Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Specialitete shqiptare nga Kosova

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyThu Oct 18, 2007 1:10 am

Embelsir me keksa
-500gr keksa
-1lt qumesht
-5 te kuqe te veze
-5 lug nisheste ose gustin
-1 puding vanill
-3 ose 5lug sheqer(mvares sa doni tju behet e ambel embelsira)

Ne nje liter qumsht i qesim vezet,nishesten,pudingun,sheqerin dhe te gjitha i ziejm si puding deri sa te trashet filli.
Mandej ne nje tepsi rendisim ne rend piskota nje rend nga filli i pergatitur dhe ne fund me shllag bejme,per dekorim munde dhe cokollad te grimcuar e zhele bombone te vendohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyThu Oct 18, 2007 1:04 pm

uuuuuuuuuhu,dibrane te lumbshin duart,jam ne pune dhe se qe mu shtua apetiti,specialitet qe tebene per te e deshiruar,ta marrim se eshijuam,por mundesisht shkruani keto specialitete sa me shume,ndoshta marrim ndonje kopje prej tyre

pershendetje,dhe gjithe te mirat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 43
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyThu Oct 18, 2007 1:07 pm

dibranja shkruajti:
Riki me gjithe qejf ju kisha thirur gjithe stafin jeni te mirseardhur

Faleminderit Dibrane me shum ka vlere fjala se ushqimi faleminderit per ftesen dhe ju jeni te mireseardhur kur te doni me gjith qeif ju presim mos disha me pregadit buke kryp e zemer kemi kaloni mire ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri

Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyThu Oct 18, 2007 10:52 pm

Tradita e Shqipëtarit Pasuli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 33
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyFri Oct 19, 2007 11:23 pm

Byrek me domate dhe salmon
Përbërësit për katër persona:

200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë
Koha 30 min

Përgatitja: Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.


Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 433776394_89c900759c


Edituar për herë të fundit nga në Tue Nov 06, 2007 2:48 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptySun Oct 21, 2007 11:45 pm

RROLLAT ME MISH
-500kg mish te bluar
-4veze te ziera
-keryp,biber te zi,biber te kuq pak,veget,dhe mavret nga shija kush on dhe melmesa tjera.
Se pari mishin se bashku me melmesat tjera i perziejm mire e mire, mandej marin foli dhe e lyejm me vaj pak dhe mishin e hapim ne katror dhe pereth vendosim vezet e ziera dhe e rrotullojm si rrollat,e me folin e mbeshtjellim mir,mandej e vendosim ne tepsi dhe e pjekim ngadal nje ore,me kete rrollat si apertiv shkon orriz i zier ose kmpira te zim,ju beft mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyFri Oct 26, 2007 2:04 am

Byrek me Spinaq

Për 4-5 persona duhen: Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr (sipas dëshirës), djathë 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripë, piper.

Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet. Keshillohet nje temperature mesatare,jo teper e larte.Ju beft mir...
Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 49827544_4c9bc8fb65
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyFri Oct 26, 2007 2:06 am

Torte me banane

E nevojshme:
-3 banane
-300 gr biskvita
-3 qese puding cokollade
-250 gr sheqer
-1 liter qumesht
-200 ml hopla (whipped cream=shllag)

Pregatitja:

Ne tenxhere e fusim gati gjithe qumeshtin. Pastaj tenxheren e fusim ne zjarr.
E vendosim sheqerin dhe e perziejme mire. Ne qumeshtin e ngelur ne menzure e shtojme pudingun. E perziejme mire dhe kete dhe pastaj produktin nga kjo perzierje ia shtojme ne qumeshtin e nxehur ne tenxhere.
Duke vazhduar se perzieri e vlojme ne zjarr perderisa pudingu te kete fituar viskozitetin e duhur dhe pasi te kemi mbaruar e nxjerrim tenxheren dhe e lejme dikund ne tavoline. Nje pjese te pudingut e fusim ne nje tas me te vogel.

Ne nje tas me te gjere i thejme biskvitet dhe i shtojme pudingun e tenxheres.
E perziejme me luge te drurit. Bananet i presim ne te katertat e gjatesise dhe pastaj ne pjese te vogla i shtojme ne tas. Pastaj e perziejme qe serish te bashkangjitet produkti. Masen e vendosim ne pjate dhe e formojme nje rollat.
Rollatin e lyejme me pudingun qe kishte ngelur tek tasi me i vogel.

Ne nje tas per perzierje e fusim hoplen (kremin). E perziejme me mikser kremin perderisa e fiton masen qe duhet. Me kremin e lyejme te gjithe kasato torten prej bananesh. Mbi torten e presim me cope te holla cokolladet. Me thike torten e presim ne kocka katrores. Secilen pjese e vendosim ne pjata
Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 B0000DJ85S.01-APVHH2YDL0QW1.LZZZZZZZ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 33
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 1:33 am

Musak me patate

Për 4-5 persona duhen:
Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë.
Për salcën e bardhë duhen:
Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote caji, vezë 1 kokërr, kackavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle.

Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri një shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjetër e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell më pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe përzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Domatesli_frn_patates
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 6:15 am

SUPE - PATATE +PRAS(Presh)

2-Kokrra qepë 5cm diametri afërsisht
-patate sa të dojë zemra
-pras sa t'ju dojë e bardha zemër "sa më i madh aq më i mirë"
-Erza , sa më shumë, aq më mirë
-piper
-krype sipas veshkës,

2- Kokrra qepë me diametër 5 cm qërohen priten hollë edhe hidhen ne një enë ( si t'ua dojë zemra juve,) edhe fërgohen me gjalp, për nja 3 min sa të zbuten qepët edhe ti vijë era pak si qepë të fërgume...Hidhen sa erza po pate mirë do të bosh ..
Meren patatet edhe qerohen, priten në pjesë kubikë sa më të vogla aq më mirë,
Meren Prasi mirë është të kesh të njëjtën sasi me patatet edhe pastrohen priten në fije fije sa të kesh ti mundësi
Hidhen pastaj Patate bashkë me Prasin tek qepët edhe ashtu fërgohen pak me njëra tjetrën,,, merren edhe 2 thelbinj hëdhe edhe bëhen thërrime edhe hidhen në të njejtën vend edhe ashtu zihen,, vallai unë se kam mat sa kohë duhet me u zi , por ti shikoji herë pas here...
Pasi janë zire pak edhe e shikon se patatet janë zire merr nuk e di se si e quani ju ate,,, por është FOOD PROCESOR,, ose është diçka që e gjatë që gri e bënë thërrime edhe e bënë kështu deri sa të bëhet një masl viskose,,,
Tani për qejfin tënd i hedhim pak PIPER,, sipër , ose përsëri ndonjë erze, ,,,
Merre me garuzhdë edhe mbushe tasin mirë... hudhi pak në mes pak gjalp , mund ta hash edhe më limon...
Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 6bfa6a5e269d251414bff55a19c65809_blowup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 6:26 am

Tullumba

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak krypë e sheqer, ujë treçerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Tullumba
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 33
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyMon Nov 19, 2007 11:29 pm

Gurabia me kokos dhe mak
Përbërësit:
- 2 kokrra vezë,
- 2 filxhanë vaj,
- 2 filxhanë sheqer,
- 1 pluhur paste (pecivë),
- 1 sheqer vanilje,
- 1 qese kokos pluhur,
- 3 lugë të mesme mak,
- miell derisa të trashet brumi.

Përgatitja:
Marrim një enë dhe i vendosim vezët dhe sheqerin, i tundim mirë. Pasit'i tundim mirë, ia shtojmë me kujdes pecivën, pastaj sheqerin evaniljes, vazhdimisht duke i tundur, pastaj vajin, kokosin dhe makunnë fund dhe prapë i tundim mirë. Në fund, pasi t'i kemi tundur mirë,fillojmë me kujdes t'ia shtojmë miellin në fund po duke e përzier mekujdes.Pasi ta fitojmë brumin, e shtrijmë dhe i bëjmë në formë të dekorimevenëse kemi e nëse nuk kemi atëherë me gotë çaji i presim në formë tërrumbullakët dhe menjëherë i futim në furrë për pjekje.Shërbehen pasi të ftohen me çaj ose kafe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyThu Dec 13, 2007 5:58 pm

Qofte të fërguara
Për 4-5 persona duhen:

Mish 1 filxhan çaji, qepë 2 kokrra, bukë 75 g. (2 feta), vezë 1 kokërr, kripë, piper, majdanoz, miell 2 lugë gjelle, vaj 4-5 lugë, perime sipas dëshirës.
Qoftet përgatiten zakonisht me mish lope; në këtë rast ato dalin më të buta dhe më të shijshme.
Mishi pritet në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, kripë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë merret te 25% nga pesha e mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me yndyrë nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë yndyrë.
Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyThu Dec 13, 2007 6:02 pm

Sallate me patate -

Per kete sallate na duhen:patate te ziera.veze te ziera dhe qepe.Mbasi i ziejm pataet i grimcojme ne form katrori,mandej vezet ne te njten meyre i grimcojme dhe qepen i perziejm mir dhe ju fusim,ufull,vaj,kryp,e biber te zi e simbas deshires dhe vegete.( masa seshte e caktuar sa doni mund te beni)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyThu Dec 13, 2007 6:08 pm

Sallat me mish pule

-Mish pule te zeim 300gr ose me shum
-Plavllak dy
-Kastraveca turshi te vogla 5 ose 6cop
-Kepurdha 150gr
-Kryp.biber te zi,veget

Se pati mishin e pules e ziejm dhe e coptojme dhe fusim ne nje te madhe,mandej ne te vendosim pavllaken,kastravecat(te grimcuara imet),kepurdhat,kryp.biber te zi.veget,ju preferoj te pervoni kete sallat eshte e lehte per te pergatitur dhe e shishme per te ngerene,ju beft mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njomeza
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 47
Registration date : 04/11/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyThu Dec 13, 2007 6:20 pm

Faleminderit Dibrane do ta provoj besoj shum shpejt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyThu Dec 13, 2007 6:21 pm

JUFKA ME MISH PULE(te pergatitura si ne Diber)

Na nevoiten:
-5ose 4kofsha pule
-jufka 500gr
-qep,biber te kuq,biber te zi,kryp,veget.

Se pari mishin e pules e ziejm,mandej e marim qepen dhe e rgimcojm imet dhe e fergojme me vaje,mandej marim nje tepsi dhe i fusim jufkat dhe i vendojme ne fure sa te piqen pak nja 5minuta,dhe e hjekim tepsin nga fura e nedoj ose ja cesim qepen,langun e pules,biberin e zi,kryp,veget dhe mishin,tepsin e vendojm ne fure te piqen,hazer jen kur e pin langun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 33
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyTue Dec 18, 2007 6:51 pm

Pasi qe jane festat afer keshtu,kisha kerkuar nga ju nese keni ndonje recete per embelsira te sillni ketu ...

Tiramisu me djath maskarpone



Nevojiten

12 biskota çaji
500-600 gr djath maskarpone
1 ½ filxhan krem qumshti
1-2 t verdha veze
1 filxhan kafe filtri me arom çokollate
4 lug liker Amareto
½ filxhan sheqer pudr
1 filxhan çokollat
2 lug kakao.


Hidhni kafen e prgatitur n nj tas dhe shtoni ½ e sasis s Amaretos. Zhytni n t biskotat e çajit dhe n vazhdim renditini npr tasa. Rrihni n mikser t verdhat e vezve me sheqerin pudr, derisa t dal nj mas si shkum. Shtoni djathin maskarpone dhe sasin e mbetur t likerit Amareto. Rrihni n mikser kremn e qumshtit derisa t mpikset fort dhe shtojeni n masn me maskarpone. Przieni mir.
Shtroni krem mbi biskotat e çajit, sprkatni me çokollat dhe mbuloni srish me krem. Lrini tasat n frigorifer pr rreth 2 or dhe n vazhdim pudrosini nga lart me kakao.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 33
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptySat Jan 05, 2008 3:15 pm

Tortë me arra:
Perbersit per patishpan
¤ 10 vezë
¤ 10 lugë sheqer
¤ 10 lugë arra të bluara
¤ 8 lugë miell.

Kremi:
¤ 200 gr gjalpë të zbutu
¤ 3 vezë
¤ 1 filgjan kafeje qumësht
¤ 250 gr arra të bluara
¤ 3 lugë miell
¤ 1/4 lit. qumësht
¤ 1/4 kg sheqer
¤ lëng portokalli
¤ pak rume (mund edhe mos ti hedhesh rum fare)

Tunden te verdhet e vezëve me 10 lugë sheqer.Vecan duhet te tunden te bardhat e vezëve gjersa te fryhen dhe bashkohen me te verdhat.Kësaj masa i shtohen arrat e bluara,mielli dhe lëvorja e limonit e kaluar ne rend.Te gjitha perzihen me lugë druri derisa te krijohet një mase e njëllojt,pastaj derdhet në kallëp për tortë të lyer me yndyre dhe të permillur.Futet në furrë të nxehte me temperatur 200 grade Celcius pastaj ulet temperatura ne 170 grade C.për t'u pjekur për afro 40-45 minuta.Pas pjekjes qëndron në furre te mbyllur gjersa të ftohet.
Patishpani pritet horizontalisht ne tri pjese.(ose nga brumi i përgatitur përgatiten 3 kore patishpani)

Në fillim duhet tundur 200 gr gjalp,pastaj i shtohen 3 të verdhe të vezëve.1 filgjanë qumësht,250 gr arra të bluara dhe ne avull tunden gjersa masa të trashet.
Vecan zihet kremi me1/4 lit qumësht,3 luge miell dhe 1/4 sheqer.Sa të ftohen kremrat,bashkohen,shtohen marenga e tundur nga 3 te bardhat e vezëve,përzihen me kujdes gjersa perzierja te behet homogjene.Koret e prera sperkaten me lëng portokalli dhe rum(nese deshironi),pastaj lyhen me krem dhe palosen njëra mbi tjetrën.Torta lyhet me të njejtin krem mbi dhe anash.Zbukurohet sipas dëshirës me flet colollate,ose mbi i hishen vetëm arra të bluara.Pasi te fotohet mire,pritet sikurse cdo tortë në pjesë të dëshiruara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 33
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptySat Jan 12, 2008 9:59 pm

Elton qe nje supe Fide per ty haha

Supë me fide
Për 4 Porcione nevojitet:100 gr. fide, krypë, 2 domate, 100 gr. bizele, 1 ltr. supë mishi (psh.uji i mishit të zier).
Fidet i ziejmë në ujë të njelmët (jo shumë butë). Domatet i përvëlojmë, i rjepim, i përgjysmojmë, ia heqim farat dhe tulin e presim në katrorë të vegjël. Domatet e prera, bizelet dhe fidet e ziera i qesim në tenxheren me lëngun e mishit dhe i lëmë 5-10 minuta të nxehen (jo të zihen).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptySun Jan 13, 2008 1:40 am

Ju lus të mos vazhdoni me chit-chat pa vendosur ndonjë recetë sepse u fshihen postimet.

Byrek me spinaq

Për 4 vetë


Duhen:
- miell 3 gota uji
- uje 300 gram
- spinaq 1 kg
- vezë 1 kokërr
- djathë 100 gram
- vaj 1/2 filxhan caji
- kripë, piper

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Images_m
Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Burek_m

Gatimi:

Hidhet mielli ne tepsi dhe hapet nje gropë në mes, shtohet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me vaj shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me vaj, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me vaj. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me vaj dhe piqet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyWed Jan 16, 2008 3:02 pm

Embëlsirë me puding
materiali i nevojshëm:
1.5l qumsht
1oo gr çokollatë për zierje
2oo gr puding të çokollatës
sheqer
3oo gr keksa.
Përgatitja:
Në 1.5l qumsht të vluar i shtoni 1oo gr çokollatë dhe 2oo gr puding me 1o lugë sheqer.Pasi te përgatitet pudingu e largojmë nga zjarri dhe ia shtojmë 3oo gr keksa te coptuar dhe i përziejm. Pasi te ftohet masa e lyejm me shllag dhe e zbukurojmë me çokollate te grirë ne rende.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyThu Jan 17, 2008 12:09 am

Sa e mirë kuzhina shqiptare,më ngritë oreksin,mjerisht të gatuaj nuk di,por ja di rendin të i zgjedh!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bessa
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bessa

Numri i postimeve : 188
Registration date : 26/12/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyTue Jan 29, 2008 4:19 pm

Torte:Snikers

200 gr sheqer pluher
1 filgjan qumsht
250 gr margarin
200 gr qokollat per zirje
100 gr kikirika të coptuara
300 gr keksa te bluar

Përgaditja:
Duhet me shkri margarinen në të vendoset sheqeri pluher edhe gjys qokollad qumshtin,keksat ,kikirikat i perzit të gjitha pastaj ja jep formen e rollates .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bessa
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bessa

Numri i postimeve : 188
Registration date : 26/12/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 EmptyTue Jan 29, 2008 4:29 pm

Torte e shpejt :

1 got vaj
1 got kos
3 lug sheqer
1 peciv
1 lug sod të bukve
3 lug mak
10 lug millë
ne fund e lyen me qokollat .
Exclamation
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Specialitete shqiptare nga Kosova
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Kuzhina-
Kërce tek: