Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 10:56 am

Dinte gardiani për numrin e saktë të të përqendruarve në Burgun e Dubravës, në këtë kohë, kjo duhet të vërtetohet me burime të shkruara, me statistika. Faktori Ndërkombëtar i Vendosjes duhet ta detyrojë Serbinë të ofrojë dosjet dhe dokumentet e tjera për të burgosurit në këtë kasaphane serbe ndaj shqiptarëve dhe të masakruarve. Më në fund, në agimin e datës më 24 maj 1999, një gardianë të burgosurve u solli sihariqin me plot ankth: “Tash do t’ju dërgojmë për Mitrovicë (të Kosovës), ndërsa gjatë rrugës, pranë ndonjë mali, mund të zbritni vetëm një herë, për nevoja tuaja…!”
Zhvillimet në burg për pesë ditë me radhë, ekzekutimet pa asnjë pretekst nga të burgosurit dhe informata paraprake se të burgosurit “mund të zbritni vetëm një herë”, për nevoja fiziologjike “pranë ndonjë mali”, nuk kishte se si të mos kuptohej si kurth i ri për ekzekutime të tjera. Sidoqoftë, urdhri nuk mund të kundërshtohej, duhej pritur fundin me stoicizëm.
Vërtet, transferimi ndodhi, por në Burgun e Lypjanit, e prej andej, nga fundi i bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë ushtarake serbe në Kosovë e gjetkë, u bë transferimi në burgjet e Serbisë. Kjo, e tëra, është temë për ndriçim të veçantë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 10:56 am

Isak Shabani
DEGDISJA E TË PËRJETUARVE të MASAKRËS NË KAZAMATET SERBE

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 10:57 am

Për të burgosurit shqiptarë në Burgun e Dubravës, pasiguria nuk përfundoi me llahtarinë e ditëve 19-24 majit 1999. Ajo do t’i përcjellë gjatë degdisjeve të tyre nëpër kazamatet serbe në Serbi e Vojvodinë edhe gjatë tri vjetëve në vazhdim. Pas asaj
masakre të tmerrshme, që kishte ndodhur gjatë atyre pesë ditëve në Burgun e Dubravës, më 24 maj 1999, rreth orës 700, në Dubravë arritën tetë autobusë dhe tre kamionë për t`i transferuar të burgosurit në Burgun e Lypjanit. Në autobusë u ngarkuan të burgosurit që kishin shpëtuar pa u dëmtuar fizikisht dhe ata me plagë më të lehta, kurse me kamionët do të transferohen të burgosurit e plagosur rëndë, të palëvizshmit.
Veprimtarët e shquar Nait Hasani (i plagosur lehtë), Bislim Zogaj, Asllan Selimi dhe Dylber Beka, i bartën të plagosurit nga salla e sportit, i vendosën në kamionë dhe vetë u vendosën në kamionin e fundit. Ishte përvojë e tmerrshme vendosja e 106 të plagosurve të palëvizshëm në një hapësirë aq të vogël (vetëm në tre kamionë). Rrugëtimi ishte mjaft i gjatë, rreth 4 orë, dhe shumë i mundimshëm, veçanërisht për të plagosurit. Ky ishte një krim serb në vijimësi ndaj të burgosurve shqiptarë.
Në oborrin e Burgut të Lypjanit kordoni i gardianëve dhe i paramilitarëve të uniformuar ishte përgatitur paraprakisht për të ushtruar dhunë fizike ndaj pengjeve shqiptare. Këta gardianë i udhëhoqi drejtori i burgut të Prishtinës - Lypjanit, oficeri Luba Qimburoviq, në uniformë ushtarake. Të burgosurit fillimisht i rreshtuan në oborr. I nisën për në dhomat e pavijoneve 2, 3 dhe 4, duke i rrahur me shufra gome, shqelma dhe grushte. Njësoj do të veprohet edhe me trimat që bartnin të plagosurit një nga një, me batanije, për në pavijonin nr.1, duke mos i kursyer as të plagosurit e shtrirë mbi batanije. Kjo dhunë fizike çnjerëzore u bë shkak për vdekjen e tre të plagosurve, po atë ditë, më 24 maj 1999, në Burgun e Lypjanit. Vdekjen e këtyre tre të plagosurve të burgosurve shqiptarë ua dëshmoi i burgosuri Momçilo Stojkoviq, i cili ua shpërndante bukën të burgosurve. Këtë emër e përmendi për nevoja të hetuesisë së krimit.
Këtu duhet të përmendet fakti se të plagosurit në pavijonin 1 i vendosën nga 15 deri në 30 veta në një dhomë, kurse të tjerët në pavijonin 2, 3 dhe 4, nga 30-32 veta në një dhomë me sipërfaqe përafërsisht 5x5 metra. Kushtet jetësore në këtë burg tashti ishin shumë të rënda. Të plagosurit, më 24 maj 1999, nuk i vizitoi asnjë ekip mjekësor. Të nesërmen, më 25 maj, një ekip mjekësh u bëri “vizitë” të plagosurve. Disave ua kuruan plagët në dhomë, kurse disa me plagë shumë rënda i dërguan në spitalin e Prishtinës. Këta edhe tashti, me rastin e transportimit në Spitalin e Prishtinës, përjetuan tortura mizore nga gardianët dhe personeli mjekësor.
Të konstatojmë edhe këto fakte: Kurimi mjekësor në Spitalin e Prishtinës nuk ishte në shkallën profesionale mbi Betimin e Hipokratit. Dëshmi për këtë është përvoja e një të plagosuri, të cilit “duhej” t’ia amputonin krahun e plagosur. Duke e futur në operacion, kirurgu vërejti se i plagosuri në parallërë i kishte të tetovuara inicialet JNA (Jugoslavenska Narodna Armija) dhe kjo u bë fat që të mos ia amputonin krahun. Rasti tjetër ishte edhe më fatal. Një i plagosur në Masakrën e Dubravës i kishte të dëmtuar shputën e këmbës dhe penisin. Atë do ta pyesin: “Dëshiron ta amputojmë shputën apo penisin…”!??
Kirurgët serbë, me këtë rast, u treguan “zemërgjerë” dhe ia amputuan vetëm shputën e këmbës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 10:57 am

Pas intervenimit kirurgjik, të plagosurit ende të pashëruar mirë, i kthenin në Burgun e Lypjanit. Jeta e të burgosurve në këtë burg ishte shumë e vështirë. Në dhomat e burgut nuk kishte WC as ujë për pije.
Për këto nevoja, të mbyllurit duhej të thirrnin gardianët, e kjo sillte pasoja, pasi ata zakonisht ushtronin dhunë. Të theksohet edhe ky fakt: gjatë shtatëmbëdhjetë ditëve, nga 24 maji deri më 10 qershor 1999, sa të burgosurit i mbajtën në Burgun e Lypjanit, asnjëherë nuk u krijuan rrethana për pastrim dhe ndërrim të rrobave. Dhe, presioni më i rendë ishte mungesa e ushqimit. “Buka” shtrohej dy herë në ditë, por në sasi simbolike: nga një të katërtën e bukës dhe një gjysmë gote gjellë të ligë për katër vetë.
Pas marrëveshjes së Kumanovës, pikërisht më 9 qershor 1999, rreth orës 22, sa kishin rënë në gjumë, në pavijone shkoi gardiani Avda Shutakoviq dhe i urdhëroi të burgosurit të ngriheshin, se do t’i transferonin gjetkë dhe u sugjeroi: “Të mos provonin diçka të keqe…!” Të burgosurve ua lidhën duart me litar dhe ashtu, me duar të lidhura, i mbajtën deri të nesërmen, më 10 qershor 1999, kur i nisën me autobusë për në burgjet e Serbisë, kryesisht në Nish, Pozharevc, Mitrovicë të Sremit dhe në Burgun Qendror të Beogradit. Në nisje e sipër nga Lypjani, gardiani Avda i urdhëroi gardianët përcjellës: “Nëse vetëm kokën e ngrit dikush, qëllojeni në ballë, pa asnjë paralajmërim…!”
Rrugëtimi ishte i gjatë dhe i tmerrshëm, veçanërisht për të plagosurit me varrë të infektuara. Në burgje e Serbisë, të burgosurit shqiptarë do të priten me tortura nga gardianët, kurse në spitalin e Burgut Qendror të Beogradit të plagosurit shqiptarë, përpos nga gardianët, do të torturohen edhe nga personeli mjekësor dhe nga të burgosurit serbë. Për këtu të mjaftohemi vetëm me këtë konstatim: Më së keqi e pësoi i burgosuri Bedri Kukalaj, të cilit ia verbuan syrin, përjetësisht.
Në Burgun e Nishit u dërguan mbi 400 të burgosur në kushtet mizore për ekzistencë. Në një dhomë sistemuan deri në 30 vetë, kurse ushqimi ishte shumë i pakët dhe i dobët. Racioni tri herë në ditë nga një të gjashtën pjesë të bukës, dhe nga një gjysmë pjate gjellë (vetëm lëng) për dy vetë dhe një lugë për t’u shërbyer të dytë. Shpeshhere, shumë të burgosur humbnin vetëdijen në mungesë të ushqimit.
Kjo mynxyrë e ushqimit zgjati afro pesë muaj, derisa nisi lejimi i vizitave familjare. Kontaktet e para me familjarët ishin tmerr. Të burgosurit ishin asht dhe lëkurë. Ndihmë mjekësore adekuate nuk ekzistonte. Në raste shumë të veçanta të sëmurit i dërgonin në ambulancën e burgut, por gjatë rrugës i torturonin të burgosurit serbë.
Të burgosurit shqiptarë në Mitrovicën e Sremit, përveç që kishin kaluar nëpër të gjitha mynxyrat e përmendura më sipër, ishin të detyruar të punonin edhe punë të rënda fizike, ndonëse ishin të uritur. E njëjta gjendje mbretëroi edhe në Burgun e Pozharevcit. Këtu, për të burgosurit shqiptarë “përkujdeseshin” ish-gardianët e Burgut të Dubravës.
Të burgosurit shqiptarë degdiseshin nga një burg në një burg tjetër, sepse edhe vetë ndërrimi i burgut për të burgosurit ishte një torture sui generis. Në nëntorin e vitit 2000 të burgosurit ordinerë serbë i dogjën burgjet në Nish, në Pozharevc dhe në Mitrovicë të Sremit, kryesisht pavijonet ku ishin të vendosur të burgosurit shqiptarë. Pas këtyre djegieve të burgjeve, të burgosurit shqiptarë, përsëri, do të degdisen nëpër burgje më të vogla anë e mbanë Serbisë. Jeta në ato burgje ishte e rëndë. Në ambient shumë të ngushtë vendosej numër enorm i të burgosurve shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 10:57 am

Gjatë gjithë periudhës rreth trevjeçare pas Masakrës së Dubravës, të burgosurit shqiptarë përjetuan edhe shumë e shumë vuajtje e tortura të tjera fizike e psikike që nuk mund të merren me mendje të shëndoshë.
Pushtuesi serb nuk ngopej me kaq. Edhe pas trysnisë së faktorit ndërkombëtar për lirimin e të burgosurve shqiptarë, lirimi do të realizohet në mënyrë selektive dhe një periudhë kohore të gjatë, në mënyrë që pushtuesi serb të përfitonte sa më shumë nga faktori ndërkombëtar. Kjo ishte edhe një nga torturat dhe padrejtësitë e mëdha që iu bënë të burgosurve shqiptarë - pengje të luftës.
Duke përfunduar, duhet të konstatojmë një fakt, fenomen njerëzor. Të masakruarit, të vrarët ose të plagosurit, dhe të martirizuarit në Burgun e Dubravës dhe gjetkë në burgjet serbe, në përgjithësi, patën qëndrim të dinjitetshëm. Veçanërisht të burgosurit politikë. Asnjëri nga këta nuk u thye, asnjëri nuk iu shit pushtuesit serb për interesa personale. Më në fund, ata të burgosur politikë që mbijetuan tmerrin, para gjatë dhe pas Dubravës, do të lirohen të papërkulur dhe krenarë, vlerë e madhe morale e kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 10:58 am

Ismet Mahmuti

MENDIMI POLITIK I UKSHIN HOTIT NË BURGUN E DUBRAVËS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 10:58 am

Kish kohë që në burgjet serbe kishte depërtuar informata se mr. Ukshin Hoti është ridënuar në Gjykatën e Qarkut të Prizrenit dhe të burgosurit politikë në Burgun e Dubravës e prisnin transferimin e tij në mesin e tyre. Në pritje të tij akëcili i burgosur politik në imagjinatën e vet kishte konceptuar një model njeriu që do t’i ngjante Ukshin Hotit. Ishte viti 1995, kur nga Burgu i Prizrenit e sollën në atë të Dubravës, i dënuar me 5 vjet burg. Ishte dënuar me Akuzën se kishte cenuar tërësinë territoriale të shtetit jugosllav, duke dashur ta bënte “Shqipërinë e Madhe”!?! Gjithashtu, i vihej në barrë edhe akuza se kishte ndihmuar dhe kishte bashkëpunuar me Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK). Akuzohej edhe për ,,faje’’ të tjera politike, por siç thoshte edhe vetë Ukshini, këto dyja ishin ,,fajet’’ më të rënda.
Viti 1995 ishte njëri ndër vitet e deklarimeve të shumta verbale për zgjidhjen e çështjes së lirisë së Kosovës me dialog me Serbinë. Këto deklarime në fund të fundit s’ishin gjë tjetër veç një dëshirë, e cila kishte marrë kah krejtësisht tjetër ndaj qëllimit. Shërbimi sekret i Serbisë dhe policia e okupatorit, në këto rrethana, ishin fokusuar në ndjekjen e atyre që tregonin gatishmëri për veprim politik e ushtarak kundër Serbisë.
Pushtuesi serb në veçanti donte të eliminonte ndikimin e atyre, të cilët në një moment të caktuar do të mund të bëheshin udhëheqës politikë për të gjitha shtresat. Serbia nuhaste kohë dhe rrethana të tjera, andaj nuk dëshironte që asgjë t’ia linte rastit.
Arrestimet e mëhershme, e në veçanti arrestimi i Ukshin Hotit, ishin në funksion të asaj që, edhe po të ndodhnin rrethana, të mbetej rast i humbur për shqiptarët. Sido që të jetë, koha tregoi se llogaritë e Serbisë për rastet e humbura ishin dështim për të, por edhe me pasoja shumë të mëdha për shqiptarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 10:59 am

Shkakun e arrestimeve serbe të veprimtarëve politikë shqiptarë e dinte profesor Ukshin Hoti më mirë se askush tjetër. Madje, ai i dinte dhe i sqaronte faktet historike se okupatorët me së lehti arrijnë të ushtrojnë okupimin mbi popuj në rastet kur atyre u vihen në ballë udhëheqës të pakontrollueshëm si produkt i rrethanave të caktuara politike. Profesor Ukshin Hoti në qelitë e burgut, ose në kolektiv, ishte një mësues politik me ndikim të madh. Nuk hezitonte të saktësonte: ,,Okupatorët provojnë që përmes individit të kontrollojnë masat e gjera...”
Thellësia e mendimit politik që kishte Ukshin Hoti vihet në spikamë edhe në një rast tjetër në Burgun e Dubravës. Ndodhi që për shkak të deklarimit të tij në Gjykatë se arrestimi i tij ishte mirëpritur apo stimuluar nga disa qarqe të alternativës politike shqiptare në Kosovës, bëri që disa nga të burgosurit ta shikonin pak si ijas. Mirëpo, pas kontakteve dhe bisedave më Ukshinin, në qeli ose në ambiente të hapura ata do të kuptojnë se janë viktimë e karakterit të tyre që ua keqpërdorte dikush tjetër.
Në ato kontakte e biseda me të burgosur Ukshin Hoti përpiqej që bashkëbisedave t’ua sqarojë faktin se për ta nuk duhet të ekzistojë motivi i rrejshëm për t’u përballur me sfidat në burg, por motivi real duhej të ishte fakti se tek ata të ekzistojë dëshira reale për bërjen e shtetit dhe gatishmëria e të vepruarit konkret.
Bindja politike e shumë të burgosurve se për bërjen e shtetit mjafton të vuajnë atë që vuanin dhe besimi në atë se, sa më e madhe të jetë akuza, aq më e madhe do të jetë fama, ishte një vetëmashtrim për akëcilin të burgosur. Në këtë drejtim profesor Ukshin Hoti mbronte tezën se ushtria dhe shteti lindin në luftë, se ushtria dhe shteti nuk janë pjellë e pacifizmit.
Mësimet politike të Ukshin Hotit gradualisht, për rrugët që mund të sillnin në liri, do të përvetësohen edhe nga ithtarët e alternativës pacifiste. Sipas Ukshinit, vrapimi pas famës mund të shpjerë në donkishotizëm, kurse veprimet politike kanë kuptim në vete, vetëm atëherë kur një njeri apo shumë sish me veprimet e tyre bëjnë që fama t’u vijë pas.
Mendimi politik i Ukshin Hotit në përgjithësi është i njohur për opinionin shkencor dhe politik. Në burg ato ishin vlerë me vete. Mund të themi se shumë nga mendimet e tij edhe sot funksionojnë si mesazh i qartë për zgjidhjen e problemeve më madhore që kemi si popull dhe si komb. Të vë këtu në spikamë mendimin e Profesor Ukshinit përreth idesë së bashkimit kombëtar shqiptar: ,,Bashkimi kombëtar duhet bërë, ky bashkim imponohet si domosdoshmëri për zhvillimin normal, stabilizues dhe të sigurisë që i takon kombit. Mirëpo, për ta bërë këtë, shqiptarët duhet kuptuar se Piemont i idesë së bashkimit duhet të jetë Tirana. Çdo përpjekje që bëhet pa u kuptuar kjo, është vetëm në funksion të asaj që ideja të ekzistojë…!’’
S’do mend se mendimi politik i Ukshin Hotit në Burgun e Dubravës nuk ishte në harmoni me mendimet e atyre që kishin botëkuptim poetik e letrar për bërjen e shtetit e të bashkimit kombëtar. Dhe, për faktin se Ukshini aktualisht konsiderohet i zhdukur, nuk është aspak e dobishme, e mbi të gjitha nuk është e njerëzishme, që mendimi i tij politik të përshtatet me mendimet devijante të akëcilit sot. Shembull tipik për këtë tendencë është, Naser Hysaj, me “Dubrava - Rruga drejt vdekjes” (!?!).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 10:59 am

Duke e analizuar në rrethana të lirisë mendimin e Ukshin Hotin, të cilin arrinte t’ua shfaqte bashkëvuajtësve shqiptarë në rrethana burgimi të një okupatori më çnjerëzor, mund të përfundosh esëll: Ai ishte kolos i mendimit politik i pashfrytëzuar nga shoqëria shqiptare në periudhën përgatitore për Luftën Çlirimtare të Kosovës. Ishte fat, edhe në burg, të ishe pranë Ukshin Hotit. Fjala e fundit për bashkëvuajtësit për liri, më 16 maj 1999, kur po e nxirrnin nga pavijoni për ta humbur pa nishan: ,,Djema, mbahuni të fortë, shumë shpejt do të shihemi…!’’ - ishte mesazh që dilte nga mendimi politik i tij, i kultivuar në Burgun e Dubravës, në pjesën e dytë të viteve të 90-ta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:00 am

Ukë Thaçi

Regjimi në kazamatet e Serbisë - thellim i krimit nË DUBRAVË

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:00 am

Sipas njohurive tona, Masakrën serbe në Burgun e Dubravës, realisht më 16-24 maj 1999, e ka disejnuar dhe udhëhequr Miki Vidiq, komandant i Burgut të Dubravës, dhe Aleksandër Rakoçeviq, drejtor i Burgut të Dubravës, të ndihmuar nga: mbikëqyrësi i quajtur
Branko Komatina (personi i cili e mori nga pavijoni Mr. Ukshin Hotin, më 16 maj 1999, kur nisi fillin tragjedia shqiptare e Dubravës); Zhivkoviq Zharko (zëvendësdrejtor) dhe Zhivkoviq Dragan (i quajtur “Kasap”), pjesëmarrës i njohur në krimet serbe në Bosnjë, e të tjerë. Këta zyrtarë, për realizimin e skenarit të masakrës, në Burgun e Dubravës paraprakisht sollën kriminelë serbë, të dënuar për krime të llahtarshme, të gatshëm për të pirë gjak shqiptari, me çka do të shlyenin dënimet dhe do të rehabilitoheshin në shoqërinë serbe.
Pas mynxyrave të përgjakshme, përjetuesit e Masakrës serbe në Burgun e Dubravës, më 24 maj 1999, i sollën në Burgun e Lypjanit. Fillimisht i zbritën jashtë rrethojës, me qëllim që t’u “linin mundësi” të iknin, pretekst për të vazhduar me skenarin e ekzekutimit. Të burgosurit shqiptarë - pengje lufte, e parandienin këtë kurth, ndaj për një kohë qëndruan në vend, jashtë rrethojës. Do të hynë brenda pas komandës, duke iu shtruar rrahjeve mizore.
Ndërkaq, shtatëmbëdhjetë ditët e qëndrimit në këtë burg, nga 24 maji deri më 10 qershor 1999, janë përvojë jetësore në Purgatorin e Dantës. As mund të përshkruhet dhuna fizike e psikike e gardianëve dhe e paramilitarëve serbë ndaj pengjeve shqiptare të luftës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:00 am

Më 10 qershor 1999, siç është pasqyruar në kumtesat para kësaj, të burgosurit shqiptarë i transferuan, si pengje të luftës, në burgje të Serbisë. Regjimi në këto burgje për të burgosurit shqiptarë ishin mizor, skajshmërisht shtypës dhe johuman. Papastërti, mungesë e ushqimit, tortura psikike e fizike, pasiguri absolute për jetë. Dhe, pa vonuar, do të fillojnë pazarllëqet me të burgosur, kurse dilerë ishin avokatët serbë dhe ndonjë shqiptar. Dëshmitë
janë të prekshme, sepse dihen emrat e avokatëve dhe e atyre që e blenë lirinë me 15-30 mijë marka gjermane.
Këtij tuxharllëku me lirinë e të burgosurve shqiptarë, tashti, në njëfarë dore, me miratim të opinionit botëror dhe të Fuqive të Vendosjes (heshtja para krimit është pjesëmarrje në krim), do t’i ndihmojnë skenarët me zjarre e rebelime të të burgosurve serbë antishqiptarë mizorë në tri burgjet më të mëdha, ku kishte numër më të madh të burgosurish shqiptarë: në Mitrovicë të Sremit, në Zabella të Pozharevcit dhe në Nish.
Zhvillimet treguan se konceptues i regjimit në burgjet e Serbisë për të burgosurit shqiptarë, gjithnjë pengje të luftës, ishte Miki Vidiq, ish-komandant i Burgut të Dubravës, i cili edhe më tutje udhëhiqte gjoja si komandant i Burgut të Dubravës në Pozharevc. Ai i vizitoi të gjitha burgjet e Serbisë ku ishin dërguar pengjet shqiptare dhe la urdhra dhe udhëzime se si të veprohej me ta.
Kjo ishte dëshmi se mynxyrat e regjimit për të burgosurit shqiptarë në kazamatet e Serbisë, pas 10 qershorit 1999, ishin specie e skenarit serb gjenocidal shekullor antishqiptar të Kosovës, njëkohësisht thellim i krimit të zbatuar në Burgun e Dubravës, më 16-24 maj 1999.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:01 am

Besim Zymberi

Masakra e Dubravës ndërmjet heshtjes politike
dhe degjenerimit moral njerëzor

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:01 am

Masakra e Dubravës, për nga përmasat dhe veçanërisht për nga përmbajtja e dhembshme, është pa dyshim njëra ndër tragjeditë më të tmerrshme që njeh historia e njerëzimit. Shumë njerëz gabojnë kur
thonë se numri i të vrarëve në këtë masakër nuk mund të jetë argument i mjaftueshëm që ajo të radhitet në mesin e tragjedive më të tmerrshme. Pikërisht ana përmbajtjesore, është ajo që këtë tragjedi e veçon nga shumë tragjedi të tjera, më të mëdha në përmasën sasiore. Masakra e Dubravës shënon jo vetëm kulmin e shfryrjes raciale shtazarake të një grupi të njerëzve ndaj një grupi tjetër, por veçanërisht në natyrën juridike është argumenti më i fortë që dëshmon projektin shtetëror serb për gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve si dhe teknologjinë faktike të ekzekutimit të atij gjenocidi.
Kjo masakër është dëshmia më e fortë e implikimit të vetë shtetit serb në ekzekutimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, ndërkaq nga qarqet ndërkombëtare, qofshin ato edhe Veriatlantike, është mbajtur dhe po mbahet edhe më tutje në heshtje, duke përfshirë këtu edhe heshtjen e pakuptueshme të institucioneve vendore të Kosovës.
Vërtet, koha po e vërteton se institucionet ndërkombëtare kanë bërë dhe po bëjnë të pamundurën që zbardhja e kësaj masakre të mos marrë përmasa të fushatës politike e juridike, ose mediale së paku. Arsyeja qëndron në vetë implikimin e institucionit ushtarak Veriatlantik, NATO-s, në ekzekutimin e pjesshëm të Masakrës së Dubravës. Në të vërtetë, objektiv i bombardimit të Burgut të Dubravës nga forcat ajrore të NATO-s duket të kenë qenë objektet e burgut e jo të burgosurit. Por, NATO, me gjasë, kishte rënë në grackën e dinakërisë së makinerisë luftarake të Serbisë dhe, me ose pa dashje, kishte filluar të bëjë ekzekutimin e pengjeve shqiptare në atë burg.
Shteti serb ka ditur ta shfrytëzojë shumë mirë medialisht dhe politikisht sulmin e NATO-s ndaj burgut, duke e akuzuar NATO-n për gjoja sulme të qëllimshme kundër civilëve. Por, njëkohësisht, me bombardimet shteti serb kreu pjesën më të madhe të vrasjeve barbare ndaj pengjeve shqiptare në Burgun e Dubravës, pikërisht duke qenë i bindur se masakra do të heshtej më pas nga vetë shtetet evroatlantike, për shkak të përfshirjes së tyre paraprake në vrasjen e të burgosurve pengje të pafajshme të luftës. Shteti serb ka pasur rezultate shumë pozitive në këtë aspekt, sepse, pas vendosjes së trupave të NATO-s dhe të pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë, Masakra e Dubravës u hesht në pjesën më të madhe të mundshme, veçanërisht në planin juridik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:02 am

Këtu duhet të theksohet fakti se burgu i shkatërruar i Dubravës është njëri prej objekteve të para publike të Kosovës i rindërtuar përnjëherë pas luftës me mjete ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë për shkak të domosdoshmërisë së nevojave juridiko-shtetërore kosovare për ringritjen e tij pikërisht në vendin e gërmadhës, dëshmi e prekshme kjo e masakrës, por u bë pikërisht për të fshehur atë dëshmi materiale të masakrës së projektuar dhe të kryer nga shteti serb, i cili kishte futur në grackë edhe vetë NATO-n.
Ky është fakt i pamohueshëm. Mirëpo, derisa kjo heshtje politike ndërkombëtare për Masakrën e Dubravës, siç u tha, e projektuar dhe e ekzekutuar me sukses nga Serbia me një si uverturë nga qarqet ndërkombëtare, mund të kuptohet, ndërkaq, heshtja politike rreth kësaj masakre nga institucionet e Kosovës nuk mund të kuptohet assesi. Vërtet, asnjë institucion i Kosovës, i dal nga vota e popullit, nuk ka bërë, deri tashti, as edhe përpjekjen më të vogël, që kjo masakër të ndriçohet nëpërmjet ndonjë projekti juridik hulumtues dhe shkencor historiografik, apo qoftë edhe nëpërmjet ndonjë fushate publike mediale. Përkundër, është hetuar një solidarizim i pakuptueshëm i institucioneve vendore dhe të atyre ndërkombëtare për heshtjen dhe për fshehjen sa më të madhe të mundshme të kësaj tragjedie.
Shpesh dëgjojmë se institucionet shtetërore të Kosovës, si Presidenca, Kryeministria apo organizata të ndryshme, të marrin përsipër patronazhin në organizimin e shënimit të përvjetorëve të masakrave të ndryshme ndaj civilëve në Kosovë, apo për nder të dëshmorëve e të figurave të ndryshme. Por, këto institucione, madje edhe të lutura nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës për ndërhyrje te mekanizmat e UNMIK-ut, qoftë edhe për të siguruar lejen që të mbijetuarit e masakrës të hynë në Burgun e Dubravës për të shënuar përvjetorët e masakrës, kanë refuzuar, madje ndonjëherë duke përdorur edhe gjuhën e cinizmit, në stilin: “Mjafton që të mbijetuarit e masakrës janë gjallë dhe të mos kërkojnë më tepër…!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:02 am

Duhet të thuhet qartë se për sa kohë që Masakra e Dubravës nuk do ta thyejë heshtjen politike dhe për sa kohë që kjo masakër nuk do të institucionalizohet juridikisht në përmasat dhe përmbajtjen reale të saj, bota nuk do ta marrë vesh kurrë se çfarë loje përbindëshi ka luajtur shteti serb në Ballkan, veçanërisht në tokat shqiptare në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit të “Jugosllavisë”.
Masakra e Dubravës shënon një veçanti juridike nga masakrat e tjera ndaj civilëve në Kosovë. Burgu, gjithkund, në botë është pronë e drejtpërdrejtë e shtetit dhe administrohet nga ministria e drejtësisë. Në rastin konkret, Burgu i Dubravës ka qenë pronë e ministrive serbe dhe jugosllave të drejtësisë, të cilat kanë qenë përgjegjëse për jetën e pengjeve. Nëse masakra ka ndodhur nga po i njëjti shtet dhe po nga e njëjta ministri e tij e drejtësisë, nuk është aspak e vështirë të dihen me emër dhe mbiemër të gjithë ata serbë, duke filluar nga krerët e shtetit e deri te gardianët e burgut dhe vetë të burgosurit serbë. Fajtorët të sillen para drejtësisë, me akuzën e qëndrueshme juridikisht, për masakër të paramenduar ndaj pjesëtarëve civilë të një populli tjetër. Nëse qëllimi i fundit ka qenë vrasja totale e të të gjitha pengjeve në Burgun e Dubravës, duke ditur paraprakisht emrin e shtetit që e ka administruar atë burg dhe emrat e ekzekutorëve të masakrës, juridikisht krijohet bazë e mjaftueshme që vetë shteti serb të akuzohet për gjenocid ose tentim gjenocidi ndaj popullit shqiptar.
Kjo masakër, e projektuar dhe e ekzekutuar nga vetë institucionet legale të shtetit serb, është dëshmia më burimore se kur është në pyetje tentimlikuidimi i fizikumit të qytetërimit shqiptar, përkatësisht gjenocidi dhe etnocidi ndaj tij, nuk kanë qenë regjime të caktuara serbe, por ka qenë vetë shteti serb me mekanizmat e tij legalë, të cilët e kanë ekzekutuar masakrën.
Së këndejmi, institucionet e Kosovës, në radhë të parë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, paraprakisht duhet që nëpërmjet procedurave të rregullta, ligjshmërisht ta shpallin Burgun e Dubravës - Kamp i instaluar i përqendrimit të periudhës së Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Këtë kërkesë e arsyeton tretmani çnjerëzor serb i ushtruar ndaj pengjeve shqiptare aty, në vitet 1998-1999. Po ashtu, duhet të shpallen për kampe përqendrimi, të instaluara ose provizore, edhe burgjet dhe hapësirat e tjera publike në Kosovë, në të cilat, në formë të organizuar, janë vrarë, torturuar dhe dhunuar pengjet shqiptare, nga vetë shteti serb.
Vërtet, derisa institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare do të vazhdojnë ta mbështjellin me heshtje politike këtë tragjedi, bota nuk do ta kuptojë drejt mesazhin e shenjtë të lirisë, të paqes dhe të drejtësisë, kurse Masakra e Dubravës do të vazhdojë të mbetet ndërgjegje e vrarë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:03 am

Të përfundojmë: Në asnjë mënyrë nuk guxon që heshtja politike e Masakrës serbe në Burgun e Dubravës të mbetet, edhe më tutje, kompromisi më antinjerëzor i ndërtimit dogmatik të multietnicitetit në Kosovë, në favor të relativizimit të krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve. Ndaj, veprimet që sugjerohen në të ardhmen, drejt ndriçimit të plotë të përmasave, të përmbajtjes dhe të pasojave të tmerrshme të Masakrës së Dubravës dhe të masakrave të tjera ndaj civilëve shqiptarë, të kryera nga shteti serb gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së në vitet 1998-1999, do të duhej të ishin:
a) Kuvendi i Kosovës, me një akt të veçantë ligjor, Burgun e Dubravës ta shpallë Kamp të Instaluar të Përqendrimit, për periudhën e Luftës Çlirimtare të Kosovës, në të cilin janë torturuar, çnjerëzuar dhe ekzekutuar kolektivisht, të burgosur politikë e ordinerë dhe pengje të pafajshme civile shqiptare nga mekanizmat institucionale policore-ushtarake të shtetit serb.
b) Po ashtu, institucionet shtetërore të Kosovës duhet të shpallin kampe të përqendrimit të gjitha hapësirat e tjera publike në Kosovë, në të cilat janë torturuar, përdhunuar e vrarë pa gjyq, pengjet e pafajshme civile shqiptare.
c) Të mbijetuarit e Masakrës në Burgun e Dubravës të japin dëshmi dhe deklarata të plota për përjetimet gjatë masakrës, duke shënuar format e torturave të përjetuara dhe emrat e të vrarëve të njohur prej akëcilit syresh. Njëkohësisht, edhe për të plagosurit. Dëshmitë duhet të përdoren për të konfirmuar fajësinë e shtetit serb në projektimin dhe ekzekutimin e masakrës, si dhe për të bërë ndjekjen penale ndaj fajtorëve individualë.
ç) Burgu i Dubravës në një të ardhme të shpejtë, të lirohet nga funksioni i tanishëm dhe të shpallet muze i një tragjedie të rëndë dhe shumë ëmblematike.
d) Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente të Kosovës, në bashkëpunim me mekanizmat relevantë ndërkombëtarë, të formojnë një qendër institucionale për hulumtimin e krimeve të bëra nga shteti serb ndaj popullatës shqiptare, me theks të veçantë nga fillimi i vitit 1989 e deri në përfundimin e Luftës Çlirimtare UÇK - NATO në Kosovë, më 21 qershor 1999.
e) Institucionet e Kosovës të autorizojnë dhe të financojnë institucionet përkatëse shkencore për hulumtime të krimit serb në Kosovë, si: Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutin Albanologjik, Institutin e Historisë, Arkivin e Kosovës, organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut etj.
f) Institucionet e Kosovës, pas mbledhjes së fakteve të mjaftueshme për përmasat e krimeve dhe për natyrën e ekzekutimit të tyre, të bëjnë ngritjen e padive penale kundër shtetit serb për gjenocid ndaj shqiptarëve dhe të bëjnë ndjekjen penale të të gjithë individëve, pjesëtarë të makinerisë ushtarake e policore, shtetërore, serbe, që kanë kryer krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës.
Sugjerimet e lartshënuara mbështeten në faktin se gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë, gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së, aktualisht trajtohet vetëm nga aspekti i pasojave statistikore e jo nga aspekti përmbajtjesor, i cili duhet ta definojë fajtorin e vërtetë, qoftë atë kolektiv apo individual, për të dëshmuar ekzistimin e një projekti shtetëror serb për zhdukjen fizike të qytetërimit shqiptar në Kosovë, në mënyrë që të mos lejohet, edhe më tutje, relativizimi i krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve vetëm në nivele të përgjegjësisë individuale, qoftë ai edhe Milosheviq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:03 am

Milaim Çekaj

Dëshmi për Masakrën e Dubravës
në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:04 am

Në aktakuzën e Tribunalit të Hagës kundër Millosheviq, Millutinoviq, Shainoviq, Ojdaniq dhe Stoilkoviq, të datës 29.10.2001, krahas masakrave të tjera në Kosovë, zë vend edhe Masakra serbe në Burgun e Dubravës.
Sipas e hetuesve ndërkombëtarë, për masakrën e Dubravës janë intervistuar 150 të mbijetuar. Nga ky numër vetëm tre vetë janë ftuar në Hagë për dëshmi të drejtpërdrejtë. Nga të gjitha dëshmitë rezulton se prej 19- 24 maj 1999, në Burgun e Dubravës janë masakruar mbi 150 shqiptarë.
Në pjesën e aktakuzës për plojat në Kosovë, e cila kishte 51 faqe, Masakra e Dubravës përmendet në faqen 23, në pikën k dhe i, ndërsa emrat e disa nga të viktimizuarit përmenden në faqen 48, në pikën j, versioni në gjuhën shqipe. I akuzuari i parë, Milosheviq, të vrarit i quan viktima të bombardimeve të NATO-së, të cilëve, sipas tij, të rënë nga ciflat e bombave dhe shpërthimet e fuqishme (faqe 9180 e stenogramit të gjykimit, rreshti 15 dhe 16). Mirëpo, për ta dëshmuar këtë, i akuzuari nuk posedon raportet nga obduksioni mjeko-ligjor (faqet 9181 dhe 9182 të stenogramit të gjykimit, versioni në gjuhën angleze).
Dëshmitë e tre të përjetuarve të Masakrës serbe në Burgun e Dubravës u dëgjuan në Tribunalin e Hagës më datën 27- 30 gusht 2002.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:04 am

Notacioni i redaktorit
Duke u nisur nga njohuritë kryesisht në nivel të kujtesës historike, më 24 shkurt 2004, i hartuam tezat për sesionin shkencor: Masakra serbe në Burgun e Dubravës 19 -24 maj 1999 (të mbajtur më 23 maj 2004). Kihej parasysh fakti që një tezë, e kthyer në kumtesë, të ofronte mundësi për zbardhjen e një problemi të veçantë në hallkën kronologjike të ngjarjes si tërësi.
Për ta dëshmuar Masakrën e Dubravës në rrjedhën e historisë së krimeve serbe ndaj kombit shqiptar, dhe jo si një episod në historinë e marrëdhënieve serbo-shqiptare, Këshilli Organizativ e ngarkoi redaktorin shkencor të shkruante një paraqitje sa më të plotë për platformat serbe për plojat dhe masakrat mbi shqiptarët në funksion të strategjisë shfaruese -“Toka shqiptare e djegur”. Dhe, në mungesë të mjeteve për botimin e sesionit edhe në gjuhën angleze, të formulojë një rezyme sa më të gjerë, e cila do të ofronte një pasqyrë sa më të plotë për dhunën dhe krimet gjenocidale dhe etnocidale serbe ndaj shqiptarësisë së Kosovës me Masakrën në Burgun e Dubravës, si krim i paprecedent në botë, dëshmi e prekshme se Serbia me dorën e vet e ka vrarë dhe e ka kallur pjesën serbe, pikërisht atë koloniale, në Kosovë.
Vërtet, Këshilli Organizativ i sesionit ishte i vetëdijshëm për faktin se, në mungesë të burimeve parësore, arkivale, të cilat i posedon dorasi, Serbia, në kurorëzimin e punës kërkimore dhe zbardhjen e krimit me sukses, do të dalin vështirësi dhe pengesa të mëdha. Dhe, ato do të paraqiten nga fillimi, në hapat për angazhimin e autorëve, përjetues dhe mbijetues të ngjarjes, të cilët, pas kthimit nga burgjet e Serbisë, kishin qenë të pranishëm në media për Masakrën në Burgun e Dubravës të 19-24 maj 1999. Midis këtyre kishte edhe të tillë, të cilët kishin qenë shpëtimtarë dhe forcë morale për kolektivin e të burgosurve shqiptarë në çastet më dramatike për fatin e akëcilit individ dhe të kolektivit si tërësi. U kërkua nga autorët, përjetues të krimit, që kumtesat t’i shkruanin mbi bazë të hulumtimeve dhe të revalorizimit kritik të kujtesës, që autori, pa marrë parasysh se ishte mbijetues, në shkrimin e segmenteve të ngjarjes të mos paraqitej si rrëfimtar, si ofrues i kujtesës dhe i opinionit personal, por të merrte pozitën e hulumtuesit dhe të historishkruesit.
Autorët e kumtesave bënë atë që patën mundësi dhe dije për ta arritur, të vetëdijshëm se, në këtë fazë të njohurive të burimeve, nuk mund të bëhej më shumë. Ndërkaq, redaktori shkencor me një përkushtim të veçantë, duke qenë në kontakt të kohëpaskohshëm, për akëcilin problem, me autorët e kumtesave, për sqarime e plotësime të reja, cilësinë shkencore të kumtesave veç e veç dhe të sesionit si tërësi, e solli në nivelin shkencor të kënaqshëm të këtij studimi, të themi, kushtimisht, monografik sintetik për Masakrën e Dubravës të 19-24 majit 1999.
Për redaktimin shkencor të materialeve (kumtesave), redaktori shkencor, përpos rikonfirmimeve të shumta nga autorët, u mbështet në të dhënat arkivore të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës (SHBPK), të Këshillit për Mbrojttjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prishtinë, të KMDLNJ Rajonale të Pejës dhe të KMDLNJ Rajonale të Gjakovës.
Problem të veçantë, për kurorëzimin konceptual dhe redaktorial të dëshiruar të sesionit, ka paraqitur evidencimi i emrave të martirëve të kombit shqiptar nga Masakra e Dubravës, për faktin se pushtuesi serb, përgjegjësi për krim, e ka tërhequr, në Serbi, dokumentacionin e të burgosurve në Burgun e Dubravës në prag të masakrës, si dhe listat e të masakruarve dhe të të plagosurve.
Për ta vështirësuar dhe për ta pamundësuar evidencimin e të të gjithë të masakruarve, okupatori
serb një pjesë të kufomave të martirëve, të ekzekutuar me një ose me më shumë plumba, nga afërsia, i ka fshehur ose i ka zhdukur. Në Varrezën Kolektive, në Rakoshë, më 25 maj 1999, janë varrosur vetëm rreth 100 veta, kryesisht kufoma me thyerje e dëmtime nga granatat shpërthyese - projektilët e NATO-s, predhat e murtajave, bombave të dorës etj. Vetëm kufomat e martirëve të sakatosu nga këto armë do të ekspozohen për mjetet mediale serbe e botërore pas bombardimeve të NATO-s në Burgun e Dubravës.
Kjo përzgjedhje është bërë me qëllim që, në një të ardhme të paevitueshme, masakrues në Burgun e Dubravës të paraqitej NATO-ja. Kjo u përvijua edhe nga dëshmia në Gjyqin e Hagës, më 24 mars 2005, e Slobodan Milosheviqit dhe e dëshmitares së mbrojtjes së tij, Danica Marinkoviq, ish-prokurorja milosheviqiane vrastare e Kosovës. I pari, Milosheviq, duke kundërshtuar të dhënën në aktakuzë se “në orët e hershme të mëngjesit të datës 22 maj, personeli i Burgut të Dubravës ka urdhëruar të burgosurit shqiptarë të mblidhnin plaçkat dhe të grumbulloheshin në vendin e caktuar që të përgatiteshin për transferim dhe pa paralajmërim u hap zjarr mbi ta nga gardianët serbë ku u vranë shumë të burgosur dhe u plagosën shumë të tjerë”, e quajti “një film i dobët horror (lemeri - M. P.) i Prokurorisë së Hagës”!?! E dyta, Marinkoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e të akuzuarit: “A ka diçka të vërtetë” në konstatimin e cituar nga aktakuza, u përgjigj: “Nuk është ashtu, atë kohë (më 22, 23, 24, 25 maj) burgun e ka bombarduar NATO dhe janë vrarë e plagosur shumë të burgosur”. Më tutje, Marinkoviq, konstatoi se obduksionin e kufomave e kishte “bërë kolegu i saj, Vladan Bojiq, nga Peja”, porse ajo “nuk ka hollësi të obduksionit të kufomave të cilat janë vrarë në Burgun e Dubravës, më 22 maj 1999”.
Ta përmbledhim shkurtimisht: Bombardimet e NATO-s ishin më 19 dhe më 21 maj. Më 22 dhe 23 maj, Burgu i Dubravës nuk është bombarduar nga NATO-ja, kurse, më 24 maj, të burgosurit nga Burgu i Dubravës janë bartur në Burgun e Lypjanit. Më 25 maj 1999, është bërë përzgjedhja e kufomave - një pjesë për varrosje publike me ndihmë të romëve dhe të serbëve dhe tjetra pjesë për fshehjen - zhdukjen e tyre, pa prani publike. Njëkohësisht, janë mbledhur dokumentacioni i drejtorisë së burgut dhe dokumentet që kishin të masakruarit në xhepa dhe në plaçkat e tyre, me qëllim të fshehje së realitetit të hidhur.
Kështu, pas largimit të makinerisë pushtuese serbe nga Kosova, në mungesë të të dhënave dokumentare, të shkruara, listat me emrat e martirëve dhe të të plagosurve të Masakrës së Dubravës, të hartuara nga KMDLNJ të Pejës, të KMDLNJ të Gjakovës dhe SHBPK-ja mbi bazë të kujtesës së të mbijetuarve, dolën me të dhëna të mangëta, me shumë gabime materiale dhe disa syresh të diskutueshme. Shumë emra nuk kishin emër të t’et, disa kishin mbiemra të ndryshëm, disa ishin të evidencuar me forma të shkurtuara të emrit, ashtu siç ishin të njohur në kolektiv, në shoqëri, madje për disa edhe vendlindjet ishin gabimisht, e kishte raste kur, në librat që do të përmenden më poshtë, ndonjëri nga të masakruarit në Masakrën e Dubravës, përmendet si i vrarë gjetkë, dhe me datë tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:05 am

Vërtet, për ta bërë një evidencim sa më të saktë për nevoja të këtij botimi, veçanërisht të martirëve, ndoqëm një rrugë të gjatë, të mundimshme. I hulumtuam dhe i krahasuam të dhënat për dëshmorët nga listat e mekanizmave të përmendur më sipër, me të dhënat për martirët dhe për të zhdukurit në botimet: LDK-Sanije Alijaj, Pasojat e luftës në Kosovë (28 shkurt 1998 - 10 qershor 1999), Prishtinë, 2002; KMDLNJ - Qendra Rajonale në Pejë, Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës Mars-Qershor 1999, Pejë, 2002; SHVLUÇK, Feniksët e Lirisë. Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Libri i parë i plotësuar, Prishtinë, 2002; Hasan Hasani, Të pavdekshmit e Dukagjinit. Dëshmorët e UÇK-së të ZOD, Pejë, 2002; Naser Husaj, Dubrava. Rruga drejt vdekjes, Gjakovë, 2004 dhe materialin: Kronologjia e arrestimeve dhe masakrat makabre në Burgun e Dubravës dhe të Lypjanit - Dëshmi, SHIBPGJ, Gjakovë, 18 maj 2004.
Meqë as me këto burime nuk pati mundësi të plotësohej kërkesa jonë redaktuese shkencore, sepse edhe të dhënat në këto botime janë shumë kundërtënëse, me shumë pasaktësi, ekskluzive e njërës ndaj tjetrës, listën më 121 emra e dërguam, me e-mail, më 5 prill 2005, në katër radio dhe në nëntë agjenci informative e gazeta ditore e javore të Kosovës, të shoqëruar me këtë apel:
“Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës dhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” janë duke përgatitur për botim materialet nga sesioni shkencor: Masakra serbe në Burgun e Dubravës (19-24 maj 1999), të mbajtur më 23 maj 2004.
Duke u mbështetur në burime të ndryshme, kemi arritur t’i evidencojmë martirët e shënuar më poshtë, por për disa nuk e kemi emrin e babës dhe kemi frikë se nuk i kemi të sakta as të dhënat e tjera. Dhe, mendojmë se nuk kemi arritur t’i evidencojmë të gjithë, pasi të dhënat janë nga kujtesa e individëve, shumë kundërthënëse dhe fragmentare.
Emri, emri i babës, datëlindja, vendlindja dhe komuna na duhen për të gjithë martirët nga Masakra e Dubravës për këto tri kërkesa: E para, në librin, i cili do të hyjë në shtyp më 25 prill 2005, duhet të shënohen të gjithë emrat e martirëve; e dyta, këta emra duhet të gdhenden pa gabime në memorialin në vendin e krimit, të cilin e synojmë, dhe e treta: planifikojmë botimin e një libri me biografitë e të rënëve në Masakrën e Dubravës.
Do të na vinte tepër keq nëse shënojmë ndonjë emër me gabime dhe jo të plotë, e veçanërisht nëse nuk arrijmë t’i përjetësojmë të gjithë martirët, ashtu siç ua kemi borxh. Nisemi nga lista në vijim (...)”.
Në fund të apelit saktësuam: “Theksojmë edhe një herë: Këtë listë e kemi dërguar me emeil në të gjitha gazetat e Kosovës (e në katër radio) dhe presim botimin (emetimin) e saj. Jemi të sigurt se mund të na ndihmoni.
Ndaj, i lusim individët dhe familjarët e martirëve, veçanërisht miqtë e tyre, të na ndihmojnë: të bëjnë korrigjimin dhe plotësimin e të dhënave për martirët e evidentuar më sipër dhe të na ofrojnë të dhëna të plota për ata që nuk i kemi evidencuar. Informatat të dërgohen me telefon: 044-149-244 dhe me emeil: pirraku@yahoo.com, më së largu deri më 24 prill 2005.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:06 am

Në apelin tonë janë paraqitur, me telefonata dhe me emaile: një person nga viset e Gjilanit, tre nga viset e Kaçanikut, një nga Prizreni, një nga viset e Gjakovës, një nga viset e Rahavecit, tre nga viset e Drenasit, një nga viset e Skenderajt, një nga viset e Fushë Kosovës, dy nga viset e Deçanit dhe një person nga viset e Pejës, kryesisht lexues të gazetave “Epoka e re”, “Fokusi” dhe “Java”, dhe dëgjues të radios “Kosova e Lirë” dhe “Radio Dukagjini”. Disa dhjetëra, të tjerë, i kemi kontaktuar me telefonata.
Ky hap yni dha rezultate të mira, për faktin se i korrigjuam disa emra, e evidencuam emrin e prindit për disa të tjerë, për ndonjërin u korrigjua mbiemri dhe vendlindja, së paku dy martirë ishin të evidentuar nga dy herë, njëri me dy emra, e tjetri me dy mbiemra, një i mbijetuar i masakrës ishte i evidentuar si martir, evidencuam një martir, i cili (në Burgun e Dubravës ishte, së paku, deri më 3 mars 1999, kur i qe familja në vizitën e fundit) tashti konsiderohet i zhdukur, dhe dy të tjerë, të cilët vdiqën (nga plagët e mara në Masakrën e Dubravës), njëri në Burgun e Lypjanit e tjetri në Kazamatin e Pozharevcit.
Si fryt i punës kërkimore këmbëngulëse rezultoi lista e martirëve që do të sillet më poshtë, të vetëdijshëm se as kjo nuk është e plotë, as plotësisht me të dhëna të sigurta.
Prapë nuk është e plotë kjo listë për faktin se shumë familjarë, të cilët meshkujt e tyre i kanë pasur në Burgun e Dubravës në prag të masakrës, e të cilët ende nuk kanë njohuri të verifikueshme për fatin e tyre, preferojnë t’i quajnë të fshehur në Serbi, as të vrarë, as të zhdukur. Kështu, me kohë, në rrethana të tjera dhe mbi bazë të fakteve të cilat duhet t’i sigurojë KS i OKB dhe Haga nga bartësi i krimit në Burgun e Dubravës - Serbia e djeshme, e sotme dhe e ardhshme, mbetet të bëhet evidencimi i plotë i të të gjithë të masakruarve dhe të të plagosurve në Masakrën e Dubravës të 19-24 maj 1999, barrë për shtetin e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:07 am

martirë nga Masakra e Dubravës


Abdullah Ramadan Tahiri nga Malishta, Gjilan;
Adem Idriz Jasiqi nga Deçani, Deçan;
Afrim B. Krasniqi nga Arbana, Prizren;
Afrim Jusuf Sahiti nga Drenori, Drenas;
Agim Ajet Duraku nga Buroja, Klinë;
Ahmet Hysen Hoxha nga Pleshina, Ferizaj;
Ali Avdyl Kelmendi nga Frashnjeti, Pejë;
Anton Pashk Maksuti nga Vogona, Gjakovë;
Arsim Murat Rrahimi nga Besiana, Besianë;
Arsim Ahmet Zogiani na Harilaçi, F. Kosovë;
Arsim Krasniqi nga Prishtina, Prishtinë;
Artan Tafë Gjekaj nga Dardana, Pejë;
Avdylgafurr Merxhan Luma nga Qafëshqipja, Kaçanik;
Avni Bajram Gashi nga Buçani, Pejë;
Avni Behxhet Thaçi nga Retia, Rahavec;
Bahri Muhedin Kryeziu nga Gjakova, Gjakovë;
Bajram Jonuz Berisha nga Valijaku, Klinë;
Bajram Miftar Kiçina nga Rezistenca, Drenas;
Bashkim Emin Maloku nga Dardhishta, Besianë;
Bedri Sejdë Hasani nga Peja, Pejë;
Bekim Vahdet Rama nga Rahaveci, Rahavec;
Besim Aziz Kabashi nga Apterrushi, Rahavec;
Besim Hazir Paçarizi nga Dragubili, Malas;
Besnik Shani Kastrati nga Gjakova, Gjakovë;
Blerim Adem Hoda nga Gjakova, Gjakovë;
Bujar Adem Himaj nga Skivjani, Gjakovë;
çaush Haxhi Ahmeti nga Sheremetaj, Gjakovës;
Dan Brahim Leku nga Rezistenca, Drenas;
Danush Miftar Kurtaj nga Gabrriza, Kaçanik;
Dervish Sylë Sylaj nga Ratisha e Poshtme, Deçan;
Enver Avdyl Zogaj nga Rrezana, Malas;
Enver Bajram Topalli na Gremja, Ferizaj;
Fadil Hysen Beqiraj nga Rracaj, Gjakovë;
Fadil Smajl Bezaraj nga Rrafshi, Pejë;
Fazli Sahit Kabashi nga Malasi, Therandë;
Fejzë Rexhë Spahiu nga Ilirioni, Skenderaj;
Gani Elez Morina nga Deja, Rahavec;
Gani Ibish Lekaj nga Lumbardhi, Deçan;
Gani Isufi nga Suka e Gashit, Klinë;
Gazmend Fazli Imeri nga Ponosheci, Gjakovë;
Gazmend Idriz Gashi nga Prishtina, Prishtinë;
Gazmend Jahir Kolgeci nga Arrisha, Therandë;
Gjokë Matej Ndrecaj nga Biteshi, Gjakovë;
Gjon Mark Gjini nga Prizreni, Prizren;
Habib Azem Mehani nga Shkaba, Drenas;
Habib Azem Mehmeti nga Qëndresani, Klinë;
Hajdar Pepaj nga Kodralia, Deçan;
Haki Z. Dinaj nga Raushi, Pejë;
Halit Sadri Ademaj nga Rracaj, Gjakovë;
Hamdi Adem Ademaj nga Rracaj, Gjakovë;
Hasan Beçir Shala nga Nënkalaja, Drenas;
Hasan Myftar Hoda nga Gjakova, Gjakovë;
Hysen Avdyl Ademi nga Mollasi, Gjakovës;
Ibër Dinë Gërkoci nga Frashnjeti, Pejë;
Ibër Sherif Metaj nga Hereçi, Gjakovë;
Idriz Niman Zhutaj nga Rausha, Pejë;
Ilir Damon Damonaga nga Gjakova, Gjakovë;
Ilir Halil Luzha nga Arrisha, Therandë;
Isuf Qerim Hoxha nga Myzeqina, Shtime;
Isuf R. Berisha nga Drenaj, Rahavec;
Jonuz Mehmet Krasniqi nga Arbana, Prizren;
Kadri Rrahman Morina nga Rreshtani, Therandë;
Krist Preng Nokaj nga Mokliku, Gjakovë;
Kristë Mark Përvorfi nga Dujaka, Gjakovë;
Latif Hasanmetaj nga Stralli, Deçan;
Lulzim Hashim Hajda nga Rahaveci, Rahavec;
Lush Ndue Përlazi nga Velezha, Prizren;
Man Karavidaj nga Mazreku, Prizren;
Mehmet Qunaj nga Kajusha, Prizren;
Mejdi Hajrush Dalloshi nga Sopoti, Kaçanik;
Met Ibish Osmanaj nga Isniqi, Deçan;
Muhamet Ymer Shala nga Blinishti, Gjakovë;
Mujë Jashar Tafili nga Shtarza, Klinë;
Musah Idriz Morina nga Hodonoci, Dardanë;
Myhedin Xhelal Guta nga Gjakova, Gjakovë;
Naim Rexhë Kurmehaj nga Stralli, Deçan;
Naim Zenel Zahiti nga Suma, Vushtrri;
Napolon Qemajl Guta nga Gjakova, Gjakovë;
Nasuf Mehmet Bylykbashi nga Qendresa, Drenas;
Nazmi Hysen Shala nga Peja, Pejë;
Nexhat Sh. Kokollari nga Ujmiri, Therandë;
Nexhat Tahir Pllana nga Martirat i Poshtëm, Vushtrri;
Nikë Ndue Kola nga Gjakova, Gjakovë;
Osman Husein Rastoder nga Arbneshi, Pejë;
Petrit Halim Kiçina nga Rezistenca, Drenas;
Qamil Abaz Thaçi nga Llapushnik, Drenas,
Qemajl Hajdar Bytyçi nga Deja, Rahavec;
Ramë Rexhep Ibrahimi nga Stubëlla, Gjakovë;
Ramiz Ramë Memia nga Myhejani, Tropojë - Shqipëri;
Ramiz Himë Bajrami nga Osek Hyla, Gjakovë;
Ramiz Rexhepi nga Prishtina, Prishtinë;
Rasim Demë Plava nga Cërmjani, Gjakovë;
Remzi Smajl Shala nga Babaj, Pejë;
Rrahim Smajl Murseli nga Gremja, Ferizaj;
Sabit Halit Thaçi nga Gryka , Drenas;
Sahit F. Krasniqi nga Ujmiri,  Therandë;
Sahit Sali Brahimaj nga Kodrina, Pejë;
Sefedin Rrahman Hoti nga Shpati, Kastriot;
Shaban Bajram Qosa nga Mitrovica, Mitrovicë;
Shani Avdyl Shala nga Nënkalaja, Drenas;
Shkëlzen Miftar Pepshi nga Juniku, Deçan);
Suad Isen Brava nga Pusat e Nikës, Hani i Elezit;
Sylejman Shaip Badallaj nga Zhuri, Prizren;
Tefik Bafti Raka nga Kaçaniku, Kaçanik;
Tefik Salih Spahiu nga Varoshi, Ferizaj;
Ukshin Nazif Hoti nga Krusha e Madhe, Rahovec;
Valdet Qerkin Sopi nga Llapushniku, Drenas;
Valentin Mark Nikollbibaj nga Brekoci, Gjakovë;
Xhafer Hysen Gllareva nga Fortesa, Drenas;
Xhemajl H. Eminhajzeri nga Rahaveci, Rahavec;
Xhevat Azemi nga Besiana, Besianë;
Xhevdet Gani Bistrica nga Gjakova, Gjakovë;
Zahir Sadik Agushi nga Thanishta, Klinë;
Zef Isuf Kqiraj nga Zhubi, Gjakovë;
Zejnullah Mujë Elshani nga Rezistenca, Drenas;
Zekë Haxhi Hasanmetaj nga Stralli i E., Deçan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:08 am


Të plagosur në Masakrën e Dubravës

Adnan I. Topalli nga Rahaveci;
Adnon M. Brovina nga Gjakova;
Afrim Sh. Caka nga Gjakova;
Agim Gashi nga Rausha;
Agim S. Leku nga Rezistenca;
Agim Sh. Reçica nga Ferizaj;
Ahmet Demiri nga Gjilani;
Alban A. Koshi nga Gjakova;
Aliriza Pruthi nga Gjakova;
Arben K. Shala nga Prizreni;
Arbër H. Kolgeci nga Arrisha;
Ardian Q. Tetrica nga Gjakova;
Armond A. Koshi nga Gjakovëa;
Astrit H. Elshani nga Rezistenca;
Avdurrahman Koshi nga Gjakova,
Bajram A. Merxha nga Rahaveci;
Beçir O. Kollari nga Rahavec i;
Bedri Kukala nga Arrnjeti;
Bekim M. Mullahasani nga Gjakova;
Besim A. Kastrati nga Malësi e Vogël;
Bilbil S. Shehu nga Rahavec;
Bislim N. Bislimi nga Drobeshi, Viti;
Brahim Gashi nga Barani;
Burim A. Ejupi nga Rahaveci;
Burim A. Brovina nga Gjakova;
Burim Jetishi nga Brekoci;
çaush Selca nga Barani;
Defrim M. Kiçina nga Rezistenca;
Driton H. Aliaga nga Gjakova;
Edmond M. Dushi nga Gjakova;
Esad H. Haxhijaha nga Rahaveci;
Esat I. Zherka nga Gjakova
Fadil Dabiqi nga Arrnjeti;
Fadil N. Xhylani nga Rezistenca;
Fahredin H. Dina nga Rahaveci;
Fatos M. Dautaga nga Gjakova;
Fatos M. Deva nga Gjakova;
Florent M. Rudi nga Gjakova;
Frashër H. Shabani nga Ferizaj;
Gazmend Krasniqi nga Zogaj;
Haki O. Neziraj nga Nënkalaja;
Haki Xh. Haxhimustafa nga Rahaveci;
Halil Q. Guta nga Gjakova;
Hasan Mulaj nga Lozhani;
Hasan Zeçir Zariçi nga Rezistenca;
Hetem Mehmet Elshani nga Rezistenca;
Hysen Fehmi Juniku nga Gjakova;
Hysen Latifi nga Arrnjeti;
Isa Sylejman Topalli nga Rezistenca;
Ismet R. Isufi nga Drenasi;
Jahir Z. Shala nga Negrosi;
Jemin R. Kryeziu nga Retia;
Jeton M. Xharra nga Gjakova;
Jusuf M. Brovina nga Gjakova;
Mehdi S. Kollari nga Rahaveci;
Metë Ademaj nga Rausha;
Milazim D. Shehu nga Dritani;
Musli S. Avdyli nga Pleshina;
Naser Husaj nga Peja;
Nasuf R. Dvorani nga Qëndresa;
Nazim H. Halili nga Gjilani;
Nazmi M. Haliti nga Dramjaku;
Nusret E. Hoti nga Drinasi; 
Qahil H. Bekteshi nga Lugishtëa;
Ramadan Berisha nga Dardani;
Ramadan H. Demati nga Tërstena;
Reshat Nurboja nga Peja;
Rexhep I. Xhemajli nga Arbëria;
Rizah H. Krasniqi nga Fatosi;
Sabit N. Shehu nga Rahaveci;
Shefqet D. Vokshi nga Gjakova;
Shemsi H. Gollopeni nga Theranda;
Sheremet Ahmeti nga Gjakova;
Sinan A. Bytyçi nga Semetishti;
Sinan Tafilaj nga Sukasi;
Skender I. Hajdari nga Drenori;
Sylejman Bytyqi nga Ferizaj;
Valdet B. Rama nga Likovci;
Vebi H. Kurtalani nga Tërstena;
Visar M. Dushi nga Gjakova;
Visar M. Demiri nga Pozharani;
Xhafer Shala nga Rogami;
Xhavit Musëshabanaj nga Peja;
Xhelil F. Bejtullahu nga Çallapeku;
Xhemajl S. Sallaukaj nga Budiana;
Xhemë S. Morina nga Drinasi; 
Xhevat H. Haziri nga Temali;
Ylber I. Topalli nga Gremja;
Zaim R. Qatani nga Duhëla;
Zijadin Xh. Miftari nga Rahaveci.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 EmptyTue Apr 08, 2008 11:09 am

Masakra
në Burgun e Dubravës
19 – 24 maj 1999
Sesion shkencor, më 23 maj 2004


Rezyme

Platformat serbe për plojat dhe masakrat mbi shqiptarët datojnë nga periudha e ngritjes së shtetit të Serbisë. Ato i përuroi vojvoda Milosh Obrenoviç, me urdhëresën e vitit 1832: T’i jepen “25 të rëna me shkop” akëcilit shqiptar a boshnjak që do të kapet në Principatën e Serbisë, kurse më 1834 përdori ushtrinë “për t’ua djegur fshatrat” dhe “kuartet në qytete”, ngase shqiptarët dhe boshnjakët ishin vu në lëvizjen kombëtare për çlirimin nga Perandoria Osmane dhe çlirimi i Shqipërisë dhe i Bosnjës do të bëhej pengesë për zgjerimet e reja të Serbisë.
Këtu e tutje të gjitha zgjerimet e Serbisë me toka të Shqipërisë u kryen me përdorim të plojave dhe të masakrave mbi popullsinë shqiptare. Kjo strategji ishte institucionalizuar me platformën politike dhe juridike të shtetit serb nacional - “Naçertania” të vitit 1844, ku thuhej: “Serbia duhet të orvatet që nga godina e shtetit turk të heqë vetëm gur pas guri e t’i marrë ato që mundet nga ky material i mirë dhe mbi themelin e vjetër e të mirë të perandorisë së lashtë serbe të ndërtojë sërish e të mund të ngritë shtetin e ri serb”.
Vërtet, në periudhën e Krizëz Lindore nga fillimvitet e ’50-ta të shekullit XIX dhe të Luftës ruso-turke të viteve 1877-1878, një botë e tërë e krishterë (evropiane e ruse), do të përlyhet me gjakun shqiptar. Madje, historiografia serbe kurrë nuk e ka fshehur urdhëresën e Princ Milan Obrenoviqit për ushtarakët e paramilitarët serbë: "Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni, aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut...!". Urdhëresa kishte forcën e ligjit serb për etnocit ndaj shqiptarëve. Me strategjinë “Toka e djegur” u bë spastrimi shqiptar etnik i mbi 640 fshatrave dhe qyteteve shqiptare të Sanxhakut të Nishit.
Aeropagu evropian - Kongresi i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878) e shpërbleu gjenocidin e krishterë ortodoks të shteteve fshqinje të Shqipërisë, duke ua njohur të drejtën në rreth 24 458 km2 të tokës shqiptare. Viset e aneksuara u dealbanizuan sipas strategjisë “Toka e djegur”, duke shpërngulë me dhunë etnocidale të llahtarshme rreth 250 – 300 mijë shqiptarë etnikë. Pas copëtimit ndërkombëtar të përgjakshëm, më 1878, Njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë, e ndarë në katër njësi administrative dhe ushtarake osmane, pati 90,100 – 90,270 km2 me 3,804,000 banorë, prej të cilëve mbi tre milion shqiptarë. Këso kohe Vilajeti i Kosovës kishte 32,900 km2 me mbi 1,270,000 banorë. Territori i Kosovës aktuale, prej 10 887 km2, më 1912, kishte vetëm rreth 3.7 për qind serbë, ndonëse Jovan Cvijiq flet për 5 për qind.
Viti 1912, me Kryengritjen e Përgjithshme të Shqipërisë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, shënoi kthesën vendimtare për autonominë e Shqipërisë. Për ta penguar këtë fitore shqiptare, Rusia e hodhi në luftë Aleancën ballkanike, nën parullën: "Luftë për t'i çliruar popullsitë e krishtera nga pushtuesi shekullor turk dhe nga tirania islame...!". Së këndejmi, meqë kombi shqiptar ishte rreth 88% i përkatësisë fetare myslimane, lufta e Aleancës ballkanike në fakt ishte ndërmarrje kulturocidale, etnocidale dhe gjenocidale sllave e greke ortodokse antishqiptare me përkrahjen e Rusisë dhe të Evropës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» deri kur arrestime te shqiptareve
» Cka mendoni per vrasjet ne Kosove .
» MOS UA VIDHNI HISTORINË SHQIPTARËVE!
» SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT
» Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: