Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Si ta largoni vetminë?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Si ta largoni vetminë?! Empty
MesazhTitulli: Si ta largoni vetminë?!   Si ta largoni vetminë?! EmptyFri Apr 18, 2008 11:50 am

Si ta largoni vetminë?!

Të vetmuarit së paku nuk janë të vetmuar në një gjë – në vetminë e tyre. Kijeni këtë parasysh dhe kuptoni se ky problem aq i përhapur megjithatë ka ilaç. Kaloni nëpër këshillat e ardhshme, apo së paku nëpër disa prej tyre.

Kur të jeni vetëm

▪ Kujdesuni që të ushqeheni mirë dhe rregullisht të merreni me ushtrime trupore si dhe të flini mjaftueshëm. Njerëzit e lodhur janë të rëndë si për veten ashtu edhe për të tjerët. Pos kësaj edhe të tjerët do t’ju shkojnë në nerva.

▪ Kur të jeni vetëm, bëni diçka kreative apo mësoni aftësi të reja.

▪ Bëhuni të kënaqur me veten. A ka së paku diçka në të cilën jeni të mirë? Sigurisht nuk jeni person negativ në të gjitha drejtimet?

▪ Krijoni miqësi të reja. Kërkoni këshilla nga njerëzit më të moshuar dhe më me përvojë.

▪ Çmoni miqtë tuaj dhe tiparet e tyre të veçanta.

▪ Bëni diç për të tjerët – buzëqeshni, shpreheni ndonjë fjalë të mirë. Ndjenja se jemi të nevojshëm për dikë na ndihmon të mposhtim ndjenjën e vetmisë.

▪ Mësohuni që të flisni me të tjerët dhe t’i dëgjoni ata derisa flasin. Bëhuni zemërgjerë.

▪ Pranoni që jeni të vetmuar dhe flisni me dikë për këtë, me ndonjë mik të pjekur tek i cili keni besim. Mos vuani në vete.

▪ Mos jini krenar. Ua falni atyre që u kanë lënduar dhe bëni çdo gjë që marrëdhëniet mes jush të përmirësohen. Mos u bëni të mosbesueshëm ndaj tjerëve.

Mbani në mend se gjendja juaj, qoftë ajo edhe kronike, mund të ndryshojë.

 

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Si ta largoni vetminë?! Empty
MesazhTitulli: Re: Si ta largoni vetminë?!   Si ta largoni vetminë?! EmptyMon Sep 15, 2008 1:14 am

Pranoni që jeni të vetmuar dhe flisni me dikë për këtë, me ndonjë mik të pjekur tek i cili keni besim. Mos vuani në vete.


Teme shume e mire per diskutime pergezime .

Marre kete pike sepse kam nje bashkpuntor kure ne mengjes e pershendes a je mire me pergjigjet ashtu si ndihet e jo te thote vetem se eshte mire..ha ha ha

Gjithmon thote se kurre nuk jam mire te theme sepse eshte shume me vler te dishe qe nuk ndihem mire ,e pranoje si nje keshille shume te mire te jete per te gjithe ky fakte i kety bashkpuntorit time.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
 
Si ta largoni vetminë?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: