Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Inkursion poetik në Itali"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:42 pm

Nga kontaktimet e Lidhjes sw Krijuesve “PEGASI” Albania

Inkursion poetik



Një vizitë e anëtarëve të Lidhjes “Pegasi” në vendin e Dantes,
REPORTAZH




Nga Ligor Shyti, poet , shkrimtar, W.P.S



Një grup krijuesish të Lidhjes “Pegasi” nga qyteti i Përmetit prej katër vetë, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj zoti Lumo Kolleshi, nga data 27 Nëntor deri në 2 Dhjetor 2007 kryen një vizitë miqësore në Qytetin e Mottolas, Provinca e Tarantos-Itali, me ftesë të artistit dhe Piktorit të njohur z. Giovanni Rogante.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:43 pm

Pas një udhëtimi të këndshëm nga Vlora në Brindisi me anijen e trasportit udhwtar “Agudimos”, u pritën në stacion nga vajza e zotit Rogante, Paola Rogante, e cila na shoqëroi deri në Mottola, për t’u akomoduar më pas në vilën “Petruscio”. Atë mbrëmje zoti Rogante, i cili kishte përgatitur dhe planifikuar në detaje programin e qendrimit tonë atje për një javë, na ftoi në shtëpinë e tij dhe na njohu me të gjithë të afërmit e familjes. Atë natë, patëm rastin të takohemi me gruan e tij Jolanda, me dy vajzat: Paola e Klaudia, dhëndurët e tij dhe nipin, ditë kjo që koencidoi me 40 vjetorin e martesës së tyre. Pas prezantimit me ta dhe njohjen me anëtarët e grupit, zoti Giovanni, me sportivitetin e tij karakteristik dhe humorin e zakonshem, na tha se ndodheshim në shtëpinë e tij në një ditë të veçantë, në përvjetorin e martesës së tij dhe kjo u jepte shumë kënaqësi çiftit Rogante. Më pas, pas urimit të mirëseardhjes dhe impresioneve tona të para, na njohu me programin që do të ndiqnim gjatë ditëve në vazhdim dhe takimet e vizitat në qytetin e Mottolas dhe Taranto. Pas një darke të këndshme të gatuar me ushqime tradicionale nga zonja Jolanda, u çlodhëm në vilën e rehatshme dhe komode në periferi të qytetit, vila “Petruscio”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:44 pm

Dita e dytë filloi me një takim të përzemërt me Kryetarin e Bashkisë së qytetit të Mottolas, avokatin e njohur Giovanni Quero, i cili, për më shumë se një orë ndërpreu aktivitetin dhe na priti në zyrën e tij së bashku me personelin e Bashkisë. Vlen për t’u theksuar se takimi me zotin Quero la mbresa të paharrueshme për të dy palët. Nga njera anë, zoti Quero u njoh me disa elemente të kulturës, traditës shqiptare, që më parë nuk i kishte njohur, duke ia bërë ne present nëpërmjet fjalës së zotit Lumo Kolleshi dhe zotit Dhimitër Miti. Në këtë takim të përzemërt krijuesit përmetarë të Lidhjes “Pegasi” patën rastin t’i flasin shkurtimisht për krijimtarinë e tyre dhe, me këtë rast, i dhuruan edhe zotit Quero pjesë nga krijimtaria e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:45 pm

Pas një rezymeje të shkurtër që i bëri zoti Rogante, i cili na shoqëronte në atë takim, zoti Quero u njoh me kulturën tonë, artin përmetar dhe traditat. Zoti Rogante i foli për mikpritjen shqiptare, për besën, bujarinë që ai i kishte hasur në vizitat e tij. Më pas zoti Quero, i entuziazmuar nga ky takim i përzemërt dhe fakti që nuk e kishte njohur më parë vendin tonë, u shpreh se në një të ardhme të afërt do të planifikonte një vizitë në qytetin tonë për t’u njohur me vlerat dhe njerwzit e këtij vendi. Pas një bisede të ngrohtë dhe miqësore, shoqëruar me fotot e çastit, shoqëruar nga N/Kryetari i Bashkisë, u larguam nga ky takim me përshtypjet më të mira. Vlen për t’u theksuar se përtej respektit dhe bujarisë së treguar nga Kryetari i Bashkisë dhe personeli i administratës, na ra në sy një fakt shumë domethënës. Të gjitha mjediset e Bashkisë, korridoret, sallonet, zyra e Kryetarit të Bashkisë, ishte e shoqëruar me piktura, banderola dhe vepra të artit Mottolez, e veçanërisht piktura të ekspozitës së drejtuar nga vetë zoti Rogante. Gjatë bisedës me zotin G. Quero, mësuam se Bashkia e atij qyteti dhe vetë zoti Quero ishin shumë të interesuar dhe të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:46 pm

përkushtuar për promovimin e vleravetë artit dhe kulturës së asaj treve dhe Italisë në Përgjithësi. Për organizimin e aktiviteteve kulturore, artistike e letrare, bashkia e qytetit shpenzonte një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj të buxhetit. Pas një vizite me makinë nëpër qytetin e Mottolas dhe drekës së shijshme në një nga lokalet më të njohura të qytetit, u mbyll dita e dytë e takimit. Në mbrëmje bëmë një vizitë në Bibliotekën e qytetit të Mottolas, Drejtoresha e së cilës na priti me kënaqësi të veçantë, duke na lënë një takim ditën e nesërme me disa nga krijuesit më të spikatur të qytetit të Mottolas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:47 pm

Ditën e tretë e filluam me një vizitë në qytetin e Tarantos. Zoti Rogante na shoqëroi nëpër disa nga vlerat më në zë të këtij qyteti. Vizituam urën metalike që lidh dy pjesët e qytetit të këtij porti detar, një nga portet më të mëdhenj të Italisë. Vizituam zonën turistike buzë detit, monumentet historike dhe fetare dhe, më pas, patëm rastin të vizitojmë një nga supërmarketet më të mëdha të qytetit. Gjatë kthimit për në Mottola, patëm rastin të bëjmë një qëndrim të shkurtër në Uzinën e Çelikut, një nga më të mëdha të Europës, një pjesë të jetës së tij kishte kaluar në këtë uzinë edhe zoti Rogante si nëpunës. Në mbrëmje patëm rastin të takohemi me disa krijues të qytetit të Mottolas, ku mbresa të veçanta na la biseda me shkrimtarin dhe poetin e njohur Pasquale LENTINI, i cili me kapacitetin e tij, vlerat letrare, krijimtarinë dhe oratorinë e tij na foli gjatë për jetën dhe veprën e tij. Në atë takim patëm rastin të njohim një poet të shquar të jugut italian, i cili, në karierën e tij kishte shkruar mbi 32 vepra letrare, historike e gjuhësore. Ishte i vetmi autor italian që kishte shkruar gjenezën e familjeve mottoleze dhe origjinën e tyre. Autor i shumë studimeve gjuhësore e historike, ku një vend të veçantë zinte studimi historik mbi Garibaldin dhe veprën e tij. Në bisedën e tij zoti Lentini na përmëndi zbulimet e tij në lidhje me folklorin dhe mitet, ku ndër të tjera në foli për “Zanat”, dhe këtë e lidhi me origjinën e tyre nga gjuha shqipe. Më pas na foli për disa nga veprat e tij në poezi, për vëllimin e tij të tuitulluar “Në Taranton Antike” dhe një tjetër vëllim të cilin ai e lidhte me një moment të vështirë të jetës së tij “Eremo del mio Soggiorno” “Strehë e vetmuar e qëndrimit tim”, ku autori i kishte mbijetuar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër dhe, pasi kishte humbur shpresat, u kthye përsëri në jetë dhe po me kaq pasion iu kthye edhe krijimtarsë së tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:47 pm

Pas një bisede të ngrohtë dhe miqësore me zotin Lentini dhe miqtë e tjerë mottolezë, foli edhe z. L. Kolleshi, i cili u bëri prezent një pjesë të krijimtarisë së tij dhe krijuesve të “Pegasit” në përgjithësi. Nga miqtë italianë u vlerësua shumë niveli artistik dhe njohuritë e prezantuara nga Sekretari i Lidhjes zoti Lumo Kolleshi për artin në përgjithësi dhe letërsinë italiane në veçanti. Në takim u fol për krijimtarinë e ndërsjelltë dhe dëshirat e të dy palëve për njohje të mëtejshme të të dy vendeve dhe krijimtarisë letrare të krijuesve tanë. Vlen pwr t’u përmëndur se përtej prezantimit tonë gojor dhe informacionit që ne paraqitëm në atë takim në gjuhën shqipe për krijimtarinë tonë letrare, u ndie e domosdoshme prezantimi i krijimtarisë sonë në gjuhën italiane, pra, botimi i veprave të krijuesve të “Pegasit” në gjuhë të huaj për të cilën krijuesit italianë treguan interes të veçantë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:48 pm

Dita e katërt e vizitës sonë atje filloi me një vizitë në një nga shkollat e ciklit të ulët në qytetin e Mottolas. Dy prej anëtarëve të ekipit tonë, zoti Lumo Kolleshi dhe Dhimitër Miti ishin me profesion mësues dhe si të tillë, nga zoti Rogante u planifikua një vizitë në një nga shkollat më të njohura të qytetit. Për cilindo që do të bënte një vizitë në atë shkollë, do të ishte një kënaqësi e veçantë. Pa folur për komoditetin e nxënësve, rregullin, mjedisin dhe bazën materiale në të cilën zhvillohej mësimi në atë shkollë, mund të themi pa ndroje se prej asaj vizite dolëm me mbresa të veçanta. Ishte një shkollë model ku njeriu, aq më tepër ne shqiptarët kishim se ç’të mësonim. Që në hyrje të shkollës na priti Drejtoresha e shkollës, e cila na shoqëroi për më shumë se një orë në pjesën më të madhe të klasave të ciklit të ulët, duke pasur një komunikim të ngrohtë dhe miqësor si me mësuesit ashtu edhe me nxënësit. Vajtja jonë atje, u konsiderua një nder për kolektivin e mësuesve dhe ata më kënaqësi pranuan të ndërprisnin mësimin për pak minuta dhe fokusuan vëmendjen e nxënësve në vizitën e një grupi krijuesish nga qyteti i Përmetit –Albania.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:48 pm

Gjatë asaj vizite na ngelën shumë gjëra në kujtesë, që nga veshjet e nxënësve, pastërtia, lirshmëria në komunikim, disponibiliteti i nxënësve dhe mësuesve për të përvetësuar sa më shumë programin mësimor, por dy nga impresionet e veçanta që mundëm të fiksojmë veçanërisht gjatë asaj vizite, nuk mund të anashkaloheshin nga ne. E para, në ato klasa, ku në shkuam të takoheshim e të bashkëbizedonim me nxënësit, na bëri përshtypje aspekti social. Brenda një klase me jo më shumë se 15 nxënës, kishte edhe fëmijë me aftësi të kufizuar, të cilët, sipas shpjegimeve që na bëri mësuesja e tyre, studionin së bashku në një klasë me shokët e tyre, por, nga ana e shtetit dhe e Drejtorisë së shkollës, u ishte caktuar një mësues ose mësuese që punonte vetëm me ta dhe i ndihmonte të asimilonin programin. Përshtypja e dytë, ishte metodika e të mësuarit. Pas një komunikimi të ngrohtë që krijoi për disa çaste z. Lumo Kolleshi, për të njohur më tepër anën humane dhe njerëzore tëk nxënësit, mësuesi i tyre për një çast i pyeti: “A e dini me kë kufizohet nga ana lindore qyteti ynë?” Nxënësit u përgjigjën: “Po, me qytetin e Tarantos!” “Po, më tej Tarantos, kush është?” “Brindisi!” U përgjegjën nxënësit. “Po mbas Brindisit?” “ Deti Jon!, deti Adriatik” u përgjegjën nxënësit. “Po nga ana tjetër e detit, kush ndodhet?” Nxënësit heshtën dhe s’dinin si të përgjigjeshin. Atë çast ndërhyri mësuesi, një njohës i mirë i Shqipërisë dhe mik i shqiptarëve, i cili u shpjegoi se matanë detit Adriatik dhe Jon ndodhet Albania, vendi nga i cili kanë ardhur miqtë tanë krijues. Më pas i pyeti ata nëse kishin dëshirë ta njihnin atë vend kur të rriteshin. Për ne ishte kënqaësi e madhe që një mësues përdori tek nxënësit e ciklit të ulët një metodë kaq të thjeshtë dhe praktike për t’i njohur ata me një vend gjeografik, të cilin ata akoma nuk e kishin në program.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:49 pm

Dita e pestë filloi me një vizitë në qytetin e Tarantos, qytet që na la impresione të veçanta për nga bukuria dhe vlerat muzeale të qytetërimit italian. Atë paradite, patëm rastin të vizitojmë një nga libraritë më të mëdha të jugut të Italisë, librari “Filippi” e krijuar në vitin 1910, ku na bëri përshtypje të madhe shërbimi i elektronik dhe gatishmëria e personelit, të cilët, kur e morën vesh se ishim krijues në fushën e letërsisë, na respektuan veçanërisht dhe na gjetën menjëherë librat që kërkuam. Në atë librari mund të gjeje gjithçka nga letërsia italiane dhe ajo botërore, me përjashtim të librave shqip. E dhimbshme, por e vërtetë.

Mbrëmja e fundit u organizua nga zoti Giovanni Rogante në shtëpinë e tij me miqtë e familjes dhe të ftuarit për nderin tonë. Në atë mbrëmje, zoti Giovanni luajti për ne muzikë në piano dhe ngritëm dolli sipas traditës shqiptare. Në fund, zoti Lumo Kolleshi shprehu falenderimet tona për mikpritjen, bujarinë dhe shoqërimin që na bëri zoti Rogante gjatë ditëve të qendrimit tonë atje, veçanërisht sherbimet në restorantet më të mira të qytetit dhe akomodimin në vilën “Petruscio”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" EmptyWed Jul 28, 2010 1:49 pm

Të nesërmen në mesditë, pas përcjelljes që na bëri personeli i vilës dhe falenderimet tona, u nisëm drejt Brindisit për t’u nisur drejt vendit tonë për në qytetin e Vlorës. Një vizitë që hodhi hapat e para të bashkëpunimit midis dy vendeve, midis artistësh dhe kriuesish, një vizitë që në të ardhmen do të zgjerohet më tej. Një vizitë e anëtarëve të Lidhjes “Pegasi” në vendin e Dantes, që nga dita në ditë po merr një shtrirje të gjerë në shumë vende të botës, duke konkretizuar lidhjet, shkëmbimin e eksperiencave, traditave, kulturave dhe që në të ardhmen do të zgjerohet akoma më shumë.





dhjetor 2007.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Inkursion poetik në Itali" Empty
MesazhTitulli: Re: "Inkursion poetik në Itali"   "Inkursion poetik në Itali" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Inkursion poetik në Itali"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)
» NJË AKTORE SHQIPTARE QË ARRITI MAJAT E KINEMATOGRAFISË ITALI
» "KUNDRIMI POETIK NË DY PAMJE"nga Kristaq F. Shabani
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» cikël poetik nga Hysen Këqiku

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: