Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRIMET SERBE NË KOSOVË

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:53 am

72
trekëndëshin kufitar Kosovë – Mal i Zi – Shqipëri, në
Bjeshkë të Bogiqes, janë vrarë në pritën e ushtrisë jugosllave
derisa po tranferonin për shërim disa të plagosur: Përparim
Ismet Ferizaj (1979) nga Kodralia e Deçanit, Valiant Nijazi
Ferizaj (1975) nga Kodralia, Fehmi Nazif Demiqi (1972), nga
Abria e Epërme, Përparim Qazim Shala (1982) nga
Prapaçani, Nuredin Mehmet Gërvalla (1977), nga Krysheci i
Pejës, Nazmi Osman Gradina ( 1973), nga Dashinoci i
Deçanit, Islam Rexhep Krasniqi (1957) nga Piskota e
Gjakovës, Xhavit Ramadan Islami (1964) nga Piskota e
Gjakovës, Naim Halil Berisha (1977) nga Sferka e Thatë,
komuna e Pejës; Limon Morina nga Drenoci i Malishevës;
janë vrarë edhe të plagosurit: Hajrush Avdullah Demaj
(1974), nga Dobrusha e Istogut, Metë Lush Krasniqi (1972)
nga Turjaka e Pejës, Hysen Mon Mehmeti (1967) nga
Gjakova, Nimon Bajram Musaj (1953) nga Kodralia e
Deçanit. Shumica prej atyre që kishin mbetur gjallë janë
ekzekutuar në afërsi nga forcat serbe, të cilat më vonë i
kanë grumbulluar dhe djegur kufomat e tyre.* Këtu ishin
plagosur edhe disa luftëtarë të tjerë, në mesin e të cilëve
Sali Muhamet Ferizaj (1980) nga Kodralia e Deçanit.
Salihu i plagosur arrin të kthehet prapa. Pas gjashtë ditë
rrugëtimi, pa ndihmën e askujt, arrin deri në fshatin Strellc
të Poshtëm ku bie në kthetrat e policisë serbe të Stacionit
* Mbetje të eshtrave të këtyre të vrarëve janë gjetur në varrezën masive në Petrovo Sello të
Serbisë. Eshtrat e disave janë kthyer dhe varrosur në Kosovë gjatë viteve 2003-2004, por jo të
gjithë.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:54 am

73
Policor të Deçanit. Vinko Armush, inspektor i MUP-it serb
bashkë me suitën e tij vrastare, e mbysin me torturë. Atij ia
kishin vënë një qese najloni në kokë dhe e kishin hedhur në
një bunar të Strellcit të Poshtëm, duke ia gjuajtur përmbi
mbi 100 blloka të çimentos.53 Trupi i Salihut u gjet në fund
të muajit korrik 1999 dhe u varros në vendlindjen e tij në
Kodrali.
Më 25 maj 1999, në vendluftimin në Kodër të Gllavicës,
mes fshatrave Vranoc e Buçan janë vrarë pjesëtarët e UÇKsë:
Muharrem Sadri Kelmendi (1950) nga Peja, Ardian
Xhemajl Kelmendi (1980) nga Kosuriqi, Islam Sali Berisha
(1978) nga Çallapeku dhe Fetah Adem Selca (1971), nga
Barani i Pejës; në Bjeshkë të Haxhiajve janë vrarë Hilmi
Osman Bërdynaj (1966) dhe Avdi Smajl Bërdynaj (1955);
Më 26 maj 1999, në afërsi të fshatit Shaptej në pritën e
forcave serbe derisa po bënin transferimin e të plagosurve
janë vrarë pjesëtarët e UÇK-së: Luan Isuf Qerimaj (1980),
nga Gllogjani i Deçanit, epror i Brigadës 131, Rexhep Ali
Tafa (1973), nga Beci i Gjakovës, epror i Brigadës 132, Haki
Ali Krasniqi (1959), nga Vranoci i Pejës dhe Bislim
Muharrem Aliaj (1970), nga Dujaka e Gjakovës; Më 27 maj
1999, janë vrarë luftëtarët: Hajrush Mehmet Elezaj (1973)
nga Radavci i Pejës, Feriz Hasan Blakaj (1964), nga Vrella e
Istogut, të vrarë në Vrellë. Më maj 1999 janë vrarë edhe
luftëtarët Hamdi Bilall Çeta (1972), nga Trubuhoci i
53 Deklaratë e familjarëve të Sali Ferizajt.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:54 am

74
Istogut, i vrarë në fshatin Kashicë dhe Menhend Osman
Dervishaj (1974), nga Zabllaqi, i vrarë në fshatin Osdrim të
Pejës; Arsim Hamdi Përgjegjaj (1976), nga Lumbardhi, i
vrarë në Lumbardh të Deçanit; Më 28 maj 1999, në luftimet
e zhvilluara në Dashinoc të Deçanit, është vrarë Sinan
Haradin Morina (1968), nga Rigjeva e Klinës; Më 1 qershor,
në përleshje me forcat serbe në Lumbardh të Deçanit janë
vrarë Patriot Dan Berisha (1982), nga Piskota e Gjakovës
dhe Arton Adem Lekaj (1983), nga Lumbardhi; Më 3
qershor, në luftime në Gërgoc është vrarë luftëtari Selim
Qerim Salihu (1963) nga Gërgoci; Më 5 qershor, në vijën e
frontit Dashinoc-Lumbardh vritet luftëtari Jeton Idriz
Dedushaj (1975) nga Peja; Më 6 qershor, në vijën e parë të
frontit Ratishë – Dashinoc bien dëshmorë Burim Sadik
Mustafaj (1977) dhe Shpend Zeqë Malaj (1969) nga
Gllogjani, eprorë të Brigadës 131. Ndërkaq, më 7 qershor,
vdes nga plagët e marra tri ditë më parë në luftime me
forcat serbe në Dashinoc, Enver Malë Dobraj (1968), nga
Carrabregu.
Polici Millorad Bullatoviq (1969), nga Llukavci i Begut,
komuna e Istogut, pjesëtar i MUP-it të Serbisë, thuhet se
është vrarë në qershor të 1999 në fshatin Savino-Vodë,
komuna e Pejës; ndërkaq Radomir Bukumiroviq (1958),
Cigë, Pejë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1981, i vrarë
në qershor të vitit 1999 gjatë luftimeve të zhvilluara në
fshatin Radavc të Pejës, etj.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:54 am

75
Të dhënat e mësipërme për humbjet e forcave policore
serbe, të paraqitura në këtë publikim, u referohen raporteve
të MUP-it serb të Deçanit, Pejës e Gjakovës drejtuar
organeve më të larta të MUP-it serb në Prishtinë e Beograd,
të botuara por edhe të lansuara në adresa interneti. Prandaj,
si të tilla ato përmbledhin vetëm rastet e vrasjeve e
plagosjeve në radhët e policisë serbe, pa përfshirë humbjet
në radhët e UJ-së dhe njësive paramilitare serbe, që kanë
marrë pjesë gjatë tërë kohës në të gjitha luftimet.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:55 am

76
PJESA E DYTË
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:55 am

77
KRIMET QË KA BËRË VET, SERBIA UA
MVESHË “TERRORISTËVE SHQIPTARË”
“Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi
e inteligjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë
krijuese, fantastike, inventive”
Dobrica Qosiq
Serbia edhe më tutje vazhdon me manipulime. Çdo krim
që ka kryer në Kosovë është përkujdesur t’ia adreson UÇKsë,
ndërkaq në raste të tjera është përkujdesur të trumbetojë
se krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për shkak të saj
(UÇK-së). Për t’i fshehur krimet e veta, mohon edhe vrasjet
e civilëve që i ka vrarë vetë. Në këtë drejtim, para së
gjithash, është orientuar në vrasjet e civilëve që janë të
varrosur në Kosovë, duke dashur t’ua hudhë fajin
shqiptarëve për të hequr përgjegjësinë e vet.
Çuditërisht, edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve dihet
botërisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanë
mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin e luftës së
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithëse pa asnjë bazë
qëndrueshmërie, “argumentet” e milicisë serbe janë bërë
“brum” i mirë për dosje kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Këtë
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:56 am

78
mision e ka edhe faqja zyrtare në internet e Ministrisë Serbe
të Punëve të Brendshme, njëra nga segmentet e krimit
shtetëror serb në Kosovë. Prandaj, mirë ka thënë Dobrica
Qosiqi se “rrena është bazë e filozofisë serbe të suksesit”.
Esenca e kësaj filozofie shihet qartë edhe në adresën në
internet http://www.mup.sr.gov.yu.
Është karakteristikë se, pas luftës në Kosovë, më së
shumti janë diskutuar “krimet” që nga qarqe të caktuara i
janë mveshur UÇK-së. Madje, dëshmitë kundër saj, janë
stimuluar në mënyra nga më të ndryshmet, ndërsa krimet
serbe është tentuar dhe po tentohet të lihen në harresë.
Në kohën kur nga bashkësia ndërkombëtare janë
identifikuar vendet e varrezave masive të shqiptarëve, të
zhvarrosur e të rivarrosur shumë herë, propaganda serbe,
për t’i fshehur gjurmët e krimit, tenton të krijojë paralelizma
të tilla te shqiptarët dhe në mungesë faktike të
varrezave masive serbe të gjenden individë të cilët do të
akuzoheshin për krime lufte. Aq më tepër kur shumica e
shqiptarëve të akuzuar inkriminohen për “krime” të kryera
ndaj bashkëkombasve të vet.54
Fatkeqësisht, në grackën e shpifjeve e manipulimeve
serbe ka rënë edhe një pjesë e bashkëkombasve tanë që,
edhe nëpërmjet komisioneve të ngritura kundër UÇK-së,
edhe nëpërmjet shpifjeve shpeshherë të paguara me çmime
54 Mr. sc. Muhamet Malaj, UNMIK-u ndërmjet të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës,
“Fokusi”, 2 prill 2004, f. 19.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:56 am

79
tepër të larta, kanë bërë punën e Serbisë, duke punuar
kundër vetvetes.
Qarqe të caktuara, që nga përfundimi i luftës, por edhe
gjatë saj, janë përfshirë në fushatë denigruese, me tendenca
të hapura politike kundër UÇK-së, dhe nuk kanë bërë asgjë
tjetër, pos që, me çdo kusht janë përpjekur të rrënojnë çdo
gjë, të denoncojnë e të shpifin tmerrësisht kundër çdo
pjesëtari të saj. Në saje të këtyre shpifjeve, burgjet e Kosovës
janë mbushur me ish-pjesëtarë të UÇK-së. Në bankat e të
akuzuarve, në vend të kriminelëve, janë djemtë e UÇK-së,
të cilët janë akuzuar, janë gjykuar e janë dënuar pa arritur të
argumentohen nga gjykatat ndërkom-bëtare as “faktet” më
elementare të akuzave që u ngarkohen. Dhe kjo bëhet
thuajse UÇK-ja duhet të përgji-gjet për krimet dhe
gjenocidin e makinerisë serbe të bërë në Kosovë. Janë farsa
thëniet e stërpërsëritura se këto aktgjykime janë të
organizuara kundër individëve e jo kundër UÇK-së. E
vërteta qëndron ndryshe. Po akuzohet e gjykohet tërë UÇKja,
po gjykohen edhe të rënët, edhe të gjallët, po gjykohet
çdo shqiptar që ka bërë sadopak për lirinë e vendit të vet,
po gjykohet edhe aleatja e saj – NATO-ja, që ishte krah i
UÇK-së në luftën për liri të Kosovës. Jo rastësisht po
tentohet të tërhiqen paralele për bashkëpërgjegjësi për
luftën e zhvilluar në Kosovë, të tërhiqen paralele ndërmjet
regjimit gjakatar pushtues serb (duke përfshirë këtu
policinë, ushtrinë, paramilitarët e civilët e armatosur serbë),
nën dhunën e të cilit populli i Kosovës përjetoi të gjithë
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:56 am

80
rrathët e ferrit dantesk. Pasojat e këtyre tendencave janë
tepër të rënda dhe të kushtueshme si për të sotmen, ashtu
edhe për të ardhmen e Kosovës.
Krimet dhe gjenocidi serb i ushtruar në Kosovë nuk janë
të djeshme as të sotme. Ato janë shtresuar tash e më se një
shekull, në format më të egra e më barbare. Por, përballë
tyre, populli shqiptar bëri një qëndresë vigane në luftë për
mbrojtje të ekzistencës, edhe pse secili regjim serb ishte më
gjakatar se tjetri. Si rezultat i rezistenës shekullore
mbarëshqiptare, u arrit që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të
jetë organizimi ushtarak më i suksesshëm i shqiptarëve tash
e dy mijë vjet, duke krijuar një realitet të ri historik e
kombëtar, duke përfituar edhe përkrahjen e aleatëve të
NATO-s, për ta shpëtuar popullin e vet nga zhdukja fizike
dhe Kosovën nga zhbërja gjeografike. Ky realitet për dikë
edhe më tutje duket të jetë i papranueshëm. Edhe më tutje
po tentohet që Kosova të mbetet përdhunisht brenda
krijesës artificiale të mbetjes jugosllave, të ashtuquajturit
Unioni Serbi-Mal i Zi (SMZ).
Deri më tani, asnjë serb nuk është përgjigjur për vrasjet
dhe masakrimet e rreth 20 000 qytetarëve të Kosovës;
askush nuk është përgjigjur për mijëra dhunime; askush
nuk është përgjigjur për qindra-mijëra djegie e shkatërrime;
askush nuk është përgjigjur për dhunën, terrorin,
gjenocidin dhe dëbimin masiv të popullit të Kosovës.
Madje, askush nuk denjoi as të kërkojë falje për të bëmat
mizore në Kosovë.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:57 am

81
SI TENTON TË “SHFAJËSOHET” REGJIMI
SERB PËR KRIMET E BËRA?
Po të shikohet në aspektin historik, vërtetohet se
tradicionalisht për krijimin e “Serbisë së Madhe” është
ndjekur politika e mbështetur në trillime, gënjeshtra e
dyfytyrësi, në njërën anë, krahas ushtrimit të dhunës,
terrorit e gjenocidit të pashembullt, në anën tjetër. Sipas
dokumenteve historike, vërtetohet se vetëm gjatë viteve
1876-1877, prej Sanxhakut të Nishit janë barbarizuar dhe
janë dëbuar me masakra 350 mijë shqiptarë. 35 mijë janë
mbytur mizorisht gjatë dëbimit nga serbët. Grabitjet në
Sanxhakun shqiptar të Nishit kapin shumën prej 40
miliardë dollarësh.55 Masakrat dhe dëbimi i shqiptarëve nga
Sanxhaku i Nishit u kthyen në traditë lakmuese për
politikanët e ardhshëm serbë, që e provuan në vitet e
mëvonshme. Së fundi edhe në vitet 1998-1999.56 Knjaz
Obranoviqi, kur përgatiti ushtrinë serbe për batërdi në viset
shqiptare të Sanxhakut të Nishit, publikoi parullën: “Çdo
shqiptar i vrarë është meritë patriotike për ushtarin serb“.
Ndërkaq, kryetari i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi, në prag
55 Shih librin e historianit Bilal Shimshir, Rumelien Greqleri I-II, Istambull. (Cit. sipas S.
Krasniqit, Akademikët serbë - piromanë të Ballkanit, pun. i cit më lartë).
56 S. Krasniqi, po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:57 am

82
të shekullit XXI urdhëroi terroristët shtetërorë serbë për
batërdinë në Kosovë: “Vetëm shqiptarët e vdekur janë të
mirë për Serbinë”.57 Kjo u pa qartë edhe në luftërat
dhjetëvjeçare që u zhvilluan në tërë hapësirën e ish-
Jugosllavisë, të cilat i shkaktoi Serbia.
Mbi pohimet absurde dhe të pabaza se “Kosova është
djep i shtetit dhe i kulturës serbe”, “Kosova është Serbi e
vjetër”, “Kosova është e drejta jonë historike” etj., u
zhvillua shovenizmi i shfrenuar serb e, së bashku me të
edhe tendenca e mistifikimit dhe e gënjimit vetëm për t’i
realizuar qëllimet shoveniste ndaj zhvillimit kombëtar
shqiptar. Këtë, çuditërisht, e ka thënë aq bukur akademiku
Dobrica Qosiq,* ish-kryetar i Jugosllavisë, njëri ndër shovenistët
më të tërbuar serbë dhe frymëzues i “Memoran-dumit”
të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (1986),
në mbështetje të të cilit deri në ditët tona u zhvillua e po
zhvillohet politika serbe, kur thotë: “Gënjeshtra është formë
e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë
57 Po ai, po aty.
* D o b r i c a Q o s i q i, më 1974 u ngrit kundër Kushtetutës jugosllave vetëm pse u jepte
disa të drejta shqiptarëve të Kosovës, për çka u përjashtua nga Partia komuniste. Në fillim të
viteve ’80-të, u mbushën libraritë në tërë Serbinë me libra antishqiptarë të shkruara dhe të
botuara nga Akademia e Shkencave të Serbisë me autorë: Qosiqin, Batakoviqin,
Bogdanoviqin, Gjuretiqin e të tjerë. Në vjeshtën e 1981-shit, nën udhëheqjen e Dobrica Qosiqit
shumë aktivistë serbë shkruan një peticion kundër Kushtetutës së vitit 1974. Më 1989, nën
kujdesin e Akademisë së Shkencave të Serbisë u përpilua një raport me shpifje kundër
shqiptarëve të Kosovës. (Shih S. Krasniqi, Akademikët serbë - piromanë të Ballkanit, pun. i
cit.).
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:57 am

83
natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike,
inventive”.58
Për ta argumentuar faktin se Serbia me çdo kusht krimet
që i ka bërë vet në Kosovë është përpjekur t’ia mveshë
UÇK-së, do të ndriçojmë disa prej rasteve të shumta, kur
qytetarët shqiptarë janë vrarë e masakruar nga forcat
pushtuese serbe, ndërsa autorësinë e tyre organet e MUP-it
serb, nëpërmjet propagandës dhe agjitacionit të servuar për
agjenturat ndërkombëtare, madje edhe me materiale të
fabrikuara, të dorëzuara zyrtarisht në gjykatat e UNMIK-ut
në Kosovë, e në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, sipas
praktikës tashmë të njohur, ia vënë në barrë UÇK-së. Një
gjë e tillë bëhet edhe në publikimet e tyre “Zloçini
albanskih terorista (1995-1998)”, (“Krimet e terroristëve
shqiptarë 1995-1998”) botim i “Jedinstvo”-s, Prishtinë, janar
1999; në adresën zyrtare të MUP-it të Serbisë
http://www.mup.sr.gov.yu dhe në një varg publikimesh
tjera.
Në faqen zyrtare në internet të MUP-it të Serbisë, emri i
Nexhmedin Elshanit, nga Osdrimi i Pejës, figuron si viktimë
e “terroristëve shqiptarë”. Ndërkaq, e vërteta është
ndryshe. Nexhmendin (Adem) Elshani, i lindur më 1964, ka
qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej
pranverës së vitit 1998, menjëherë pas luftimeve të
zhvilluara në marsin e atij viti në Drenicë e Dukagjin, kur u
58 Dr.Ramiz Abdyli, Politika serbe e gjenocidi ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, “Kosova”, nr.2,
1994, f. 24; F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe…, vep. e cit., f. 24.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:58 am

84
kthye nga Zvicra dhe filloi stërvitjen e të rinjve të familjes së
gjerë Elshani për luftë. Ndërkaq, prej qershorit gjendet në
radhët e UÇK-së, në Shtabin Operativ të Rrafshit të
Dukagjinit në Gllogjan, kur disa herë kalon kufirin
shqiptaro-shqiptar, për të siguruar armë. Merr pjesë edhe
në Betejën e Logjës. Pas kësaj, një kontribut të
jashtëzakonshëm dha në përcjelljen e ushtarëve dhe të
civilëve nga zonat e Dukagjinit për në rajonin e Rugovës.
Në një detyrë të tillë, hetohet nga forcat serbe, në pritën e të
cilave vritet më 28 gusht 1998, në Baicë të Burimit (ish-
Istogut). Nexhmedin Elshani* është dëshmor i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës.
Shefqet Zukaj (1945), nga fshati Beleg i Deçanit, në listat
e MUP-it të Serbisë dhe në publikimin “Zloçini albanskih
terorista (1995-1998)”, botim i “Jedinstvo”-s, po ashtu
figuron si “viktimë e terroristëve shqiptarë”.59
Shefqet (Curr) Zukaj ishte njëri ndër ushtarët më të
rregullt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vijën e parë të
frontit në Beleg, i cili që prej angazhimit në radhët e UÇKsë,
në prill të vitit 1998, e deri në rënie nuk e lëshoi pushkën
nga dora, i bindur se me çdo kusht lufta duhet të fitohet. Ai
luftoi e qëndroi i paepur deri në ofensivën e shtatorit 1998,
kur u vra në përleshje me forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe, pikërisht me datën 8 të atij muaji, në
* Pas luftës nga dora e zgjatur serbe, Nexhmedin Elshanit, i janë vrarë edhe vëllai Isuf Elshani
me të birin Virgjilin, të dy ish-luftëtarë të UÇK-së. Vrasjet e tyre ende nuk janë ndriçuar.
59 Shih librin Zloqini…, f.117, ku figuron si Shefqet Zekaj.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:58 am

85
Beleg. Trupi i tij u gjet një javë më vonë. Nga familjarët e
bashkëfshatarët u varros në varrezat e fshatit të lindjes.
Është dëshmor i UÇK-së.
Çuditërisht, edhe mësuesi e luftëtari i UÇK-së Gaspër
Karaqi (1961), nga fshati Ujzë i Gjakovës, gjendet në listën e
MUP-it serb si “viktimë e terroristëve shqiptarë”. Dihet se
Gaspër (Ndue) Karaqi është vrarë nga forcat serbe më 28
janar 1999, në afërsi të fshatit Bishtazhin, derisa po kthehej
nga rruga pas përcjelljes që ua kishte bërë luftëtarëve të
lirisë, të cilët po shkonin në Shqipëri për t’i dërguar në
kurim disa luftëtarë të plagosur dhe për të sjellë armatim.
Gaspri ishte i angazhuar në sektorin e logjistikës të UÇK-së,
së bashku me vëllezërit Lleshi nga Vraniqi. Pikërisht për
këtë ai vritet nga forcat serbe. MUP-i i Serbisë harron se
vetëm gjatë tri ditëve, 27-29 janar 1999, bashkë me Gaspër
Karaqin janë vrarë edhe 29 shqiptarë të tjerë në Bishtazhin,
Goden e Rogovë të Hasit, prej tyre edhe njëzet luftëtarë të
UÇK-së dhe nëntë civilë, banorë të Rogovës së Hasit,
kufomat e të cilëve janë masakruar çmendurisht dhe
çnjerëzisht po nga forcat serbe.
Disa prej banorëve të Rogovës janë marrë nga shtrati,
derisa ishin në gjumë, dhe janë ekzekutuar.60
Njëkohësisht me Gaspër Karaqin janë vrarë: Agron
Osman Rama (1973) Smolicë - Gjakovë; Agim Bardh Zeneli
(1962), Jabllanicë - Gjakovë; Agush Asllan Gjoci (1971)
60 Art. Dëshmi rrënqethëse për masakrën në Rogovë të Hasit, “Kosova Sot”, 2 shkurt 1999.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:59 am

86
Rashiq - Pejë; Hamdi Ibish Berisha (1977) Ruhot - Pejë;
Kasim Rexhep Shala (1981), Ruhot - Pejë; Sejdi Avdyl Rama
(1965) Smolicë - Gjakovë; Luan Avdi Smajli (1978),
Jabllanicë - Gjakovë; Valon Muharrem Gashi (1977) Buçan -
Pejë; Naim Xhafer Gashi (1978) Sferkë - Klinë; Daut Idriz
Kelmendi (1971) Drenjë - Istog; Bahtiar Avdyl Morina
(1975) Lubizhdë - Malishevë; Haxhi Hajdar Kleçka (1976)
Kleçkë - Lipjan; Memë Zef Lleshi (1973) Vraniq – Gjakovë,
Prend Zef Lleshi (1964) Vraniq – Gjakovë; Gëzim Qazim
Ademaj (1961) Ratishë - Deçan; Emrush Qaush Çeta (1972)
Trubuhovc - Istog; Naim Halil Dreshaj (1970) Prigodë -
Istog; Sahit Abdurrahman Krasniqi (1975) Ratkoc -
Rahovec; Vesel Sejdi Avdyli (1978) Drenoc - Klinë (kufomën
e tij forcat serbe nuk lejuan që ta marrë familja), Ilir Rexhep
Merturi (1970) Klinë, i zhdukur pa gjurmë. Janë vrarë edhe
banorët e Rogovës së Hasit: Rrustem S. Morina me tre
djemtë: Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu,
Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala e Rifat Shala.
Kur jemi këtu, MUP-i serb harron të përmendë se në
Bishtazhin, më 28 janar, u zu rob nga policia serbe, Gani
Shala* nga Ruhoti i Pejës, i plagosur rëndë. Sapo e zunë,
policët serbë filluan ta rrahin e maltretojnë. E qëlluan edhe
me tre plumba në këmbën e djathtë, duke kërkuar nga ai që
të pranon sa serbë ka vrarë, sa herë ka qenë në Shqipëri etj.,
derisa ia humbën vetëdijen, për të përfunduar në spitalin e
Gjakovës, i lidhur me praga për krevati, nën përkujdesin e
* Shih fotografinë e Gani Shalës në shtojcën Faksimile e fotografi në fund të librit.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:59 am

87
rreptë të policëve serbë. Maltretimet dhe torturat çnjerëzore
që ushtroi policia serbe mbi Gani Shalën* në spitalin e
Gjakovës, edhe në prani të vëzh-guesve të OSBE-së, atëbotë
tronditën mbarë opinionin vendor e ndërkombëtar. Ganiu u
torturua sërish në Burgun e Pejës, të Pozharevcit, të
Dubravës, por torturat më mizore iu bënë në Spitalin e
Burgut Qendror (CZ) në Beograd, ku, së pari e konvertuan
me dhunë në fenë ortodokse dhe e pagëzuan me emrin
“Llazar”. Dymbë-dhjetë muaj e gjysmë e kanë detyruar me
dhunë të bartë kryqin sllav. Kryqin ia kishin vizatuar edhe
në gjoks.61
Për dy civilët shqiptarë Hajdar Kuqi (77) dhe Bekë
Shabanaj - Cacaj (70), në librin “Zloçini albanskih
terorista…”, thuhet: “Në orët e mëngjesit të 6 majit, në shtratin
Bistrica e Deçanit, që rrjedh nëpër vetë qendrën e Deçanit, policia
ka gjetur kufomën e Bekë Shabanaj – Cacajt (70) dhe atë të Hajdar
Kuqit (77). Të dhënat e ekspertizës gjyqësore flasin se këta pleq
ishin të munduar e të keqtrajtuar para se të vriteshin. Sipas
rrëfimeve të familjeve të tyre, ata një ditë më parë kishin shkuar
t’i ruanin kafshët kah fshati i afërm Prejlep. Atje u humb çdo
gjurmë, prandaj familjet e tyre i paraqesin këto raste në polici”.62
Ndërkaq, në faqet e internetit të MUP-it të Serbisë nuk
ngurrojnë që t’i paraqesin ata edhe si “qytetarë lojalë të
* G a n i S h a l a pas vuajtjes së dënimit prej katërmbëdhjetë muaj e gjysmë nëpër kazamatet
serbe, dymbëdhjetë muaj e gjysmë prej të cilave i kaloi në Spitalin Qendror (CZ) në Beograd,
u lirua më 7 prill 2000, nga burgu i Pozharevcit, në një gjendje tepër të rëndë shëndetësore.
61 Fetnete Ramosaj, Njeriu që disa herë mbijetoi vdekjen (bisedë me Gani Shalën), “Fokusi”,
nr. 62.
62 Zloçini albanskih terorista…, vep. e cit., f. 37-38.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:59 am

88
Serbisë” (‘lojalne gradjane Republike Srbije’), të vrarë nga
“separatistët shqiptarë”. Sipas dëshmitarëve, familjarëve të
viktimave dhe të dhënave të KMDLNJ-së, e vërteta qëndron
ndryshe. Pleqtë Bekë Shabanaj dhe Hajdar Kuqi, edhe pse
të shtyrë në moshë, më 5 maj ’98, derisa ishin duke kullotur
bagëtinë në fushat e tyre në Deçan, rrëmbehen nga serbët,
keqtrajtohen dhe vriten barbarisht në afërsi të Manastirit të
Deçanit. Gjatë ditës, në vendin ku janë gjetur të vrarë,
vazhdimisht ka pasur lëvizje të civilëve serbë, ndërsa katër
ditë para vrasjes barbare të tyre është raportuar për
stacionimin e një numri të madh të paramilitarëve serbë në
Manastirin e Deçanit, e bashkë me ta edhe njësia
paramilitare “Beretat e kuqe”. Atyre nuk u kanë humbur
gjurmët afër fshatit Prejlep, ku as më parë, por as sot e kësaj
dite banorët e familjeve Kuqi dhe Shabanaj (Cacaj) nuk e
dërgojnë bagëtinë në kullosë. Pra, vendi i vrasjes së këtyre
civilëve shqiptarë (mbi magjistralen Deçan - Pejë, në afërsi
të manastirit) ka qenë nën kontrollin e plotë të forcave serbe
dhe UÇK-ja nuk ka pasur asnjë qasje.63
Lidhur me vrasjen e Rifat Shalës, nga Barani i Pejës, dhe
plagosjen e të vëllait, Smajlit, në librin “Zloqini...”, thuhet:
“Të njëjtën ditë terroristët shtijnë me armë te fshati Baran,
ndërmjet Pejës e Deçanit, në automobilin ku gjendeshin Rifat dhe
Ismail Shala. Në sulm është vrarë vëllai më i vjetër Rifati, ndërsa
Ismaili kaloi pa lëndime”.64 Ndërkaq, në raportin e KMDLNJ-
63 Të dhëna të KMDLNJ-së – Deçan; Informacion i QIK-ut, i dt. 7 maj 1998.
64 Shih Zloqini..., vep. e cit., f. 38.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 7:00 am

89
së në Pejë, lidhur me rastin në fjalë, thuhet: “Më 6 maj 1998,
rreth orës 00.30 nga një pritë afër fshatit Buçan vritet Rifat Sadik
Shala * (30) nga Barani, student dhe plagoset rëndë vëllau Smajli
profesor i Gjimnazit në Pejë dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në
Baran. Rifati vdes në vend ndërsa Smajli dërgohet në spitalin e
Pejës e pastaj në Prishtinë.”65
Së pari, Rifat Shala ishte vëllai më i ri, e jo më i vjetër siç
thuhet në burimet serbe. Së dyti, Smajl Shala nuk kishte
kaluar pa lëndime, por ishte lënduar rëndë. Dhe së treti, ky
akt barbar është kryer nga ana e forcave policore serbe e jo
nga ana e “terroristëve” të UÇK-së. Sipas shumë burimeve,
vrasja e Rifat Shalës dhe plagosja e të vëllait Smajlit, nga
ana e forcave policore serbe, u bë për të shkaktuar përçarje
dhe për ta penguar masovizimin e luftës dhe shtrirjen e
njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Lugut
të Baranit, pasi që vëllezërit Shala për këtë qëllim, veç
kishin vënë kontaktet me njësitë e UÇK-së në Jabllanicë.
Edhe emri i Zymer Berishës, nga Krysheci i Pejës, sipas
MUP-it serb gjendet në “listat” e të vrarëve nga “terroristët
shqiptarë”. Përderisa dëshmitë e palës shqiptare, përkatësisht
të KMDLNJ-së, vërtetojnë se Zymer (Hysen) Berisha*
nga Krysheci i Pejës, 72 vjeç, baba i pesë fëmijëve, derisa
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Rifat Shala është i radhitur me numrin rendor 3. (Libri
Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit. më lartë, f. 114).
65 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 21.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Zymer Berisha, është i radhitur me numrin rendor 21.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114).
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 7:00 am

90
shkonte te bagëtia, është plagosur nga forcat serbe afër
shtëpisë së tij, e më pas është arrestuar, ditën e ndërmarjes
së sulmit të forcave serbe kundër fshatrave të Lugut të
Baranit, më 29 maj 1998. Pra, edhe ditën e sulmit të forcave
serbe kundër fshatit Kryshec.66 Sulmin ndaj këtij fshati,
forcat serbe e kishin filluar që në orët e mëngjesit, duke e
granatuar fshatin Kryshec, e veçanërisht lagjen Gërvallaj67
për të sulmuar pastaj me makineri të rëndë e këmbësori.
Zymerin, të plagosur e tërheqin zvarrë dhe e fusin në
automjetin e tyre. Kufoma e tij u gjet më 4 qershor, dy
kilometra mbi Pejë, në shtratin e Bistricës së Pejës, në
drejtim të Rugovës dhe u dërgua në morgun e spitalit të
Pejës, prej nga e mori policia serbe dhe i detyroi disa romë
që ta varrosin në varrezat e qytetit të Pejës.68 Autorët serbë
“harrojnë” të përmendin krimet që bënë të njëjtën ditë në
fshatin Vranoc, po më 29 maj 1998, kur fillimisht bënë
granatimin e fshatit e pastaj depërtuan me këmbësori, me
ç’rast plaçkitën dhe dogjën 18 shtëpi, si dhe shkollën e
xhaminë e fshatit. Forcave të shumta sulmuese serbe, që
erdhën nga Peja, iu bashkua edhe policia e Stacionit Policor
të Çallapekut. Në këtë sulm i ekzekutuan Halit Zeqë
Krasniqin, Beqir Rrustem Krasniqin e Faze Krasniqin,
66 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f.29, 31.
67 Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës (mars-qershor 1999), vep. e cit., f. 46.
68 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 66.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 7:01 am

91
ndërsa Imer Elez Ukaj, mbytet me granatë. Kufomat e të
gjithëve i dogjën në zjarrin e shtëpive të tyre.69
Ish-gjykatat serbe të instaluara në Kosovë, që edhe më
tutje si të tilla e vazhdojnë aktivitetin e tyre nëpër vende të
ndryshme të Serbisë, duke përfshirë këtu edhe ish-gjykatën
serbe të Qarkut të Pejës (kjo e fundit, pas luftës, e vendosur
në Nish), kanë bërë përpunimin e një varg dokumenteve të
falsifikuara, që i kanë adresuar në adresa diplomatike, në
internet dhe në shtypin serb, por edhe në atë ndërkombëtar,
me përmbajtje kundër UÇK-së. Njëko-hësisht duke tentuar
që kësaj të fundit t’ia mveshin krimet e bëra nga vetë
aparati shtetëror serb, të cilit i kanë takuar.
Si civil shqiptar, i vrarë nga “terroristët shqiptarë”, në
burimet e MUP-it serb figuron edhe emri i qytetarit Vehbi
Mustafa (1956) nga Peja, i vrarë më 7 maj 1998 në rrugën
Kozjerr-Deçan.70 Mirëpo, sipas të dhënave të KMDLNJ-së71
dhe familjarëve të të ndjerit mësohet se Vehbiu,* i cili ishte
punëtor i “Elektrodistribucionit” të Pejës, pas shkallëzimit
të luftës me forcat serbe, në gjysmën e dytë të muajit prill
1998, kishte refuzuar ta vazhdojë punën dhe me kohë i
kishte njoftuar organet përkatëse për dorëheqjen e tij. Në
mëngjes të datës 7 maj 1998, një grup serbësh (të njohur për
69 Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 46; Kronikë e dhunës dhe
represionit policor serb…, vep. e cit., f. 29-30.
70 Zloçini…, vep. e cit., f. 116.
71 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 65.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Vehbi Mustafa është i radhitur me numrin rendor 4.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114).
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 7:01 am

92
familjarët e tij) shkojnë dhe e marrin me dhunë nga shtëpia
për ta dërguar në vendin e punës, në Hidrocentralin e
Deçanit. Të njëjtën ditë, duke u kthyer nga puna, Vehbi
Mustafën e vrasin në automjetin e “Elekrodistribucionit” të
Pejës. Mbase kjo vrasje është bërë për shkak të refuzimit të
daljes në punë. Është me rëndësi të theksohet se terreni
(vendi) në të cilin është vrarë Vehbi Mustafa ka qenë nën
kontrollin e plotë të forcave policoro-ushtarake e
paramilitare serbe, prandaj misterin e kësaj vrasjeje ato e
dijnë më së miri. UÇK për asnjë moment që nga fillimi deri
në përfundim të luftës nuk e ka pasë atë pjesë nën kontroll.
Qytetarin pejan Sadri (Metë) Komoni (1933), i vrarë
ndërmjet datës 25 e 26 maj ‘98 nga pushtuesit serbë, organet
serbe fillimisht e cilësojnë si “qytetar lojal të Republikës së
Serbisë”, për të thënë më pas se është vrarë nga “terroristët
shqiptarë”.72 Duke iu referuar të dhënave të KMDLNJ-së në
Pejë, rezulton se Sadri Komoni* është vrarë më 25 maj 1998,
rreth orës 24, nga pjesëtarë të forcave serbe, të cilët natën
kritike në Sadriun kanë shtënë nga një veturë “Lladë” me
ngjyrë të kuqe, duke hyrë në shtëpinë e tij, në rrugën afër
Kombinatit të Lëkurë-Këpucëve, kur po kthehej nga fqiu i
tij. Vrasja e Sadriut, ndodhi vetëm disa orë, pas masakrës që
72 Shih adresën në internet http://www.mup.sr.gov.yu; Zloçini…, vep. e cit., f. 116.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Sadri Komoni është i radhitur me numrin rendor 16.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit. më lartë, f. 114).
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 7:01 am

93
forcat policore serbe kryen mbi familjen Hamzaj në fshatin
Lybeniq dhe u tërhoqën në drejtim të Pejës.73
Edhe vëllezërit Adem e Bakir Gjukaj nga Peja në burimet
e lartëcekura serbe paraqiten si ”qytetarë civilë të pakicës
shqiptare” të vrarë nga ”terroristët shqiptarë”.74 Vëllezërit
Adem dhe Bakir Muhamet Gjukaj, nga lagjja Karagaç e
Pejës, janë ekzekutuar nga forcat serbe më 24 korrik 1998,
afër shtëpisë së tyre, te parku i qytetit.* Ata u gjetën të
nesërmen në mëngjes të vrarë e të masakruar në veturën e
tyre, në rrugë, afër Kombinatit Bujqësor në Pejë.75 Duhet
theksuar se Ademi dhe Bakiri që në ditët e para të
shpërthimit të luftës frontale vazhdimisht kanë furnizuar
me medikamente dhe ushqim Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit në Gllogjan e në
vende të tjera. Siç duket, forcat serbe i kishin rënë në gjurmë
aktivitetit të tyre, ndaj për këtë i ekze-kutuan në mënyrën
më barbare. Vëllezërit Bakir (1967) e Adem Gjukaj (1971),
me profesion automekanikë, u varrosën më 25 korrik në
varrezat e qytetit në Pejë. Pas përfundimit të luftës është
ngritur kallëzim penal kundër dy serbëve, pjesëmarrës në
vrasjen e vëllezërve Bakir e Adem Gjukaj.
73 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 28, 66.
74 Shih adresën në internet http://www.mup.sr.gov.yu; Zloçini…, vep. e cit., f.116.
* Këso kohe në Parkun “Karagaç” të qytetit të Pejës ishin të stacionuara Njësitë Speciale
Policore serbe të OPG-së dhe të “Munja”-s. Shih foton ilustrative në shtojcën Faksimile e
fotografi.
75 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f.40-41, 67.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 7:02 am

94
SERBËT, PASI E VRASIN PLAKËN 75-
VJEÇARE, KRIMIN E SHPALLIN VEPËR
TË ”TERRORISTËVE SHQIPTARË”
Në publikimin e ”Jedinstvo”-s, “Zloçini albanskih
terorista (1995-1998)” për plakën shtatëdhjetë e pesë
vjeçare Gjyle Hajdari thuhet: “Në fshatin Drenoc të Klinës,
më 16 shtator 1998 është gjetur e vdekur Gjyle Hajdari (75),
të cilën e vranë terroristët. Plaka ka jetuar vetëm në shtëpi
dhe nuk ka dashur ta lëshojë fshatin e shtëpinë nën
presionin e terroristëve, të cilët trupin e saj, për ta fshehur
krimin, e kanë hedhur në bunar”.76 E vërteta është se Gjyle
(Islam) Hajdari*, nga Drenoci i Klinës, është vrarë ditën e
ndërmarrjes së ofensivës së forcave serbe kundër banorëve
të këtij fshati, më 28 - 29 qershor 1998, kur në luftime për
mbrojtjen e popullatës bien edhe dy dëshmorë të lirisë:
Jakup Sokol Agushi (1963) dhe Skënder Ymer Ademi (1947).
Eshtrat e Skënder Ademit në janar të vitit 2005 janë kthyer
në Kosovë, pasi u gjetën në varrezat masive në Serbi. Në
sulmin kundër Drenocit u mobilizuan edhe civilët serbë.
Plaka Gjyle Hajdari nuk kishte mundur të largohet nga
76 Zloçini…, vep. e cit., f. 81, 117.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Gjyle Hajdari, është e radhitur me numrin rendor 41.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 115).
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 7:02 am

95
shtëpia. Banorët e këtij fshati dëshmojnë se ajo është vrarë e
masakruar nga kriminelët serbë Goran Markoviq dhe
Milovan Stepiq nga Drenoci, e pastaj është hedhur në
bunarin (pusin) e shtëpisë së vet. Kufoma e saj në pus ka
qëndruar deri më 18 shtator të atij viti, kur është varrosur
në varrezat e qytetit të Pejës. Rasti i vrasjes dhe i
masakrimit të Gjyle Hajdarit nuk është i vetmi. Janë me
qindra raste anekënd Kosovës, të vrasjeve e masakrimeve të
pleqve, madje edhe të atyre të paralizuar kudo që kanë hyrë
forcat serbe, të cilat, pasi i kanë ekzekutuar, disave ua kanë
djegur kufomat në zjarr, disa i kanë hedhur në puse, disa i
kanë lënë të digjen për së gjalli në zjarret e shtëpive të tyre.
Edhe emri i Halil Berishës nga fshati Irzniq, komuna e
Deçanit, në publikimet e MUP-it serb figuron si “qytetar i
pakicës shqiptare“ i rrëmbyer dhe i vrarë nga “terroristët
shqiptarë”.77 Mirëpo, një gjë e tillë nuk qëndron.
Halil (Sadik) Berisha, i lindur më 12 dhjetor të vitit 1941,
që pas shpërthimit të luftës frontale në rajonin e Rrafshit të
Dukagjinit, më 24 mars 1998, në Gllogjan, së bashku me
banorët e tjerë të fshatit masovikisht i janë përgjigjur
kushtrimit të luftës. Të gjithë banorët me një kompaktësi të
veçantë kanë ndihmuar luftën në të gjitha drejtimet, si në
vijat e para të frontit ashtu edhe në prapavijë. Në këtë mes
duhet theksuar se Spitali Ushtarak i Zonës Operative të
Dukagjinit të UÇK-së ishte i vendosur pikërisht në shtëpinë
77 Shih librin Zloçini…, vep. e cit., f. 127, dhe adresën zyrtare të MUP-it serb në internet.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 7:02 am

96
e Halil Berishës. E gjithë familja e gjerë Berisha ka dhënë një
kontribut të jashtëzakonshëm sa i përket kujdesit ndaj të
plagosurve dhe në mbarëvajtjen e punëve në spital, pa
kursyer asgjë. Edhe Halil Berisha ka dhënë kontribut të
çmuar në këtë drejtim, por edhe duke qenë ushtar-rojë në
Spitalin Ushtarak që nga muaji maj deri më 11 gusht 1998.
Vritet nga forcat serbe ditën e fundit të ofensivës së gjerë, e
ndërmarrë kundër Gllogjanit dhe fshatrave të tjera përreth,
më 12 gusht 1998, derisa ishte duke vëzhguar shtëpinëspital.
Kufoma e tij është gjetur pas më se një muaji në
vendin e vrasjes, pikërisht më 17 shtator 1998.
Dinë Çekajn, nga Irzniqi i Deçanit, MUP-i serb e paraqet
si “viktimë të terroristëve shqiptarë”. E vërteta është se
profesori i kimisë Dinë (Miftar) Çekaj, i lindur më
13.3.1951, ka qenë pjesëtar i UÇK-së, i angazhuar në Shtabin
lokal të fshatit Irzniq, prej 24 prillit ’98 deri më 10 gusht të
atij viti, kur pasoi ofensiva më e rreptë e forcave serbe. Dinë
Çekaj është vrarë nga forcat policore-paramilitare serbe, më
23 shtator 1998, ndërmjet fshatrave Dujakë e Skivjan, derisa
po kthehej në Irzniq. Paraprakisht ishte ndaluar në punktin
e tyre në vendin e lartëcekur.
Edhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat, duke i përsëritur
vazhdimisht, duke i lansuar në drejtime të ndryshme,
tentojnë t’i paraqesin si të vërteta, një gjë e tillë nuk mund të
qëndrojë. Prandaj, nuk thuhet kot se e vërteta është një dhe
e pamohueshme.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRIMET SERBE NË KOSOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....
» Komuna serbe ne kosove si shtete ,dhe peticionet shqiptare!
» STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Krimet nuk vjetrohen...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: