Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Fjongo e zezuar në skeptrin e GLOBIT" nga KRISTAQ F. SHABAN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Fjongo e zezuar në skeptrin e GLOBIT" nga KRISTAQ F. SHABAN Empty
MesazhTitulli: "Fjongo e zezuar në skeptrin e GLOBIT" nga KRISTAQ F. SHABAN   "Fjongo e zezuar në skeptrin e GLOBIT" nga KRISTAQ F. SHABAN EmptyFri Jan 08, 2021 2:11 pm



2021

“Në çdo njësh, kthehemi në “bebe” . Pëlqesë kemi Ninullën …”
Autori


Poezia e sotme bashkëkohore *

Kristaq F. Shabani, Albania

Fjongo e zezuar në skeptrin e GLOBIT

Poemë profecie sociale e ditës, e tej ditës


*
Analistët e "Epruvetës"
habitin dhe vetë Epruvetën,
prej saj priten
të lindin krimba "mëndafshi"…
E çuditshme:
dalin lavra kryeneçe,
kërkuese vallëzimi
mbi paretet e saj foshnjërisht!...
Globi s’mposht fenomenin
e rrëshqitjes ekstreme…
Rrathë sizmikë pikturon Djalli…

1. Përnis prologun therës:
Ndodh, “sa hap mbyll sytë”
edhe leksiondhënësi botëror
lajthitet,
në një ditë - natë temperaturale
me gradacion akulli,
ngrice,
furtunade…

Stinët kanë ngatërruar vendet,
Solsticët dhe Ekuinokset
S’ njohin as veten, shfytyruar…

Syri i lig të merr
sysh…,
të shqyen meritën,
të sjell protezën,
të heq nga funksioni lëvizjen,
të paralizon dorën,
të paralizon celebrisht,
të arratis mendjen
në ëndrrën e marramendjes,
duke të lënë vetëm kafkën jetime …,
mbështjellë me një maskë “anti”…;
rrit sipërfaqet e Çmendinave,
në vend të parqeve çlodhës …
Livadh e- Rudinave
dhe burimit të ideve…


2. Drithërimat sizmike

Akrepat e orës kohore
tërësisht të ndryshkur ,
ndalur në një
në situatë pandemie totale,
të palëvizëshme,
ku oksigjeni, çuditërisht, pakëtohet…
Në arenë “anti” thirrur
vitaminat D, C në shumatore,
element protagonist : Zingu;
Gazi karbonik asfikson frymorët
duke i “temperuar”
në furra improvizimi
të çuditshme vdekjeje,
ku Bilanci i Ditës:
Mijëra të “ikur”
në Parajsë - Ferr hamendës
nga Statistika e të Gjallëve …
Ç’gladorium,
ku skllavi duelizon!
Në risk ekzistenca,…
Thirrmon Arkaikja,
Mesjeta e plumbtë,
Eliminimi drastik i qenies syhapur.
Foletë boshuar
nga drithërimat sizmike
me rrethe të paimagjinueshme …

*
3. Çuda e Dishepujve

Dantja habitet për rrethet e shtuara
të krijesë “Rrethiazë” të tij”,
ngjyrimit të tyre sterrë…,
Hartat humbasin konvecionet,
Lumturia njerëzore
rrjedh nga një pikatore e lodhur…
Njerëzorja ka kaluar pragun e qetimit,
nisur endacake në kolaps…
Për të mos u kthyer
edhe me këmbë +gjunjëthyer,
Krahëthyer e kokëplagë…
Urat të tejvarura në rënie katastrofale.

*
4. Universi i lodhur…

Kush fërkon duart:
Dielli,
Hëna,
Planetet,
Yjet ?
Apo tretësira ?
E pabesueshme!
E dëshiron, vallë, venitjen vetë
Universi i lodhur nga jetëgjatësia?! ..
Mos ndoshta ,
i mërzitur nga këshillat e tyre të dritës
lëshuar në formë rrezesh,
përditore e përnatore…

Ç’befasi me koeficent
të tejskajshëm mortal!
Ku skaneri nxjerr njollat
në mushkëritë
e Tokës,
Detit,
Qiellit…
Yjeve…

5. Çirret problematika tinzare…

Globi varros një meridian,
mbi të kujon
një paralele e dashuruar.

Nderi po varet në OSHAFOT,…
Varet në grykë symbyllur,
Fëmijët e tij zmadhojnë damarët.

Kukatje,
klithmim,
Harbim,
Ujkim qenie…
Hedhje në humnera të hapura shpirti
të braktisura …
Rendit të vjetër
s’ i gjallëron më organizmi,
çirret problematika tinzare…
Dhimbje totale shkaktuar
nga të paaftët e froneve,
të kurtheve,
të dhelprive,
të kryebefasisive,
të stisjeve;
anakronikët e pandreqshëm
shtrydhin si “lule shtrydhe”
pasuritë e Globit…,
gajasen në tejrëndimin e gjendjes
për të vënë duart në kokë;
5 përqindshi i pushtetshëm
thith “mushtin” e 95 përqindshit total…
Sistemit të mirëqenies së përgjithshme
të cilit, aq shumë, lavde e “lajlule”
i thurën apalogjetët e tij…,
i ka rënë në maksimum tempi i Galopit…
Kamyja , Niçe e Frojdi,
s’e shijojnë në rehati
kafenë e mëngjesit,
se qerpiku i mëngjesit, qysh në ag
i bllokoi kundrimin syrit…
*



6. Kundërtitë s’njohin asnjanësinë…

Tashmë,
më kujtohet procesi transformues,
formatet e reja të Materies…
Globi ynë me tension marramendës ,
Globi ynë në reaminacion permanent…
Mbështjellë me Binajën e madhe të Dijes …
Te koka e tij mbledhur:
E Drejta,
Parësia,
E Mira,
duke i dhënë kurajë për të dalë nga Koma…
Asambli i zogjve perëndorë venitur ,
Në humbëtirë notat e këngëve të tyre ,
cicërimat jetësjellëse…
Zotat kanë dalë nga hyjnizimi,
Dallandyshet po humbasin krahët…
Kurorat e pemëve,
S’ dëshirojnë, unanimisht,
të zgjohen këtë dimër,
Lëngu limfatik proteston zgjimin,
sipas një mënyre të re…
Pa akte drame e komedie,
planifikuar nga Kyepema …


7. * Ç’gjendje kokëposhtë !

"Kamaret e turpit"
( vjedhësi eliminim osman) ,
gjithmonë , kërkojnë koka të "prera"
me "prerëse" mendimi ,
sigurojnë ekspoze "balsamosje"
me kripë të padukshme...


Muzika funebre derdhet e mefshtë,
në pentagrame mortore.
Humbur përqafimi,
puthërimi,
përqafja,
lumnimi i fjalëmirave…

Mbizotëron ngjyra e venitjes,
në këtë “biodiversitet:
të sulmuar ujkësh
nga Antinjeriu,
duke shkatërruar
raportet e duke prishur
gjithë ekuilibrat natyrorë…
Ç’gjendje kokëposhtë !
Kuruese?
Vetëm nëse mobilizohen
“MJEKËT” E DIJES…
*
Kur "sëmundja"
metastazë ka avancuar,
deri në pore,
edhe terapia më e shndritshme
e mendjeve kuruese inteligjente,
s'jep efekte ndryshese,
pasi e ka marrë ferra uratën...
Kurimi ka kohën
dhe ndërhyrjen e duhur...
Po mësohet përvoja e re:
“Të eci në tokë koka
dhe të mendojnë “këmbët”…
Ç’prishje rregulli!
Prapthi…

8. Gijotina me shtatë dhëmbë qeni tërbuar…

Ç’po ngjet në këtë mijëvjeçar të ri ,
kur profetët dhe apologjet e Botës
kanë lënë gjithçka të shkruar
për pasardhësit?

Pse kjo zymtësi?
Pse kjo stepje ,
sikur meridian - paralelet,
polet do të çorientohen
në detyrat e tyre,
Oqeanet do të rritin
shkallën dallgike,
duke sjellë katastrofa
ujëra të rrëmbyeshme,
të numëzuar
me emra të tmerrshëm
trëmbës të vet ëndrrave…

Ku janë të zgjuarit, inteligjentët,
thurës kurorash
dhe progresues të Botës?!…
Ku janë , të fshehur,
të spostuar, të dënuar
me metoda avance,
jo në trekëmbsha varjeje,
turra drush xhordanbrunoviane,
apo prerje koke
me shpatë Ertogruli?

“Piktura e bukur,
ka nevojë dhe për kundërtinë…”,
nevojë për penelin e Natyrës !
Ç’shpjegim sakat
Bota hap sytë…
Idhulli dhe idili,
Aspirata dhe modeli
në një aritmi demokratike…
Statistika imorale
veshur e ngjeshur me parzemore
me rekuizitë antimorale:
Pozime seks,
tërheqje vëmendje e nxitje joshimi.
Thirrmim: “O njeri, jeto
me gjithë forcën e qenies…
Kupto moshën,
shpleks dhe, në dreq të venë,
virtytet karfosëse,
ngjasuar me pranga të moderuara!”

Ç’modalitet
paskërkan harremet!
Sa të ndritshme
Sulltaneshat, robinjat!…

Sulltanët,
Perandorët,
Mbretërit e formateve
konkavë- konveksë,
Dukët,
Kontët,
Princat,
Kalorësit,
Luanët
Me kë janë planifikuar
të bëjnë orgji sonte?…
Nderi shitet,
Morali shitet,
Turpi s’njihet…
Ndërrohen veshjet trupore
dhe morale,
si kameleonët
lëkurën e tyre laramane.

Nderi po varet
në OSHAFOT,
Varet
në grykë symbyllur,
Fëmijët e tij
zmadhojnë damarët
për ripërtëritje.

*
Shitje mishit ë bardhë
me rrugë kamuflimi,
Efekti dhe afekti
i një shtrese sharlatanësh
për të produktuar qenie njerëzore…
Sa aromë të mirë paskërka
produktori i qenieve!….

Zonjëzat veshur
me të bardha ,
por me zemër
të zezë brenda,
Zotërinj
me modë të moderuar,
por me zemër
e shpirt kurthimi…
Gati të falin gjithçka ,
duke prerë me thikë,
jo vetëm pjesë mishi,
por Toke,
Deti,
Qielli,
Lumi,
Gjithçka që quhet “materie”,
vetëm e vetëm të zotërojë
“EGOJA”,” UNI” =
pushtim kamufluari…

*
Ç ‘tramundanë
pritet të ndodhë?
Globi këmbëpërpjetë
ta shohë veten
dhe ne,
po kokëposhte vetveten.


9. Fundja le të sundojë përmbysja…

Lë të dridhet Andromeda,
Arushat,
planetet,
Le lë të shkrijnë Akullnajat e Antraktidës,
Le të vallëzojë lava
në grykat e Vullkaneve,
Le të shkasin
platformat kontinentale
e të tërmetëzohet gjithçka ,
Vetëm, pasuria “Malnajë” e fituar
me miliona “kombe”
të trukuara hileqarërie
të ketë vetëm lindje
e të tundet
me ninullën më të florizuar…
*
Maltus,
ke qenë i saktë në teorinë tënde,
Por, disa qeshnin,
qesendisnin
për rritjet e tua gjeometrike
për zbulimin e eliminimit…
Gajasen
në komedi tragjiko- komike…

10. Hije-Akull
*
Kënga e sorrës,
krakitjet e korbit të imazhuar
me prezencën e hijes,
preferenca të njerëzve
dhe shteteve të akullt...
*
Mediokriteti gjithmonë
kërkon të jetë violinë e parë...,
pasi i duket vetja
superior mbi Diturinë.
Ka humbur Diogjeni rrugën !
*
Kapitoli sulmohet nga populistët,
Sulmohet e SHENJTA,
Mendjemadhësia s’ka brirë…,
Në këtë situatë convidi,
Ku shpleksen gërsheta,
Ku lakuriqësohet realja,
Ku sfilohet nudo,
Ku ndodhin të pabërat më të mëdha,
Të strukturuara në substrate
Filmash zhylverniste …
Stresimi ia hipi përsipër Kryefjalës,
Nata kalëron përsëprapthi,
Statujat nga sytë e mermertë
nxjerrin lotët ujëvarë,
Mrekullitë e Botës në vaje, ligjërim …
Habiten ca paloanalistë llafazanë
Për pritje festive me kuaj,
Për bisedime ballëpërballë e kukamfshehti...
Diplomaci e shkruar në papirus,
Përsëprapthi, si shkrim arab …
Ekranet gjysmëdije, gjysmëerrësirë…


11. Ah trarët! Ah rrathët !
Dridhen trarët e “shtëpisë” së vjetër,
Lëkundet gjeaonologjia e fisit,
Shëmbet trungu i lisit
për forcim të rrathëve .


12. Çfarë Jargavade!

Në një cep kundron :
Ligësia,
Keqësia,
E shtrëmbërta,
Apokalipsi,
Shtrigat e shtriganët
nën nxitje Satanai…
Duke fërkuar duart
e duke nxitur të dalin shesheve,
Deteve, Qiejve
të thyejnë gjithë “Organogramën”…
e ndërtuar
me djersë e shpirt ,
gjatë gjithë ekzistencës…
Çfarë Jargavade!

Harbimi i gjinisë ,
shthurim i shoqërisë së goditur,
plasdarmim i negatives së rritur...

Disa sillen, sikur s’po ndodh gjë,
sikur kjo sinoptikë e parashikuar
nga fallxhorët e fallxhoret,
pret vijimin e ekzistencës
nga ardhja
e së Mirës, me shtysë rastësie.

13. Ç’nuk bën mendja! …

Ngandonjëherë,
edhe leksiondhënësi botëror
jep shembullin e keq…
Kapitolit të madh, hyjnorit,
I këputen copa të keq imazhi,
Të papara kurrë në ëndërr…
Ç’nuk bën mendja
Dhe atje ku kanë punuar
Me përkushtim mendjet …

14. Amorfe- Amalgamë

Lulet "ngjyrëzeza"
të pranishme
në Kuvendin e lisave shtatvegjël,
mendjeshkurtër,
duke përgatitur ligjërimin kokëfortë
e djallëzues
të së ikurës amorfe - amalgamë...
Katër pikat e horizontit të çekuilibruara…
Nga vinë Erërat e Mbretit Eol?
Nga vijnë sulmet e kërthëta
të prijësit Epaminondë?
Nga farfurijnë mendimet Platoniane?…
Nga vijnë?…

15. Përkufizimi “x”

A mundet Bota të gjej gjallërinë,
me pjesën e saj të vjetër të kokës?
A mundet me të njëjtën ide,
Lëvizje,
Kryevjedhurinë,
Keqsjellje,
Mënyrë,
me këtë temperaturë vëluese lave,
duke përvetësuar
me stile bujarinë
e pasurisë së Tokës?
A mundet të dalë
nga kjo sinoptikë kaotike,
ku e kanë çuar pakmendjet,
dreqmendjet,
turli mendjet ,
sakatmendjet,
verbërmendjet,
çudëmendjet,
çmendjemendjet,
pazarekëqinjmendjet,
dhelpërimendjet,
fluturakëmendjet,
pazaremendjet,
turfullimmendjet?…

Fjalëmania - plagë,
Veprim i torturtë,
Një ditë me muzg të plumbtë.

* 16. Përkufizimi “y”

Mentalxehtët,
Mentalshkalët,
Mentalhakërruarit,
Mental larguarit
nga aftësie trunore…
Mental+lagurit,
Mentalkeqësirat,
Mentalshpëlarët?!…
Infiltrimi në pjesëzë
i "sëmundjes" së shthyrjes,
prish e infekton
gjithë Kurorën ngjyrore...

17. Epilog me oda:
“A pritet Agu?...”
*
Sytë,
stacione pritëse të bardha,
të zeza,
pavarësisht nga ngjyra,
varur nga reja.


Sa gjuhë e ëmbël
kjo e fisit të pemëve:
Vesë,
Dridhje e lehtë,
Çelnim!
Shmang
çdo dhimbje..

Përflitet për gjakun e marrë,
Sulmim ngaj krekosjes,
zvarritjes false…
Mentaliteti vritet
nga Pjesën e Bardhë.

Ç ‘këngëron
ky burim i ri i kërkuar ,
Sistem i ri mendimi me prurje
nga dalja deri në rrjedhje
A ngjan rrugëtimi:
Jetë… Jetë , pa Vdekje?
*

Ndrit syri i ditës
Mbi rrashnaltën e Ëngjëllit,
Ylberi shkel syrin shtangjyrësh.


06.01.2021


*I përfshirë në librin “PRESJA E HABITUR” I AUTORIT .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Fjongo e zezuar në skeptrin e GLOBIT" nga KRISTAQ F. SHABAN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krijime nga Shaban Cakolli
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» JU NJOHIM ME POETIN DHE PUBLICISTIN SHABAN CAKOLLI
» PARODI
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: