Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Specialitete shqiptare nga Kosova

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Riki30
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 43
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptySun Sep 02, 2007 4:45 pm

Specialitete shqiptare nga Kosova Flija

Fli Kosove: Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele . Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.

Për 4-5 persona duhen:

Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar

Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptySun Sep 02, 2007 4:51 pm

Riki kuzhinjer i mire me gram e ke tregue Flijen po ma merr mendja se ti i ben flijat e mira derisa e spjegove ne detaje per ta kutuar Bovari se cka eshte flija po a hahet flija ne ver qe ne ver saqi nxeht pa dru veq nga rreze dielli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyMon Sep 03, 2007 5:59 pm

Byrek me domate dhe salmon

Përbërësit për katër persona:
200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë
Koha 30 min
Përgatitja: Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.

Fli Kosove
Për 4-5 persona nevojiten:

Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë,
2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.
Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me
rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë Specialitete shqiptare nga Kosova Kuzhina1
tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të
ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.
Lakror me miell misri
Për 4-5 persona duhen:
Miell misri 2 gota uji, ujë 2 gota, pak kripë, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugë gjelle
Mielli i misrit hidhet në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe përzihet derisa të bëhet një llapë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet në tavë të lyer me yndyrë. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet
nje shtresë e hollë miell misri.
Spërkatet me ujë e yndyrë dhe piqet.

Oshmare Korçe
Për 4-5 persona duhen:
Miell misri 3 filxhanë çaji, qumësht 4-5 filxhanë caji, djathë 2 filxhanë kafeje, gjalpë 2-3 lugë gjelle, kripë.
Në një enë me gjalpë, djathi skuqet pak, hidhet qumësht dhe pasi merr valë i hidhet miell misri, përzihet me shpejtësi
që të mos krijohen kokërriza dhe piqet derisa të shkëputet nga anët e enës dhe të dalë yndyra.
Vendoset në pjatë lugë-lugë dhe shërbehet e ngrohtë


Edituar për herë të fundit nga në Sat Sep 08, 2007 10:45 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 33
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyTue Sep 04, 2007 9:16 pm

Mishe i bardhe me majdanoz

1Kg copa mishi i bardhe
4 luge vaj ulliri
2 thelpinje hudher te grire
2 luge majdanoz i grire
piper i bluar, i fresket
kripe
1 gote qumesht
1/2 gote leng mishi ose koncentrat

Kontrolloni qe mishi te mos ket dhjamera. Ne nje tenxhere te larte,nxehni vajin dhe fergoni ne zjarr te avasht hudhren dhe majdanozin.Shtoni mishin dhe zijeni me lengun qe do te leshoj vete ,kur lengu te jete mpiksur apo shterrur ,sperkateni me piper te fresket,hidhni kripe,dhe mbulojeni me qumesht dhe leng mishi.Copat e mishit nuk duhet te mbulohen krejtesisht nga lengu i vete .Mbulojeni pjeserisht me kapak dhe zijeni ne zjarre te avashe duke e perzier shpeshsepse qumeshti tenton te ngjitet derisa salca te mpikset e tera dhe te formohet nje krem i dendur. Sherbejeni te nxehte ne nje pjate me bizele me hudher dhe majdanoz.
Ju beft mire!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
meli
V.I.P
V.I.P
meli

Female
Numri i postimeve : 842
Age : 36
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyTue Sep 04, 2007 11:30 pm

Sheqerpare
Per 25 cop duhen:
Per brumin:
Miell 3 gota uji,1 got gjalpe
veze nje kokerr ose dy te verdha te ves
sod nje maje luge kafeje,pak vanilje.
1 got sheqer.
Per sherbetin duhen:
dy gota sheqer, nje gote e gjysem uje.

Rrihet gjalpi me sheqer,shtohen vezet pjes-pjes duke i rrahur vazhdimisht dhe ne fund i hidhet mielli i perzier me sode.Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen ne tave te lyer me yndyre.Lihet te piqen per 20-25 min,hiqet nga furra dhe kur te vlohet i sherbeti i aromatizuar me vanilje.
duhet pasur kujdes qe sherbeti te mos i hidhet i nxehte psi sheqerparet qullosen.
Specialitete shqiptare nga Kosova Embelsira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar

Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyWed Sep 05, 2007 12:32 am

Tashe ju lutem na tregoni si i mbeni specat e turshive ??????????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli

Female
Numri i postimeve : 842
Age : 36
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyWed Sep 05, 2007 2:06 am

E nederuara Anna do ta tregoi nje reqet per turshi.
I merr specat dhe i pastron mir , jau nxjerr farat
edhe i rendon mir ne nje tepsi , permbi jau ve pak vaj
edhe i ve ne furr te cilen e ke ndezur pak perpara
nuk i len shum 4-5 min,pastai spec per spec i ve nga nje lug te kafes sheqer edhe kryp.
I ve ne ene eshte e preferuar ne te gjamit me mir rrin ky lloi i turshie,i ve me renda edhe hudhra i ve edhe magdanoz,karrota .
Pasi qe te esht mbushur ena duhet qe keta speca ta nxjerrin langun e vet kshtu ja ben deri sa te mbushet plot dhe ne fund i ve uthull ,eshte e preferuar qe kto turshi ti vesh ku esht ftoh
Kt lloi turshie e bejm per cdo dimer esht shum e mir ,ne qoft se nuk ke gje te kjart me pyt Anna.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar

Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyWed Sep 05, 2007 2:13 am

Meli flm shum dhe nga ata qe sjellin receptat e trushive tash se eshte koha e tyre .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptySat Sep 08, 2007 10:43 pm

Meli ... alissa e kishte mendu duke ngrën fli përball Rikin me e ngrën me sy dhe mendje ...Twisted EvilNeutral


Për mos kaluar tema në chit-chat po e vejë një recetë .....

Manti Kosove
Për 4-5 persona duhen:1 kg miell, 2 gota ujë te vakët, 2 lugë vaj pak kripë për brumin dhe 600 gr mish I grirë, 3 qepë, kripë, vaj, piper i zi
Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, kripë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kulecë të vegjël. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorës. Lyhen kulecët me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, kripë piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Cdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet një gjysëm ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret me kos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
serena
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 1
Registration date : 06/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptySun Sep 09, 2007 11:34 pm

Embëlsira


Specialitete shqiptare nga Kosova 1181141854-embelsira


Kabuni me rrush të thatë
Për 4-5 persona duhen:
Oriz 1 gotë uji, lëng mishi 2 gota uji, rrush i thatë 1 filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan caji, gjalp 3-4 lugë gjelle.
Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyMon Sep 10, 2007 8:33 pm

Ehheeee sa shpejt i pregadita këta tullumba ejani bujrum .....ja po ua tregoj edhe receten si ti pregaditëni edhe ju....

Tullumba
Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë treçerek gote.

Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.
Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyWed Sep 12, 2007 4:18 pm

Torta me keksa

Materiali i nevojshem per kete embelsire eshte:
1 kilogram keksa,1 liter qumshte, 100 gram kokos, 100gram rrush te terur, 250gr gjalpe, 1 luge gjelle kakao.
Te gjitha keto vlohen dhe iu hidhet keksave te cilet me pare i kemi thermuar dhe vene ne nje ene te thelle . Pasi ja hedhim qumshtin e nxehte ia japim formen e deshiruar dhe fusim ne frigorifer per disa ore qe te forcohet pastaj e lyejme me qokollate te shkrire . ju befte mire .[/b][/url][/u][/i]
Specialitete shqiptare nga Kosova B46a0ab90264ce21ac896d5c3dffb52f_content_large
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyWed Sep 12, 2007 4:21 pm

TORTË E SHPEJTË PËR DITË TË NXEHTA.

- 1 litër qumësht
- 6 pudinga nga vanilla
- 1 gotë uji sheqer
- 200 gr kokos
- 300 gr arra të bluara
- 200 gr keks të bluar
- 200 gr sheqer pluhur
- 2 margarina
- 3 shllaga vanille

Një litër qumësht vehet për të vluar me 200 gr sheqer, para se ta vejmë qumshtin për të vluar e hejkim një gotë për t'i përzier 6 pudinga, zihet 2-3 minuta. E lamë pudingun derisa të ftohet.

Në një enë tjetër i marrim 2 margarina dhe sheqerin pluhur i zbutim me piru e pastaj i përziejmë me mikser. Këto dy masa i bashkojmë dhe prap i përziejmë me mikser duke e ndar në tri pjesë.

Pjesa e parë: i qitet 200 gr kokos
Pjesa e dytë: i qitet 300 gr arra
Pjesa e tretë: i qitet 200 gr keksa të bluar

Me këta përbërës mund t'i japim çfarë do formë që dëshirojmë tortës (të rrumbullakët, katrore apo rolatë) kurse pjesa me keks duhet të jetë e fundit, pjesa me arra në mes, dhe pjesa me kokos në krye.

Në fund dekorohet me shllag nga vanileja apo ndonjë tjetër.
Specialitete shqiptare nga Kosova 13e62dcaff90005bf2f6c3ad0691f859_content_medium
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi

Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 26
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyWed Sep 12, 2007 7:04 pm

Hej kosovarja tregom si behet flija masi e ke qit ne foto
Heehhehehehe


Guximi e kam mesuar nga riki valla haha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
meli
V.I.P
V.I.P
meli

Female
Numri i postimeve : 842
Age : 36
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Speca te mbushur   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyThu Sep 13, 2007 12:31 am

Speca te mbushur: Per 4 persona
-4 sperca te bukur dhe te mdhenj
-100 gr oriz
-300 gr mish te skuqur
-2 gota leng mishi
-Salqe nga domate te fresketa
-2 qep
-Buqete erezash
-Krip, biber,vaj ulliri

Perberja
Lani orizin dhe skuqeni ate per disa min edhe pak vaj,prisni 5 min dhe hidhni me aq leng mishi sa orizi te mos duket me,hidhni krip dhe lereni te zijer e mbuluar me kapak,orizi duhet te jet i lir dhe gati i that por jo i but

Skuqeni qepet e prera me pak vaj,perzieni orizin,mishin ,qepet e skuqura dhe gjysem gote vaj oliri ne nje tas dhe hidheni edhe paksalce domate dhe gjysem vaj oliri prap,bejeni shijen sipas deshires me krip dhe biber.
Prisni pjesen e siperme te specave,hiqni pjesene brendshme bashk me farat.
Merreni nje tav ku specat do vihen pran njera tjetres,dhe hidhni pak vaj taves.
Vendosni ne rregull spesat dhe mbusheni plot me masen qe e keni pregaditur perpara,mbulojeni gjith taven me nje leter alumini ne menyr qe letra te mos shtyp specat,dhe vendosni ne furr dhe lerini edhe nje ore ne furr me nje temperatur te lart.

MIR JU BEFTE Exclamation
Specialitete shqiptare nga Kosova C1-4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyThu Sep 20, 2007 6:06 pm

CORBE DIBRE -
Se pari marim koci te lopes dhe i zime mire mire,mandje i hjekim ato dhe e kullojme langune,mandej ne lange fusim kryp,vegete dhe melmes te ndryshme simbas deshires,i fusim oriz nja 2 ose tre gota dhe nje koke qep te qeruar por e shtim krejte jo te grimcume,dhe e lam mu zi dri sa te mtrashet orizi e mandej e hjekim qepen dhe ne fund i shtim te lyen dhe limontose simbase deshires,ne te serviruar ne pajte munde te vendose biber te zi dhe pak magdonose
JU BEFT MIRE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyTue Sep 25, 2007 10:51 pm

BAKLLAV
Se pari marim 3 veze dhe 5luge sheqer perzihen dhe ju shtohen 3lug miell e 6lug arra te bluara dhe pak peciv dhe mandej ky brum piqet.
-Marim 1kg peta te bakllaves: i rendisim 8kore nje nga nje duke i sterpikur secilen me margain nga pak,{1/2 margarin te shkrire}
pas kesaj ja qet brumin e pejkur me pare,pasaj perseri renditim 8kore nje nga nje duke i sterpikur me margarin.E mandej ja qesim fillin te cilin e pergatisim ne kete meyre:250gr arra te grimcuara,3-4lug qumeshet,3-4lug sheqer mandej korren e dy limonave e bejme rendedhe 1veze te cilat i perziejm-ffillin e pergatitur ja qesim permbi kore,pastaj permbi kete i qesim perseri 8oere bakllav duke e sterpikur secilen me margarin,e ne fund e presim ne katrore dhe i ja qesim margarinin e shkrire qe ka mbetur dhe epjekim ngadal ngadal nje ore.SHERBETI:1kg sheqer,1l uje,2qese vanili,1lmon rende te bere koren.Por kujdes duhet bakllava e nxhte te jet dhe sherbetin e nxeht ja qet.
JU BEFT MIR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyTue Sep 25, 2007 11:16 pm

Embëlsir
-6 veze
-6lug sheqer
-8lug miell
-2lug griz
-pk peciv(nj lug te vogel)
SHERBETI
-1L QUMESHT
Se pari vezet dhe sheqeri perzihen mire me mikser,mandej ja qesim miellin,grizin dhe pecivon dhe ne fund perseri masen e perzim me mikser dhe kjo piqet.
NE nderkohe qumshtin e vlojme dhe e lem qe te ftohet.
MBASI TE PIQET MABELSIRA E NZJERIM DHE E PRESIM NE KATROR DHE PERMBI JA QESIM SHERBETIN {QUMSHTIN }E FTOHT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lea_uk
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lea_uk

Female
Numri i postimeve : 136
Registration date : 17/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyTue Oct 02, 2007 6:23 pm

Sarmet:
Ju lutem me trego dikush se si i pergadisni?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyWed Oct 17, 2007 8:02 pm

Leu_uk pershendetje njeherit,sarmat mundesh ti beshe me gjethe rrushi ose gjethe lakre mavret nga deshira se si i don,dhe ate ne dy menyra:

-500gr mish te bluar
-100gr oriz ose (dy gota uji oris)
-1 qep
- kryp.veget,biber te kuq,biber te zi dhe melemsa te ndryshme simbas deshires se cka doni.
Ne nje tenxhere se pari e nxehim vajin dhe ja qet qepen e fergon deri sa te zbutet pak te mer ngjyre kafe(por pak jo me djeg),mandej e fusim mishin e bluar e frgon nja 5min,nderko e lan mir e mir orizin dhe e fut ne tenxhere me melmesat tjera,te gjitha se bashku i len nja 10min te fergohen mire e mire.Mandej e mer gjethin e rrushit ose te lakres mavresisht cka keni pse momentin dhe i mbeshtjellni,ku sarmat mund ti rrenditim ne tepsei dhe ju vehte pak uje ne fure shtihen mu pjek 20ose 25min.Ose i rrenditinm ne tenxhere e i fusim nje ose dy gota uje(mavret nga deshira sa duam te jet e lengshme gjella) dhe i lam te xihen 20ose25min.
Lra shpresoj se do ti pergatisish shum me mire se une.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 43
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyWed Oct 17, 2007 8:11 pm

Dibrane na ftoni edhe ti edhe Lea ne ju tregojm cilla i ben me mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyWed Oct 17, 2007 8:16 pm

Kush na thote si gatuhet Bureku..?

nga brumi deri ne perfundim ne tavolin..

flm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Riki30
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 43
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyWed Oct 17, 2007 8:31 pm

Byrek me mish :
Përgatisim në fillim brumin duke përzier miellin me kripën dhe ujin
(fillojmë me ½ gote ujë). Pasi të kemi rrahur brumin derisa të bëhet
elastik e ndajmë në topa të vogla sa një mandarinë. I lemë të pushojnë
duke i mbuluar me një pecetë dhe vendosim vajin të nxehet në një
tigan, i shtojmë qepët e grira dhe mishin e grirë. Pasi mishi të ketë
ndryshuar ngyrë dhe qepët të jenë zbutur i shtojmë domatet e grira.
I hedhim kripë dhe piper dhe i lemë mënjanë. Fillojmë të hapim topat e
brumit: duke vendosur në fillim pak niseshte poshtë dhe pak sipër dhe i
hapim me ndihmën e një okklai derisa peta të bëhet shumë e hollë,
gati trasparente. Peta duhet të jetë 2-3 cm më e madhe se tepsia.
E lyejmë tespinë me pak vaj dhe shtrojmë sipër petën. Të njëjtën gjë e
bëjmë edhe me 4-5 topat e tjerë të brumit. Pasi të kemi shtruar edhe
petën e 5 ose të 6 i hedhim gjysmën e kompostos, mund ti hedhim
gjithë komposton, por në këtë rast duhet të hapim gjysmën e petave.
Pasi të kemi mbaruar mbyllim bordet dhe hedhim vaj dhe pak gjalp
mbi sipërfaqen e byrekut. E vendosim tepsinë të piqet në furrë në
temperaturën 220°C.

Përberja
1 kg miell i bardhë, ½ kg mish i grirë, 200 gr domate, 200 gr qepë,
vaj, kripë, niseshte, 30 – 40 gr gjalp, piper i zi.

Beton ta gjeta te gatshem se sdi me bo veq me honger
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyThu Oct 18, 2007 12:49 am

Riki me gjithe qejf ju kisha thirur gjithe stafin jeni te mirseardhur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova EmptyThu Oct 18, 2007 12:59 am

QOFTE ME KUNGULL TE BARDH
-1 kungull te bardh
-1 karrot
-1 tub magdanoz
-3 qep
-3 lug miell
-2ose 3 vez
-kryp,e sod bikarbone (nje lug te cait)
Se pari kungullin e cerojme dhe e presim imet si karroten e magdanozin,ku te gjithe masen e perziejm mire e mire,ne derkohe ne nje tenxhere me te fell e nxejme vojin mire,pastaj nga masa e mer me lug-lug i cet ne vaj ato fryhen dhe i kthen permys deri sa te pezhiten mire.mos pritoni porvoni beni te shishme jan majft.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Specialitete shqiptare nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Re: Specialitete shqiptare nga Kosova   Specialitete shqiptare nga Kosova Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Specialitete shqiptare nga Kosova
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Kuzhina-
Kërce tek: