mirëqenie, por pak a shumë kontribuon në personalitetin e femrës.

Nëse një femër është elegante, ajo mendon se ndihet më e vlerësuar nga seksi i kundërt. Në fakt, kulti i dobësimit sjell më shumë mërzi se sa mirëqenie, pasi modelet e propozuara janë të paarritshme nga pjesa më e madhe e femrave. Nga ana mjekësore, trupat e dobët mund t‘i vlerësojmë të bukur, por jo ata anoreksikë. 

Falë këtij ideali, pjesa më e madhe e femrave, pavarësisht se raporti i peshës së tyre është normal, nuk e shohin veten në "prerjen" e duhur. U duket sikur janë të dhjamosura, kur në fakt nuk janë. Kjo mani e çmendur tashmë për të qenë të dobëta ka përfshirë të gjitha femrat në tërësi, madje duke kaluar deri në ekstrem. Sot shumë femra vuajnë nga kjo fobi. 

Për shembull, në Greqinë e lashtë rëndësi u jepej trupave atletikë, të cilët reklamonin gjithashtu sforcime "të natyrës". Diferenca është se në Greqinë e lashtë njerëzve nuk u ulej vlera në varësi të paraqitjes së tyre. Ndërsa sot, në kohën tonë, paraqitja ka shumë rëndësi. Marrëdhëniet tona sociale janë të paqëndrueshme, të lehta, e partnerët e dashurisë gjithashtu.

Kërkojmë të bëjmë gjithçka shpejt, të pëlqejmë, të joshim menjëherë. E gjithë ekzistenca jonë është e kushtëzuar nga vështrimi i të tjerëve. Problemi qëndron te kriteret e vlerësimit, të cilat janë shumë ekstreme: duhet të jesh shumë e dobët, e re, po gjithashtu duhet të jesh e shëndetshme e të mos vuash nga probleme të ndryshme.

Megjithatë, ne jemi të destinuara të sëmuremi, të vuajmë e në fund të vdesim. Por sëmundja më e keqe për femrën është dhe do të mbetet përjetësisht fiksimi për të qenë gjithmonë elegante.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 3:06 pm

Tendencat e modes mashkullore 2007/2008

Mbizotërimi i toneve të errëta, pothuajse krejtësisht e zezë. Pak prekje ngjyrash ekscentrike dhe të metalizuara. Kështu do të paraqitet burri i kësaj vjeshte që është protagonist i materialeve të teknologjisë së lartë dhe inovativë, të përdorura si për veshjet e ditës por edhe për ato të mbrëmjes. Nëse për femrat rehatia është fjala kyç, për mashkullin e këtij viti, janë xhaketat e shkurtra deri në bel dhe pantallonat e ngushta në kavilje. 

Nga xhentëlmeni i kollarisur te pamja e yllit të muzikës rrok. Nga babai i respektueshëm i familjes te pamja prej astronauti. Tendencat dhe stilet për pranveren dhe veren 2007-‘08 janë shumë, por kanë një gjë të përbashkët: cilësinë dhe elegancën. Kudo dhe kurdoherë. E reja? Përdorimi i materialeve tekno si plastika, pëlhura të llakuara dhe veshje të argjendta. Look-u prej xhentëlmeni: dopiopeti është rikthyer, pardesyja është klasike dhe nuk shkon përtej gjunjëve.

Ndikimi i rrokut: Grija është e zeza e re: gri në të gjitha nuancat si për meshkuj ashtu edhe për femra. Xhaketa e rehatshme dhe e ngrohtë. Pulovra të gjata: pulovra dhe triko me kopsa edhe për meshkujt. Look-u i ardhshëm: materiale të preferuara në tonalitete të argjendta për një pamje sikur keni zbritur nga një e ardhme e largët. Stil kalorësi: çizme të gjata edhe për meshkuj për t’u mbajtur mbi pantallona. Lëkurë e butë: lëkura e butë dhe elegante për një stil më të sofistikuar, por nuk mungojnë as elementët fetish apo ato sado-mazokistë.

Propozimet e stilistëve për 2008. Veshjet më origjinale dhe interesante...

Versace

Një mashkull bipolar, është propozuar nga Versace për këtë vjeshtë/dimër. Në sfilata vihen re dy tipologji për mashkullin e ri. Imazh i ri për një mashkull që duhet të jetë i sertë. Janë zhdukur ngjyrat e ndezura, të shndritshme, tokëzat dhe ari. Donatella Versace propozon versionin klerikal. Ky është provokimi i ri i shtëpisë së famshme të modës. Por nuk mund të mungonte një prekje rrok: me smokingët dhe bojën e përdorur për çizmet tashmë legjendare me takë. Dhe për koleksionin e ri Versace zgjedh blunë si gamën kryesore të ngjyrave.- nga bluja e letrës karbon te bluja mikropçip. Mashkulli i Versaces është xhentëlmeni klasik, por shumë bashkëkohor dhe modern- që e ka shumë të lehtë të veshë kostume dhe pardesy, por edhe që mund të ndryshojë në pulovra dhe xhaketa të shkurtra në një pulitje sysh.

BOTA Versac11
Versace


Prada

Ndërsa mashkulli i propozuar nga Prada vishet me materiale të rinj, ngjyra të reja dhe vëllime të reja. Nga mëndafshi te leshi i angorës, nga peliçet te lëkura e dashit: shtylla e koleksionit janë trikot. Por risia e vërtetë janë xhaketat, që vjedhin vëllimet e linjave femërore e dizajnojnë një trup të ri për mashkullin duke e transformuar atë. Ndërsa pantallonat janë “të guximshme”, me shtratin e shkurtër e të ngushta te kaviljet. Me koleksionin e fundit për meshkuj, Prada ofron një version që përqafon të njëjtën ide me atë të koleksionit të femrave- diçka mes një mashkulli të egër, gati primitiv dhe një kukulle “baby-boy”, të përkufizuar në mënyrë lakonike. Ky është statusi i mashkullit modern për shtëpinë e modës Prada.

BOTA Prada11
Prada


Bottega Veneta

Bottega Veneta i rikthehet traditës së rafinuar qepëse duke e vënë theksin mbi ngjyrat: jeshile, mustardë, ngjyrë qumështi, bezhë. Kujdesi për detajet bëhet gati në formë maniake: xhaketa deveje, aksesorë luksi si mbërthesa në lëkurë krokodili dhe kapëse të arta, për të cilat do të jenë artikuj të domosdoshëm për këtë sezon. Një koleksion i larmishëm, i pasur në detaje që me një pamje kompleton të gjithë gardërobën mashkullore. Frymëzimi: shija e qëndrueshme mashkullore e interpretuar me një shtysë krijimtarie të fortë dhe ndonjëherë profane, depërton nga një shpirt i klasës së lartë me reflekse magjepsëse. Materialet: të shndritshme, lëkurë të llakuara, të lyera me varak, të metalizuara, kamoshe të ylberta, dhe kadife e butë. Me luspa të mëdha, pëlhura të leshta me fije të ngjyrosura me dizajno bardhë e zi.

BOTA Botteg10
Bottega Vaneta


Armani

Armani, për koleksionin Emporio, vendos gjithçka mbi materialin, në risinë e pëlhurës. Sertësisht e zezë, më pak lëshim në grinë. Pantallona të puthitura pas trupit me shtesa xhinsi ose pantallona kostumi të propozuara në anën sportive. Mashkulli i propozuar nga Giorgio Armani përzien stile dhe tendenca. Pëlqen të zhdramatizojë dhe është në gjendje të kombinojë veshje klasike me ato sportive. Giorgo Armani kombinon materiale të ndryshëm për xhaketat dhe pantallonat në një blu mesnate, jeshile të errët dhe kadife ngjyrë vjollcë. Ndërsa e zeza është sunduesja e përhershme. Në vend të këmishës dhe kravatës Armani e sheh mashkullin në artikuj të trikotuar dhe jelekë. E zeza Emporio Armani mund të dallohet lehtë: elegante, e matur dhe njëkohësisht trendi.

BOTA Armani10
Armani


Roberto Cavalli

Roberto Cavalli e shpie mashkullin në përëndimin e vjetër, me pantallona pitoni, çizme, rripa voluminozë, por nuk e nënçmon, përkundrazi thërret në stampa, në prerjet e pantallonave, në peliçe, botën e rrokut. Një koleksion mbase tepër i pasur, por i kalibruar. Në linja është argëtues dhe për një mashkull të sigurt në vetvete është shumë bashkëkohor. Koleksioni është përzierje mes artizanatit fiorentin dhe botës së yjeve të rrokut. I lidhur në një siluetë të ngjitur pas trupit me xhaketa të ngushta dhe pantallona lëkure që ndalen mbi kavilje. Mashkulli i Roberto Cavalli-t deklaron haptas natyrën e tij. E përmbledhur në një gamë kromatike që shkëputet fare pak nga e zeza, më pak devijim drejt devesë dhe blusë elektrike, koleksioni është antitezë absolute e ngjyrave klasike të Cavalli-t.


Roberto Cavalli

BOTA Valent10
Valentino

Në koleksionin e tij Valentino ofron kalorësin e bardhë, duke sjellë të gjithë elementët e së bardhës që përfshijnë pardesy dopiopet, kostum dopiopet, xhaketë me dy kopsa dhe xhaketë të shkurtër deri në bel në lëkurë gjarpri. Kravatat janë fakultative, ndërsa rripat të hollë. Pulovrat në jakë rrumbullake mund të vishen në vend të këmishëve dhe kravatave të rregullta. Ngjyra tjetër që ofron Valentino është grija e gurtë. Pardesytë vijnë në ngjyrë të zezë ose bezhë dhe jelekët e punuar me shtiza mund të vishen me kostume në vend të jelekëve klasikë .

Nuk mungojnë as pantallonat dhe xhaketat e lëkurës në stilin e përditshëm.


Valentino

BOTA Calvin11
Calvin Klein

Stilisti Italo Zucchelli e sheh mashkullin e propozuar nga Calvin Klein në veshje të qepura në mënyrë elegante me një shtesë teknologjie. I njohur për estetikën e tij minimaliste ai dizajnon xhaketa të shkurtra të mbuluara në PVC të tejdukshme ose kostumet ne materiale të leshta.

Italo Zucchelli ka punuar në një gamë të gjerë ngjyrash si ngjyrë deti, ngjyrë e përhimë dhe nuancat e grisë më pak ndërthurje lejla dhe të verdhë kanarinë.

BOTA Robert10
Calvin Klein

BOTA Dsquar10
Dsquared

Dean dhe Dan Caten kanë befasuar me sfilatën e tyre për koleksionin pranvere/vere 2007/2008. Shtëpia e modës ka prezantuar një mashkull shumë të veçantë: agresiv, që thyen rregullat dhe të mbuluar nga koka te këmbët me lëkurë të zezë. Një mashkull që e di mirë se çfarë dëshiron dhe di si ta arrijë. Një mashkull me pantallona lëkure të zezë dhe me kamxhik në dorë . Ky është mashkulli i Dsquared. Gjithçka me tonë tepër të ndezura. E zeza është ajo që mbretëron, ashtu si edhe për Emporio Armanin. Nëse lëkura ishte një element shumë i përdorur për femrën e vjeshtës 2006 këtë vit do të jetë sërish. Por kësaj here i takon mashkullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 11:19 pm

Biligoa kshtu ndonje mendim tuajin a keni dhen ne ndonje teme apo veq kopy-paste. Une nuk shof as nje postim qe keni dhen mendimin tuaj po vetem kopy-paste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 11:31 pm

Good_Luck shkruajti:
Biligoa kshtu ndonje mendim tuajin a keni dhen ne ndonje teme apo veq kopy-paste. Une nuk shof as nje postim qe keni dhen mendimin tuaj po vetem kopy-paste.
Pa be tri postime jeni i dukshem kush jeni !Mud te shikoni punen tuaj, dhe eshte me mire te hini me nicun e vjeter, apo doni te shtoni pioneret ne forum, mos me lexo, as une nuk te lexoj ! Bye 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Oct 22, 2008 11:40 pm

Jom ai qe jom dhe nese kom bo tri postime i kom bo nga mendja ime jo si ju kopy-paste.

Iu lutem mos dileni nga tema, sepse cdo postim jashte teme do fshihet.

Me mirkuptim Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyThu Oct 23, 2008 12:01 am

Kerkoj shum te falur nga stafi po shum kopy-paste ban kjo antare. Mendon se i lexon dikush po as kush. Me falniiiiiiiiiiiiiiiii
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyThu Oct 23, 2008 10:04 pm

Bota eshte si sken e nje teatri,Aktoret figurat ne ket sken politike,fetare dhe kulturore shfaqen ne te,luajn role perkatese dhe pastaj ua lene vendin te tjereve.Kjo bote i ngjan lojrave olimpike disat bejn tregeti e te tjeret e paguajn me vlern e tyre,disa te tjer kenaqen duke pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyThu Oct 23, 2008 10:05 pm

Bota eshte e rrejshme
nese je i pasur kalon mire
nese je i varfer ste duket bota interesant
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyThu Oct 23, 2008 10:10 pm

Bota eshte e poshter, vullgare, a pashpirt, hajdute dhe vrastare...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ylari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
ylari


Female
Numri i postimeve : 801
Age : 38
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/11/2008

BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA EmptyWed Nov 12, 2008 12:00 am

Bota eshte nje pjese teatrale duhet mesuar per te luajtur nje rol
Duke veshtruar boten eshte e pamundur te mos cuditesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





BOTA Empty
MesazhTitulli: Re: BOTA   BOTA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BOTA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: