Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRIMET SERBE NË KOSOVË

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:49 am

62
14 prill 1999, në Mejë e Bizhtazhin, kolona e cila largohej
nga Gjakova drejt Shqipërisë, ndalohet nga policia serbe. I
kamuflojnë kinse janë policë pasi që policët serbë hyjnë për
një çast në mesin e tyre. Aeroplanët e NATO-s shtiejnë mbi
këta civilë, duke menduar se janë policë dhe ushtarë serbë.
Pastaj, policët serbë bëjnë vrasje të dyfishtë, duke qëlluar
me armë nga të gjitha anët mbi ta. Nga ky organizim,
vdesin në Meje e Bishtazhin afro 100 veta, të gjithë gra,
fëmijë dhe meshkuj - civilë të pa armatosur.42
Kishte më shumë se një vit që forcat ushtarako-policore e
paramilitare serbe kryenin masakra çnjerëzore gjithandej
Kosovës. Është paraqitur një sarkazmë publike e policisë
terroriste serbe, që “arsyetohej” se masakra e Mejës është
bërë në shenjë hakmarrjeje pas vrasjes së kryekriminelit
Prashçeviq. Vrasja e Prashçeviqit i paska frymëzuar të
shfrenohen, duke prerë dhe djegur shqiptarët e Meje -
Korenicës. Gjatë masakrës është përmendur emri i
Prashçeviqit, kanë këlthitur bishat gjakpirëse se si po
hakmerreshin për të. Ata vërtet kishin pse të brengoseshin
se s’dinte askush të urrente shqiptarët më shumë se
Prashçeviqi. Por masakra nuk ka ndodhur për shkak të
hakmarrjes për të. A kanë ndodhur vallë masakrat në
Prekaz, Qirez, Likoshan, Reçak, Abri, Çyshk, Pavlan,
Zahaq, Krushë, Celinë, Bellacërkë, Lybeniq, Kralan... për
shkak të Prashçeviqit?!43
42 Shih gjerësisht Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, f. 27, 43-44.
43 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes…, vep. e cit., f. 26.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:50 am

63
Kështu, vetëm një muaj para kësaj masakre çnjerëzore,
më 25 e 26 mars 1999, nga forcat serbe në Gjakovë, në krye
të të cilave ndër më të tmerrshmit ishte vet Millutin
Prashçeviqi, ekzekutohen 57 civilë. Ditën e parë të sul-meve
të NATO-s, në shenjë hakmarrjeje, vriten 20 burra në
Goden, 6 në Çarshinë e Vjetër, 17 në rrugën e Cërpanës dhe
9 në lagjen rrëzë Çabratit, ku i dogjën të gjitha shtëpitë e
saj.44 Më 25 mars, vritet atdhetari Mark Malota, derisa po
dilte nga zyra e partisë politike ku vepronte. Po këtë ditë,
në oborrin e shtëpisë së vet vritet edhe piktori Shefqet
Pruthi. Vrasjet e tyre ishin “vrasje me para-mendim”, ngase
shquheshin si intelektualë, si krijues të vetëdijes për liri
kombëtare, ashtu siç ndodhi edhe me intelektualë të tjerë në
qytete të ndryshme të Kosovës. Më 27 mars, vranë dr. Izet
Himën. Shtatë të tjerë i vranë në Bllokun e Ri. Ua zhdukën
kufomat e ua dogjën shtëpitë. Më 1 e 2 prill, 100 veta
zhduken dhe vriten nëpër të gjitha rrugët e lagjes së
Stacionit të Autobusëve, pastaj rrugës përreth Gjyqit deri në
rrugën “Asim Vokshi”.45 Këso kohe masakra të tmerrshme
me përmasa të gjëra ndodhin edhe në Kralan të Gjakovës,
në Beleg të Deçanit, në Lybeniq të Pejës e gjetiu nëpër
Kosovë.
Më 2 e 3 prill 1999, forcat serbe të cilat arritën të
depërtojnë në Kralan, ku ishin tubuar mbi 30 mijë të
zhvendosur nga komuna e Klinës, Mitrovicës, Skënderajt
44 E. Berisha, Masakra e Mejes…, vep. e cit. më lartë, f. 26.
45 Po ai, po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:50 am

64
etj. Ndanë nga familjet e tyre mbi 100 meshkuj të moshës 15
- 55 vjeçare, të cilët i ekzekutuan dhe masakruan në format
më sadiste. Prej datës 19 deri më 24 prill 1999 forcat serbe
në afërsi të Urës së Rakovinës dhe asaj të Meqes
pandërprerë kanë djegur kufoma të cilat i sjellnin me
traktorë nga Kralani e Kpuzi. Për pesë ditë me radhë, në ato
vende bashkë me kufomat kanë djegur goma të
automjeteve të ndryshme. Një gjë e tillë është bërë me
qëllim që t'i zhdukin gjurmët e masakrës dhe viktimat t'i
paraqesin si viktima të sulmeve ajrore të NATO-s.
Në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës, më 20
qershor 1999, janë zbuluar disa varre masive apo më mirë të
themi krematoriume të tmerrshme, ku forcat serbe kanë
ekzekutuar mbi 100 civilë shqiptarë, kufomat e të cilëve më
pastaj i kanë djegur me vaj ushqimor për të humbur
gjurmët e krimeve çnjerëzore. Vetëm në lagjen e Brahim
Zenunëve të Kralanit, shihen gjurmët e 11 varreve masive,
ku janë ekzekutuar nga 15-20 civilë shqiptarë. Gjurmë të
tilla të kufomave të djegura, si kafka, eshtra gjymtyrësh,
dhëmbë, rroba të djegura e gjurmë gjaku shihen kudo në
vendet ku është bërë ekzekutimi i civilëve shqiptarë.
Gjurmë të tilla ka në oborrin e shtëpisë së Shaban Kapllan
Zenunit, në oborrin e shtëpisë së Brahim Isuf Zenunit, në
shtëpinë e rrënuar të Muharrem Pajazitit, në shtëpinë e
Sadri Xhemë Kadriajt, në livadhin e Kadri Metës, në dy
vende në livadh të Muharrem Pajazitit, në njërin vend
kufomat janë djegur me raki, pastaj në oborrin e shtëpisë së
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:50 am

65
Ramë Miftarit, në rrugicat e kësaj lagjeje, në bunarin e
Brahim Zenunit, të Imer Pajazitit, të Muharrem Pajazitit
etj.46
Mujë Gërvalla (70) nga Duboviku, komuna e Deçanit,
është masakruar nga forcat serbe gjatë ofensivës së muajit
prill 1999 në oborrin e shtëpisë së tij. Kufoma e tij është
gjetur më 21 maj 1999. I kishte të këputura me sopatë
kokën, duart, këmbët e gjymtyrët tjera të trupit. Disa pjesë
të trupit nuk iu gjetën fare.
Sylejman Dushi, 30-vjeçar nga Klina, baba i gjashtë
fëmijëve, më 26 mars 1999, është ekzekutuar nga forcat
serbe para syve të anëtarëve të familjes së vet. Duke i parë
forcat serbe duke ia ekzekutuar të birin, vdiq në vend e ëma
e tij, Zyryfe Dushi, 58-vjeçare.
Më poshtë do të përmendim masakrën makabre që
kryen forcat serbe në shtëpinë e Mehdi Vejsës* dhe në
familjen Haxhia në Gjakovë. Tmerri që ndodhi në
bodrumin e shtëpisë së Mehdi Vejsës së ndjerë është
dëshmia më autentike dhe më rrëqethëse. Përmasat
makabre të kësaj masakre s’mund t’i përthekojë mendja e
shëndoshë njerëzore. Aty ndodheshin: gruaja e Mehdiut,
Fetije Gashi-Vejsa (60-vjeçare), gruaja e djalit të saj,
Lulzimit, Tringa Hani Hoxha-Vejsa (30-vjeçare), e ëma e
Tringës, Shahindere Nushi-Hoxha (55-vjeçare), motra e
46 “Kosova Press”, 20 qershor 1999.
* Shih fotografinë e kriminelëve serbë në krye me Millutin Prashçeviqin, në shtojcën Faksimile
e fotografi në fund të këtij libri, të cilët, sipas dëshmitarëve, janë fotografuar pasi që kryen
masakrën mbi familjen Vejsa, më 2 prill 1999.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:51 am

66
Tringës, Flaka Hani Hoxha (15-vjeçare), fëmijët e Tringës,
Rita Lulzim Vejsa (2-vjeçare), Arlind Lulzim Vejsa (5-
vjeçar), Marigona Lulzim Vejsa (9-vjeçare), Dorina Lulzim
Vejsa (11-vjeçare). Në bodrum ndodhej edhe vajza e Fetijes
dhe Mehdi Vejsës, Valbona, (38-vjeçare), e martuar me
Behar Haxhiavdinë me fëmijët: Doruntinën (3-vjeçare),
Egzonin (5-vjeçar) dhe Rinën (7-vjeçare). Pos këtyre në
bodrum ndodhej edhe Valbona Valdet Byci-Caka (34-
vjeçare), gruaja e Ali Xhemil Cakës, me tri vajzat e saj
Dionën (2-vjeçare), Delvinën (7-vjeçare), Dalinën (14-
vjeçare) dhe djalin e saj Drenin (9-vjeçar), Hysen Shaban
Gashi (53-vjeçar), Mandushe Lutfi Nuqi (52-vjeçare) dhe
nëna e saj Shirine Lama-Nuqi (73-vjeçare). Gjithsejt në
bodrum ndodheshin 21 veta: një mashkull i moshës
madhore, 7 gra të moshave prej 30 - 73 vjeçare dhe 13 fëmijë
prej moshës 2 - 15 vjeçare. Në të gjithë këtë masë fëmijësh
dhe grash kanë shkrepur rafale automatikësh dhe pasi i
kanë vrarë ia kanë futur flakën shtëpisë. Nëpër tym e flakë
Dren Ali Caka (9-vjeçar, i plagosur me dy plumba në
krahëror) ka arritur të dalë nëpër dritare dhe të shpëtojë,
por nuk ka mundur ta nxjerrë prej aty edhe motrën e tij të
vogël Dionën 2-vjeçare, e cila kërkonte ndihmë nga ai.
Diona u dogj e gjallë. Është rrënçethës rrëfimi i Drenit të
plagosur, i cili kur po dilte nëpër dritare e kishte lënë
motrën e vogël duke kërkuar ndihmë nga ai: “Bacë, merre
çikën!”.47
47 Kadrush Radogoshi, Dëshmi për vrasjet e persekutimet dhe për djegien e Gjakovës në
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:51 am

67
Sipas një statistike, asnjë fëmijë në botë nuk ka parë në
një gjysmë ore më shumë vdekje se sa Dreni. Ai, në
grumbullin e fëmijëve mbeti gjallë për fat, por edhe në saje
të zgjuarsisë së tij. Me krah të plagosur bëri sikur kishte
vdekur, kaloi përmes këmbëve të gjaksorëve të tërbuar,
kapërceu dritaren dhe arriti te halla e tij. Të vdekura i la
nënën Valbonën, motër Delvinën, Dalinën dhe Dionën...48
Në masakrën e kryer më 2 prill 1999, në lagjen e Stacionit
të Autobusëve në Gjakovë, në familjen Haxhia, forcat
pushtuese serbe vranë vëllezërit Hasan (49-vjeçar) e Adem
(46-vjeçar) Ali Haxhia, djemtë e Ademit, Beratin (17-vjeçar)
e Gëzimin (26-vjeçar) dhe gruan e Hasanit, Myzafere Murat
Haxhiun (49-vjeçare). Ndërsa familja e Januz Canës (72-
vjeçar) e përbërë nga gruaja e tij Ganimete (Rexha) Cana
(60-vjeçare), vajza Shpresa (43- vjeçare) dhe djali Fatmiri
(41-vjeçar). Pasi i masakruan i dogjën së bashku me
shtëpinë. Kjo familje u zhduk pa lënë asnjë pasardhës. U
vra Afërdita Deda - Demjaha me të birin Ylberin, të cilin e
masakruan me thika në gjumë e pastaj e tërhoqën zvarrë
dhe e varën në shtyllën elektrike. Për këtë masakër
dëshmitari okular Agron Nagavci, ndër të tjera thotë:
“Natën kritike forca të shumta policore dhe para-militare (60
sish) kishin rrethuar lagjen tonë pas mesnatës në mes 1 e 2 prillit
1999. Ngjarjen e kam shikuar nga kati i dytë i shtëpisë sime, e cila
pranverën e vitit 1999, fejton 1, “Zëri”, 17 janar 2005, f.19; Engjëll I. Berisha, Masakra e
Mejes…, vep. e cit., f. 26.
48 E. Berisha, po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:52 am

68
gjendet në këtë lagje. Aksioni ka filluar me sinjalizimin e bërë nga
komandanti i policisë së Gjakovës, N. P., i cili e ka ndezur
shkrepsën. Posa e morën sinjalin, policët ndezën dritat e
automjeteve për të ndriçuar terrenin. Ndezja e dritave më ka
mundësuar t’i identifikoj pjesëmarrësit e krimeve të asaj nate. Ata
ishin kryesisht banorë të kësaj lagjeje, ishin fqinjtë tanë, disa prej
tyre i kisha shokë të fëmijërisë me të cilët kisha raporte të mira
deri atë natë. Ata nuk hezituan të vrisnin mbi 60 veta, të digjnin
më shumë se 100 shtëpi dhe banorët e tyre t’i përzënin për në
Shqipëri.”49
Se civilët serbë kanë bërë krime edhe më të mëdha se
armata terroriste serbe, u vërtetua menjëherë pas luftës, nga
dëshmitë e të gjithë atyre shqiptarëve që kishin pësuar nga
dora gjakatare serbe. Kudo që ka pasur masakër, familjarët
përmendin emrat e fqinjëve të tyre serbë. Në bazë të
shpjegimeve të familjeve të dëmtuara, më se 60 për qind të
krimeve janë kryer nga serbët vendorë civilë. Ata u
mobilizuan në bandat paramilitare.50 Lagjja Brekoc, ishte e
banuar me 10 për qind serbomalazezë. Me rastin e bombardimeve
të NATO-s të gjithë u uniformuan. Po ashtu,
Lagjja Piskotë, kishte të njëjtën pozitë dhe po ashtu të gjithë
u bënë policë. Në policë u shndërruan po ashtu edhe të
gjithë banorët serbë të lagjes së ashtuquajtur “Rruga e
shkijeve”.51
49 K. Radogoshi, Dëshmi për vrasjet e persekutimet dhe për djegien e Gjakovës…, fejton,
“Zëri”, 17 janar 2005, f.19.
50 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, vep. e cit., f. 40.
51 E. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, vep. e cit.,f. 40-41.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:52 am

69
Pas masakrës së Meje-Korenicës, dëshmitarët ofrojnë
prova konkrete dhe emra konkretë serbësh që deri atëherë
ishin njohur në Gjakovë si qytetarë civilë, që do të thotë, të
gjithë sa ishin nga Brekoci dhe Piskota, janë parë të veshur
me uniforma paramilitarësh, madje as nuk janë maskuar
fare. Më të vrullshëm ishin serbët nga Brekoci, pasi ata
njihnin të gjitha qëndrimet politike të shqiptarëve të Meje-
Korenicës, si dhe nga diku ishin informuar për hollësira të
tjera, kështu që ata e dinin me përpikëri kush ku ndodhet.
Ata kishin kryer “punën” me efikasitet, kishin njohuri të
sakta për secilin, si dhe kishin komandë si të vepronin me
akëcilën familje shqiptare. Meqë kishte komandë, vërtetohet
se krimi ishte programuar diku “më lartë”. Nëse nuk
dihen ata “më lartë” në Beograd, kriminelët “lokalë” serbë
dihen me emër e mbiemër. Familjet e shqiptarëve të
dëmtuar kanë deponuar emrat e kriminelëve, duke ofruar
deklarata me shkrim në Këshillin për Mbrojtjen e të
Drejtave e të Lirive të Njeriut.52
Për policin Dushan Karanoviq (1965) nga Rajnovci,
komuna e Bihaqit, pjesëtar rezerv i MUP-it të Serbisë prej
vitit 1994 thuhet se është vrarë më 1 maj 1999 në rrugën
Jabllanicë – Raushiq –Pejë, afër fshatit Llugaxhi; Dragan
Kliçkoviq (1964), pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1984,
i vrarë më 4 maj 1999 në luftime në Prapaçan të Deçanit;
Jovan Otasheviq (1977) nga Plava, i vrarë më 4 maj 1999 në
52 Po ai, po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:53 am

70
luftimet e zhvilluara fshatin Savino-Vodë të Pejës. Ndërkaq
në përleshje në mes të forcave policore serbe me njësitë e
UÇK-së, më 8 maj 1999, në Baran të Poshtëm, të komunës
së Pejës janë vrarë policët: Momçillo Miçunoviq (1945),
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1981; Stanisha
Ristoviq (1970), pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1996;
Srgjan Cvetkoviq (1973), pjesëtar rezervë i MUP-it të
Serbisë prej vitit 1997; Radosav Simonoviq (1950), pjesëtar
rezerv i MUP-it të Serbisë prej vitit 1998 dhe Vitomir
Popoviq (1954), pjesëtar rezervë i MUP-it të Serbisë.
Polici Goran Radeka (1967) nga Zemuni, pjesëtar i MUPit
të Serbisë prej vitit 1986 thuhet se është vrarë më 8 maj
1999 në luftimet e zhvilluara në fshatin Trubuhovc të Pejës.
– Nga ana e UÇK-së në luftimet e zhvilluara në Trubuhovc
kanë rënë dëshmorë: Muharrem Sejdi Morina (1941), Ragip
Qaush Morina (1966), Mustafë Tahir Shabani (1960), Bujar
Rrahman Neziri (1978), Xhelal Zenun Morina (1980), Emin
Mic Berisha (1945), Hysni Emin Berisha (1979), Afrim Isë
Berisha (1976), Përparim Muhamet Berisha (1981), Ajet
Rexhep Rrahmani (1973), të gjithë nga fshati Trestenik i
Pejës si dhe Esat Ali Shabani (1966), nga Sferka e Thatë,
Nexhat Adem Bajrami (1968), nga Sferka e Thatë,
Muharrem Haxhi Gashi (1977), nga Ruhoti, Bekim Sefer
Mavraj (1977), nga Staradrani dhe Ibish Daut Mavraj
(1963) nga Staradrani; Polici Goran Jojiq (1976) nga Novi
Sadi, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1995 thuhet se
është vrarë më 15 maj 1999 në Kralan të Gjakovës. – Nga
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:53 am

71
ana e UÇK-së, në luftimet e zhvilluara në Kralan, më 15
maj, ka rënë dëshmor Sadri Rrustem Shala (1972), nga
Cermjani i Gjakovës, i goditur me predhë minahedhësi;
Polici Dragan Milenkoviq (1964), Beograd, pjesëtar i MUPit
të Serbisë prej vitit 1994, thuhet se është vrarë më 12 maj
1999 në Lugun e Zi të Klinës; Dragan Rokviq (1972),
Zrenjanin, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1993, i vrarë
më 23 maj 1999 në afërsi të fshatit Zhebel të Gjakovës. – Të
njëjtën ditë në këtë vijë të luftimeve (në Kralan), është vrarë
pjesëtari i UÇK-së Blerim Ali Ahmeti (1981) nga Kralani i
Gjakovës; Për policët Dragan Shoshkiq (1965), Kliçinë,
Pejë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1990, Zvonimir
Shoshkiq (1953), Prishtinë, pjesëtar rezervë i MUP-it të
Serbisë prej vitit 1988, Jovan Stojanoviq (1961), pjesëtar
rezervë i MUP-it të Serbisë prej vitit 1998, thuhet se janë
vrarë në luftimet e zhvilluara në Kliçinë të Pejës, më 26 maj
1999; Kosta Labus (1961), pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej
vitit 1980, i vrarë më 30 maj 1999 në komunën e Deçanit;
Radovan Tanoviq (1969), Gostil, Çajetina, pjesëtar i MUP-it
të Serbisë prej vitit 1991, i vrarë më 5 qershor 1999 në
luftimet e zhvilluara në Jabllanicë të Gjakovës; Bogdan
Tiragiq (1962), Banja Llukë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej
vitit 1981, i vrarë më 6 qershor 1999 në luftimet e zhvilluara
në vijën e frontit në Irzniq të Deçanit.
Vetëm prej datës 24 maj 1999, në luftime me forcat serbe
në vijat e para të frontit nga ana e UÇK-së kanë rënë
dëshmorë dhjetëra luftëtarë të UÇK-së: më 24 maj 1999,
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:53 am

72
trekëndëshin kufitar Kosovë – Mal i Zi – Shqipëri, në
Bjeshkë të Bogiqes, janë vrarë në pritën e ushtrisë jugosllave
derisa po tranferonin për shërim disa të plagosur: Përparim
Ismet Ferizaj (1979) nga Kodralia e Deçanit, Valiant Nijazi
Ferizaj (1975) nga Kodralia, Fehmi Nazif Demiqi (1972), nga
Abria e Epërme, Përparim Qazim Shala (1982) nga
Prapaçani, Nuredin Mehmet Gërvalla (1977), nga Krysheci i
Pejës, Nazmi Osman Gradina ( 1973), nga Dashinoci i
Deçanit, Islam Rexhep Krasniqi (1957) nga Piskota e
Gjakovës, Xhavit Ramadan Islami (1964) nga Piskota e
Gjakovës, Naim Halil Berisha (1977) nga Sferka e Thatë,
komuna e Pejës; Limon Morina nga Drenoci i Malishevës;
janë vrarë edhe të plagosurit: Hajrush Avdullah Demaj
(1974), nga Dobrusha e Istogut, Metë Lush Krasniqi (1972)
nga Turjaka e Pejës, Hysen Mon Mehmeti (1967) nga
Gjakova, Nimon Bajram Musaj (1953) nga Kodralia e
Deçanit. Shumica prej atyre që kishin mbetur gjallë janë
ekzekutuar në afërsi nga forcat serbe, të cilat më vonë i
kanë grumbulluar dhe djegur kufomat e tyre.* Këtu ishin
plagosur edhe disa luftëtarë të tjerë, në mesin e të cilëve
Sali Muhamet Ferizaj (1980) nga Kodralia e Deçanit.
Salihu i plagosur arrin të kthehet prapa. Pas gjashtë ditë
rrugëtimi, pa ndihmën e askujt, arrin deri në fshatin Strellc
të Poshtëm ku bie në kthetrat e policisë serbe të Stacionit
* Mbetje të eshtrave të këtyre të vrarëve janë gjetur në varrezën masive në Petrovo Sello të
Serbisë. Eshtrat e disave janë kthyer dhe varrosur në Kosovë gjatë viteve 2003-2004, por jo të
gjithë.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:54 am

73
Policor të Deçanit. Vinko Armush, inspektor i MUP-it serb
bashkë me suitën e tij vrastare, e mbysin me torturë. Atij ia
kishin vënë një qese najloni në kokë dhe e kishin hedhur në
një bunar të Strellcit të Poshtëm, duke ia gjuajtur përmbi
mbi 100 blloka të çimentos.53 Trupi i Salihut u gjet në fund
të muajit korrik 1999 dhe u varros në vendlindjen e tij në
Kodrali.
Më 25 maj 1999, në vendluftimin në Kodër të Gllavicës,
mes fshatrave Vranoc e Buçan janë vrarë pjesëtarët e UÇKsë:
Muharrem Sadri Kelmendi (1950) nga Peja, Ardian
Xhemajl Kelmendi (1980) nga Kosuriqi, Islam Sali Berisha
(1978) nga Çallapeku dhe Fetah Adem Selca (1971), nga
Barani i Pejës; në Bjeshkë të Haxhiajve janë vrarë Hilmi
Osman Bërdynaj (1966) dhe Avdi Smajl Bërdynaj (1955);
Më 26 maj 1999, në afërsi të fshatit Shaptej në pritën e
forcave serbe derisa po bënin transferimin e të plagosurve
janë vrarë pjesëtarët e UÇK-së: Luan Isuf Qerimaj (1980),
nga Gllogjani i Deçanit, epror i Brigadës 131, Rexhep Ali
Tafa (1973), nga Beci i Gjakovës, epror i Brigadës 132, Haki
Ali Krasniqi (1959), nga Vranoci i Pejës dhe Bislim
Muharrem Aliaj (1970), nga Dujaka e Gjakovës; Më 27 maj
1999, janë vrarë luftëtarët: Hajrush Mehmet Elezaj (1973)
nga Radavci i Pejës, Feriz Hasan Blakaj (1964), nga Vrella e
Istogut, të vrarë në Vrellë. Më maj 1999 janë vrarë edhe
luftëtarët Hamdi Bilall Çeta (1972), nga Trubuhoci i
53 Deklaratë e familjarëve të Sali Ferizajt.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:54 am

74
Istogut, i vrarë në fshatin Kashicë dhe Menhend Osman
Dervishaj (1974), nga Zabllaqi, i vrarë në fshatin Osdrim të
Pejës; Arsim Hamdi Përgjegjaj (1976), nga Lumbardhi, i
vrarë në Lumbardh të Deçanit; Më 28 maj 1999, në luftimet
e zhvilluara në Dashinoc të Deçanit, është vrarë Sinan
Haradin Morina (1968), nga Rigjeva e Klinës; Më 1 qershor,
në përleshje me forcat serbe në Lumbardh të Deçanit janë
vrarë Patriot Dan Berisha (1982), nga Piskota e Gjakovës
dhe Arton Adem Lekaj (1983), nga Lumbardhi; Më 3
qershor, në luftime në Gërgoc është vrarë luftëtari Selim
Qerim Salihu (1963) nga Gërgoci; Më 5 qershor, në vijën e
frontit Dashinoc-Lumbardh vritet luftëtari Jeton Idriz
Dedushaj (1975) nga Peja; Më 6 qershor, në vijën e parë të
frontit Ratishë – Dashinoc bien dëshmorë Burim Sadik
Mustafaj (1977) dhe Shpend Zeqë Malaj (1969) nga
Gllogjani, eprorë të Brigadës 131. Ndërkaq, më 7 qershor,
vdes nga plagët e marra tri ditë më parë në luftime me
forcat serbe në Dashinoc, Enver Malë Dobraj (1968), nga
Carrabregu.
Polici Millorad Bullatoviq (1969), nga Llukavci i Begut,
komuna e Istogut, pjesëtar i MUP-it të Serbisë, thuhet se
është vrarë në qershor të 1999 në fshatin Savino-Vodë,
komuna e Pejës; ndërkaq Radomir Bukumiroviq (1958),
Cigë, Pejë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1981, i vrarë
në qershor të vitit 1999 gjatë luftimeve të zhvilluara në
fshatin Radavc të Pejës, etj.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:54 am

75
Të dhënat e mësipërme për humbjet e forcave policore
serbe, të paraqitura në këtë publikim, u referohen raporteve
të MUP-it serb të Deçanit, Pejës e Gjakovës drejtuar
organeve më të larta të MUP-it serb në Prishtinë e Beograd,
të botuara por edhe të lansuara në adresa interneti. Prandaj,
si të tilla ato përmbledhin vetëm rastet e vrasjeve e
plagosjeve në radhët e policisë serbe, pa përfshirë humbjet
në radhët e UJ-së dhe njësive paramilitare serbe, që kanë
marrë pjesë gjatë tërë kohës në të gjitha luftimet.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:55 am

76
PJESA E DYTË
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:55 am

77
KRIMET QË KA BËRË VET, SERBIA UA
MVESHË “TERRORISTËVE SHQIPTARË”
“Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi
e inteligjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë
krijuese, fantastike, inventive”
Dobrica Qosiq
Serbia edhe më tutje vazhdon me manipulime. Çdo krim
që ka kryer në Kosovë është përkujdesur t’ia adreson UÇKsë,
ndërkaq në raste të tjera është përkujdesur të trumbetojë
se krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për shkak të saj
(UÇK-së). Për t’i fshehur krimet e veta, mohon edhe vrasjet
e civilëve që i ka vrarë vetë. Në këtë drejtim, para së
gjithash, është orientuar në vrasjet e civilëve që janë të
varrosur në Kosovë, duke dashur t’ua hudhë fajin
shqiptarëve për të hequr përgjegjësinë e vet.
Çuditërisht, edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve dihet
botërisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanë
mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin e luftës së
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithëse pa asnjë bazë
qëndrueshmërie, “argumentet” e milicisë serbe janë bërë
“brum” i mirë për dosje kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Këtë
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:56 am

78
mision e ka edhe faqja zyrtare në internet e Ministrisë Serbe
të Punëve të Brendshme, njëra nga segmentet e krimit
shtetëror serb në Kosovë. Prandaj, mirë ka thënë Dobrica
Qosiqi se “rrena është bazë e filozofisë serbe të suksesit”.
Esenca e kësaj filozofie shihet qartë edhe në adresën në
internet http://www.mup.sr.gov.yu.
Është karakteristikë se, pas luftës në Kosovë, më së
shumti janë diskutuar “krimet” që nga qarqe të caktuara i
janë mveshur UÇK-së. Madje, dëshmitë kundër saj, janë
stimuluar në mënyra nga më të ndryshmet, ndërsa krimet
serbe është tentuar dhe po tentohet të lihen në harresë.
Në kohën kur nga bashkësia ndërkombëtare janë
identifikuar vendet e varrezave masive të shqiptarëve, të
zhvarrosur e të rivarrosur shumë herë, propaganda serbe,
për t’i fshehur gjurmët e krimit, tenton të krijojë paralelizma
të tilla te shqiptarët dhe në mungesë faktike të
varrezave masive serbe të gjenden individë të cilët do të
akuzoheshin për krime lufte. Aq më tepër kur shumica e
shqiptarëve të akuzuar inkriminohen për “krime” të kryera
ndaj bashkëkombasve të vet.54
Fatkeqësisht, në grackën e shpifjeve e manipulimeve
serbe ka rënë edhe një pjesë e bashkëkombasve tanë që,
edhe nëpërmjet komisioneve të ngritura kundër UÇK-së,
edhe nëpërmjet shpifjeve shpeshherë të paguara me çmime
54 Mr. sc. Muhamet Malaj, UNMIK-u ndërmjet të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës,
“Fokusi”, 2 prill 2004, f. 19.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:56 am

79
tepër të larta, kanë bërë punën e Serbisë, duke punuar
kundër vetvetes.
Qarqe të caktuara, që nga përfundimi i luftës, por edhe
gjatë saj, janë përfshirë në fushatë denigruese, me tendenca
të hapura politike kundër UÇK-së, dhe nuk kanë bërë asgjë
tjetër, pos që, me çdo kusht janë përpjekur të rrënojnë çdo
gjë, të denoncojnë e të shpifin tmerrësisht kundër çdo
pjesëtari të saj. Në saje të këtyre shpifjeve, burgjet e Kosovës
janë mbushur me ish-pjesëtarë të UÇK-së. Në bankat e të
akuzuarve, në vend të kriminelëve, janë djemtë e UÇK-së,
të cilët janë akuzuar, janë gjykuar e janë dënuar pa arritur të
argumentohen nga gjykatat ndërkom-bëtare as “faktet” më
elementare të akuzave që u ngarkohen. Dhe kjo bëhet
thuajse UÇK-ja duhet të përgji-gjet për krimet dhe
gjenocidin e makinerisë serbe të bërë në Kosovë. Janë farsa
thëniet e stërpërsëritura se këto aktgjykime janë të
organizuara kundër individëve e jo kundër UÇK-së. E
vërteta qëndron ndryshe. Po akuzohet e gjykohet tërë UÇKja,
po gjykohen edhe të rënët, edhe të gjallët, po gjykohet
çdo shqiptar që ka bërë sadopak për lirinë e vendit të vet,
po gjykohet edhe aleatja e saj – NATO-ja, që ishte krah i
UÇK-së në luftën për liri të Kosovës. Jo rastësisht po
tentohet të tërhiqen paralele për bashkëpërgjegjësi për
luftën e zhvilluar në Kosovë, të tërhiqen paralele ndërmjet
regjimit gjakatar pushtues serb (duke përfshirë këtu
policinë, ushtrinë, paramilitarët e civilët e armatosur serbë),
nën dhunën e të cilit populli i Kosovës përjetoi të gjithë
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:56 am

80
rrathët e ferrit dantesk. Pasojat e këtyre tendencave janë
tepër të rënda dhe të kushtueshme si për të sotmen, ashtu
edhe për të ardhmen e Kosovës.
Krimet dhe gjenocidi serb i ushtruar në Kosovë nuk janë
të djeshme as të sotme. Ato janë shtresuar tash e më se një
shekull, në format më të egra e më barbare. Por, përballë
tyre, populli shqiptar bëri një qëndresë vigane në luftë për
mbrojtje të ekzistencës, edhe pse secili regjim serb ishte më
gjakatar se tjetri. Si rezultat i rezistenës shekullore
mbarëshqiptare, u arrit që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të
jetë organizimi ushtarak më i suksesshëm i shqiptarëve tash
e dy mijë vjet, duke krijuar një realitet të ri historik e
kombëtar, duke përfituar edhe përkrahjen e aleatëve të
NATO-s, për ta shpëtuar popullin e vet nga zhdukja fizike
dhe Kosovën nga zhbërja gjeografike. Ky realitet për dikë
edhe më tutje duket të jetë i papranueshëm. Edhe më tutje
po tentohet që Kosova të mbetet përdhunisht brenda
krijesës artificiale të mbetjes jugosllave, të ashtuquajturit
Unioni Serbi-Mal i Zi (SMZ).
Deri më tani, asnjë serb nuk është përgjigjur për vrasjet
dhe masakrimet e rreth 20 000 qytetarëve të Kosovës;
askush nuk është përgjigjur për mijëra dhunime; askush
nuk është përgjigjur për qindra-mijëra djegie e shkatërrime;
askush nuk është përgjigjur për dhunën, terrorin,
gjenocidin dhe dëbimin masiv të popullit të Kosovës.
Madje, askush nuk denjoi as të kërkojë falje për të bëmat
mizore në Kosovë.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:57 am

81
SI TENTON TË “SHFAJËSOHET” REGJIMI
SERB PËR KRIMET E BËRA?
Po të shikohet në aspektin historik, vërtetohet se
tradicionalisht për krijimin e “Serbisë së Madhe” është
ndjekur politika e mbështetur në trillime, gënjeshtra e
dyfytyrësi, në njërën anë, krahas ushtrimit të dhunës,
terrorit e gjenocidit të pashembullt, në anën tjetër. Sipas
dokumenteve historike, vërtetohet se vetëm gjatë viteve
1876-1877, prej Sanxhakut të Nishit janë barbarizuar dhe
janë dëbuar me masakra 350 mijë shqiptarë. 35 mijë janë
mbytur mizorisht gjatë dëbimit nga serbët. Grabitjet në
Sanxhakun shqiptar të Nishit kapin shumën prej 40
miliardë dollarësh.55 Masakrat dhe dëbimi i shqiptarëve nga
Sanxhaku i Nishit u kthyen në traditë lakmuese për
politikanët e ardhshëm serbë, që e provuan në vitet e
mëvonshme. Së fundi edhe në vitet 1998-1999.56 Knjaz
Obranoviqi, kur përgatiti ushtrinë serbe për batërdi në viset
shqiptare të Sanxhakut të Nishit, publikoi parullën: “Çdo
shqiptar i vrarë është meritë patriotike për ushtarin serb“.
Ndërkaq, kryetari i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi, në prag
55 Shih librin e historianit Bilal Shimshir, Rumelien Greqleri I-II, Istambull. (Cit. sipas S.
Krasniqit, Akademikët serbë - piromanë të Ballkanit, pun. i cit më lartë).
56 S. Krasniqi, po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:57 am

82
të shekullit XXI urdhëroi terroristët shtetërorë serbë për
batërdinë në Kosovë: “Vetëm shqiptarët e vdekur janë të
mirë për Serbinë”.57 Kjo u pa qartë edhe në luftërat
dhjetëvjeçare që u zhvilluan në tërë hapësirën e ish-
Jugosllavisë, të cilat i shkaktoi Serbia.
Mbi pohimet absurde dhe të pabaza se “Kosova është
djep i shtetit dhe i kulturës serbe”, “Kosova është Serbi e
vjetër”, “Kosova është e drejta jonë historike” etj., u
zhvillua shovenizmi i shfrenuar serb e, së bashku me të
edhe tendenca e mistifikimit dhe e gënjimit vetëm për t’i
realizuar qëllimet shoveniste ndaj zhvillimit kombëtar
shqiptar. Këtë, çuditërisht, e ka thënë aq bukur akademiku
Dobrica Qosiq,* ish-kryetar i Jugosllavisë, njëri ndër shovenistët
më të tërbuar serbë dhe frymëzues i “Memoran-dumit”
të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (1986),
në mbështetje të të cilit deri në ditët tona u zhvillua e po
zhvillohet politika serbe, kur thotë: “Gënjeshtra është formë
e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë
57 Po ai, po aty.
* D o b r i c a Q o s i q i, më 1974 u ngrit kundër Kushtetutës jugosllave vetëm pse u jepte
disa të drejta shqiptarëve të Kosovës, për çka u përjashtua nga Partia komuniste. Në fillim të
viteve ’80-të, u mbushën libraritë në tërë Serbinë me libra antishqiptarë të shkruara dhe të
botuara nga Akademia e Shkencave të Serbisë me autorë: Qosiqin, Batakoviqin,
Bogdanoviqin, Gjuretiqin e të tjerë. Në vjeshtën e 1981-shit, nën udhëheqjen e Dobrica Qosiqit
shumë aktivistë serbë shkruan një peticion kundër Kushtetutës së vitit 1974. Më 1989, nën
kujdesin e Akademisë së Shkencave të Serbisë u përpilua një raport me shpifje kundër
shqiptarëve të Kosovës. (Shih S. Krasniqi, Akademikët serbë - piromanë të Ballkanit, pun. i
cit.).
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:57 am

83
natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike,
inventive”.58
Për ta argumentuar faktin se Serbia me çdo kusht krimet
që i ka bërë vet në Kosovë është përpjekur t’ia mveshë
UÇK-së, do të ndriçojmë disa prej rasteve të shumta, kur
qytetarët shqiptarë janë vrarë e masakruar nga forcat
pushtuese serbe, ndërsa autorësinë e tyre organet e MUP-it
serb, nëpërmjet propagandës dhe agjitacionit të servuar për
agjenturat ndërkombëtare, madje edhe me materiale të
fabrikuara, të dorëzuara zyrtarisht në gjykatat e UNMIK-ut
në Kosovë, e në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, sipas
praktikës tashmë të njohur, ia vënë në barrë UÇK-së. Një
gjë e tillë bëhet edhe në publikimet e tyre “Zloçini
albanskih terorista (1995-1998)”, (“Krimet e terroristëve
shqiptarë 1995-1998”) botim i “Jedinstvo”-s, Prishtinë, janar
1999; në adresën zyrtare të MUP-it të Serbisë
http://www.mup.sr.gov.yu dhe në një varg publikimesh
tjera.
Në faqen zyrtare në internet të MUP-it të Serbisë, emri i
Nexhmedin Elshanit, nga Osdrimi i Pejës, figuron si viktimë
e “terroristëve shqiptarë”. Ndërkaq, e vërteta është
ndryshe. Nexhmendin (Adem) Elshani, i lindur më 1964, ka
qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej
pranverës së vitit 1998, menjëherë pas luftimeve të
zhvilluara në marsin e atij viti në Drenicë e Dukagjin, kur u
58 Dr.Ramiz Abdyli, Politika serbe e gjenocidi ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, “Kosova”, nr.2,
1994, f. 24; F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe…, vep. e cit., f. 24.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:58 am

84
kthye nga Zvicra dhe filloi stërvitjen e të rinjve të familjes së
gjerë Elshani për luftë. Ndërkaq, prej qershorit gjendet në
radhët e UÇK-së, në Shtabin Operativ të Rrafshit të
Dukagjinit në Gllogjan, kur disa herë kalon kufirin
shqiptaro-shqiptar, për të siguruar armë. Merr pjesë edhe
në Betejën e Logjës. Pas kësaj, një kontribut të
jashtëzakonshëm dha në përcjelljen e ushtarëve dhe të
civilëve nga zonat e Dukagjinit për në rajonin e Rugovës.
Në një detyrë të tillë, hetohet nga forcat serbe, në pritën e të
cilave vritet më 28 gusht 1998, në Baicë të Burimit (ish-
Istogut). Nexhmedin Elshani* është dëshmor i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës.
Shefqet Zukaj (1945), nga fshati Beleg i Deçanit, në listat
e MUP-it të Serbisë dhe në publikimin “Zloçini albanskih
terorista (1995-1998)”, botim i “Jedinstvo”-s, po ashtu
figuron si “viktimë e terroristëve shqiptarë”.59
Shefqet (Curr) Zukaj ishte njëri ndër ushtarët më të
rregullt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vijën e parë të
frontit në Beleg, i cili që prej angazhimit në radhët e UÇKsë,
në prill të vitit 1998, e deri në rënie nuk e lëshoi pushkën
nga dora, i bindur se me çdo kusht lufta duhet të fitohet. Ai
luftoi e qëndroi i paepur deri në ofensivën e shtatorit 1998,
kur u vra në përleshje me forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe, pikërisht me datën 8 të atij muaji, në
* Pas luftës nga dora e zgjatur serbe, Nexhmedin Elshanit, i janë vrarë edhe vëllai Isuf Elshani
me të birin Virgjilin, të dy ish-luftëtarë të UÇK-së. Vrasjet e tyre ende nuk janë ndriçuar.
59 Shih librin Zloqini…, f.117, ku figuron si Shefqet Zekaj.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:58 am

85
Beleg. Trupi i tij u gjet një javë më vonë. Nga familjarët e
bashkëfshatarët u varros në varrezat e fshatit të lindjes.
Është dëshmor i UÇK-së.
Çuditërisht, edhe mësuesi e luftëtari i UÇK-së Gaspër
Karaqi (1961), nga fshati Ujzë i Gjakovës, gjendet në listën e
MUP-it serb si “viktimë e terroristëve shqiptarë”. Dihet se
Gaspër (Ndue) Karaqi është vrarë nga forcat serbe më 28
janar 1999, në afërsi të fshatit Bishtazhin, derisa po kthehej
nga rruga pas përcjelljes që ua kishte bërë luftëtarëve të
lirisë, të cilët po shkonin në Shqipëri për t’i dërguar në
kurim disa luftëtarë të plagosur dhe për të sjellë armatim.
Gaspri ishte i angazhuar në sektorin e logjistikës të UÇK-së,
së bashku me vëllezërit Lleshi nga Vraniqi. Pikërisht për
këtë ai vritet nga forcat serbe. MUP-i i Serbisë harron se
vetëm gjatë tri ditëve, 27-29 janar 1999, bashkë me Gaspër
Karaqin janë vrarë edhe 29 shqiptarë të tjerë në Bishtazhin,
Goden e Rogovë të Hasit, prej tyre edhe njëzet luftëtarë të
UÇK-së dhe nëntë civilë, banorë të Rogovës së Hasit,
kufomat e të cilëve janë masakruar çmendurisht dhe
çnjerëzisht po nga forcat serbe.
Disa prej banorëve të Rogovës janë marrë nga shtrati,
derisa ishin në gjumë, dhe janë ekzekutuar.60
Njëkohësisht me Gaspër Karaqin janë vrarë: Agron
Osman Rama (1973) Smolicë - Gjakovë; Agim Bardh Zeneli
(1962), Jabllanicë - Gjakovë; Agush Asllan Gjoci (1971)
60 Art. Dëshmi rrënqethëse për masakrën në Rogovë të Hasit, “Kosova Sot”, 2 shkurt 1999.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 EmptyMon Jun 23, 2008 6:59 am

86
Rashiq - Pejë; Hamdi Ibish Berisha (1977) Ruhot - Pejë;
Kasim Rexhep Shala (1981), Ruhot - Pejë; Sejdi Avdyl Rama
(1965) Smolicë - Gjakovë; Luan Avdi Smajli (1978),
Jabllanicë - Gjakovë; Valon Muharrem Gashi (1977) Buçan -
Pejë; Naim Xhafer Gashi (1978) Sferkë - Klinë; Daut Idriz
Kelmendi (1971) Drenjë - Istog; Bahtiar Avdyl Morina
(1975) Lubizhdë - Malishevë; Haxhi Hajdar Kleçka (1976)
Kleçkë - Lipjan; Memë Zef Lleshi (1973) Vraniq – Gjakovë,
Prend Zef Lleshi (1964) Vraniq – Gjakovë; Gëzim Qazim
Ademaj (1961) Ratishë - Deçan; Emrush Qaush Çeta (1972)
Trubuhovc - Istog; Naim Halil Dreshaj (1970) Prigodë -
Istog; Sahit Abdurrahman Krasniqi (1975) Ratkoc -
Rahovec; Vesel Sejdi Avdyli (1978) Drenoc - Klinë (kufomën
e tij forcat serbe nuk lejuan që ta marrë familja), Ilir Rexhep
Merturi (1970) Klinë, i zhdukur pa gjurmë. Janë vrarë edhe
banorët e Rogovës së Hasit: Rrustem S. Morina me tre
djemtë: Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu,
Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala e Rifat Shala.
Kur jemi këtu, MUP-i serb harron të përmendë se në
Bishtazhin, më 28 janar, u zu rob nga policia serbe, Gani
Shala* nga Ruhoti i Pejës, i plagosur rëndë. Sapo e zunë,
policët serbë filluan ta rrahin e maltretojnë. E qëlluan edhe
me tre plumba në këmbën e djathtë, duke kërkuar nga ai që
të pranon sa serbë ka vrarë, sa herë ka qenë në Shqipëri etj.,
derisa ia humbën vetëdijen, për të përfunduar në spitalin e
Gjakovës, i lidhur me praga për krevati, nën përkujdesin e
* Shih fotografinë e Gani Shalës në shtojcën Faksimile e fotografi në fund të librit.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRIMET SERBE NË KOSOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....
» Komuna serbe ne kosove si shtete ,dhe peticionet shqiptare!
» STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Krimet nuk vjetrohen...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: