Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si duhet të çlirohemi nga maqedonët

Shko poshtë 
+36
Loti
tom sojer
cuni
Ariani
Argent
Tetovari
spirito
Jeetaa
fina
luan mreti
stabili
Mergimtari
USHTARILIRIS
rolling
idol
rroni
shpendi
GERI_G
Mysafir
Euridika
feneri
Leka i Madh
gjakushi
alban kita
zeriatdheut
petritkola
shaban cakolli
agim barja
Ballistet
Nezir Myrta
bukla
eri M
ss1
Sofra
xhavo_
Beton
40 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor
avatar



Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyThu Mar 27, 2008 1:36 am

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Clip_image001

Forumistë të nderuar po e fillojë këtë temë që të marr mendimet e juaja mbi çështjen e çlirimit të trojeve tona nën pushtimin e sllavëve Maqedon.

Jepne mendimin e juaj se a është më mirë përmes bisedimeve me pushtuesin, përmes rrugës së luftës, apo përmes zhvillimit ekonomik.

-Bisedimet e kanë kuptimin e dialogut me pushtuesin.
-Lufta e ka kuptimin përmes rrugës politiko-ushtarake.

Ju lutem për këtë temë dua që të mos futen antarët vetëm të shkruajn diçka sa për shkel e shko,por mendimin kur ta jep antari i nderuar dua edhe që ta argumentojë me fakte apo të sjell ndonjë detaj gjat luftës, ndonjë citat nga njerz të aftë politikë, apo njerz me përvojë gjat luftës apo edhe ndonjë link qoft me mendime ekonomike apo përmes bisedimeve etj etj.

Jepne mendimin e juaj ju lutem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyThu Mar 27, 2008 3:27 am

Te pergezoj per temen e hapur Deli.!

-. Mendimi ime per temen eshte,qe po humbim kohe dhe veq kohe me sllavo-maqedonasit qe te çlirohemi permes ( bisedimeve ) dialogut me pushtuesin,sepse kemi te bjem me dy hunda njerez,nuk jane as me shume e as me pake vetem se nje ''grushte'' maqedon ne ilirida.

-. Sipas mendimit tim,nje organizator i mire luftarake na vine dhe 19 ushtare dhe nje i pendes,te nderit te vendosure ,,do te thote maqedonia nuk ka me shume se 3 ''kasarna'' keta tre kasarna ti marishe nen kontrolle e ke mare te gjithe maqedonin nen kontrolle.
Done apo sdon maqedonia ti mbi tavolin ja q'ndise nje program te çlirohemi pergjithmon....

ndegjohemi ne teme

teme shume e mire Deli repekt .

vazhdim te mbare ne teme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyThu Mar 27, 2008 3:48 am

Shqiptarët në Maqedoni e bënë luften dhe erdhen deri tek marrëveshja e Ohrit, e cila mendoj se ia humbi gjithë kuptimin asaj lufte. Hajde po themi se ajo marrëveshje u bë për t'i treguar botës karakterin çlirues dhe kërkues të drejtash nga shqiptarët. Mirpo shqiptaret e Maqedonisë duhet të kenë kërkesa të qarta, të jenë të vendosur dhe në fund të bashkuar (çka fatkeqësisht nuk është duke ndodhur).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyFri Mar 28, 2008 2:38 am

Xhavo ubë marveshja e Ohrit po nuk po respektohet së pari nga ato që e bëm prandaj sdi se si mund të kuptohet kjo por unë jam i mendimit siq e paska cek edhe Betoni se dikush nuk e kupton gjuhen e bisedes por vetëm gjuhen e gryk hollës ,
Ubë lufta po qka u arrit nga ajo luftë ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyFri Mar 28, 2008 4:09 am

Deli mendoj se ne maqedoni jetoin me shume se 1 million shqiptar,pjesa verilindore pote bashkohen çlirohen nga maqedonet,done apo nuk done maqedonia,sepse po te jen te organizuar pjesa verilindore i mere nen kontrolle te gjitha ,se pari here te fillone nga ''stacionet policore'' bazat ushtarake dhe ja si vjen çlirimi nga maqedonet,e konsideroj si jo rezike por real ndaj sigurise te popullates ,si dhe te tjeret perkrahin vrejtjen se kjo organizate munde te fitoj me shume perkrahje,mbi te githa edhe nuk ka nevoje te angazhohen shume por ata qe te angazhohet duhet te jene kombetar dhe te sakrifices.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyFri Mar 28, 2008 5:17 am

Shqiptarët që janë të pushtuar nga Shteti Maqedon së pari duhet të mos mashtrohen me emrin "Iliridë" por duhet ta thuan hapur se ajo pjesë e banuar me Shqiptar është pjesë e ndarë dhunshëm nga trungu i Kosovës dhe Shqipërisë, atje duhet punuar ilegalisht dhe për ta demaskuar politikën aktuale të liderve të partive politike shqiptare.

Në të njejtën kohë duhet formuar njësitet guerile nëpër qytetet shqiptare e duke vazhduar punën për rritjen e rrjetit organizativ ilegal.

Nëse je i okupuar duhet të çlirohesh, por si të çlirohesh ? me bisedime nuk ke rezultat sepse shumë varet se me kend ke të bisedosh, a të kupton pushtuesi që të ndahesh me dialog, opinjoni ndërkombëtar duhet pasur shkak për një mbledhje që të mbajnë për situatën mes dy palve në konflikt etj etj...
Pra e vetmja rrugë është kur pushtuesin ta detyrosh që ti lëshojë trojet e okupuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptySat Apr 05, 2008 12:52 pm

Në të njejtën kohë duhet formuar njësitet guerile nëpër qytetet shqiptare e duke vazhduar punën për rritjen e rrjetit organizativ ilegal.

Sofra

Sa eshte ne rezike popullata nese formohen njesite gureile neper qytete e fashtara.!?

me bisedime nuk ke rezultat sepse shumë varet se me kend ke të bisedosh,

Jam dakord.!
Me kete se me kend ke te bisedoish kurre zgjaten shqiptaret doren e pajtimit ne marveshjen e Ohrit .!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptySun Apr 06, 2008 4:02 pm

Jam dakort me ty sofra.Koha e bisedimeve me shtetin maqedon ka mbaruar Per fat te keq ne shqiptaret na duhet te kalojm edhe nji lufte tjeter,e cila po duket ne horizontet e Ballkanit. Shpersoj te dalim te fituar nga kjo lufte e re,jo si ne shekullin e kaluar. Fqinjet dhe trumpetat e tyre ne bote na quajn lufte nxites,por a eshte luftenxites ai qe kerkon liri? shpesoj qe ne te jemi brezi qe do te gezojm dhe do te festojme Bashkimin e Kombit tone nen nji shtet me emrin Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptySun Apr 06, 2008 4:27 pm

xhavo_ shkruajti:
Shqiptarët në Maqedoni e bënë luften dhe erdhen deri tek marrëveshja e Ohrit, e cila mendoj se ia humbi gjithë kuptimin asaj lufte. Hajde po themi se ajo marrëveshje u bë për t'i treguar botës karakterin çlirues dhe kërkues të drejtash nga shqiptarët. Mirpo shqiptaret e Maqedonisë duhet të kenë kërkesa të qarta, të jenë të vendosur dhe në fund të bashkuar (çka fatkeqësisht nuk është duke ndodhur).

Ashtu xhavo ! Shqiptarët duhet të çlirohen nga marionetat shqiptare që për një kulltuk bëhen pambuk! Dhe lahen me ajazmën e makosllavisë tek kryqi i Vodnos duke ia puthur dorë gospodin gospodin Stefanit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptySun Apr 06, 2008 9:04 pm

Nuk çlirohemi duke u çarmatosur !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyMon Apr 07, 2008 12:34 am

Betoni pyet.

Sofra

Sa eshte ne rezike popullata nese formohen njesite gureile neper qytete e fashtara.!?

Beton popullata edhe sot është e rrezikuar edhe pa formimin e njësiteve guerile. Por nëse formohen njësitet guerile dhe ato veprojnë ilegalisht, nuk do t'u ipet mundësi pushtuesit që ta rrezikojë popullaten deri në atë shkallë sa ishte në Kosovë ku u bë gjenocid.Por nga pushtuesit e tillë si maqedonët duhet pritur të gjitha, edhe më të keqen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyMon Apr 07, 2008 3:28 am

njesitë guerille rrezikojnë popullin shqiptar ne irjm,sepse iu jipet shansë pushtetit të bëjë çdo masakër, ashtu si edhe patëm në disa fshatra, Brodec etj.

Poashtu, a do ta kenë mbështetjen e politikës shqiptare atje se? Kjo është pyetja, që don gjegje.

Po nëse ngritet i gjithë populli, duke manifestuar me flamur kombëtar shqiptar, për të drejtat e veta, sikurse maqedonët - e nëse cenohet diçka, aty linden guerrillat dhe kur mbahet bllok vendi një kohë me pretekst - realizimi i të drejtave nga Marreveshtja e Ohrit etj., irjm mbetet në kollaps politik dhe në këto momente kritike për emrin e avancimin e saj - edhe mund të fitohet ose ndarja e saj, ose shkatrrimi dhe bashkimi i tokave shqiptare!

Sëpari marionetat shqiptare, duhet futur o në aksion, o në tmerr! Është koha ma e volitshme tash!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyMon Apr 07, 2008 3:42 am

shih tash kafhsët tona, duan të bëhen urë lidhëse marreveshtëse...pokështu sali lopa e njohu i pari shtetin maqedon, shtetin falls me shqiptarë e toka shqiptare!!!

06.04.2008
nga Rijad Murati
Tirana zyrtare është e gatshme të ndërmjetësojë ndërmjet Athinës dhe Shkupit, për arritje të marrëveshjes të shpejtë rreth emrit, me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë të marrë ftesë për anëtarësim në NATO.

Shefi i shtetit shqiptar, Bamir Topi, tha se vendi i tij, do të jetë urë për arritje të marrëveshjes. Ne, shtoi ai, me vëmendje do ta shqyrtojmë këtë çështje dhe do të ofrojmë rol konstruktiv në rajon, të cilin e kemi bërë deri tani. Në ndërkohë kreu shtetëror ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të fillojë konsultime në më shumë nivele, që të gjendet sa më shpejtë zgjidhje e duhur për kontestin me emrin me Greqinë, e cila e bllokoi Maqedoninë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Një gjë të të këtillë të shtunën në Zagreb e konfirmuan shefi i shtetit Branko Cërvenkovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski, të cilët së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski, biseduan me presidentin amerikan Xhorxh Bush dhe kolegët e tyre nga Grupi të Adriatikut: Shqipërisë dhe Kroacisë. Cërvenkovski dhe Gruevski në deklarata të ndara pas bisedave dhe drekës punuese konfirmuan se SHBA-ja është mbështetës i fuqishëm në integrimin e Maqedonisë në NATO dhe se sot e kanë informuar Bushin, sekretaren amerikane të shtetit Kondoliza Rajs dhe këshilltarin shtetëror Daniel Frid, për problemin me emrin me Greqinë. (Lajm)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyMon Apr 07, 2008 3:52 am

mendoj se shqiptaërt në irjm, të lidhen për emri e vërtetë të shtetit të paraardhësve MAKEDHONIA, e mos tua lënë emrin mbeturinave bullgare ta përdorin si pretekst të mbrojtjes së një shteti falls! Mu për atë edhe pati pëngesa për antarsim në nato.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyTue Apr 08, 2008 11:12 am

Nezir Myrta

Ne Maqedoni duhet te plotesohen marreveshjet.!!

Ne ditet e sotme,
per te ndezur konflikt, ka nevoje vetem per disa njerez aktive.
Ne
veçanti, ky eshte problemi i Maqedonise. Por, çeshtjen duhet shikuar jo
vetem nga aspekti politik, por duhet shikuar se kush deshiron qe
konfliktin politik ta shnderroje ne konflikt te armatosur dhe cilat jane
perparesite qe ata mendojne se do t'i perfitojne nga kjo.

Ka njerez ende edhe ne
anen e sllaveve maqedone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ballistet
Fillestar/e
Fillestar/e
Ballistet


Numri i postimeve : 10
Vendi : VJENE Austri
Registration date : 14/03/2008

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyTue Apr 08, 2008 3:45 pm

Me kete politike qe beje Partit shqiptare ne Maqedoni nuk mund te pritet shume deri te endra jone e kamotshme....
Me shume Partit Shqiptare perdorin termin Shteti jone R.M se sa vete Maqedont.....
Me te mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim barja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
agim barja


Numri i postimeve : 158
Registration date : 09/04/2008

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: TE BASHKUARE   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyWed Apr 09, 2008 10:56 pm

Ju lus që ta përmirsoni këtë postim nga shkronjat kapitale ta ktheni me shkronja të vogla, përndryshe do të fshihet postimi.
me respekt, stafi

NE SE PARI SHQIPTARET DISA PUNE EDHE VET I LEJMI TE NA IKUN NGA DORA PERSE KETE PO E THEME SE NDOSHTA EDHE BESIMI I TEPRUARE QE KEMI PERDERISA NUK BEHEMI NJE E TE BASHKUARE DO KEMI GJITHMONE KESO PROBELEME TE PA ZGJIDHURA TE TROJEVE TONA TANI QFARE NA DUHET TE BEJMI AKADEMIA SHQIPTARE DUHET TE ULEN E TE BASHKOHEN E TE KUVENDOJN SI VELLAU ME VELLAUN E TA BEJN NJE STRATEGJI MBARE KOMBETARE E ATEHER EDHE KOMBI YNE DO JETE I BASHKUARE EDHE ME SHUME KUR NE KRYE TE NJE PUNE ESHTE TRURI SHQIPTARE I TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE SIKUR TE ISHIM ME TE BASHKUARE SLLAVO MAQEDONASIT ZDO ISHIN NDI QE JANE GJALLE GJITHEQKA DUHET TE BOJKOTOHET NE KETE SHTET ARTIFICIALE I QUAJTUR MAQEDONI NE TROLLIN SHQIPTARE EDHE QKA ME MENQURI DUHET TE PUNOJMI MOS PRANIMI I MAQEDONISE ESHTE NE FAVOR TE SHQIPTAREVE DHE KETU NA DUHET NJE POLITIKE E MENQUR ASESI NUK DUHET TJA MUNDESOJMI ANTARSIMIN NE NATO MAQEDONISE PO LIDERT EDHE VET FAJIN E KANE PERSE BASHKEPUNOJN ME MAQEDONASIT KUR ATA JANE NE SHTEPIN TONE DHE THOTE UNE JAME ZOT SHTEPIE .ATEHER DUHET TI BOJKOTOJMI TE GJITHA INSTITUCIONET E MAQEDONISE PERSE SKEMI NA QFARE TE KERKOJMI ATY KUR TE DREJTAT TONA SI GEZOJMI CILA MARVESHEJE E OHRIT PERSE MARVESHJE ATO DUHET VENDIM I PRERE DUHET FLAMURI GJUHA UNIVERZITETET GJUHA ZYRTARE SHQIPE SE JEMI NE TROLLIN TONE SHQIPTARE TE QUAJTUR SHQIPERIA ETNIKE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyWed Apr 09, 2008 11:42 pm

E mbeshtes mendimin e z,agim bajra ,dhe nese nuk ekam ngaterruar me ndonje tjeter,kete personalitet e njoh dhe e rrespektoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim barja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
agim barja


Numri i postimeve : 158
Registration date : 09/04/2008

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptyThu Apr 10, 2008 2:20 am

oky do i respektoje keto rregulla pa dashje i kame bere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptySat Apr 12, 2008 12:48 am

Historia e shqiptareve te Maqedonis eshte pjes e pandare e trashigimise se popullit shqiptare,çeshtja kombetare e te cilit ka mbetur gjithnje e hapur,e pazgjedhure dhe si e tille tejet e dhimbeshme.
Mendoj se dialogu nuk ka aritje ne maqedoni e kjo te çone te mendoish se jo gjithçka munde te rrejdhe sipas palneve te parashikuar sllavo -maqenonas .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptySat Apr 12, 2008 2:36 pm

Vetem duke u carmatosur nuk mund te rifitojm trojet tona ne Maqedoni.
ALBANIA PRESS,e perjavshme informative ne gjuhen shqipe.
Athine 4.4.2008
...Fakte lidhur me Shqiperin per antaresim ne NATO.
Procesi i rekrutimit ne Shqiperi do mbaroj ne janar 2010. numri i forcave te armatosura do te jete 14500.Aeroplanet e tipit Mig dhe tanket e vjeteruar do shiten per skrap.Shqiperia ka ne plan te blej mjete te blinduara por jo tanke,helikopter por jo aeroplan ushtark,katersilruset do te zevndesohen nga tre anije te shpejta patrullimi....
Me thoni vellezer perse te ndodhi ky carmatim i vendit tone kur te gjithe fqinjet tane ballkanik vazhdojn te armatosen?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptySat Apr 12, 2008 2:43 pm

Ss1 përse durohen në krye të shtetit ende të shiturit edhe të korruptuarit ?!
Përderisa ne ende jetojm me iluzione dhe presim edhe nga të huajt edhe nga këta politikan aktual ne vetëmse do të fundosemi ngadal humnerës posht e në këtë mënyrë me këta politikan që i kemi të shitur mund ta humbim edhe këtë shqipëri momentale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptySun Apr 13, 2008 3:35 am

Ilirida është pjesë integrale e Shqipërisë Etnike.


ILIRIDA

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Shefki_ollomaniIlirida - Shqipëria Verilindore, Lugina e Vardarit ose Maqedonia Perëndimore, ka qenë e banuar që në periudhën më të lashtë parahistorike, të Neolitit, nga popullsi bartëse të Kulturës Mediterane. Më vonë, nga kjo popullsi parahistorike u formuan Pellazgët dhe fiset Ilire, të cilët në Iliridë, përveç tjerash, ndërtuan edhe këto qytete historike: Oeneu (Tetova), Draudaku (Gostivari) dhe Uskana (Kërçova) të cilët banosheshin nga fisi Ilir i Penestëve. Linkestët dhe Enkelejtë banonin rreth qyteteve Strugë, Ohër (Lyhnidis) dhe Manastir (Heraklea). Kurse pjesa veriore e Maqedonisë, Shkupi (Scupi), Kumanova, etj., ka qenë e banuar nga fiset ilire të Dardanëve dhe Paionëve.

Në Enciklopedinë serbe theksohet: "Maqedonia në periudhën antike ishte shtet i pavarur, i banuar me fise iliro-thrakase, nga maqedonasit iu dha emri MAQEDONI". Më poshtë thuhet: "Shtrihej rreth brigjeve të Detit Egje. Në histori është njohur me emrin Maqedonia, me kryeqytet Selanikun. Më vonë Filipi II, i ati i Lekës së Madh, i zgjeroi kufijtë në Veri. Kjo njihej me emrin Maqedonia II, me kryeqytet Stobi (Shtipi). Kufiri i Maqedonisë II shtrihej deri te lumi Astibo dhe rrjedha e poshtme e lumit Erigon". (Malla Enciklopedija, Prosveta, Beograd, 1978, f .461).

Pra, siç shihet, Maqedonia antike asnjëherë nuk është shtrirë në veri të lumit Erigon (Crna Reka), dhe se në perëndim asnjëherë nuk e ka pasur territor të saj Maqedoninë e sotme Perëndimore. Ata ishin të banuara me fiset tjera ilire, si: dardanët, paionët, lynkestët, penestët, enkelejtë etj. Këtë e dëshmojnë edhe gërmadhat e vendbanimeve të vjetra dhe objektet e shumta arkeologjike të zbuluara anekënd hapësirës së Maqedonisë së sotme.

Kurse, sa iu përket maqedonasve pellazgo-ilirë, një historian do të theksonte: ”Herët u paraqitën në histori dhe shumë herët u zhdukën”. Kjo tregon, se maqedonasit antikë nuk patën jetë të gjatë në histori. Në shek. III p.e.s nuk u dëgjuan më fare, ndërsa Leka i dëgjuan më fare, ndërsa Leka Ieonjetnive dhe ndarja e tyre nga shteti Madh vazhdoi të "veprojë" në arenën historike. Ai bëri bujë dhe la gjurmë të thella në histori. Edhe sot është i pranishëm në lëminë e historisë. Për të dihet se është i biri i Filipit II e i nënës Olimpi dhe se mësues e ka pasur Aristotelin (aristokrat Telin, filozof ilir). Leka i Madh ishte kushëri i Pirros së Epirit. Që në moshë 6 vjeçare mbet jetim dhe e mori në mbrojtje dhe e rriti mbreti i Taulantëve, Glauku, i cili më pas i ndihmoi që të bëhet mbret i Maqedonisë. Çka është me rëndësi, Leka i Madh, ishte mbret i Maqedonisë prej v. 336 deri në v. 323 p.e.r., pra, deri në vdekjen e tij. Përkatësinë etnike iliro-maqedonase, askush nuk mund t'ia mohojë, prandej edhe quhet Leka i Maqedonisë (Aleksandri i Maqedonisë).

Pra, më mirë do të ishte që historianët dhe politikanët sllavo-maqedonas të mos merren me kuazishkencë, sepse kjo sjell huti brenda vetë popullit sllavo-maqedonas. Përpjekjet e tyre që të jenë pasardhës të një populli të stërlashtë, me të cilin mburret historia antike dhe historia më e re, janë pretendime të kota, sepse nuk munden të jenë edhe sllavo-maqedonas edhe maqedonas antikë. Nuk munden të jenë në të njëjtën kohë edhe sllavë edhe ilirë, sepse maqedonasit e Lekës së Madh kanë jetuar në një hapësirë dhe në një kohë krejtësisht tjetër. Fisi i Maqedonëve të Lekës së Madh ka qenë fis pellazgo-ilir. Këtë e dëshmojnë vetë historianët dhe filozofët helenë (grekë) të asaj kohe, duke i quajtur Maqedonët, ashtu si edhe Ilirët, fise "barbare", pra fise të huaja, jo greke, që nuk kishin gjuhën dhe etninë e tyre.

*****

Shteti që sot zyrtarisht quhet Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), për herë të parë si gjysmështeti, si Republikë i ish-Federatës Jugosllave, u konstitua në vitin 1945.

Republika e Maqedonisë u nda nga ish-Federata Jugosllave pas mbajtjes së Referendumit të 8 shtatorit 1991, duke shpallur po atë vit edhe pavarësinë shtetërore. Ende pa përmbushur kushtet e parashtruara nga Komisioni i Badinterit u bë njohja e Maqedonisë si shtet i pavarur, dhe më 1993 ajo u pranua anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me gjithë njohjen e saj si shtet i pavarur nga OKB-ja, Republika e Maqedonisë (apo zyrtarisht: IRJM - FYROM) ende ka shumë probleme të pazgjidhura me fqinjët e saj.
Kështu, Bullgaria nuk ia njeh kombësinë (etninë), duke pretenduar se në Maqedoni ka vetëm pjesë të kombit bullgar e jo ndonjë komb maqedonas. Greqia nuk ia njeh as etninë, as emrin shtetit sllavomaqedonas, duke pretenduar se ajo është e vetmja "trashëgimtare" e emrit antik "Maqedon dhe Maqedoni". Serbia Maqedonisë nuk ia njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedonase, duke tentuar që ta mbajë gjithmonë nën sqetullën e saj këtë kishë. Kosova nuk ia njeh kufijtë Maqedonisë, sepse Serbia mbolli "mollën e sherrit" midis dy vendeve kur ia dhuroi Maqedonisë një pjesë të madhe të tokës së Kosovës. Republika e Shqipërisë e njeh Maqedoninë si shtet të pavarur e sovran dhe nuk ka probleme ndërshtetërore me të, por populli shqiptar i Iliridës nuk e njeh Maqedoninë si shtet të vetin, sepse nuk është i barabartë me popllin sllavo-maqedonas, sepse nuk është popull shtetformues në këtë republikë.
*****

Pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, kjo parti dhe qeveria e saj përpiloi një program pune ku pjesën më të madhe të këtij programi e përbën problemi ekonomik dhe zgjidhja e këtij problemi. Kurse problemi politik lihet nën hije të ekonomisë. Çështjet e pazgjidhura etnike, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit etj., lihen në plan të dytë, edhepse ato janë problemet numër një me të cilat përballet shteti i Maqedonisë. Në këtë mënyrë qeveria e VMRO-s po ikë nga problemet e mprehta reale politike dhe shkon e fshihet pas problemeve ekonomike, të cilat poashtu janë të mëdha dhe duan zgjidhje urgjente, por jo në kurriz të problemeve etnike dhe të pabarazisë ligjore ndërmjet etnive.

Duhet theksuar se, në mars-prill të vitit 2001, Kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë kërkoi ndarjen e saj, por shqiptarët nuk e pranuan këtë tezë, sepse Kryeministri i atëhershëm sllavomaqedonas u jepte shqiptarëve vetëm dy-tre komuna të këtij shteti, kurse pjesën e ”luanit” të trojeve shqiptare të Iliridës propozonte ta mbante për vete! Kurse në maj të po atij viti (2001), kur UÇK kishte shti në dorë luginën e epërme të Vardarit dhe ishte afruar te portat e Shkupit, Kryeministri u tërhoq nga ideja dhe ngarkoi Akademinë e Shkencave të Maqedonisë për ta elaboruar më tej tezën e ndarjes së saj. Nuk vonoi shumë dhe gazeta Veçer e datës 25 maj 2001 botonte hartën e ndarjes së Maqedonisë. Ky skenar jorealist e antishqiptar nuk u realizua atëherë, por skenari vazhdon të qëndrojë në sirtarët e kësaj partie sllavomaqedonase.

Sllavomaqedonasit VMRO-istë duan ta ndajnë Maqedoninë, por faji përballë Europës dhe botës ”duhet” t’u mbetet Shqiptarëve, që ne të etiketohemi e anatemohemi nga faktorët politik relevantë ndërkombëtarë si ektremistë, nacionalistë, separatistë, paqeprishës,… deri edhe terroristë! Por, faktikisht dhe historikisht, Maqedoninë (ta quajmë kushtimisht) Etnike e kanë ndarë vetë ideologët sllavomaqedonas të VMRO-së së shekullit të kaluar: Jane Sandanski (nga Maqedonia e Pirinit), Goce Dellçevi (nga Maqedonia e Egjeut), Nikolla Karevi, etj., të cilët nuk luftuan në koalicion me shqiptarët e Hasan Prishtinës për të krijuar Shqipërinë Etnike dhe Maqedoninë Etnike, por luftuan për të pushtuar sa më shumë territore të Shqipërisë Etnike në prag të shekullit të kaluar. Prandaj tani Maqedonia sllavomaqedonase e Pirinit gjendet nën Bullgari, kurse Maqedonia sllavomaqedonase e Egjeut gjendet nën Greqi. Dhe jo vetëm kaq, por politika antishqiptare e VMRO-së së sotme moderne dhe e të gjitha partive tjera politike sllavomaqedonase ende vazhdon me avazin e vjetër. Ata me ngulm po përpiqen të mbajnë të pushtuara tokat shqiptare të Shqipërisë Etnike (Iliridën) dhe po vazhdojnë të injorojnë të vetmit aleatë të tyre natyrorë në Ballkan – Shqiptarët, me të cilët i bashkon idea për krijimin e Shqipërisë Etnike dhe Maqedonisë Etnike. Dhe Maqedonia Etnike e tyre nuk shtrihet në tokat shqiptare të Iliridës, por gjendet në Bullgarinë e Pirinit dhe në Greqinë e Egjeut, si dhe në Maqedoninë e sotme juglindore (rrjedha e poshtme e Vardarit).

Sllavomaqedonasit dhe Shqiptarët kanë të përbashkët të njëjtin pushtues shovenist – Greqinë, por këtë fakt pushtetarët sllavomaqedonas të Shkupit nuk e marrin parasyshë dhe vazhdojnë të armiqësohen më tej me Shqiptarët, duke mos qenë të vetëdijshëm se në këtë mënyrë ata po godasin, më shumë se Shqiptarët, vetveten dhe çështjen e tyre kombëtare. Me apo pa "aleatët" sllavomaqedonas, kombi shqiptar do të vazhdojë rezistencën dhe luftën e tij për bërjen e Shqipërisë Etnike.

Mosimplementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe vazhdimësia e diskriminimit të shqiptarëve të Iliridës nga pushtetmbajtësit sllavomaqedonas të Shkupit, vetëm se do ta shpejtojë ndarjen dhe shpërbërjen e Republikës së sotme të Maqedonisë (IRJM-FYROM). Dhe faji do të rëndojë mbi ta, sepse bota demokratike nuk është as e verbër e as naive që të mos e identifikojë fajtorin e kësaj ndarjeje.

*****

Republika e Maqedonisë është shtet unitarist multietnik, ku pushteti ushtrohet nga lart – poshtë, dhe ku sundon etnia sllavomaqedonase mbi etninë shqiptare dhe mbi pakicat tjera kombëtare. Ky lloj pushteti etnocentrist është burim i konflikteve të vazhdueshme ndëretnike. Multietniciteti i shtetit është njëherit dhe pasuri e atij vendi, por vetëm kur bëhet decentralizimi i pushtetit qendror, kur pushteti dhe të drejtat e qytetarëve ushtrohen nga poshte-lartë. Kjo formë e qeverisjes bën të mundur që etnitë dhe pakicat e ndryshme që nuk kanë etni, gjuhë, fe e as tradita të përbashkëta, megjithatë mund të bashkëjetojnë në paqë dhe harmoni ndëretnike në një shtet të tillë ligjor.

Gjithë kohën ka pasur premtime të pushtetit maqedonas se do t’i plotësojë kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve, por nuk i ka plotësuar kurrë. Poashtu tërë kohën, sidomos gjatë fushatave elektorale, ka pasur premtime të partive shqiptare për zgjedhësit shqiptarë se do t’i avansojnë të drejtat e tyre kombëtare, se do t’i përmbushin kërkesat e tyre politike, kombëtare, ekonomike, të arsimit etj., por kur kanë hyrë në qeverisje nuk i kanë mbajtur premtimet. E gjithë politika e sllavomaqedonasve dhe e partive shqiptare është ndërtuar dhe është zhvilluar mbi premtime gojore dhe shumë pak gjëra janë të shkruara e të inkorporuara në ligj. Edhe ato të drejta të sanksionuara në kushtetutë dhe ligjet e shtetit nuk janë realizuar fare ose tepër pak në praktikë.

Çdo shtet jodemokratik njëherit është edhe ilegjitim për etninë që shtypet e shfrytëzohet politikisht dhe ekonomikisht. Pjesëmarrja e partive politike të etnive tjera në Parlament dhe në Qeveri, pa përmbushur standardet demokratike, pa rrespektuar dhe zbatuar marrëveshjet paraprake dhe ligjet në fuqi, nuk e bën një shtet legjitim. Përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtetin maqedonas, deputetë apo ministra, deri më sot kanë shërbyer vetëm si dekor dhe për të legalizuar pushtetin e sllavomaqedonasve karshi botës. Pushteti legal kur është jodemokratik, ai automatikisht është pushtet ilegjitim, i paligjshëm dhe i papërfillshëm nga etnia apo pakicat që janë objekt i padrejtësive të pushtetit legal.

Shqiptarët në Maqedoni, që nga viti 1945 e deri më sot, nuk kanë qenë të barabartë me sllavomaqedonasit, prandaj kurrë nuk e kanë pranuar atë si shtet të vetin, sepse janë nëpërkëmbur e diskriminuar vazhdimisht nga të gjitha qeveritë e Shkupit. Për këtë shkak, më 24 mars 1990 shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni e shpallën Iliridën Republikë Autonome, por nuk e vazhduan punën e mëtejshme për jetësimin e saj në vepër! Kurse në pranverë të vitit 2001 shqiptarët e Iliridës iu bashkangjitën thirrjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) për luftë nacionalçlirimtare dhe ndarje nga Maqedonia.

*****

Asnjë marrëveshje nuk mund të ketë karakter të përjetshëm. Ajo, çka është edhe më keq, Marrëveshja e Ohrit as nuk është implementuar në tërësi as edhe pas kaq vitesh të përpilimit të saj. Kjo Marrëveshje është shumë e vështirë që të implementohet në tërësi, sepse kundër saj ka qenë gjysma e popullit sllavomaqedonas. Këtë e dëshmoi edhe Referendumi Popullor i 7 nëntorit 2004, i organizuar nga partia aktuale në pushtet - VMRO-DPMNE, ku rreth 445.000 qytetarë sllavomaqedonas votuan kundër Marrëveshjes së Ohrit!

Marrëveshja e Ohrit është Marrëveshje për ekzistencën e Maqedonisë, ajo nuk është marrëveshje vetëm e shqiptarëve, por edhe e sllavomaqedonasve. Prandaj pushtetarët VMRO-istë të Shkupit janë të obliguar që ta implementojnë atë deri në shkronjën e paragrafin e fundit tä saj, nëse nuk duan shpërbërjen apo ndarjen e Republikës aktuale të Maqedonisë.

Marrëveshja e Ohrit ka luajtur rolin historik të ndërprerjes së luftës dhe tani është obligim i të gjitha forcave politike që të angazhohen për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe ende të pazgjidhura politike e kombëtare në Maqedoni. Një gjë e tillë mund të realizohet vetëm përmes një dialogu konstruktiv, ku hiqen “temat tabu” dhe me ndihmën e forcave demokratike ndërkombëtare të gjenden format dhe mënyrat e zgjidhjes së problemeve pa gjakderdhje të reja. Republika Shqiptare e Iliridës ende është opcion politik dhe kombëtar i popullit shqiptar të Iliridës.

Si duket pushteti maqedonas nuk ka mësuar asgjë nga konflikti ushtarak shqiptaro-maqedonas i vitit 2001! E meta e historisë është se ajo, në një formë apo në një tjetër, përsëritet. Historia përsëritet kur njerëzit, partitë politike apo pushtetet shtetërore nuk mësojnë apo nuk duan të mësojnë asgjë nga ngjarjet historike. Dhe atëherë historia përsëritet, por përsëritet me një egërsi, intenzitet dhe përmasa shumë më të mëdha se sa herën e kaluar.

Prandaj, si dje edhe sot, Maqedonia po përballet me konflikte të hapura e të fshehura ndëretnike. Ky shtet nuk është demokratik dhe si i tillë nuk ka të ardhme. Ardhmëria e Maqedonisë qëndron vetëm në decentralizimin demokratik të pushtetit qendror, i cili shprehet përmes konceptit të demokracisë konsensuale, autonomisë rajonale, federatës apo konfederatës.

Rruga tjetër është vetëvendosja demokratike e popullit shqiptar të Iliridës, përmes Referendumit Popullor dhe ndarja e tij nga Maqedonia, duke formuar shtetin e ri - Iliridën, me të drejtë bashkimi me Shqipërinë ose Kosovën.

Përndryshe, Ilirida është Shqipëri Verilindore, e banuar në masën 90% nga shqiptarët autoktonë pellazgo-ilirë që nga antika dhe deri në ditët tona. Kurse në nivel republikan Shqiptarët përbëjnë rreth 45% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë.

Ilirida është pjesë integrale e Shqipërisë Etnike.

20 shtator 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptySun Apr 13, 2008 3:53 pm

Sofra te falemenderoj per keta informata shume me vler respekt .

Perkundrazi ne nuk duhet te çlirohemi nga maqedonet ,por ata duhet ta dine shume mir se nuk kan vand aty ku bukes i themi buke e ujit uje quhet shqipri , kaurroshkinija =sllavo = maqedonase te drejtohet ne drejtim te Bullgaris .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët EmptySun Apr 13, 2008 4:46 pm

Me nderë kofsh Beton ndëgjojë këtë dy këngë......

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Default

PERPARIM BRATI DHE HAMIT KASTRATI - DESHMORVE TE HASIT

Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Default Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Pixel-vfl73

PERPARIM BRATI DHE HAMIT KASTRATI - DESHMORIT ARBEN LAMI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty
MesazhTitulli: Re: Si duhet të çlirohemi nga maqedonët   Si duhet të çlirohemi nga maqedonët Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si duhet të çlirohemi nga maqedonët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Duhet te flsim
» Dhe sa duhet te presim akoma sa ????????
» Cështja Shqiptare Ende e Pazgjidhur
» Pse duhet te kemi frike !
» S'duhet heshtur për identitetin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: