Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Infarkti? Ndryshoni stil jetese

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Infarkti? Ndryshoni stil jetese   Sun Apr 13, 2008 5:08 pm

Infarkti? Ndryshoni stil jetese



Gjithēka pėr sėmundjen qė trondit organin mė jetik tė trupit, zemrėn. Kėshillat pėr ta parandaluar dhe kurimi mjekėsor

Infarkti? Ndryshoni stil jetese

Mos harroni tė ecni dhe tė ushqeheni me zarzavate dhe fruta tė freskėta

Kolesterol i lartė? Duhet ulur menjėherė, sepse
pėrndryshe rrezikoni qė tė pėsoni infarkt. Nė fakt, tė ndryshosh
menjėherė mėnyrėn e jetesės, ėshtė e vėshtirė dhe pėr mė tepėr
kolesterolin, i prodhuar nė zemėr, ėshtė mė mirė qė ta luftojmė me njė
ilaē specifik, me statina, qė ėshtė i aftė tė ulė deri nė 30%
infarktet. Ky ėshtė mesazhi i pėrhapur nga pjesa mė e madhe e mediave.
Statinat janė njė sukses i vėrtetė pėr kompanitė farmaceutike. Njė
revistė shkencore ka llogaritur se 25 milionė persona nė botė janė
kuruar kėshtu nė vitin 2006, me shpenzimet e tyre, ose tė shėrbimeve
shėndetėsore kombėtare, duke shpenzuar 27,8 miliardė dollarė.

Por a ėshtė e vėrtetė qė mjafton tė kesh
kolesterolin e lartė pėr tė qenė i rrezikuar nga infarkti? Dhe a
mjafton njė statinė pėr tė ulur 1/3 e rrezikut? A ka kundėrindikim ndaj
pėrdorimit tė tyre? Si mund ta ulim rrezikun e zemrės pa pėrdorur shumė
ilaēe?

Sėmundjet e zemrės

Nė tė vėrtetė, sėmundjet kardiake janė shumė
komplekse. Kjo ndodh sepse klinikisht janė rezultati i njė ndėrveprimi
ndėrmjet faktorėve ambientalė dhe predispozitės gjenetike. Te faktorėt
ambientalė futen tė ashtuquajturit faktorė rrezikues, ndėrsa pėr
isheminė e zemrės janė: hiperkolesterolemia, diabeti, pirja e duhanit,
hipertensioni arterior dhe obeziteti. Shumė persona qė vuajnė nga
sėmundjet kardiake thuhet se e kanė tė trashėguar. Kėshtu sėmundjet
kardiake janė tė trashėguara, por ajo qė duhet theksuar ėshtė se janė
tė pakta dhe tė rralla. Nė tė vėrtetė, predispozita ėshtė e lidhur me
aktivitetin e gjeneve qė rregullojnė mekanizmat kryesorė tė sėmundjeve.
Simptomat e saj janė ato qė lidhen me aktivitetin kardiovaskular, por
ka edhe forma tė tjera tė sėmundjes sė zemrės. Nė fakt, sėmundjet e
zemrės janė tė pakta dhe tė rralla. Ndėr mė tė shpeshtat duhet tė
pėrmendim: ishemia e zemrės, angina, infarkti i miokardit akut dhe
vdekja e papritur koronarike. Por kėtu nuk duhen harruar edhe
kardiomiopatia, kardiopatia e lindur, valvulapatia reumatike dhe
aritmi. Kėto sėmundje prekin zakonisht moshat mbi 40 vjeē, por nė shumė
raste ato janė tė trashėguara. Megjithatė, moshat mė tė rrezikuara janė
ato mes 50 dhe 60 vjeē. Simptoma e sėmundjeve tė lindura tė saj ka tė
bėjė me cianozėn dhe prishjen e ekuilibrit tė parakohshėm qė nė lindje.
Valvulopatia reumatike ka tė bėjė me gulēime, edemė periferike, si dhe
aritmi.

Parandalimi

Kur flitet pėr infarkte ka dy lloj parandalimesh:
sekondar dhe primar. Parandalimi sekondar pengon infarktet tek ata
persona qė kanė pasur mė parė sėmundje kardiovaskulare, pra ata qė
vuajnė nga angjina (dhembje nė fyt), qė kanė pasur patologji tė rėnda
kardiovaskulare, apo qė kanė familjarė, tė cilėt kanė pėsuar njė
infarkt apo goditje apoplektike (damlla) kur kanė qenė tė rinj (para tė
55-ve, nėse ėshtė mashkull, ose 65 nėse ėshtė femėr). Nė kėto raste,
dobia pėr tė ulur kolesterolin shpeshherė ėshtė mė e madhe se rreziku i
efekteve anėsore tė statinave. 10-15% e njerėzve qė i konsumojnė,
vuajnė nga dhembjet muskulore, dėmtimet konjunktive (nga konfuzionet e
lehta tė humbja e kujtesės) dhe dėmtimi i mėlēisė. "Njerėzit me moshė
pėrkatėsisht 30-80 vjeē qė vuajnė nga njė sėmundje qė bllokon arteriet,
statinat reduktojnė nė mėnyrė tė diskutueshme vdekshmėrinė: nė kėto
raste terapia nuk pėrfshihet", ka shkruar njė profesor nė njė revistė
shkencore, i cili punon nė njė agjenci tė financuar nga qeveria
kanadeze, qė analizon tė dhėnat e ilaēeve pėr tė verifikuar
efektshmėrinė e tyre. Me fjalė tė tjera, statinat nė parandalimin
sekondar funksionojnė dhe mund tė shpėtojnė jetėn e njė njeriu qė ka
pėsuar edhe mė parė njė infarkt.

Sjelljet

Parandalimi primar ndryshon totalisht nga
parandalimi sekondar: ėshtė terapia e atyre qė nuk kanė ende njė
sėmundje kardiovaskulare. Shumė persona mund ta shmangin rrezikun,
sepse nuk pinė duhan, nuk janė tė sėmurė nga hipertensioni, apo diabeti
dhe nuk kanė trashėguar nga prindėrit infarkte ose goditje apoplektike.
Miliona njerėz marrin statina vetėm pėr njė arsye, atė tė kolesterolit,
sepse ėshtė i lartė. Pėr tė gjithė kėta persona ėshtė me efikase dhe e
sigurt qė tė ndryshojnė veset e kėqija, sepse bilanci rrezik/mirėqenie
i statinave pėr ta ėshtė negativ. Profesori ka zbuluar se statinat nuk
kanė efekt te pacientėt qė nuk kanė simptoma patologjike koronare. Te
3239 pacientė meshkuj, me moshė pėrkatėsisht 65 vjeē tė kuruar me
statina, vėrehej njė ulje e kolesterolit, por jo e vdekshmėrisė. Madje
e njėjta gjė u vėrejt edhe te 10 mijė gra tė ēdo lloj moshe. Pėr burrat
e moshės sė mesme, tė cilėt konsumonin statina, kishte njė reduktim tė
vogėl tė kolesterolit dhe infarkteve, por jo njė ulje tė vdekshmėrisė
apo patologjive tė tjera. "Pra, pjesa mė e madhe e personave qė
konsumojnė statina nuk ka asnjė mundėsi t‘ia dalin mbanė, thjesht mund
tė pėrkeqėsohen mė tepėr", shkruan profesori. "Statinat nuk u
kėshillohen meshkujve dhe femrave, tė cilėt kanė kaluar moshėn 69 vjeē.
Ndėrsa pėr sa u pėrket meshkujve me moshė, pėrkatėsisht nga 30-69 vjeē,
duhet t‘i nėnshtrohen njė eksperimenti. Duhen bindur 67 prej tyre tė
konsumojnė statina pėr 5 vjet, pėr tė parandaluar vetėm njė rast
infarkti", vijon mė tej ai. "Nnt-ja (Numri i nevojshėm pėr trajtim:
numri i pacientėve qė kanė nevojė pėr trajtim pėr tė parandaluar njė
rezultat negativ) e statinave ėshtė 67 dhe ēdo ilaē me njė Nnt tė lartė
50, ka mė pak mundėsi suksesi pėr tė fituar: me pak fjalė, ėshtė njėsoj
sikur tė thuash se ju mund tė mos jeni fitues".

Infarkti

Ėshtė sėmundja mė e rrezikshme qė prek zemrėn, si
dhe njė nga mė tė shpeshtat. Dhembja ėshtė mė e gjatė dhe e pandjeshme
ndaj nitrateve, tė cilat shfaqen me ndjenja tė tjera si ajo e vdekjes
sė shpejtė, me djersė tė ftohta dhe hipotension tė theksuar. Faktorėt
mė tė mėdhenj tė rrezikut, sipas studimeve tė fundit janė:
hiperkolesterolemia, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni dhe
obeziteti. Jo ēdo formė e stresit ndikon nė aktivitetin kardiak. Vetėm
ai negativi, qė lidhet me ndjenjėn qė nuk i pėrballon dot problemet.
Njė efekt negativ ka edhe njė dietė e ēekuilibruar.

Efektet anėsore

Ēfarė tė bėjmė pėr tė parandaluar rrezikun e
sėmundjeve kardiovaskulare? "Ėshtė stili i jetesės perėndimore ai qė
shkakton pjesėn mė tė madhe tė patologjive koronare. Duhani, njė dietė
e pasur me yndyra, aktiviteti i pakėt fizik, obeziteti, diabeti,
alkooli i tepėrt, ndikojnė nė pėrkeqėsimin e patologjive koronare. Kėta
faktorė tė rrezikshėm janė pėrgjegjės nė mė shumė se 80% tė patologjive
kardiovaskulare, tė cilat mund tė reduktohen duke ndryshuar stilin e
jetesės. Duhani ėshtė vėrtet njė "vrasės" i pamėshirshėm. Pėrveē dėmeve
qė provokon nė aparatin e frymėmarrjes, ėshtė njė nga faktorėt kryesorė
pėr rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare. Pėr shembull, ai ėshtė
pėrgjegjės pėr rreth 50% tė tė gjitha vdekjeve qė mund tė shmangen: ka
njė korrelacion statistikisht domethėnės mes numrit tė cigareve tė pira
dhe rrezikut kardiovaskular. Nė kėtė pikė, tė gjithė studiuesit janė
dakord qė rekomandimi i parė pėr parandalimin kardiovaskular ėshtė tė
mos pish duhan", thotė njė profesor gjerman.

Dieta

Pėr tė pasur njė zemėr nė formė tė mirė, dieta mė e kėshillueshme nga specialistėt, ėshtė ajo qė pėrmban shumė

fruta dhe zarzavate, si dhe substanca antioksiduese.
Ajo duhet tė jetė e pasur me peshk, zarzavate dhe karbohidrate
integrale, qė pėrmirėsojnė prognozėn. "Ndėrsa pėr sa i pėrket peshės,
ka njė lidhje tė ngushtė mes peshės dhe patologjive kardiovaskulare.
Njė rritje e vogėl e peshės e katėrfishon rrezikun e diabetit te
meshkujt dhe e tetėfishon te femrat". Megjithatė, pėrveē kėtyre gjėrave
klasike, zbulimet mė tė fundit kėshillojnė edhe disa faktorė tė tjerė
pėr tė ulur ndjeshėm rrezikun e infarktit dhe sėmundjeve tė zemrės. Veē
tė tjerash, tė gjithė njerėzit duhet tė konsultohen me specialistin qė
nė lindje, nė rritje dhe nė moshėn e mesme, moshė, e cila paraqet mė
tepėr rrezik. Nė moshė tė rritur, sidomos pas tė 40-ve, njė herė nė
vit. Duhet tė bėni njė kontroll tė pėrgjithshėm, njė elektrokardiogramė
normale, si dhe njė skaner pėr faktorėt tė cilėt shfaqin rrezik.

Aktiviteti fizik

Njė element tjetėr i rėndėsishėm dhe shumė i
domosdoshėm ėshtė edhe aktiviteti fizik. Mjaftojnė 30 minuta ecje
normale nė ditė pėr tė pėrmirėsuar prognozėn. Gjithashtu doktori
kėshillon se duhet tė qeshėsh 15 minuta nė ditė pėr tė relaksuar
arteriet.

Jeta e kolesterolit

Kolesteroli ėshtė njė substancė yndyrore si dyll dhe
pjesėrisht i nevojshėm pėr trupin e njeriut. Pa tė asnjė individ nuk
mund tė jetojė. Ėshtė i nevojshėm pėr qelizat, nervat dhe prodhimin e
hormoneve.

Kolesteroli i pashkrishėm - 80% e tij prodhohet nga
mėlēia, ndėrsa 20% merret nga ushqimi. Ai nuk shkrihet nė gjak, kėshtu
qė transportohet aty ku ėshtė i nevojshėm, duke u lidhur me proteinat e
yndyrshme, tė cilat janė dy llojesh: tė mira dhe tė kėqija: proteinat
Ldl me dendėsi tė ulėt (tė kėqija) dhe proteinat Hdl me dendėsi tė
lartė (tė mira). Proteinat Ldl e dėrgojnė kolesterolin nė periferi,
ndėrsa ato Hdl e transportojnė nga periferia nė mėlēi. Kolesteroli i
tepėrt mund tė depėrtojė nė muret e brendshme tė arterieve, duke
shkaktuar pllakat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Infarkti? Ndryshoni stil jetese
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shėndeti-
Kėrce tek: