Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Kur virgjëria blihet 200 euro

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptyMon Jun 30, 2008 7:27 am

Evis HALILI

Kur virgjëria blihet 200 euro Images11

Shkup, 29 qershor - Virtyti blihet, madje kushton lirë. Mund të gjendet në shumë ordinanca mjekësore, sidomos në kryeqytet, por edhe në provinca. Gjinekologë që ofrojnë një himen ekstra të ri, me çmim të volitshëm, operacion pa dhimbje në një kohë rekord. Fatura që paguajnë "femrat e ndershme" për të kapërcyer të lumtura pragun e bashkëshortësisë është e vogël - vetëm 200 euro.
Femrat shqiptare kryesojnë listën e klientelës, qoftë në ordinanca maqedonase apo edhe shqiptare. Gjinekologë që kërkojnë të mbeten anonimë pohojnë se shtresat shoqërore dhe mosha e tyre janë nga më të ndryshmet, por të gjitha vijnë në një moment të njëjtë, disa javë përpara dasmës. Gjinekologët frekuentohen nga një klientelë mikse - studente, nëpunëse, shtëpiake, nga mosha 16 deri në 29 vjeç. Arsyet që i shtyjnë për të kthyer virgjërinë janë nga më të ndryshme dhe vijnë pas një raporti seksual aksidental, pas një abuzimi, pas ndarjes nga partneri, por mbi të gjitha nga frika se mungesa e himenit do të shoqërohet me pasoja fatale natën e parë të martesës.

E virgjër për 20 minuta
Një gjinekolog në Shkup pohon se ka raste kur vajzat vijnë fillimisht për të vërtetuar virgjërinë dhe kur konstatohet se himeni është humbur, ofrohet edhe opsioni i korrigjimit të tij.
"Një kërkesë e natyrshme për një femër e cila jeton ashtu si edhe shoqet e saj, ka një histori të ndërprerë intime që e pengon të vazhdojë jetën e saj. E njëjta ndodh edhe me një femër të mbuluar, e cila pas një raporti aksidental ndoshta mund të rrezikojë edhe jetën e saj kur ta kuptojnë që nuk është e virgjër", thotë një gjinekolog. Ai shton se ky është shkaku që edhe mjekët nuk ngurrojnë ta kryejnë këtë ndërhyrje humane, krahas shërbimeve të tjera në ordinancat gjinekologjike.
Çmimet për të kryer një ndërhyrje për rikthimin e virgjërisë kushtojnë nga 150 deri në 200 euro, kryhen me anestezi lokale dhe e gjithë procedura zgjat nga 20 deri në 30 minuta. Operacioni për korrigjimin e virgjërisë realizohet në shumë ordinanca në Shkup, të cilat mbi të gjitha i sigurojnë klientëve të tyre një konfidencë të plotë. Mjafton vetëm një telefonatë për të caktuar terminin me mjekun, i cili e bind klienten për lehtësinë e kryerjes së operacionit dhe garanci për përfundimin me suksesin.
Korrigjimi bëhet në mënyrë të atillë që partneri pasardhës, apo edhe bashkëshorti i ardhshëm, nuk mund të dyshojë në virgjërinë e partneres së tij. Vetëm ekzaminimi nga një gjinekolog mund të tradhtojë komplotin e një femre, duke treguar nëse himeni është fals, apo i vërtetë, thotë Ajshe Shehi, gjinekologe-akushere. Madje mjekja vëren se operacioni mund të ketë edhe pasoja të tjera anësore, sidomos me infeksione në organet gjenitale.
Sipas gjinekologes, tendenca për rikthimin e virgjërisë është pak më e dobët vitet e fundit. Ky shërbim ka qenë më e kërkuar vite më parë, por gjatë pesë viteve të fundit konstatohet se kërkesat për të korrektuar defektin janë gjithnjë e më të vogla dhe shpjegohen me një koncept më liberal ndaj jetës, femrat nuk e shohin virgjërinë si të paprekshme, kanë raporte intime me më shumë se një partner, por edhe përpara se të kurorëzohen.

Islami tolerant ndaj mëkatit
Të qenurit e virgjër sipas besimit islam, është një prej kushteve që duhet të plotësojë bashkëshortja e ardhshme, simbolizon dëlirësinë, virtytin dhe përkushtimin, ndërsa intervenimet për të kthyer virgjërinë konsiderohen si veprime të shëmtuara dhe të dënueshme. Teologu Azir Avdiu pohon se në këtë rast kemi të bëjmë me mëkat dhe mashtrim të dyfishtë - ndaj bashkëshortit dhe Zotit. Por edhe në raste kur femra nuk është e virgjër, në besimin islam ekzistojnë doza tolerance dhe sanksionet fetare nuk janë të rrepta. Mëkati mund të falet nga bashkëshorti i cili obligohet që ta fshehë ndaj opinionit defektin, nga ana tjetër bashkëshortja pasi e pranon fajin, duhet të betohet për ndershmëri dhe besnikëri ndaj tij.
"Fenomeni shihet me shqetësim kohët e fundit, tregon mungesë ndaj besimit fetar, edukatë jo të shëndoshë familjare dhe shkaktohet edhe sidomos nga propagandat e ndryshme mediatike e serialet televizive, të cilat ofrojnë një realitet bosh dhe antivlera", thotë Avdiu.

Korrigjimi i virgjërisë,
mjeshtëri e vjetër

Rikthimi i virgjërisë është një kërkesë jo vetëm e femrave të besimit islam dhe e ka zanafillën shekuj më parë. Edhe kur kanë munguar klinikat e specializuara gjinekologjike, femrat kanë arritur të çlirohen nga mëkati, duke e fshehur defektin me truke të ndryshme në organet gjenitale. Në 30 vitet e fundit, në vendet ballkanike femrat e kanë rikthyer virgjërinë me mjete primitive nga gra të quajtura "mami", në kushte shtëpiake, të cilat në mënyrën e tyre kanë realizuar operacione plastike.
Vitet e fundit, kjo procedurë është gjithnjë e më pak e sikletshme dhe nuk konsiderohet luks. Në vendet e rajonit operacioni nuk është legal, nuk mund të kryhet në klinikat shtetërore, por vetëm në ato private, derisa kushton nga 50 deri në 300 euro dhe kërkohet jo vetëm nga femra myslimane, por edhe nga të krishtera.
Shifrat për fluksin e klientelës nuk janë të sakta. Duke iu referuar spekulimeve, në çdo ordinancë kryhen të paktën nga 4 deri në pesë korrigjime në javë. Në shtetet evropiane virgjëria konsiderohet si një korrigjim estetik dhe kushton pak më shtrenjtë, nga 800 deri në 2000 euro, varësisht nga preferenca e klientes që kryesisht i përkasin vetëm besimit islam.
http://www.ngjarjet.com/Lajme/kur-vi...ihet-200-euro/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
beti
Anëtar i ri
Anëtar i ri
beti

Female
Numri i postimeve : 103
Age : 37
Vendi : maqedonij
Registration date : 10/09/2008

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptyWed Sep 17, 2008 6:43 pm

biligoa me te vertet nuk me flitet kurgja se me duket shum tem palidhje nuk ka nevoj te bejn intervenim kirurgjik me mir se te trgohet drejt per virgjerin dhe duhet te mesohemi njeher e per gjithmon se virgjerija esht dhurat nga zoti e femrat ate dhurat ja japin atij qe duan dhe qe mendojn se e kan merituar, kete qe ke shkruajtur ti biligoa e kan shkruar maqedont duke menduar te na perbuzin femrat shqiptare se bejn qepje
qepjet kan egzistuar por nuk egzistojn me virgjerija eshte bere tem shum e moqme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir

Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 45
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptyWed Sep 17, 2008 7:03 pm

Beti mos u ngut te lutem se ka keso rastesh qe ndodhin sepse tek ne Shqiptaret ka ende shum qe e shikojn ket tradit se esht virgjereshj apo jo
por cfar ti bejm se shum vajza nuk e ruajn virgjerin dhe ti e di se si po behet ne kohen e fundit keto gjera
qfar ben tani nje vajz Shqiptare qe te martohet ben keto vepra por edhe kjo esht per mua shum nje gje palidhje sepse me operacione apo pare nuk mundesh te behesh tjeter

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina

Female
Numri i postimeve : 297
Age : 31
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptyThu Sep 18, 2008 12:00 am

po jo shum shtrejt 200 euro nuk jan shum jo
mos u çuditni ,,, mir e ka shit edhe ajo virgjerin !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer

Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptyThu Sep 18, 2008 1:22 am

Keto jane budallalleqe. Ka dy gjera: ose jeten e lidhjeve dhe seksit dhe cvirgjerimi nuk perben problem ose nje vajze e dlire qe e ruan virgjerine. Te dy palet duhen respektuar sepse jane zgjedhje personale. Te tjera gjera si qepje etj jane mashtrime, genjeshtra e budallalleqe.

Per ato vajza qe shkojne dendur per ta qepur e per t'u hequr si te virgjera po ju them nje keshille: bejeni me zinxhir.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona

Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 30
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptyThu Nov 13, 2008 12:43 pm

un kam ndegju se ne holland me nje operacion prej vlere 4000 euro mund te kthesh virgjinitetin, edhe nr i pacienteve esht shum i lart te gjitha muslimane natyrisht...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
nuzi2008
Fillestar/e
Fillestar/e
nuzi2008

Male
Numri i postimeve : 1
Age : 52
Vendi : Zvicer
Registration date : 14/12/2008

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptySun Dec 14, 2008 2:56 pm

Përshndetje
mir qe keni hapur ketë tem kurë virgjëriteti blehet me para ,po po vetem vështirë tju them se kotë e kanë se vshtir ësht të përmbahet kjo tek ato qe mendojn se me ketë e kan siguru martesen pa probleme...aty ku asht thy gardhi mbesin gjurmet dhe pas shum viteshë
unë i preveroj femrat qe e kan humb vergjiritetin duhet të jen të sinqerta dhe mos me mashtru vehten..di një rat te till qe pas një kohe i ka kushtu shumë dhe me pasoja te p parashikuara...dhe ket duhet dhe ata qe e bëjn ket ti ulim para drejtsisë esht një mashtrim i barabart me krim njerzor...tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tropojani
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tropojani

Male
Numri i postimeve : 121
Age : 36
Vendi : NOVARA
Registration date : 13/12/2008

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptySun Dec 14, 2008 10:36 pm

Nje vajze nuk mund te jete e keqe vetem se nuk eshte e virgjer. Te gjithe kemi pasur deshtime ne dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tropojani
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tropojani

Male
Numri i postimeve : 121
Age : 36
Vendi : NOVARA
Registration date : 13/12/2008

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptySun Dec 14, 2008 10:51 pm

Apo skeni te njejtin mendim me mua per virgjerine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo

Male
Numri i postimeve : 490
Age : 32
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptySun Mar 01, 2009 1:08 am

Tropojani shkruajti:
Apo skeni te njejtin mendim me mua per virgjerine.
ashtu eshte ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone

Male
Numri i postimeve : 609
Age : 35
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro EmptySun Mar 01, 2009 10:16 am

pershendetje tropojani

por ju si mendoni per nje vajz qe virgjerin ta jep per 200 euro? se deshtimet i kemi pasur te gjith e do ti ken dhe ato qe do vin mas nesh, un per vedin nuk i krahasoj, se ato vajza qe hupin virgjerin me te parin qe bien ne dashuri pa e provuar a esht dashuri e vertet apo thjesht arritja nje mashkulli tek thesari pra do te thot se nuk i japin shum rendesi dhe vlera e nje person i till nuk esht shum i aft te edukoj nje femi i cili ate edukim do i japi dhe femijes se tij kur te rritet kurse ato qe e bejn per qef per mua kan dhe me pak vlera se nje qe shitet e cila te pakten ben lek.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Kur virgjëria blihet 200 euro Empty
MesazhTitulli: Re: Kur virgjëria blihet 200 euro   Kur virgjëria blihet 200 euro Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kur virgjëria blihet 200 euro
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: