Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Per ju te pagjume..

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Per ju te pagjume..   Mon Apr 14, 2008 5:27 am

Sereno dhe Valerina, dy ilaēet bimor qė luftojnė pagjumėsinė


Tė shtrihesh dhe tė kesh njė “gjumė tė ėmbėl” siē ėshtė edhe urimi
pėrkatės, pėr miliona vetė nė botė, ėshtė njė sfidė mė vete. Pėr disa,
nocioni i gjumit ėshtė shndėrruar nė imazhin e njė beteje tė pėrnatshme
me nėnkresėn, me ēarēafėt, me ėndrrat e zhgjėndrrat dhe gjithēka qė tė
pengon, ose ti mendon se tė pengon tė bėsh njė gjumė tė qetė. Sipas
statistikave tė fundit evropiane, nė kontinentin tonė njė nė katėr
persona vuan nga pagjumėsia kronike. Shkencėtarėt kanė pėrcaktuar 75
forma tė ndryshme pagjumėsie duke filluar qė me problemet e gėrhitjes,
te dhimbja e kėmbėve, ngėrēet e spazmat e shumta e nė pjesė tė ndryshme
tė trupit, tė folurit nė gjumė, somnambulizmi, i cili ndonjėherė
kthehet edhe nė rrezik shumė tė madh pėr personin qė e ka, e deri tek
aritmitė dhe ērregullimet e zemrės. Rreth 31 pėr qind e njerėzve,
pėrfshi fėmijėt dhe adoleshentėt mund tė kenė mė shumė se njė
ērregullim tė tillė nė tė njėjtėn kohė dhe pėr mė tepėr mund ta kenė
edhe pėr shumė net rresht, pra nė formė kronike.

Veprimtaria ditore

Sipas njė specialisti tė gjumit, njė gjumė i parehatshėm e me shumė
probleme ndikon edhe nė veprimtarinė ditore tė personave, tė cilėt mund
tė kenė rėnie tė efektshmėrisė nė punė, por edhe probleme
ndėrpersonale. Pjesa mė e madhe e atyre qė nuk kanė gjumė tė mirė nuk e
dinė se gjithsesi, mund tė ketė ndonjė mjekim pėr problemin qė kanė dhe
si pasojė nuk kėrkojnė ndihmė. “Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė
kuptohet se bėhet fjalė pėr njė patologji tė mirėfilltė dhe se si ēdo
patologji edhe ajo ka nevojė pėr identifikim dhe kurat e
pėrshtatshme”,- thotė njė mjek. Tė paktėn nė perėndim, por edhe nė
vende tė tjera ka medikamente qė mund tė lehtėsojnė shumė njė situatė
shqetėsuese e me pasoja nė jetėn e pėrditshme. Nė fakt, nė disa raste,
bėhet fjalė pėr mjekime tė mirėfillta, ndėrsa nė raste tė tjera pėr
ndryshimin e disa zakoneve apo mėnyrave tė jetesės, tė cilat do tė
sillnin ndryshime tė habitshme.

Dietat



Gjumi ndikohet nga sinjalet kimike nė tru. Kjo do tė thotė qė ushqime
tė caktuara mund tė ndikojnė pozitivisht, ose negativisht nė gjumin
tonė. Pijet qė pėrmbajnė kafeinė, tė tilla si kafja dhe ilaēet qė e
kanė si element, mund tė ndikojnė nė frenimin e gjumit. Pėr ta shmangur
njė gjė tė tillė kafeina dhe alkooli duhen shmangur absolutisht. Ndikim
tė keq kanė edhe disa ushqime qė pėrmbajnė tryptophan. Ushqimi i duhur
pėr t‘i paraprirė njė gjumi tė mirė pėrmban njė balancė mes
karbohidrateve dhe proteinave. Pra, njė darkė e tillė do tė ishte pėr
shembull drithėrat me qumėsht. Sipas njė kėrkimi tė fundit, ushqimet e
pasura me karbohidrate dhe me mungesė proteinash dhe yndyrash mund tė
shtojnė prodhimin e serotodinės dhe melatoninės, kimikate tė trurit, tė
cilat kanė lidhje me gjumin. Njė darkė me karbohidrate dhe qumėsht,
para gjumit ndihmon nė fjetjen e shėndetshme.

Alkooli dhe duhani

Personat qė kanė ērregullime frymėmarrjeje, ndėrsa flenė dhe gėrhasin
nė mėnyrė tė ekzagjeruar duhet tė shmangin alkoolin, duhanin dhe
tabletat e gjumit. Nė kėtė rast do tė ishte me vlerė pėrdorimi i
shtesave nė hekur qė do tė rriste lėvizshmėrinė e gjymtyrėve. Njė nga
gjėrat kryesore qė duhet pasur parasysh, ėshtė shmangia e duhanit.
Duhanpirėsit e mėdhenj, zakonisht kanė njė gumė shumė tė lehtė dhe kanė
tendencė qė tė ēohen vetėm pas disa orėsh gjumė, pėr ta vazhduar atė
pas njė pauze relativisht tė gjatė, e cila zakonisht nis nė njė orė tė
caktuar tė natės. Gjatė kėtij zgjimi zakonisht pinė sėrish duhan dhe
vetėm atėherė mund tė gjejnė paqen e duhur pėr tė ēuar natėn deri nė
fund.

Banja e nxehtė

Njė “zhytje” nė ujin e nxehtė tė dushit nė darkė, mund tė jetė njė
ndihmė e mirė pėr ērregullimet e gjumi, pasi ka efekt qetėsues. Sipas
specialistėve, ajo mund ta reduktojė pagjumėsinė nė nivelin 20 pėr
qind.

Terapia e dritės sė shndritshme

Pėrdoret pėr trajtimin e ērregullimeve kardiake, tė cilat zakonisht
vihen re tė rėnda gjatė orėve tė gjumit. Sipas kėsaj terapie, ekspozimi
nė dritė tė shndritshme para gjumit ndihmon nė stimulimin e zemrės dhe
rivendosjen e ritmit tė saj nė normalitet. Pėr kėtė duhet njė ekspozim
nė njė dritė shumė tė fortė dhe pėr njė kohė qė mund tė shkojė nė njė
ose dy orė. Kjo ndodh edhe kur ndodhemi nė plazh nėn diellin e fortė tė
verės. Nė kėto kohė pushimesh kemi zakonisht gjumė mė tė mirė dhe njė
nga shkaqet ėshtė pikėrisht ekspozimi nė njė dritė tė fortė.

Ilaēet

Dy ilaēe bimor tepėr tė efektshėm kundėr pagjumėsisė janė ai i quajtur Sereno me lulen e Magnolias dhe Valerina.
Kėto ilaēe gjenden nė formė kapsulash ose ēaji dhe janė tė pasur me
lėndė tė tjera ushqyese pėr tė cilat truri ka nevojė pėr tė pasur njė
gjumė tė qetė. Megjithėse ka njė erė jo tė kėndshme ēaji i pėrgatitur
me pluhurin e valerianės ka dhėnė efekte mjaft pozitive pėr tė luftuar
pagjumėsinė. Falė pėrbėrjes sė tyre kėta dy ilaēe bimor sjellin qetėsi
dhe sigurojnė njė gjumė natyral. Ilaēet kundėr parkinsonit dhe
antikonvulsantėt tė ēlodhin kėmbėt. Disa mjekime tė tilla pėrdoren edhe
pėr tė ndihmuar fjetjen, sepse janė relaksuese dhe qetėsuese, edhe pse
kanė njė efekt dytėsor si dhimbja e kokės.

Ushtrimet fizike

Ushtrimet e pėrditshme mund tė ndihmojnė gjithashtu nė mbarėvajtjen e
gjumit, por nuk kėshillohen sforcimet e jashtėzakonshme nė periudhėn
tre orė para fjetjes. Ato duhen bėrė tė paktėn pesė orė para gjumit.
Zakonisht rekomandohen shėtitjet, vrapimet e alternuara nė natyrė,
ushtrimet aerobike, tė cilat lodhin trupin nė masė tė tillė qė ai tė
dojė njė prehje nė orėt e natės.

(albania)

Gjume te embeeel
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Per ju te pagjume..   Thu Apr 17, 2008 10:02 pm

Me pelqeu kjo qe ju shkruani,me qe edhe une vuaj nga pagjumesia,por jo nga ndonje semundje-por sikur nuk po gjeje kohe te flej sa duhet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
stabili
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 459
Age : 60
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

MesazhTitulli: Re: Per ju te pagjume..   Tue May 13, 2008 4:54 pm

Me interson mendimi juaj mbi gjumin me sy qele?!apo thjene me ndryshe mbi ata te cileve nuk ju flene trupi po mendjen rralle e kane zgjar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
stabili
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 459
Age : 60
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

MesazhTitulli: Re: Per ju te pagjume..   Tue May 13, 2008 4:56 pm

K;rkoj ndjese per gabimet ortografike! Ne vend te thjene duhet thene dhe ne vend te zgjar duhet zgjuar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
stabili
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 459
Age : 60
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

MesazhTitulli: Re: Per ju te pagjume..   Tue May 13, 2008 5:00 pm

Ushtrimet fizike

Ushtrimet e pėrditshme mund tė ndihmojnė gjithashtu nė mbarėvajtjen e
gjumit, por nuk kėshillohen sforcimet e jashtėzakonshme nė periudhėn
tre orė para fjetjes. Ato duhen bėrė tė paktėn pesė orė para gjumit.
Zakonisht rekomandohen shėtitjet, vrapimet e alternuara nė natyrė,
ushtrimet aerobike, tė cilat lodhin trupin nė masė tė tillė qė ai tė
dojė njė prehje nė orėt e natės.

Nese ilaci per gjum qenka lodhja ?! (e trupit)sipas jush atehere mendoj se me e drejte do te ishte lodhja e mendjes per te arrijte gjume te mire!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Per ju te pagjume..   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Per ju te pagjume..
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shėndeti-
Kėrce tek: