Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lufta me 2001 ne Maqedoni?

Shko poshtë 
+16
Argent
Nezir Myrta
dibra
MARY
Orfe@
rroni
shpendi
fi2a1
eri M
feneri
zeriatdheut
Leka i Madh
Sofra
dibranja
Beton
Ani
20 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyMon Jul 14, 2008 7:48 pm

biligoa shkruajti:
Familjarët e të masakruarve në fshatin Luboten reagojnë kundër lirimit të ish ministrit Boshkovski

.


Masakra e gjysmëdënuar!

Rrëqethen lubotenasit kur dëgjojnë nga goja e prokurorit të Hagës se ish ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski shpallet i pafajshëm.

vazhdon


Në momentin kur shpallej gjykimi i dy të akuzuarve, Boshkovskit dhe Tarçullovskit, “Lajm” ndiqte seancën e Tribunalit të Hagës në familjen e Qani Jasharit, të cilit në masakrën e 12 gushtit të vitit 2001 iu vranë djemtë Kadriu dhe Bajrami. Të gjithë janë bërë sy e veshë dhe presin…Shtangia që zgjatë disa sekonda, ndërpritet me ndezjen e cigares dhe thithjen e thellë të tymit. Mosbesim në momentin kur Boshkovski u shpall i pafajshëm. Nuk u besonin dot veshëve të tyre. “Si është e mundur? Ç’është ky skandal që po ndodh sërish? Çfarë gjyqi është ky që e shpall të pafajshëm këtë njeri që na dogji dhe masakroi”, shprehet i revoltuar Afeti vëllai i dy djemve të vrarë. I dëshpëruar, Afeti thotë se më s’ka mbet jetë në Luboten. “Kur edhe Haga vendosi kështu, atëherë çfarë mund të presim prej maqedonasve”, thotë ai. Afeti bën paralelizëm mes gjykimit të dy shqiptarëve në Shkup, të cilët u dënuan me burg të përjetshëm, pasi akuzoheshin se kanë vrarë një maqedonas, ndërsa sipas tij Haga ka shpall të pafajshëm një njeri që ka dhënë urdhër për të vrarë 10-të vetë, për të djegur dhe masakruar fshatin. “Ç’është kjo punë kështu, të marrim dhe ne kallashët dhe të vrasim dhe sipas Hagës të dalim të pafajshëm”, thotë ai. Ndërsa babai i tyre, Qaniu, nuk flet fare. Atij sikur i ka ikur goja. Si ka mbet më asnjë fjalë për të thënë. I strukur në qoshen e tij ai nuk dëshiron të flasë më asnjë fjalë. Kurrë s’ia kish marrë mendja se Haga do ta shpallte të pafajshëm këtë njeri. Ndërsa, nëna e djemve, zemra e së cilës është djegur së bashku me shtëpitë e djegura shpreh mllefin e saj. “Gjyqi po luan me ne, po luan me jetimët, por ata do të rriten….”, thotë ajo. “Çfarë i bënë djemtë e mi që i vranë. Me duhan po punonin. Ai njeri duhej të kalbej në burg”, psherëtinë ajo me lot në sy. Ndërsa Kadriu shtatë vjeçar, i cili mban emrin e babait të ndjerë, rri i strukur pranë gjyshit dhe vetëm dëgjon. Ai kurrë nuk e njohu babin e tij, pasi lindi pasi ia vranë të atin. Edhe për banorët e tjerë të fshatit Luboten, shpallja e Boshkovskit si i pafajshëm nga ana e Tribunalit të Hadës, është e papranueshme. Asnjëri prej tyre nuk e priste një gjë të tillë. Në masakrën e Lubotenit u vranë: Erxhan Aliu, Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan nga ana e policisë mbi 100 persona.(LAJM)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyMon Jul 14, 2008 7:51 pm

biligoa shkruajti:
Të akuzuarit për mbrojtjen e Brodecit, Gjykata Themelore e Shkupit i dënoi me burg të rëndë

Në kohën kur Haga liroi si të "pafajshëm" ish ministrin sllavomaqedon të mbrojtjes, Gjykata Themelore e Shkupit shpalli fajtor dhe dënoi me burg pjesëmarrësit në mbrojtjen e Brodecit, kur policia sllavomaqedone vrau gjashtë shqiptarë dhe plagosi dhjetëra të tjerë. I akuzuari për rezistencë kundër forcave policore, Hebib Ahmeti u dënua me 12 vjet, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mehdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftijar Beqiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkendim Dauti të gjithë nga Brodeci u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie. Të gjithë të dënuarit janë arrestuar në aksionin militarist të policisë sllavomaqedonre në Brodec, më 7 nëntor të vitit 2007, me ç`rast policia në kërkim të një grupi të armatosur vrau: Ramadan Shitin, Hisni Ahmetin, Bekim Mehmetin, Ferat Shahinin, Imer Gavazin dhe Fidan Fejzullahun.



Kronika e nje krimi shteteror
KËRKESË
Të ndërpriten të gjitha bisedimet për integrimin e Maqedonisë në institucionet euro-atlantike
Adresuar:

• Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Përmes Ambasadës në Shkup)
• Shteteve te Bashkimit Evropian (Përmes përfaqësive diplomatike në Shkup)
• Deputetëve të Parlamentit Evropian
• Komisionit Evropian
• Këshillit të Evropës
• Këshillit të NATO-s
• Kryetarëve, Kryeministrave, Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s ( përmes përfaqësuesve të tyre permanent)
• OSBE-së (Përmes Misionit të OSBE-së në Shkup)
• Mediave ndërkombëtare
• Mediave të Maqedonisë
Të nderuara Zonja,
Të nderuar Zotëri,

Autoritetet shtetërore të Maqedonisë kanë aplikuar në vazhdimësi të gjitha format e diskriminimit dhe dhunës ndaj shqiptarëve etnik. Dhuna morri përmasa dramatike gjatë muajit tetor për të arritur kulminacionin në fillim të muajit nëntor të vitit 2007.
Ju rikujtojmë se më 7 nëntor 2007, nën arsyetimin e ndjekjes së « të arratisurve nga burgu i Dubravës», qytetarët e Malësisë së Tetovës u përballën me një sulm luftarak të aparateve represive shtetërore. Si pasojë e këtij agresion policoro-ushtarak në fshatin Brodec u vranë dhe u ekzekutuan 6 persona ndërsa 13 civilë të tjerë u paraburgosën.
Me qëllim që të mbuloheshin krimet dhe të dëshmohej « ekzistenca e një komploti të madh antishtetëror» auroritetet e hetuesisë ushtruan një dhunë të paparë ndaj civilëve të paraburgosur. Qëllimi i kësaj dhune shtazarake ishte në funkcion të detyrimit të pranimit të veprave penale që nuk i kishin bërë dhe që ishin të sajuara nga politika e koalicionit të kaluar qeveritar VMRO-PDSH.
Hapja, seancat dhe përfundimi i Procesit të Montuar kundër civilëve të pafajshëm të Brodecit dëshmon për frymën antishqiptare që mbretëron në institucionet shtetërore të Maqedonisë.Kjo frymë është në kundërshtim të plotë me objektivën e kamotshme për një Europë të lirë, të bashkuar dhe të sigurtë ku sundon paqa, demokracia dhe vlerat e përbashkëta. Kjo frymë është në kundërshtim të plotë me ambicjet për të aderuar në institucionet euro-atlantike.
Deviza e njohur se “më mirë 100 fajtorë në liri se një i pafajshëm në burg” dëshmon se për demokracitë perëndimore jeta e njeriut dhe drejtësia janë vlerat më të çmuara. Dënimi i civilëve të pafajshëm shqiptar dëshmon se për bartësit e institucioneve shtetërore të Maqedonisë vlen e kundërta : « Më mirë 100 shqiptarë të pafajshëm në burg se një i dyshuar në liri ! »
Pa një distancim të qartë nga politika antishqiptare e koalicioneve të njëpasnjëshme qeveritare në Shkup dhe pa një intervenim energjik të demokracive perëndimore për t’i thënë ndal dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, autoritetet shtetërore të Maqedonisë do të inkurajohen në vazhdimin e destabilizimit të vendit me rrezik për të destabilizuar tërë Ballkanin.
Ajo që sot është urgjente dhe që kërkohet nga demokratët e mirfilltë për hirë të drejtësisë, paqes dhe stabilitetit qëndron në përdorimin e të gjitha formave të presionit për lirimin e menjëhershëm të gjithë civilëve të pafajshëm të Brodecit ; për krijimin e një komisioni neutral që do të hetonte lidhur me tragjedinë e Brodecit dhe sjelljen para drjetësisë të fajtorëve të implikuar në këtë tragjedi, si dhe rishikimin e të gjitha proceseve të montuara politikisht dhe të motivuara nga urrejtja etnike kundër shqiptarëve.

Për këtë arsye Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga Këshilli i NATO-s dhe institucionet e Unionit Evropian që të ndërprejnë të gjitha bisedimet për integrimin e Maqedonisë në këto institucione dhe vazhdimin e bisedimeve ta kushtëzojë me plotësimin real të funksionimit mbi normat dhe standardet euro-atlantike.

ANEKS:
- Raporti për diskriminimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike; (http://www.bdsh.net/bdsh/lajme/pdf/r...qiptareve.html)
- Raporti shtesë për vazhdimin e degradimit të pozitës së shqiptarëve në punësim;
- Degradimi i të drejtave të përdorimit të simboleve kombëtare nga Gjykata Kushtetuese; http://www.bdsh.net/bdsh/komunikata_..._shqiptar.html
- Raport për dhunën dhe terrorin fizik në Tanushë, Vaksincë, Shkup, Odër.

ANEKS :
- Dëshmitë e dhunës në Brodec (Video)
- Fotot e personave të torturuar në paraburgim
- Fotot e personave të masakruar

Tetovë, 14 korrik 2008
Bashkimi Demokratik Shqiptar
Kryetar, Bardhyl Mahmuti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyMon Jul 14, 2008 8:10 pm

biligoa shkruajti:
Të akuzuarit për mbrojtjen e Brodecit, Gjykata Themelore e Shkupit i dënoi me burg të rëndë

Në kohën kur Haga liroi si të "pafajshëm" ish ministrin sllavomaqedon të mbrojtjes, Gjykata Themelore e Shkupit shpalli fajtor dhe dënoi me burg pjesëmarrësit në mbrojtjen e Brodecit, kur policia sllavomaqedone vrau gjashtë shqiptarë dhe plagosi dhjetëra të tjerë. I akuzuari për rezistencë kundër forcave policore, Hebib Ahmeti u dënua me 12 vjet, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mehdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftijar Beqiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkendim Dauti të gjithë nga Brodeci u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie. Të gjithë të dënuarit janë arrestuar në aksionin militarist të policisë sllavomaqedonre në Brodec, më 7 nëntor të vitit 2007, me ç`rast policia në kërkim të një grupi të armatosur vrau: Ramadan Shitin, Hisni Ahmetin, Bekim Mehmetin, Ferat Shahinin, Imer Gavazin dhe Fidan Fejzullahun.

Dënimi mund të marrë ende viktima nga Brodeci

Anila LIMANI


Shkëndim Dauti i cili u dënua me 10 vjet heqje lirie nga Gjykata themelore e Shkupit është në gjendje të rëndë shëndetësore, thotë babai i tij, Kadri Dauti i cili edhe njëherë potencon se djali i tij është plotësisht i pafajshëm.

Kadriu thotë se pas shqiptimit të dënimit, Shkëndimit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. “Djali im Shkëndimi nuk ndjehet mirë dhe është në gjendje të rëndë. Ai disa herë ka qenë i operuar dhe tani gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar tej mase”, thotë i shqetësuar babai i Shkëndimit, Kadri Dauti. Ai do të kërkojë drejtësinë gjithkund për djalin e tij. “Do të tentoj të takohem me ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për t’i sqaruar se Shkëndimi vetëm është marrë nga policia sa për të mbushur numrin e të arrestuarve. Ai është invalid dhe nuk është përzier aspak në këto punë”, thotë Kadri Dauti, duke shtuar se në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe të arrestuarit tjerë. Ai e porosit kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin dhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Refet Elmazin që sa herë që të hanë bukë ta kujtojnë djalin e tij Shkëndimin i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kadri Dauti nëna e të cilit ndërroi jetë si pasojë e traumave të përjetuara dhe gjakderdhjeve në tru pas arrestimit të dy djemve dhe dy nipave të saj, kërkon që djali i tij të mos jetë “viktima e tetë” e Brodecit.

Fazile Dauti më 24 mars të këtij viti ndërroi jetë si pasojë e dhimbjeve të përjetuara për shkak të arrestimit të dy djemve dhe dy nipave të saj në aksionin e Brodecit. Fazilja. Nëna dhe gjyshja e katër të arrestuarve të Brodecit vdiq si pasojë e gjakderdhjes në tru. Ajo është nënë e Nadi dhe Tafil Dautit dhe gjyshe e Rametulla dhe Shkëndim Dautit, të arrestuar pas aksionit të policisë në Brodec.

Shkëndimi, djali i Kadriut, i cili ka bërë dy operacione në kokë, ka dhimbje prej plagëve që ka marrë nga torturat e policisë, por s’ka kush ta ndihmojë.
Të premten Gjykata Themelore Shkupi 1 i dënoi me 192 vjet burg 17 të akuzuarit e Brodecit. Avokatët e të akuzuarve dhe familjarët thonë se ky vendim është një proces i montuar politik.
Lajmi për shqiptimin e dënimit ndaj të akuzuarve për rastin e Brodecit ishte lajm vdekje për familjarët e të akuzuarve. Pikëllim dhe lotë i kanë kapluar të gjitha familjet, por në gjendje më të rëndë mbetet familja Ahmeti, familje të cilës iu dënuan tre anëtarë, kryefamiljari Izmit Ahmeti dhe djemtë Florim dhe Hebib Ahmeti. Në këtë shtëpi kanë ngelur vetëm gratë, nëna dhe bashkëshortet e djemve Florim dhe Hebib Ahmetit, të cilat duhet të kujdesen për 6 fëmijët e tyre të moshës prej 7 deri më 1 vjeç.
Ndaj dënimit të shqiptuar për brodecasit ka reaguar edhe Lëvizja Qytetare Shqiptare. Kjo shoqatë vlerëson se 40.000 nënshkrimet e qytetarëve të cilët u nënshkruan për pafajsinë e brodecasve të arrestuar në aksionin famëkeq "Stuhia Malore", që u ndërmor ndaj banorëve të fshatit Brodec, që të gjithë ishin viktima, civilë të pafajshëm. Lëvizja Qytetare Shqiptare njëherit ka kërkuar nga institucionet relevante të vendit dhe Gjykatës Supreme që ta shqyrtojnë vendimin e marrë, për të cilin kjo lëvizje vlerëson se ishte i padrejtë dhe të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe sjelljen e drejtësisë në vend.

http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=2253
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibra
Fillestar/e
Fillestar/e
dibra


Female
Numri i postimeve : 47
Age : 44
Vendi : st
Registration date : 12/08/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyMon Sep 15, 2008 3:08 am

Këshilli i Evropës kritikon aksionin e policisë në Brodec

Ndoshta aksioni ka qenë mirë i përgaditur, mirëpo mënyra se si u realizua është e papranueshëme sepse pas atij forca është përdorur tej mase, thuhet në raportin e Këshillit të Evropës.

Komiteti për parandalimin е torturës pranë Кëshillit të Europës në Strazbur në raportin e saj më të ri për Maqedoninë kërkon përsëritjen e hetimeve për rastin e Brodecit, pasiqë siç shkruan në këtë raport, aksioni ka qenë I papranueshëm dhe pas përfundimit të tij është përdorur forcë tej mase ndaj të arrestuarve. Ndoshta aksioni në Brodec ka qenë mirë I përgaditur, mirëpo mënyra se si u realizua është e papranueshëme. Ka elemnte të përdorimit tej mase të forcës pas përfundimit të aksionit… shkruan në raportin e përgaditur nga Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës në Strazbur Tomas Hamerberg. Nga MPB-ja thonë se deri tek ky institucion nuk ka arritur asnjë kërkesë për rihapje të hetimit rretrh aksionit në Brodec. Cështja e Brodecit është e mbyllur ka deklaruar sot ministrja jankulovska.

"Një gjë të tillë nuk kanë kërkuar, hetim të ri nuk do të ketë . Rasti është në procedur gjyqësore, në fakt tani më veq ka përfunduar në gjyqë dhe kuptohet se vendimi i gjyqit duhet të respektohet", thotë Gordana jankulosvka, ministrja e punëve të brendshme.

Në raportin e tij 42 faqesh, komisioneri i Këshillit të Europës përvec hetimit neutrale dhe të pavarura për aksionin e policisë në Brodec, kërkon edhe zbardhjen e rastit të njohur “Vreshtat e Rashtakut”, ku u vranë nga forcat policore emigrantë indian dhe pakistanez, nën pretekstin se bëhet fjalë për terroriste islamike. Poashtu në këtë raport kërkohet edhe zbardhja e rastit të rrëmbimit të shtetasit gjerman El Masri .Hamaberg vlerëson se dhuna policore në Maqedoni edhe më tej paraqet problem të madhe dhe në këtë drejtim theksohet sjellja e dhunshme e pjestarëve të njësitit policor Alfa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibra
Fillestar/e
Fillestar/e
dibra


Female
Numri i postimeve : 47
Age : 44
Vendi : st
Registration date : 12/08/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyMon Sep 15, 2008 3:09 am

Proteste 
Te enjten ne Tetove, do te organizohet proteste per lirimin e banoreve te denuar te Brodecit. 
Miresevini.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyMon Sep 15, 2008 9:18 am

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Thaci-ahmeti

A do t'u jap mundësin të më paragjykoni në rast se do ta them të vërtetën?

Shkruan: Naim ILJAZI

Nuk ka shtet që vendos mbi vullnetin e një populli, nuk ka popull që duron tiranin apo diskriminimin e një pushteti, nuk ka fuqi që ta mposht forcën e bashkimit. Një person që e emërton veten zot nuk është asgjë më shume se hiç sepse ai nuk beson në Zot, një person që nuk di te mbroj vlerat e popullit të tij, por tenton ti vras ata, sërisht nuk ka më shume vlere se hiçi.Por çdo të ishte atëhere...kur një person nuk di ç'është politika por meret me politike, në këtë rast as vet nuk e di vlerën e hiçit.

Politikan të mirefillt populli e çuan atë që punon për integrimin e vlerave dhe interesave të popullit, atë që ligjet i bazon mbi vullnetin e popullit dhe atë që lufton deri në fund për sovranitetin e popullit. Të jesh i pangrën prane sofrës do të thot të jesh i pangopur prane pushtetit, por kur je i pangopur prane pushtetit atëher ruaje vellaçko kurrizin se mos ta lëviz populli gishtin.

Mua dua të më përfaqsoi dikush që i di vlerat, interesat dhe standartet e mija, interesi im nuk është të më ndimoi dikush të hap një kafe me prostituta dhe unë të bëj biznes me qenjen njerezore apo me motrat e mija, unë nuk dua dikush të më ndihmoi që të bëj kontrabande dhe ti helmoi vellezerit e mi, unë nuk dua që dikush të dal nga puna që me atë punë e mban një familje e dikush t'ja zë vendin e ti edhe pse ka standarte të larta ekonomike e tane familjen e ka në punë, unë nuk dua ta vras popullin tim, unë shkurt e shqip nuk dua të ha hak dhe të pi gjak nga populli im edhe pse dikush këtë e dëshiron.

Një shkrimtar i yni,i kohës së rilindjes kishte thënë se mendja po të mos kishte gjetur shume dituri njeriu do të kishte mbetur po si bagëti në këtë rast po të ishte gjalle ky njeri që sot nuk ja di vlerën askush,unë do ta pyesja çdo të thote për një njeri kur mend nuk ka por mend shet, çdo të thote për një njeri kur lufton:o për shtet e o për pushtet, me të vërtete është për t'ju ngritur nga një lapidar për këta hero patriotpolitikanët tanë që jetën e japin qeverisjen se japin.

Nuk e di ç'të them po ka litar të varet populli, po ka shpate ta pret popullin, po ka pushke ta vret popullin atëher do të desha ta dija përse jetoim …Nëse më paragjykoni që e them të vërtetën ashtu siç e di unë atëhere mjafton ti besoi vetes se jam i lire dhe shkruaj si mendoi unë,mjafton që nuk shpall dhune askujt...Kjo më bën ende të ndriçoj si një flakadan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyMon Sep 15, 2008 9:28 am

dibra shkruajti:
Proteste
Te enjten ne Tetove, do te organizohet proteste per lirimin e banoreve te denuar te Brodecit.
Miresevini.



Shpresoi qe kjo protest te jete mire e organizuar ne marshe deri ne parlamentin e shkupit ,pse jo deri tek burgu me i mare me vete banoret e pa fajshme te brodecit, e te rykthejne ne familjet e veta .

Kete protest duhet te perkrahin e gjithe qytetet shqiptare,e pse jo edhe ne diaspore .

Banoret e fshatit te brodecit te pafajshem duhet te lirohen nga Burgu i shkijeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Mbahet tubimi protestues me moton "Të gjithë në mbështetje t   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyWed Sep 17, 2008 5:03 pm

Mbahet tubimi protestues me moton "Të gjithë në mbështetje të brodecasve”

Familjarët e të burgosurve të Brodecit të Tetovës, duke kundërshtuar vendimin gjyqësor dhe gjendjen e vështirë të të burgosurve shqiptarë në Burgun e Idrizovës, më 18 shtator në sheshin e Tetovës do të organizojnë tubim protestues, mer moton: “ Të gjithë në mbështetje të brodecavse” ka bërë të ditur Këshilli i familjarëve të Brodecit. Në aksionin e policisë sllavomaqedonase i cili u ndërmor në nëntor të vitit të kaluar në Brodec të Tetovës, u vranë 6 shqiptarë liridashës, ndërsa 13 banorë të këtij fshati u arrestuan, u maltretuan mizorisht dhe u dënuan me gjithsej 198 vjet burg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Kujtim rrënqethës nga Brodeci....!   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyFri Sep 26, 2008 12:08 am

Shkruar nga Arjeta AHMEDI  
Tuesday, 23 September 2008 

Të ngrysesh një agim dite të trishtë në një qytet të madh, por që e ka mbuluar heshtja që vret bashkë me të ftohtin e një nëntori që të ngrin, nuk është aspak e lehtë.

Të ecësh atyre rrugicave të ngushta e të ftohta dhe të mos jesh i sigurt a do të arrish që të dalesh në rrugën kryesore, kjo është vërtet e frikëshme.

Unë ecja mbi gurët e shtruar rrugicës përpjetë dhe i shikoja majat e maleve të mbuluara me një borë acaruese që të rrënqethte,ato gjëmonin aq shumë - sa nga gjithë ajo fuqi bora arrinte të dalë në qytet.

Në atë qytet, ku herë ishte gjallë dhe i lulëzuar nga turmat e njerëzve,e herë vdiste gjithçka mbrenda pak sekondash pasi dëgjohej ndonjë lajm i ri, që transmetonin televizionet tona. 

Vallë si arrinin të boshatiseshin ashtu rrugët ?!

Gurët e mureve, që rrethonin shtëpitë e malsorëve, rrinin si çdo herë krenarë, që e kishin mundur kohën.

Ato ishin moshatar me stërgjyshërit apo katragjyshërit e mi, e ndoshta edhe më të vjetër se kaq.

Unë i shikoja me kurreshtje fëmijërore, dhe ato më qesheshin duke më uruar mirëseardhjen në këtë votër bujare të malsorëve të pamposhtur, e atëherë m'u kujtua vendi im dhe këto mure më kujtonin shtëpitë e fshatit t'im dikur moti në fëmijërin t'ime të hershme.

Buzëqeshja e tyre më tregonte edhe storie të tjera. Këto gurë nuk kishin mundur vetem kohën, por ato kishin ndalur edhe plumbat e shumtë, e mbi to kishte rrjedhur gjaku i nxehtë i shumë djelmoshave të rijë, që kësaj toke dhe këtyre gurëve i'u kishin falur gjymtyrët, gjakun dhe jetët e tyre. 

Dhe, përnjëherë u gjendëm në dhomën e vogël të një shtëpie dykatëshe, të ulur këmbëkryq e me sy të përlotur.

Sytë si mbanin dotë lotët që vinin si dallgë të frustruara. Ato duhej të rridhnin faqeve, të formonin ato përrenjtë e thellë që i gërrynin ujërat në këtë malësi shqiptare.

Përmes qepallave të lagura në murin përballë meje vrejta një fotografi bardhë e zi, e mbuluar vetëm me një qelq të thjeshtë, por që pas saj ishte ajo madhështorja, e paluhatëshmja ndër shekuj, ishte harta e Shqipërisë Natyrale dhe dukej po aq e bukur edhe në këtë gjendje të dhimbëshme.

Pas lotëve dhe dhimbjes së madhe, secilit në këtë shtëpi, që i nevojitej një rifreskim dhe një frymëmarrje e thellë, e këthente kokën dhe vështronte me admirim fotografin krenare në murë, atëherë dëgjohej ajo frymëmarrja e thellë bashkë me zhurmën e hapjes së mushkërive dhe depërtimin e ajrit.

Në ato momente u shkëmbyen disa fjalë ngushllimi. Po ku mund të gjendej fjalë për të pakësuar atë dhimbje që ndjente ajo nënë.

Sa dhimbje kishte dhe mahej aq e fortë, saqë shkëmb e gurë përkuleshin para paluhatshmëris së kësaj nëne burrneshë, të kësaj nëne bujare dhe heroinë.

Nuk arrita të përmbledh mendimet, e më së paku shkronjat për të përshkruar atë që ndjeva në momentin kur para kësaj shtëpie të palëkundur na pritën vetëm gratë me sy të përlotur, ngase burrat e kësaj votre mungonin, ato ishin vrarë e burgosur.

I vetmi mashkull në shtëpi ishte vetëm 4 vjeç. Ai kollitej shpesh, ndoshta për të na treguar se ai oxhak i madh e mikëpritës, akoma e ka odën e burrave dhe burrat e fjalës dhe të besës.

Sa mallëngjyese që ishte kjo situatë, sa e dhimbshme ishte kjo odë e vogël, dhe do duhej të na priste për gëzime të dasmave. Aty ku do këndonim, luanim e festonim, siç dijmë ne shqiptarët, ndërsa takimi ynë i parë me këtë odë ishte vetëm vajtim e fjalë ngushëlluese, sepse tani ne vajtonim për të vdekur e për të gjallë që askush nuk i dinte si ishin dhe ku ishin...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyFri Sep 26, 2008 6:29 am

Policia Maqedonase perdor dhun kunder shqiptarve

https://www.youtube.com/watch?v=pNR2EXvi8Es
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptySat Sep 27, 2008 5:31 pm

VENI RE! lexoni me vemendje! Po shoh se as nuk dini, as nuk doni as nuk guxoni ta thoni TË VËRTETEN!

Pllumbat e mij, fjalët e gjakut tim shqiptar!

LUFTA NË MAQEDONI 2001 - LUFTË E SHTYPUR!

Tash e keni filluar mirë, të gjindet udha e vërtetë e lirisë. Ju lexova thellë në këtë themë edhe ma shumë ju lexova mesrreshtave, filii i zgjidhjes se problemit asht i mbarë, po sa keni dhënë mendimin e lirë të plotë - pak!

Vëreni! Pa mendim tëlirë nuk ka liri njeriu. Po edhe dietari ma i madh i kësaj bote, as 20% nuk ka dhënë mendimet e plota në shkrimet e tij, për shumë shkaqe: ekonomike, politike, sociale, diskriminuese, tragjike etj. Edhe këtu tash sa po fillon mendimi i lirë real - po duhet njohuri të shumëta, me ardhë deri tek e vërteta duhet - dituri gjenerale, për të kuptuar pse fillon një aksion, një demostratë, një grevë, një kryengritje, një betejë, një luftë - sepse krejt shkon shkallë-shkallë. Me u ngjitë përpjetë duhen shkallë, ose krah fluturues!

Nismëtari i themes e quan luften në irjm një krizë (2001) -keq!

Me ardhë deri tek lufta duhet kaluar disa shkallë, shumë përpjekje, planprogram ideatorësh, revolucionaresh të vërtetë - të ditur, të drejtë e trima. E se si vie deri tek lufta:


1. Grevë
2. demostratë
3. betejë
4. kryengritje
5. revolucion
6. LUFTË
7. Luftë ndëretnike
8. Luftë rajonale (regjionale)
9. Luftë kontinentale
10. Luftë Botërore!

Lehtë asht të flasesh në forum, por vështirë të shprehesh për kohen e Mufailëve, Elez Isufëve etj. Në lojëra të vogla mund të jeshë dikushi - po nëato të mëdhatë dukesh i vogël sa një gogël - në lojërat e Marathones - Lojërat e Vdekjes!

Lufta asht loja e eshtrave!

Lufta në Maqedoni 2001, ishte luftë e shtypur nga fuqitë, ajo ishte luftë e vërtetë (pamarrparasyshë pjesëmarrjen shqiptare në përqindje, se na jemi mësuar keq tëjetojmë parazit në luftë e në paqje - një a dy persona punojnë e mbajnë 10 antarë familjeje - 2-3 përqind luftojnë të kenë liri 7 milion shqiptarë?)

Duhet të thohet E Vërteta bac: të diegu a të freskoi! Po nëse thom të vërteten - do të të kafshojnë të parët - qent tuaj! Eme tëkafshua qeni yt, nuk ke ilaç - kurse me tëkafshua qeni i huaj, e shëndoshë plagën, varren - me një pasulë (fasule të zieme)!

Përderisa druhemi ta thomë të vërteten - nuk ka liri as bashkim. Krejt kjo botë polufton për BASHKIM, unitet, që imagjinohet shteti i botës - SHTETET E BASHKUARA TË BOTËS
planeta Toka - një shtet, një Atdhe i njeriut! Po kjo mbetet gjithmonë andërr, imagjinare!

Shuarja e luftërave e revolucioneve ka ndodhë gjithmonë në histori, shuarje me gjak - ashtu sikur ndodhi me luften shqiptaro-maqedone (që nuk kanë identitet, por janë bishtnuar si mbeturina bullgaro-servo-ruse - sepse makedhonët illirian ishin e janë po ata shqiptarët e sotëm nën irjm). Makedhonët illirian kishin symbolin kombëtar - Diellin Shpërthyes Rrezatues dhe Diten e Hillindenit, ILLINDENI, DITA E HILLIT! Makedhonia illire, që sot shtrihet një pjesë nën irjm, e pjesa tjetër nën grekët, nuk ka fare të bëj me këta maqedonët e sotëm, ku Tito formoi republikë fallse (1945), e maparë ishte territor i pushtuar nga bullgarët, grekët etj. (Historik i vockël;).

Tash për çka luftuan (2001) edhe duhet të luftojnë shqiptarët e sotëm nën irjm?

Duke menduar, vepruar e luftuar dhe flijuar ma shumë për fe se sa për atdhe - një organizim me një përqindje shumë të vockël - pas Luftës në Kosovë (1998-1999), nën organizimin e udhëheqjen e UÇK-së dhe pas Luftës në Preshevë, si Kosova Lindore, nën udhëheqjen e UÇPMB-së - po për të njejtin qëllim - çlirimin e tokave shqiptare nga pushtuesit dhe bashkimin në një shtet shqiptar ballkanik (sepse përndryshe të gjithë dëshmorët eheronjtë e rënë, nëse shohin gjendjen e sotme shqiptare, do të pendoheshin pse ranë në altarin e atdheut) -
më 2001 FILLOI LUFTA SHQIPTARO-MAQEDONE: (po e postoj se po më humbet kund dhe vijoj;)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptySat Sep 27, 2008 6:49 pm

flmnd biligoa, beton etj. që posa ishja unë duke shkruar, pasket postuar shkrimet sipër dhe lexova pasi shkrova shkrimin tim, ku tash po vijoj:

LUFTA NË MAQEDONI (2001) ishte luftë e shtypur me terror e gjakderdhje.Gjakderdhje në luftë e gjakderdhje pas luftës së shtypur! Unë e quaj sikur një ''komunë parisi'' (1789-91), njëluftë e shtypur me gjakderdhje, që ka pasoja shumëma të rrezikshme, se sa të vijohej deri në fund.Shkaqet e asaj shtypjeje ishin shumë: gjoja për hirë të Kosovës, për hirë të Ballkanit, sepse shqiptarët heret a vonë do të jenë vet varri i ballkanasve, sepse janë të coptuar padrejtësisht, histerikisht, barbarisht - në pesë shtete të huaja, të pushtuar si kope bagëtishë me toka e me popullësi shqiptare dhe po të vijohej lufta në irjm, do të shkatrroheshin pesë shtetet ballkanike fqinje të shqiptareve dhe doemos do të rifillonte një Luftë eTretë Botërore!

Shkaqet tjera pse u shua Lufta në irjm (2001) janë:

- interesat e fuqive në Ballkan,
- drejtpeshimi politik Lindje-Perëndim,
- ndihma politiko-diplomatike dhe ushtarake për ruajtjen e një shteti falls,
- ndarja e ushtrive shqiptare në ideologji politike, anipse nëpjesëmarrje shumë të vogël në krahasim me numrin shqiptar, ku edhe në Kosovë kishim pesë ushtri të ndryshme - epër të njejtin qëllim,
- ftohja e vullnetit të popullit, nga shqipfolësit e miqët e armiqët - gjoja nuk bëhet asgjë veç shkatrrim,
- mosnjohja e realitetit historik e vetëdija e ultë kombëtare,
- mosnjohja e mirëfilltë e organizatorëve e liderëve të luftës,
- bajraktarizmi liderian, se kush po bëhet i pari i atdheut,
- ngritja a kryengritja e vetem gjymëtyrëve të Trungut Shqiptar, me ndonjë pjesëmarrje të vogël gjenerale shqiptare,
- si pasojë vetnjohja e AlbanisëE Para njohu Maqedoninë,
- mosrespektimi i luftës së drejtë e keqpërdorimi i mjetëve të luftës,
- mosaftësia e një liderit të përbashët të luftës apo e një shtabi ushtarak gjeneral, me paaftësi politiko-diplomatike, në njohjen e botës me një Luftë të Drejtë Çlirimtare,
- lënia në udhëkryq e popullit nga liderët në vlugun e luftës dhe shkruaja e tyre në bashkinë maqedonase - ata qëluftuan apo organizuan vet luftën, u futen në parlamentin maqedonas,
- injorimi i njëase të popullit, se luftëtarët janë shkatrrues të mirëqenies në irjm,
- injorimi i luftës edhe vet nga Kadare e disa intelektual tonë, se ata luftëtarë janë shkatrrues, e epitete ndër ma çnjerëzoret, ma anitshqiptarët, njollosje, deformim lufte etj.
- mospjesëmarrja masive e popullit në luftë çlirimtare,
- pikëpamjet theologjike në dem të shqiptarëve,
- mashtrimi i liderëve e rënia e tyre në tradhëti kombëtare, duke e lënë popullin në gjakderdhje e terror,
- tradhëtia ndaj dëshmorëve të lirisë, që nuk e çuam amanetin e tyre në vend,
- tradhëtia ndaj luftëtarëve të gjallë, torturat e masakrimet mbi familjet e tyre dhe mbi krejt popullsinë shqiptare në irjm,
- sakrifikimi i popullit, në baza udhëzimesh e marrëveshtjesh politike të kota, veçsa të shtypet lufta e të ndreqet samari i popullit,
- mosuniteti i liderve politik shqiptar, përçarjet e iantet personale në dëm të popullit e atdheut,
- shpresat e thyera se ma mirëdo të jetohet në një shtet me ata që luftuam, se sa të vijohej lufta deri në fund,
- interesat personale, partiake, profituese, mbi kurrizin e popullit,
- moszbatimi i vullnetit të popullit shqiptar, pikërisht nga lideret politik shqiptar,
- mos-hapja e procesit historik të Makedhonisë illire, që shtrihet në dy shtete sot: irjm e grek,
- lufta e armiqve për pushtim - ma e fortë se sa e shqiptarëve për çlirimin e tokave tona (ma shumë luftoi i huaji për pushtim, se sa ti vet për tokën tënde),
- ndikimet diplomatiko-politike të jashtme, duke shfrytlzuar paaftësitë e liderëve ushtarak gjatëluftës, epolitik gjatë shuarjes me gjak të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
- herrja e shkatrrimi, ndjekja, persekutimi, torturat ndaj liridashësve e revolucionarëve të vërtetë të kombit gjithkah e deri këtu ku jam, nga forcat e fshehta e të hapura armike,
- dezinformimet e deformimet informative, politike, strategjike për një luftë të drejtë shqiptaro-maqedonase, nga shtypi i shkulur shqipfolës, e analistët e rrëmë, pseudoshkencorët etj.
- mosnxënia e momentit historik në veprimin në kohë të duhur në luftë e në shtypje të luftës me gjakderdhje,
- mosangazhimi total i popullit në njëluftë çlirimtare, nga hasmeritë mesveti, inatet personale, kokëfortësia, mosnjohja...
- dështimi i ndimave finansiare e ushtarake grupeve ushtarake, ku mbeten si ekspedita kaçake të shkuara, kur duhej bashkim,
- droja nga rreziku se Shkupi do të kthehet në Shkupin Shqiptar,
- droja se Arbania e Lashtë, do të kthehet në vendin Amë,
- dëmtimi i personaliteteve kombëtare deri tek këta shqiptarë që thonë të vërteten edhe këtu në këtë forum...

e shumë shkaqe tjera që i dijmë foertmirë, po nuk duam, nuk dijmë e nuk guxojmë të veprojmë, e mu për këto shkaqe sot nga lufta çlirimtare u kthyem në PROTESTË, u kthyem në fill të fillimit të luftës përsëri, gjoja me mjete politike e revolta, për nxierrjen e të burgosurve liridashës që dergjen e torturohen burgjeve me huj si ndaj bishave edhe vrasjeve në moh, masakrimeve të familjeve e qyteteve të tyre - derisa të shuhet gjithçka liridashëse shqiptare edhe të vijojë mashtrimi politik për vënien në gjumë robërie shqiptare në trojet e veta edhe për shumë kohë!!!

Ky asht realiteti historik!

Me dy mendje asgje nuk punohet as luftohet as veprohet!

Me një mendje kryhet puna, veprimi e lufta, përndryshe do të jemi edhe ma fatkëqinj se sa të kishim luftuar të gjithë secili shqiptar për trollin e vet!!! Pasojat janë tash shumë ma të rënda për secilin shqiptar, sepse sa ishte e shkurtër udha e bashkimit kombëtar gjatë luftës - po aq e gjat asht udha tash edhe me sakrifica edhe shumë ma të mëdha!

postscriptus:
(këto janë mendimet e mia personale origjinale edhe në këto
dy skrimet e fundit, pa asnjë korrigjim, po direkt në letër) - që kurrë, SA TË MARR FRYMË ME MUSHKËRI TË ATDHEUT, E SA TË MË RREH PULSI I GJAKUT ME ZEMRËN E ATDHEUT nuk mbeten të FUNDIT!!! Përcaktoje vetveten, me një mendje!

27.09.08
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyWed Oct 22, 2008 10:00 pm

OVL e UÇK-së ka reaguar kundër ekstradimit në Serbi, të luftëtarit të lirisë Mahmut UkshiniOVL e UÇK-së ka reaguar kundër ekstradimit në Serbi, të luftëtarit të lirisë Mahmut Ukshini nga Rahaveci, i cili ditë më parë u ndalua në pikën kufitare të Bllacës. Në reagimin e kësaj organizata thuhet se arrestimi i Mahmut Ukshinit nga organet shtetërore të Maqedonisë konsiderohet si vazhdimësi e bashkëpunimit të strukturave shtetërore serbo-maqedone, kundër luftës së drejt të popullit shqiptarë për liri e dinjitet kombëtar në trojat e veta etnike.



Cito :
Qeveria sllavomaqedone e Shkupit do të ekstradojë në Serbi,luftëtarin e lirisë, Mahmut Ukshini 

 

 
Qeveria sllavomaqedone e Shkupit do të ekstradojë në Serbi, luftëtarin e UÇK-së Mahmut Ukshini, i cili është arrestuar në pikën kufitare të Bllacës. Sipas agjencisë së lajmeve INA, Mahmut Ukshini, 31 vjeç, kërkohet nga policia serbe nëpërmjet një fletë-arresti të lëshuar nga Interpoli për shkak të gjoja krimeve kundër banorëve civilë. Pavarësisht njohjes së pavarësisë së Kosovës, Shkupi zyrtar mbetet nën ndikimin dhe zhantazhimin e Beogradit, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët, qofshin ata të Kosovës apo shqiptarë të ish-RJ të Maqedonisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyThu Nov 20, 2008 8:08 pm

Lufta e vitit 2001 ishte nje biznes i personave te caktuar te cilet nuk mundeshine te vine ne lek por ne ket menyr morene ne qaf shum shqiptar te cileve u dhimbete shpirti pere atdheune vrane shum te ri shqiptar kinse per te drejtat e shqiptarve por e kunderta i umbem edhe ata te drejta qe i patem e tash po tallen sllavet si duan ata se politikanet tan jane ne gjum qe su del fare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyThu Feb 26, 2009 8:48 pm

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Arton2041
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyThu Feb 26, 2009 8:49 pm

Ne postimin e mesiperm eshte nje harte e perbamjes demografike te Maqedonise ne nje gazete te shquar franceze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyWed Apr 01, 2009 11:16 am

zeriatdheut shkruajti:
Lufta ne maqedoni un mendoj qe nuk ishe fai i udheheqesve te sai apo i pushtetareve por ishte fai i gjith luftetareve pse nuk i kundershtuam kerkesat e gjith atyre pikave qe ne ate momenteu bene se ne luftojm per te drejta dhe ketu un personalisht mendoj se fai bie mbi ne qe u pajtuam me nje gje te tille por nese ne u pajtum me te un po them se nuk u dasht qe ne te pajtohemi me ta dhe eshte dashte lufta qe te vazhdoj por kjo ka qene gabimi me i madhe i gjith ushtareve apo i komandanteve te nivelit birigade batalion qe te kundershtonin planin e OHRIT qe lufta te vazhdoj por kjo nuk u be dhe tani po flasem ishte rasti qe ne te tregojm perkushtimin tone dhe kemengulesin tone te gjith ushtri e popull dhe mendoj qe askush nga kreret politik apo ushtarak nuk dote kishte mundesij te bej takime apo marveshje pa pyetur luftetaret por kjo u be dhe nuk mundem qe te bejm nje hap te tille nese ne heshte un po them ku ishin atdhetaret tjere apo itelektualet te thonin ej ngadal se goboheni lufta nuk duhet te ndalet ketu por ateher heshten te gjithe dhe u pajtuan me ate qe than e u be un personalish t fajin e mar mbi vete se pari pastaj i fajsoj edhe te tjeret ngase edhe nuk patem qe kush te na keshilloj ju munde te me thoni jo ashtu e jo keshte pse ashtu e pse keshtu un thjesht ju pergjigjem ishte besimi i madh tek udheheqesit e uck qe nuk dote besonim qe ndodh nje gje e till dhe nga besimi i madh ndodhi kjo me falin munde te thoni tani qa te doni edhe mua por besoni qe un nuk di si te ju pergjigjem se e kam ne shpirte qe cdo dit me brene ne shpirte ajo qe u be dhe pse e lejuam te vi deri tek ajo kur kishmi mundeij te ecim perpara drejt cakut



Shikoni e lexoni kush ,se genjeshtra i ka kembet e shkurta.


zeriatdheut"]Lufta ne maqedoni un mendoj qe nuk ishe fai i udheheqesve
te sai apo i pushtetareve por ishte fai i gjith luftetareve pse nuk i
kundershtuam kerkesat e gjith atyre pikave qe ne ate momenteu bene se
ne luftojm per te drejta dhe ketu un personalisht mendoj se fai bie mbi
ne qe u pajtuam me nje gje te tille por nese ne u pajtum me te un po
them se nuk u dasht qe ne te pajtohemi me ta dhe eshte dashte lufta qe
te vazhdoj por kjo ka qene gabimi me i madhe i gjith ushtareve apo i
komandanteve te nivelit birigade batalion qe te kundershtonin planin e
OHRIT qe lufta te vazhdoj por kjo nuk u be dhe tani po flasem ishte
rasti qe ne te tregojm perkushtimin tone dhe kemengulesin tone te gjith
ushtri e popull dhe mendoj qe askush nga kreret politik apo ushtarak
nuk dote kishte mundesij te bej takime apo marveshje pa pyetur
luftetaret por kjo u be
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
1)Lufta thote nuk ishte faji i komandanteve apo i pushtetareve !!!!
2)Faji çenka i gjithe ushtareve (luftetareve)
3)Faji bie mbi zerin e atedheut dhe komandanteve,a ne fillim thote se keta nuk kan faj.
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Mua nuk me morret ne lufte sepse e dijshit qellimin tim zotra yte qe komandantet e ish regjimit te titos nuk ua kisha fute muhabet por e dini se çka. E tani mire eshte qe e pranone tradhetin dhe ia tregon kombit ,ma mire vone e pa pasoja per komb !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyWed Apr 22, 2009 3:39 am

Kisha nje pyetje per luften ne 2001!!

Pyetja eshte cfar ndodhi me te vertet ditet te fundit ne Haracine?

Maqedonasit thoshin se fshati eshte rrethuar dhe ska dalje per UCK-ne dhe Ministri i puneve te brendshme(lube boshkovski) dha se dot pije kafe ne mes te haracines se shpejti- Kurse UCK-ja thoshte se dot sulmoj airoportin e Shkupit prej atije...


Asnje nga keto nuk ndodhi !!!

Pra cfar ndodhi me te vertet?
Si ishte moralli i ushtarve ne Haracine?
A u dorezuan?
Cfar plane kishte UCK-ja nese vazhdonte lufta dhe disa kohe? Psh- a dot shtrojshe lufta ne Gostivar apo ne qytetin e shkupit? cfar ishin planet?

Me Respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyWed Apr 22, 2009 1:59 pm

Ndodhi katastrofa ,kan luftue me ardh ne pushtet Ali Ahmeti dhe menduh Thaqi!
Te dy servile te Maqedoneve!
Vetem sa shkun qato djem te rinje!
Turp turp.....qka jan tuj ba shqiptaret!(shqiptaroviqat).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyThu Apr 23, 2009 8:55 pm

lufta si lufte ne ILIRIDE filloi mire por thujase ne fillim te rrugtimit te trimave filluan tradhetit e shqipfolesve dhe te atyre qe duan mjegulle ,une per veten time njoh mjaft shqiptare te ILIRIDES qe thojne se erdhen kosovaret edhe rrebeleat e shqipnis e na qiten probleme ketu e na ban luft...gjithashtu gabimi me i madh i asaj kohe ishte se u knaqem me pak edhe pranuam qarmatosjen...ky eshte mendimi im megjithat une jam ende e vogel per konkluzione te tilla...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptyThu Apr 23, 2009 9:13 pm

Hej Voglushja fjalen erdhen Kosovaret dhe te SHqiperis ai term nuk te takon ishin bije nenash ato djem ishin nje gjake dhe per kete kure thua ashtu nuk te takon sepse po ati gjaku i takon edhe ty nese lufta ka deshtu ka deshtuar nga larte dhe ato le te mbajne pergjegjsine por jo te percaktosh ato emra qe nuk eshte aspak e vertet sepse bashkerishte kane luftuar ato dallime te lutem mose i ben nuk sjellin te miren e askujte vec percarjes mbetesh e respektuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Kacin: Maqedonia, ne pozita shume te keqija   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 EmptySat May 09, 2009 2:02 am

08.05.2009 
Eurodeputeti slloven, Jelko Kacin ka deklaruar se Maqedonia eshte vendi i vetem i Ballkanit qe gjendet ne nje pozite shume te keqe persa i perket integrimit ne strukturat evropiane.

Sipas Kacin, problemi me i madh per Shkupin zyrtar eshte bllokimi i ceshtjes se kontestit te emrit me Athinen. 

“Maqedonia ende nuk e ka zgjidhur kontestin e emrit me Greqine, nje ceshtje qe seriozisht po rendon skenen e brendshme politike dhe po perhap vetem populizem”, ka deklaruar Kacin. 

Ai ka shtuar me tej se pervetesimi i figurave historike nga ana e Shkupit eshte dicka qe rendon me tej pozitat e tij.
Lajm.

http://albeu.com/lajme/lajmi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta me 2001 ne Maqedoni?   Lufta me 2001 ne Maqedoni? - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lufta me 2001 ne Maqedoni?
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Zgjedhjet ne Maqedoni
» "INTELEKT 2001..." Nr. 10
» Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
» Tensionohet situata në Maqedoni
» Qka mendoni per lideret shqiptar ne maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: