Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mesazhi lidhur me xhinnët

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:52 pm

Njerëzit duhet të kuptojne se Allahu i Madhërishmi dhe Lavdiploti e ka dërguar Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për të gjitha botërat; botën e njerëzve dhe botën e xhinnëve.

Te besuarit e All-llahut dhe të bindurit Atij është obligim i bsnorëve te dy botëve të përmendura. Nga tërë gjinia njerëzore, edhe e xhinnëve gjithashtu, kërkohet t'i përmbushin ate që All-llahu ka urdhëruar permes Resulit të Tij, të çmojnë ate që e çmon Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe të urrejnë atë që e urrejnë Allahu dhe Resuli i Tij.

Është me rëndësi të përmendet se për çdo njeri dhe xhinn është dhënë argumenti për shpalljen e Muhaimnedit, sal-lall-llah.il ajejhi ve sel-lem, e ai që nuk beson në këtë meriton te dënoher nga ana e All-llahut të Madhëruar, në mënyrën që është e ngjashme me ndeshkimet që i përjetojnë ata që nuk i janë bindur të dërguarve të mëhershëm.

Të besuarit që Pejgamberi Muhammed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është dërguar edhe për njerëzit edhe për xhinnët ështe parimi themelor i besimit me çka pajtohen sahabët, gjeneratat e besimtarëve të drejtë që kanë ardhur pas tyre dhe dijetaret kryesor të Islamit të të gjitha shkollave juridike -All-llahu qoftë i kenaqur me ata të gjithë.

Askush në asnjë grupacion islam nuk e mohon ekzistimin e xhinnëve dhe faktin që All-llahu e ka dërguar Muhammediri, sal-lall-Ilahu alejhi ve sel-lem, edhe për ta. Numri më i madh i jobesimtarëve, qofshin ata arabë paganë ose popiij tjerë semitë, indusët dhe te tjerët hamitë, shumica e kanaanitëvedhe grekëve dhe pasardhësve të tjerë të Jefetit, e konfirmojnë ekzistimin e xhinnëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:52 pm

Sa i përket fesë hebreje dhe krishtere, ata besojnë në ekzistimin e xhinnëve thuaja në mënyre të njëjtë siç besojnë edhe muslimanët, ndonëse në mesin e tyre mund të ekzistojnë individë të cilët e mohojnë ekzistimin e xhinnëve. Individët të cilët e mohojnë ekzistimin e xhinnëve gjithashtu mund të hasen edhe ndër pjesëtarët e muslimanëve ortodoksë dhe sekteve muslimane siç janë xhahmitët dhe mu'tezilitët, ndonëse numri më i madh i muslimanëve nuk e mohon ekzistimin e tyre.

Arsye e përhapjes së gjerë te besimit mbi ekzistimin e xhinnëve është të përmendurit e vazhdueshëm dhe konsistentë i ekzistimit të tyre në shpalljet e të dërguarve. Ata janë përshkruajtur nga ana e gjithë të dërguarve si qenie të pavarura, të gjalla dhe inteligjente që posedojnë vullnet dhe janë objekte të ndalesave dhe lejimeve, dhe jo si aspekte të natyrës së njeriut siç pohojnë disa ateistë që e mohojnë ekzistimin e tyre. Pasi që realiteti i xhinnëve është i përhershëm dhe i dëshmuar nga ana e pejgamberëve, është e njohur si për njerëzit e zakonshëm ashtu edhe për intelektualët. Prandaj, vetëm një numër fare i vogël njerëzish e ka mohuar ekzistimin e melekëve, ringjalljes fizike nga vdekja, besimin në Allah pa i përshkruajtur partner, dërgimin e pejgamberëve nga ana e All-llahut për njerezit, etj. Këto argumente në terësi janë përmendur në shpalljet e pejgamberëve dhe kanë qenë mirë të njohura edhe për njerëzit e zakonshëm edhe për parinë. Ato kanë qenë mirë të njohura në rrethana të ndryshme historike: të përmendim rastin kur Musai, alejhi-s-selam, kishte shkuar te Faraoni, fundosjen e Faraonit, ardhjen e Mesihut për hebrenjtë, armiqësia e tyre ndaj tij, paraqitja e Muhammedit, sal-lall-Uahu alejhi ve sel-lem, në Mekë, migrimi i tij në Medinë, interpretimi i tij i Kur'anit dhe ligjit, mrrekullitë të cilat i kishte prezentuar (si ajo e shtimit të ushqimit dhe pijes) dhe lajmërimi i tij për ngjarjet e kaluara dhe të ardhmet të cilat për asnjë njeri nuk mund të jenë të njohura pos përmes shpalljes së Lartësuar, etj.

Janë të njohura urdhrat e All-llahut për Pejgamberin e Tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që t'u thotë politeistëve që t'i pyesin hebrenjtë dhe krishterët lidhur me gjërat që u janë shpallur vazhdimisht, e të cilat janë theksuar në shumë ajete:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:52 pm

"Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini." (Nahl: 43)

Meqë ekzistojnë disa njerëz që e mohojne se All-llahu e ka zgjedhur pejgambere në mesin e njerëzve, All-llahu i lajmëron se të dërguarit që i ka dërguar Ai para Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kanë qenë njerëz dhe Ai u drejtohet jobesimtarëve duke i ftuar t'i pyesin hebrenjte dhe krishterët që ta konfirmojnë këte, nëse vërtetë nuk kanë frikë. Ngjashëm me këtë, atyre u jepet këshillë që t'i pyesin ata cilëve u janë shpallur Llbrat e lartesuar lidhur me njëjësinë e All-llahut dhe parimet tjera të misionit të pejgamberisë, e të cilat janë mohuar nga ana e jobesimtarëve. All-llahu i Gjithëpushtetshëm thotë:

"E ata që mohuon thonë: Ti nuk je i dërguar!" Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitarë midis meje dhe midis jush dhe. (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)". (Ra'd: 43)

Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve) , atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë, (Junus: 94)

Thuaj: "Më tregoni mita se nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nukjeni zullumqarë)?" E, s'ka dyshim se All'llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit. (Ahkaf: 10)

Kjo është e ndryshme nga informatat që janë të mirënjohura vetëm për dijetarët, si hadithet që flasin për pamjen e All-llahut (në Xhennet), të pyeturit në varr dhe sprovat e varrit, ndërmjetësimin (shefa'at), urrën e Siratit (urrë mbi zjarrin e Xhehennemit) , dhe burimin (në Xhennet). Disa prej atyre që nuk kanë mjaft dituri ose që janë udhëzuar gabimisht, mund t'i mohojnë këto theksime, si për shembull grupet mu'tezilite: El-Xhaba'ija, Ebu Bekri el-Raziu dhe të tjerë të cilët e kanë pohuar ekzistimin e xhinneve, por e kanë mohuar mundësinë e hyrjes së xhinnëve te trupin e njeriut dhe të pushtuarit e njeriut (xhindosjen). Qëndrimin e tillë e kanë arsyetuar me faktin se në hadithet e Pejgamberit, sal-lall-Uahu alejhi ve sel-lem, argumentet lidhur me ekzistimin e xhinnëve janë më të theksuar se aftësia e tyre për t'i pushtuar njerëzit (xhindosur njerëzit); e që është, natyrisht, mendim i gabuar. Prandaj, El-Ash'ari nga doktrinat e Ehli Sunetit ka përmendur se ata thonë: "Xhinnet mund të hyjnë në trupin e tyre që janë të sulmuar". Në favor të këtij pohimi citohet ajeti kur'anor:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:53 pm

Ata që e hanë kamatën nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga tëprekurit e djallit. (Bekare: 275)

Nga Abdullah ibën Hanbeli transmetohet: "Kur i kam treguar babait tim se dikush kishte pohuar se xhinët nuk mund të depërtojnë në trupin e njeriut, ai u përgjegj: "Biri im i dashur, ai gënjen. Ai është njëri prej tyre (shejtanëve) që flet me gjuhën e tij (shejtanit)."

Ajetet që i jane shpallur Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i janë drejtuar të gjitha krijesave, si njerëzve ashtu edhe xhinëve, ngase porosia kur'anore i është drejtuar të gjitha botëve. Kjo konsiderohet parim kryesor i shpalljes së Kur'anit, ndonëse shkaqet e shpalljes së disa ajeteve të caktuar mund t'i përshkruhen disa ngjarjeve që janë zhvilluar në mesin e arabëve të asaj kohe. Asnjëri prej ajeteve nuk është i përkufizuar për nga natyra e vet në një shkas të caktuar të shpalljes së tij, e në harmoni me bashkëpëlqimin e dijetarëve islamë. Disa dijetarë, megjithatë, nuk janë të nje mendimi lidhur me atë a mund të jetë kategoria që ka të bëjë me shkakun e ajetit të jetë specifike për arabët për të cilët ështe shpallur ajeti i theksuar. Sa i përket shkaqeve të posaçëm të shpalljes, nuk është e njohur që ndonjë musliman të ketë deklaruar, për shembull, që ajetet lidhur me shkurorëzimin, besatimin, ndëshkimin e hajnave dhe plaçkitëve etj., duhet të aplikohet vetëm tek ata njerëz, veprat e cilëve kanë qenë shkas i shpalljes së këtyre ajetëve. Asnjë ligj hyjnor nuk është shpallur posaçërisht vetëm per arabet. Në vend të kësaj, ligjet janë në emër të muslimanëve jobesimtarë, besimtarëve të vërtetë dhe atyre qe shtiren në besimin e tyre, të sinqertët dhe hipokritët, të mirët dhe jo të mirët, etj., siç mund të hasim në Kur'an dhe hadith.

Megjithatë, një numer më i vogël dijetaresh ka pohuar që disa ligje kanë të bëjnë vetëm me arabët, mirëpo ata janë mbivotuar nga shumica. Për shembull, Esh-Shafiu ka konstatuar se krejt ajo që konsiderohet e pamoralshme nga ana e arabëve është haram për të gjithë muslimanët, ndërsa krejt ajo që ata e kanë konsideruar të mirë është hallall për të gjithë.

Këtë mendim e kanë mohuar shumë dijetarë, si Maliku, Ebu Hanife, AKmedi dhe gjeneratat e mehershme të ithtarëve të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:53 pm

Ndonëse El-Hajreki, bashkë me grupin ne dijetarëve te tjerë hanbelitë, gjithashtu e ka përkrahur qëndrimin e Shafiut, numri më i madh i dijetarëve dhe sahabëve kane konsideruar se ajo që është e lejuar dhe e ndaluar nuk është kushtëzuar me aftnitetin e arabëve. Në realitet, arabët i kanë preferuar gjërat të cilat All-llahu i ka ndaluar, siç është gjaku, shtazët e ngordhura, shtazët që kanë ngordhur si pasojë e ngulfatjes, ushqimit të tepërt, rënies ose goditjes, mbeturinat e shtazëve që i kanë naçetur egërsirat dhe shtazët që janë tberrur në emër të dikujt tjetër dhe jo të All-llahut. Mirepo më i miri prej tyre (d.m.th. Pejgamberi) nuk ka preferuar madje edhe atë që nuk e ka ndaluar All-llahu. Për shembull, mishi i zhapiut nuk i ka pëlqyer Pejgamberit tonë, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, prandaj me një rast kishte deklaruar: "Nuk mund të gjendet në tokën e popullit tim, prandaj e kam mërzi." Por kishte shtuar: "Vërtet ai nuk është haram". Me një rast tjetër mishi i zhapiut ishte servuar në sofrën në te cllën ishte ulur edhe ai, me ç'rast kishte deklaruar: "Unë nuk e ha, por as nuk e ndaloj."

Numri më i madh i dijetarëve konsideron se gjërat e mira të cilat All-llahu i ka lejuar janë ato që do ta shtojnë ibadetin e atij që i han, ndërsa të papastra janë ato që e dëmtojnë praktikën e tij fetare. Drejtësia e përmban bazën e besimit të lartësuar të cilin All-llahu ua kishte dërguar të dërguarve të Tij për ta mëkëmbur. All-llahu e ka ndaluar ushqimin i cili nxitë dhunë, vrazhdësi dhe egërsi. Ai ka ndaluar të gjitha grabitçarët ngase janë mizorë dhe të pamëshirshëm ngase ai që han është i ngjashëm me atë që e han. Prandaj, nëse mishi i njeriut është prodhim i mishit të grabitçarit, te njeriu zhvillohen cilësitë instinktive grabitçare të agresivitetit dhe vrazhdësisë. Mishi i derrit te njeriu prodhon karakteristika dhe cilësi më të prapa, meqë ushqehet me një spektër të gjerë të substancave nga çdo shtazë tjetër dhe asgjë nuk e dëbon nga kjo. Ngjashëm me këtë, gjaku përmban dhe transmeton fuqi të madhe seksuale dhe zemërimi që burojnë nga shpirti. Nëse individi ushqehet prej tyre, dëshirat e tij dhe zemërimi shumë shpejt do të bëhen abnormale. Si pasojë, vetëm gjaku i cili rrjedh është i ndaluar, ndërkaq që sasi të vogla siç është ajo që mbetet në enët e gjakut janë të lejuara, ngase nuk janë të dëmshme. Aishja, radijall-llahu anha, thekson se ata e kishin zakon ta linin mishin në kazan dhe në të pastaj kanë hasur gjak. Në bazë të kësaj që u tha, numri më i madh i dijetarëve e kanë përjashtuar sasinë e vogël të gjakut në trup apo rroba, me kusht që të mos rrjedhë.Ngase, nëse lejohet në ushqim, pa dyshim, duhet të lejohet edhe në rroba.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:53 pm

Është me rëndësi të theksohet se ndonëse arsyet e shpalljes së ajeteve të caktuar kanë qenë ngjarje konkrete lidhur me jetën e arabëve të asaj kohe, ligjet të cilët këta ajete i sjellin janë gjithëpërfshirës, për të gjitha kohët dhe obligim për të gjithë muslirnanët. Prandaj shpallja i është drejtuar si njerëzimit ashtu edhe xhinnëve ndonëse pjesa më e madhe e saj nuk ësbte shpallur si pasojë e ngjarjeve që kanë ndodhur ndërmjet njerëzve.

Numri më i madh i njerëzve në të gjithë popujt pranon ekzistimin e xhinnëve në bazë të përvojave të cilat do të merrnin kohë të gjatë duke i përshkruar këtu. Politeistët shfrytëzojnë talismanë dhe recitativë që përbëjnë në vete madhërim dhe adhurim të xhinnëve, dhe numri më i madh i magjive, talismanëve dhe recitativëve që janë në përdorim në mjediset muslimane në vete përbëjnë shirk (të përshkruarit shok All-llahut) përmes xhinnëve. Si pasojë e kësaj, dijetarët islamë e kanë ndaluar përdorimin e magjisë, domethëniet e të cilës nuk janë të qarta, ngase ekziston mundësia e devijimit në shirk, madje edhe nëse magjia, vetvetiu, nuk përmban shirk. Në Sahih Muslim ekziston një version të cilën e transmeton 'Avf ibën Malik el-Ashja'i në të cilën thuhet: "E kishim zakon të bënim magji në kohën e jobesimtarisë sonë, andaj deklaruam: 'O Resulull-llah, cili është mendimi yt në këtë aspekt? Ai u përgjigj: 'Ejani të dëgjoj magjitë tuaja, ngase ato magji të cilat në vete nuk permbajnë shirk janë të lejuara'." Në Muslirn gjithashtu ndodhet edhe një transmetim të cilin e shënon Xhabiri, e në të cilën thuhet: "Kur Resulull-llahu, sal-lall-Uahu alejhi ve sel-lem, e kishte ndaluar magjinë, familja e 'Amr ibën Hazmit kishte ardhur te Pejgamberi dhe i kishte thënë: 'O Resulull-llah! Kemi bërë magji per therrjet e akrepit, ndërsa tani ti i ke ndaluar magjite.' Ata ia recituan, kurse ai u tha: 'Kjo është në rregull. Cili prej jush ka mundësi t'i ndihmojë vëllait duhet ta bëje këtë'."

Vetëm një grup i vogël i filozofëve, mjekëve të paarsimuar e kanë mohuar ekzistimin e xhinnëve.

Sa i përket numrit më të madh të dijetarëve, është shënuar që ata e kanë vërtetuar ekzistimin e xhinneve ose nuk kanë thënë asgjë për këtë. Është e ditur se Hipokrati në aspektin e pijeve të caktuara ka deklaruar: "Janë të dobishëm për shtangie. Nuk e kam fjalën per tipet që shërohen nga klerikët fetarë, por e kam fjalën për shtangimet që i shërojnë mjekët."

Ai gjithashtu ka deklaruar: "Mjekësia jonë në krahasim me mjekësinë e klerikëve fetarë është si mjekësia e plakave në krahasim me mjekësinë tonë."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:54 pm

Ata që e mohojnë ekzistimin e xhinneve nuk kanë argumente me të cilët do të konfirmonin mohimin e tyre. Ata kanë vetëm mungesë të diturisë, ngase besimi dhe dituria eksperimentale e profesionit të tyre nuk përmbajnë asgjë që do të konfirmonin ekzistimin e xhinnëve. I tillë është rasti i mjekut i cili interesohet për shëndetin e trupit ashtu që shëron simptomet fizike të sëmundjes nga pikëpamja e ndryshimeve në fushën fizike, pa shqyrtim të asaj që mund t'i ndodhë trupit në aspektin shpirtëror ose asaj që do të mund t'i ndodhë trupit si pasojë e veprimit të xhinnit. Ky është rast i shpeshtë, ndonëse mjeku e din, të paktën nga ajo që ka mësuar në disiplinat tjera shkencore, pos mjeksisë, që shpirti ka ndikim më të madh në trup se vetë medikamentet. Xhinni me siguri ka ndikim të caktuar te njerëzit në bazë të deklarimit të qarte të Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e cila është transmetuar me besnikëri: "Vërtet shejtani qarkullon në birin e Ademit ashtu siç qarkullon gjaku."

Njëri prej përbërësve të gjakut të njeriut është edhe eteri, për mjekët i njohur si "shpirti shtazarak" të cilin e dërgon zemra dhe cili qarkullon nëpër trup duke i dhënë jetë.

Fakti që Muhammedi, sal-Iall-llahu alejhi ve sel-lem, i është dërguar njerëzimit si edhe xhmnëve mund të haset edhe në Kur'an, ku All-llahu përmend grupin e xhinnëve të cilët e kanë dëgjuar Kur'anit dhe kanë besuar në të. All-llahu i drejtohet Resulull-llahut, sal-Iall-llahu alejhi ve sel-lem, me fjalët:

(Përkujto) Kur disa prej exhinnëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan. Thanë: "O poptdhi ynë, në dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!" O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje, E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tiliët janë në një humbje të hapët!" (Ahkaf: 29-32)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:54 pm

Ai pastaj i kishte urdhëruar t'i lajmëroj të gjithë njerëzit: Thuaj: "Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinnët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit, që udhë'zon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë" Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua, as fëmijë. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut. Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinnët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun. (Xhinn: 1-5)

Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është urdhëruar t'i lajmërojë njerëzit për botën e xhinnëve dhe t'u tregojë atyre se i është dërguar njerëzve dhe xhmnëve si udhërrëiyes për t'i udhëzuar në atë që kërkohet prej tyre në pikëpamje të besimit në All-llahun, pejgamberët e Tij, Ditën e Gjykimit dhe bindjes ndaj pejgamberëve. Urdhëri gjithashtu ështe shprehur në pikëpamje të ndalimit të shirkut me xhinnët ose të tjerët, siç thotë All-llahut:

Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinnëve dhe ashtu ua shtomn atyre edhe më shumë arrogancën. (Xhinn: 6)

Sa herë që ndonjë njeri në atë kohë hynte në ndonjë luginë - ndërkaq që luginat konsideroheshin vendbanime të xhinnëve, ngase me shpesh i vizitonin luginat se viset kodrinore - njeriu deklaronte: "Kërkoj strehim te zoti suprem i kësaj lugine nga banorët e tij të pakujdesshëm." Kur xhinnët i gjenin njerëzit duke kërkuar strehë tek ata, ata i terrorizonin njerëzit dhe i sulmonin me ashpërsi edhe më të madhe. Njerëzit me vete bartnin hajmali dhe talismane duke përdorur emrat e xhinnëve dhe sundimtarëve të tyre dhe ata betoheshin me emrat e atyre nga mesi i xhinnëve dhe sundimtarëve të tyre të cilët nderonin. Kjo kishte si pasojë atë që njerëzit tregonin më shumë respekt dhe nderime për xhinnët se vetë njerëzve. Xhinnët shpesh i plotësonin disa kërkesa të njerëzve -posaçërisht ngase kanë ditur që njeriu është më i pastër dhe më i ndershëm se vetë ata. Nëse njeriu i nënshtrohet atyre dhe kërkon strehim tek ata, ai bëhet i ngjashem me një person të rëndësishëm, i cili kërkon ndihmë nga ai që nuk është i denjë për përmbushjen e dëshirave të tij.

Shejtanët nga mesi i xhinnëve janë ata qe e kanë zgjedhur mosbesimin, idhujtarinë dhe mosbindjen ndaj Zotit të vet.

Iblisi dhe ushtria e tij e shejtanëve dëshirojnë prapësi, kënaqen me të dhe e kërkojnë me makutëri per shkak të zvetënimit të shpirtit të tyre. Ata do të vazhdojnë ta bëjnë këte, ndonëse e dijnë se do të ndëshkohen bashkë me ata që i kanë larguar nga rruga e drejtë. All-Ilahu thekson se Iblisi i ka deklaruar këto fjalë:

Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i skmangur prej rrugës së drejtë qe të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!" (Sad: 82-83) (mandej vazhdoi e) tha:

"A e sheh (i tha Zotit) kë'të që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t'i shfaros pasardhësit e tij, më përjashtim të një pakice" . (Isra: 62)

All-llahu ka vërtetuar se shejtani do të arrijë sukses:

Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjucm atë, përpos një grupi besimtarësh, (Sebe: 20)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:54 pm

Nëse shpirti i njeriut prishet, natyra e tij pastaj do ta dëshirojë atë që është e dëmshme dhe ai do të kënaqet në prapësi të cilën do ta adhurojë me çdo kusht. Si pasojë e kesaj, karakteri, shëndeti dhe pasuria i njeriut të tillë gjithashtu do të prishen dhe të shkatërrohen. Vetë shejtani është i keq, andaj nëse individi kërkon të arrijë diç përmes gjërave që i do, siç është magjia, betimi, librat spirituale, mosbesimi dhe idhujtaria etj., ai do të plotësoje disa nga dëshirat individuale.

Veprat jashtëfetare janë si mito e shejtanit. Kjo është e ngjashme me rastin kur një njeri i ofron një tjetrit para për ta vrarë dikë që dëshiron ta vrasë ose t'i ndihmojë atij në kryerjen e veprës së paturpshme. Prandaj shumë shkrime përmbajnë ajete kur'anor të shkruajtur në papastërti si gjaku, e të ngjashme, ose disa fjalë kur'anore të shënuara mbrapsht, ose gjëra të tjera që e kënaqin shejtanin shkruhen ose deklarohen sipër tyre. Kur ajo që e kënaqë shejtanin sbkruhet ose deklarohet nga ana e njerezve, ai mund t'u ndihmojë në realizimin e disa dëshirave, për shembull, të largojë sasi të mëdha të ujit nga një vend në tjetrin, ose t'i zhvendosë prej nje vendi në një vend tjetër nëpër ajr, ose t'u sjellë pasuri haram të atyre që nuk e përmendin emrin e All-llahut, i fituar me mashtrime, vjedhje etj. Me të vërtetë di shumë raste të ndryshme që kanë ndodhur në raport me ngjarjet e mëparshme që janë përmendur dhe shënimi i tyre do të merrte shumë vend pasi që raste të tillë ka pa numër. Eshtë me rëndësi të përmendet që All-llahu ka thënë se Muhammedl, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është dërguar si pejgamber për të dy botërat, ndërsa xhinnët e kanë dëgjuar mësimin e Tij në Kur'an dhe janë ktbyer te të vetët duke i lajmëruar Hdhur me këtë. Lidhur me këto argumente janë pajtuar të gjithë muslimanët. Shumica e sahabëve dhe nxënësve të tyre si dhe numri më i madh i dijetarëve të mëvonshëm gjithashtu kanë konsideruar që xhinnët janë kthyer te Resulull-llahu, sal'lall-llahu alejhi ve sel-lem, që t'u lexojë edhe diç nga Kur'ani dhe që pastaj ata i janë betuar atij për besnikëri. Ata gjithashtu kanë besuar se xhinnët kanë kërkuar nga Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qe ai t'u caktojë ushqimin dhe shtazët e tyre, ndërsa ky u kishte thënë: "Mund ta merrni çdo kockë (asht) në të cilën ësbtë për-mendur emri i All-llahut pasi që ajo do të jetë e mbuluar me mish më shumë seç u nevojitet, ndërsa për shtazë tuaja mund t'i merrni bajgën e shtazëve si ushqim."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:55 pm

Resulull-llabu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu kishte thënë: "Mos u pastroni me këto dyja (kocka dhe bajgë) sepse ato janë ushqim për vëllezërit tu prej xhinnëve." Ky version është transmetuar në mënyrë autentike sahih Muslim dhe përmbledhjet tjera të hadithëve në bazë të autenticitetit të Ibën Mes'udit.

Në sahih Buhari dhe vepra tjera të hadithit, Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, ka transmetuar ndalimin e Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të përdorimit të kockave dhe bajgës së shtazëve me qëllim cë pastrimit.

Në një transmetim që e hasim në Sahih Muslim dhe përmbledhjet tjera të hadithit, një mik i Salmanit kishte pyetur: "A është e vërtetë se Pejgamberi juaj u ka mësuar për gjithçka, duke përfshirë edhe përdorimin e nevojtores?" Ky i ishte përgjegjur: "Po. Ai na ka ndaluar që gjatë kryerjes së nevojës të kthehemi në drejtim të kryerjes së namazit, na ka ndaluar që ta përdorim dorën e djathtë për pastrim pas kryerjes së nevojës, të pastrohemi me më pak se tre guralecë, ose të pastrohemi me bajga të kafshëve dhe kocka."

Në Sahih Muslim dhe vepra të tjera të hadithit është transmetuar që Xhabiri, radijall-llahu anhu, kishte deklaruar: "Pejgamberi i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka ndaluar të pastrohemi me kocka ose mbeturina të kafshëve."

Ngjashëm me këtë, kjo ndalesë mund të haset në hadithin e Huzejme ibën Thabitit, radijall-llahu anhu, dhe ata nga sahabe të tjerë.

Shkaku që ndodhet në prapavi të kësaj ndalese është përmendur në transmetimin vijues të hadithit i cili ndodhet në Sahih Muslim dhe përmbledhje tjera të haditheve. Ibën Mes'udi ka transmetuar që Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka deklaruar: "Më kishte ardhur një xhinn zëdhënës dhe unë shkova me te dhe u lexova Kur'an, Pastaj ata më morën dhe m'i treguan rrugët e tyre dhe gjurmët e zjarreve të tyre, pastaj më pyetën t'ua caktoj ushqimin e tyre dhe unë u deklarova: 'Mund të ushqeheni me çdo kockë në të citën është përmendur emri i All-llahut, e cila u bie në dorë, dhe çdo bajgë e shtazëve për shtazë tuaja.' Resulull'llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pastaj kishte deklaruar: "Prandaj mos u pastroni me to ngase jane ushqim për vëllezërit tuaj'."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:55 pm

Në Sahih Buhari dhe përmbledhje tjera të haditheve është transmetuar nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, që ai zakonisht ia mbante enën me cilën Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, merrte abdest dhe gjërat e tij (kur ky shkonte për të kryer nevojë). Njëherë derisa ai (Ebu Hurejre) po e përcillte, ishte zhvilluar kjo bisedë: Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e kishte pyetur: "Kush është?" Unë u përgjegja: "Ebu Hurejre." Ai foli:"Më sill disa guralecë që të pastrohem, por mos më sill kocka apo bajgë shtazësh." Unë ia solla disa guralecë dhe i lëshova afër pastaj u largova derisa ai nuk e kreu nevojën. Kur e kreu e pyeta: "Ç'ka të keqe në kocka dhe bajgën e shtazeve?" Ai u përgjigj: "Ato janë prej ushqimit të xhinnëve. Vërtet më ka ardhur një delegacion i xhinnëve. nga Nesibejni - ata kanë qenë më të mirët prej xhinnëve - dhe më kanë pyetur t'u caktoj me çka mund të ushqehen, an-daj e luta All-llahun për ta që kur të kalojnë pranë ndonjë kocke ose bajge të shtazëve aty ta gjejnë usbqimin e vet."

Ndalesa e Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, lidhur me pastrimin e fecesit me ushqimin e xhinnëve dhe shtazëve të tyre, gjithashtu përmban ndalesë edhe më evidente kundër çdo gjëje që do të mund të ndotë ushqimin e njerëzve dhe ushqimin e shtazëve të tyre. Megjithatë, neveria e njeriut ndaj ushqimit i cili është ndotur me fëlliqësirë është e natyrshme për njeriun prandaj edhe nuk është përmendur, e që nuk është rasti me kockën dhe bajgën e shtazëve, pasi që ushqimi i xhinnëve është i panjohur për njeriun. Ekzistojnë shumë transmetime autentike në të cilat janë ndalesat e Resulull-llahut, sal-lall'llahu alejhi ve sel-lem, ndalimi i përdorimit të kockave dhe bajgëve me qëllim të pastrimit, njësoj siç përbëjnë argument se ai ka biseduar me xhinnët, se u ka lexuar Kur'an dhe sa ata kanë kërkuar prej tij t'u caktojë ushqimin.

Në Sahib Buhari dhe Sahih Muslim transmetohet nga Ibën Abbasi të ketë thënë: "Vërtet Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurrë nuk ka parë xhinn as ka biseduar me të, megjithatë, është njoftuar (nga All-llahu) se ata e kanë dëgjuar Kur'anin."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:55 pm

Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, e ka ditur ç'ka thënë Kur'ani lidhur me këtë, mirëpo nuk e ka ditur atë që e ka ditur Ibën Mes'udi, Ebu Hurejre dhe sahabë të tjerë në lidhje me vizitën e xhinnëve te Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, bisedën e tyre me te dhe se Kur'ani u drejtohet në mënyrë që t'i njoftojnë të tjerët për këtë. Kjo ka ndodhur në fillim të Islamit kur qiejt u bënë mirë të ruajtura dhe xhinnët janë penguar të marrin informacione nga qielli ku ishin vendosur roje të fuqishme.Ky fenomen është njëri prej argu-menteve të pejgamberisë së Muhammedit dhe përmban' lekcion i cili është sqaruar më hollësisht në disa vende të tjera. Pas kësaj, xhinnët i kishin ar-dhur dhe pasi u kishte recituar suren "Er-Rahman", ndërsa kur recitonte ajetin i cili përsëritet: E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinnë) ?! - ata përgjigjeshin: "Nuk ka asnjë prej simboleve tuaja që e mohojmë - Ti qofsh madhëruar."

All-llahu i Madhëruar e ka siguruar bazën për mirëkuptim të kësaj çeshtje ashtu që ka përmendur në Kur'an shumë deklarime qe i përshkruhen banorëve të dy botrave:

O grumbull i xhinnëve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t'ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t'ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: "Dëshmojmë kundër vetvetes". (En'am: 130)

Në një vend tjetër në Kur'an, All-llahu, xhel-le shanuhu, na lajmëron për xhinnët duke theksuar se disa prej tyre kanë deklaruar:

Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme. (Xhinn: 11)

Në mesin e xhinnëve dallohen shumë sekte: muslimanë, jobesimtarë, ata që e pasojnë Sunnetin dhe heretikët që sjellin risi. All-llahu i Madhëruar, gjithashtu ka theksuar të kenë deklaruar:

Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë) , e kush e pranoi Islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit. Ndërsa, ata që leshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit/ (Xhinn: 14-15)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 6:56 pm

Fjala kasit (sh. kasitun) është sinonim për fjalën xha'ir (tiran, ekstravagant) , ndërsa folja kasete përdoret kur një individ gabon, derisa aksete përdoret kur veprohet drejt.

Jobesimtarët nga ana e xhinnëve do të dënohen në ahiret dhe me këtë pajtohen të gjithë dijetarët islam. Sa i përket besimtarëve në mesin e tyre, shumica e dijetarëve supozojnë se do të shkojne në Xhennet. Në një version të hadithit thuhet: "Xhmnë't do të vendosen në periferi të Xhennetit ku njerëzit do të mund t'i shikojnë, kurse ata nuk mund t'i shikojnë këta." Kjo deklaratë i është përshkruar imam Malikut, Esh-Shafi'ut, Ahmedit, Ebu Jusuftt dhe Muhammedit.

Nga ana tjetër, është transmetuar se Ebu Hanife ka qenë i mendimit se shpërblimi i tyre do të jetë shpëtimi nga zjarri. Shumica e dijetareve e kanë mbështetur qëndrimin e sipërshënuar duke theksuar ajetin vijues i cili i përsh' kruan vajzat e Xhennetit:

Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhinni. (Rrahman: 56,74)

Duke u thirrur në ta ky ajet argumenton se xhinët do të ndodhen ne Xhennet, ngase ky ajet dëshmon për atë se ata do t'ua marrin virgjërinë vajzave (Hur el-'Ajn) vendbanimi i cilave është vetëm Xhenneti."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 8:05 pm

Biligoa, nuk po shoh asnje pyetje apo ndonje koment tuajin!!

Qka duhet te diskutojme ne kete tem? Te themi se jane te njohur ose te pa njohura keto shkrime dhe qe pajtohemi ose nuk pajtohemi?

...Nuk besoj ne xhine!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyTue May 13, 2008 10:38 pm

Premtimi shkruajti:
Biligoa, nuk po shoh asnje pyetje apo ndonje koment tuajin!!

Qka duhet te diskutojme ne kete tem? Te themi se jane te njohur ose te pa njohura keto shkrime dhe qe pajtohemi ose nuk pajtohemi?

...Nuk besoj ne xhine!


Biligoa , leri moj xhindët. Fillo me ndonjë engjull e rregullohu pak! Se kështu na i nxore mendët e nuki dijmë ku ia nxierr flakën!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
blume
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 2
Registration date : 21/05/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyWed May 21, 2008 5:12 pm

ani mir ke tregu por dijeni se ekzistojn por jane te padukshme per ne njerezit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
blume
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 2
Registration date : 21/05/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyWed May 21, 2008 5:12 pm

po ata ekzistojn o njerez po jane te padukshem per ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fi2a1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
fi2a1


Male
Numri i postimeve : 124
Age : 39
Registration date : 11/05/2008

Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët EmptyThu May 22, 2008 12:14 am

egzistojn vallahin keshtu allahu edhe ne kuran thot ne shum ajete permenden EXHINET
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Mesazhi lidhur me xhinnët Empty
MesazhTitulli: Re: Mesazhi lidhur me xhinnët   Mesazhi lidhur me xhinnët Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mesazhi lidhur me xhinnët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mesazhi i Patrikut Tval për myslimanët, në muajin e Ramazani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: