Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Një dyzinë politikanë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka

Male
Numri i postimeve : 63
Age : 69
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Një dyzinë politikanë Empty
MesazhTitulli: Një dyzinë politikanë   Një dyzinë politikanë EmptyWed Dec 23, 2020 10:58 pm

Lutfi coka/Po vuajmë nga vetëkënaqësia !
Kur do të zgjohemi? Kur do t’i përvishemi realitetit? Kur do bëhemi të hapur me veten
tonë dhe me njerëzit? Kur do t’i përballojmë problemet tona me guxim?
Vijojmë t’na vijë keq kur kritikohemi, ta duam pa masë lavdërimin, të lëkundemi para lëvdërimit, t’i fshehim plagët tona, t’i varrosim gabimet tona, refuzojmë t’i pranojmë problematikat dhe të këqijat tona; vijojmë të kemi politikanë që, hedhin lumë kritikash mbi njëri-tjetrin, zyrtarë asnjëri prej të cilëve nuk e pranon përgjegjësinë, por ia hedh atë natyrës, shirave, erërave, maleve dhe luginave, madje ia hedhin topin në rrjetë të tjerëve dhe kërkojnë që të sajojnë një prérje, që ta ekzekutojnë në sytë e masës; teksa ,pjesa tjetër e botës i diskuton çështjet e veta nën kupolën e parlamentit, madje edhe presidenti i vendit më të madhit në botë i thotë popullit të tij: “U kërkoj ndjesë, u kërkoj ndjesë”.

Nuk po na bën dobi as feja dhe as asnjë kulturë. Shoh dijetarët dhe çdonjërin e gjej të vetëkënaqur duke i thurur lavdi vetes së tij. Ulem me tregtarët dhe çdonjëri e mendon veten e tij si një dhuratë nga Zotit për kombin . Ulem me fiset dhe çdonjërin prej tyre e gjej duke kënduar himnet e guximit dhe flijimit, me të cilat kanë për qëllim luftërat rebele dhe plaçkitëse të kohës para unifikimit , nën udhëheqjen e komandantit të revolucionit. Pedagogët dhe publicistët tanë janë strehuar në kulla të fildishta, të gjithë kemi rënë në vetëkënaqësi, çdonjëri nga ne ka marrë drejtimin përbrenda vetes!?…
Kur hyn tek një nëpunës dhe do ta komplimentosh me një konsideratë e t’ia fitosh vëmendjen me nja dy fjalë, ai ta kthen me një ligjëratë serioze dhe të rrjedhshme, duke folur mbi arritjet e tij teorike personale dhe nismat e tij fantazmë!?...

Shumica e dijetarëve të ankohen, se njerëzit janë larguar dhe se masa e gjerë tani nuk e njeh pozitën e të kualifikuarve (si veten e tyre), dhe as vendin e dijetarëve (si personin e tyre)...

Në mesin tonë nuk gjen dikë, që të bëjë publike përgjegjësinë e tij kundrejt gabimit të ndodhur apo anomalisë së ngjarë... Media në botën tonë ka marrë përsipër të shfajësojë, të justifikojë dhe t`i thurë himne arritjeve, për të cilat na ka zili vetë Europa, me të cilat është mahnitur Kongresi Amerikan, ka mbetur me gisht në gojë Kremlini dhe janë çuditur Tigrat e Azisë...

Kemi alergji nga kritika, të cilën e refuzojmë dhe s’e pranojmë, ndërkohë që shpallim si armik këdo që kritikon. Shkriftohemi nga lavdërimi, sheqerosemi nga lëvdërimi dhe drogohemi nga komplimentimi. Kushdo na falënderon, lavdëron dhe na bën himne, është i dashuri jonë!?... Masa jonë e gjerë lavdinë e fisit cicëron me himne të të parëve u këndon... Publicistët në përgjithësi ngacmojnë simbolet e shoqërisë, eprorët, dijetarët, ministrat dhe intelektualët, pasi e gjejnë lavdinë në akuzat që u hedhin këtyre të fundit, në kryqëzimin e këtyre kundërshtarëve në dërrasën e vdekjes...

- Në fakt, këtë nuk po e them për ta fshikulluar veten, por e them pasi është një realitet dhe duke qenë se jam vënë në kontakt me të gjitha shtresat e shoqërisë e kam ndenjur me ta. Unë, që s’jam veçse një prej tyre, jam prekur nga e njëjta sëmundje që i ka prekur edhe ata. Duam të na puthin kokën, të na drejtohen me komplimente. Nga ana tjetër zemërohemi, nëse emrat na zhvishen nga titujt.

Kështu bëri në fakt edhe pjesa tjetër e botës... Ata i thërrasin titullarët e tyre vetëm në emër, kurse tek ne të pi e zeza ,atë ditë kur t’ia zhveshësh ndokujt titujt e tij shkencorë apo të trashëguar.


Ne e mbulojmë plagën, por nuk e kurojmë atë, e fshehim anomalinë por nuk e ndreqim atë, e groposim gabimin, por nuk i dalim në ballë atij.

Nuk kam arritur ta dëgjoj ndokënd, ndonjë ditë, që të kërkojë falje apo të thotë: “Unë jam përgjegjës për atë që ndodhi”.

Prandaj dhe gabimet tona do vijojnë, sepse fillimi i ndreqjes është pikërisht pranimi i gabimit.

E pra ne jemi më të mirët që kemi kalëruar, që kupën e vdekjes e kemi kapërdirë, që ngjarjet i kemi memorizuar dhe në kënde kemi qëndruar, ndërsa të tjerët nuk na provokojnë edhe pse janë ngjitur në sipërfaqen e hënës, kanë arritur në Mars, kanë mësyrë tabanin e oqeanit ose e kanë lulëzuar jetën e tyre të kësaj bote, pasi ata nuk janë veçse shurdhët e detit, që kurrë nuk mund të jenë si ne në origjinë dhe heroizma, sepse ne e kemi ruajtur trashëgiminë tonë të lashtë, mokrën, vazon, lahutën, sëpatën, rrotën e drunjtë dhe leqen; bravo na qoftë, bravo!?...

Zoti na i eliminoftë kurthet që bota bën kundër nesh; do vijojmë të lutemi kundër amerikanëve, evropianëve, japonezëve, kinezëve dhe koreanëve; që na paskërkan ngritur pusi, nga inati dhe xhelozia.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një dyzinë politikanë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: