Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Te jesh i ri, privilegj apo sfide

Shko poshtë 
AutoriMesazh
**Embelsira**
Hero anëtar
Hero anëtar
**Embelsira**

Female
Numri i postimeve : 2909
Age : 32
Vendi : Kosove
Registration date : 08/12/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptySun Jan 13, 2008 10:58 pm

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Tcm0006

Rini nje fjale qe automatikisht krijon pershtypjen e energjise dhe te dinamikes,e nje herit edhe pjesen me te bukur te jetes.Te jesh energjik dhe dinamik pa dyshim se eshte privilegj,por tani per tani natyra e realitetit me komplekset dhe sfidat,bejne qe komplekset dhe sfidat te jene ne nje nr.shume me te madh ne raport me privilegjet ne jeten e nje te riu sot.Meqe jemi te energjia,sinonim te energjise po e marrim energjine perkatesisht energjine elektrike,dhe efektet pozitive edhe negative te veprimit te energjise p.sh me enrgjine elektrike,ku frytet e saj njeriu mund ti shoh ne çdo fushe te veprimtarise se tij,mirpo kjo energjo mund edhe ta mbyt njeriun i cili nuk eshte i kujdesshem gjate manipulimit me te,por c'po ndodhe me energjin e quajtur rini ne Kosove ku kontigjentit te saje c'do vit i shtohen pjestar te rinje e te reja,ku nje pjese e tyre studijone,nje pjese kane aftesin po ju mundesine te studijone,nje pjese kan fatmbaresi e punesohen,nje pjese mbesin ne udhekryqin e quajtur nje jete me shpresen per nje te ardhme me te mir apo me deshirene zjarrt per te depertuar ne Evropen Perendimore,e fatkeqsisht nje pjes mik per mposhtjen e sfidave e shohin drogen dhe alkoolin.E me gjithe ate te gjithe te rinjet ashtu si edhe shtresat e tjera te popullsise vazhdojne ta mbushin arken e shtetit me shpresen se atyre do tu sigurohet mirqenje e drejtesi,shokeve dhe shoqeve te tyre te cilet kan aftesi po jo mundesi te studijone do t'ju sigurohen bursa,shokve e shoqeve qe kane mbetur ne udhekryqin e jetes edhe qe mendojne qe e vetmja zgjidhje eshte emigrimi,do te trajtohen dhe motivohen per ballafaqim me jeten edhe mosbraktisjen e vendelindjes,apo edhe ata per te cilet mik per tejaklimin e ketyre sfidave e shohin drogen e alkoolin neper mes organeve te drjetsis te sanksionohen edhe per mes organve te shendesise te reaminohen,po perseri realiteti godet sepse deri me tani ende nuk kam par te formohet nje komision real per ndarjene bursave,ndonje projekt rigoroz punesimi e lere me ngritjen e nje qendre,e cila do te merrej me trajtimin e qrregullimeve emocionale te te rinjet.Shkurt deri sa kompetentet heshtin rinia eshte ne dorene fatit te rastesis e rastesia mund te shpije ngado,qoft ne shpresen per nje te ardhme mirë,qoft ne deshiren e zjarrt per Europen apo edhe mikun imagjinar drogen e alkooloin dhe nga e gjithe kjo nuk eshte e veshtire te konkludojme se sfidat rendojne shume me teper se privilegjet ne jeten e nje te riu sot...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyMon Jan 14, 2008 12:17 am

Të përshëndes dhe tëpërgëzoj për këtë temë të qëlluar,e cila më pëlqeu mjaft.Erëndësishme është se ju kuptoni si të rinjë rolindhe peshën e Rinisë.Padyshim se sot rinia shqiptare gjindet para shumë sfidave,por i duhet një qëndrushmëri,sepse nesër nuk do të jenë kështu si është sot,nesër gjërat do të jenë në favorin tuaj,por kujdesë të madh kërkon rinia,ajo është shëndeti dhepasuria më e shtrejtë në jetë,po është si zogu që po bëri të iku nga dora se zë më dot.Të drejtosh rrugëve të Evropës mbetesh i varfur për atdhe dhe miq,të shoqërohesh me alkoolin dhe drogën shkatërron shëndetin,rinia jonë duhet të i shmanget këtyre rrugëve,të i përvishen mësimeve dhe ndonjë pune pavarësisht nga paga.E më pas rinia e Kosovës së pa varur do të jetë një rini që do të haproj me rininë e perendimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyMon Jan 14, 2008 2:06 am

Pa qen ne Burg smunde ta imagjinoishe si eshte te jeshe i burgosur,kemi pare neper filma por ajo eshte nje privilegje,para ca viteve shume po shume endroja te vizitoj Ameriken qe ne fillma e ishte nje privilegje per mua,por per kundrazi bota keshu eshte,te mendojm nje cik se 1000 gjera te shofim jemi ata qe jemi nuk kemi per te ndrishuar,e po mundohemi te ndrishojem,mendoje se zor e kemi qe do i gezojme,te mundohemi te jetojm nje jete me te qete aty ku jemi,se ajo eshte e gjithe e ardhmja jone.

Mendja apo Zemra kush i vuan pasojat.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyMon Jan 14, 2008 3:32 am

Të jesh sotë i ri, është sfidë sepse që në mëngjes sapo të pishë kafën e mëngjesit dhe posa hap gazetën për ta lexuar, por edhe sapo të hapësh kanalin televiziv të ndëgjosh ndonjë lajm ...do të ndëgjosh lloj lloj lajmesh që nga kindnapimet, vrasjet por do të ndëgjosh edhe për korrupsionin etj etj.
Të mos harrojm edhe porno filmat e parë që kanë filluar të "shkëlqejnë" .....në trojet tona.

Kjo nismë është pritur. Kur analizon rrjedhën e ngjarjeve nëpër trojet tona, bashk me euforin e individëve, njerëz të caktuar... e shtyjnë rinin tonë të futet në këtë humnerë. Ky është turpi më i madhë për politikajt edhe për qytetarët të cilët flasin sotë që thojnë se ky politikan bënë e ky politikan nuk bënë,të cilët edhe pas sa e sa vjetëve nuk janë në gjendje të këndellen e ta vënë Shtetin aty ku duhet, dhe të mburremi se jemi Shqipëtar.

Ktu vlenë për ta përmendur një fjalë të një mësuesi kur thotë"Nuk janë ndihmat e të huajve që të shërojnë por janë vetëm sa për të mbajtur të gjall në shtrat".

Edhe kur donë njeriu të shkruajë sotë një temë të mirë,nga ndjenjat e mira,nuk të del ashtu. Mendon të kaluarën,analizon skenat e sotit,mbetet diçka e pa shpjeguar,enigmatike. Nuk po më vjen mirë,por të gjitha këto në vendin tonë që po ndodhin,na bëjnë të dyshojmë.
Sotë ore popull kjo klikë na ka lënë në një udhëkryq.
Ka të atillë të cilët nuk qajnë kokën se çfarë po ndodh duke thënë se ne nuk mundemi ta ndryshojmë gjendjen...nuk mundemi ta ndalojmë rrjedhjen e ngjarjeve,dhe vazhdojnë të rrojnë me komoditet.

Nuk ka intelektual e Akademik i cili mundë të përthekojë dhe ta përshkruajë realitetin e atyre njerëzve të cilët janë çveshur nga gjithçka njerzore,kur t'i shikosh pamjet në ato video,të djallëzuara ,të manipuluara. Ata bëhen me apo pa vetëdije artistë të ndonjë elaborati jashtë kufijëve tanë. Kjo nisëm është sotë më e rëndë se ajo e djeshmja të cilën për çdo ditë e ndjejmë thellë e më thellë përmes ofshamës.....ofsham të cilën e nxjerr qytetari yn emancipues.
Këtë dukuri degjeneruese të rinisë sonë, ne mundemi ta frenojmë së pari, përmes emisioneve cilësore televizive,mësuesëve në shkolla, inkuadrimit të rinisë sonë nëpër aktivitete të ndryshme, dhe përhapjen e shoqatave emancipuese kudo nëpër vendin tonë.
Pos tjerash duhet denuar edhe me ligjë ...dhe burgim të rëndë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyTue Jan 15, 2008 2:36 am

Sofra,pra kjo eshte te humbish besimin tek politikanet,qe ne fillim eshte dashte te ta vene shtetin aty ku duhen,e sote eshte vone,e gjithçka sote eshte normale per Rinin,them normale se nuk ka ligje nuk ka mburje nje te riu nuk i lipet pasaporta kure futet ne nete,''kjo ndodhe edhe tek disa qe fajtor jane prinderit'' qe te lidhem me ate fjalen e aty mesuesi nuk jane ndimat e te huajve por nga vete renjet lindin ''disa'' gjera te pakotrollushme ku gjithçka eshte normal.

Ka të atillë të cilët nuk qajnë kokën se çfarë po ndodh duke thënë se ne nuk mundemi ta ndryshojmë gjendjen...nuk mundemi ta ndalojmë rrjedhjen e ngjarjeve,dhe vazhdojnë të rrojnë me komoditet.

Sofra:
C'fare duhet te bejem qe ta ndyshojme gjendjen.???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyTue Jan 15, 2008 10:43 am

Beton shpresojë se do ta nxjerrësh përgjegjen në këta pak rreshta më poshtë;

“Pakoja e Ahtisaarit” nuk lejon referendum dhe as ushtri për Kosovën.
Kosova, parashihet të ketë vetëm FSK-në, pra njëlloj xhandarmërie me 2.500 pjesëtarë (me armatim të lehtë dhe nën kontroll të NATO-s) e cila asisoj do të jetë së paku katërfish më e vogël se policia. Çfarë shteti i pavarur do të jetë ajo Kosovë në të cilën do të ketë shumë më tepër policë sesa ushtarë?! Kosova e atillë do të jetë e varur dhe pa sovranitet, me vullnet të shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policët e shumtë do të jenë këtu për ta shtypur popullin kurse ‘ushtarët’ e paktë të FSK-së do të jenë te kufijtë që s’do të mund t’i ruajnë”. (Albin Kurti).


Duke i parë të gjitha këto në dritën e së vërtetës shkencore dhe historike konstatoj se: Vetëm VETËVENDOSJA dhe REFERENDUMI, janë bazat e krijimit të shtetit shqiptar të lirë dhe sovran! Të tjerat makinacione dhe trillime politike s´janë asgjë tjetër veçse mashtrime dhe vetëmashtrime, të cilat me dije ose pa të, trumbetuesit e tyre po çojnë ujë në mulli të Serbisë dhe tek shtetet tjera fqinje okupatore.


Prandaj konstatoj që: a do të ishte më marrëzi e madhe politike se sa eventualisht të përfillej kjo ide disfatiste vllasiane nga populli shqiptar i Kosovës?! Njëkohësisht, shprehi bindjen se këtë gjellë të gatuar në Beograd, Cetinë, Athinë e në Moskë, e të shitur në Bruksel dhe më tej, kurrë nuk do ta hajë populli ynë liridashës
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar


Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyTue Jan 15, 2008 2:06 pm

Fillimisht te jesh i ri eshte privilegj. Por nisur nga fakti qe e ka cekur shume mire Embelsira, ne shoqerin e sotme eshte nje sfide e madhe te jesh i ri, sidomos tek ne Shqiptaret! Mund te themi se vete jeta eshte nje lufte, e cila eshte e perber prej shume betejave, nga te cilat beteja me e madhe (qe duhet te mundohemi me qdo kusht ta fitojm) eshte kjo ne rini, qe te kemi kujdes dhe tu ikim rrugeve te errta dhe te zgjedhim nje rruge me te mire, me me pak gremina dhe te jemi fitimtar ne te ardhmen.
Antaret tjere e pasket cek shume mire se cilat jane arsyet pse e bejn qe sot te jesh i ri eshte sfide, e jo privilegj...Por une do te thoja se perkunder gjithave, duhet qe rinia jone (Shqiptare) te tregohemi me te pjekur, me karakter te forte dhe te punojme me shume, ne menyre qe brezi tjeter mbas nesh, mos te kete te njejtat sfida. Nje thenje thote " Njeriu i paditur eshte ai i cili nuk e din qfar s'ka pasur dje, dhe q'gje i duhet sot". Prandaj duhet te tregohemi te ditur ne ( rina e sotme) qe te dijm se qfar na duhet te bejm sot.

Pershendetje, Premtimi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
vjollca
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 31
Registration date : 03/01/2008

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyTue Jan 15, 2008 3:40 pm

Të drejtosh rrugëve të Evropës mbetesh i varfur për atdhe dhe miq,të shoqërohesh me alkoolin dhe drogën shkatërron shëndetin,rinia jonë duhet të i shmanget këtyre rrugëve,të i përvishen mësimeve dhe ndonjë pune pavarësisht nga paga.
..............................................................

o bobo fare lexova e na thuaj ne atdhe nuk jane te shoqeruar me alkoholin e drogen e ju ku jetoni Zotri:!????keta rruge te te kane shkatruar shendetin tuaj????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyTue Jan 15, 2008 6:07 pm

Përshëndetje Vjollca,së parikalo mirë në forumin tonë,edyta adresa ime është:Jam i varfër për miq,dm.th më mungon atdheu.
Përkundrazi,tani në Atdhe tani shoqërimi me alkoolin e drogën është në rritje,por porosia ime për rininë e shëndoshë ishte të i shmangën këtij shoqërimi shkatërrues,kush mendon se ekam për inatë mund të vazhdoj!Të jesh i ri është privilegji dhe thesari më i madh,po dite të e ruash ate.Kurse shëndetin tim e ka dëmtuar rruga e mërgimit,nuk kam pasur kontakte me alkool dhe drogë.Shpresoj tani jemi më të çartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
vjollca
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 31
Registration date : 03/01/2008

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyTue Jan 15, 2008 10:38 pm

NE Atdhe nuk po ngjan asgje qe nuk ka ndodhur edhe me pare,rinia edhe sote e kesaj dite nuk mund te vendos per fatin e vete,neve na eshte mohuar liria,ju spo beni asgje ndrishe veq te merni me fjal boshe ne net.sepse fati i vendit tone jeni ju (intelektuali juaj)qe jeni asimiluar rrugeve te Evropes.pasojat e vendimeve tuja nuk do ti vuane asnjeher personalisht,as femite tuaj .por gjithsesi ato do ti vuaje nje popull i tere...beni mire te na sjellni te pakten ca gjera per pune e jo te merni me fjal bosh neper faqet e netit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyTue Jan 15, 2008 11:07 pm

Zonjushë,apo zonjë!
Pak sa i paskit fjalët të thepisura:Në Atdhe nuk do të ndodhi asgjë nëse ju nuk i kontriboni.Juve përkundrazi nuk u është mohuar liria,kur ishim ne në atdhe nuk e gëzonim lirinë që keni ju sot,sepse nuk guxonim të flisnim dy vetë së bashku për Lirinë.Juve sot nuk ju mungon liria,fakt ju mungon standardi që ne ndoshta e kemi pasur edhe më të dobët se ju.Qëndrimi jashtë atdheut për moshën time nuk ështërrezik për asimilimin,kurse ju do të asimiloheshit po sa të i shkelnit këto rrugë.Askush nuk mund të bëjë aq sa duhet për atdheun,e as ne,por mundohemi të japim një pjesë nga vetja qoftë financiare,qoftë intelektuale,nuk besoj që ne jemi fati i vendit tonë,veq besoj se mund të bënim diçka për te,por në këto raste do të ishim vetëm barrë e shoqërisë,dhe po e pa atdheu nevojën tonë ne jemi për pak çaste atje,ashtu si po e kalojmë një pjesë të vitit atje,por nukpo vërejmë që ka nevojë të madhe për ne,të paktën nuk po na thonë ata që duhet të na thonë!Dhe mos e merrni aq serioze se në duart e intelektualit ka diqka në Kosovë,përkundrazi intelektual atje janë administratorët ndërkombëtar.Po kjo nuk ka të bëjnë me temën me rininë!Rinia është thesari më i çmuar i atdheut,andaj
ajo duhet të lëvizë,të hulumtoj,të ngritë zë dhe të i imponoj kastës politike që zëri i saj të dëgjohet kudo,në shkollë,në studime,në parlament......Nëse Rinia dergjet në pritje se po i ofron dikush kushte,do të bëjë një rini pa rini.Çmojeni këtë privilegj të dhuruar nga krijuesi,ju keni kapacitete energjike dhe intelektuale të ndërtoni vet të ardhmen,po u iku nga dora,nuk do e nxini më kurrë e nderuara Vjollca.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
vjollca
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 31
Registration date : 03/01/2008

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyWed Jan 16, 2008 1:33 am

Zotri me thuja ate recet te droges qe mer ti,te mari edhe une te them se fluturon bilbili e ti mendon se fluturon gomari,sfid nuk do te thote hiq me shume se nje televizor i mbillur me çels te gazetareve,kurse privilegje duhet te ballafaqohemi me realititetin.Nuk duhet te bejm qef me shkrime e media por te ballafaqohemi me jeten e realitetit.rinia eshte shoqeruar poashtu me ate konolializim te popullates jo vendase siç edhe nga shume ju te tjeret qe bejni qefe vetes neper net,e kur te jeni ne pushime mendoni se ne tailand jeni ketu.e ju thoni se nuk ka nevoje te madhe per ju.?????aman aman...!!!sa qesharake pse deshironi te jeni ne tailan e jo ne atdhe ne nje atdhe te lire te paster e kjo eshte ajo klasa shtrese shoqerore e jona,eshte nje nga menyrat e te pakuptushme ne perjashtim nga politika jane te njerezeve te shoqeris sone nen sundimin e huaj.
mos zotri ke nevoj me te ardhe tek veshi me te piskat me ta thene ate qe ti nuk e shefe apo shefe veq dy metra jo me shume.po qe ti mendon qe nuk ka te beje me temen kjo Rinia per ta korre duhet qe ta kishte mbiell dikush e kush jane ata dikushat qe morren rruget e evroper e sote mendojne se problemin tone do ta zgjedhin nederkombetaret.çfare te hulumtoje rini kur e gjithe eshte veq nje çels i Televisorit siç vete e thua ne net por jo ne praktik fare provoje nuk ke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyWed Jan 16, 2008 2:57 am

Zonjë fillimishttë them se nuk përdor reçeta dhe kurrë nuk kam konsumuar drogë.Nëse nuk duhet të bëjmë qejfeme shkrime në net,mund të i ndërpresim,me që kam dëgjuar nganjerëz të mëdhenj se arma më e fortë e shkrimtarit është penda,por po mundëm të u ndihmojmë diqpo e hudhim menjëherë.Me jetën në realitet ne jemi ballafaquar para jush,dhe realiteti ynë ka qenë shumë më i hidhur se juaji,por sado realiteti i hidhurtë jetë,rinia prap është privilegj.E pranoj se jammë larg jush,por kam përshtypjen sepër këtë rini kam kontribuar më shumë se disa që janë pranë jush,kuptohet unë mund të shkëpus një pjesë të kontributit tim,jo për një rini milionshe nuk kam energji!Mosmendo se nuk jam stërvitur mepërvojë në praktikë,breshëri rrebeshesh kanë rënë mbi mua,por isha iri si ju dhe me plot energji i tejkaloja.Nuk kam nevojë të vini të më piskatni,atë klithmë e ndiej në shpirt,dhe po më thirri një zë ndihme,unë që nesër do të jem mes jush,por jo e nderuar të vi e të bëhem barrë ejuaj,por të më jipet mundësia të japi kontribut për dike.Më thuaj cilit intelektual të mirëfilltë,iu la vend të prijë çështjes kombëtare?Mos mendoni se ne po bënim luxe rrugëve të Evropës?Nuk dua të shoh një të ri qëbredh këtyre rrugëve,pos atyre që kanë qëllim studimesh.Nuk dua të ia zbukuroj asnjë të riu këtë plagë,po deshët të vini,do të përpiqem edhe të u ndihmoj,po kur të pendoheni,nukl jam pjesë efajit!Kështu qëndron puna enderuar,nuk po shkruaj për inatë,nuk kam qëllim zënkat,dua të tregoj realitetin,unë e shoh rininë privilegj edhe po jetovanën një shkurre,por rinia ime sikur më iku pa e parë,kujdes së paku ju.Kështu motër enderuar Vjollca,jam i gatshëm në qdo përgjegjëje me ton të qetë,plot mirëkuptim,kohën kur kam dalur unë nuk kishte atdhe të lirë,ka 16 vite,dhe kam humbur perspektivën,më bëni shteg dhe unë jam në mesin tuaj,do të kontriboj për ju,por jo të vij endacak rrugësh e të bëhem barrë e shoqërisë suaj.Saherë vij në atdhe,unë shqyrtoj këto mundësi,por deri sot nuk më ka ofruar kush një mundësi të tillë që po thërrisni ju!!!

Kam bindje të thellë se rinia e sotëme nesër do të kenë një pozitë ndryshe nga kjo sot,por ate ju duhet të ekërkoni me ngulm,ndryshe nuk do të ju jipet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
vjollca
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 31
Registration date : 03/01/2008

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyWed Jan 16, 2008 4:46 pm

Aman ,aman mos vall! keta fjal ke mesuar zotri nga i madhi shkrimatar Ismail Kadare qe thote duaje veten kur vete ai nuk e done veteveten e vete po ta doje veten e kishte dashte Atdeun e vete,as qe nuk ka goje te drejt qe te shkruje nje kombin shqiptar se ai i pafytyr din ta pasuroje veq veten e vet le te shkruje ndonje liber tejeter te kotit por jo per politiken e shqiptareve,apo mos valle ke ndegjuar se arma me e fort eshte penda nga e madhja e pa fytyre Nene Tereza qe e zavendsoi poashtu te madhin shkrimater Ismail kadare,qe e shfitezuan vepren e saj te perjetshme ....duhet te pranuar se leteresia e mirfillet eshte ajo qe shkruan historin,por per ''disa'' si ju qe merene me fjal te kotit nuk eshte atdheu veq nje loje atdhau duhet me shume kurre ai vuan,vuan per nje rini te shendoshe te kemi ne te ardhemen kurse shume nga keta rini ku jane sote neper rruget e Evropes.te dua atdheun do te thote te dua prinderit e mij edhe pse jam shume e re te dua token time te dua Flamurin time se jemi ne rezike per tu mbrojtur kunder sunduseve.
si e till Atdheu duhet te repektohet nga te gjithe e jo veq fjal te kotin ne nete apo libra te shkruhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyWed Jan 16, 2008 5:58 pm

Shumë e nderuar,të ju lëmë pak vend edhe të tjerëve të mirren me këtë temë,se nuk na takon vetëm ne dyve.Jam i gatshëm të shkruaj e të bashkëpunoj me qdo njërin nga ju,aqsa mundem e sa di,juve jua kam lakmi për rininë tuaj,i ri është njeriu deri në moshën tridhjetëvjeqare,dhe po të kthehesha aty nuk do të kërkoja privilegj më të madh.Kam mësuar fjalë nga njerëz të mëdhenjë jo vetëm nga Kadare dhe nënë Tereza,por edhe nga shumë njerëz të mëdhenj tjerë.Ajo që thoni ju për Kadarenë nukështë taman ashtu sithuani ju,dhe këtë nuk duhet të e thoni më veqëse nëse je ende e re dhe nxitesh nga mendimet e ndokujt.Kadare është krenaria e shqiptarëve,dhe qka bënë ai për atdheun prej perendimi,nuk bëjnë gjysma e shqiptarëve në atdhe,dhe se Nëna Tereza është nënae krenarisë shqiptare e cila i la kombit imazh në botë,andaj luteni së paku mos hidhni baltë mbi njerëzit e mëdhenj të kombit,nga se këtë mendim jo që nuk e dua unë,po nuk e don asnjë shqiptar i menqur.Ishin kohë tjera kur letrarët tanë të mëdhenj shkruanin historinë motër Vjollca,sot historia u takon historianëve të e shkruajnë,kurse letrarëve letërsia.Atë kohë shkruhej me mjaftë vështërsi dhe nuk kishte net,fare kurse sot kjo është forma më e lehtë dhe më e përsosur e shkrimit.Po ajo qka thuani ju drejt është se kemi një rini të shëndoshë,që mjerisht rron me keq se qdo rini në Evropë,hallet e të cilëve i kam njohur në Kosovë një kohë kam udhëhequr një Forum Rinor,po ashtu kam udhëhequr edhe në mërgim një kohë dhe kjo ishte e rëndësishme,sepse mbronim kulturën kombëtare dhe mbrojtëjen e të rinjëve nga asimilimi.
Tani më ka kaluar koha e rinisë dhe më dhimbset shumë,por një gjë e di sigurisht:Edhe pse riniajonë jeton në kushte të vështira,është rinia më e shëndosh e Evropes.Mos mendo e nderuar se ne qka jemi në mërgimnuk e duam atdheun,sepse edhe ne si ju duam prinderit,vendlindjen,vëllëzerit,motrat,shokët e miqët,e kjo do të thotë të duash atdheun,sepse Atdhe quhet toka dhe njerëzit.

Edhe këtë po tathem motër e nderuar:Për fjalët e kota ,shkrimet në libra e net,ndoshta keni të drejtë,dhe nëse kjo ju ndihmon diqka,do të kujdesem të shkruaj sa më pak,ose të mos shkruaj fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
vjollca
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 31
Registration date : 03/01/2008

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyWed Jan 16, 2008 7:20 pm

Jo jo.? Zotri i ri nje te ri mund te quajm nje qe ka 11/12 vite por jo mua se i kam kalu te 15 e kemi fakte qe jane martuar me 15 vite po edhe perseritet e nuk jame e re por ju analizoni shume gabim,privilegje eshte edhe nje e drejt e veçant qe kan njerzit si i madhi kadare apo zyrtaret te pafytyra po ashtu ne vendet kapitlaiste siç jetoni ju Zotri dhe qe nuk e gezoin njerzit e thjeshte,perfitim apo lehetsi e veçante per ''ju disa'' por te tjeret nuk e gezoin munde te marim shembull edhe tek nje liber i jep dikujte i bene nje privilegje por Zotri te jetoish ne Paris e te shkrujash nje libet qe te merre ''dikush'' ne dore eshte Kadare pafytyra e tij qe bene kete pa dite fare se si jetojme rinia ne Atdhe.
Apo gabohem apo nuk dije te analizoi por tema eshte qe kerkon studime e diskutime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyWed Jan 16, 2008 9:06 pm

Po tema është që kërkon diskutime,studime,përpjekje,megjithate ne të i bëjmë një pritje mendimeve tjera qfarë mendojnë të tjerët.Ne mund të vazhdojmë me diskutime sërish pasi të marrim opinjonin e të tjerëve:Ja përse në moshën që ke ti,ti je shkelqësi,ke talent ,gjeni e rrallë,nga se sot shumë shoqe tuajat 15 vjeqare nuk dijnë të shkruajnë dy fjali,jo të diskutojnë tema.Dhe ju do të jeni shumë earritur,keni mendime intelegjente.Pajtohem plotësisht me shumë mendime tuaja,pajtohem me dhimbjen per poziten që ka rinia jonë sot,për të cilen nuk jemi fajtor as unë,as ti,dhe seky faj është bartur në shekuj,por të jeshë në moshën 15-30 vjeq,është pasuria dhe privilegji më i madh,se kjo moshë ka aftësi të ju bëjë ballë,po ka energji të i tejkaloj.Unë e kam humbur atë moshë,por nëse mendoni se jam larg dhe nuk vras mendjen për rininë tonë gaboheni,këtë e kam dëshmue në disa raste dhe kuptohet që nuk mund të dëshmohem për të gjithë.Megjithate më u është fortësuar bindja se kohë më të mira për rininë tonë do të vijnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
vjollca
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 31
Registration date : 03/01/2008

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyTue Jan 22, 2008 1:38 am

Pajtohem plotësisht me shumë mendime tuaja,pajtohem me dhimbjen per poziten që ka rinia jonë sot,për të cilen nuk jemi fajtor as unë,as ti,dhe seky faj është bartur në shekuj,por të jeshë në moshën 15-30 vjeq,është pasuria dhe privilegji më i madh,se kjo moshë ka aftësi të ju bëjë ballë,po ka energji të i tejkaloj
...........................................

Don apo sdon fshatar i qytetruar duhet te pajtohesh e faji eshte tek shume ju qe keni ikur e keni lene Atdhen ne dore te sllavit,mosha nuk ka te beje me intelegjencen.
Si munde te vin kohe me te mira per Rinin Tone kure nje perqindje e madhe e Rinis sone dojne te ikin jashte shtetit nuk jane te vedishme te kuprojn se Atdheut ju duhet kjo Rini.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyTue Jan 22, 2008 9:04 am

Nae falni fajin moter,si shihet njerëzit nuk janë të përsosur dhe gabojnë,por ju kur vëreni gabimet që kemi bërë ne,përpiquni të mos i përseritni.Nësekjo bie në sy dhe mendje të Rinisë sonë edhe unë i bashkangjitem mendimit tuaj:Mos e lëshoni Atdheun.

rrespekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyTue Jan 22, 2008 1:26 pm

Ne kohen tone , ne vendin tone eshte sfide dhe sfide e madhe .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 33
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyWed Jan 23, 2008 9:16 pm

Te jesh i ri eshte privilegj pa dyshim ne cdo vend te botes. Problemet me te cilat has rinia jone nuk jane asgje ne krahasim me vende te ndryshme te botes, sepse ka shum shum me keq se sa tek ne shqiptaret, mjafton te shohim ne TV apo te lexojm se sa rini te vendeve te ndryshme neper bote nuk kan as kushte elemetare e lere me shum. Sa i perket dukurive negative neper te cilat po has rinia jone, mendoj se prap e kan me leht qe t'i perballojn keto pasi qe nuk jan aq shum te perhapura ne krahasim me disa vende te botes qe jane ber sikur buke e uje, dicka normale.

Vazhdim te mir.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 39
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide EmptyWed Dec 10, 2008 10:50 am

Te jesh i ri eshte nje privilegj natyral, qe vjen normalisht bashke me moshen dhe priotitetet qe ajo te jep.

Por te jesh i ri eshte dhe duhet te jete nje sfide e verte, sepse eshte pikerisht ajo moshe qe te fal privilegjet e jetes, qe gjithashtu te imponon dhe sfidat per te ardhmen, sfidat per permiresimin e vetvetes dhe per persosjen e personalitetit, sfidat ne sferen familjare ose shoqerore, si dhe sfidat teper te veshtira per arritje ne karriere.

Gjithashtu, ne varesi te kushteve, te ambjentit dhe te vendit ne te cilin njeriu jeton, lindn sfidat e medha, detyra ndaj Atdheut, vetemohimi, lenia mennjane e interesit personal..

Tema shume e bukur - te jesh i ri per mendimin tim eshte sa privilegj aq edhe sfide, ato shkojne krahas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty
MesazhTitulli: Re: Te jesh i ri, privilegj apo sfide   Te jesh i ri, privilegj apo sfide Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Te jesh i ri, privilegj apo sfide
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: