Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 16 ... 21  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyWed Apr 09, 2008 12:49 am

Prometheu dhe Shqipëria qëlluan dhe qëllojnë së bashku, vazhdimisht dhe pandërpreje ”perënditë” e djeshme dhe të sotme të botës. Qëllojnë për vdekje të gjithë tiranët e diktatorët e të gjitha kohërave, që janë ngritur e ngriten kundër njerëzimit, kundër lirisë dhe pavarësisë së popujve. Zjarri që rrëmbeu Prometheu nga ”perënditë” ende flakëron në duartë, në zemrat dhe në mendjet e njerëzve të lirë e të robëruar të botës. Ai zjarr përcëllon e shkrumbon në vazhdimësi tiranët, diktatorët, sundimtarët, pushtetarët dhe pushtuesit e mbarë njerëzimit.
Prometheu i sotëm modern pandërpreje, me pishtarin flakërues e të zjarrtë në dorë, ngjitet e zbret monopateve të Olimpit, duke sulmuar e goditur vazhdimisht ata të cilët qëndrojnë ulur në fronet e pushtetit me duar të përgjakura në popull. Liria dhe robëria janë ende në ndeshje e përleshje të ashpër për jetë a vdekje. Ata janë antipodi i njëra-tjerës. Nuk ka bashkëjetesë dhe pajtim ndërmjet tyre. Lufta midis tyre është e përjetshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyWed Apr 09, 2008 12:50 am

Zjarri i Prometheut nuk është thjeshtë zjarr, ai është mbi të gjitha liri, është drejtësi, barazi, paqë, harmoni, teknikë e teknologji e zhvillimit të njerëzimit. Zjarri i Prometheut është mbijetesë e njeriut në luftë me forcat dhe ligjet e ashpra të natyrës, është luftë për ekzistencë. Prometheu është simboli i luftës së njerëzimit kundër forcave jo humane të natyrës që në muzgun dhe agun e parë të shoqërisë njerëzore. Prometheu është lufta midis së mirës dhe së keqes, progresit dhe regresit, dritës dhe errësirës, lirisë dhe robërisë.
Prometheu u përballoi shekujve dhe mijëvjeçarëve, ai i mbijetoi të gjitha kohërat dhe sistemet shoqërore politike të njerëzimit, sepse ai u bë njësh me popullin e vet, me atdheun e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyWed Apr 09, 2008 12:50 am

Mbijetoi dhe triumfoi Shqipëria Etnike, trashëgimtarja e vetme e Pellazgjisë, ndaj fitoi e mbijetoi edhe Prometheu, biri i saj trim e besnik. Shqipëri e Promethe u bën një trup i vetëm dhe marshuan sëbashku përmes stuhive të kohërave, përmes rrebesheve të historisë dhe përmes tiranisë së sundimtarëve, shfrytëzuesve të popujve dhe mohuesve të lirisë.
Prometheu është Krishti i Parahistorisë, Krishti i Pellazgjisë që luftoi për liri, që përhapi me forcë, me veprim konkret, me shpatë e shtizë në dorë dritën, diturinë dhe lirinë. Ua rrëmbeu me dhunë ”zjarrin” ”perëndive” të rrejshme të kohës, sundimtarëve të egër dhe ia dha popullit, duke e vetëdijësoi atë që të mos gjunjëzohet përballë tiranisë së sundimtarëve gjakpirës dhe ”perëndive” të Olimpit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyWed Apr 09, 2008 12:50 am

Prandaj, për këtë veprim njerëzor, për këtë luftë çlirimtare Prometheu u gozhdua, u kryqëzua sikurse Krishti më vonë, për shkëmbit gjigant të malit. Dallimi i vetëm në mes Prometheut e Krishtit është mënyra e përhapjes së lirisë dhe drejtësisë në popull. Prometheu është luftëtari i forcës dhe i shpatës, kurse Krishti është luftëtari i paqës dhe i fjalës së urtë. Dhe të dy arritën që në popull dhe në gjithë botën njerëzore të asaj kohe e të kësaj kohe të përhapin mesazhin e njëjtë të lirisë, të dashurisë, të drejtësisë e të barazisë midis njerëzve dhe popujve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyWed Apr 09, 2008 12:51 am

Shqipëria dhe Shqiptarët krenohen e mburren me bijtë e tyre si Prometheu dhe të tjerët, para e pas tij. Shqipëria i ka përjetësuar në kujtesën e saj, i mban të paprekshëm në gjirin e saj, kurse kombi shqiptar i ka ngulitur në zemër e në mendje bijat e bijtë e tij luftëtarë si Prometheu dhe herë pas here po lind Promethe të Rinj, duke i edukuar e brumosur me idealin Promethean të lirisë, me guximin dhe forcën e tij prej vigani të pamposhtur përballë armiqve e ”perëndive” moderne të kohës sonë.
Sa herë që Shqipëria jonë është në rrezik për shfarosje nga ”perënditë” e kohës, ajo lind Promethe të rinj dhe i rreshton përballë legjioneve vandale të armiqve të saj, duke ua ndalur turrin e duke i kthyer prapa hordhitë barbara pushtuese.
Është lidhur një Besë e fortë, e shenjtë dhe e përjetshme midis Shqipërisë dhe Prometheve të saj: që sa herë të jetë në rrezik atdheu ata rilindin përsëri, ngriten nga shtrati i lëngatës e nga varri, rinohen, ringjallen dhe dalin në log të burrave, në fushëbeteja për të luftuar me ”perëndi” e ”bajlozë deti” që sulmojnë Shqipërinë, për të mbrojtur popullin dhe atdheun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyWed Apr 09, 2008 12:51 am

Kështu vepruan sa e sa herë Kreshnikët e Jutbinës, Gjergj Elez Alia, Konstandini e Ago Ymeri. Besën që kishin lidhur me popullin dhe atdheun e tyre nuk e shkelën e nuk e harruan kurrë, por e çuan në vend sa herë i thërriste atdheu për ndihmë.
Aq e fortë ishte dhe është Besa e lidhur midis Nënës Shqipëri dhe bijve të saj Promethea, sa që ata as vdekja nuk mundi e nuk mundet t’i ndajë, ata komunikojnë vazhdimisht midis tyre dhe e ndihmojnë njëri-tjerin në kohë të vështira.
Besa Shqiptare dhe Dashuria midis Shqipërisë dhe Bijve të saj është ajo Fryma Hyjnore që bën lidhjen e përjetshme midis tyre dhe i bën të pandarë, të pamposhtur dhe të pavdekshëm në jetë të jetëve.

25 Dhjetor 2007

Ballina e Librit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptySun Apr 13, 2008 5:02 pm

Shefki Ollomani: Shqipëria Etnike dhe Prometheu
E enjte, 10-04-2008, 06:50pm (GMT+1)



SHQIPËRIA ETNIKE DHE PROMETHEU

Shkruan: Shefki OLLOMANI

(Fragment nga Libri: Shefki Ollomani -
ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE, botoi Shtëpia Botuese ”Shkupi”, Shkup -
Mars 2008, Faqe 248.
Ky është Libri i Pestë i Autorit që ia boton kjo Shtëpi Botuese)



Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 U2_ShefkiOllomani
Shefki Ollomani
Linde
në kohë të lashta, të tejlashta Shqipëri. Askush nuk e di kur linde Ti.
Linde sëbashku me Dheun, atëherë kur u krijua planeti Tokë. Linde e
para, Shqipëri, dhe u quajte Pellazgji. Zoti kështu të emëroi dhe fat
e mbarësi të uroi. U fundose Atlantidë, dole sërish në dritë, linde
Pellazgji, u rilinde Iliri, jetove Arbëri, u përjetësove Shqipëri.
Prometheun
e lindi Pellazgjia, e rriti Iliria, e burrëroi Arbëria dhe e përjetësoi
Shqipëria. Nënë e bir, dorë për dorë e krah për krah ecën nëpër
histori, nëpër lashtësi, nëpër tokë e nëpër qiell… Herë në këmbë e
herë shaluar, herë duke vrapuar e herë duke fluturuar. Gjithmon bashkë,
gjithmon tok e të pandarë. Nga parahistoria në histori dhe nga historia
në ardhmëri ato bashkërisht çajnë përpara krenarë e të pamposhtur në
rrugën e tyre të jetës e të luftës, në tokën e vet, në të drejtën e
vet, duke sfiduar ballëlartë të gjithë armiqtë e tyre nëpër shekuj e
mijëvjeçarë.
Legjendat thonë se Prometheu ua rrëmbeu "zjarrin" -
lirinë "Perëndive" të Olimpit - sundimtarëve të Pellazgjisë, dhe ua dha
njerëzve - popullit, prandaj ata e zunë, e prangosën dhe e mbërthyen, e
gozhduan për një shkëmbi, sikurse Krishtin në kryq. E dënuan me vdekje
dhe interrnim, duke e dërguar në cepin më të largët verior të
Pellazgjisë, në malet shkëmbore të Kaukazit, sepse "Perënditë¨ e
Olimpit i frikësoheshin për së gjalli dhe i tmerroheshin për së vdekuri
Prometheut.
Kujtuan se e vranë, kujtuan se e mposhtën sundimtarët
Prometheun, por gabuan, sepse nuk mund të vritej liria dhe populli, nuk
mund të mposhtej Pellazgjia, sepse ajo pati edhe Promethe tjerë si
Herkuli e Anteu. Ajo lindi e rriti Promethe në vazhdimësi që nga Leka i
Madh e Pirro Epiroti, deri te Bardhyli e Gjergj Kastrioti. Që nga Muji
e Halili deri te Mic Sokoli e Abdyli. Që nga Gjergj Elez Alia e Hasan
Prishtina deri te Ismail Qemali e Adem Jashari.
Pellazgjia kishte
Promethetë e vet. Iliria kishte Promethetë e vet. Arbëria pat
Promethetë e vet. Shqipëria Etnike pati dhe ka Promethetë e vet. Vargu
i Prometheve shqiptarë është i pambarim, i pafund, sepse i pafund e i
pavdekshëm është populli që i lindi, e pamposhtur dhe e përjetshme
është toka pellazgo-iliro-shqiptare që i rriti e i burrëroi.
*****

E stërlashtë sa vetë Dheu. E urtë, guximtare, stoike
dhe e fortë si Prometheu, Shqipëria Etnike rrugëton nga tejlashtësia
përmes udhëve të paudhë, marshon shtigjeve të pashtigje, përmes
historisë së përflakur, përmes njerëzimit të përgjakur, përmes dritës
dhe errësirës, udhëton e vrapon me shpejtësi e krenari drejtë lirisë,
drejtë ardhmërisë, drejt përjetësisë.
Shqipëria Etnike është sfidë e
pushtuesve, e tiranëve dhe e kolonizatorëve të Ballkanit e të botës.
Ashtu siç ua rrëmbeu Prometheu zjarrin e diturinë "Perëndive" të
Olimpit, ashtu Shqipëria Etnike po ua rrëmben përditë e më shumë lirinë
dhe trojet e veta të grabitura e të rrëbyera nga shovenistët e barbarët
ballkanas dhe evropianë.
Për këtë shkak Shqipëria Etnike ndër shekuj
e mijëvjeçarë u bë rrufepritësja e ”perëndive” shoveniste të Ballkanit,
të Europës e të Azisë. Ashtu siç e gjuajtën Prometheun me rrufe
"Perënditë" e Olimpit, ashtu e gjuajtën me zjarr e hekur, me plumba e
topa armiqtë e shumtë Shqipërinë tonë etnike.
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 U2_BallinaeLibrit
Ballina e Librit
Kur
"Perënditë" e gjuajtën me rrufe Prometheun dhe i thanë që të dorëzohet
se do t’ia falin jetën, ai ua ktheu me vendosmëri atyre: ”Nuk i ndërroj
vuajtjet me një shërbim prej skllavi”. Kurse Shqipëria Etnike u tha dhe
u thotë armiqve të saj, sa herë ata e goditën dhe e godasin për ta
asgjësuar, se: ”Nuk do të ketë paqë në Ballkan dhe në Evropë, pa u
çliruar dhe bashkuar trojet shqiptare”.
Shqipëria Etnike është
antipod i errësirës, është vetë drita. Është antipod i robërisë, është
vetë liria. Është antipod i dorëzimit, frikës dhe dobësisë. Është vetë
qëndresa, trimëria, guximi dhe forca stoike. Shqipëria Etnike është
vetë Prometheu. Ashtu si u ngritë mbi "Perënditë" e Olimpit Prometheu
me guximin, bamirësinë, virtytin dhe vendosmërinë e tij, ashtu u ngritë
e po ngritet vazhdimisht Shqipëria Etnike mbi padrejtësitë, sulmet dhe
egërsinë antishqiptare të armiqve të saj sllavo-grekë dhe evro-aziatikë.
Ndërmjet
Prometheut dhe "Perëndive" të Olimpit qëndron një hapësirë e madhe e
mbushur me bubullima e vetëtima rrufeshë, me shkarkime përcëlluese
zjarri mbi trup të tij, por Ai qëndroi i pamposhtur, duke qëndruar
titanik në idetë e tij liridashëse e njerëzore. Mateshin kështu rrufetë
e "Perëndive" të Olimpit me forcën e ideve përparimtare dhe me zemrën
bujare të Prometheut. Rrufetë që hidheshin kundër Prometheut, u
ktheheshin, si bumerang, me forca të shumëfishuara "Perëndive" të
Olimpit, duke i dobësuar e cfilitur gjithnjë e më shumë ata, duke ua
shkundur e lëkundur gjithnjë e më tepër fronin tiranik "Perëndive",
pushtetarëve e diktatorëve të kohës.
Edhe midis Shqipërisë etnike
dhe barbarëve të panumërt pushtuesë të të gjitha kohërave ekziston një
mal i tërë me kufoma dhe një det i gjerë me gjak. Dhe ata që thyen
kokën mbi këtë mal kufomash, heronjsh e heroinash
pellazgo-iliro-shqiptare ishin vetë armiqtë pushtuesë. Ata që u mbytën
në detin e gjakut të Shqipërisë Etnike ishin vetë ushtarët bisha të
legjioneve të huaja barbare, të cilët sulmonin pandërprerje atdheun e
shqiponjave dhe feniksve – Shqipërinë Etnike.
Prometheu dhe
Shqipëria qëlluan dhe qëllojnë së bashku, vazhdimisht dhe pandërpreje
”perënditë” e djeshme dhe të sotme të botës. Qëllojnë për vdekje të
gjithë tiranët e diktatorët e të gjitha kohërave, që janë ngritur e
ngriten kundër njerëzimit, kundër lirisë dhe pavarësisë së popujve.
Zjarri që rrëmbeu Prometheu nga ”perënditë” ende flakëron në duartë, në
zemrat dhe në mendjet e njerëzve të lirë e të robëruar të botës. Ai
zjarr përcëllon e shkrumbon në vazhdimësi tiranët, diktatorët,
sundimtarët, pushtetarët dhe pushtuesit e mbarë njerëzimit.
Prometheu
i sotëm modern pandërpreje, me pishtarin flakërues e të zjarrtë në
dorë, ngjitet e zbret monopateve të Olimpit, duke sulmuar e goditur
vazhdimisht ata të cilët qëndrojnë ulur në fronet e pushtetit me duar
të përgjakura në popull. Liria dhe robëria janë ende në ndeshje e
përleshje të ashpër për jetë a vdekje. Ata janë antipodi i
njëra-tjerës. Nuk ka bashkëjetesë dhe pajtim ndërmjet tyre. Lufta midis
tyre është e përjetshme.
Zjarri i Prometheut nuk është thjeshtë
zjarr, ai është mbi të gjitha liri, është drejtësi, barazi, paqë,
harmoni, teknikë e teknologji e zhvillimit të njerëzimit. Zjarri i
Prometheut është mbijetesë e njeriut në luftë me forcat dhe ligjet e
ashpra të natyrës, është luftë për ekzistencë. Prometheu është simboli
i luftës së njerëzimit kundër forcave jo humane të natyrës që në muzgun
dhe agun e parë të shoqërisë njerëzore. Prometheu është lufta midis së
mirës dhe së keqes, progresit dhe regresit, dritës dhe errësirës,
lirisë dhe robërisë.
Prometheu u përballoi shekujve dhe
mijëvjeçarëve, ai i mbijetoi të gjitha kohërat dhe sistemet shoqërore
politike të njerëzimit, sepse ai u bë njësh me popullin e vet, me
atdheun e vet.
Mbijetoi dhe triumfoi Shqipëria Etnike,
trashëgimtarja e vetme e Pellazgjisë, ndaj fitoi e mbijetoi edhe
Prometheu, biri i saj trim e besnik. Shqipëri e Promethe u bën një trup
i vetëm dhe marshuan sëbashku përmes stuhive të kohërave, përmes
rrebesheve të historisë dhe përmes tiranisë së sundimtarëve,
shfrytëzuesve të popujve dhe mohuesve të lirisë.
Prometheu është
Krishti i Parahistorisë, Krishti i Pellazgjisë që luftoi për liri, që
përhapi me forcë, me veprim konkret, me shpatë e shtizë në dorë dritën,
diturinë dhe lirinë. Ua rrëmbeu me dhunë ”zjarrin” ”perëndive” të
rrejshme të kohës, sundimtarëve të egër dhe ia dha popullit, duke e
vetëdijësoi atë që të mos gjunjëzohet përballë tiranisë së sundimtarëve
gjakpirës dhe ”perëndive” të Olimpit.
Prandaj, për këtë veprim
njerëzor, për këtë luftë çlirimtare Prometheu u gozhdua, u kryqëzua
sikurse Krishti më vonë, për shkëmbit gjigant të malit. Dallimi i vetëm
në mes Prometheut e Krishtit është mënyra e përhapjes së lirisë dhe
drejtësisë në popull. Prometheu është luftëtari i forcës dhe i shpatës,
kurse Krishti është luftëtari i paqës dhe i fjalës së urtë. Dhe të dy
arritën që në popull dhe në gjithë botën njerëzore të asaj kohe e të
kësaj kohe të përhapin mesazhin e njëjtë të lirisë, të dashurisë, të
drejtësisë e të barazisë midis njerëzve dhe popujve.

*****

Shqipëria dhe Shqiptarët krenohen e mburren me bijtë
e tyre si Prometheu dhe të tjerët, para e pas tij. Shqipëria i ka
përjetësuar në kujtesën e saj, i mban të paprekshëm në gjirin e saj,
kurse kombi shqiptar i ka ngulitur në zemër e në mendje bijat e bijtë e
tij luftëtarë si Prometheu dhe herë pas here po lind Promethe të Rinj,
duke i edukuar e brumosur me idealin Promethean të lirisë, me guximin
dhe forcën e tij prej vigani të pamposhtur përballë armiqve e
”perëndive” moderne të kohës sonë.
Sa herë që Shqipëria jonë është
në rrezik për shfarosje nga ”perënditë” e kohës, ajo lind Promethe të
rinj dhe i rreshton përballë legjioneve vandale të armiqve të saj, duke
ua ndalur turrin e duke i kthyer prapa hordhitë barbara pushtuese.
Është
lidhur një Besë e fortë, e shenjtë dhe e përjetshme midis Shqipërisë
dhe Prometheve të saj: që sa herë të jetë në rrezik atdheu ata rilindin
përsëri, ngriten nga shtrati i lëngatës e nga varri, rinohen,
ringjallen dhe dalin në log të burrave, në fushëbeteja për të luftuar
me ”perëndi” e ”bajlozë deti” që sulmojnë Shqipërinë, për të mbrojtur
popullin dhe atdheun.
Kështu vepruan sa e sa herë Kreshnikët e
Jutbinës, Gjergj Elez Alia, Konstandini e Ago Ymeri. Besën që kishin
lidhur me popullin dhe atdheun e tyre nuk e shkelën e nuk e harruan
kurrë, por e çuan në vend sa herë i thërriste atdheu për ndihmë.
Aq
e fortë ishte dhe është Besa e lidhur midis Nënës Shqipëri dhe bijve të
saj Promethea, sa që ata as vdekja nuk mundi e nuk mundet t’i ndajë,
ata komunikojnë vazhdimisht midis tyre dhe e ndihmojnë njëri-tjerin në
kohë të vështira.
Besa Shqiptare dhe Dashuria midis Shqipërisë dhe
Bijve të saj është ajo Fryma Hyjnore që bën lidhjen e përjetshme midis
tyre dhe i bën të pandarë, të pamposhtur dhe të pavdekshëm në jetë të
jetëve.

25 Dhjetor 2007

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 14, 2008 8:38 am

kësaj pyetje po ju përgjigjem unë z.Beton.
Rrustem Geci dhe Gani Geci,nuk janë vëllezër,por janë vëllëzer të një gjaku.Tani mbiemër Geci,ka në shumë rrethe të Kosovës,por Rrustem Geci është nga Dardana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Xhemajli Berisha   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyFri Apr 18, 2008 5:04 am

Xhemajli Berisha ”KËSI LOTËSH S'KANË DERDHUR SYTË E MI"


· Xhemajli Berisha ”KËSI LOTËSH S'KANË DERDHUR SYTË E MI", poezi, K.L. "Fan S. Noli", Prizren, 2001


Foto: Xhemajli Berisha = Ballina e librit


Shkruan: Gëzim AJGERAJ

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyFri Apr 18, 2008 5:05 am

Në vendë të hyrjes:


Fati i atdheut të robëruar, ishte edhe fati i Xhemajli Berishës. S'kish si të ishte ndryshe, kur ky mishërim me atdheun, kjo dashuri për lirin e tij, është edhe fati i pa ndashëm i jetës së tij. Dashuria për atdheun e lirë vjen e bëhet ideal, të cilin do ta shoqëroi gjatë tëre moshës sa jetoi ai, ideal për të cilin edhe flijoi. Të jesh idealistë për lirinë e atdheut, nuk është shumë e lehtë, duhet të kesh vizion për të ardhmen e tij, lirinë e popullit, veti të cilat i kishte të mishëruara Xhemajli Berisha. Mirë po mbi të gjitha të jesh idealit militantë, është guxim, trimëri, dëshmi e një atdhedashurie të sinqertë, dhe i tillë ishte Ai. U lindë më 17 prill 1957, në fshatin Brestofc të Rahovecit. Shkollimet e para i mori në vendlindje dhe në Arbanë të Prizrenit, ku migroi bashkë me familjen. Akademinë pedagogjike e mbaroi në Prizren, ndërsa ne Prishtinë, më 1982, diplomoi në fakultetin ekonomik. Siç shihet, vitet e lëvizjeve të mëdha, të demostratave të vitit 1981, e gjejnë student, ku mori pjesë aktive, në demostrata e protesta.

Fillimisht punoi si profesor i lëndëve profesionale në gjimnazin e Prizrenit, ndërsa gjatë vitit shkollor 1987/88, kalo në Akademinë Pedagogjike si mësimdhënës i lënëve profesionale. Gjatë gjithë kësaj kohe, veprimtaria politike e patriotike e Xhemajli Berishës ishte shumë e bujshme. E gjithë kjo veprimtari, do të vazhdoi deri në fillimin e vitit 1989, në kohën e protestave të minatorëve, protesta në të cilat ai mori pjese aktive dhe kundërshtoi haptas ndryshimet kushtetuese që i ofronte okupatori. Më 3 prill 1989, Xhemajliu, arrestohet nga shërbim i sigurimit shtetëror serb i instaluar në Kosovë. Nga data 3 - 6 prill, Xhemajliu mbahet në qelinë numër 20 te burgut të qarkut në Prizren, dhe gjatë kësaj kohe, nga punëtorët e sigurimit shtetëror, mirret në pyetje, torturohet e keqtrajtohet, në mënyrat më mizore.

Duke e parë këtë qëndresë pathyeshmëri te këtij militanti të atdheut, sigurimcat e shtetit serb në Prizren, e shuajnë në mënyrën më barbare, jetën e këtij militanti të atdheut. Xhemajli Berisha, ishte dhe mbeti i pa thyeshëm, atdhetar e militant, bir besnik i atdheut. Jo vetëm kaq, shumë vite më vonë pas vdekjes u botuan edhe poezitë e tija, të lëna në dorëshkrim. Poezi të cilat kapin një periudhe te gjatë të shkrimit. Shembull qe argumenton se Xhemajliu, kishte shkruar herë pas here dhe poezi, me të cilat ai na jep dëshmi se kishte kishte edhe shpirt poetik. Ai ishte i tillë, me një modesti të theksuar, dhe i sinqertë. Veti të cilat i shoqëronin veprimtarët militant, të kauzës sonë kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyFri Apr 18, 2008 5:06 am

KËSI LOTËSH S'KANË DERDHUR SYTË E MI


S'po të jap trëndafil

Që t'i marrësh erë,

Po ta lë poezinë,

Ta më kujtosh përherë

(Po ta lë poezinë) fq. 7.


Lirika në librin e Xhemajli Berishës, është zëri autentik i shpirtit të tij, i ruajtur dhe i ndrydhur brenda vargut, për ta ruajtur atë ndër vite, nga rrebeshet e kohës nëpër të cilat u përbirua populli i ynë, por jo edhe poeti. Fati i tij ishte i lidhur ngushtë me fatin e atdheut dhe për të edhe u flijua. Por siç e thamë në fillim, lirika e lënë në dorëshkrim, na e sjellë zërin autentik të shpirtit të tij poetik. Shpirti i tij vjen në fjalë, në varg e ringjallet, duke sjellë mes nesh dashuri, ndjenjë, besnikëri, sinqeritet, fjalë etj, për një kërkim të ri, për kohëardhurën aq shumë të pritur, lirinë. I gjithë ky gërshetim temash, përmes lirikës është shprehja më e mirë e ndjenjës së tij, e brezit të tij, idealizmës brenda të cilit mishëronte shpirti i tij. E gjithë kjo shprehje e ndjenjës së dashurisë, për mes vargut, është dashuria për atdheun, lirinë e tij. Dhe gjithë kjo ndjenjë, në ecje me kohën do të shpaloset edhe më çiltër. Sepse është koha ajo që kërkonte ndryshim, dhe shpalosje të ndjenjave, të atdhetarizmës.

Pra e gjithë koha e viteve të tija, sa vinte e bëhej më e zymtë, por në shpirtin poetik ajo bëhej më shpërthyese, siç bëhet poezia në vazhdim. Duke e dëshmuar shprehjen gjithnjë e më hapur të mendimit për ndjenjën e lirisë që ai dhe bashkëmendimtarët e tij e kultivonin në shpirtin e tyre. Nga kjo shohim edhe një element të veçantë të shkrimit të poezisë në kohë të ndryshme, si një kronik që e përcjellë jetën e tij. Pra, një poezi e shkruar në kohë të ndryshme për një periudhë të gjatë kohe. Pra pikërisht kjo e vërteton edhe thënjen, se me kalimin e viteve, vargu bëhet më shpërthyes, më i hapur, më kërkues, duke shprehur edhe militantizëm, të cilin edhe kishin djemtë e idealit të lartë të atdheut, siç ishte Xhemajliu. Në ciklin e parë të librit; "Fjalë e vërtetë", shpaloset shpirti i sinqertë i poetit, në atë të dytin; "Uri e etje kam - për ty", ai bëhet më këmbëngulës shtigjeve të kërkimit;


Ti po më shtërngon me fuqinë shpirtërore

Kësi lotësh s'kanë derdhur kurrë sytë e mi,

Janë lot të kthjellët të dashurisë rinore

Të lutem mos m'i fshijë!


Në më shterren lotët

ka të bëj pastaj

Diçka do të derdhin këta sy,

Një det të pa fund, një det të paskaj,

Në mos paça lot, do të derdh gjak për ty!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyFri Apr 18, 2008 5:06 am

(Shtigje kërkimi), fq. 29.


I gjithë ky shpërthim do të vie nga një pritje e gjatë, i cila e dërmonë njeriun, i humbë kuptimin jetës, ndërsa gjurmët e saja vijnë e shtrohen brenda shpresës për një të ardhme të mirë. Por e gjithë kjo etje, kjo kërkesë e kërkonte kohën, dhe dukej se koha po vinte, apo siç do të thuhej në ciklin e tretë të librit: "Ka ardhur koha". Koha për një shprehje të hapur të mendimit, për një kërkesë të hapur të të drejtës për liri. Ky shpërthim, kjo besnikëri ndaj çështjes së atdheut, ky militantizëm, do të shprehet më së miri në vargjet;


Këtë tokë ku kemi le e nderojmë

Sepse shqiptarë ne vetes i thomë.

Gjaku s'na dhimbset që hargjojmë

Kur armikun si shqipe e luftojmë


Shumë të huaj deshën ta robërojnë

Nëpër këmbë ta marrin ta pushtojnë,

Po cili do që shkeli te ky dhe

Kurrë më s'u kthye atje ku ish le.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyFri Apr 18, 2008 5:07 am

...

(Këtë tokë ku kemi le e nderojmë), fq. 54.


Ky artikulim i atdhetarizmës se poetit, në tabanin kombëtar, përmes vargut do të shtrohet edhe në poezinë; "Abdyl Frashëri", me çka do të identifikohet qartë kërkesa e djemve atdhetarë të rangut të Poetit. Apo në poezinë ; "Pritja", ku poeti përmes vargjeve, shfaqë hapur idenë e bashkimit; "Malli për ju po më rëndon, / Ah, sa kohë ka që s'ju takoj, / Dua të nisem të vij, / Por kufirin si ta kaloj" /. Dhe e gjithë kjo përpjekje, kjo luftë, bëhet për të vetmen fjalë; Liri. Lirinë, që aq shumë na mungoi neve shqiptarëve, jashtë trojeve etnike.


Për ty gjaku s'u kursye,

As djersët e ballit,

Që kjo tokë të jetë e lirë.


(Lirisë), fq. 63.


Nga rrafshi të cilin e zbërthyem librin ,deshëm të dëshmojmë se poeti Xhemajli Berisha, i tillë çfarë ishte në jetë, ishte edhe në varg, në poezi. Këtë njohje, këtë zbërthim të vargut të tij, nga një përceptim i hollë, do të shihet shumë lehtë se poeti ishte i çiltër, i sinçert, i thjeshtë e modest, me një taban të pasur atdhetar e me një guxim e vendosmëri prej militanti. Hë pra, i tillë mbeti në altarin e atdheut, i tillë përmes vargut edhe në letrat shqipe.


18. 8. 2001, Zvicër

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyFri Apr 18, 2008 5:08 am

PRILLI I VRARË


· Kushtuar dëshmorit të kombit, Xhemajli Berisha, i vrarë më 6 prill 1989 në burgun e Prizrenit.



PRILLI I VRARË


Prillit ja vranë qiellin bilbilin e ndalën në këndim

Diellin i ndalën trëndafilit pranvera rrodhi pikëllim


Lumbardhit ju skuqë rrjedha atdheut pala në flamur

Ideal i vrarë prilli ligjërim i papërfunduar


Dhembja në këngë u shua qëndresa guxim lëshoi

Udhë brezash rruga ideali rrezaton

Prizren ,1997


NJË TJETËR JETË


Tani më kandili i idealit tënd shkëlqen

Shkëlqimi trazohet nëpër agimet e bardha

Pëllumbat e emrit tënd flatrojnë kuqeziut

Në fletë lulesh rrezet e idealeve të ardha


Emri ytë flatron me diellin

Vakim zemrat e ditëve pa trishtim

Lirikë përmallimi nokturno emrit

Rrezeve të dritës plotë shkëlqim


Shfletojmë ditët e ikjeve të zeza

Dhembja na mbytë trishtimit

Qiellit mbulonë korbëzeza

Atëdheu gjakonë në pikëllim


Atëdheu ideali i flijimit

Emri i skalitur përjetësisë

Për bardhësit e ardha për bashkimin

Gjak në flamurin e ardhmërrisë


Shtatorë, 1999, Prizren


IDEALI I LIRISË


(Xhemajli Berisha)


Rënja për ideal është pavdeksi

Lule e këputur ligjerimi ëndërr e vrarë drita


Shpresë e këputur liria

Prapa dritareve të burgut bishat tërbohen

Klithma e shpresave të vrara gjakun mbulonë

Pse e ndale shkëlqimin para hienave të natës


Ti ishe shkëndijë prej dielli

hijenatë trazojnë amshimit shkëlqimit të të ndalin


Dashuria në buzëqeshje të vizatohej

Liria tek rrjedhë pavdeksisë


2000, Prizren


UDHË BREZASH

(Xhemajli Berishës)


Më jep ngrohtësi nga jeta jote

T`ua vak zemrën të tjerëve

Më jep amanetin e këngëve

Të pa kënduara

Ta dërgoj ndër breza

Më jep fjalën tënde që ngeli pa thënë

T`u jap oshëtimë bjeshkëve

Më jep dëshirën e idealit tënd

Kult përë rrugën e lirisë

Më jep uratë nga mermeri yt

T`u jap udhë këngëve të pathëna
Prizren, 1997


Gëzim Ajgeraj, poet

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptySun Apr 20, 2008 1:03 am

Viktor Hygo[1802-1885]
Viktor Hygo lindi në vitin 1802. Ishte i biri i një koloneli të ushtrisë republikane ,i cili rridhte nga shtresat e ulta të popullit dhe u bë gjeneral në kohën e perandorisë .Po Viktorin e edukoi e ëma ,një grua me bindje ruojaliste dhe fetare ,që rridhte nga një familje borgjeze në gjendje të mirë .Shkrimtari e filloi karrierën letrare qysh në moshën 13 vjeçare .Që kur ishte 16 vjeç ai tërhoqi vëmendjen e kritikës letrare proshatobriane .Situata shoqërore- politike e restaurimit i forcoi pikpamjet rojaliste të Hygo-it.
Në letërsi Hygoi hyri si poet lirik .Më 1822 doli në dritë përmbledhja e parë e vjershave të tij ''Oda'' ,ku autori përshëndet gjithqka që forcon monarkinë dhe dënon gjithqka që e minon atë.Në këtë përmbledhjeai lavdëron Vandenë,i këndon mesjetës,flet për viktimat e terrorit jakobindhe e sheh restaurimin si fitore mbi ''ata që nuk kanë perendi''.Gjuha e kësaj përmbledhje ndodhet nën influencën e gjuhës aristokratike .Por vetëm pas dy vitesh në parathënjen për ribotimin e kësaj p ërmbledje Hygoi shfaq simpati për romantizmin por do ta quaj këtë rrymë letrare si rezultat i revolucionit .Hygoi vë në dukje se''letërsia e re është një letërsi e vërtet''.Këtu ai duke kundërshtuar ''artin për art ''thotë se poeti duhet të''shkojë përpara popujve dhe t'u ndriqoj rrugën ''.
Në vitin 1826 u botua përmbledhja e re të Hygoit''Oda dhe ballada'' që u ribotua me disa shtesa më 1828.Në këto vargje vihet re një farë largimi i poetit nga tutela e principeve estetike .Ai flet për vlerën pozitive të reformës romantike të poezisë.Në parathënje poeti bën thirrje për novatorizëm ,Në këtë përmbledhje ka përdorur rima më të lira masa të reja poetike ,ligjërata e tij poetike nuk është më pompoze ,gjuha bëhet m♪7 dinamike dhe mëshprehse.Hygoi preferon më shumë formën epike se lirike .Në fund të parathënjes së ''Oda dhe ballada' poeti thotë ....poeti duhet të ndjek vetëm një model--natyrën ,ai duhet të udhëheqet vetëm nga e vërteta.
Më 1823 Hygoi botoi novelën ''Han Islandezi'' që me gjithë mungesat artistike tregon se autori tashme i ka hyrë një rruge të vet që dallon nga ajo e mësuesve të tij letrar .Vepra të tjera të tij janë ;
Romani ''Byk ZHargal'-1826
''Notre Dame de Paris''-1831
''Të mjerët''
''Punonjësit e detit'
''Njeriu që qesh''
''Viti nëngëdhjetë e tre'-1874
Përmbledhja poetike''Orientalet''-1829
''Viti i tmershëm '1872
Pjesët teatrale ''Kromuell'-1827
''Marion dë Lorm''
''Ernani'
''Mbreti argëtohet'-1833
''Maria Tjudor'-1833
''Lukrecia Borgjia''-1833
''Ryi Blaz'=1838
''Burggrafët'-1843
Novela ''Dita e fundit e një të dënuari''-1829
''Klod Gë'-1835
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 21, 2008 1:31 am

Guximi po te ndimoj edhe une se kush ishte Victor Hugo

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 800px-Autograph-VictorHugo

Vitet e para te jetes i kaloi ne shume vende te ndryshme i detyruar me familjen per shkak te punes se babait i cili ishte nje gjeneral ne fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetesh ne Korsike; 2 ne Paris dhe disa vjet ne Italine Jugore ai nisi shkollen ne Spanje dhe me vone e vazhdoi ne Paris. Publikimi i tij i pare ishte nje vellim i "Odet" te cilen e publikoi vetem kur ishte 20 vjecar, nje veper nen influencen e shkolles klasike. Ne letersine franceze tashme kishte filluar te perhapej romanticizmi, ku Hygoi bazaur ne kete botoi pjesen e dyte te "Odet". Gjate viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shume vepra te cilat ia rriten shume reputacionin, dhe me pak prej ketyre arritjeve ai u be pjesetar i akademise franceze ne moshen 39 vjecare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amuse" nga e cila Verdi mori subjektin per operen e tij Rigo, paten nje sukses te madh. Gjate viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si perkrahes i monarkise se Lui Filipit me ide te zjarrta napoleoniane. Me vone ai shfaq dhe mbeshtet Lui Napoleonin si president, por nuk perkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij debimin nga franca.


Edituar për herë të fundit nga Beton në Mon Apr 21, 2008 1:37 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 21, 2008 1:32 am

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Victor_Hugo-Bridge_Town

Victor Hugo kur ka qen i ri

Megjithate vitet e mergimit ishin shume te frytshme, gjate kesaj kohe shkroi dhe romanin "Te mjeret" e cila e beri te njohur edhe jasht frances "Punetoret e detit", "Njeriu qe qesh" etj. Me renien e perandorise Hygoi u kthye ne Paris dhe beri nje tentative pa sukses pjeserisht ne pjesen politike te Frances. Vitet ne vazhdim e deri ne vdekje i kaloi ne Paris. Ne vitin 1881 u emerua senator i perhershem. Vdiq me 22 maj 1885 dhe u varros me nje ceremoni madheshtore ne Paris. Viktor Hygo eshte konsideruar si nderi i letersise franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vleresua ne rradhe te pare si poet, por edhe ketu ai i theu rregullat kryesore, thelbesore ne te cilat bazohej letersia franceze e asaj kohe. Stili i tij epik dhe lirika e tij jane te paarritshme. Ai do te ngelet perhere nje nga shkrimtaret me te ndritur e te lavdishem te Frances. Jashte Frances Viktor Hygo njihet kryesisht per prozat e tij teresisht romantike, ai dashuronte antitezen, dhe kjo e conte ate ne ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij jane te gjalla dhe shume te goditura, shpesh here romanet e tij jane me detaje teknike dhe me pershkrime te tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i mases dhe kjo duket e qarte ne idete e tij te egzagjuara, si dhe mungesen e humorit ne te gjithe veprat (perafersisht). Ne kete aspekt ai nuk ishte kurre lider ne politike. Rradhitet ne nje nga shkrimtaret qe te prek shpirtin kur lexon veprat e tij. Ai diti te qendronte larg nga modelet melankolike dhe te vetmuara qe karakterizonin poetet e kohes, duke ditur te pranoje peripecite jo gjithmone te lumtura te jetes se tije per ti bere eksperienca thelbesore dhe te mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human. Shkrimet e tij harriten te mbulonin te gjitha gjinite letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus ne te gjithe Europen.


Edituar për herë të fundit nga Beton në Mon Apr 21, 2008 1:38 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 21, 2008 1:33 am

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 GU001

Shtepi e Victor Hugo

Biografia Gjate rinise se tij ndoqi te atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrise se Bonapartit, qe guxonte te merrte me vete ne spostimet e tija, te shoqen Sofia Trébucher, dhe te bijte Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe nje rol deciziv per kapjen e Fra Diavolo ne Itali per kete u emerua Guvernator i Avellinos; me tej u dallua eshe ne Spanje, ku Bonaparti i dha graden e gjeneralit. Ne periudhen nga 1815 deri ne 1818 Viktori frekuentoi per nje periudhe, per te plotesuar deshiren e atit, Politeknikun e Parisit, por shume shpejt i la studimet teknike per t’iu dedikuar letersise drejt se ciles e shtyu e ema. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sebashku me vellain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi me pas Odet dhe poezi te ndryshme (1822) dhe shume shkrime te tjera deri tek Odet dhe balada, qe i vleu nje rent prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII. Ne 1823 u martua me Adele Foucher nje shoqe femijerie; dasma u kremtua ne kishen e Saint-Sulpice (ne te njejten kishe ku u pakezuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Ne te njejten periudhe nisi te frekuentoje rrethin e romantikeve te parisit mes te cileve edhe ate te Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden kater femije: Leopoldine, Charles, François-Victor e Adèle. Zbulimi, mbas disa vjetesh, e trdhetise se te shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta coje te beje nje jete te lire; e dashura e tij per gati 50 vjet u be Juliette Drouet, nje aktore teatri te cilen e njohu gjate provave te Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qendroi gjithmone prane pavaresishte tradhetive te shumta te Viktorit. Babai i Romanticizmit Ne 1827 shkruan dramen historike per teatrin Kromuell, ai qe u konsiderua si manifestimi i teorive te reja romantike, ndersa ne 1830 u prezantue Hernani ne Komedine Franceze; prenzantimi u nderpre nga perplasjet mes mbeshtetesve te Hygos me disa horra.


Edituar për herë të fundit nga Beton në Mon Apr 21, 2008 1:40 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 21, 2008 1:33 am

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 691px-Hugo%2C_Victor_%281802-1885%29_-_par_Felix_Nadar_%281820-1910%29

Hugo ne shtrat i vdekur.

Puna megjithate iu njohe nga shefi i shkolles se re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Ne 1841, Hygo bente pjese ne Akademine Franceze, ndersa ne 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati nje sukses te menjehershem dhe te gjere. Ne 1843 mbytet e bija Leopoldine dhe dhendri; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar ne gazeten Siecle ( shekulli ). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punes teatrale “I Burgravi” ne 1845, i shkaktoi nje depresion te madh qe do ta mbaje large botes letrare per 10 vjet. Ne te njejtin vit emerohet Par i Frances nga mbreti Lui Filipi i Orleansit. Ne 1848 Hygo bene pjese si deputet ne Asamblene Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell ne pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi te sillet ne menyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kunder varferise dhe shtypjes qe behen nderkohe gjithnje e me pak te tolerueshme. Mergimi Keto kontraste e cuan Hygoin te arratiset ne ishullin Guernsey, duke e shtrenguar keshtu te jetoje ne mergim per 15 vjet. Por, Hygo, gjate mergimit nuk pushoi kurre se konsideruar nga francezet si Babai i atdheut ne mergim. Mbyllet keshtu per te nje periudhe e lumtur, edhe pse me kntraste te forta, dhe po hapej nje tjeter ne te cilen do te merrte forem figura mitike e tij ne poetike qe duhej me pas ti dorezohej tradites historike letrare. Shkruan,duke shprehur ndjenjat e tij me personale, satira “Napoleone on i pettit” ( Napoleoni i vogel) 1852 dhe vargjet “Chatimente” (Ndeshkimet) 1853 qe evidentuan ne menyre te shenjuar dhe polemike veprimet e Napoleonit III. Me inspirim humanitar ishin veprat Les contemplations (“ Mendimet”) (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve” Hygo pershkoi historine e njerezimit nga Gjeneza ne shekullin e XIX, veper qe u publiku ne tre pjese: pjesa e pare ne 1859, e dyta ne 1877 dhe e treta ne 1883. Shkroi ne te njejten periudhe veprat e tij me te njohura qe do perconin famen e tij ne te gjithe Europen si “Te mjeret” (1862), “Punetoret e detit” (1866), dhe “Njeriu qe qesh” (1863). Gjate kesaj periudhe nuk iu kursyen fatekeqesite: ne 1855 vdes vellai i tij Abel, ne 1863 vajza e tij Adele cmendet dhe arratiset ne Kanada, ne 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa niper, por ne te gjitha keto fatkeqesi do te kete gjithmone prane besniken Zhuliet. Impenjimi anti-monarkik e coi ne nje publikim te ri dhe shume me te mbyllur publicistik ne favor te ideve demokratike. Me mergimin impenjimi i tij anti-napoleon (Napoleoni i III) nuk pushoi. Ai talli perandorin e ri ne vepren e tij Napolé on le petit ( Napoleoni i vogel), 1852. ne librin Les châ timents (ndeshkimet), 1853 dhunes verbale i pergjigjet dhuna e diktatorit; ajo ishte e vazhdueshme ne Les contemplations (“ Mendimet”), 1856 ne te cilen shkrimi behet kozmologji morale qe vesh cdo fat njerezor, shprehje e jetes se brendeshme dhe e rikuperimit te memories ne nje dimension mitik. Te vitit 1862 jane romanet “Te mjeret”. Ne 1866 i pason “Punetoret e detit”, veper e pasur me figura fantastike dhe sureale. Kushtet proletare behen gjithnje e me shume kusht romantesk, shkrimtari gjendet gjithnje e me shume ne prove me fatalitetet e gjerave (deti, natyra) dhe me fatalitetin e gjithepranishem te zemres njerezore. Rikthimi ne atdhe Rikthimi i tij ne atdhe ndodh ne 5 shtator 1870, pas mposhtjes se Napoleonit te III. U prit nga nje turme brohoritese dhe entuziaste qe kishte ardhur per te pershendetur rikthimin e tij ne Paris. Shtepia e tij behet serisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetesine duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873); shkroi poezi tetjera, disa ne lidhje me jeten e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi te tjera satiro – politike si “Babai” (1887). U rikthye serisht te beje pjese ne Senat ne 1876. Ne 1878 goditet nga nje kongjestion celebral por kjo nuk e pengoi – pavaresisht se semundja e detyroi te pakesonte aktivitetin e tij – te coje deri ne fund “Torquemada” (1882), nje veper mbi fanatizmin e inkuizicionit qe kishte nisur disa kohe me pare. 80 njetori i tij u festua nga nje turme festuesish qe vendoste lule perpara shtepise se tij; disa muaj me vone do te goditej nga nje zi e re, me vdekjen e besnikes se tij Zhuliet. Hygo qendroi per ta qare i vetem deri ne 22 mars 1885, pra deri ne vdekje ne shtepine e tij ne Paris. Trupi i tij u vendos per nje nate nen Harkun e Triumfit dhe u shoqerua nga 12 poet. Ne ceremonine e tij te varrimit moren pjese persona te ardhur nga cdo cep i Frances.


Edituar për herë të fundit nga Beton në Mon Apr 21, 2008 1:41 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 21, 2008 1:34 am

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 HUGO

Vari i Victor Hugo

Tashme Viktor Hygo (1802-1885), ne romanticizem te plote, kisht filluar te fiksonte prototipin e kllounit tragjik me personazhet e Tribuletit dhe te Guinpleinit, respektivisht protagonista te veprave Le roi s’amuse ( Mbreti defrehet ) dhe L’homme qui rit ( Njeriu qe qesh ). Ky roman i fundit ( 1869 ), ne vecanti, eshte nje veper pak e njohur e Viktor Hygos, ne te cilen shfaqen opinionet dhe angazhimi i tij politik. Ne kete veper Hygo e vendos njeriun perkundrejt shoqerise shfrytezuese, dhe zhvillon pikepamjet e tij demokratike mbi te kaluaren dhe mbi epoken e tij. Ne pjesen e pare te romanit qe perben nje te treten e te gjithe vepres, fabula nuk e kapercen pikelidhjen: Guinpleni i braktisur shpeton vogelushen Dea dhe se bashku me te gjen strehe tek endacaku filizof, Ursusi. Personazhi i pare i denje per tu permendur qe hasim eshte nje shites ambulant me emrin Ursus. Shoku i tij i vetem eshte Homo, nje ujk i zbutur. Ursus jeton ne nje karvan, me te cilen spostohet nga panairi ne panair per ti shitur njerezve kurat e tij popullore. Ngjarja zhvillohet ne nje breg deti diku ne kontinentin europian: eshte nata e 29 janarit 1690. nje grup njerezish, identiteti i te cileve nuk na tregohet, pergatitet per tu nisur me anije. Para se te nisen, ata braktisin ne breg nje femije 10 vjec Femija, i deshperuar, i uritur dhe kembezbathur, endet neper stuhi derisa harrin nje forca, ku gjen kufomen e nje te varuri. Me tutje, zbulon te mbuluar me bore nje grua te vdekur nga i ftohti, qe mban ne krahe nje te porsalindur akoma te gjalle. Me ne fund strehoet ne nje karvan, qe zbulohet qe eshte ajo e Ursusit. Aty meson qe vogelushja eshte e verber. Ne pjesen e dyte, pjesa me e gjere e romanit, paraqitet Anglia aristokratike e fillimit te shek. XVIII – te, perkundrejt se ciles qendron si misherim i nje parimi moral me te vertet fisnik qe rrojne mes njerezve te mjere, heronjte kryesore: Guinpleni, Dea dhe Ursusi. Njgjarja spostohet perpara me 15 vjete. Takojme dukeshen Xhoziane, qe, e merzitur nga jeta e oborrit, meson se i vetmi sherim nga cdo merzitje eshte “Guinplein”, edhe pse nuk e di se cfare apo kush eshte ky Guinpleini. Femija i mesiperm, tashme, eshtebere nje burre 25 vjecar. Emri i tij zbulohet te jete tamam Guinplein. Nga femijeria e tij, na thote naratori, ka fytyren dhe buzet e shperfytyruara – gati sa formon nje ngerdheshje te frikshme. Jetimja e verber, me emrin Dea, eshte tashme 15 vjece. Ursus dhe cifti i te rinjeve jetojne me spektakole te vogla qe i prezantojne ne dite festash. Dukesha Xhoziane, duke marre pjese ne nje prezantim teatral, dashurohet me Guinplenin. Zhvillimi i subjektit kushtezohet, nga nje ane, dashurise se dlire te Guinplenit per Dean dhe pasionit te ulet qe ushqen ndaj Guinplenit bukuroshja demoniake, aristokratia Xhoziane, dhe nga ana tjeter, prej zbulimit te sekretit te origjines se Guinplenit, hyrjes se tij ne dhomen e Lordeve dhe fjalimin demaskues qe ai mban ne parlament. Gjete nje performance, nje nenpunes i shtetit e urdheron Guinplenin ta ndjeki ne nje burg ku po torturohet per vdekje nje burre me emrin Hardkuanoni. Ai e njohu aktorin, qe ai vete, 23 vjete me pare, e kishte shperfytyruar per ta bere nje palaco. Ne vitin 1682, gjate mbreterimit te Jakut te II, nje nga armiqt e mbretit ishte Lord Klencarli. Mbreti urdheroi vrasjen e fisnikut. Me vdekjen e tij, biri i tij, Fermen, trashegimtar i tokave te tij, iu dorezua, me ndihmen e Hardkuanoni, bandes se Kompracikos, tregetareve te femijeve. I malavitosi, ne 1690, me ne fund e kishin braktisur femijen, Fermen/Guinplein, gjate nje stuhie. I shperfytyruari rifitoi titullin e tij fisnik, por, mbasi beri nje fjalim ne Dhomen e Lordeve ne te cilen denoncon indiferencen e qeverise mbi kushtet ne te cilat jeton populli anglez, perqeshet per shkak te ngerdheshjes se tij te pavullnetshme. Heroi romantik qe ka sfiduar ne emer te popullit turmen e aristokrateve qe gajasen se qeshuri, mbetet i vetmuar. Ne bresherine e talljeve dhe fyerjeve, ai ndien prapa shpines se vet mbeshtetjen e miliona njerezve, dhe kjo i jep force qe te vazhdoje. Por, vetem demaskimi me fjale del i pamjaftueshem per te ndrequr rendin shoqeror, dhe Guinpleni deshton ne orvajtjen e tij per ti bere aristokratet te kuptojne te verteten. Megjithate, fjalimi i tij pershkohet nga nje optimizem social, i dreitohet te ardhmes. Vendos te kthehet tek Ursus dhe Dea. Guinpleini u bashkua me te dashurit e tij nderkohe qe keta gjenden mbi nje varke, ne pritje per tu nisur per ne kontinent. Kur Dea ndjen prezencen e te dashurit, vdes. I riu e “harrin”, duke u hedhur nga anija per tu mbytur ne det. “Ursus, ankohej, oh i mjeri une!, qe nuk kam qare kurre. Serbatori i i loteve ishte plote. Nje rezerve e tille, i cili eshte mbledhur, pike per pike, dhimbje mbas dhimbjeje, gjate gjithe egzistences se gjate, nuk boshatiset ne nje cast. Ursus Renkoi gjate. Loti i pare eshte nje shpim. Qau mbi Guinplenin, mbi Dean, mbi veten e tij, Ursusi, mbi Homon. Qau per te gjithe ate per te cilen kishte qeshur. Pagoi edhe per te prapambeturit. E drejta e nje njeriu per te derdhur lote nuk jepet me recete”. Finalja tragjike e romanit nuk e pakeson besimin ne clirimin e ardhshem te njerezve te shtypur, sepse ne anene e heronjeve mbetet forca e pathyeshme e drejtesise morale. Demokratizimi i flaket i Hygoit qe shihte tek populli burimin e te gjitha forcave te gjalla dhe krijuese te kombit, urrejtja e tij per te gjithe shtypesit e popullit, - te gjitha keto percaktojne pathosin ideologjik dhe vleren artistike te romanit “Njeriu qe qesh”. Personazhet Secili nga heronjte e romanit eshte nje figure, rendesia dhe kuptimi i se ciles del ne pah jo vetem nga fjalet dhe veprimet e veta por, edhe nga pershkrimet e autorit qe i prijne ose i shoqerojne veprimet. Figurat e paraqitura ne roman, kane pak vecanti konkrete te shek XVIII. Forcen bindese artistike ua jep atyre jo aq perputhja me epoken e dhene sesa vertetesia e pergjithshme sociale e psikologjike. Moria e personazheve te dhene ndihmojne ne zhvillimin e veprimit dhe e nderlikojne intrigen e romanit. Ata i nevojiten autorit per te vene ne dukje edhe me teper me ane te kontrastit mes tyre fisnikerine e shpirterore, pastertine morale dhe humanizmin e larte te heronjeve te tij pozitive.


Edituar për herë të fundit nga Beton në Mon Apr 21, 2008 1:42 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 21, 2008 1:34 am

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 456px-Victor_Hugo-l%C3%A9gende192

Dokument LIGJE i shkruar nga Victor Hugo

Portreti i Deas Dea tashme ishte 16 vjece. Ajo ishte e zbehte, me floke te zeza, me shtat te hedhur, te hajthet dhe aq te holle, sa dukej sikur po keputej ne mes, e bukur si hyjneshe, me syte plote drite por, e verber. Verbesia i kishte bere te palevizshem pergjithmone bebezat e asaj femije, e cila tani ishte grua. Ne fytyren e saj, qe nuk mund te pershkrohej nga drita, kendet e buzeve te varura me trishtim shprehnin nje deluzion te hidhur. Syte e saj, te medhenje e te shkelqyer, kishin nje veti te cuditeshme: ishin te shuar per te por, shndrinin per te tjeret. Pishtare te mistershem, te ndezur, qe ndriconin vetem boten e jashtme! Leshonte drite ajo qe s’kish per vete. Syte e saj vezullonin. Ajo roberesh e erresires kthjellonte ambjentin e ngrysur ku jetonte. Nga fundi i terit te saj te pasherueshem, qe prapa atij muri te zi qe quhej verberi, ajo shndrinte. Nuk e shihte diellin tone, por tek ajo shihej shpirti i saj. Veshtrimi i saj i vdekur kishte nje palevizshmeri qiellore. Ajo ishte misherim i nates dhe ndrinte si yll, ndrinte ne ate erresire te dendur qe e rrethonte nga cdo ane. Ursusi e kishte pakezuar me emrin dea dhe ajo padyshim qe shembellente me nje perendeshe. Ajo vogelushe perfaqesonte boten qiellore. Ligeshtia e saj eshte ne te vertet plotefuqi. Ngjashmeria dhe uniteti i te dy figuarave Te dy keta personazhe edhe pse ne dukje te kundert ne thelbet e tyre ishin te njejte. Ne te dy ishte misheruar mjerimi njerezor. Dukej sikur kishin ardhur ne kete dhe nga bota e hijeve: ai nga pjesa ku mbreteron tmerri, dhe ajo nga pjesa ku mbreteron erresira. Kete terr Dea e kishte brenda ne veten e saj, kurse Guinpeni ne fytyren e tij. Dea kishte dicka si fantazem, kurse Guinpleni dicka si hije. Dea rrethohej nga nje hon i zi, Guinpleni dicka edhe me te tmerrshme. Per Guinplenin qe kishte sy ekzistonte edhe mundesia per tu krahasuar me te tjeret. Te kesh sy ne te cilet nuk pasqyrohet bota e jashtme, eshte nje fatekeqesi shume e rende, por jo aq e madhe sa te jesh enigma e vetvetes. Dea kish nje tis mbi syte e saj, Guinpleni kish nje maske: fytyren e tij. Te dy ishin te vetmuar. Vetmia e Deas ishte e trishtuar: ajo nuk shihte asgje. Vetmia e Guinplenit ishte ogurzeze: ai shihte gjithcka. Mbi ta rendonte denimi i kobshem i fatit, dhe fati nuk e kish shnderruar kurre me aq mjeshteri jeten e dy qenieve njerezore te pafajshme ne nje vuajteje te paprere, ne nje torture te sketershme. Dhe, megjithate, ata ishin ne parajse: duheshin. I endur me kontraste, figura e Guinplenit vihet perkundrejt figures se Deas dhe njekohesisht eshte i lidhur me te ne menyre te pazgjidhshme. Nga njera ane kemi nje shemtim te dukshem, nga ana tjeter nje bukuri te natyrshme dhe te verber. Te dy jane misherim i vetive pozitive qe karakterizojne njerezit e popullit: pasterti morale, pasuri shpirterore, dliresi ndnjenjash, aftesi per te dashuruar dhe vetemohim. Fatet e tyre jane te pandashem nga njeri – tjetri. Ai eshte syte e saj, dhe ajo fytyre e tije.


Edituar për herë të fundit nga Beton në Mon Apr 21, 2008 1:44 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 21, 2008 1:35 am

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 479px-Hugo_rodin



Romantizmi ne vepren e Hygoit Romanticizmi ishte nje levizje komplekse shpirterore dhe kulturore qe prodhoi nje rinovim te thelle ne letersi, ne art dhe ne mendim, ne politike dhe ne zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmerise qe u verifikua ne Europe ne fund te shekullit te XVII. Mes poeteve te rinje te perfshire ne rrymen e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, qe atehere ishte 25 vjec. Ne publikimet e tija lirike, dicka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinise dhe i theksimit te romanticizmit, idhull i gjenerates se re ne vargjet e tij shpreh brendesine e shpirtit. “Njeriu qe qesh”: nje nder librat me te bukur qe kam lexuar. Ne veper munda te vihet re pastertia ne pershkrimin e atyre qe jane sjelljet dhe karakteristikat tipike e races njerezore, ato jane realiteti qe Hygoi harrin ti beje te pavdekshme me fjale te thjeshta. Ne “Njeriu qe qesh” autori ka vene ne dukje kontradiktat e forta te botes qe ka pasione qe shpesh shkojne ne kahe te kunderta dhe kurre paralelisht. Dashuria e paster dhe e dlire, lakmia per prestigj, luksi si hobi: te gjitha keto pasione jane mbledhur ne te njejten shoqeri qe diferencon per dukje dhe qe nuk harrin te shikoj me tutje, por vetem te qeshe me fatekeqesin. Ne kete liber kuptova qe njeriu fshihet o mbas se keqes, ose vdes per dashurine. Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga embelsia dhe ndjeshmeria e personazheve qendrore qe me lidhin drejt per drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore ne cdo veprim, mendim dhe fjale. Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht ne trajtimin metafizik te rendit shoqeror anglez si ne te kaluaren ashtu edhe ne te tashmen.Romantizmi i Hygoit shfaqet ne menyren e trajtimit te materialit historik konkret. Ai behet mbrojtes i madh i te drejtave te njerzve dhe shpreh “revolten e shpirtit” per shtypjen e padurueshme te popullit te thjeshte. Hygoi shume mire mund te prezantoje vete esencen e Romantizmit, duke u bere metafora e gjalle. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumellojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, pervecse domethenese, “perfaqeson nje sinteze fatesh te ketij shekulli, mbi te gjitha te kontrdiktave te tij dhe te ambivalencave te tij, dhe te problemeve qe perbene dhe ndertuan kete pasuri te cmuar. Hygo radhitet ne radhet e “romantiques militants” (militantet romantike), qe mblidhen per ti dhene jete perqendrimeve te rendesishme te nje shpirti revolucionar qe do te shfaqet thelbesor per te kanalizuar dhe per te bere efikase dhe ndertuese forcen e pabesueshme dhe te jashtezakonshme shtytese te [Category:Shkrimtarë francezë]

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 439px-Victor_Hugo_statue_Guernsey
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 21, 2008 1:53 am

Kam lexuar romanin "Katedralja e Parisit" nga ky shkrimtar dhe kam arritur te mesoj shume. Nga njerez si Hugoja, Balzaku meson shume dhe do ishte shume mire qe cdo i ri te lexoje nga keta njerez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 21, 2008 2:40 am

Thenije nga Viktor Hugo!

"Asnje ushtri ne bote me gjithe fuqine e saj, nuk mund te rezoje nje ide, qe e sjell koha"
"Nuk eshte e forte si ide, ajo qe ka ardhur nga pasojat e kohes"         
"Asnje ushtri nuk ka nevoje te ruaj nje ide, qe e sjell koha"
"Asnjehere ne bote nuk mund te rruhet pergjithmone nje ide, qe e ka sjelle koha"
     


"Per mua s'ka nevoje, cka kongresi ben, sepse ata nuk bejne dicka mbi rruge dhe nuk frikesojne kuajte."
"Parisi don te thote vrapim"
"Pak pune eshte nje ngarkese, shume pune nje kenaqesi"
"Zoti beri ujin, ndersa njeriu beri veren"
"Nje kompliment eshte si nje puthje neper vello"
"Mendimi eshte puna e intelektit, ndersa endrra kenaqesia e saj"
"Autoriteti me i madh eshte dija"
"Filozofija eshte nje mikroskop ne krahasim me mendimin"


besoj se ju mjaftojne!
cheers
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 EmptyMon Apr 21, 2008 2:48 pm

Poezi të zgjedhura nga Përmbledhja poetike:

Shefki Ollomani - …PËR LIRINË, PËR SHQIPËRINË (1995-2000)
Botoi Shtëpia Botuese ”SHKUPI”
Shkup - Janar 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 12 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 12 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 16 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: