Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 -- Tuberkulozi, sėmundja e vjetėr sėrish kėrcėnon

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: -- Tuberkulozi, sėmundja e vjetėr sėrish kėrcėnon   Sat Sep 01, 2007 1:12 am

-- Tuberkulozi, sėmundja e vjetėr sėrish kėrcėnon --
Me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Tuberkulozit, dje ėshtė mbajtur njė konferencė shtypi nė Ministrinė e Shėndetėsisė. 24 Marsi na kujton se TB ėshtė njė sėmundje infektive qė po pėrkeqėsohet pėrsėri dhe mbetet njė problem mbarėbotėror. Kjo ditė ėshtė njė apel pėr veprime konkrete dhe nė tė njėjtėn kohė ka pėr qėllim mobilizimin politik dhe angazhimin social nė nivel kombėtar dhe ndėrkombėtar. Ėshtė pikėrisht pėrkeqėsimi i situatės epidemiologjike qė kthen ditėn e bacilit TB nė vitin 1882 nė ditė botėrore qė nė vitin 1992 dhe qė nė vitin 1996 bėri tė shpallej Ditė zyrtare nė Kombet e Bashkuara. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė e ka vendosur pėrsėri kėtė sėmundje nė qendėr tė vėmendjes dhe e ka shpallur situatėn epidemiolgjike tė TB si “emergjencė botėrore”. Megjithėse shkaktari i sėmundjes ka mė shumė se njė shekull qė ėshtė zbuluar dhe prej 50 vjetėsh ekzistojnė medikamente efikase pėr shėrimin e tė sėmurėve me TB, situata pėrkeqėsohet. Brenda njė viti nė botė ka mbi 8 milionė raste tė reja, nga tė cilat 2-3 milionė vdesin: Thėnė ndryshe, nė ēdo sekondė vdes njė njeri nga TB. 95% e rasteve tė reja dhe e vdekjeve nga TB janė nė vendet e varfra nė zhvilim. Pra TB ka qėnė dhe mbetet njė sėmundje infektive por me karakter tė shprehur social. Nė Shqipėri, ndryshe nga vendet e tjera ish-socialiste, situata mund tė konsiderohet relativisht e mirė. Qeveria shqiptare e ka konsideruar tuberkulozin si njė problem tė rėndėsishėm pėr shėndetin publik dhe pėrparėsi tė saj, u tha nė konferencė, gjė qė ėshtė reflektuar nė legjislacionin e saj. Puna e organizuar e mjekėve pneumofiziatėr, e bėn Shqipėrinė qė sot tė radhitet nė vendet me incidence relativisht tė ulėt, nė krahasim me vendet e tjera tė Ballkanit. Shqipėria krahasohet me vendet e Evropės Qendrore pėrsa i pėrket incidencės sė TB. 19-20 pėr 100 mijė banorė ose 580 raste tė reja nė vit. Nė vendin tonė, TB ėshtė mė i theksuar nė zonat verilindore dhe nė qytetet Shkodėr, Lezhė, Tiranė dhe Durrės. Kjo ka tė bėjė me faktorė historike, pasi nė kėto zona vazhdimisht ka qėnė mė e lartė, si dhe me faktorė ekonomikė e socialė. Shqipėria prej 4 vjetėsh ka filluar zbatimin e DOTS (strategjia mė efikase pėr kontrollin e TB) dhe tani po bėhen pėrgatitje tė mėdha pėr aplikimin nė Fondin Global, gjė qė do tė ngrinte nivelin e kontrollit tė TB .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: -- Tuberkulozi, sėmundja e vjetėr sėrish kėrcėnon   Sat Sep 08, 2007 11:01 pm

-- Suksesi mė i fundit nė luftėn kundėr kancerit tė gjirit --
Ilaēi quhet Herceptin. Dhe ka filluar tė pėrdoret pėr tė kuruar fazat e avancuara tė kancerit. Nė studimet e pasqyruara nė numrin e fundit tė revistės sė mjekėsisė sė New Englandit, pėr gratė qė vuajnė nga formė e hershme, agresive e kancerit tė gjirit, tė cilėve iu dha Herceptin njėkohėsisht me kemioterapinė, pėrqindja e rikthimit tė kancerit ra me 50 pėr qind. Doktorėt po i cilėsojnė rezultatet tė jashtėzakonshme.
Kjo kurė e re ėshtė arritja mė entuziazmuese qė prej mė shumė se njė dekade, sipas mjekes Susan Troyanit nė Spitalin Beth Israel Deaconess nė Boston.
“Tė gjithė mbetėm tė befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim qė tė kishte efekte pozitive shtesė, duke e bashkuar kėtė kurė me kimioterapinė, por nuk prisnim njė efekt kaq tė madh”.
Mjekja Edith Perez e klinikės Mayo, ėshtė bashkėautore e artikullit nė Revistėn Mjekėsore tė New Englandit. Ajo thotė se Herceptina godet vetėm qelizat e sėmura tė njė formė veēanėrisht vdekjeprurėse tė kancerit tė gjirit.
“Herceptina godet vetėm qelizat kanceroze ndaj tė cilave duhet tė veprojė dhe ne prej vitesh kemi pritur njė gjė tė tillė”.
Herceptima, qė shihet kėtu me ngjyrė tė verdhė, kapet pas njė proteine tė rėndėsishme nė tumoret agresive, duke bllokuar shumėziin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtėsi.
Pėr 25 milionė gratė qė diagnostikohen me kėtė lloj kanceri ēdo vit nė gjithė botėn, ky ėshtė njė lajm i tepėr pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetėsh me njė formė agresive tė kancerit tė gjirit.
“Mė kishin dhėnė shumė pak shpresė, mė pak se 30 pėr qind shans pėr tė jetuar edhe pesė vjet tė tjera. Nuk do tė kisha mundėsinė tė shihja rritjen e vajzės sime. Mė thanė se shansi im i vetėm pėr tė mbijetuar ishte Herceptina”.
Studiuesit thonė se njė analizė laboratorike mund tė identifikojė se cilėt pacientė mund tė reagojnė pozitivisht ndaj Herceptinės. Njė pėrqindje e vogėl grash nė kėtė studim patėn njė dobėsim tė muskulit tė zemrės. Por doktorėt thonė se efektet pozitive tė Herceptinės, janė shumė mė tė rėndėsishme se rreziqet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 32
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: -- Tuberkulozi, sėmundja e vjetėr sėrish kėrcėnon   Tue Jan 15, 2008 6:05 pm

Tuberkulozi eshte nje semundje e trasheguar, por shkaktohet nga nje mikrob qe quhet mykobakteri i tuberkulozit, ose ndryshe bacili Koch. Eshte nje mikrob qe shumezohet shume ngadale, prandaj edhe semundja nuk shfaqet menjehere mbas infektimit sic ndodh me mikrobe te tjera,por shume vone.Jeton per disa ore ne toke ose ne dyshemen e dhomes ose ne orendite, enet e guzhines (pirunje, luge, pjata) por infektimi behet ne rreth 98% te rasteve nga mushkerite, me frymemarje nepermjet sperklave qe nxjerr i semuri i rritur.

Infektimi i femijve ndodh gjithmone nga nje i rritur i semure me tuberkuloz, i cili nxjerre shume mikrobe me kolle,teshtitje, kenge, ose me te folur.Dhomat e mbyllura pa diell dhe pa ajrosje te mire jane vende te pershtatshme per te infektuar femijen.

75% e femijve infektohen nga persona te ambjentit familjar, prinder, gjysher, te afermit dhe 25% infektohen nga vizitore te ndryshem.

Femijet qe jane semure me tuberkuloz nuk ngjisin semundjen, per kete arsye nuk kerkohet te merren masa per mbrojtjen e femijve te tjere, me te cilet mund te luajne, te hane, te flene bashke. ”e raste te rralla ku nje i rritur mund te transmetoj tuberkulozin do terheqi vemendjen e mjekut.

Vaksina kunder tuberkulozit (BCG)


Efektet anesore te vaksines nuk jane serioze. Mund te shfaqet nje ulcer e vogel (gerryerje, grope) qe vonohet te mbyllet deri ne 6-7 jave. Zmadhimi i gjendrave ne sqetull ose ne qafe ne ate ane qe eshte bere vaksina. Por duhet tju theksojme qe eshte nje vaksine qe nuk ofron mbrojtje te plote si vaksinat e tjera. Nje femije i vaksinuar mund te semuret nga tuberkulozi dhe per kete arsye n.q. se ndodhet nje i rritur me tuberkuloz ne ambjentin tuaj duhet te kontrollohen edhe femijet e vaksinuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: -- Tuberkulozi, sėmundja e vjetėr sėrish kėrcėnon   Wed Feb 06, 2008 11:24 pm

Tė gjitha qeniet njerėzore janė tė infektuar me baktere

(flora normale) duke jetuar nė sipėrfaqet e jashtme trupore (pėrfshirė
lėkurėn, zorrėt dhe mushkėritė). Ne jemi tė ekspozuar vazhdimisht baktereve (pėrfshirė ajrin, ujin, dheun dhe ushqimin). Normalisht, pėr shkak tė mbrojtjes sonė natyrale trupore shumica e kėtyre baktereve janė tė padėmshme. Te pacientėt me imunitet tė kompromituar, me forca mbrojtėse tė dobėsuara, shpesh kėto baktere mund tė shkaktojnė sėmundje infektive oportune kur dėpėrtojnė nė qarkullim tė gjakut (pas intervenimit kirurgjik, kateterizimit ose ndonjė formė tjetėr tė trajtimit). Nėse kėto sėmundje infektive paraqiten gjatė qėndrimit nė spital kėto referohen si infeksione nozokomiale. Disa nga bakteret mė tė zakonshme qė gjenden nė florėn normale janė Staphylococcus aureus, S. epidermidis dhe Propionibacterium acnes (gjenden nė lėkurė) si dhe Bacteroides dhe Enterobacteriaceae qė gjenden nė zorrė (kjo e fundit nė numėr shumė mė tė vogėl
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: -- Tuberkulozi, sėmundja e vjetėr sėrish kėrcėnon   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
-- Tuberkulozi, sėmundja e vjetėr sėrish kėrcėnon
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shėndeti-
Kėrce tek: