Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:01 am

Edlira Dedja,
gruaja shqiptare që kandidon për deputete në Zvicër




-
Foto : Edlira
Dedja


-
Foto : Edlira Dedja,
kandidate për deputete në Zvicvër =
Parti socialiste de
la ville de Neuchâtel


-
Foto : Edlira
Dedja, në koncertin e inaugurimit të Shoqatës « Opera pa kufij »


-
Foto : Edlira
Dedja, gjatë një përvjetori për A.Moisiun në Lugano




Shkruan: Albert
Zholi


Pashtriku.org, 14. 04. 2008


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:01 am

Edlira Dedja



-
Pianiste dhe profesoreshë e pianos,

-
Master në psikologji e pedagogji,

-
Presidente e shoqatës “Opera pa kufij”,

-
anëtare e Kiwanis (Zvicër),

-
bashkëpunëtore active e ASED-it zviceran (Action de
Soutien à l’Enfance Démunie),


-
ProInfirmis-it dhe Zyrës së të deleguarit për të huaj,
që prej vitit 1997.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:02 am

Motivacioni për t’u kandiduar si
deputete e PS.



Të punoj për integrimin sa më të gjërë të
fëmijëve dhe rinisë në jetën sociale dhe kulturore të Kantonit ;
edukimin e tyre nëpërmjet projekteve të reja artistike, me qëllim që t’i
kuptojmë sa më mirë kërkesat dhe nevojat e gjeneratave të reja e t’i
mbështesim ato, mbasi buzëqeshja ngazëlluese e fëmijëve dhe gëzimi i të
rriturve duhet të jenë mirënjohja jonë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:02 am

Dëshirat:


Të bashkëpunojmë për ruajtjen e një psikologjie
sociale sa më të shëndetshme, duke kontribuar në ngritjen e idealizmit tek
gjeneratat më të reja, duke mundësuar zhvillimin dhe kuptimin e të drejtave
dhe detyrave të tyre, nocionin e drejtësisë, patriotizmit dhe vullnetit të
mirë. Të sigurojmë prioritetin e vlerave humane dhe shpirtërore mbi ato
materiale. Të promovojmë adoptimin dhe aplikimin e këtyre principeve në jetën
sociale, shkollore dhe profesionale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:03 am

Edlira Dedja, Neuchâtel, 10 mars 2008


“Të jetosh dhe punosh në emigracion është një detyrë
dhe përgjegjësi e madhe…”është një nga muzikantet më të njohura
shqiptare në perëndim. Prej shumë vitesh në Zvicër, ku jeton së bashku me
familjen e saj, punon si pedagoge në konservatoret e Gjenevës dhe
Neuchâtel-it dhe vlerësohet si një nga koncertistet më të suksesshme të
rretheve muzikore zviceriane. Ideja e krijimit të shoqatës “Opera pa kufi” e
ngre atë në një nga kontributoret më të mëdha për çështjen e paqes nëpërmjet
muzikës, një ide me të vërtetë origjinale, që përcjell nëpër botë një mesazh,
sa human aq dhe të nevojshëm për kohën që jetojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:03 am

Pak fjalë për pianisten Edlira Dedja


Edlira Dedja është vajza e shkrimtarit të njohur
të letërsisë për fëmijë Bedri
Dedja. (Lexo për Bedri Dedjen Këtu ) E ka lidhur tërë
jetën e saj pazgjidhshmërisht me pasionin për artin, muzikën, letërsinë e
veçanërisht pianon, këtë profesion aristokratik që sot e ushtron suksesshëm
në Zvicër. Është një veprimtare e njohur e çështjes kombëtare shqiptare,
firmëtare e krijimit të partisë demokratike shqiptare, por mbi të gjitha një
profesioniste e vërtetë në fushën e muzikës. Ka nisur të merret seriozisht me
studimin për piano që nga mosha 10-të vjeçare. Pas mbarimit të liceut është
diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dhe në vitin 1986,
ushtroi aktivitetin e saj si pianiste në sektorin e solistëve të Teatrit
Kombëtar të Operas e Baletit, në Tiranë, krahas emrave më në zë të artistëve
shqiptarë. Pasi emigron në Zvicër, vazhdon profesionin e saj duke arritur të
rreshtohet suksesshëm ndër artistet që kanë kontribuar për emrin e mirë të
Shqipërisë nëpër botë. Sot është presidentja e shoqatës “Opera pa kufij”, një
inisiativë që është përkrahur nga shumë artistë të njohur shqiptarë dhe të
huaj duke organizuar shumë koncerte jashtë kufijve të Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:04 am

Opera pa kufi, institucioni i ri artistik
shqiptaro-zviceran



këndon për paqen.




“Opera pa kufij”? Koncerti i saj i parë
ishte një nga takimet muzikore më pasionante që kemi mundur të asistojmë”.
Këto ishin fjalët hyrëse të artikullit të shkruar nga gazeta “Express” e
Neuchâtel-it mbi koncertin e datës 2 shkurt 2005, ku shndritën yjet e artit
shqiptar në skenën zvicerane, në bashkëpunim me artistë të tjerë vendas,
italianë, gjermanë, turq, etj. Për dy orë rresht, salla u përfshi nga
magjia e operës dhe baletit. Merrnin pjesë zërat më të bukur operistikë
shqiptarë e të huaj, mes të cilëve edhe sopranoja e njohur Inva Mula. Publiku
i mahnitur këndoi bashkarisht me këngëtarët në përfundim të koncertit,
duke brohoritur me entuziazëm këtë manifestim të jashtëzakonshëm të
kulturës shqiptare.



Kjo dhuratë, publikut dhe kantonit të
Neuchâtel-it iu bë prej pianistes shqiptare “të nivelit ndërkombëtar” (siç e
cilëson gazeta “Express”, në të njëjtin artikull të datës 5 shkurt 2005),
Edlira Dedja, e cila është edhe iniciatorja dhe presidentja e shoqatës “Opera
pa kufij”, themeluar në vitin 2004 në Neuchâtel, ku marrin pjesë emra të
njohur të artit, kulturës e politikës zvicerane. “Qëllimi kryesor i
organizimit të këtij koncerti, - u shpreh pjanistja ndër të tjera, - që u
cilësua edhe si “pagëzimi” i kësaj shoqate dhe një prelud për aktivitete të
ardhshme, ishte në rradhë të parë prezantimi i kulturës shqiptare për
publikun zviceran, përfaqësimi i vlerave të vërteta, ndërthurja mes traditave
dhe modernes dhe etja e një populli të vjetër europian për paqe. Ky
koncert tregoi edhe njëherë se, arti ynë qëndron në nivelet më të larta dhe
se artistët, tanë janë mesazhierë të paqes, nëpërmjet tingujve e
interpretimeve të tyre dinjitoze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:04 am

Albert Zholi : “Opera pa kufi”
është një inisiativë shumë e veçantë. Nga ju lindi kjo ide?


Edlira Dedja: Mësimdhënia nuk e ka
përmbushur kurrë dëshirën time të madhe për të qënë gjithnjë e lidhur me
publikun dhe skenën edhe pse në konservatoret e Muzikës së Gjenevës e
Neuchâtel-it, kemi mjaft aktivitete artistike që na mbajnë vazhdimisht pranë
saj. Nga ana tjetër, duke dashur të ndodhem edhe më pranë spektatorit
zviceran, për t’i transmetuar pasionin e veçantë që kam për Operën, (pasion i
cili më lindi atje në Tiranë, kur fillova punën në Teatër e ku ruaj kujtime
të mrekullueshme të bashkëpunimit me artistë të mëdhenj shqiptarë si Gaqo
Çako, Ramiz Kovaçi, Edith Mihali, Ermir Krantja, Rifat Teqja, Çesk Zadeja e
Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, Zhani Ciko, Jani Papadhimitri etj. etj.), edhe
në Zvicër, fillova të marr pjesë si koncertmaestër në vënien në skenë të disa
operave dhe komedive muzikore, ndër të cilat mund të përmënden premierat e
“Borgjezit Fisnik”, “Les contes d’Hoffmann”, si edhe shumë vepra të
repertorit operistik italian si “Traviata”, “La Bohème”
etj.




Por ideja për krijimin e një shoqate artistike
siç është ”Opera pa kufij” më lindi, në rradhë të parë, si një dëshirë e
brendshme për të treguar potencialin e madh artistik të artistëve tanë, i
cili realisht ka qënë një befasi e këndshme për publikun zviceran. Kështu, u
lidha me kolegët dhe miqtë e mi më të mirë dhe ata u treguan menjëherë të
gatshëm për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:05 am

Albert Zholi : Me këtë organizim
i jeni kthyer nostalgjisë së Tiranës…

Edlira Dedja: -Më se e vërtetë. Ky
takim për ne të gjithë ishte si një rikthim nostalgjik në studiot tona të
Teatrit në Tiranë, ku punonim së bashku dhe kur filluam hapat e para të
karrierës sonë artistike. Të takohesh mbas kaq vitesh me artistë të
mirënjohur shqiptarë është një kënaqësi e veçantë. Eksperienca e punës
sonë të përbashkët bëri që ky koncert të montohej me lehtësinë më të madhe
dhe për një kohë rekord, gjë që i çuditi të gjitha kolegët tanë të huaj ashtu
si edhe spektatorin që asistoi në atë mbrëmje Gala të paharruar. Dëshira ime,
mendoj, edhe e artistëve të tjerë që kontribuan në suksesin e këtij
aktiviteti, është vazhdimi i tij edhe në qytete të tjera të Europës. Kjo
ishte hera e parë që ne u mblodhëm si potencial artistik shqiptar
jashtë kufijve të Shqipërisë dhe patëm shumë sukses e u duartrokitëm gjatë.
Unë besoj gjithmonë në realizimin e kësaj ëndrre të madhe kombëtare, shpalosjen
e potencialit tonë artistik në skena të tjera europiane, edhe pse nevoiten
fonde të mëdha, të cilat jo gjithnjë i kemi në dorë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:05 am

Albert Zholi : Opera pa kufij.
Një vizion ku ju përjashtoni pasione apo urrejtje për muzikantët që i
përkasin popujve « të përlyer » ?

Edlira Dedja: -Besoj në mënyrë të
hekurt në virtytet e kulturës dhe rolin që ka muzika në paqen mes popujve. Ne
artistët s’duhet të kemi kufij politikë, ideologjikë, kulturorë apo fetarë, që
të na ndajnë. Kjo nuk do të thotë se unë si individ jetoj jashtë politikës,
se jam pro apo kundër saj. Por kjo e fundit, nuk mund të ndërhyjë në raportet
humane dhe mardhëniet midis popujve. “Pse jo?”, i jam përgjigjur një gazetari
në Friburg, kur më pyeti nëse do të pranoja ndonjë solist serb në njërin prej
koncerteve tona. “Arti duhet t’i kapërcejë diferencat etnike, ideologjike e
fetare dhe duhet të kontribojë në ndërtimin e një bote më tolerante, pa
urrejtje dhe hakmarrje, ku të triumfojë vetëm dashuria, paqja, harmonia.
Vallë, a s’është kjo muzika e vërtetë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:06 am

Në këtë dëshirë
për të hequr kufijtë midis kulturave të ndryshme, patjetër që ka ndikuar dhe
mikpritja që ju kanë bërë zvicerianët mes tyre ?


Edlira Dedja: -Jetoj prej shumë vitesh
në Zvicër. Edhe pse shëtis në rrugë e trotuare të tjera, edhe pse jetoj në
një klimë të ndryshme nga ajo e Tiranës, mes njerëzve të tjerë, me një
mentalitet të ndryshëm nga i yni, me një korrektesë e ndershmëri për
t’u marrë shëmbull, më duket sikur ndodhem në qytetin tim të lindjes dhe
shpesh, Zvicrën e quaj atdheun tim të dytë. E kjo, jo vetëm se më janë hapur
dyert e konservatoreve për të ushtruar profesionin tim. Por se tek qytetarët
zviceranë kam njohur një tjetër mikpritje, një dashuri e ndjenjë respekti për
njeriun e punës, kam njohur modestinë e vërtetë dhe përkrahjen në kuptimin e
vërtetë të fjalës, barazinë dhe “rënien” e barrierës së kufijve, nëqoftëse
mund ta quaj kështu. Nuk jam ndjerë kurrë e paragjykuar se jam e huaj e vij
nga Lindja, nga një vënd i varfër që ka dalë prej një diktature totelitariste
gati 50-vjeçare. Madje, kohët e fundit, Partia Socialiste e Neuchâtel-it më
vuri në listën e kandidatëve për deputet të qytetit për zgjedhjet e pranverës
2008. Ky respekt dhe konsideratë, me të cilën ky popull mikpritës e vlerëson
punën dhe aktivitetin tim, më frymëzon çdo ditë të jap edhe më shumë nga
vetja. Mbasi e di, që marr e i jap dashuri të vërtetë këtij populli
mikpritës, njerëzish të mirë. Të jetosh mes natyrës së ruajtur me fanatizëm e
së bukurës, të asaj që është e thjeshtë dhe e pastër, të jesh solidar
me fqinjin, kolegun, të ndash diçka me tjetrin, do të thotë që të ndërtosh
një mur me gurë të fortë, kundër të cilit çdo tundim do të thyhet. Mendoj se
tek unë, ashtu si edhe tek shumë shqiptarë të tjerë, që nga fëmijëria na
është ngulitur ideja se duke punuar mirë punojmë në rradhë të parë për
vetveten, e pastaj për të tjerët. Të jetosh dhe të punosh në emigracion,
është një detyrë e përgjegjësi e madhe. Sepse, duke punuar në mënyrë të ndërgjegjshme
i shërben modestisht dhe atdheut, me emrin dhe personalitetin që krijon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:06 am

Albert Zholi : Më pëlqen fakti që
ju e përmendni gjithnjë se jeni shqiptare ?


Edlira Dedja: -Është një krenari, jo
vetëm të thuash se je shqiptare i përket një kombi me histori e sakrifica
legjendare, por edhe kur flet për identitetin tënd, për të kaluarën si edhe
për kushtet dhe rrethanat që kanë ndikuar në formimin e personalitetit tënd.
Çdo origjinë dhe kulturë e re e pasuron bashkëjetesën e komuniteteve të
ndryshme, kudo që ndodhen. Ne marrim e japim dhe jeta bëhet gjithnjë e më e
bukur e më e begatshme. Këtë gjë e kam mësuar së pari në Zvicër dhe dua ta
përcjell edhe më tej. Mes artistëve dhe njerëzve të emancipuar, mendoj se
kufijtë e vërtetë nuk egzistojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:06 am

Albert Zholi : Emri juaj i njohur
bën që kësaj shoqate ti ofrohen emrat të njohur zviceranë artistësh e
politikanësh. Mund të përmendim disa prej tyre?

Edlira Dedja: -Janë antarësuar figura
artistike nga më të njohurat në Zvicër, ndër të cilat dua të përmënd
regjisorin e madh italian Gino Zampieri, bas-baritonin Charles Ossola,
piktorja e mirënjohur Anne Monier, etj. Po ashtu, figura politike si P.
Aubert, G. Ory, etj. që e kanë ndihmuar këtë shoqatë që në hapat e parë të
krijimit, si edhe kanë përkrahur çdo inisiativë të saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:07 am

Albert Zholi : Le të flasim më
qartë për projektin e krijimit të kësaj shoqate.

Edlira Dedja: - Fillim ideja e krijimit të shoqatës « Opera pa kufij
» lindi si një dëshirë për të ofruar koncerte dhe çfaqje me cilësi të lartë,
por ideja e bashkëpunimit me artistë të shquar shqiptarë, zviceranë, e të
ftuar nga vënde të tjera, na mundësoi të shpërndanim edhe një mesazh tjetër,
një mesazh dashurie, paqeje e bashkëpunimi, në një kohë që urrejtja dhe
ultranacionalizmi mes popujve të ballkanit, mund të them se është bërë
gangrenë. Kjo ishte edhe arsyeja që ky mesazh u prit me mjaft entuziazëm nga
spektatori, shtypi e mediat zvicerane. Në koncertin tonë të parë,
përveç sopranos Inva Mula, bas-baritonit zviceran Charles Ossola, tenorit të
madh turk Pekin Kirgiz, ishin edhe emra të tjerë të njohur si Frano Lufi,
Mariana, Leka, koreografi dhe balerini Enkel Zhuti, Francesca Matrundola,
Anastasia Faradjev, Fabrizio Raviola, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:07 am

Albert Zholi : Brënda kësaj
inisiative fshihet edhe një qëllim i madh, atëherë ?

Edlira Dedja: -Them se po. Çdo
bashkëpunim interkulturor është një mesazh paqeje dhe dashurie, në një
moment kur tensionet janë gjithnjë e më të forta në mbarë botën e sidomos në
Ballkan. Vullneti ynë i mirë, është një shëmbull për të treguar se arti na i
jep mundësitë t’i kapërcejmë këto kufij etnikë apo ideologjikë, të harrojmë
urrejtjen e hakmarrjen, për të shpresuar në një botë më tolerante. Në një nga
koncertet tona patëm arie, duete e skena nga opera “Rigoletto” e G.Verdit, që
është mbështetur në dramën e Viktor Hygo-së, e cila trajton temën e
hakmarjes, që të çon vetëm në fatkeqësi. Pra, mesazhi i këtij koncerti ishte
demaskimi i kësaj ndjenje, që nxit konfliktet, luftrat tragjedinë e mbjell
urrejtjen. Ky bashkëpunim artistik i yni tregoi edhe kësaj radhe se vetëm me
dashuri, mirëkuptim, tolerancë e pa paragjykime mund të realizohen gjëra të
mrekullueshme dhe të kontribohet në një mirëkuptim edhe më të madh midis
popujve¨!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:07 am

Albert Zholi : Do ta përhapni
këtë mesazh në gjithë botën?
Edlira Dedja: Jam një pikë uji në
oqeanin e madh që quhet botë, por kjo s’do të thotë se demoralizohem. Unë jam
e bindur se çdo shqiptar është një mesazher i vërtetë paqeje, mbasi populli
ynë e ka dhënë shëmbullin gjatë gjithë historisë së tij se, e do dhe e ruan
me fanatizëm atë. A s’ishte Nëna jonë e Madhe Terezë dëshmia dhe simboli më i
madh i Paqes në shekullin e XX-të ? A s’ishte Rugova « Gandi i Ballkanit »
dhe rezistenca e popullit trim kosovar një dëshmi e tillë ? Paqja është një
dashuri pa kushte dhe si e tillë ajo mund të sjellë vetëm lumturi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyMon Apr 14, 2008 4:09 am

Albert Zholi : Ndërkohë, viti
2008 do të ketë për ju edhe një projekt shumë të rëndësishëm. A mund ta
detajojmë?

Edlira Dedja:-Është një koncert i
madh humanitar që parashikohet të realizohet në 2008-2009, në mbështetje të
një fondi të ri për fëmijët handikapatë të Zvicrës franceze. Kësaj radhe,
mendoj të kemi të ftuar të mëdhenj si Bekim Fehmiun, Gina Lollobrigiden,
Carla Fraçin, Ismail Kadarenë, Andrea Bocellin, Gedeon Burkhard-in dhe Roger
Federer-in.
Mendoj se edhe për ne shqiptarët ka ardhur koha,
jo vetëm të ndihmojmë vetveten e të presim ndihma nga të tjerët, por edhe të
kontribojmë dhe të përpiqemi t’u japim ndihma popujve të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
aurora jasini
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 21
Registration date : 13/05/2008

Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër EmptyTue May 20, 2008 4:06 pm

motra e taulant dedes....
hemmmm
komplimenta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty
MesazhTitulli: Re: Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër   Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» 100 Personalitete Shqiptare të Kulturës Islame
» 10 shqiptaret me te shquar ne histori
» Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni
» Një poezi e vizatimit ngjyror nga poeti Xhemajl Rudi, Zvicer

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: