Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi

Shko poshtë 
+10
adonis
xhiti
Andi Ballshi
rrimtaf
Delia
haxhiu
zeriatdheut
Sema
Sofra
Mirushe
14 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sema
Fillestar/e
Fillestar/e
Sema


Numri i postimeve : 12
Registration date : 08/06/2008

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Feb 24, 2009 4:45 am

Material mjafte i mire Mirushe,une te falenderoje perzemersisht per kohen qe mere te sjellesh ne forum.

Nese ndonjeri nga moderatoret mund ta pasuroje kete teme me ndonje fotografi nga demostratat e vitit 68 do te ishte mire per temen sidhe lexuesit. Edhe nje here te faleminderit Mirushe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 37
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Feb 24, 2009 4:51 am

Sema shkruajti:
Material mjafte i mire Mirushe,une te falenderoje perzemersisht per kohen qe mere te sjellesh ne forum.

Nese ndonjeri nga moderatoret mund ta pasuroje kete teme me ndonje fotografi nga demostratat e vitit 68 do te ishte mire per temen sidhe lexuesit. Edhe nje here te faleminderit Mirushe.

Lexim te kendshem Sema, eshte propoziom me vend Sema nese ndokush nga Adminet apo moderatoret do te vendosnin disa foto neper tema do te ishte shume me e plote tema gjithashtu edhe lecuesit do te kishin nje imagjinate me te plote gjate atyre viteve.


Protesta që u shndërrua në demonstratë




Nga kush mori udhëzime Faik Mustafa se si duhej të organizoheshin demonstratat dhe çfarë do të duhej kërkuar në to? Cilat ishin ngjarjet që u paraprinë demonstratave të Tetovës? Çka u konsiderua si akti kulmor i demonstratës në Tetovë?
Herën e fundit, grupi u takua më 27 nëntor të vitit 1968 në shtëpinë e Faik Mustafës. Në këtë takim u diskutua dhe u bë plani për organizimin e demonstratave në Tetovë, në Gostivar, në Kumanovë, në Shkup dhe në qytete të tjera shqiptare në maj të vitit 1969. Por, ky plan ndryshoi meqë demonstratat në Kosovë u organizuan pikërisht në këtë natë, kur ky grup nuk dinte gjë fare dhe sapo kishte filluar të diskutonte për këtë çështje. Nga ajo natë, Grupi nuk ishte mbledhur dhe nuk kishte shqyrtuar çështjen e demonstratave, ndonëse Faik Mustafa shkëmbeu letra me Agim Jakën dhe me Ibrahim Rudin nga Gjakova, nga të cilët, gjatë muajit dhjetor 1968, mori udhëzime se si duhet të organizoheshin demonstratat dhe çfarë do të duhej kërkuar në to. Mirëpo, meqë nuk ishin bërë përgatitjet paraprake propagandistike, organizimi i demonstratave u la për më vonë.

Ngjarjet që u paraprinë demonstratave të Tetovës
Më 27 nëntor të vitit 1967, Shefit Pollozhani nga Struga, bashkë me Sejdi Llogën, Olloman Selën dhe Xhevat Lenën, ngritën flamurin kombëtar, shkruan parullat: “Rroftë 28 Nëntori!”, “Rroftë populli shqiptar!” dhe “Rroftë Shqipëria!”. Ky grup, në mënyrë ilegale, festoi edhe festën e 28 Nëntorit. Një vit më vonë, Festën Kombëtare e festuan edhe dy grupe të rinjsh në Gostivar: Zydi Bilalli, Shaip Bilalli dhe Naim Bilalli nga Çegrani dhe Hysen Hasani nga Forina e Gostivarit. Ata, në vigjilje të Festës Kombëtare, bashkë me disa të rinj të tjerë, u tubuan në lokalet e Shkollës Fillore, ku ngritën flamurin kombëtar dhe kremtuan këtë datë historike. Në të njëjtën natë, në fshat ishin shkruar edhe parullat me tekstin “Rroftë 28 Nëntori!”.
Një grup tjetër arsimtarësh nga Gostivari, në përbërje: Jusuf Dalipi, Xhavit Muharremi, Ymer Ymeri, Mustafë Rushiti, Refik Dauti, Flora Muharremi dhe Jamin Nuredini, mori vendim, po ashtu, që të kremtojë 28 Nëntorin. Vendimi u mor më 27 nëntor të vitit 1968, domethënë në vigjilje të festës, dhe më 28 Nëntor. Atë ditë, para dreke, Jusuf, Dalip e Xhavit Muharremi, Imer Imeri dhe Refik Dauti, e vendosën flamurin në veturë dhe parakaluan nëpër fshatrat Gajre, Forinë dhe Çegran. Mandej u kthyen në qytet, prej ku sërish u nisën dhe shkuan në drejtim të kundërt, në fshatin Debresht. Prej aty u kthyen në Gostivar dhe, pas dreke, Jusuf Dalipi, Jamin Nuredini, Refik Dauti, Mustafë Rushiti dhe Ymer Ymeri, me flamur në veturë, shkuan në Mavrovë, 18 kilometra larg Gostivarit. Aty hynë në restorantin e “Haneve të Mavrovës” dhe vendosën flamurin mbi tavolinë. Në këtë motel qëndruan rreth një orë dhe mandej u kthyen në Gostivar, ku arritën rreth orës 18:30 minuta. Prej këtu, Xhavit Muharremi dhe Flora Muharremi, me veturë ku ishte flamuri, u kthyen në fshatin Vërtok.
Në Tetovë, pikërisht në fshatin Poroj, në nëntor të vitit 1968, dita e shkollës fillore u kremtua me emër të ri “Skënderbeu”. Kjo kremte qe madhështore, por edhe policia qe përgatitur mirë dhe pritej vetëm ndonjë ekses dhe provokim i vogël që të kalojë në veprim. Emri i kësaj shkolle ishte ndërruar me iniciativën e Beqir Berishës, ish-këshilltar i arsimit, dhe ishte realizuar me angazhimin e drejtpërdrejtë të Servet Koxhaxhikut, mësues në këtë fshat. Ndërrimi i emrit u bë me rastin e kremtimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Me iniciativën e Beqir Berishës punohej edhe në ndërrimin e emrave të dy shkollave të tjera. Në fshatin Shipkovicë kërkohej që shkolla fillore “Jeta e re” të merrte emrin “Lidhja e Prizrenit”, me rastin e 90-vjetorit të kësaj ngjarjeje, ndërsa në fshatin Grupçinë propozohej që shkollës fillore “Zheden” t’i ndërrohej emri në “Kongresi i Manastirit”, që përkonte me 60-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të gjuhës në Manastir. Derisa drejtori i shkollës së Shipkovicës, Nexhbedin Neziri, e kishte dhënë propozimin me shkrim në organet përkatëse të Komunës, drejtori i shkollës së Grupçinit, Muhamet Munishi, spiun i përbetuar i policisë maqedonase, e kishte njoftuar në mënyrë të hollësishme policinë për rrjedhën e kësaj çështjeje. Para ngjarjeve të Gostivarit dhe para demonstratave në Kosovë, në Tetovë, më 18 tetor 1968, u bë bojkotimi njëditësh i mësimit të nxënësve shqiptarë të Gjimnazit të Tetovës. Ata kërkonin hapjen e paraleleve shqipe, propozim ky që ishte dhënë një vit më parë e që ishte përkrahur e miratuar nga Kuvendi Komunal i Tetovës Mirëpo, forcat shoviniste maqedonase e pengonin sendërtimin e tij. Këtë ngjarje, të gjithë faktorët politikë dhe shtypi jugosllav, e karakterizuan si një nga aktet më të rënda të marrëdhënieve ndërnacionale në komunën e Tetovës dhe në Republikën e Maqedonisë. Me këtë rast u formuan komisione për hetime. Në Gjimnaz erdhën delegacion pas delegacioni, u bënë mbledhje pas mbledhjeje, por synimi pjesërisht u realizua. Kërkesa e nxënësve për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe u plotësua vetëm pas dy ditësh. Më 20 tetor filloi punën paralelja shqipe.

Incidenti me flamurin dhe provokatori maqedonas
Në muajin nëntor të vitit 1968, Kuvendi Republikan i Maqedonisë, formalisht, kishte miratuar përdorimin e “lirë” të flamujve të kombësive, ky hynin edhe shqiptarët. Meqë flamuri nuk u ngrit dhe nuk u përdor askund gjatë festës së 29 Nëntorit – “Ditës së Republikës së Jugosllavisë”, shqiptarët filluan të blejnë flamuj nëpër shitore dhe të përgatiteshin t’i përdornin gjatë kremtes fetare – Bajramit, që ishte afër.
Në mbrëmjen e 19 dhjetorit, në vigjilje të kremtes së Bajramit, flamujt shqiptarë u ngritën në disa xhami të qytetit të Tetovës. Në Xhaminë e Sahatit, e cila gjendet në qendër të qytetit, flamurin në minare e vendosi Murtezan Murtezani, vëllai i Mehmetriza Murtezanit – Gegës, personalisht me porosi të të vëllait.
Në Xhaminë e Vjetër (Eski Xhamia), flamurin e vendosi Abdullah Jusufi. Ndërsa, në Xhaminë e Pashës, flamurin e ngriti Haqif Ferati. Flamuri u ngrit edhe në disa shtëpi private dhe në disa dyqane. Masa për këtë ishte përgatitur nga Mehmetriza Murtezani – Gega. Ai, në Xhaminë e Sahatit, më 28 Nëntor, i foli masës për këtë festë, duke i propozuar masës të bëjë lutje për dëshmorët e atdheut.
Maqedonasit ishin revoltuar me ngritjen e flamujve shqiptarë gjithandej qytetit të Tetovës, prandaj përgatitën një skenar provokues. Në orët e mbrëmjes, të datës 22 dhjetor 1968, shovinisti maqedonas, Sreçko Janeski, grisi flamurin kombëtar, të ngritur në dyqanin e Ismail Spahiut, në qendër të qytetit. Njerëzit që ishin aty pranë reaguan kundër këtij provokatori. Masa filloi të tubohet dhe të bëhet gjithnjë më e madhe. Provokatori, Sreçko Janeski, nxori revolen dhe ia drejtoi masës duke u zmbrapsur në lokalet e “Hotel Makedonija”. Protestuesit shqiptarë thyen xhamat e hotelit dhe u futën në lokalet e tij, por së shpejti arriti policia, e cila e mori në mbrojtje provokatorin shovinist. Më të dalluarit në këtë reagim ishin mjekët Harun Jakupi dhe Mahmut Bajraktari, si dhe arsimtarët Selajdin Hyseini dhe Abdullah Kalishta.

Protesta u shndërrua në një demonstratë të fuqishme
Të nesërmen, më 23 dhjetor, protesta u shndërrua në një demonstratë të fuqishme. Organizatorë të saj të drejtpërdrejtë ishin: Faik Mustafa, Ramadan Sinani, Ismail Emini dhe Hysniqemal Merxhani, të cilët shkruan parullat dhe dhanë kushtrimin për fillimin e demonstratës. Ndër parullat kryesore ishin: “Rroftë Fadil Hoxha!”, “Poshtë shovinizmi maqedonas!”, “Kërkojmë hapjen e Universitetit të Kosovës!”, “Kërkojmë përdorimin e lirë të flamurit kombëtar!”, etj. Diçka para orës 11:00, demonstruesit ishin tubuar para dyqanit të provokatorit Sreçko Janeski. Masa ishte bërë shumë e madhe. Ndërkohë kishin ardhur edhe shumë fshatarë nga rrethina e Tetovës, në tubimin e të cilëve kishin kontribuar në mënyrë të posaçme Sali Bakiu nga Reçica dhe Ismail Saliu nga Gradeci. Demonstrata filloi në orën 11:00. Me angazhimet e tyre, në mënyrë të veçantë, u dalluan: Sejfullah Zylbeari, Jakup Leka, Hamit Saliu, Nexhbedin Neziri, Neshat Zylbeari, Gafur Zylbeari, etj. Demonstruesit u nisën nga qendra e qytetit të Tetovës.
Së pari iu drejtuan selisë së Komitetit Komunal të Lidhjes Komuniste, në ndërtesën e të cilit u futën demonstruesit, duku hyrë madje edhe nëpër zyrat e tij. Këtu u dallua në mënyrë të veçantë nxënësi i gjimnazit, Hamit Saliu, i cili e shpaloi flamurin kombëtar në dritaren e një zyre në katin e tretë të Komitetit të Partisë Komuniste. Prej këtu demonstruesit u kthyen në qendër të Tetovës dhe prej atje iu drejtuan Sekretariatit për Punë të Brendshme, UDB-së, duke kaluar gjithnjë nëpër rrugët kryesore të qytetit. Para ndërtesës së UDB-së demonstruesit qëndruan një kohë të gjatë duke kërkuar lirimin e të burgosurve, sepse demonstruesit ishin informuar se, tashmë, ishin të burgosur shumë shqiptarë. Demonstruesit, sërish, u kthyen në qendër të qytetit, ku qëndruan një kohë të gjatë duke brohoritur parulla për barazi kombëtare. Në orët e vona të pasdites, në qendër të qytetit, ishte tubuar një masë e madhe prej më se 20.000 vetash, e që shtohej gjithnjë. Krahas masës filluan të vijnë edhe përforcime të policisë speciale nga Shkupi dhe nga qytetet e afërme, të cilët e bënë masën e demonstruesve gjithnjë më të padurueshme dhe më agresive.
Në atmosferën e këtij entuziazmi të madh të demonstruesve, kur në qendër të qytetit dëgjoheshin vetëm brohoritje të ndryshme, djaloshi 20-vjeçar, Shifajet Fetahu, hipi në shtyllën gjashtë metra të lartë metalike dhe e ngriti flamurin kombëtar, për të parën herë që kur kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore. Ngritja e flamurit para kësaj mase të madhe njerëzish qe akti kulmor i kësaj demonstrate. Pas pak kohe, një i porositur nga ana e qeverisë maqedonase, u paraqit në një dritare të një ndërtese dhe nëpërmjet megafonit iu kërcënua masës se brenda disa minutash do të fillojë ora policore dhe intervenimi i policisë. Demonstruesit reaguan rreptë, por, pas disa minutash, meqë demonstruesit e kishin bërë të veten, filluan të largohen dhe në këtë mënyrë përfunduan demonstratat dyditëshe, më 22 dhe 23 dhjetor 1968, në Tetovë.

* Cila ishte rëndësia historike e demonstratave të Tetovës?
* Si u bënë burgosjet masive në Tetovë dhe të shumë veprimtarëve edhe në Strugë, në Shkup, në Gostivar e në Kërçovë?
* Kush dhe si organizoi demonstratë në Ulqin më 11 qershor 1969?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 37
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Feb 24, 2009 4:52 am

Rëndësia historike e demonstratave te Tetoves




Demonstratat e Tetovës aktualizuan çështjen e flamurit kombëtar shqiptar në nivel të Federatës jugosllave dhe së shpejti u miratua vendimi që ai të përdoret zyrtarisht në të gjitha festat, ndonëse këtë vendim Maqedonia nuk e përfilli deri në vitin 1975. Si u bënë burgosjet masive në Tetovë dhe të shumë veprimtarëve edhe në Strugë, në Shkup, në Gostivar e në Kërçovë? Kush dhe si organizoi demonstratë në Ulqin më 11 qershor 1969?
Me qëllim të marrjes së masave sa më të rrepta kundër shqiptarëve, të shtimit të terrorit shtetëror, si dhe të kthimit të situatës parabrioniane në Kosovë dhe në të gjitha viset e tjera shqiptare, qeveritarët maqedonas glorifikuan shumë qëllimin e demonstratave. Ata demonstratat i paraqitën si "armiqësore" e më kërkesa irredentiste për bashkim vertikal të shqiptarëve në Jugosllavi, për bashkim me Kosovën dhe me Shqipërinë. Me qindra shqiptarë u burgosën dhe u dënuan me kundërvajtje, ndërsa 54 veta u dënuan me dënime mbi një vjet burg të rëndë.
Përkundër faktit se dënimet ishin shumë të rënda, maqedonasit planifikonin edhe dënime me vdekje dhe shumë dënime me burg të rëndë mbi dhjetë vjet. Mirëpo, situata ndërkombëtare dhe pozita që gëzonte atëherë Jugosllavia, e bënë të veten. Maqedonasit, në këto rrethana dhe në këtë situatë, qenë të detyruar të kënaqen edhe me vetëm një dënim maksimal prej shtatë vjetësh, që ia shqiptuan atdhetarit të njohur, Mehmetriza Muretezanit - Gega.
Shtypi maqedonas i dha publicitet shumë të madh demonstratave, në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e opinionit jugosllav kundër shqiptarëve, por kjo u kthye si bumerang kundër vetë maqedonasve, për arsye se çështja shqiptare filloi të dalë para opinionit ndërkombëtar. Maqedonasit nuk patën mundësi ta ndryshonin situatën as në Kosovë. Përkundrazi, me përfundimin e gjykimeve në Kosovë, ku dënimi më i lartë qe 5 vjet, maqedonasit u gjetën në një situatë të vështirë dhe nuk dinin se si të arsyetonin numrin e madh të të burgosurve politikë.

Ndjekjet dhe burgosjet e veprimtarëve në Tetovë dhe viset e tjera
Pos burgosjeve masive në Tetovë, u burgosën shumë veprimtarë edhe në Strugë, në Shkup, në Gostivar, në Kërçovë, etj., madje edhe ata që nuk kishin pasur kurrfarë lidhjesh me demonstratat. Kështu, për shembull, në Shkup u burgos dhe u dënua Sejdi Kryeziu, me 5 vjet burg, gjoja se ka bërë "propagandë armiqësore" për shkëputjen e Maqedonisë Perëndimore dhe për bashkim me Shqipërinë, ndërsa Inajet Bariu u dënua me një vit burg, po për "propagandë armiqësore". Në Strugë u burgosën dhe u dënuan: Irfan Vlashi, me 6 vjet burg për "diversion"; Tosun Roçi, me 5 vjet burg; mandej Suria Qura, në Kërçovë; Sali Ramadani, etj.
Për dënimin e intelektualëve shqiptarë anekënd Maqedonisë, që ishin në sy të burokracisë shoviniste maqedonase, gjyqet shfrytëzuan edhe disa dëshmitarë që u shërbyen me gënjeshtra. Për dënimin e grupit të Mehmetriza Muretazanit - Gegës, para gjyqit dolën 103 dëshmitarë, prej të cilëve vetëm 3 veta dëshmuan në favor të aktakuzës. Për dënimin e grupit të Gostivarit dëshmuan 62 veta, por përgjithësisht në favor të të akuzuarve. Si dëshmitarë më të rrezikshëm, që dëshmuan në favor të aktakuzave dhe që u shërbyen kryesisht me gënjeshtra, ishin mësuesit: Jakup Haliti nga fshati Dobrosht i Tetovës, Muhamet Munishi nga Tetova, vëllezërit Sadik Sadiku dhe Taip Emini nga fshati Pirok, si dhe Nuhi Besimi, po ashtu nga fshati Pirok. Demonstratat e Tetovës aktualizuan çështjen e flamurit kombëtar shqiptar në nivel të federatës jugosllave dhe së shpejti u miratua vendimi që ai të përdoret zyrtarisht në të gjitha festat, ndonëse këtë vendim Maqedonia nuk e përfilli deri në vitin 1975. Ato, më tutje, ngritën vetëdijen kombëtare, shtuan interesimin për shkollim dhe aktualizuan çështjen e pazgjidhur shqiptare, si në nivel të vendit, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Ky qe një bumerang për maqedonasit, të cilët, përgjithësisht, me masat drakoniane kundër shqiptarëve, u treguan si politikanë të rangut të ulët dhe e humbën luftën politike.

Në Ulqin, pushimet u shndërruan në demonstratë
Në fund të vitit shkollor 1968/1969, në shkollën tetëvjeçare të Tërstenikut, arsimtarët dhe drejtori vendosën që maturantët të cilët kishin kryer klasën e tetë të mos i dërgojnë në udhëtim nëpër Jugosllavi, siç ishte zakon në atë kohë, por tërë kohën të qëndrojnë në qytetin tonë të bukur të bregdetit, në Ulqin. Të udhëhequr nga drejtori i shkollës, Kamer Rukiqi, dhe arsimtarët: Mehmet Rukiqi, Islam Dobra dhe Ymer Kastrati, këta të rinj u vendosën në një ndërtesë të përbashkët në qendër të Ulqinit. Pas larjes në ujët e detit dhe pas rrezitjes në plazhin e bukur të Ulqinit që bënin këta nxënës dhe arsimtarët e tyre, për çdo mbrëmje këndonin dhe u binin instrumenteve me zë të ëmbël, çiftelisë dhe sharkisë. Kështu, këta të rinj dhe arsimtarët e tyre i kalonin ditët e pushimit në Ulqin, kurse interesimi i ulqinakëve rritej për çdo mbrëmje duke i shoqëruar, siç thoshin ata, vëllezërit kosovarë, në ndejat që shpesh përfundonin në orët e vona të natës. Këtu këndoheshin këngë për Skënderbeun, për Bajram Currin, për Azem Bejtën, për Dedë Gjo Lulin, për lirinë, e të ngjashme me këto.
Këngët e bukura të drenicasve i kishin ndezur shpirtrat e shumë ulqinakëve. Kështu, një ditë të bukur, kur po ktheheshin drenicasit e vegjël për në Kosovë, kishin dalë shumë ulqinakë për t'i përcjellë. Dikush duke i rënë instrumenteve popullore, dikush duke kënduar, dikush duke brohoritur parulla patriotike, dikush duke bartur në ballë flamurin kombëtar. Kjo ishte një skenë që kaherë nuk e kishte përjetuar Ulqini, i njohur gjatë historisë sonë të lavdishme për trimëri dhe për bujari. Duke vërejtur këtë situatë, pushteti malazias intervenoi brutalisht duke shpërndarë popullin e tubuar në një demonstratë të qetë e paqësore, ku ishin dëgjuar kërkesa publike për të drejta sociale dhe për të drejta kombëtare të shqiptarëve.
Pas kthimit të drejtorit, të arsimtarëve dhe të nxënësve në vendlindje, filluan ndjekjet dhe persekutimet ndaj të gjithëve, sidomos ndaj drejtorit dhe arsimtarëve që i kishin shoqëruar nxënësit në Ulqin. Edhe në Ulqin dhe në nivel të Malit të Zi u ngrit shumë pluhur për këtë demonstratë paqësore të shqiptarëve. Për këtë u bënë shumë mbledhje të Lidhjes së Komunistëve, ku u dënua rreptësisht ky "akt armiqësor nga pozitat shqiptaromëdha". Për këto demonstrata shkroi edhe gazeta "Pobjeda" e Titogradit (tash Podgoricë) dhe "Veçernje novosti" e Beogradit. Për këtë ngjarje u bë fjalë edhe në Televizionin e Malit të Zi, më 17.06.1969. Pas demonstratave në shumë qytete të Kosovës dhe në Tetovë, demonstrata e Ulqinit i dha, kështu, demonstratave të vitit 1968 kuptimin dhe karakterin gjithëkombëtar të shqiptarëve të robëruar nga pushteti jugosllav.

• Si u pasqyruan demonstratat e vitit 1968 nga shtypi dhe agjensitë jugosllave dhe botërore?
• Pse mediat jugosllave kishin saktësi vtëm nga proceset gjyqësore ndaj organizatorëve të demonstratave të vitit 1968, ku shqiptoheshin dënime drakoniane për shqiptarët?
• Sa kontribuan mediat botërore në kërkim të arsyeve se pse organizoheshin demonstrata në territoret e banuara shqiptare nën okupimin e Jugosllavisë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 37
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Feb 24, 2009 4:52 am

Demonstratat, një referendum i kërkesave të shqiptarëve




Si u pasqyruan demonstratat e vitit 1968 nga shtypi dhe agjencitë jugosllave dhe botërore? Pse mediet jugosllave kishin saktësi vetëm nga proceset gjyqësore ndaj organizatorëve të demonstratave të vitit 1968, ku shqiptoheshin dënime drakoniane për shqiptarët? Sa kontribuuan mediet botërore në kërkim të arsyeve se pse organizoheshin demonstrata në territoret e banuara shqiptare nën okupimin e Jugosllavisë?
Në demonstratat e vitit 1968, në Kosovë dhe në Maqedoni, dhe në vitin 1969, në Mal të Zi, në mënyrë plebishitare, populli shqiptar që jetonte në këto troje me shekuj, bëri me dije se nuk pajtohet me statusin e imponuar politik në Jugosllavi pas vitit 1945. Në këto demonstrata gjithëpopullore, në të cilat morën pjesë të gjitha shtresat shoqërore, të gjitha moshat e popullsisë dhe, pothuaj, në të gjitha territoret e banuara me shqiptarë, mund të thuhet lirisht se u shprehën unanimisht që shqiptarët në ish-Jugosllavi duan të gëzojnë të gjitha të drejtat që kanë edhe popujt e tjerë. Pra, të gëzojnë të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare, të drejtën të trajtohen si komb e jo si kombësi, të drejtën e vetëvendosjes dhe të kenë shtetin e tyre, Republikën në kuadër të Jugosllavisë, si hap cilësor, dhe si parakusht, drejt bashkimit kombëtar me shtetin amë - Shqipërinë. Mund të thuhet, prandaj, se demonstratat e vitit 1968 ishin plebishit, përkatësisht një referendum për kërkesat e shqiptarëve jashtë shtetit amë.
Burokracia shqiptare, e cila nuk kishte shkuar deri në fund gjatë diskutimeve kushtetuese dhe kishte kapitulluar para presioneve që bëheshin me të madhe, qoftë nga nivelet e Republikës së Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, qoftë nga nivelet e Jugosllavisë, pas demonstratave, bëri gara të villte sa më tepër helm ndaj organizatorëve të demonstratave dhe në përgjithësi ndaj demonstratave.

Shtypi jugosllav për demonstratat e vitit 1968
Shkrimet e botuara në shtypin jugosllav, duke e përfshirë edhe atë që botohej në Kosovë, i cili dallonte nga shtypi i Beogradit vetëm për faktin se ai fliste shqip, si dhe lajmet që transmetoheshin në radio dhe televizion, kryesisht ishin artikuj të Agjencisë Telegrafike të Jugosllavisë, TANJUG. Pra, nuk kishte shkrime ku njoftohej për rrjedhat e demonstratave, nuk kishte informata rreth kërkesave të vërteta të demonstruesve, nuk kishte komente të ndryshme dhe analiza nga do të shiheshin këndvështrimet e analistëve për këto ngjarje. Ato shkrime karakterizoheshin nga një gjuhë e ashpër diskualifikuese dhe me fyerje të llojeve më të ndryshme. Me një fjalë, nga shtypi jugosllav dhe nga mjetet e tjera të informimit nuk mund të kuptohej asgjë për demonstratat kosovare të vitit 1968. Ato shkrime, pa përjashtim, dezinformonin dhe krijonin huti në opinionin e gjerë lexues.
Të vetmen gjë që shtypi jugosllav dhe mjetet e tjera të informimit e bënin me kujdes dhe me saktësi, ishin njoftimet nga proceset gjyqësore që organizoheshin ndaj organizatorëve të demonstratave të vitit 1968, si dhe për dënimet drakoniane që shqiptoheshin kundër shqiptarëve. Shtypi jugosllav dhe ai kosovar ishin të kujdesshëm të mos lëshonin pa njoftuar opinionin për këto gjykime, duke filluar nga gjykatat komunale për kundërvajtje, gjykatat komunale, gjykatat e qarkut e deri te Gjyqi Suprem i Kosovës. Këto raporte nga gjykatat e niveleve të ndryshme bëheshin me qëllim që të frikësohej popullata dhe të krijonte pasiguri te qytetarët, nga njëra anë dhe të krijonte përshtypjen para opinionit botëror se, ja, me çfarë armiqsh ballafaqohet pushteti socialist jugosllav, në anën tjetër. Kështu veprohej që pushteti jugosllav të merrte bekimin edhe para faktorit të jashtëm për ndëshkimet drakoniane që shqiptoheshin kundër demonstruesve paqësorë në viset shqiptare nën administrimin jugosllav, për çka demonstruesit e tjerë në Beograd dhe në Zagreb, si dhe ata në Berlin, në Londër, në Romë, në Paris dhe gjithandej Evropës, ose ishin dënuar me ndonjë muaj burg ose nuk ishin dënuar fare.

Shtypi botëror përdemonstratat e vitit 1968
Nga ana tjetër, shtypi dhe agjencitë telegrafike botërore i kushtuan rëndësi të veçantë këtyre demonstratave. Kështu, një ditë pas demonstratave në Prishtinë, në Besianë, në Ferizaj, në Gjilan dhe në Mitrovicë, pra më 28 nëntor 1968, agjencia telegrafike amerikane ASOSHIETED PRESS, ndër të tjera, duke informuar për zhvillimet e demonstratave në Kosovë përmes kumtesës së agjencisë jugosllave TANJUG, që ajo lëshoi pas demonstratave, thekson: "Derisa në kumtesë nuk theksohet se kush i organizoi demonstratat, vrojtuesit e këtushëm besojnë se inspiratorët e këtyre demonstratave janë pakica shqiptare në këtë krahinë, një pjesë e të cilëve vepron për bashkim me Shqipërinë". Edhe agjencia tjetër amerikane, UPI, në lajmet e 28 nëntorit 1968, ndër shkaqet e organizimit të demonstratave kosovare, thekson: "Si duket, prapa kësaj qëndron rryma e fortë e ndjenjave nacionaliste për Shqipërinë".
Gazeta prestigjioze franceze "Le Mond", në njoftimin e korrespondentit të saj nga Beogradi, më 28 nëntor 1968, përveç të tjerash, shkruan: "Shqiptarët në këtë krahinë janë shumicë dhe kërkojnë revidimin e Kushtetutës, me krijimin e Republikës shqiptare të barabartë me republikat e tjera federale jugosllave".
Edhe gazetat gjermane: "Zidojçe Cajtung" dhe "Frankfurter Rundshau", duke iu referuar korrespondentëve të tyre nga Beogradi, apostrofuan, ndër të tjera, se demonstruesit kanë kërkuar bashkimin e kësaj krahine me Shqipërinë. Gazeta tjetër gjermane, "Frnakfurter Algemajne", po ashtu më 28 nëntor 1968, përveç të tjerash, shkruan: "Këto demonstrata deri më tani janë shenja më e fuqishme e alarmit të Krahinës në të cilën vazhdimisht po vjen deri te shqyrtimet nacionale rreth kërkesës për atdhe të vet".
Shtypi austriak, ndërkaq, i jep publicitet të jashtëzakonshëm demonstratave të vitit 1968 në gazetat e saj, siç janë: "Di prese", "Arbajter cajtung", "Folkshtime", "Noje cajt", etj. Korrespondenti i gazetës "Noje Cajt", Hari Shajle, i cili raportonte nga Beogradi për demonstratat, shkrimin e tij e titulloi: "Kryengritja e shqiptarëve në Jugosllavi kundër Beogradit". Gazeta tjetër austriake, "Di prese", e datës 9 dhjetor 1968, në shkrimin e korrespondentes së saj nga Beogradi, Kristin fon Kol, e cila duke komentuar kërkesën e demonstruesve që Kosova të bëhet Republikë, thotë: "Në lidhje me këtë, fjala është për republikën e shtatë brenda federatës jugosllave, e nga ana tjetër për thirrjen e të drejtës për vetëvendosje, për republikën e pavarur, e cila do t`i bashkohej Shqipërisë...". Pas demonstratave të Tetovës, të cilat u zhvilluan më 23 dhe më 24 dhjetor 1968, vazhduan shkrimet e agjencive të ndryshme botërore, duke i kërkuar arsyet e vazhdimit të demonstratave në territoret e banuara shqiptare nën okupimin e Jugosllavisë. Kështu, gazeta gjermane e Munihut, "Zidojçe Cajtung", në shkrimin e 27 dhjetorit 1968, shkroi: "Krijimi i Kosovës në Republikë të pavarur do të nënkuptonte prishjen e federalizmit jugosllav, sepse nëse një pjesë e Maqedonisë do t`i bashkohej Kosovës, një ditë do t`u jepej mundësia që republika e zmadhuar e Kosovës të bashkohej me Shqipërinë".
Shtypi dhe agjencitë telegrafike botërore, përkundër referimeve që mbështeteshin edhe në vlerësimet e atëhershme të propagandës së fuqishme jugosllave, me shkrimet e tyre ndikuan në sensibilizimin dhe në internacionalizimin në nivel të panjohur deri atëherë të çështjes së pazgjidhur të Kosovës dhe të viseve të tjera nën okupimin e Jugosllavisë. Çështja shqiptare, përmes demonstratave të vitit 1968, u ngrit në çështje të hapur dhe që kërkonte zgjidhje për të mos mbetur nën mëshirën e pansllavizmit.
Përkundër propagandës së shfrenuar të Jugosllavisë që organizatorët e demonstratave të vitit 1968 të paraqiteshin si "të manipuluar nga qarqe të jashtme", që të ngjyroseshin me ngjyra ideologjike dhe si "dorë e zgjatur e propagandës subversive të shteteve armiqësore", megjithatë, në shkrimet e shtypit botëror askund nuk thuhej se grupet dhe organizatorët e demonstratave shqiptare të ishin cilësuar me epitete ideologjike "grupe marksiste-leniniste", si preferohej nga shtypi jugosllav dhe nga strukturat e burokracisë politike në Kosovë. Pra, shtypi botëror, demonstratat e vitit 1968 në Kosovë nuk i shihte me dioptrinë ideologjike, por i analizonte drejt si reflektime të një rruge historike të popullit shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera të Jugosllavisë drejt pavarësisë dhe ribashkimit me shtetin amë.

• Si i vlerësuan vetë shqiptarët demonstratat e vitit 1968?
• A ishte viti 1968 vit i kthesave të mëdha në Evropë dhe në Kosovë?
• Cilat ishin efektet konkrete të këtyre demonstratave në ndryshimet e mëtejshme të pozitës së Kosovës dhe të shqiptarëve?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 37
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Feb 24, 2009 4:53 am

Viti 1968 ishte vit i kthesave të mëdha




Selatin NOVOSELLA
Si i vlerësuan vetë shqiptarët demonstratat e vitit 1968? Cilat ishin efektet konkrete të këtyre demonstratave në ndryshimet e mëtejshme të pozitës së Kosovës dhe të shqiptarëve?
Me gjithë faktin se demonstratat e vitit 1968 ishin gjithëpopullore, ku populli shqiptar në mënyrë plebishitare bëri me dije se nuk pajtohet me statusin e imponuar politik në Jugosllavi pas vitit 1945, por don të gëzon të gjitha të drejtat që kanë edhe popujt e tjerë, burokracia shqiptare, e cila kishte kapitulluar para presioneve të niveleve republikane e federative, zbrazi helm ndaj demonstratave dhe organizatorëve të tyre. Kështu, Mahmut Bakalli, sekretar i Komitetit Komunal të Lidhjes së Komunistëve të Prishtinës, disa ditë pas demonstratave të 27 nëntorit 1968, në telegramin që ia dërgoi Titos me këtë rast, përveç të tjerash, shkruante: "Me gjithë përpjekjen e disa elementëve ekstremistë, shovinistë dhe reaksionarë, që ta shkatërrojnë bashkimin dhe vëllazërimin tonë dhe t'u shkaktojnë goditje përpjekjeve tona dhe proceseve të cilat po zhvillohen në shoqërinë tonë vetëqeverisëse - ne edhe në këtë rast kemi dalë unikë dhe të fortë dhe të bindim Ty, i dashuri shoku Tito, se ne komunistët, klasën punëtore dhe të gjithë njerëzit punues të Prishtinës - shqiptarët, serbët, malazeztë dhe turqit, askush s`mund t`i ndalë nga rruga që Ti na ke treguar, se nuk mund të na pengojnë kurrfarë pengesash dhe vështirësish dhe, si çdo herë deri tash, do të jemi unikë dhe të vendosur që t`i mundim armiqtë tanë klasikë dhe të tjerët, nacionalistët dhe shovinistët e të gjitha llojeve dhe të të gjitha ngjyrave". Pra, pas demonstratave vazhdoi satanizimi i organizatorëve nga ana e udhëheqësve shqiptarë në të gjitha nivelet, duke filluar nga ai komunal, krahinor, republikan e federativ. Kështu, Veli Deva, sekretar i Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, duke bërë përpjekje që domosdo të gjejë "fajtorin" për organizim të këtyre ngjarjeve te udhëheqja e Shqipërisë, thotë: "Pozitat shqiptaro-shoviniste dhe shqiptaro-reaksionare pandërprerë kanë marrë orientim ideo-politik nga propaganda e jashtme. Por propaganda nga Shqipëria është më e afërmja".
Ndonëse në asnjë parullë të brohoritur, në asnjë parullë të shkruar në transparente, dhe as në fjalimin e lexuar në demonstrata nuk fyhet asnjë komb në Jugosllavi, nuk shprehet asnjë urrejtje ndaj asnjë populli dhe nuk tregohet as më e vogla ndjenjë e shovinizmit, Orhan Nevzati, anëtar i Komitetit Republikan të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, thotë: "Ky reaksion kurrë nuk ka pasur lidhje me interesat e popullit shqiptar, as që ka luftuar ndonjëherë për të mirën e tij. Ai, popullit shqiptar i ofron flamurin nacionalist në vend të atij nacional, shovinizmin në vend të internacionalizmit, mostolerancë ndaj kombeve të tjera në vend të bashkimit dhe vëllazërimit". Ndërkaq, Ali Shukriu, anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, përveç tjerash, thotë se "këto demonstrata, për nga karakteri, për nga ajo kush është organizator i tyre, për nga esenca e tyre, politike dhe ideore, armiqësore, nuk janë gjë e rastit, sepse aksione të armiqve të socializmit, rregullimit të sistemit tonë, kemi pasur edhe më herët në Kosovë e Metohi".
Duke pasur për bazë edhe këto mendime dhe vlerësime që burokracia shqiptare, nga nivelet komunale, krahinore, republikane dhe federative, iu jepte këtyre ngjarjeve, Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, në muajin shkurt të vitit 1969, demonstratat gjithëpopullore i vlerësoi kështu:
"Demonstratat e Kosovës dhe të Tetovës bëjnë pjesë në radhën e sulmeve nacionaliste dhe reaksionare ndaj socializmit, ndaj sistemit tonë shoqëror... Organizatat e Lidhjes së Komunistëve në Kosovë, në RS të Serbisë dhe në RS të Maqedonisë, me përgjegjësi kanë vlerësuar se organizatorët e këtyre turbullirave kanë për qëllim të mbjellin përçarje në mes popullsisë shqiptare dhe popujve serb, maqedonas, malazez dhe kombeve të tjera në Jugosllavi, që ta pamundësojnë politikën e barazisë dhe lidhjeve ndërnacionale në bazat e vetëqeverisjes".

Viti 1968 - vit i kthesave të mëdha në Evropë dhe në Kosovë
Po si i përjetuan demonstratat qytetarët e zakonshëm të Kosovës? Mbase më së miri flet teksti i kësaj kënge që populli ia kushtoi demonstratave:
"Vjeshtë e parë gjashtëdhjetë e tetë
S'do t'harrohet kurrë për jetë.
Atje poshtë te Fakulteti
U ndie zëri i një studenti.
Atje poshtë te do ura
Po dëgjohen shumë parulla.
Brohorasin hiç pa frikë:
'Rroftë Kosova REPUBLIKË!"
Duke analizuar orientimin majtist, me fytyrë të re, të lëvizjeve politike në vitin 1968 në shtetet e ndryshme të Evropës, Adam Mihnik, konstaton: "E vërteta, komunizmi ishte atraktiv për shumë arsye, njëra prej të cilave ishte edhe ideja për një drejtësi të përgjithshme dhe të marrëdhënieve më njerëzore në shoqëri, një kundërpërgjigje ndaj krizës shpirtërore të pas Luftës së Parë Botërore, dhe më vonë të gjenocidit nazist; dhe një besim që mbizotërimi i Perëndimit po e arrinte fundin. Së fundi, në një botë të ndarë nga Jalta, komunizmi për disa ishte zgjidhja e vetme për Evropën Qendrore". Përderisa në shtetet demokratike të Evropës Perëndimore, si në Gjermaninë Perëndimore, në Francë, etj., si dhe në shtetet e Evropës Lindore të cilat ishin anëtare të Traktatit të Varshavës, të komanduara dhe të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik, siç ishin Plonia, Çekosllovakia, etj., nga ana e të cilave po bëheshin "eksperimente" të ndryshme për të gjetur rrugën më të mirë dhe më të drejtë për ndryshimet politike-shoqërore në vendet e tyre, nga ana tjetër, në Kosovë dhe në viset e pushtuara shqiptare, të cilat vazhdonin të ishin nën administrimin e Jugosllavisë, çdo gjë ishte e kristalizuar dhe e qartë. Shqiptarët, në territoret e tyre etnike jashtë Shqipërisë londineze, e kishin një kërkesë bosht: të drejtën për vetëvendosje. Andaj, mu për këtë, Lëvizja politike e shqiptarëve në vitin e madh 1968 është aq e kristalizuar dhe aq konkrete.
Duke shkruar për demonstratat e vitit 1968, historiania Ana Lalaj, konstaton: "Demonstratat e nëntorit të vitit 1968 u dëshmuan pushtetarëve serbë se po niste rrugën e vet edhe një lëvizje e organizuar ilegale, e gatshme për t'i dhënë shtytje të re Lëvizjes Kombëtare në çdo moment ndalimi, tërheqjeje apo depresioni. Në këtë kuptim, ato sollën mesazhin se shqiptarët e Kosovës për të realizuar aspiratat e tyre kombëtare kishin rrugë të gjatë për të bërë dhe se duhej të organizoheshin më mirë e të sakrifikoheshin më shumë".

Mbështetja e ndryshimeve të mëtejshme
Viti 1968 është i njohur si vit i vlimeve dhe i trazirave studentore në botë, të organizuara nga lëvizja studentore e të majtës së re dhe kishin karakter, përgjithësisht, social. Domethënë, synonin të përmbysnin rendin ekzistues shoqëror. Ndërkaq, Lëvizja studentore shqiptare, e cila po atë vit organizoi demonstratat shqiptare, kishte karakter kombëtar, karakter të çlirimit nacional dhe të rezistencës kundër robërisë shumëvjeçare serbo-jugosllave. Lëvizja studentore shqiptare kishte qëllime, synime e vizione të qarta dhe e kishte të qartë detyrën e saj parësore. Andaj, ajo mund të simpatizonte lëvizjen studentore botërore, siç simpatizonte çdo lëvizje përparimtare dhe nacionalçlirimtare në botë, por rrugën e saj revolucionare e nacionalçlirimtare ia trasonin grupet e veta politike patriotike ilegale e gjysmë-ilegale, të cilat vepronin në gjirin e saj në mënyrë të organizuar dhe të ndërgjegjshme.
Rinia studentore shqiptare më 1968 doli në ballë të një Lëvizjeje gjithëpopullore kombëtare, i artikuloi drejt kërkesat e saj dhe i mbrojti me guxim në demonstrata, në një kohë që në Jugosllavi zhvillohej një luftë e pandërprerë ndërmjet forcave decentralizuese kroato-sllovene dhe forcave unitare serbomëdha, të cilat kishin humbur një betejë në Plenumin e Brioneve, por nuk mendonin se kishin humbur edhe krejt luftën. Kjo luftë, ndërmjet këtyre dy rrymave rivale në Jugosllavi, krijoi një "intermexo" liberale edhe në Kosovë, të cilën Lëvizja e rezistencës shqiptare e shfrytëzoi për të kërkuar që popullit shqiptar t'i njihet statusi i kombit, t'i njihet e drejta për vetëvendosje deri në shkëputje dhe që Kosovës t'i njihet statusi i republikës. Demonstratat bënë jehonë të madhe në Kosovë, në Shqipëri, në Jugosllavi dhe në botë. Rezultat i drejtpërdrejtë i demonstratave të vitit 1968 është:
1. Emërtimi i drejtë dhe historikisht i qëndrueshëm për Kosovën në vend të emërtimit të deriatëhershëm "Kosovë e Metohi";
2. Lejimi definitiv i përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar në Kosovë dhe më gjerë;
3. Hapja e Universitetit të Prishtinës;
4. Afirmimi dhe aktualizimi i çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare; dhe,
5. I paraprinë dhe i shpejtuan ndryshimet kualitative të pozitës së Kosovës me Kushtetutën e vitit 1974.
Arritja më e madhe e këtyre demonstratave studentore është se nxitën zgjerimin e Lëvizjes së Rezistencës më të organizuar shqiptare kundër robërisë serbo-jugosllave. Shumë veprimtarë dhe militantë, që kishin qenë pjesëmarrës aktivë të demonstratave, u bënë nismëtarë dhe organizatorë të grupeve dhe të organizatave ilegale, të cilat do të zhvillojnë veprimtari patriotike gjatë gjithë viteve të shtatëdhjeta dhe kështu do të ngrenë Lëvizjen e Rezistencës në një shkallë të lartë kombëtare dhe do të përgatisin Epokën e 1981-shit.
Zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare në Kosovë gjatë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur kontinuitet të pandërprerë dhe ritme gjithnjë më të shpejta. Ngjarjet historike, që shënojnë këtë zhvillim dhe këto ritme, janë shpejtuar duke përgjysmuar periudhën midis tyre. Në qoftë se nga Kryengritja e armatosur shqiptare më 1944-1945 deri te demonstratat e vitit 1968 u deshën 24 vjet, nga këto të fundit e deri te ato të vitit 1981, u desh vetëm gjysma e kësaj periudhe. Nga zhvillimet e viteve 1981-1984 e deri te demonstratat e vitit 1988-1989, u përgjysmua edhe njëherë distanca, kurse nga zhvillimet e viteve 1989-1992, deri te formimi i formacioneve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u deshën vetëm dy vjet distancë.
(Fund)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Feb 24, 2009 5:04 am

Sema shkruajti:
Material mjafte i mire Mirushe,une te falenderoje perzemersisht per kohen qe mere te sjellesh ne forum.

Nese ndonjeri nga moderatoret mund ta pasuroje kete teme me ndonje fotografi nga demostratat e vitit 68 do te ishte mire per temen sidhe lexuesit. Edhe nje here te faleminderit Mirushe.

Sema dhe Mirushe, patjetër Stafi i forumit Bashkimi Kombëtar do ta plotësoj këtë temë me fotografi si dhe të gjithë antarët do të bëjnë shkrime për demostratat të organizuara nga shqiptarët që ishin të shtypur nën Jugosllavi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyThu Feb 26, 2009 1:05 am

Nga ideja për protestë, te demonstrata gjithëpopullore




Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Pamje-nga-demonstrata-ne-prishtine


Ideja e Hamit Abdullahut, për një lloj proteste të zejtarëve para Burgut të Podujevës, ka qenë edhe shkëndija e parë e mënyrës së shprehjes së revoltës kundër deformimeve e krimeve të UDB-së. Kjo ide evoluoi në përgatitjen e demonstratës së përgjithshme popullore në Llap, më 27 nëntor të vitit 1968

Abdullah NISHEFCI

Në Llap, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, përveç NDSH-së, që vepronte ashtu si në të gjitha viset e tjera shqiptare, ishin formuar dhe vepronin edhe shumë grupe të tjera ilegale, siç i quante UDB-ja organizatat atdhetare. Lidhur me rezistencën politike shqiptare në Llap, në librin "Llapi gjatë historisë", historiani i kësaj ane, dr. Fehmi Pushkolli, shkruan se që nga vitet e dyzeta e deri në vitin 1968, gati në çdo 2-3 vjet, në Llap, ishin bërë përpjekje për formimin ose ishin formuar grupe ilegale. "Sa burgosej një grup, e fillonte punën grupi tjetër", thekson dr. Pushkolli.
Më 1964 zbulohet dhe dënohet Lëvizja Revolucionare e Bashkimit të Shqiptarëve (LRBSH) e Adem Demaçit. Në këtë lëvizje bënin pjesë edhe shumë llapjanë, si Azem Beqiri, Zeqir Gërvalla, Abdyl Lahu, Enver Mehmeti-Gërguri, Hazir Shala, Elhame Shala, Sabit Retkoceri, Selman Berisha, e të tjerë. Anëtarë të LRBSH-së kishin qenë edhe Nazmi Sejdiu, Sallah Ademi e Bajram Nishefci, të cilët falë qëndresës së papërkulur të Azem Beqirit, Zeqir Gërvallës dhe Sabit Retkocerit, nuk ishin zbuluar. Këta tre dhanë një ndihmesë të madhe në organizimin e demonstratave të 68-shit në Podujevë, por edhe më gjerë. Edhe disa të tjerë individualisht, nga dëshira, dhe duke ndier njëfarë borxhi ndaj të të burgosurve, si Xhafer e Bislim Ejupi, pas burgosjes së anëtarëve të kësaj organizate organizuan aksione të veçanta, duke vendosur flamuj nëpër disa vende në Llap.
Dy vjet më herët, pra më 1962, ishte zbuluar dhe gjykuar organizata e mësuesit dhe atdhetarit Shaban Shala, i cili vdes në burgun e Prishtinës, më 20 janar 1963, po atë ditë që duhej të lirohej. Me gjithë torturat shtazarake të udbashëve rankoviqianë, UDB-ja nuk arriti ta zbulojë rrjetin e ngritur, me mjeshtri, në formë treshi, nga atdhetari Shaban Shala. Anëtarët e pazbuluar të organizatës së Shabanit ishin Rasim Maloku, nga Bradashi, Sali e Ismail Zhushi, nga Sveçla, të cilëve më vonë iu kishte bashkangjitur edhe Sylejman Babatinca. Në odën e këtij të fundit ishin bërë shumica e mbledhjeve dhe ishin formuar treshe të reja.
Mbledhja e parë me karakter organizativ u bë në dhjetor 1967, në odën e Sylejman Babatincës. Nga kjo mbledhje treshet filluan të vepronin si një grup unik. Në këto treshe bënin pjesë: Sali Babatinca, Xhafer Ejupi, Hasan Shala, Hamit Abdullahu, Muharrem Restelica dhe Abdullah Nishefci.
Në këtë mbledhje u bisedua rreth mundësive për të vënë kontakt me Ambasadën shqiptare në Beograd. Edhe pse kjo ide nuk u përkrah nga të gjithë anëtarët (ishte kundër sidomos Sali Babatinca, i cili kishte jetuar një kohë të gjatë në Perëndim dhe kishte një përvojë më të madhe në politikë), pas demonstratave të qershorit të studentëve të Beogradit, ne kontaktuam me Ambasadën në fjalë. Mbetëm shumë të zhgënjyer. Salihu kishte pasur të drejtë.

Rezistenca e llapjanëve


Është thënë dhe shkruar disa herë se viti 1968 ishte vit i demonstratave shqiptare, i kërkesave për barazi dhe vetëvendosje. Gjithashtu është theksuar se bërthama e nxitjes së demonstratave të studentëve të Kosovës, më 1968, gjendej rrethanat aktuale në Kosovës, por edhe në ngjarjet brenda e jashtë Jugosllavisë. Por sa i përket organizimit të demonstratave në Podujevë, ato zanafillën e kanë më herët, por jo si demonstrata, por si njëfarë proteste, para burgut të Podujevës, pas botimit të një artikulli të Raif Gashit, në gazetën "Rilindja", për "vetëvarjen" e të riut Mustafë Hajrizit, nga Repa, në burgun e Podujevës, madje edhe më herët. Ideja për një lloj proteste nga zejtarët, që ka qenë edhe shkëndija e parë e mënyrës së shprehjes së revoltës kundër deformimeve e krimeve të UDB-së, ishte ide e Hamit Abdullahut. Hamiti, si berber, në dyqanin e tij, kishte dëgjuar se si dhe çka flitej për shkaqet, rrethanat e burgosjes dhe për "vetëvarjen" e këtij të riu.
Në fillim të shtatori, të vitit 1968 ishte mbajtur një mbledhje e zgjeruar e Aktivit Politik të LK të Podujevës, në të cilën ishte marrë vendim që të mbylleshin diskutimet lidhur me ndryshimet e Kushtetutës jugosllave, dhe jo vetëm kaq, pikërisht në këtë mbledhje, u dha urdhri që të heshtet kërkesa gjithëpopullore që Kosovës t'i njihet statuti i Republikës… Me gjithë këtë urdhër, sipas Rexhep Paçaradës, në atë mbledhje, nga Adem Ajvazi, Shukrie Ejupi dhe Rexhep Paçarada, u propozua vetëvendosja dhe Kosova Republikë, ndërsa kuptohet se kundër ishin politikanët karrieristë... Rexhepit i kujtohet edhe një rast që është për t'u shënuar këtu: Në shkollën e Sveçlës, ku ai ishte drejtor, ishte hedhur poshtë lista për anëtarë të Komitetit Komunal të Podujevës, gjë që s'kishte ndodhur kurrë. Kjo ishte bërë me qëllim të amortizimit të sulmit që i bëhej profesorëve të gjimnazit "8 Nëntori", si Shefki Sejdiut, Selman Brymës, etj., të cilët ishin dalluar në këto debate.
Në këto tubime e debate, jo vetëm në komunën e Podujevës, por edhe në Prishtinë, kishin marrë pjesë, i kishin përcjellë me vëmendje të madhe, madje edhe kishin diskutuar, shumë llapjanë, si: Murat Blaku, Xhafer Ejupi, Nazmi Sejdiu, Imer Ajvazi, etj. të cilët informonin llapjanët me qëndrimet dhe paraqitjen e kërkesave të drejta të Rezak Shalës, Hajredin Hoxhës etj., në debatet që bëheshin në nivel krahinor e komunal, lidhur më ndërrimet e Kushtetutës jugosllave.
Debati i zhvilluar në Aktivin e Podujevës vërtetoi, siç thotë Kadare, "gjithë mërmërimën e popullit dhe parandjenjën e keqe, së cilës s'i shpëton asgjë", se nga diskutimet kushtetutare nuk do të ketë asgjë! Në këtë debat u veçua diskutimi dhe kërcënimi i shovinistit Milosh Sekuloviq, i cili kishte injoruar, madje sulmuar intelektualët dhe profesorët e shquar, si Fehmi Agani, Ali Hadri, Gazmend Zajmi etj. si nacionalistë dhe irredentistë, epitet që kurrë nuk ju hoq intelektualëve shqiptarë, të cilët guximshëm e shkencërisht mbrojtën dhe arsyetuan kërkesën gjithëpopullore të shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Kërcënimi i Sekuloviqit ishte një nxitje edhe më e fuqishme morale që Grupi i Llapit ta përforcojë dhe ta shtojë veprimtarinë rreth organizimit të demonstratave…
Dhe, meqenëse diskutimet kushtetutare kishin marrë fund, meqenëse çështja e vetëvendosjes për kosovarët, siç shkruan Selatin Novosella, ishte mbyllur, për inteligjencien përparimtare shqiptare, e vetmja formë e prezantimit të qëndrimit politik, kishte mbetur demonstrata...

Sabit Syla e Xheladin Rekaliu sollënnjë frymë të re

Vendimi definitiv për organizimin e protestës ishte marrë para se të lidheshim me Grupin e Prishtinës, në tetor 1968, në punëtorinë e rrobaqepësisë "Kosovari". Në këtë takim merrnin pjesë: Xhafer Ejupi, Hasan Shala, Hamit Abdullahu dhe Abdullah Nishefci. Shtysa vendimtare për organizimin e kësaj proteste ka qenë një artikull tjetër i botuar, në fillim të tetorit, 1968, po ashtu në gazetën "Rilindja", ku shkruante për prishjen e rendit dhe të qetësisë nga disa zejtarë dhe të rinj në Prizren. Barrën kryesore, mendonim ta mbanin zejtarët... Megjithatë, bëmë disa përpjekje që të lidhemi me disa studentë, por nuk patëm sukses. Në këtë takim u vendos që të bëheshin këshillime me disa intelektualë llapjanë dhe ish-të burgosur politikë. Një pjesë e madhe e tyre na përkrahu pa rezervë, por kishte edhe të tillë që ishin kundër, duke arsyetuar se tani nuk ishte momenti i duhur të ndërmerreshin veprime të tilla. Si argument ata theksonin se vetëm Rankoviqi dhe grupi i tij fraksionist, ishte fajtor për mosrealizimin e të drejtave të shqiptarëve... se duhej pritur se ç'do të sillnin ndërrimet kushtetuese, e të tjera e të tjera.
Ne biseduam edhe me Skënder Hoxhën... Pas dy-tri ditësh Skënderi erdhi në dyqan me Sabit Sylën, student. Të nesërmen Sabiti erdhi me Xheladin Rekaliun. Është meritë e madhe e Skënderit por sidomos e Sabitit për lidhjen me Grupin e Prishtinës.
Nga gjysma e tetorit 1968 Grupi u zgjerua dhe u përtëri me anëtarë të rinj. Përveç të përmendurve, Skënder Hoxhës, Sabit Sylës dhe Xheladin Rekaliut, u aktivizuan: Hakif Sheholli, Bahri Shabani dhe Shaqir Shala... Tash kishim filluar të takoheshim më shpesh dhe të merreshim më tepër me tema pak më të nxehta, apo siç thotë Kadare "me gjëra me zarar".
Pas kontaktit me Xheladin Rekaliun, dhe një këshillimi me Idriz Hasanin, i cili studionte e jetonte në Banjallukë, nga i kishte përcjellë me vëmendje demonstratat e studentëve të Beogradit, por edhe të Parisit, Bonit e të vendeve të tjera në Perëndim, ideja e protestës u ndryshua dhe u plotësua. Idrizi na këshilloi që të heqim dorë nga protesta e zejtarëve dhe të shikohet mundësia e organizimit të një demonstrate të qetë, por duke përfshirë sa më shumë intelektualë, studentë e nxënës. Këshilla e Idrizit plotësisht përputhej me idenë e Xheladin Rekaliut. Xhela mendonte që ta shfrytëzonim ditën që do të festohej "çlirimi" i Podujevës, dhe se nuk ishte me rëndësi se si ta quajmë protestë apo demonstratë. Këtë ide na e përforcoi edhe kontakti me Ruzhdi Kadriun, i cili asokohe ishte student i SHL në Prizren. Ruzhdiu na ndihmoi shumë me informacionin e hollësishëm se nuk ishin vetëm disa zejtarë e disa fëmijë që kishin "prishur rendin e qetësinë" në Prizren, siç shkruhej dhe flitej në mjetet e informimit.
Këshilla e të burgosurve politikë, e të njohurve që u shkonte fjala, e ambasadorit shqiptar, etj, na kishte shtuar dilemën se mos po gabojmë. Mirëpo kjo dilemë filloi të zbehet sidomos pas kontaktit me Xheladin Rekaliun dhe Sabit Sylën, pra lidhjes me Grupin e Prishtinës, bisedimeve me Idriz Hasanin, kontaktin me Ruzhdi Kadriun dhe më pastaj edhe me Adil Pirevën. Dilema u hoq dhe ne morëm qëndrim të prerë dhe iu rrekëm punës.
Filluam të bëjmë përgatitjet për organizimin e demonstratave në Podujevë. Filluam të veprojmë më me seriozitet dhe në mënyrë më të organizuar, dhe pas disa takimeve të "rastësishme" e të shkurtra në dyqanin "Kosovari", me propozimin e Xheladin Rekaliut, caktuam një mbledhje në të cilën do të diskutohej më gjerësisht dhe të vendosej se si të vepronim më tutje. Ende nuk ishte zgjidhur përfundimisht dilema a të organizojmë një protestë, një të shtune, siç ishte menduar në fillim, apo një demonstratë ku do të merrnin pjesë edhe nxënës, studentë, mësues, punëtorë etj.


• Çka u vendos në mbledhjen e Grupit të Llapit më 6 nëntor 1968?
• Pse nuk u organizua më 8 nëntor, siç ishte planifikuar, demonstratë apo kundërmiting në Podujevë?

• Pse mbledhjet e 6 dhe 24 nëntorit të Grupit të Llapit duhen parë të pandara
?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyThu Feb 26, 2009 1:10 am

Pse nuk u zhvillua demonstrata e planifikuar më 8 nëntor

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Pamje-nga-demonstrata-ne-prishtine


Çka u vendos në mbledhjen e Grupit të Llapit më 6 nëntor 1968? Pse nuk u organizua më 8 nëntor, siç ishte planifikuar, demonstratë apo kundërmiting në Podujevë? Pse mbledhjet e 6 dhe 24 nëntorit të Grupit të Llapit duhet parë të pandara?

Abdullah NISHEFCI

Mbledhja e Grupit të Llapit u bë në shtëpinë e Halit Nishefcit në Podujevë, në mbrëmjen e 6 nëntorit të vitit 1968. Ishte njëra ndër mbledhjet më të rëndësishme, e para me një përbërje të re... Në mbledhje ishin prezent: Hamit Abdullahu (berber), Xheladin Rekaliu (mësues), Hasan Shala (mësues), Hakif Sheholli (mësues), Sabit Syla (student), Skënder Hoxha (mësues), Bahri Shabani (mësues), Shaqir Shala (mësues) dhe Abdullah Nishefci (rrobaqepës). Si shkak i shpikur i tubimit kishim gjetur lindjen e djalit tim, Benit ( të pagëzuar sipas personazhit Arben Presheva të romanit “Tradhëtia” të Kapllan Kallushit, që aq shumë lexohej ato ditë, ndërsa shkaku i vërtetë i tubimit ishte të bisedojmë rreth organizimit të demonstratave në Podujevë.
Në këtë mbledhje Xheladin Rekaliu njoftoi Grupin se në Prishtinë dhe në disa qytete të tjera janë duke u bërë përpjekje të organizohen demonstrata në mënyrë që kosovarët haptazi të dalin me kërkesat e tyre të drejta, meqë u pa se nga diskutimet, lidhur me ndryshimet e Kushtetutës nuk ka asgjë. Diskutimet e kosovarëve për vetëvendosje janë stopuar nga Serbia. Edhe kësaj here politikanët tanë na tradhtuan, ashtu siç bënë më 1945, më 1948, më 1966. Nga Abdullahu dhe Hamiti jemi njoftuar se disa zejtarë me fshatarë janë duke përgatitur një lloj proteste ditëve të tregut në Podujevë. Unë jam i mendimit që ta shfrytëzojmë ditën, që siç po flitet, më 8 nëntor të këtij viti, nga komunarët do të organizohet një miting në Podujevë, të organizojmë një demonstratë apo një lloj kundërmitingu, ku do të paraqiteshin disa kërkesa që janë edhe kërkesa të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Vendimet e mbledhjessë Grupit të Llapit më 6 nëntor 1968
Të gjithë u pajtuam me idenë e Xheladin Rekaliut, dhe atë mbrëmje nëntori 1968, rreth orës 20.00, u bë kjo marrëveshje dhe u morën këto vendime: Që më 8 nëntor 1968, ditën kur do të bëhet mitingu, në shenjë kinse të ditës së çlirimit të Podujevës me rrethinë, të organizohen demonstrata ose një lloj kundërmtingu ku do të parashtroheshin publikisht këto kërkesa: “Duam vetëvendosje”! “Duam Universitetin”! “Duam Kushtetutën”! “LNÇ-ja nuk na solli barazi të plotë”!
Transparentet në të cilat do të shkruheshin parullat e lartshënuara do të përgatiteshin në dyqanin e rrobaqepësisë “Kosovari”, vetëm disa metra larg tribunës ku do të mbahej mitingu. Për përgatitjen e tyre, vullnetarisht u paraqitën Sabit Syla dhe Bahri Shabani, madje edhe u zotuan se vetë do t’i sillnin në miting, ku do t’i hapeshin aty për aty. Tekstin, që duhej të lexohej në miting, më parë i përgatitur në Prishtinë, e morën për sipër Abdullah Nishefci dhe Hamit Abdullahu. Leximi duhej të fillonte në momentin kur ta merrte fjalën Ali Shukrija, dhëndri dhe altoparlanti i Beogradit, që kishte shkel bukën dhe besën e këtyre anëve.
Ky ishte vendimi, por, siç thonë, vendimi është vetëm gjysma e punës, ndërsa puna e lënë përgjysmë nuk sjell mbarësi, kryesorja mbetet zbatimi i tij.

Fjala e Osman Dumoshit, vendimtare për të mosfilluar demonstrimimë 8 nëntor 1968
Vendimtare për të mos filluar demonstrimi më 8 nëntor 1968, në Podujevë, që të “mateshin forcat me kuislingun Ali Shukriu, ka qenë fjala e Osman Dumoshit. Osman Dumoshi, Ilaz Pireva dhe Skënder Muçolli ishin caktuar nga Grupi Organizues i Prishtinës, që të vlerësojnë situatën dhe kushtet për demonstrim dhe në rast nevoje të ofrojnë ndihmë. Osmani me shokë vlerësuan se nuk ka kushte për demonstrim dhe se ekziston frika që të pengohej që në fillim, dhe në këtë rast dëmi do të ishte shumëfish më i madh se dobia. Vendimi i Osmanit ishte nxjerrë duke parë gjendjen momentale, meqë sigurimi ishte i jashtëzakonshëm, ngase, siç duket, organet e sigurimit kishin hetuar se diç po (“zihej”), po përgatitej në Podujevë. Se sigurimi shtetëror kishte hetuar diç, dëshmon Rexhep Paçarada, drejtor në shkollën e Sfeçlës, i cili tregon se si në mbrëmjen e 7 nëntorit 68, aty rreth mesnatës, kishin ardhur inspektorët krahinorë me disa policë, kishin bërë një kontrollim, me arsye se në këtë shkollë, sipas informatave që kishin, ishte duke vepruar armiku... Këtë e vërteton edhe ky fakt: natën, vonë, të mbrëmjes së 7 nëntorit /68, në banesën e Adem Ajvazit, gjykatës, troket mysafiri i paftuar, i cili i thotë Ademit: “Kam ardhur në besë që të të lus të largohesh sonte nga banesa se ka shenja që gjatë natës do të burgoset një numër i madh intelektualësh llapjanë”.... Edhe profesor Murat Blakut i kujtohet se ato ditë flitej për ekzistimin e një liste me emrat e intelektualëve të dyshimtë e të rrezikshëm, të Llapit, (të cilët ishin në një vijë me Ismail Dumoshin). Këta ishin Selman Bryma, Shefki Sejdiu, Murat Blaku, Faik Hoxha, Adem Ajvazi, Rexhep Paçarada, Feriz Dabinofci etj.
Natyrisht, duke marrë parasysh edhe faktorët e përmendur, sipas mendimit tim, kurrsesi nuk mund të quhet fajtorë Osman Dumoshi, për këtë dështim...
Përgatitjet për
protestë nuk shkuan huq
Sa i përket përgatitjes, me siguri ka pasur lëshime e gabime, meqë ishim të papërvojë; koha ka qenë mjaft e shkurtër nga dita kur u vendos (më 6 nëntor) dhe ditës që duhej të bëheshin këto demonstrata më 8 nëntor... Lëshimi më i madh mendoj ka qenë moslidhja me profesorët dhe nxënësit e gjimnazit “8 Nëntori”. Kjo çështje ishte diskutuar disa herë, por nuk ishte marrë vendim i prerë. Disa mendonin se nëse Grupi zgjerohej ishte rrezik të zbulohej veprimtaria e tij, ndërsa të tjerët mendonin për pasojat që do të kishin nxënësit dhe profesorët e gjimnazit...
Nganjëherë më duket se ne u sollëm sikur e kishim pritur “Jonë” e Osman Dumoshit. Kjo tregonte se nuk ishim të përgatitur, të organizuar dhe se na mungonte guximi. Ndoshta edhe nga mospëlqimi i disa ish të burgosurve, por edhe i ambasadorit kishte bërë ndikimin e vet.
Plotësisht jam i bindur se edhe po të ishin bërë demonstratat më 8 nëntor 1968 në Podujevë, ato kurrë nuk do ta kishin jehonën e demonstratave të 27 nëntorit që u organizuan në Prishtinë, Podujevë, Ferizaj dhe Gjilan. Ndoshta, vërtet do të ishte një gabim i madh dhe i pafalshëm, dhe ndoshta një gabim të tillë s’do të na e falte historia, megjithatë, mendoj se është dashur të provohet, të përpiqemi së paku për fillimin e tyre...
E di, madje këtë edhe na e kanë thënë, se sipas disave jemi treguar të pavendosur, madje, madje edhe na kanë quajtur qyqarë e frikacakë, por, me një çiltërsi të plotë, mund të pohoj se në mëngjesin e 8 nëntorit 1968, që të gjithë anëtarët e Grupit, ashtu si edhe ditën e 27 të nëntorit 1968, kanë dalë nga shtëpia, por nuk kanë menduar se si dhe kur – pas sa vjetësh do të kthehen në shtëpitë dhe në familjet e tyre...
Në vitet e 60-ta kanë ekzistuar dy bindje: E para: Sa më shumë të burgosur aq më mirë; e dyta që të ruhen intelektualët. Në fillim bindja e parë kishte më shumë përkrahës. Të gjithë dëshironim të bëheshim Demaça e Shabana!. Por, më vonë një numër i madh i intelektualëve llapjanë nuk pajtoheshin me këtë ide, që të mbusheshin burgjet jugosllave, që edhe ashtu gjithmonë kanë qenë plotë e përplot shqiptarë.
Që nga vitet e 50-ta, edhe para se të burgosej, edhe më vonë, gjithnjë emri i Adem Demaçit u bë sinonim i lirisë... Është më se e vërtetë se brezi ynë u edukua, u formua dhe u frymëzua nga ODA e burrave – mysafirët, mësuesit atdhetarë, si Shaban Shala, emri i bacës ADEM, Radio Tirana dhe librat e ndaluar...
Sidoqoftë, përgatitja për protestën – demonstratat e 8 nëntorit i ka paraprirë përgatitjes së demonstratave të 27 nëntorit 1968, dha natyrisht, demonstratat e 27 nëntorit 1968, në Podujevë, është dashur të bëhen, por as ato të 8 nëntorit nuk është dashur të lihen.
Mbledhja 6 nëntorit dhe 24 nëntorit janë dy gjëra të pandara, e para ka mundur pa të dytën, (e dyta ishte pjellë e të parës, që do të thotë se nuk ka mundur pa të parën), dhe se pa këto dy mbledhje, nuk mund të themi se nuk do të kishte kurrfarë demonstratash në Podujevë, por organizimi i tyre më 27 nëntor 1968 do të vihej në një pikëpyetje të madhe...

• Kush ishte dhe si e njoha Hamit Abdullahun?

• Si dhe për çka u dënua tri herë Hamit Abdullahu

• Pse Hamiti dinte të thoshte vetëm “Jo ti, po unë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Aug 11, 2009 1:33 am

Më 11 mars jan bër plotë 28 vite që nga demonstratat e vitit 1981, demonstrata që për shumë çka konsiderohen si; fillimi i zhbërjes së të ashtuqujtures Jugosllavi. Rreth atyre demonstratave është folur dhe shkruar shumë; si për të mirë po ashtu edhe për të keq. Ka pasur përpjekje që ato bile të shpalleshin se " gjoja kanë qenë vet të organizuar nga Beogradi".
Por të gjithë pjesmarresit e tyre dhe vetë popullata mbarë e di të vërteten rreth atyre demonstratave të cilta " TUNDIN DHEUN E DRIDHNIN QIELLIN, KUSHTRIMTARJA DJALËRI..

Demonstratat e vitit 1981 kishin filluar pikërisht me 11 mars dhe atë në menzen e studentëve, duke vazhduar me 26 mars dhe fill pastaj më 1,2,e 3 prill kur edhe rane dëshmoret e parë të atyre demonstratave " Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ( U VRANË MË 2 PRILL në mes fakulltetit Teknik të vjetrit dhe fakulltetit Ekonomik- ishin nxënës aso kohe)...

Më lejoni që me këtë rastë në kujtim të atyre demonstratave, të sjell historin e KONVIKTIT NUMER 4 të shkruar nga dora e një studenti ( pjesmarres i atyre demonstratave)..
E nxora me qëllim këtë për konviktin numer katër ngaqë dihet që çdo gjë kishte filluar nga konvikti numer tre...

HISTORIA E KONVIKTIT NUMER 4

11 dhe 26 marsin nuk do t'i harrojë kurrë. Edhe po të dua nuk mund ta heq nga mendja, sepse më ka lënë aq mbresa të thella që nuk do të mi shlyejë jeta pa marrë parasysh se ç'peripeti do më sjell ajo...
Ishte mesditë. Mu në qendrën e studentëve ndërmjet konvikteve, vlonte... Prishtina nga grushtet e zëri i studentëve, nxënësve, punëtorëve, fëmijëve, grave, tërë një populli që kishte dalur hapur për të kërkuar bukë, liri, barazi, Republikë...
Tym pluhur re, formonin bombat lotë-sjellëse dhe gazërat tjera të policisë serbe. Në atë rrëmujë, në atë llahtari nuk mungonte kujdesi e ndihma për shokët e shoqet që ishin rënduar rëndë në kacafytje me policinë serbe. Frika s'kishte vendë aty, kujdesi për vetveten nuk vinte parasysh, mbi të gjitha mbizotronte dashuria për shokun, për bashkëluftëtarin e idealit. Të alivanosurit, vajza e djem i bartnin dorë më dorë dhe ua dorëzonin grave dhe plakave që banonin aty përreth.. Ato s'kursenin t'u ndihmonin luftëtarëve të lirisë. Ua mjekonin plagët, u jepnin ujë i strehonin nëpër shtëpi si bijtë e tyre, pa marrë parasysh rrezikun.
Numri më i madh i studentëve gjendej në mes konviktit numër katër pavijonit numër dy. Ata u ndanë në grupe dhe përkohsisht u qetësuan. mendova se çdo gjë mori fund. Por jo.. një demonstrant ndali kamionin e " zhitoprometit". Urdhëroi shoferin tu jepte bukën demonstrantëve. Ai , pa përtuar mbushte krahët me somune të cilat dorë më dorë shpërndaheshin nëpër turmën e njërëzve.

Gjatë kësaj kohe, në qendër të prishtinës i bëhej pritje stafetës së Titos, simbolit të kriminelit dhe tiranit më të madh të popullit shqiptarë dhe të popujve të tjerë..
Demonstrantët të bashkuar si një trup i vetum mësynë drejtë qendrës së prishtinës se nga do të kalonin, ishte planifikuar që më parë. Duhej të shpërthenin midis konvikteve nr.3 dhe numër dy përmes Ulpianës të dilnin në rrugën kryesore, nën Fakulltetin Fillosofik që te Hotel Grandi të bashkoheshin me turmën... Tingujtë e këngës " Ejani mblidhuni këtu këtu " dhe të këngëve të tjera e nxitnin turmën të ecte më shpejtë. Kënga buçiste... Te pavioni numer 2 dhe tre midis konvikteve kishin zënë rrugën policët serbë. Demonstrantët nuk e ndalnin hovin përkundër kërbaqëve dhe gazit lot-sjellës.
U tranda!Ç'forcë kanë këta njerëz!? thashë. Forcë popullit që lufton për liri. Forcë që s'mund tia ndalë askush hovin, iu përgjigja vetes.Po të kenë armë ç'do të bënin vallë? Po këta nuk e duan gjakderdhjen, nuk duan vdekje; duan jetën, lirinë! Po kur të shohin që nuk shkon më kështu, kur t'i rrokin armët...atëherë fitorja është e sigurtë...Atëherë mjerë për ata që janë kundër atij populli....
Ato ditë më bënë përshtypje dy vajza-legjenda për të cilat endej goje më gojë. I kishin derguar në labirinthet e udbes, i kishin rrahur, i kishin torturuar, sa s'bëhet, por kot; asnjë fjalë s'kishin mundur të nxirrnin; asnjë shokë se kishin dhënë. Në rrahje e sipër njërës ia kishin këputur boshtin e kurrizit.
- " urrë nuk do të lindësh fëmijë shqiptarë"! - i kishin thënë.
- " DO TË LINDIN TË TJERAT EDHE PËR MUA VETEM SHQIPERIA TE ROJE! - u ishte përgjigjur trimeresha aty për aty...
kureshtja më shtyri që ta shohë për së afërmi. E vizitova në shtëpi, pasi mu dha mundësia. E pashë...rrinte në krevat, po nuk ankohej. Me krenari fliste se si s'kishin mundur ta mposhtnin atë dhe shoqet dhe shokët e saj. Pa u ankuar për torturat fizike fliste për dhembjet që kishte fliste për fitoren shumë të afërt, për jetën plot lumturi që do të gëzohej populli... Në sytë e saj shihja flakën e pasosur të optimizmit, flakë të cilën e hasja në sytë dhe në fjalët e çdo njeriu ...

P.S.
Solla këtë fragment të shkurtuar natyrisht, e që ishte shkruar në vitin 1983 ne muajin shkurtë... Aso kohe pas demonstratave të vitit 1981 UDB-ba pat ndertuar një rrjet të tërë me bashkëpunëtor të saj sa që " thuhej se " edhe muret kishin vesh"... Kishte filluar një represion i paparë ndaj popullates shqiptare.. ¨Në këtë represion " kontributin e tyre" e jepnin edhe shumë shqiptarë; të ashtuqujturit " Poshteni Albanci"..
Në vazhdim do të ju sjellim emrat e një numri shumë të madh të tyre..
Do t'i sjellim Ata emra jo për ti dënuar por që ta dijnë që nuk kemi harruar..
Me fal dimë me harru Jo. nuk dimë!....

Ato demonstrata për shumë çka ishin kthesë dhe u kthyen shqiptarëve dinjitetin e nëpërkëmbur dhe të humbur. Ato demonstrata i treguan burokracis së atëhershme kosovare se nuk do të mundin kurrë të shlyenin nga qenja e shqiptarit ndjenjen e të qenii shqiptarë...

E kujtë nuk do t'i kujtohet mbrëmja e një prillit kur e tërë Prishtina dridhej nga thirrjet:
Adem Demaçi! Adem Demaçi! Adem Demaçi!

Teksa një grup tjetër ia kthente:
KOSOVA REPUBLIKË!
ROFTE SHQIPERIA!
Dhe papritmas biçiste kënga:
" Ushton gryka e Kaçanikut!

Ka shumë të atillë që do të donin të mos i kujtonin ato demonstrata sepse ato do të kujtojnë edhe turpin e shumë shqiptarëve servila dhe pro-jugosllav. vetum ata që ishin distancuar aso kohe nga to. do të donin që ato të mos perseriteshin..
Si duket paralajmerimi që do të publikohen ca nga ata emra, e tmerrojë dikënd në këtë forum ndoshta sepse emri i tij do të ishte i perfshirë dhe bëri që unë të përjashtohesha..

Por shtrohet pyetja: se si do t'i djegni të gjitha ato libra, gazeta , revista..Si do të bënë djegjen e arhives së kohës? Si do ta ndalni shfaqjen e FILMIT DOKUMENTAR PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 - që do të jetë sonte në Kineman ABC?

Ato ndodhen dhe janë një faqe e ndritshme në historin të lavdishme... Nëse ka kukuvajka që edhe sot " kuku-vajnë" se pas atyre demo.. u rrahum u burgosem u sakatosum u themë një gjë: mos qani ju që keni jetuar në tepiha të trashë sot..kur ne që e kemi perjetuar çdo gjë mbi kurrizin tonë nuk po ankohemi më së paku keni ju të tjerët arsye për këtë..
Ju që ndrruat më vonë pamjen flamurit me " çizmen fashiste" me emrin A.Vllasi..

Forumistë të nderuar, unë e kisha ndermend të ju sjellë një pjesë të atmosferes së atëhershme, pra diçka nga ajo që nuk dihet por e kam verejtur që dikujt nga ata të forumit u pengonë kjo gjë...

Kjo është temë për të cilën ia vlenë të diskutohet. Por fatkeqësisht si duket ka shumë veta që nuk e kuptojnë fjalën " FORUM".
Çka do të thotë kjo?
çka do të thotë të diskutohet në një forum..
Për Tema të nxehta njerzit flasin edhe para mediave dhe ekraneve të TV.
S'kanë frikë ata nga asgjë..
Poe si duket kjo temë e frikësojë dikë që u ngut aq shpejtë të intervenojë...

PO E PËRSËRIS EDHE NJË HERË: NUK PO KËRKOJMË TË DËNOJMË - POR TË MOS HARROJMË!

Forum do të thotë: Mbledhje e gjerë e anëtarëve të një organi drejtues të zgjedhur nga veprimtari të ndryshme shoqëror me karakter kombëtar a edhe nderkombëtar ku shqyrtoehn çështje të ndryshme. Ka Forume të larta ( e ulëta). forum drejtues( udhëheqës). Forum shkencor. Forum Kombëtar. Forume partiake. forume të polemikave...
Në Romën antike ishte një shesh që quhej " Forum" ku bëheshin mbledhje të gjera të popullit, zhvilloheshin gjyqe, panaire etj...

tË SHKRUASH PËR ATO DEMONSTRATA KA SHUMË: si për Bardh Frangun, Naser Hajrizin.... për Shoten e Llapit, aksionin e famshën të fëmijëve të shkolles fillore " Nexhmi Mustafa" të fshatit Besi...
Heroizmin e fshtarve të fshatit Zhurë..
qënderesen e punëtorëve të Amortizatorëve të Prishtinës..
këmbëngulja e drejtorit të shkollës Ekonomike të Prishtines që" as edhe një nxënës i kësaj shkolle nuk guxon të burgoset dhe perzerja e udbas nga lokalet e shkolles
Ndihme shumë nënave të cilat me duar të brumosura nga mielli, vraponin dhe shpëtonin fëmijët e tyre

Ndalja e tankave nga Shaban llapapshtica ( i ndjerë) në Podujeve duke u ulur këmbë kryq para tankit serbë...

E shumë çka tjeter..e shumë çka tjeter...
Po këtu ka të çmendur të të çmendurve të atyre viteve të cilët mundoheshin, që rinis kosovare tia ndalonin lirin e të shprehurit...disa vite më vonë protagonistet kryesor të atyre demonstratave, u bënë bartesit kryesor të formimit të UÇK-ës dhe udhëhoqen popullin tonë drejt fitoreve.. ca prej tyre i ke edhe sot në parlament...

përshëndetje nga unë Zeriatdheut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Aug 11, 2009 10:10 am

Prrallar e shqiptarev


Nuk tregon se cili student i ka nisur demostratat e para me 11 mars 1981
Cilit student i ka qellue qimja ne gjelle §

Ju o shqipoviqa nuk ja jepni doren lokomotives por vagonave!


Eh zoti ju vrafte,por si jeni i keni hesapet !Ju ka vra e ju ka shetue por nuk po shifni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Aug 11, 2009 12:35 pm

He haxhi si te duket shkrimi po meresh me qimet tani hahahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Aug 11, 2009 12:48 pm

Zeri

qimet te hifshin ne goje ti nuk je shqiptar dhe shkruan çka sofistizoin te tjeret dhe vetja te duket ne ate vend!Budall je ka fryne era qasaj ja mban,e me ba me frye drejte ne WC mbytesh ne te !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Aug 11, 2009 12:51 pm

Haxhi a ke me thane me shume me me duket se i harxhove ike mer matriale akoma haxhi se iken edhe rezervat hahahaa ha i mjeri Haxhi hahaha qimja te paska bere patriot Haxhio ahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Aug 11, 2009 12:54 pm

zeri zi

Po qimja me ka bere patriot zeri zi

E ti ne ate kohe jo qimen por majmunin me ta pas shtie nuk kishe guxue me demostrue !
Mos u gajlo se kam me vagona dituri per me tu pergjigjur jo ty por tanve shqiptareve ku do qe jetoin !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Aug 11, 2009 1:01 pm

PO po haxhi padiskutim qe pergjigjesh e kame parasyshe ju pergjigje edhe ADEM JASHARIT duke e share nuk e ve ne dyshym dyturine tuaj jo po duket!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Aug 11, 2009 1:03 pm

zeri
Nuk po me intereson as Adem Jashari as ti as nje shqiptar gjere sa nuk behet bashkimi shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyFri Sep 11, 2009 4:13 pm

Thon se Historija përëritet po nuk u msove nga ajo .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 53
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyFri Sep 11, 2009 11:05 pm

Demonstratat ne kosove gjithmone ikane nisur pjesa me e ndieshme eshoqerise sone ,studentet.Studentet me se miri kane ditur ti artikullojne kerkesat e popullit tone ,dhe ato jane cilesu si vazhdimesi e perpjekjeve tona per demokraci dhe liri . Edhe demonstratat kane pasur cmimin evet si vrasje ,burgosje ,maltretime nga me te ndryshmet nga okupatori,por megjithate kane pasur jehonen e vet ne arenen nderkombetare .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Andi Ballshi
Fillestar/e
Fillestar/e
Andi Ballshi


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 62
Vendi : Prishtine
Registration date : 03/09/2009

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyTue Sep 29, 2009 7:47 pm

Mirushe e ke lexuar "Kadri Mani: Letër shoqërore zotit Ilaz Pireva, kryetar i komunës në Besianë
Nese jo athere lexoje:

Fort i nderuari Koleg, para do dite u festua 40-vjetori i demonstratave të vitit 1968, më duhet t’iu them juve dhe lexuesve se as e di datën as vendin e mbajtjes, sepse kanë qenë aq të kujdesshëm, sikur edhe dermëtash, ish-shokët e mi të burgut që të veprojnë tinëzisht pas shpinës time në mënyrën më të shëmtuar që kanë mund ta bëjnë tinëzarët në histori.

Se po përgatitet një tubim për këtë përvjetor, më ka treguar sindikalisti zotni Hasan Abazi, nga Ferizaj, i cili edhe m’i ka kërkuar shënimet e mia e të shokëve të mi nga ajo kohë; dhe unë ia kam dërguar, për vete, për zotin Xhafer Leci... trakte pati shpërnda edhe një fqinja jonë, Gjyle Veseli, tash burrin dhe të birin dëshmorë nga lufta e UÇK-së, ama shënimet e kërkuara ende nuk po arrijnë?

Vashën e atëhersshme, fqinjën tonë Gjyle Veseli, e pata takuar në rrugë për kah Shkolla Normale ku isha nis të shpëndaja traktet dhe një pjesë i mori Gjyla për t’i shpërnda në Shkollën Bujqësore ku ishte nxënëse.

Ne atëherë nuk ramë në burg, por një vit më vonë (1969) e patëm manifestuar Njëvjetorin e suksesit të Demonstrave të ’68-shit, dhe më sollën në Nish te ju.

Nga bisedat me juve dilte se ju demostzrantët e ’68-shit keni vepruar vetëm një muaj ditë: i keni nda fakultetet për propagandim dhe e keni marrë përsipër organizimin, për të mos u zbuluar profesori Ismajl Dumoshi me shokë nga Qendrës Shollore “Nikolla Teslla” në Obiliq. Dhe kjo ishte në rregull, derisa ishim nën robëri dhe derisa i ndjeri Ismajl Dumoshi ishte gjallë, ama pas vdekjes së Ismalj Dumoshit dhe pas pavarësisë, të rrahni gjoks se ju paskëshit qenë organizatorët, dke mohuar veprimtarinë atdhetare e vizionare të Ismajl Dumoshit dhe kolegëve të tij, është shtrëmbërim i realitetit, dëm dhe turp për për sojin shqiptar!?!
Shokët komunikojnë, ata që s’komunikojnë, nuk janë shokë!

Atëherë në burgun e Nishit shpesh më ke përkrah, në konflikt me Osman Dumoshin me kompani, pas daljes nga burgu s’ke dashtë të kontaktosh me mua (paçka se ne dy ngelëm demokratë, kurse shumica tjetër u futën në LDK për ta pushtuar Kalanë nga Brenda!!): njëherë rastësisht jemi takuar në hyrje të selisë të LDK-së, ku fill pas përshëndetjes, kinse të përzemërt, ta kam treguar këtë anekdotë:
KALLAJXHIU E DHELPRA

Njëherë fshtarët e kishin ndjekur dhelprën, dhe fshatrëve iu bashkohet edhe kallajxhiu që kishte qëlluar për të kallaitur tepsiat, kusiat...

Iku dhelpra dhe shpëtoi disi, e tani nga shpati po mendimonte:

-Fshatarët kanë të drejtë që më dëbojnë, se jua kam ngrënë pulat, ama nuk e kam të qartë çfarë faji i kam bërë kallajxhiut!?!

Pas rrëfimit të kësaj anekdotet, kolegu im Ilaz Pireva tha:

-Jo, ne dy nuk jemi në ndjekje të njëritjetrit, por, ja, e kemi lënë punën në asgjë, se unë ta di edhe shtpinë, a je në atë shtpinë e vjetër?- do të shihemi...

Dhe më vonë ju erdha në zyrë e jua urova zgjedhjen për Kryetar, me atë rast jua dhashë adresën time fizike dhe elektronike, ama ju sërish nuk u lajmëruat!?

Ishte i nevojshëm ky përshkrim, që lexuesit ta kenë të qartë përse të komunikonim me anë të mjeteve të informimit publik, kur thjesht kemi mund të takohemi që nga viti i lirimit tonë nga burgu më 1991!?!

Dhe në fund, unë mendoj se ju “demonstrantët e ’68-shit”: Adil Pireva, Afrim Loxha, Ilaz Pireva, Osman Dumoshi, Selatin Novosella, Skënder Muçolli, Skënder Kastrati... i keni marrë përsipër ato demonstrata, pa qenë organizatorët e vërtetë!?!

Në pritje e sipër, ju përshëndes përzemërsisht.
Kadri Mani, kryeredaktor

www.zemrashqiptare.net
Ndersa une po shtoj dhe kete:

Po shtoj vetem kete: sipas pohimeve-lavderimeve te atyre qe i permende, dhe shkrimeve te "komunistit te viogel - Adil Pireva, e "patriotit' , tash bisnesmenit, pa thojza, të Selatin Novosella, ata, demonstratat ne Podjeven e athershme e Besinane e sotm, i kane organizuar vetem per dy (2) dite e gjysme. A ka koment ky konstatim i tyre!!!???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Andi Ballshi
Fillestar/e
Fillestar/e
Andi Ballshi


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 62
Vendi : Prishtine
Registration date : 03/09/2009

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyWed Sep 30, 2009 3:19 pm

Pse bre Mirushe po rren??? Ku mund te jesh ti autore kesaj teme. Po ky fare materiali, qe ka shume te verteta [por edhe shume genjeshtra, eshte botuar edhe neper gazetat e mahalles se Muhaxhereva. Njeri, njeri prej jush, po rreni, bre Mirushe, ose Ti ose Selatini, apo mos jeni i njejti autor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Andi Ballshi
Fillestar/e
Fillestar/e
Andi Ballshi


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 62
Vendi : Prishtine
Registration date : 03/09/2009

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyThu Oct 01, 2009 10:34 am

Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyThu Feb 26, 2009 12:10 am
Admin te lumte qe ke sjelle ketu kujtimet e Abdullah Nishefcit rreth organizimit te demostratave ne Podujeve, i cili sipas bindes time eshte shkrimi me seroiz, por ketu mungon edhe nje pjese e madhe, kisha deshiruar qe ta sjellesh, ketu dhe le ta shohin lexuesit, duke krahasuar me shkrimet e lavderimet e autoreve te tjere. Abdullahun e kam perjelle edhe para disa vitesh ne gazeten BUjku, por edhe ne gazeten Zeri. Te pershendes.Andi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Andi Ballshi
Fillestar/e
Fillestar/e
Andi Ballshi


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 62
Vendi : Prishtine
Registration date : 03/09/2009

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Demonstratat shqiptare të vitit 1968 në (Podujeve) Kosovë   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyThu Oct 15, 2009 4:14 pm

Demonstratat shqiptare të vitit 1968 në (Podujeve) Kosovë
Fleta Gurguri tek Forumi Bashkimi Kombetar: Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi (fq.3), lidhur me organizimine demostratave te 68-shit ne Podujeve, Abdullah Nishefci, shkruan edhe kete:
E di, madje këtë edhe na e kanë thënë, se sipas disave jemi treguar të pavendosur, madje, madje edhe na kanë quajtur qyqarë e frikacakë, por, me një çiltërsi të plotë, mund të pohoj se në mëngjesin e 8 nëntorit 1968, që të gjithë anëtarët e Grupit, ashtu si edhe ditën e 27 të nëntorit 1968, kanë dalë nga shtëpia, por nuk kanë menduar se si dhe kur – pas sa vjetësh do të kthehen në shtëpitë dhe në familjet e tyre...
Në vitet e 60-ta kanë ekzistuar dy bindje: E para: Sa më shumë të burgosur aq më mirë; e dyta që të ruhen intelektualët. Në fillim bindja e parë kishte më shumë përkrahës. Të gjithë dëshironim të bëheshim Demaça e Shabana!. Por, më vonë një numër i madh i intelektualëve llapjanë nuk pajtoheshin me këtë ide, që të mbusheshin burgjet jugosllave, që edhe ashtu gjithmonë kanë qenë plotë e përplot shqiptarë.
Që nga vitet e 50-ta, edhe para se të burgosej, edhe më vonë, gjithnjë emri i Adem Demaçit u bë sinonim i lirisë... Është më se e vërtetë se brezi ynë u edukua, u formua dhe u frymëzua nga ODA e burrave – mysafirët, mësuesit atdhetarë, si Shaban Shala, emri i bacës ADEM, Radio Tirana dhe librat e ndaluar...
Sidoqoftë, përgatitja për protestën – demonstratat e 8 nëntorit i ka paraprirë përgatitjes së demonstratave të 27 nëntorit 1968, dha natyrisht, demonstratat e 27 nëntorit 1968, në Podujevë, është dashur të bëhen, por as ato të 8 nëntorit nuk është dashur të lihen.
Mbledhja 6 nëntorit dhe 24 nëntorit janë dy gjëra të pandara, e para ka mundur pa të dytën, (e dyta ishte pjellë e të parës, që do të thotë se nuk ka mundur pa të parën), dhe se pa këto dy mbledhje, nuk mund të themi se nuk do të kishte kurrfarë demonstratash në Podujevë, por organizimi i tyre më 27 nëntor 1968 do të vihej në një pikëpyetje të madhe...


Nuk më ka rene te lexoj shkrim me te sinqerte, po ajo qe eshte per mua e pakuptueshme, dhe qe me intereson te dij, eshte se perse as Adil Pireva, as Selatin Novosella, qe me tani na ka lodhe me keto perseritje rreth organizimit te dem. Te 68-shit, nuk kan shkruar per keto mbledhje ne dyqanin dhe shtepine e Abdullah Nishefcit! A po e fshehin nje te vertete zoterinjte dhe perse, nese e bejne kete, apo po na genjen!, Nje gje e di, se flamurin kombetar se pari e kam pa ne vitrinene e dyqanit “Kosavari”, si vajze 12-13 vjeçare. Dhe me vone e am ndegjue se ai flamur, te cilin e ka bartur Hasan Shala, u ka pri demonstrueve rrugeve te Podjeve e jo , siç shkruan Sheradin Berisha: Në ballë të demonstruesve (ku u bashkuan edhe fshatarë që kishin ardhur për të bërë treg) valonte flamuri kombëtar, i qëndisur nga Elhame Shala-Bogujevci." Di edhe nje gje se shume nxenes te gjimnazit “8 Nentori:, me vone kam degjuar se jane furnizuar me libra dhe revista tjera te botimeve te Tiranes.... Nga Avdulla Terzia siç e quanim athere, z. Abdullahun
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptySat Oct 17, 2009 10:53 am

REAGIM I SHOKUT ENVER HOXHA PER DEMONSTRATAT 1981 NE KOSOVE
Fytyrën e vërtetë të armiqve të tij, robëruesve revizionistë dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë, populli ynë e ka njohur edhe përpara, por ngjarjet e fundit në Kosovë e kanë bërë që t'i njohë ata edhe më mirë. Edhe ata që kanë qenë të mashtruar dhe kanë pasur ndonjë iluzion ndaj krerëve të Kosovës, tani e kanë kuptuar qartë se kush janë ata, kujt i shërbejnë dhe për kënd punojnë e luftojnë ata. Me qëndrimin e tyre frikacak, kapitullues dhe krejtësisht antipopullor e antishqiptar, krerët tradhtarë dëshmu*an edhe një herë se ata mbrojnë interesat e armiqve të popullit, tek të cilët janë të shitur, dhe jo aspak interesat e popullit, të cilin e kanë tradhtuar dhe e kanë shitur.

Këta sahanlëpirës jo vetëm që nuk përkrahin luftën e drejtë të popullit, jo vetëm që nuk përkrahën asnjë nga kërkesat e tij të ligjshme, por përkundrazi, morën hapur anën e armiqve më të urryer të popullit tonë, u bënë bashkautorë të forcave më të zeza ran*koviçiane në veprimet e tyre mizore.

Hyzmeqarët besnikë të të huajve dhe armiq si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Dushan Ristiqi, Ali Shukriu, Asllan Fazlija etj., jo vetëm që u dalluan në masat e egra që u ndërmorën kundër rinisë dhe popullit tonë, por po tregohen shumë të zellshëm edhe në fushatën propagandistike që revizionistët jugosllavë kanë shpërthyer në të gjithë Jugosllavinë për t'i dënuar demonstratat e Kosovës dhe kërkesat e tyre.

Të hutuar e të sekëlldisur, duke u djersitur e duke shkumbëzuar, këta altoparlantë të bindur të shovinistëve të Beogradit, në deklaratat dhe fjalimet e tyre të pafund, nuk lanë gjë pa thënë kundër rinisë sonë, sido*mos asaj studenteske, që "me demonstratat e tyne armiqësore" paskan pasur për qëllim "me e damkosë popullin shqiptar", "me e prishë vllaznimin dhe bashkimin", "me thye izllogat e me vjedhë mallin"!!!

Këta prefektë anadollakë të tipit të Qazim Mulletit, me fjalimet e tyre gjysma shqip e gjysma serbokroatisht, akoma pa u tharë gjaku rinor që u derdh, akoma pa i varrosur dhjetëra djem e vajza që i vranë mizorisht, u munduan të na bindin se bijat e bijtë e popullit genkan "rrugacë", "nacionalistë" e "reaksionarë", se ata qenkan "agenta të të tjerëve", se rinia e pastër e Kosovës qenka "plehu i Kosovës" !!

Jo, tradhtarë, i përgjigjemi ne, gjithë populli, Fadil Hoxhës dhe bandës së tij. Bi*jat dhe bijtë e Kosovës kreshnike nuk e kanë damkosur dhe nuk e damkosin as sot kombin e popullin shqiptar, ata nuk janë "huliganë" e agjentë të të huajve, por janë bijtë më të mirë e më besnikë të popullit, ata nuk janë plehu i Kosovës, por floriri i Kosovës, janë lulëkuqja më e bukur e Kosovës. Jo rinia, po tradhtarët e njollosin popullin shqiptar. Jo rinia, po tradhtarët janë agjentë të të hu*ajve. Jo rinia, por tradhtarët janë plehu i Kosovës..

Më kot çirren dhe shkumbëzojnë tradhtarët duke thënë "rinia është e jona", "rinia do të jetë me ne" etj. Jo, rinia revolucionare e Kosovës kurrë nuk ka qenë e tradhtarëve dhe e armiqve të saj; kurrë nuk ka qenë me ta, nuk është sot dhe as që do të jetë ndo*njëherë. Rinia heroike e Kosovës ka qenë, ësh*të dhe do të jetë e popullit dhe me popullin. Ajo ka zgjedhur rrugën e saj të vetme, rrugën që i tregon marksizëm-leninizmi, rrugën që i kanë lënë amanet mijëra yje të pashuar, që derdhën gjakun për liri e Shqiperis të vërtetë, rrugën që ia lanë amanet edhe dëshmorët e demonstratave të fundit, që ranë me heroizëm për të mos vdekur kurrë.

Nuk ka forcë në botë që mund ta largojë rininë e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga kjo rrugë e lavdishme.

Propaganda revizioniste në Jugosllavi dhe Kosovë mundohet t'i paraqesë demonstratat e grevat e Kosovës si gjoja "vepër diversioniste të forcave armiqësore të brendshme e të jashtme", të cilat "me organizim mjeshtëror" dhe "me parulla demagogjike" ia paskan arritur "t'i mashtrojnë masat dhe t'i hedhin në luftë"!

Në këtë mënyrë revizionistët jugosllavë e shërbëtorët e tyre shqiptarë duan t'i fshe*hin shkaqet e vërteta që e shtynë popullin të ngritet në greva e demonstrata. Ata e di*në mirë se këto shkaqe janë në pozitën e vështirë dhe të pabarabartë të Kosovës dhe popullit të saj, në shtypjen e shfrytëzimin e egër dhe të shumëfishtë që ushtrohet mbi masat e saj punonjëse, në mungesën e një sërë të drejtash dhe lirish kombëtare e demokratike, në pakënaqësinë e madhe që mbretëron kudo dhe që po shtohet çdo ditë, por i fshehin ato, sepse pikërisht ata dhe politika e tyre janë shkaktarë të një gjendjeje të këtillë dhe rrjedhimisht edhe të demonstratave e të grevave që u bënë në Kosovë. Po të mos ishte kjo gjendje kaq e vështirë dhe populli të jetonte vërtet i lirë e i lumtur, siç duan të thonë ata, atëherë asnjë forcë e brendshme as e jashtme nuk do të mund ta nxirrte popullin në rrugë, sado që të përdornin "parulla demagogjike". Përse nuk po bë*hen greva e demonstrata në Shqipërinë socialiste, ku populli jeton vërtet i lirë dhe i lumtur, por bëhen sidomos në vende të tilla borgjeze, fashiste ose revizioniste si Spanja, Italia, Jugosllavia, Turqia, Polonia etj.?

Në çdo fjalim e artikull rreth demonstratave thuhet se "masat u mashtruan nga paru*llat demagogjike që u hodhën", por nuk thu*het se pse ato parulla na qenkan "demagogji ke" dhe, deri sa qenkan të tilla, si u bë që populli të jetë aq "mendjelehtë" (siç e quajtën tradhtarët) sa jo vetëm që përkrahu që në fillim parullat e kërkesat e demonst*ruesve, por po i përkrah ato edhe tani,bile akoma më me forcë? Është interesant të dihet gjithashtu, përse krerët revizionistë e kalemxhinjtë e tyre nuk i zënë fare në gojë edhe parullat e tilla të demonstruesve si "DUAM PUNË", "KTHENI KURBETÇINJTË", "STOP,ÇMIMEVE", "LIRONANI SHOKËT", "TË BURGOSURIT KOSOVARË, KTHENI NË KOSOVË" etj.? Pse ata nuk po e shpjegojnë "karakterin demagogjik dhe armiqësor" edhe të këtyre parullave dhe pse nuk i zgjidhin këto probleme të mëdha, në mënyrë që "forcat armiqësore" të mos mund t'i "mashtronin" masat herëve të tjera?

Duke i paraqitur demonstratat dhe grevat e fundit në Kosovë si vepër të grupeve e forcave të ndryshme të organizuara, revizionistët u bëjnë atyre një nder të madh, e madje edhe të tepruar. Pararoja e organizuar në Kosovë, komunistët, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë, pa dyshim që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë lëvizje revolucionare, por, duhet thënë hapur se detyrën e saj në organizimin dhe udhëheqjen e masave, ajo ka qenë dashur dhe ka mundur ta kryente edhe më mirë. Grevat dhe demonstratat në Kosovë, më shumë se të organizuara ishin spontane. Ato nuk janë dhe nuk mund të ishin vepër e askujt tjetër, por e vetë popullit të saj heroik. Ai është iniciatori, udhëheqësi dhe organizatori kryesor.

Këtë të vërtetë të madhe e dinë mirë edhe revizionistët e tradhtarët, dhe pikërisht kjo i tmerron ata. Pikërisht këtë të vërtetë të rëndësishme duan ta fshehin ata, kur ngjarjet e fundit në Kosovë ua mveshin "forcave reaksionare, dogmatike e staliniste".

Është për t'u theksuar edhe qëllimi tjetër i poshtër i krerëve dhe kalemxhinjve revizionistë, të cilët, edhe pse e dinë mirë orientimin e shëndoshë të rinisë dhe të demonstruesve, edhe pse e dinë sigurisht se gjatë gjithë demonstratave brohoritej pa ndërprerë e nga të gjithë për Shqiperin, për lirine e vërtetë dhe internacionalizmin proletar, mundohen t'i paraqesin demonstratat e Kosovës si vepër edhe të reaksionit antishqiptar. Duke qenë të bindur se mbeturinat e reaksionit zogist, ballist etj., nuk kanë pothuajse kurrfarë influence në popullin e sidomos në rininë e Kosovës dhe të viseve të tjera të banuara me shqiptarë, revizionistët mundohen ta bindin popullin tonë se pikërisht këta reaksionarë qëndronin në krye të demonstratave dhe jo bijtë e popullit, Shqiptar, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë. Në këtë mënyrë ata orvaten t'i shkëpusin masat popullore nga pararoja e tyre kombetare dhe revolucionare që në të vërtetë, siç treguan ngjarjet e fundit, janë një dhe të pandarë. Propaganda e tillë e poshtër është edhe një shërbim i mirë i revizionistëve për reaksionin antikombtar shqiptar, i cili është shumë i interesuar për të krijuar bindjen se ai është akoma gjallë dhe se ka ende ndikim në popullin shqiptar.

Duke folur për demonstruesit, tradhtari Fadil Hoxha tha se i njeh ata që nga lufta, se gjatë luftës ata paskan qenë bashkëpunëtorë të okupatorit fashist, kurse pas luftës qenkan "agjenta" të agjencive të huaja të spiunazhit, "armiq jo vetëm të Jugosllavisë por edhe të Shgipërisë" etj.,etj. Lind pyetja: a thua nuk e di Fadil Hoxha se shumica e demonstruesve janë të rinj që kanë lindur pas luftës, prandaj s'ka pasur si t'i njohë në luftë, se edhe ata demonstrues që kanë qenë në luftë, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit, por kanë qenë partizanë, ndoshta edhe në aradhën e Fadil Hoxhës? Paska harruar vallë Fadil Hoxha se kriminelët dhe emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, e për të cilët flet ai, janë strehuar pikërisht në Kosovë, se pikërisht nga Kosova e Jugosllavia i kanë nisur ata Dushan Mugosha e Rankoviçi për të vrarë kuadro të Partisë, gra e fëmijë në Shqipërinë socialiste, në kohën kur në Kosovë UDB-ja famëkeqe bënte kërdinë mbi shqiptarët. Fadil Hoxha dhe shokët e tij këto edhe mund t'i "harrojnë", por populli nuk i harron kurrë. Prandaj populli nuk mashtrohet nga shpifjet dhe trillimet e tradhtarëve, sado që të hiqen ata si "luftëtarë" të rrallë dhe "burra të ngritun shyptarë".

Nuk pi ujë as përpjekja për t'i paraqitur ngjarjet e Kosovës si vepër të superfuqive imperialiste dhe demonstruesit si përkrahës të njërës apo tjetrës superfuqi. Agjentë të superfuqive janë revizionistët jugosllavë, që gjithmonë u kanë shërbyer atyre dhe po u shërbejnë edhe tani me propagandën që po bëjnë rreth demonstratave, dhe jo populli i Kosovës e bijtë e tij, të cilët jo vetëm s`kanë pasur as iluzionin më të vogël ndaj ty re, por i kanë konsideruar gjithmonë dhe i konsiderojnë edhe sot si armiq të tyre, si armiqtë më të mëdhenj të popujve, të revolucionit dhe të socializmit. LAVDI VEPRES SE SHOKUT ENVER
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 62
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptySat Oct 17, 2009 12:48 pm

LPK dhe AKSH përsëri në këmbë!
Shkruan: Besnik Prishtina

Mbi LPK-ën!

Duke e lexuar shtypin ditor këto ditët e fundit, në veçanti me ranë në sy këto dy shkrime me të cilat do të merrem në këtë shkrim timin.
- “LPK: Reagim ndaj marrëveshjes Shqipëri-Greqi për kufijtë detarë” të lexuar te www.mekulipress.com dhe - Reagim i AKSH-ës të lexuar te www.albaniapress.com, që mbanin datën 14 tetor 2009.


Së pari heshtja e LPK për një kohë relativisht të gjatë pas shkëputjes së PSK nga gjiri i saj po tregon se ajo e mbijetoi edhe këtë lindje të re. LPK tani më është një nënë nga cila linden shumë parti politike, fatkeqësisht jolojale, që sa herë që linden vet, të amën u munduan të e shpallën të shuar. Dhe megjithatë LPK vazhdon të jeton fal bijve e bijave të këti populli që nuk e lejojnë shuarjen e saj para se ajo të arrin aty ku duhet – në cakun definitiv të bashkimit.

Të përkujtojmë lexuesit se LPK është organizata me e vjetër politike e rezistencës e Popullit Shqiptar në kohën sundimit të ish RSFJ, e cila synonte bashkimin e gjitha viseve shqiptare si dhe krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës. Dhe nëse RSFJ do të refuzonte këtë kërkese ajo do të vazhdonte luftën për bashkimin me shtetin amë Shqipërinë.

Rrënjët historike të kësaj Lëvizje nisen nga koha e Lidhjes së Prizrenit të 1878, gjeneratë pas gjenerate, dhe intensivisht nga koha e demonstratave të vitit 1968 kur për herë të parë në gjitha viset shqiptare u demonstrua me kërkesën për Republikën e Kosovës si dhe me kërkesa tjera të asaj kohe.

Pasi që në vitet e më pasme nga pushteti i atëhershëm u realizuan tëra kërkesat e këtyre demonstratave përveç të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS e cila nuk u realizua as pas Kongresit të X të ish LKJ, në vitin 1975 nga pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1968, pra nga gjenerata e re erdhi deri te krijimi i bërthamës që filloi krijimin e Organizatës së PKMLSHJ e cila do të vepronte në Platformën Politike të krijimit të Republikës Shqiptare të Kosovës.

Kjo Organizatë në vitet e më vonshme do të shndërrohet në një organizatë të mirëfilltë ilegale e cila ne demonstratat studentore të vitit 1981 ia arriti që të e ndryshon kursin e tyre social në kursin politikë të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Deri në atë kohe në Kosovë ajo ishte e vetmja organizatë që vepronte në Platformën Politike të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Ndërsa organizatat tjera ilegale si LNÇKVSHJ e OMLK e tj. vepronin në Platformën e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Pas këtyre demonstratave u krijuan kushte më të mira për bashkimin e forcave ilegale dhe kështu me iniciativën e PKMLSHJ dhe me përgjigjen pozitive të palëve tjera me 17 shkurt 1982 e 15 maj 1982 kur në këtë Lëvizje u bashkuan edhe LNÇKVSHJ e OMLK. Në udhëheqjen e PKMLSHJ ishte edhe Mr. Halil Alidemaj, deri sa ishte i gjallë. Në udhëheqjen e LNÇKVSHJ merrte pjese edhe Jusuf Gërvalla. E edhe në udhëheqjen e OMLK merrte pjese edhe Kadri Zeka, deri në vrasjen e tyre në atentatin e UDB-es të 17 Janrit 1982. Ky atentat ndaj tyre u ekzekutua nga ana e UDB-es pikërisht për të penguar bashkimin e këtyre organizatave ilegale, por shokët e tyre vazhduan bisedimet për bashkim me PKMLSHJ dhe një muaj pas atentatit me 17 shkurt 1982 u realizua bashkimi në LRSSHJ, që më vonë do të quhet LPK.

Nga ajo kohë e deri me tani LPK zhvilloi një luftë kolosal politike e të armatosur ndaj armiqve fqinj sllav dhe është meritë edhe e kësaj Lëvizje që sot më nuk ekziston burgu kolektiv i popujve i quajtur Jugosllavi. Por, LPK u ndesh edhe me shumë vështirësi të brendshme që i ngjanin shumë veprimtarisë së Mugoshes e të Tempos në kohën kur u krijua PKSH. Tani ata vepronin jo vet, por përmes të instrumentalizimit të disa njerëzve meskin e kokëshkrete ose përmes disa të tjerëve që mbi lirin e popullit i kishin ambiciet e veta për pushtet. Ata hynin apo dilnin nga LPK me të njëjta ambicie për pushtet personal.

Edhe LPK u ndesh me tendenca që të eliminohen kuadrot kryesore dhe që ajo të mbetet në disa diletant të cilët me kohë do të e përçanin dhe fundosnin LPK në detin e intrigave. Mirëpo, LPK i mbijetoi tëra këto sfida të mëdha në kushte jashtëzakonisht të vështira fal veprimtarëve të tre krahëve që e përbënin atë e të cilët me këmbëngulje vepronin në zbatimin e programit të 17 shkurtit 1982.

Pat raste që të tillët njëherë imponoheshin rrejshëm si “themelues dhe pararojë e majtë” në rastin tjetër e braktisnin LPK dhe e shpallnin “inekzistente” e vet shpalleshin “të djathtë”dhe ngjiteshin në postet e imagjinuara të pushtetit të LDK, e pastaj prapë me akrobacione politike ktheheshin në LPK dhe thurnin intriga për të ndarë nga atë UÇK apo anasjelltas. Kjo dukuri u bë ma masive sidomos në kohën e përfundimit të luftës së armatosur dhe menjëherë pas qershorit 1999 kur u mendua se erdhi koha për të "hipur" në një pushtet të ri vasal edhe pse brenda vendit u instaluan ushtritë e policitë dhe administrata e huaj. LPK nuk mashtrua pas këtij pushteti nën sundimin e huaj diktatorial dhe ajo në kushte teje të vështira e vazhdoi punën e vet. Në momentin kur u shpall pavarësia e rrejshme, planin e Ahtisarit e miratoi edhe një formacion i LPK që hyri në koalicion me partin në pushtet për pushtet vasal nën sundimin e huaj. Kjo klas politike po përpiqet të na imponojnë një demokraci te rrejshme! Ata së bashku po krekosen se Kosova po shkon drejtë integrimeve NËN sundimin e BE dhe të NATO-s, ku politikën ndaj shqiptarëve e diktojnë grekët e miqtë tjerë pro sllav e antiangloamerikan, që po na mbajnë të ndarë në 6 shtete.

Në këtë shkrim të nënshkruar nga Hasan Metaj po thuhet se LPK po jeton dhe se gjallërisht është e interesuar për çdo pjesë të atdheut. Këtu shihet se LPK misionin e vet do të e sheh të përfunduar vetëm kur Kombi i ynë me VETËVENDOSJEN e vet të është nën një Flamur dhe brenda një Shteti. Po shihet qartë se te gjenerata e re trashëgimtare po e merr detyrën e vet!

Mbi AKSH-ën!

UÇK-ën e lindi LPK, ndërsa AKSH është vazhdimësia e UÇK-ës.

Duke e lexuar REAGIMIN e AKSH të nënshkruar “...Prizren, 14 tetor 2009
SHP i AKSH-s Zëdhënësi, Sokol Deliu...”, mu kujtua se këto ditë e kam lexua një shkrim tjetër ku thuhej(po citoj)::

“...Nuk duhet të ndodhë që mbi AKSH të flitet vetëm kur çetniket e Car Lazarit ia mësyjnë Kosovës. Nuk mund të sillemi me ushtri si me shallin, të cilin e përdorim për të shpëtuar kokën nga acari, e kur kalon acari e hedhim të këmbët. Sepse acari kthehet prapë...”!

Pastaj aty në vazhdim thuhej:

“...Heshtet e vërteta edhe pse dihet hapur se AKSH është vazhdim i UÇK-së dhe se ajo përbëhet nga ata veteran që nuk pranuan demobilizimin para së të përmbushet BETIMI, të cilin ata e kanë dhënë me rastin e bashkëngjitjes së tyre në radhët e UÇK-së. Është sekrete publik se një pjesë e UÇK u transformua në TMK ndërsa një pjesë tjetër në AKSH. Dihet se AKSH-ja po akuzohet me po ato intriga sikur është akuzuar UÇK-ja.

Për veprimet për interesa private të individëve nuk mund të ngarkohet AKSH apo ndonjë institucione tjetër por vetëm personat që bëjnë veprime të tilla për interesa egoiste.

Është e çart se rregullat e ushtarake të AKSH janë të ashpra si në çdo ushtri tjetër për ata që në emër të AKSH bëjnë keqpërdorime, dhe të mjerët ata që i thyejnë ato. AKSH-në, si formacion ushtarak, i cili i ka vu detyrë vetit që të realizoj misionin e UÇK-së deri në fund, nuk ka mundësi të veproj pa mbështetjen morale e materiale të popullsisë, për lirinë e së cilës ajo i ka vu në dispozicion edhe jetët e veta që nga hyrja në UÇK. Njerëzit e tillë nuk mundet me i ndal as kush deri në vdekje.

Para shpalljes së pavarësisë në RTK e kemi pa një insert ku AKSH shfaqet në ruajtjen e kufijve të Kosovës në kohën kur vinin kërcime serioze për agresion nga paramilitaret serb të Gardës të Car Lazarit, dhe që nga atëherë mjetet e informimit po heshtin. AKSH ekziston dhe për te opinioni duhet të informohet njësoj si për FSK. Duhet ditur se FSK pas një kohe mund sërish të transferohet në diçka tjetër dhe nga ajo ti nxjerrin edhe ata pak ushtar të UÇK që kanë mbet aty dhe ajo të shndërrohet në një shoqatë të gjuetareve të patave...“ (përfundim i citatit)!

Në REAGIM po thuhej se “AKSH nuk vepron në Kosovë”, megjithatë ky REAGIM i lëshuar në Prizren tregon se ku është selia e SHP të AKSH! Pastaj në kufijtë administrativ të Republikës së Kosovës jetojnë dhe veprojnë numri më i madh i ushtarëve të UÇK. E ata nuk heqin dorë nga BETIMI dhe se në luftë për të e realizuar amanetin e DËSHMORËVE të KOMBIT nuk i kërkojnë leje askujt!

Do të shtoja vetëm faktin se kaluan gati dy vite dhe kufirin verior nuk po e ruan as SHPK, as UNMIK-EULEX-i dhe as KFOR-i! Serbët kufirin e kanë shtyrë brenda Mitrovicës! Për një shekull Serbia e shtyu kufirin në tokat tona nga Nishi në Mitrovicë! Tani po vazhdohet të sulmohen shqiptaret në anën tjetër të Ibrit dhe ata po kërkojnë mbrojtje urgjente! Mitrovica po i thërret Kosovës. Po i thërret Isa Buletinit! Prandaj në çdo lagje në çdo Fshat e në çdo Qytet shqiptar duhet ti krijohen Njësitë e AKSH për bashkimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë etnike! Kur të çlirohet e bashkohet Shqipëria e lirë, do të lind demokracia – e vërtetë!
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Andi Ballshi
Fillestar/e
Fillestar/e
Andi Ballshi


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 62
Vendi : Prishtine
Registration date : 03/09/2009

Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: REAGIM I SHOKUT ENVER HOXHA PER DEMONSTRATAT 1981 NE KOSOVE   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 EmptyMon Nov 02, 2009 1:34 pm

zeriatdheut!
Ne rradhe te pare eshte dashur, sipas mendimit, tim te citosh burimin nga e ke marre materialin, dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, edhe Enveri yt, qe dikur ka qene po aq, ndoshta edhe me shume edhe imi, disahere ka cekur se nuk kane mundur te hyne ne nje thes edhe Alija edhe Fadili, keshtu medoj se eshte dhe keshtu duhet te jete e te vleje edhe per politiknat e sotit, te djeshit e te ardhshem. Zeriatdheut ne mesin e tyre ka "gjthëçka", edhe njehere "gjthëçka"! Kaq. te pershendes pa fare nervoze. Andi Ballshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi   Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Deri tek demostratat e vitit 1981
» Liri a vdekje
» Ushtarët Shqiptar të vërar ne Ushtrin ish-jugosllavi
» Uniforma e Ilirit, dëshmi e sakrificës për liri....
» Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: