Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 17.02.2008

Shko poshtë 
+5
dibranja
lorena
Guximi
zeriatdheut
Beton
9 posters
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyMon Feb 18, 2008 3:55 am

17.02.2008 Kosova13


Per mua ishte kjo piktur qe me preki shume,edhe pse kemi te bejm rruge edhe ne te ardhmen.

17.02.2008

Mendoj se per gjithe shqiptaret ka patur shume emocione kjo ditë.

Ne kete teme ju lutem shkruani emocionet e juaj te kesaj dite te re historike te kombit tone.!

Pershkruani ne kete teme emocionet,ndenjat tuaja te dite.?!


Edituar për herë të fundit nga në Mon Feb 18, 2008 11:43 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyMon Feb 18, 2008 4:24 am

BAC U KRY >>> Gezuar atdhe nje pjese te trupin tend te coptuar,rruga vazhdon drejt bashkimit si thua Bac me ja nis ne ilirid me kry edhe atje rroft e paqim per jete LAVDIJ DESHMOREVE TE KOMBIT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyMon Feb 18, 2008 2:55 pm

17.02.2008 Default

kliko;
17.02.2008 Pixel-vfl73
pavarsia e kosoves në zürich


17.02.2008 Default
17.02.2008 Pixel-vfl73
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyMon Feb 18, 2008 3:50 pm

E festova pavarsin si te gjith shqiptaret. Emocione kisha, por mendoj se kjo pavarsi duhet te analizohet ne thelb, e po te analizohet keshtu del qe nuk eshte e till. Perderisa ne Kosove vazhdon te qendroj NATO dhe EULEX mendoj se nuk ka ere pavarsie.
Thaqi tha: Kosova do te zhvillohet ne baze te rezolutes 1244!
Thaqi tha : Kosova eshte vend i pavarur, sovran e demokratik
Dhe thaqi tha: Do te jet ne fuqi plani i Ahtisarit.

Keto tri fjali shihet qart se bien ndesh njera me tjetren.
Fillimisht po te jete ne fuqi rezoluta 1244 nuk mund te jete Kosova shtet i pavarur, sepse kjo rezolut thote se Kosova eshte pjes perberse e Serbis.
Po te analizohet edhe me thell as plani i Ahtisarit nuk sjell Pavarsi, kur Ahtisari ti ka percaktur rregullat, pikat dhe ligjet te cilat duhet ti zbatosh nuk di si mund te kete pavarsi ketu.
Ky plan i jep serbeve te drejta me shum se qdo kund ne bote, i barazon me 95% e shqiptarve, prandaj mendoj se kjo eshte padrejtesi.
Mendoj se pas kesaj dite, ditet e tjera do te jene te zakonshme, te veshtira per te varfrit dhe nuk do te ket aspak permirsim ne qeshtjet ekonomike.
Megjithate eshte nje hap perpara, dhe shpresojm se ne te ardhmen do ta festojm Bashkimin e trojeve shqiptare ne nje shtet te pavarur te lire e sovran.

Urime per temen Beton, dhe te pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyMon Feb 18, 2008 4:28 pm

guximi gjithashtu mbetesh i pershendetur shoku nga une e gezohem qe keni kaluar mire ne kete dite..


Te nderuar Antare te kety Forumi duke lexuar ne nje gazet zvicerane ne keta momente,ne kete gazet qenka e mundur te jepet vota jone qe duhet ta njohe Zvicera Pavarsin e Kosoves ja linku.

http://www.20min.ch/news/dossier/kosovo/story/15577491

Klikoni tek;
Umfrage: Soll die Schweiz das unabhängige Kosovo anerkennen?

17.02.2008 1

dhe ju del kjo faqe;


Ja,jetzt = Po,menjeher
Ja,später = Po,me vone
Nein = JO

Klikoni tek e para dhe dhe ne ate katror duhet ata numra qe ju dalin t'i mundesoni dhe Abstimmen.

shpresoi edhe kjo te jete nje ndime ne parlamentin Zviceran


URIME


Edituar për herë të fundit nga në Mon Feb 18, 2008 7:51 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
lorena
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 100
Registration date : 12/01/2008

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyMon Feb 18, 2008 7:37 pm

Urime Pavaresia e Kosoves.Lavdi deshmoreve dhe martireve,ndere dhe respekt per te gjithe ata qe luftuan dhe punuan per Pavaresine e Kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyMon Feb 18, 2008 8:02 pm

GUXIM MOS ki frig vella u hapen dyert e jetes po dije nje gje vella i dashur se kosova dote kete nje ushtrij nje sofistikat qe dote din te ndertoj e mboj atedheun tone por ama vellezer ne duhet te ecim perpara te punojm pa lodhshem per bashkimin e tokes meme kryesorja kosova i hapi dyert e jetes dhe lete punoj dituria qe ta bej te forte a kurse ne gjenerata qe e sollem deri ketu duhet te vazhdojm karvanin qe edhe viset tjera ti sjellim deri ketu pastaj ne dim sa i respektoj rezolutat apo ahtisaret kryesorja te punoj te luftojm me pushk e pene ROFT KRENARIJA KOMBETARE U-C-K ROFT DINJITETI KOMETAR DREJT BASHKIMIT QE NJE DIT TE FESTOJM PARA TE MADHIT SKENDERBE TI THEMI BAC U KRY LAVDIJ DESHMOREVE TE KOMBIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyMon Feb 18, 2008 11:35 pm

Festova pavarsine si gjithe shqiptaret ku do qe jane neper bote po ku kisha emocjone ku per nje qast bertisja,gezohesha e qaja... ku me ne fund u realizua endrra shekullore e popullit tane ku ende me duket vetja qe jam ne nje bote tjeter.

Pas nje rrugetimi plot te gjate plot me gjemba,sic duket pavarsija troket ne token e Kosoves,kjo troket dhe ne zemren e cdo shqiptari qe pati fatin ne jete deshmitar i kesaj ngjarje qe per afer 96 vjet u prit me padueim,erdhi casti qe te sendertojme endrren shekullore te mevetesise se Kosoves,rruge te mbare deri ne sovranitetin si shtet i 193-te I KOB-se.PRA TRI JUGOSLLAVITE, AJO E NIKOLLA PASIQ,E TITOS E SLLOBODAN MILLOSHEVIQ VDIQEN,DO TE VDES PERFUNDIMISHT DHE TE DILEN NE KOSOV.

‘’Bac u kry’’-kjo ka qen nje ide e mrekullueshme e disa te rinjeve kosovar ,qe ne kete menyr ta falenderojne nje nga figurat me herokike dhe me te vecanta te histories me te lavdishme te Kosoves,ku perms ADEM JASHARIT rinija kosovare,deshiron qe ti kujtoj te gjithe ata te renit qe vetem fizikisht nuk jane ne mesin tone.Pra te gjithe ata qe ne 95vite roberie,qe nga viti 1913,ku fal perandorise Osmane dhe Evropes se kohes Kosva i ju fal Serbise,ata nuk kursyen azgje qe kete padrejtesi historike ta permirsojne me sacrifice bac Hasan Prishtina,bace Ymer Prizreni,bace Isa Boletini,bace Jusuf e Bardhosh Gervalla e shumm e shumm baca tjere,nipa e sternipa te tyre,e sidomos ata te viteve 1986-81 qe asgje nuk kursyen qe vetem e vetem ne te gjalli tane te ndihemi me te qete me nje te ardhme me te sigurt dhe te barabart me te tjeret..Nuk duhet harura as shqiptaret e Maqsedonise,te cilet jo me pak se vellezrit e tyre nga Kosova nuk kursyen asgje qe te vihet deri te kjo dite,krah per krah kane qene jo vetem ne vitet e hershme te13-ta e 45-ta por dhe ate te levizjeve 50-ta,68, 81 dhe sidomos ne vitet pas 90-ta.Pra ky shekull me te drejte velrsohet si shekull i shqiptareve sepse pavarsia, antarsimi i shejte te Shqiperise ne NATO dhe BE,pak me vone dhe i Kosves,ngritja e satusit te shqipetareve ne Maqedoni,faktorizimi I shqiptareve ne Mal te ZI pa I haruar dhe ato te Lugines,ku gjithe se bashku do bejem realitetin enderren qe te jemi me te bashkuar se kurre, ne nje ombrelle qe me heret queshin shtete etnike..

Kjo kembengulje shekullore e shqipetareve deshmoi para miqeve aleateve tane derkombetar se ne e meritojme dhe na takon shteti i Kosoves.
Par bac Adem dhe ju tjeret prehuni te qete se sakrifica juaj nuk ka shkuar kot,se jo vetem qe bem shtetin por ate do te dim ta ngrrisim e rrisim,sepse Zoti e sakrifica e Juaj na e ka siguruar nje vend aty ku deshet dhe ju aty ku ka here e kishim vendin,por rrota e historise nga donjer per dike di te vonohet,vonese qe paguhet me cmimin e flijimit te burave me te mire te kombit bac.

Me respekt dibranja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyTue Feb 19, 2008 1:48 pm

per mu kjo ishte vazhdimi i 1912.
Urime te gjith shqiptarve kudo qe jan urime festa e pavaresis se kosoves Festa e dyte kombetare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyTue Feb 19, 2008 9:56 pm

dibrane moter t lumt kjo eshte bashkimi duhet te dish se se shpejti dote degjohen pushket e liris edhe ne dibren e hoxha tasinit e elez isufit pra e nderuar moter jemi aty ku te doj pushka duhet hequr qafe robnit sllave jan emocione per mua si ushtar i tre luftrave por vetem eshe vazhdimsija e 1912 pra jeta vazhdon ne atdheun ton te dashur por edhe lufta dote ec deri ne camerin e jani vretos e mihail gramenos gezuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyWed Feb 20, 2008 2:00 am

"vonon por s'harron" eshte kjo nje thenje te cilen e degjojme shpesh ne popull .
Eshte pikerisht fillimshekulli i 21 i cili si duket po i kthen "borxhin " e fillimshekullit te kaluar shqipatve.Eshte shume interesante se si pikerisht ne periudha te ngjajshme dekadash por ne dy shekuj te ndryshem po ndodhin gjera kaq te rendesihme . Shqiperia u nda pikerisht ne fillimin e shekullit te kaluar dhe hapat e pare drejt ribashkimit po ndodhin sot .. ,

Urime Pavarsine popull shiptar i kudo qe jeni ,kjo feste nuk eshte vetem e Kosoves ,ashtu sikunder u deshmua edhe ne diten e pavarsise , eshte feste e te gjithe kombit shqiptar sepse edhe nje pjese e trungut u pavarsua qe do te thote se "mund te jetosh si te duash ti" e ne besoj ne nje te ardhme te afert edhe do te realizojme kete deshire .Do te jetojme ashtu si duam ne , te bashkuar sepse vetem kur te bashkohemi ,mund te qojm ne vend edhe amanetin e shume deshmorve dhe intelektualve te cilet bene perpjekje dhe luftuan pikerisht per ate dite .Kjo eshte dicka e natyrshme .. ne nuk lindem te ndar , ne ishim nje gjak ,nje kulture ,nje komb andaj bashkimi eshte nje proces i natyrshem qe do te ndodhe
u ndreq nje pjese e padrejetesise,qe do t;i paraprije tjetres ..sepse ka ende per t'u bere
Eshte nje hap shume i rendesishem ,Pavarsia e Kosoves !
URIME
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyWed Feb 20, 2008 3:45 pm

Edhe une pajtohem se ky ishte nje hap i madhe drejt nje qellimi edhe me te madh.

Te pershendes ty zeriatdheut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyWed Feb 20, 2008 5:53 pm

Me 17' tin e shpallen. U pa se edhe shpallja sa e varur nga jashte ishe e lere me statusi i te 'pavarurit'. Megjitheate, a u be valle Kosova shtet i pavarur?

Nje ogur i mire ishte fakti qe na njohen pavaresine politike shtete si SHBA, Gjermania, Franca, Britania, qe me pare as na merrnin ne konsiderate. Por njohja eshte diqka tjeter dhe realiteti ne terren diqka tjeter. Edhe Bosnja me 1991 kur e pat shpall pavaresine e paten njohur nje alamet shtetesh te fuqishme, mirepo lufta krisi dhe 5 vjet zgjati. Suma sumarum Bosnja e sotme e ndare me dysh dhe e shantazhuar.

Pa e pasur ne kontroll sitauten dhe territorin ne kontroll nuk ben te besh deklarate per shpallje. Kur ta besh beje ja mire, ja mos e nis fare. Rezoluta 1244 mbeti ne fuqi. Pakoja e Ahtisaarit hyri ne zbatim ne formen me antidemokratike te mundshme: brenda nje ore po miratohen nga 10 ligje te tera. Dhe thone se po na demokratizojne!?

Po vjen edhe misioni europian EULEX. Mohim i vetevendosjes se brendshme. Fjalen e fundit e ka misioni i huaj. E qfare sovraniteti na proklamokan ne deklaraten e paveresise?
Pse po na i bien 2000 police e gjykates? Nuk kemi nevoje per police e gjykates qe i vazhdojne rrahjhet dhe burgimet. kemi nevoje per liri. Janez Jansha, kryeministri slloven pati thene dite me pare se BE dhe Nato nuk dergojne misione ne vende te pavarura por ne ato te varura. Pra ata na konsiderojne dhe trajtojne te varur, qe dmth nuk jemi bash te pavarur.

Nuk na dhane ushtri. Ushtria eshte elementi tipizues i qdo shteti normal. Per me teper, qdo investim nderkombetar ne Kosove po behet ne kanalin e policise e jo per ushtri. Ne cdo vend te botes ka me shume ushtare sesa police. Ne Kosoven loce ka me shume police, e hiq ushtare.

Edhe Palestines i kane dhene mundesine qe te kete police te veten por nuk ia kane dhene4 te drejten per ushtri te njemendet. Dhe cka po iu sherben atyre kjo polici? Po ia mbron interesat nacionale? Po cfare interesash se? Po e mbyt vellau vellaun. Mos valle po e eksportojne nje paradigme te tille ketu nder ne?

Feste e madhe. Gjurulldi e madhe. Dalldi. Shthurrje. Relaksim i pacipe. Festa. Fishekzjarre. Valle, valle, valle. Dolli, raki. Droge dhe opium demagogjik ne mase. Gjume dhe jermi.

Pse bash kjo feste? E qarte: nuk na e treguan njehere se qfare permbajtje do te kete pavaresia, por na thane dilni e festojeni. Duke festuar qytetaret ata bien ne nje ekstaze ekzalti dhe nuk i hetojne nderhyrjet e jashtme ne trupin e tyre. Derisa ne Prishtine festohej e relaksohej, serbet ne enklava dhe komuna serbe organizoheshin dhe rebeloheshin per tu ndare. Si puna ne Zubin Potok dhe Leposavic. Ka gjase qe te pershkallezohet edhe ne Anamorave edhe Graqanice. Kurbanizim i 30% te territorit.

Flamur tjeter. Flamur tjeter se politike tjeter. Flamur denacional se politike denacionale. Jo vetem qe e perlloqen flamurin dhe himnin e Asdrenit, por edhe shkelen mbi historine.

leshoja nje sy deklarates 'historike'. Merreni me mend: i thoshin deklarate historike kur ne fakt ajo se permendet kund per be historine dhe vuajtjet tona shekullore. Asnje fjale per agresionin shumeshekullor serb. Nuk u fol aspak per ndarje nga Serbia. Rezoluta 1244 u hesht. U hesht qe te pajtohemi me te. Sepse heshtja eshte pajtim. Pajtimi me heshtje eshte humnerimi. Humnerimi eshte pajtim me te keqen. E keqja eshte humbje.

Andaj qytetaret e Kosoves nuk duhet te merren me llafe se si qe festa, une festova keshtu, po ti si festove, ai pe ata si festuan etj etj. Kjo eshte turp.

Ne vend te kesaj. qytetaret dhe forumistet ne vecanti ne kete teme, ne kete forum duhet qe ta marrin seriozisht gjendjen faktike ne terren dhe te mbareshtrojme se cilat probleme duhet zgjidhur. Atedheu mbi te gjitha!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyFri Feb 22, 2008 12:00 am

e gxofshmi gjidh shqiptart
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyFri Feb 22, 2008 12:05 am

Po na jem duke e gëzuar edhe po e gzojna por çka se !!!

Po më doket se kush po rrin nër dardhë ka me hangër dardha... neve tjerve kan me na u pi dhamt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyThu Feb 28, 2008 4:54 am



Ju ftojë që ta lexoni këtë postim nga fillimi deri në fund për ta kuptuar më objektivisht këtë thënje "Bac u kry", 17.02.2008 Kosova13.

Vërtet a është Kry Bac !!!!

Lexone....


Letër e hapur UNOSEK-ut dhe Kryetarit të OKB-së


TЁ GJITHA COPЁTIMET E KOMBIT SHQIPTAR
DHE PRANGOSJA E VETËVENDOSJES


“Nuk qëndron problemi te Çezari që triumfon mbi të tjerët,
por te të tjerët që ia bëjnë të mundshme Çezarit të triumfojë”
Ortega Y. Gaset

Nga vera e vitit 1999 me kujdes i kam përcjellë aktivitetet publike të shefave të mekanizmave diplomatik, ushtarak e policor ndërkombëtar në Kosovën e trazuar edhe aktualisht. Prania e këtyre mekanizmave ndërkombëtare në Kosovën e pas largimit të makinerisë ushtarake publike të okupatorit kolonial serb të Kosovës, ka qenë i domosdoshëm për faktin se Kosova është një det gjak shqiptari i derdhur nga pushtuesi serb nga viti 1912, me përkrahje dhe me bekim ruso-Europian shekullor. Problemi i Kosovës është plagë shekullore e Europës, është pjesë e Çështjes shqiptare të copëtuar me forcë nga Ruso-Europa. Kosova nuk është problem kishtar serb por është problem shqiptar i pazgjidhur. Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi pranuan dhe duruan me stoicizëm mynxyrat jetësore që u shkaktuan në Kosovë, e gjetkë ndër shqiptarët, gjatë bombardimeve të NATO (24 mars - 10 qershor 1999), me shprese se më në fund Europa Demokratike e udhëhequr nga ShBA do t’i hapë rrugë lirisë dhe ribashkimit të kombit shqiptar, ndër pak kombe në Europë i cili kurrë nuk e përleu Flamurin e tij me gjakun e fqinjëve në tokë të fqinjëve.
Mirëpo, zgjidhja definitive e statusit shtetëror të Kosovës me dizajni nga ato Pikat e famshme të Grupit të Kontaktit ka qenë plotësisht jo premtues për zgjidhjen demokratike të lirisë së Kosovës dhe të Çështjes shqiptare në përgjithësi. Qasja politike që nuk lejon të drejtën e një kombi, ose të pjesës së një kombi, për vetëvendosje me të drejtë për shkëputje e bashkim me një vend, aq më tepër të një vendi të copëtuar me dhunë, nuk është zgjidhje demokratike, është dhunë afatgjate. Këtë kurth ndërkombëtar “modern” për Kosovën dhe për kombin shqiptar, i ashtuquajturi “Ekipi i Unitetit Unmikian” të Kosovës (?!?) popullit të lodhur nga robëria shekullore ia paraqiti si Vendim të artë - për Pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, hap legjitim drejtë zgjidhjes së Çështjes shqiptare.
Zotërinj të nderuar, Me hap të gabueshëm nuk mund të arrihet me kohë dhe pa telashe në podiumin e dëshiruar. Serbia është dashur të dënohet në Dejton, gjenit serb me tipare kanibaliste evidente edhe sot është dashur t’i thyhej kurrizi në një mënyrë shembullore në Kumanovë. Sjellja me Serbinë pas 22 qershorit 1999 nuk ka qenë në rrafshin e njëjtë me ndërhyrjen “humanitare” (!?) ushtarake ndërkombëtare kundër mekanizmave ushtarake gjakësore serbe në Kosovë. Ai hap është dashur të kurorëzohej me shpartallimin definitiv të forcës ushtarake pushtuese koloniale të Serbisë në shembullin e shpartallimit të ushtrisë nazifashiste pushtuese italiano-gjermane më 1945. Mungoi dënimi ndërkombëtar i Serbisë për gjenocidin veçanërisht në Bosnje, dhe në Kosovë nga viti 1989, dhe kombi agresor shovinist serb u shpërblye në Bosnje, në Vojvodinë dhe tashti, me “Pakon Ahtisari” po shpërblehet edhe në Kosovën e përgjakur shekuj me radhë nga Serbia.
Të saktësojmë qartë: Faktet janë kokëforta. Kosova është pjesë natyrore, etnike dhe historike e njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë, e integruar plotësisht gjatë shekujve XVI-XVII, me Islamin faktor integrues. Njësia e Shqipërisë (Arnautlluk, Albani) mbulonte një sipërfaqe ballkanike prej rreth 120000 km2. Të themi përnjëherë se vendi prej ku u nis eldoradoja e emrit kombëtar për popullin dhe për vendin - shqiptar dhe Shqipëri është Shkupi dhe krahina që administrohej nga Shkupi, pra është Dardania antike, është Kosova historike. Kosova e sotme është vetëm rreth ¼ pjesë e Kosovës së periudhës osmane të para Kongresit të Berlinit.
Për ta pasur plotësisht të qartë tragjedinë shqiptare si dhe porosinë e kësaj Letre të hapur, nisemi nga konstatimi gjenial i udhëpërshkruesit dhe gjeografit frëng, Amie Boue, mik i një fshatari të Carralevës në vitet e ’30-ta të shekullit XIX: “Shqipëria mund të formojë fort mirë një shtet independent ndërmjet Serbisë dhe Greqisë: mjerisht, fatkeqësi e tyre është që gjenden midis shteteve që duan të rriten dhe ndoshta shpresat e patriotëve shqiptarë do të dalin të kota…”
Unë nuk mund të besoj se JU, Zotërinj, nuk keni dijeni për këtë fakt dhe për faktet që do t’ua përkujtoj në vijim. Sipas udhëpërshkruesit osman gjenial, Evlie Çelebiut më 1660/62, Kosova ishte pjesa më e gjallë e Shqipërisë. Udhëpërshkruesi Europian, Jakob Spon i Lyonit, më 1675, theksonte se qyteti i Budvës është i fundit “që kanë venecianët në Shqipëri”, kurse Sulltani, më 1688, urdhëronte të shtypej “Shqipëria kryengritëse” në vise të Kuqit – Palabardhit, sot thellë në shtetin e Malit të Zi. Popullsia shqiptare e Kuqit dhe e Palabardhit tashti janë sllavizuar, kombëtarisht malazezuar.
Në fille të depërtimit të ushtrisë austro-hungareze në vise të Nishit në Dardani (Kosovë), më 1689, Perandori austro-hungarez i porosiste ushtarët dhe ushtarakët të ishin të kujdesshëm se po kalonin nga toka e Serbisë në tokën e Shqipërisë. Ai perandor “çlirimtar” i krishterimit, e dinte se nga ku fillonte Shqipëria, në këtë kohë me rreth 80% të banorëve myslimanë, veçanërisht në qytetet shqiptare. Dhe, për të pasur më të qartë dijen për hapësirën e njësisë Shqipëri (Albania, Arnautlluk)) nga fillimi i shekullit XVIII, të nisemi nga pjesa më jugore, Parga. Sipas konsullit frëng antiislam A. Grasset, më 1718, banorët e atij vendi “kanë krenari barbarinë e shqiptarëve”(!?!). Ndërkaq, në veri, sipas Zorzi Griman-it, më 1733, Shqipëria fillonte në Podgoricë dhe Zhabjak, kurse qyteti më lindor i Shqipërisë, sipas Anton Duoda, më 14 shkurt 1758, ishte Nishi, në të cilin “ka lindur një çështje e madhe midis banorëve të këtij qyteti që janë osmanë dhe shqiptarë” myslimanë. Sipas Pano Bicilnit, konsull gjeneral i Rusisë, më 1785, areali Shqipëri niste nga Mali i Zi, viset përreth Cetinjes – Llovçenit (Katunska nahija), e shkonte deri në Peloponez, me qendrat: Mesolong, Prevezë, Janinë, Akarnani. Ndërkaq diplomati frëng Bozhur në përbërje të Shqipërisë shihte edhe Malin e Zi. Realisht, në shekullin XVII dhe XVIII, për shkak të përbërjes etnike me shumicë vllaho-ilire e shqiptare të banorëve, pjesa më e madhe e Malit të Zi të fillimshekullit XIX i përkiste Shqipërisë (Arnautllukut), pikërisht Sanxhakut të Shkodrës, i cili kishte gjashtë kaza (krahina administrative): të Shkodrës, të Tivarit, të Ulqinit, të Podgoricës, të Plavës dhe të Malit të Zi.
Realisht, fillet e tkurrjes së njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë me ndërhyrje ndërkombëtare arbitrare filluan nga fillimvitet e shekullit XVIII, pikërisht me Traktatin e Paqes së Pozharevacit, më 1718, midis aleatëve të Rusisë: Austrisë dhe Venedikut në një anë dhe Perandorisë Osmane në anën tjetër. Ndërkaq, Copëtimet e para drastike të Shqipërisë, në emër të fitores së Kryqit mbi Islamin, do të ndodhin gjatë pjesës së parë të shekullit XIX, pikërisht në fille të ngritjes së shtetit nacional të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë me përkrahje morale, politike, materiale e ushtarake të Rusisë dhe të Europës. Ishte kjo ngritje e pansllavizmit ortodoks i mbështetur nga Europa katolike e protestante për shkak të interesave kolonialiste të saj drejt Parajsës tokësore Afrikë – Azi.
Kërcënimet e qarta për copëtimin e Shqipërisë i vunë në lëvizje të fuqishme shtresat shoqërore shqiptare më të ndërgjegjësuara kombëtarisht, pikërisht ato myslimane shumicë, të cilave kërcënimi dhe rreziku nga pansllavizmi dhe aleanca e krishtere Patrik-Papa, ua rrezikonte njëninë e trinomit: Atdhe, kombësi dhe fe – identitein më të qartë jo sllav, jo grek dhe jo roman. Në kuadrin e përpjekjeve për mbrojtjen e këtij trinomi, që do të thotë: të njësisë etnokulturore e gjeoplolitike të Shqipërisë, iu vunë themelet Lëvizjes Kombëtare Shqiptare - me pushkë e me penë dhe u ngritën dy pashallëqet gjysmë autonome të Shqipërisë: Pashallëku i Shkodrës dhe Pashallëku i Janinën nga viti 1755 deri në vitin 1831. Ato njësi administrative, realisht, ishin principata shqiptare brenda Perandorisë Osmane, bashkimin në një qeverisje të vetme të të cilave do ta luftojnë, me të gjitha mjetet, Rusia, Franca dhe Europa tjetër, kurdoherë aleate me Sulltanin e me Portën e Lartë kundër njohjes së kombit shqiptar shumëkonfesional – islam, ortodoks dhe katolik, dhe kundër përpjekjeve shqiptare për çlirimin e Shqipërisë një dhe të pandarë.
Pas shembjes së dy pashallëqeve shqiptare me gjakderdhje gjenocidiale turko-osmane me kërkesë, me përkrahje politike dhe me ndihma materiale e ushtarake të Rusisë, të Europës dhe të satelitëve të tyre ballkanas: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë – kombësishtete në formim, faktikisht Shqipëria përjetoi copëtimet e para Europiane nën maskën e luftës kundër Perandorisë Osmene, kinse luftë kundër turqve. Në fakt, këtu e tutje në Shqipëri do të ndodhin përvojat Andaluziane - terrori kulturocidial, etnocidial e gjenocidial ballkaniko-ruso-Europian antishqiptar për interesa sllavo-greke fqinje.
Të ecim nëpër historinë e përgjakshme: Nga vitet e 30-ta të shekullit XIX e tërë Shqipëria Etnike zjeu në kryengritje çlirimtare, por Dardania antike - Kosova historike, nga tashti mori rolin e Piemontit të Shqipërisë për çlirimin kombëtar dhe për shtetin nacional. Flamurtar i kësaj Lëvizjeje çlirimtare në fillim të viteve të ’40-ta ishte shehu, dijetar i famshëm, Baba Beka i Vrajës, një partizan i idesë për një luftë të përbashkët të të gjithë popujve ballkanikë për çlirimin nga pushtuesi turk-osman. Kjo bëri që rilindësi arbëresh, Vinçenc Dorsa, të shkruante, më 1847: “Shqipëria, provincë luftarake dhe e vendosur më shumë se fqinjët e saj (…) është tashmë në pikën e shpërthimit të luftës së fundit që të rilind (…). Ajo nuk flet veçse për Rilindje”.
Shteti autonom i Malit të Zi, këso kohe, kishte 4 700 km2, shteti autonom i Serbisë kishte 37 700 km2 dhe shteti autonom i Greqisë kishte 51 860 km2. Këto sipërfaqe shtetërore përputheshin me shtrirjen etnike shumicë të këtyre kombeve në formim. Të dhënat e pakontestueshme etnografike e linguistike tregojnë qartë se, këso kohe, rreth 60% e viseve të Malit të Zi ishin banorë me prejardhje shqiptare, vllahe e shqiptarë ortodoksë, dhe diçka katolikë (Triepshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviqi, Palabardhi, Drekalloviqi etj., mbi 30% të Serbisë e banonin vllaho-arumunët, shqiptaro-vllahët ortodoksë shënsavianë dhe një pakicë e mirë boshnjake e shqiptare islame në disa qytete, kurse më 1844, sipas Algemeine Zeitung, në shtetin Greqi gjuhën shqipe e flisnin në familje 50% të banorëve.
Kriza Lindore e viteve të ‘50-ta të shekullit XIX realisht ishte luftë e aleancës së kryqit (ortodoks e katolik) kundër gjysmëhënës (Islamit) që e goditi rëndë ardhmëninë e Shqipërisë. Megjithatë, hapi i parë ruso-Europian diplomatik më i madh në dëm të qenies dhe të ardhmënisë së shqiptarëve e të Shqipërisë, do të bëhet me Traktatin e Shën Stefanit, të 3 marsit 1878, me të cilin duhej përmbyllur fitoret e Rusisë mbi Turqinë, më 1877-1878. Sipas këtij Traktati, Mali i Zi do të zgjerohej për 11 000 km2 kurse Serbia për 15 000 km2 dhe u sigurua autonomia e Bullgarisë në një sipërfaqe prej 172 500 km2, duke e shtrirë edhe në vise të Shqipërisë Etnike - Vrajë me rrethina, në vise të Anamoravës, të Karadakut, të Kaçanikut, të Ferizajt dhe të Sharrit, të gjitha viset shqiptare të aneksuara Republikës së Maqedonisë kominterniste-evroamerikane aktuale dhe një pjesë të tokave të Shqipërisë londineze. Kërkesat e Traktatit të Shën Stefanit prekën në interesat e Anglisë dhe të Greqisë, sepse zgjerimi i ri i Greqisë me toka shqiptare ishte simbolik krahasuar me zgjerimin sipas Kongresit të Berlinit.
Për qasjet gjenocidiale serbe që e përcollën këtë copëtim të Shqipërisë flet qartë urdhëresa e Princ Milan Obrenoviq për ushtarakët e paramilitarët serbë: “Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni (nga viset e pushtuara), aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut…!”. Me strategjinë “Toka e djegur” ushtria pushtuese serbe i ktheu në gërmadha 640 fshatra shqiptare në Sanxhakun e Nishit të Vilajetit të Kosovës. Të dhënat burimore flasin për mbi 250 shqiptarë të ndjekur e të masakruar. Ushtaraku Mita Petroviq, duke folur për pushtimin e Toplicës - Kosaonicës nga ushtria serbe, u ndal në mynxyrat në fshatin Topanicë, ku kishte 500 familje shqiptare. Shkroi: “Në fshat pati gra dhe fëmijë, por askush nuk i shpëtoi dënimit. Të gjithë u vranë…”!? Të dhënat burimore tregojnë se pushtuesit serbë, malazias dhe grekë me strategjinë “Toka e djegur” ndoqën dhe vranë rreth 350 mijë shqiptarë etnikë.
Realisht, Traktati i Shën Stefanit vërtetoi supremacionin e politikës pansllaviste ruse mbi Fuqitë e Mëdha Europiane katoliko-protestante. Ndaj, për t’i harmonizuar interesat midis ortodoksisë dhe katolicizmit, nga 13 qershori - 13 korrik 1878 u mblodh Kongresi i Berlinit. Sipas të dhënave nën thjerrëzën e kritikës shkencore, Mali i Zi u rrit për rreth 4 683 km2, Serbia, për rreth 10 500 km2, dhe Greqia, u zgjerua me rreth 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare. Del se me Traktatin e Kongresit të Berlinit nga njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë u shkëputën rreth 24 458 km2.
Kombi shqiptar reagoi me një zë të fuqishëm kundër kësaj dhune ndërkombëtare. E formoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, formoi ushtrinë vullnetare për mbrojtjen e tërësisë së Shqipërisë, formoi Qeverinë e Përkohshme në krye me Myderris Ymer Prizrenin, e ngriti pushtetin ekzekutiv në Vilajetin e Kosovës dhe në shumë pjesë të vilajeteve shqiptare të tjera. Fuqitë e Mëdha: Rusia, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia e detyruan Sulltanin dhe Portën të përgjakej tmerrësisht me shqiptaret dhe kundër mbrojtjes shqiptare të Ulqinit dërgoi ushtrinë osmane nga toka dhe Flotën Ndërkombëtare nga deti, për zgjerimin e pushtimeve malaziase me tokat shqiptare, qartë pjesë etnike dhe historike të Shqipërisë.
Dhe, këtu duhet të nënvizohet fakti se Gjashtë Fuqitë Europiane të vendosjes e dinin shumë mirë se po e copëtonin Shqipërinë, se serbëve, malazezëve dhe grekëve po u jepnin toka me popullsi shqiptare etnike kryesisht të fesë Islame. Po të gjitha këto fakte i pasqyronte shtypi i Fuqive të Mëdha. Mdje, këto Fuqi, asnjëherë nuk kërkuan zbatimin e pikave të Vendimeve të Kongresi të Berlinit, sipas të cilave pushtuesit në tokat shqiptare duhej të garantonin të drejtën e pronës, të drejtën e fesë dhe të drejtën ekzistenciale kombëtare të shqiptarëve në tokat e pushtuara. Aq më keq, asnjë ankesë, asnjë kryengritje shqiptare, nuk arriti të zgjonte ndërgjegjen njerëzore të Fuqive të Mëdha Europiane për të marrë në mbrojtje ekzistencën fizike të shqiptarëve nga gjenocidi serb, malazias dhe grekë. Kurrë!?!
Dëshmi e fuqishme se pushtimi dhe copëtim i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë më 1878 është përcjellë me dhunë etnocidiale e gjenocidiale greke e sllave antishqiptare është edhe konstatimi i Emil d’ Estourneelles, anëtar i komisionit konzular Europian të Kongresit të Berlinit - për kufijtë në tokat shqiptare të Shkupit, përball invadimit bullgaro-serb. Ai shkroi: “Kam gjetë atje nji popullsi të çuditshme, qi me kryeneçsi shpresonte n’ atë ardhmeni lirije e paqi, qi diplomacija europjane i kishte gjithmonë mohue.

vazhdon....


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Feb 28, 2008 5:40 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyThu Feb 28, 2008 5:17 am

E ata katundarë e malcorë mbas sa e sa kobeve, mbas sa e sa mizorive qi u desht të psojshin sidomos ndër vjetë të fundit, fillojshin përsëri me e punuem tokën , me mbajtë bagtinë, me mbjellë pemë, me rindertuem shtëpijat e tyne…Asht përnjimend nji populll i çuditshëm, thoshem me vehte, ni popull qi meriton nderimin, dashuninë e ndihmën t’onë”! Kështu e pësoi “Shqipnija, banue nga nji popull bujar e mikpritës”- nga Rusia dhe Europa për interesat e ballkanasve sllavo-grekë barbarë, dhe shtronte pyetjen: “Si ka mund të ruhet Shqipnija? – Pushtue herë mbas here nga Romakët, Bizantinët, Bullgarët, Serbët, Normanët, Austrianet e Turqit, rrethue nga Malazezët e Serbët kah veriu, nga Serbët e Bullgarët kah lindja, nga Grekët kah jugu, plaçkitë, shkretnue pa nda prej gjithkuj, kombi shqiptar ka dijtë me ruejtë të paprekun personalitetin e zakonet e tija…”
Zotërinj të nderuar,
Pas Kongresit të Berlinit në pjesën e Shqipërisë që i shpëtoi copëtimit dhunë ndërkombëtare më kurrë nuk pushoi lufta për çlirimin nga Perandoria Osmane. Në anën tjetër apetitet e fqinjëve të përkrahur nga Rusia për zgjerime të reja në tokat shqiptare sa vinte dhe rritej. Këto apetite gjithnjë i yshti ndjenja Europiane e kryqit ndaj Islamit!?! Lëvizjes Kombëtare Shqiptare iu ngritën kurthe të gjithfarshme ruso-Europiane. Kurrë nuk u përkrah Lufta e drejtë Çlirimtare e popullit shqiptar, siç ngjau me popujt e tjerë të Ballkanit. Së fundi, do të mjaftonte vetëm të mos pengohej aq barbarisht sa është penguar.
Tashti këtu kërkohet të saktësohet fakti se qarqet politike osmane, shtypi osman dhe opinioni osman e më gjerë, Europian e botëror, pas Kongresit të Berlinit deri në mesin e viteve të ‘90-ta të shekullit XIX, për toka të njësisë gjeopolitike të Shqipërisë (Arnautllukut, Albania) do t’i konsiderojnë pesë vilajetet e Rumelisë Osmane perëndimore: Vilajetin e Kosovës, Vilajetin e Shkodrës, Vilajetin e Manastirit, Vilajetin e Janinës dhe Vilajetin e Selanikut, të cilat administronin 125 100 km2 të tokës ballkanike. Dhe, duhet të theksohet fakti se vetëm në Vilajetin e Selanikut me 35.000 km2 shqiptarët përbënin popullsinë pakicë, e cila kishte rol të madh dhe vendimtar në shoqërinë, në administratën dhe në qeverisjen e këtij vilajeti. Madje, vetë Selaniku, aso kohe, konsiderohej si njëra ndër qendrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Mirëpo, në periudhën e përpjekjeve për ripërtëritjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitet1892-1897, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, hoqi dorë publikisht nga e drejta juridike dhe politike shqiptare në Vilajetin e Selanikut. Nuk e kishte të drejtën natyrore të dhënë nga Zoti. Askush nuk i detyroi shqiptarët për një qëndrim të tillë, pos ndërgjegjes së tyre, sepse nuk donin të shprehnin aspirata pushtuese në një vend ku shqiptarët mund të ishin pakicë e mbivotueshme demokratike. Kjo ndjenjë u ka munguar dhe u mungon aktualisht fqinjëve të shqiptarëve.
Realisht, nga Kongresi i Hagës më 1897, vetë shqiptarët për Shqipëri do të konsiderojnë katër vilajetet me shumicë absolute shqiptare: të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës. Këtë njësi të Shqipërisë kurrë, në asnjë moment, nuk e mohuan qarqet osmane as Europiane të kohës. Ato shtetërore legale. Shqipëria e fundshekullit XIX - fillimshekullit XX, kishte 90 100 km2. Të ndjekim statistikat osmane më 1912: Vilajeti i Shkodrës kishte 10 800 km2, Vilajeti i Kosovës - 32 900 km2, Vilajeti i Manastirit - 28 500 km2 dhe Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km2. Këto katër vilajete të Shqipërisë, këso kohe patën 3 804 000 banorë. Në strukturën e banorëve të territorit perandorak osman që quhej Shqipëri (Arnautlluk, Albania) me 1910, mbi 66% ishin shqiptarë, amalgami bullgaro-maqedono-vlleh ishte pakicë me rreth 16%, serbët ishin një pakicë me rreth 5%, grekët mëzi kalonin 4%-shin.
Të theksojmë edhe faktin se më 1912, në viset e territorit të Kosovës adminstrative të sotme, prej 10 887 km2, kishte rreth 3.7% serbë. Të tjerët ishin shqiptarë kryesisht, kishte pak romë, turq, hebrenj etj. Midis shqiptarëve, katolikët arrinin në rreth 1.7 %. Copëtimi i dytë ruso-Europian i njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike të Shqipërisë, krejtësisht jocivilizues e tepër fatal për ardhmërinë e kombit shqiptar, do të realizohet në përmbyllje të Luftës së Dytë Ballkanike, pikërisht me Traktatin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër.
Realisht, Lufta e Parë Ballkanike nuk ishte kundër ekzistencës së mëtutjeshme të Perandorisë Osmane në Ballkan, por ishte luftë sllavo-greke e dirigjuar nga Rusia për të parandaluar autonominë e Shqipërisë të fituar me Kryengritjen e Madhe të Kosovës (5 maj -18 gusht 1912), nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës. Për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë për interesa ekspansioniste e kolonialiste malazeze, serbe, bullgare e greke, në Shkup, u mblodh Kuvendi Shqiptar nën drejtimin e Komitetit të Shpëtimit në krye me Hasan Prishtinën e Nexhib Dragën. Më 16 tetor 1912, ky Kuvend informonte përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Shkup se, “Shqipëria i ka kapë armët jo për me forcue dominacionin e Turqisë ndër Ballkan, por për me i dalë Zot tanësisë tokësore e lirisë së Shqipërisë. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmë se sido që të jetë fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue prej katër vilajeteve veçse një formë politike e një formë sundimi…!”
Se cila ishte përkrahja e Europës në dobi të zgjerimeve territoriale të Serbisë mund të shihet nga prononcimi i princit Aleksie Karagjorgjeviq, porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz Europianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira…!” Kjo “tirrje” nuk do të dilte publike, po të mos kishte përkrahjen e tutorëve të Serbisë në Rusi dhe në Europë.
Forcat e Aleancës ballkanike përparuan shpejtë në tokat shqiptare në mbështetje të krerëve shqiptarë, të cilët e luftuan Turqinë në mbështetje të shteteve ballkanike: të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Bullgarisë. Për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë në Tavolinë të diplomacisë ruso-Europiane, me nguti, por me përkrahje të Vjenës, u thirr Kuvendi Gjithëshqiptar në Vlorë, nën kryesin e Ismail Qemalit, me tagër të shpallte Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj etnikë. Në Kuvendin e Vlorës do të përfaqësohen të katër vilajetet shqiptare dhe, më 28 nëntor 1912, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë tërësore me gjithsej 90 100 km2 me mbi 3804000 banorë.
Megjithatë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 - gusht 1913), nuk mori parasysh aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, as përfilli kriteret relevantë: etnikë, ekonomikë dhe gjeostrategjikë për vendosjen e kufijve të Shqipërisë. Serbia u rritë edhe për 39000 km2, duke i marrë edhe 1 290 000 banorë, kryesisht shqiptarë. Mali i Zi u rritë edhe për 7000 km2 me 260000 banorë shumicë absolute shqiptare, qind për qind të banorëve sa pati. Greqia u rritë edhe për 51300 km2, duke marrë edhe 1 624 000 banorë shumica absolute jogreke.
Konferenca e Londrës më 29 korrik 1913, pa i pyetur shqiptarët, aprovoi projektin e “Principatës së Shqipërisë” – një shtet monstrum në periferi të Piemontit të Shqipërisë, pa trup të plotë, tepër të sakatosur, të shkëputur nga hambari, pa gjymtyrët vitale për jetë, të cilin nuk mund ta quajmë veçse Shqipëri londineze, dhunë ndërkombëtare ndaj kombit shqiptar. Shtetit të Shqipërisë londineze iu lanë vetëm rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijë banorë. Kështu, nga katër vilajetet e Shqipërisë deri në fund të vitit 1912, Londra i shkëputi për Greqinë, për Serbinë dhe për Malin e Zi gjithsej 61 510 km2 dhe mbi 3 000 000 banorë me shumicë absolute shqiptare. Ky ishte shkak që nxiti Homerin shqiptar, At Gjergj Fishtën, të thërriste: “Uh! Europë, ti kurva e motit/, Qi i rae mohit besës e Zotit/, Po a kta a sheji i Gjytetniis: Me daa tokën e Shqypniis/ Për me majtë klysht e Rusis?…”
Unë as tashti nuk kam koment më të përshtatshëm. E ardhmja tregoi se, kur është puna për kombin shqiptar, Ruso-Europa ngeli në kurthe të njëjta, antishqiptare, deri në fund të mileniumit të dytë. Realisht, dëshmia më e fuqishme për antishqiptarizmin e Europës katoliko-protestane në dobi të pansllavizmit ordodosk rus, si gjithherë pa i pyetur fare shqiptarët, janë vlerësimet që i bëri Teraktatit të Londrës kryesuesi i Konferencës së Londrës, kryekasapi oficial i Shqipërisë, diplomatit anglez Eduard Grei, më 17 prill dhe më 12 gusht 1913: “Marrëveshja ndërmjet Fuqive lidhur me kufijtë (veriorë) të Shqipërisë u arrit pas një përpjekje diplomatike të gjatë e të vështirë. U vendos që bregdeti dhe Shkodra t’i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra dhe (pas shumë bisedimesh) Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje lë një pjesë të madhe territori për t’u ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi si fryt i fitores së tyre. Arritja e kësaj marrëveshjeje ishte esenciale për paqen e Europës dhe sipas mendimit tim ajo u arrit në kohën e duhur për ta ruajtur paqen midis Fuqive të Mëdha”.
Dhe, në dëshminë vijuese Grei do të saktësojë: “Vështirësia për të arritur një marrëveshje lidhur me kufij të veçantë (të Shqipërisë) ka qenë shumë e madhe. Secili do të kujtojë se sa të vështira dhe sa kritike kanë qenë në ndonjë rast çështjet që kanë dalë për caktimin e kufijve veriorë e verilindorë të Shqipërisë. Ato gjetën zgjidhje disa kohë më parë. Tani ne kemi arritur në një marrëveshje për caktimin, me disa kushte të kufijve jugorë dhe verilindorë të Shqipërisë, gjë që do të plotësojë caktimin e gjithë kufijve të këtij shteti. Unë e di fare mirë, se gjithçka do të bëhet e njohur kjo zgjidhje në shumë pika do të jap shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga pikëpamja e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja midis Fuqive të Mëdha dhe, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të paqes në Europë” !?
Zotërinj të nderuar,
As pas kasaphanës evro-ruse në Londër ndaj kombit shqiptar, veprimet sllavo-greke për ta zhdukur kombin shqiptar, gjithnjë në mbështetje e me aminim evro-rus, nuk pushuan. Në anën tjetër, nënshkruesit e Marrëveshjes “Paqësore” të Londrës kurrë nuk e dëgjuan vajin shqiptar, kurrë nuk kërkuan nga pushtuesit e Shqipërisë të zbatonin Ligjet Ndërkombëtare që garantonin liritë gjinore, etnike, civilizuese, fetare, politike e pronësore të popujve nën dominim të huaj.
Vërtet, shumë zor është të jesh shqiptar dhe të komunikosh me pasardhësit e atyre që ta kanë sakatuar atdheun dhe me ata që të mbajnë nën robëri shekullore të dhunshme, në emër të demokracisë!?! Të ecim edhe më nëpër shtigjet e historisë së përgjakur të kombit shqiptar. Traktati i Londrës u rifuqizua në Konferencën e Versajës – Parisit 1919-1920, me të cilën do të përmbyllet Lufta e Parë Botërore (1914-1918). Humanisti Profesor Emil Kahn, më 1920, gjatë mbajtjes së Konferencës së Parisit, u angazhua për shtetin shqiptar me kufijtë etnikë dhe gjeopolitikë, e jo për “Shtetin shqiptar (londinez), si nji Princni operete, me livret italisht, valcer Vjene, e nji kryetar orkestre mysterjoz në Berlin…”. Më tutje, Kahn, saktësoi pa ekuivoke se “Shqipnija e coptueme nuk ka për të mujtë të jetojë, e aqë ma pak të jetojë e pamvarun, po i dolën dore krahinat ma të mirat, elementat ma vepruesit e popullsisë së sajë”. Se Shqipëria e Traktatit të Londrës “asht njinji si të dënohej Shqipnija (e vërtetë, etnike, natyrore) për vdekje e nënshtrim…” Ky është konkludim gjenial, të cilin e vërtetoi dhe po e vërteton koha.
Të ndjekim të dhënat vetëm për disa llahtari serbe ndaj shqiptarëve më 1912-1913. Sipas socialistit Kacleroviq: “Armata serbe ka djegur 35 fshatra shqiptare, pa u lejuar banorëve të tyre që të largohen(…). Armata serbe me urdhrin e qeverisë së vet ka masakruar 120 mijë shqiptarë”. Sipas hulumtimeve të mëvonshme të italianit Baldaqi: “janë nja 150 mijë shqiptarë të vrarë nga serbët në vitin 1912-13”. Ndërkaq ushtaraku Dimitrie Tucoviq, socialist, duke informuar opinionin për shkretërimin e një fshati shqiptar në Lumë, tashti në Shqipërinë londineze, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji; pranë nënave të vdekura klithnin foshnjat e tyre, të cilat qenë të kursyera rastësisht nga plumbat; trupat si bredh të malësoreve të bukura janë gërryer si krimbat nëpër lëndinë; gratë kanë lindur nga frika, për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra(…), kufomat janë hedhur në shtëpia, e shtëpitë janë djegur – ashtu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vërteta për këtë egërsi të tmerrshme”.
Për këtë gjenocid kanë pasur njohuri të plotë tutorët dhe themeluesit ruso-Europianë të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë, por fare nuk kanë reaguar!?! Të dhënat burimore flasin qartë se gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në viset shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lartë, u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u ndoqën në Azi e gjetkë, për të mos e lejuar më asnjë kontakt me vendlindjen, me farefisin në atdhe, në Shqipërinë e copëtuar me dhunë ndërkombëtare.
Këtu të konstatojmë shkurtimisht: Vetëm në ditët e para të punës të Konferencës së Versajës më 1919, u masakruan mbi 12 371 dhe u burgosën 22 110 shqiptarë etnikë nën okupimin e Jugosllavisë Versajase. Familje të tëra, paramilitarët serbë, i ngujuan në kullat shqiptare dhe i kallën për së gjalli, po kështu qindra shqiptarë i futën në dhjetëra xhami dhe i kallën bashkë me ato. Kurrë nuk e kursyen gjininë femërore, përkundrazi, as moshën e të gjitha gjinive. Për të mashtruar opinionin botëror dhe aktorët bartës të Traktatit të Versajës, Komanda Supreme e ushtrisë jugosllave udhëzonte çetat terroriste të spastrimit etnik shqiptar të terrenit, që vrasjet, therjet, gjenocidin mbi shqiptarët, kalljet e fshatrave e të kuarteve të qyteteve t’i kryenin pa bujë, fshehurazi nga opinioni publicistik e diplomatik, me sqarimin se “pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes do t’i kemi duartë e lira kundër shqiptarëve!”.
Tashti sikur e kërkon vendi të konstatohet se, nga dokumentet e proveniencës shqiptare, të dërguara Konferencës së Versajës, shihet qartë se numri i shqiptarëve në viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së vitit 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të dhënë nga Hahni, mbi shtatëdhjetë vjet më herët. Tashti del se në arealin e Shqipërisë Etnike kishte vetëm 1 779 929 frymë (833 000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946 929 në viset shqiptare të aneksuara Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqiptarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1 220 000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912. Është fakt se nuk ka vëllazëri shqiptare jashtë Shqipërisë londineze që nuk ruan kujtimin e hidhur dhe nderimin e shenjtë për një e më shumë të masakruar nga soldateska serbe e jugosllave. “Jamjanët e Afrikës nuk mund të bëjnë atë që serbët u bëjnë shqiptarëve të Kosovës” - do të konstatojë Hasan Prishtina në qershorin e vitit 1921, në Parlamentin e Shqipërisë londineze. Vetëm midis viteve 1918-1921, në Kosovë serbo-malaziaset shkretuan 215 fshatra shqiptare, kurse brenda kufirit të Shqipërisë londineze, në Lumë e Dibër, njësitë provokatore e ndëshkuese terroriste të ushtrisë jugosllave vranë 1 392 shqiptarë dhe me top e zjarr rrafshuan përtokë 1725 shtëpi banimi. E tërë kjo vetëm për të destabilizuar shtetin e Shqipërisë, që ai të mos interesohej për fatin e pjesës së kombit shqiptar nën robërinë serbo-sllave e greke. Për të gjitha këto kurrë nuk e prishën gjumin Fuqitë e Mëdha të Europës, copëtuesit e kombit shqiptar.


vazhdon...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyThu Feb 28, 2008 5:28 am

Për të mbuluar përmasat tragjike të gjenocidit, të shfarosjes së shqiptarëve, pushtuesi jugosllav do të zbatojë një dhunë dezintegruese dhe dekompozuese mbi etninë shqiptare dhe të pjesës madhore të kombit shqiptar të copëtuar në tri pjesë: Jugosllavi Versajase, Shqipëri londineze dhe Greqi. Meqë mbi 98% të shqiptarëve në viset e Shqipërisë Etnike të aneksuara Jugosllavisë Versajase ishin të besimit islam, në statistikat zyrtare, në diplomaci, në administratë në përgjithësi, në publicistikë dhe madje edhe në shkencat historiografike e etnografike, kompaktësia etnike dhe civilizuese e shqiptarëve do të tregohet e parcializuar, e copëzuar, duke u dhënë shqiptarëve myslimanë etnonime të motivuara politike antishqiptare: “turq”, “arnaut”, “arnautësh”, “shiftar”, kurse “albanac” vetëm për elementin shqiptar katolik. Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni do të quhen “serbë”. Të gjitha mbiemrat e shqiptarëve u serbizuan me prapashtesën “iq” dhe “viç”. Pseudoshkenca serbe e jugosllave antishqiptare, si edhe sot, gjeti partizanë Europianë për mbështetje. Të përmendim vetëm austriakun Herman Vendel, i cili, më 1920 dhe 1921, shqiptarët do t’i tregojë si “popull rundiment ballkanik gjysmë të egjër, të dëmshëm për civilizimin Europian” dhe gjenocidin serb e jugosllav mbi shqiptarët do ta tregojë si masë të nevojshme të “civilizimit të krishterë”, sepse, sipas tij, “historia nuk mund të durojë kërcënimet mijëravjeçare (…) të një race që po vdesë…”!?!
Me këtë logjikë serbo-Europiane gjenocidi kundër qenies shqiptare vazhdoi me intensitet të madh. Sipas Organit të PKJ-së, “Proleter” të 15 dhjetorit 1929, gjenocidi serb ndaj shqiptarësisë së Kosovës zbatohej “me pushkë dhe bomba”. Një anonim nga Peja shkruante: “Ne, shqiptarët, jemi të detyruar që t’ua mbarojmë shtëpitë (kolonistëve). Me parat tona jemi të detyruar të blejmë konopin me të cilin do të na varin neve (…). Fshatra të tëra po i kallin, që t’u bëhet vend kolonistëve. Me pushkë, mitraloz dhe bomba po ndjekin mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre”. Ndërkaq Organi i Lëvizjes Demokratike Shqiptare - “Liria Kombëtare” e Gjenevës, më 15 shtator 1931, do të konstatojë se “afër një milion njerëz po shpërngulen nga pushteti serbomadh” dhe se “me thikë po kryhet serbizimi i emrave të njerëzve dhe të fshatrave, që kështu të shlyhej çdo dëshmi shqiptare, që të ndryshohet karakteri etnik i Kosovës”.
Kjo dhunë nuk mund të quhet e tejkaluar derisa edhe sot UNMIK urdhëron pushtet komunale në Kosovë të mos i kthejnë variantet popullor shqip të emrave të vendeve dhe të njerëzve. Madje, është urdhëruar të ruhet emri i vendit dhunë serbe edhe aty ku kurrë nuk ka pasur serbë çifçinj të shekujve XVIII-XIX, as ka sot kolonë!? Dhe, edhe kjo po quhet demokraci Europiane, e zbatueshme nga UNMIK”!?
Nejse, të ecim përpara gjurmëve të gjenocidit serb mbi shqiptarët. Burimet flasin se vetëm midis viteve 1924-1930 në Kosovë u burgosën 3 366 shqiptarë me autoritet në masat e gjera, për t’i detyruar të tjerë që të shpërnguleshin në Anadoll. Kështu, sipas burimeve policore jugosllave, deri më 1932 u ndoqën në Turqi rreth 200 mijë shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët edhe krahas ndjekjeve e përndjekjeve, vrasjeve e mizorive, kolonizimit të madh të sllavëve etj., vazhdonin të ruanin epërsinë me 80% të banorëve. Ta konstatojmë edhe këtë fakt: Dihet se deri më 1936 tokë shqiptare morën 30 566 familje serbe e malazeze. Më 1937, qarqet shkencore akademike serbe dhe ato politike e ushtarake kërkonin që brenda një afati shumë të shkurtër përqindja e elementit sllav - serb e malazez në Kosovë të ngrihej në 67,5%, kurse përqindja e shqiptarëve të zbritej në 21,5%. Në urdhëresat për policinë dhe administratën vendëse në Kosovë thuhej qartë: “Serbisë Jugore nuk po i kushtohet kujdes i duhur. Nëse ajo bëhet serbe do të zgjidhet çështja jugosllave”.
Për ta arritur këtë qëllim kërkohej që të largoheshin edhe 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Turqi dhe krahas 143 mijë kolonëve serbo-malazez të sjellë deri më 1937, të silleshin edhe 470 mijë kolonë me prejardhje etnike sllave. Për spastrimin etnik shqiptar dhe sllavizimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavinë, do të vihen në shërbim akademikët, shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, midis të të cilëve, Vasa Çubriloviq dhe Ivo Andriç,- nobelist ky i kohës së Titos?!
Zotërinj të nderuar,
Besoj se kini njohuri të mjaftueshme për planet shtetërore e kishtare serbe për zhdukjen e shqiptarëve gjatë Jugosllavinë Versajase e Avnojiste, ndaj këtu do t’ua përkujtoj vetëm pak udhëzime akademike!?! Të nisemi nga Vasa Çubriloviq, i cili më 7 marsit 1937, theksonte: “Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm - për zhdukjen e shqiptarëve dhe të shqiptarësisë së Kosovës - është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, për çka ne jemi bindur mbi ta(…). Mbetet vetëm shpërngulja në masë (…) E që të sigurohet shpërngulja masive, kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme(…). Mjeti tjetër do të ishte presioni i aparatit shtetëror (…), që sa më shumë t’u mërzitet ekzistenca shqiptarëve te ne: gjobitje, burgosje, përdorimi i pashpirt i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, prerja e pyjeve, maltretime, ndërsyerja e qenve, detyrimi në angari dhe me të gjitha mjetet e tjera të cilat është në gjendje t’i gjejë një polici praktike…” Këto botëkuptime serbe, për Serbinë e Madhe pa shqiptarët, janë publike edhe sot, në kohën e Ahtisarit, dhe bota e quajtur demokratike heshtë, e heshtë!?!
Udhëzimet e Akademikut Çubriloviç i përpunoi më tutje Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë. Ajo, më 1938, udhëzonte Kryeministrin, se për ta thyer rezistencën dhe kompaktësinë shqiptare në Jugosllavi duhej punuar me Greqinë për okupimin dhe ndarjen e Shqipërisë londineze dhe saktësonte: “Aneksimi i pjesës Veriore dhe të pjesës së Shqipërisë së Mesme shtetit tonë, është një nga interesat jetësore të popullit tonë. Kjo do të ishte realizimi i aspiratave tona natyrore dhe kënaqja e dëshirave tona shekullore!(…). Në popullin tonë kurrë nuk ka pasur simpati për shqiptarët as herët as sot. Janë shikuar si armiq të vendit tonë dhe të popullit tonë. Në kombinacionet tona politike e diplomatike dhe politikën tonë ballkanike gjithmonë kemi synuar që t’i hedhim poshtë të gjitha kërkesat shqiptare për formimin e shtetit të pavarur, nga shkaku i thjeshtë, se ai shtet mund të krijohej vetëm kundër nesh dhe kundër synimeve tona nacionale. Me marrjen dhe aneksimin e Shqipërisë Veriore do të vritet irredenta shqiptare, e cila është shumë e rrezikshme për viset tona jugore. Elementi luftarak shqiptar në territorin tonë do të përfshihej nga lindja dhe perëndimi dhe do të dënohej në asimilim të lehtë…”!?!
Këto kërkesa dhe këto projekte serbe antishqiptare në vijimësi i ka yshtur, financuar dhe mbrojtur Rusia me aminim të një pjese nga Fuqitë e Mëdha Europiane!?! Sipas diplomatit Ivo Andriç, më 30 janar 1939: “Me marrjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, më lehtë do të asimilohet!” dhe “shpërngulja e shqiptarëve myslimanë në Turqi gjithashtu do të zbatohet në rrethana të reja, ngase nuk do të ndodhë kurrfarë aksioni i madh që ajo të pengohej”.
Si dëshmi bashkëkohore publike për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në periudhën e fundit të Jugosllavisë Versajase mund të merret edhe konstatimi i kolonistit malazias përparimtar, Radovan Zogoviq: “Pushteti serbomadh bën çdo gjë që më presion ekonomik, me shkollë policore, me ndërprerjen e ndihmave medicinale kundër malaries e të tjera, t’i nxjerrë nga Ligji dhe t’i shfarosë banorët shqiptarë…”. Asnjë zë i fuqishëm kundërshtues nga qarqet diplomatike të Europës!?!
Çka të sjellim tjetër? Mund të thuhet saktësisht se kurrë nuk do të dihet numri i saktë i shqiptarëve të masakruar, të maltretuar dhe të shpërngulur. Dokumentet janë në Arkivat e Beogradit dhe ato u jepen studiuesve në mënyrë të seleksionuar. Mirëpo, edhe të dhënat e vjela nga burime të shkëputura, fragmentare, flasin për fakte trishtuese. Midis viteve 1919-1941, pushteti ushtarak e policor i Jugosllavisë, rrëzoi dhe zhduku plotësisht, me top dhe zjarr, rreth 200 lokalitete shqiptare, vrau, theri, i poqi në zjarr rreth 80 mijë shqiptarë dhe u ndoqën me dhunë nga Kosova në Anadoll rreth 400 mijë shqiptarë, kurse në Kosovë u sollën rreth 165 mijë kolonë serbë, malazezë, bjellorusë etj.
Numri i shqiptarëve të burgosur e të torturuar në xhandarmëri arrinte në 300 mijë. Nëse kihet parasysh shtimi i shqiptarëve për rreth 40 për mijë në vit, Jugosllavia versajase për 22 vjet të ekzistencës së saj zhduku fizikisht rreth NJË MILION shqiptarë. Evro-Rusia, as Shoqata e Kombeve, nuk reaguan kurrë?!?
Fatkeqësisht, ndarja dhe copëtimi i kombit shqiptar dhe i atdheut të tij, Shqipërisë, në Berlin, në Londër dhe në Paris, do të bekohet edhe me traktatet dhe me marrëveshjet ruso-anglezo-amerikane antinazifashiste në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Nuk ishte top sekret Elaborati i Vasa Çubriloviqit, i 3 nëntorit 1944, ku sugjerohej:
“Duhet të thuhet se të gjitha pakicat në tokën serbe janë ardhacakë, madje të frikshëm, të cilët janë sjellë që ta ndajnë e ta dobësojnë serbizimin(…). Ne nga Kosova dhe Dukagjini nuk mund të heqim dorë edhe për shkak të rolit të tyre historik dhe rëndësisë edukative nacionale: Krejt deri sa Kosova dhe Dukagjini të mos bëhen përfundimisht serbe, gjithmonë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe(…). Do të ishte ideale sikur të mund të liroheshim nga të gjithë shqiptarët në vendin tonë dhe atë përnjëherë(…). Dy janë mënyrat të cilat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t’i shfarosim ose që t’i shpërngulim(…)”!!?
Të gjitha këto udhëzime të përgjakshme, e të tjerat që nuk mund ti kapë mendja e shëndoshë, u zbatuan me përpikëri para syve të Botës Antifashiste Kominterniste e Demokratike!?! Nga fundi i nëntorit 1944 në tokat shqiptare, të çliruara me forca të veta antifashiste, do të dërgohen nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi 25 brigada me mbi 40 mijë ushtarë, të quajtur “partizanë”, me udhëzime të qarta: Nën maskën kinse për ndjekjen e bashkëpunëtorëve të okupatorit, të vriten personalitet e shquara kombëtare shqiptare, të provokohen revoltime të popullsisë dhe në shenjë të shtypjes së “revoltës”, të vriten me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë londineze! U zbatuan ploja në pjesën më të madhe të fshatrave shqiptare, madje edhe në radhët e rekrutëve të mobilizuar për plotësimin e brigadave partizane serbe, boshnjake e kroate. Të përkujtojmë vetëm Masakrën e Tivarit më 1 prill 19045, Kasphanë kjo e djalërisë shqiptare, me përmasa disa herë më të mëdha se Nata e Bartolomeut.
Të gjitha këto mynxyra ishin të njohura edhe për Bllokun Antifashist ruso-anglo-amerikan dhe asnjë qortim për Titon, asnjë pengesë për Jugosllavinë Avnojiste që të ripushtojë, me strategjinë serbe shekullore “Toka e djegur”, pjesët më vitale të Shqipërisë, midis të të cilave Ulqin e Malësi, Iliridë e Kosovë?!! Nga burimet e shikuara në mënyrë rreptësishtë kritike dihet se deri në fillimin e viteve të ’50-ta të shekullit XX, ushtria dhe OZN-a jugosllave e dominuar nga serbët, vrau, masakroi dhe zhduku pa nishan 68-72 mijë shqiptarë. Ndërkaq sipas Marrëveshjes gjentlemene Tito - Kypryli, në vitet e 50-ta do të shpërnguleshin për Turqi edhe 412 mijë shqiptarë “të Jugosllavisë”, të emërtuar si “turq”. Një e dhënë e Lidhjes Socialiste të Kosovës, më 1976, saktësonte se nga Kosova, midis viteve 1912-1966, ishin shpërngulë në Turqi Një milion shqiptarë të Kosovës. Në këtë periudhë në burgjet jugosllave vuajtën dënim mbi 280 mijë shqiptarë. Shumë prej tyre kurrë nuk u kthyen në familjet e tyre. Të dhënat e sistematizuara me kujdes flasin se vetëm nga pranvera e vitit 1979 deri në fund të vitit 1991, në Jugosllavi u burgosën dhe u trajtuan në polici 900 mijë shqiptarë (750 mijë nga Kosova dhe 150 mijë nga viset e tjera jashtë Shqipërisë Londineze).
Këto dhe mynxyra të tjera antishqiptare të kombit serb i sanksiononte, para syve të botës së qytetëruar, “Memorandumi” i Akademisë së Serbisë i vitit 1985, me detyrë që: “Popullit serb t’i sigurojë programin shoqëror dhe nacional bashkëkohor, me të cilin do të frymëzohen brezat e sotme dhe të ardhshme” se Serbi është deri aty ku gjendet një serb, ose një varr serbi!?! Më 23 mars 1989 Serbia me grusht politik, policor e ushtarak e ripushtoi Kosovën dhe asnjë reagim i fortë brenda Jugosllavisë Avnojiste dhe as në Botën demokratrike!?! Në vitet e ’90-ta Serbia krijoi aparteid në shoqërinë Kosovare, të panjohur për botën bashkëkohore. Shqiptarët e Kosovës përjetuan rrethin e shtatë të Ferrit të Dantes. Shkollimi shqip u nxor jashtë ligjit, 7400 nxënës shqiptarë i helmoi policia e fshehtë serbe, punëtorët dhe nëpunësit shqiptarë u nxorën nga puna, mjekët u ndanë nga pacientët, jeta e një shqiptari vlente vetëm sa vlera e një plumbi. Mund të thuhet se vetëm tashti nisi të trandët bota demokratike dhe gradualisht, me prekje pas prekjes, të mbështetë Lëvizjen Politike Demokratike Paqësore, e së fundi, një pjesë e botës demokratike njohu edhe Luftën Çlirimtare të UÇK.
Thash “një pjesë e botës demokratike”, sepse pjesa tjetër u gjet e kurthuar me interesa të ndërthura historike me okupatorin neofashist të Kosovës. Kështu, në konferencat ndërkombëtare për legjitimimin e shpartallimit të Jugosllavisë avnojiste më 1992, 1995 dhe 1999, të fortit në emër të Bashkësisë Ndërkombëtare nuk morën vendime historike të drejta, që do të shpinin në lirinë e Kosovës së pavarur dhe sovrane, minimum i domosdoshëm së fundi si një prerje cezarike për zgjidhjen e Çështjes shqiptare të ndërlikuar me dhunë ndërkombëtare. Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, edhe më tutje, mbetën pre dhe peng e interesave të Fuqive të Mëdha, si në periudhën e Imperializmit!?!
Dhe, këtu, nuk e shoh të udhës të flasë për gjenocidin serb ndaj tapisë shqiptare historike të Kosovës nga 22 shkurti 1998 deri më 22 qershor 1999. Në këtë periudhë në Kosovë ishte, thënë simbolikisht, Syri i Botës Demokratike. Qindra ploja e masakra,, qindra fshatra të djegura, çdo gjë me vlerë e shkatërruar, mijëra të zhdukur, të gjitha mynxyrat e gjenocidit që i përjetuan shqiptarët më 1787, 1912, 1919, 1945, por dhunë mbi dhunën ishte dhunimi i rreth 20 mijë femrave shqiptare. Kosova shqiptare çdo gjë mund të falë e të harrojë, por këtë kurrë jo!
Ju, Zotërinj, të gjithat i dini, dhe e dini mirë edhe faktin se Serbia me dorën e vetë e ka kallë pjesën koloniale të saj në Kosovë, se Serbia e ka dhunuar me shekuj dinjitetin e kombit shqiptar, se mbi 95% e popullsisë së Kosovës, që flet shqip, kurrë nuk do të pranojë pushtetin serb, përpos si të robëruar nën Serbi, edhe më tutje me përkrahje ndërkombëtare!?!
Vërtet, këtu, nuk mund t’i heshtim faktet se ndërmarrjet politike, diplomatike, ushtarake dhe policore të Fuqive të Mëdha botërore nën ombrellën e KS të OKB, fatkeqësisht, do të risanksionojnë copëtimin tepër brutal, antihistorik dhe antinjerëzor, të kombit shqiptar e të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë në pesë shtete ballkanike. Këtë ndarje, së fundi, e dizajnoi allishverishi për Konferencën Ndërkombëtare të Rambujesë, më 1999, ku shqiptarët për të parën herë në histori do të futën, me njëmijë dredhi e frikësime, në lojën tragjike për fatin e tyre dhe të Shqipërisë Etnike. Lënia ndërkombëtare e mundësisë për zhdukjen e UÇK me të gjitha mynxyrat e luftës, me ofensiva të përgjakshme dhe për shpërnguljen me strategjinë “Toka e djegur” të rreth një milion shqiptarëve vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO, e zhvendosjen në male nën tenda najloni të rreth 700 mijë të tjerëve, bëri që një pjesë e madhe e kombit shqiptar dhe veçanërisht shqiptarët e Kosovës, të traumatizohen, të vuajnë pasoja të përjetshme. Dhe, për çudi, përdhelet kombi serb, asnjë përgjegjësi morale e materiale ndërkombëtare për Serbinë!?

vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptyThu Feb 28, 2008 5:29 am

Dhe, legalizimin e copëtimit bashkëkohor amerikano-Europiano-rus i kombit shqiptar në pesë shtete, si e drejtë ndërkombëtare me “vullnetin shqiptar”, e bëri Marrëveshja Beograd-UÇPBM e Gjilanit-Konçulit më 2000 dhe Marrëveshja Skopje – UÇK e Ohrit (2001), edhe këto, me trysni e me prani ndërkombëtare të SHBA-ve, BE-së, OKB-së, NATO-s. Është i hidhur fakti se arkitektet dhe vulëvenësit ndërkombëtar të këtyre allishverisheve, kurrë nuk ngulën këmbë për vënien në jetë të Pikave që kishin të bënin me jetën shqiptare në Kosovë Lindore dhe në Iliridë?!?
Të nderuar Zotërinj,
Ma në fund, me të ashtuquajturën “Pakoja e Ahtisarit” të 2 shkurtit 2007, edhe Kosovës, e larë me gjak shqiptari të derdhur nga dora serbe që nga viti 1809 (nga Masakra mbi familjen tridhjetanëtarëshe të Demë Ahmetit në Vraniq të Kryellapit ), po i projektohet copëtimi më anakronik, i panjohur në asnjë vend të botës as në kohën e perandorive antike e mesjetare. As në kohën e Kralit, të Titos a të Milosheviqit!?! Dokumentit: “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës” (botuar në Koha Ditore, 3.II.07) i bëra një analizë kritike rreptësishtë shkencore, të cilën, më 9 shkurt 2007 e dorëzova në Zyrë të Pranimit të UNMIK-ut, për Z. Joakim Rücker dhe Z. Martti Ahtisari. Ndaj këtu do të përmbledh vetëm pak gjykime që nuk mund të hedhën me argumente demokratike.
Duke pasur parasysh faktet që u sollën në këtë Letër, “Pakoja e Ahtisarit” projekton pasiguri për Kosovën, dënon shqiptarët shumicë absolute - viktimë në trojet e veta etnike dhe shpërblen krimin dhe kriminelët, pakicë joetnike të Kosovës, pasardhëse të elementit serbë e malazias të kolonizuar, një pjesë e madhe si çifçinj në tokat e bejlerëve shqiptarë nga mesi i shekullit XVIII dhe gjatë shekullit XIX dhe pjesa tjetër si kolonë shtetëror të Serbisë dhe të Jugosllavisë Versajase e Avnojiste. Realisht, “Pakoja Ahtisari” legjitimon atë që e krijuan UNMIK, KFOR dhe POLICI Ndërkombëtare nga 22 qershori 1999 deri më 2 shkurt 2007. Këtu, nuk e shoh të nevojshme të ndalëm në pengesat me pasojat historike që i ka bërë zhvillimit ekonomik të Kosovës pushteti i UNMIK-t, mbi të gjitha instalimi i qeverisë vendore jo kompetente dhe të korruptuar, por të paprekshme nga UNMIK. Rrjedhim i të cilave është lindja dhe rrita e shpejtë e Lëvizjes së “Vetëvendosjes”, e larë me gjak më 2 shkurt 2007!?! Nuk është tepër të konstatohet fakti se historia e di se në Europë është një shtet që ka vetëm Një dëshmor të antinazizmit, kurse “Vetëvendosja” në hapin e parë i bëri Dy dëshmorë. Po prangosja e udhëheqësit të saj, Albin Kurtit, sa do të kushtoj?!? Sa më gjatë në burg Albini aq më gjithëpopullor dhe aq më legjitime kërkesa e tij politike - për zgjidhjen demokratike të statusit shtetëror të Kosovës me Referendum nën mbikëqyrjen e KS të OKB-së. Kjo kërkesë nuk është shoviniste, nuk është dhunë ndaj lirive të të tjerëve, nuk është sulm kundër demokracisë. Përkundrazi, është vlerë për njerëzimin.
Së fundi, Ju e dini se zgjidhjet që ofron “Pakoja Ahtisari” nuk mund të jenë zgjidhje demokratike, sepse ajo “Pako” nuk ka opozitë politike demokratike në radhët e partive të të ashtuquajturit “Ekipi i Unitetit Unmikian të Kosovës”, i cili ka kohë që nga shumica absolute e partive të vogla dhe e shqiptarëve gjithandej konsiderohet si mish i egër i kombit. Konstatimi im reflekton realitetin. Shtypi, radiot dhe TV-të e Kosovës, të kontrolluara nga anëtarët e “Ekipit të Unitetit Unmikian” dhe makineria ndërkombëtare qeveritare unmikiane e Kosovës fare nuk kanë lejuar, as lejojnë, paraqitjet esenciale kritike e shkencore të “Pakos Ahtisari”. Pas gjakderdhjes në radhët e Vetëvendosjes nga policia e UNMIK-ut veçanërisht studiot e TV-ve të Prishtinës janë kthye në gjykatore ku defilojnë denoncues e prokurorë të partive të “Ekipit të Unitetit Unmikian” ndër më të paskrupullit që nuk i njeh gjyqësia e një vendi që thirret në demokraci. Ata merren dhe grindën për pasojat e Demonstratave të 10 shkurtit 2007, kush është fajtor për Dy viktima(!?!), dhe jo me shkaqet që kanë mobilizuar së paku 25-30 mijë veta përreth Lëvizjes “Vetëvendosja” e Kosovës, në atë ditë të përgjakjes ndërkombëtare të Kosovës për interesa të pushtuesit serb shumë të urryer.
Këta denoncues e prokurorë partiakë nuk duan t’i tregojnë popullit se “Paketa Ahtisari” e ka coptuar Kosovën në Debëllde, për faktin se ato vise shqiptare, më 1945 dhe 1946, ishin baza e rezistencës ushtarake shqiptare të Organizatës Nacionale Demokratike Shqiptare me seli në Shkup. Ky “Ekip i Unitetit Unmikian” nuk del para popullit me të vërtetën se “Paketa Ahtisari” e ndanë Kosovën në dy etnitete - malukati shqiptar me malukatët e tjerë , në një anë, dhe “populli qiellor” milosheviqian e Serbia në anën tjetër. “Ekipi i Unitetit Unmikian” nuk i tregon popullit se shqiptarëve po grabitet trashëgimia stërgjyshore; kalatë paramesjetare, urat osmane, rrënojat e kishave paleokristiane dhe kishat manastiret ortodokse mesjetare, në të cilat stërgjyshërit tanë i janë lutur Zotit shekuj me radhë, para se ato të ktheheshin në instrument për serbizimin e shqiptarëve, e që çoi në islamizim e vullnetshëm, si mburojë për ruajtjen e qenies etnike shqiptare. Kujtone mesjetën: E kujt është kisha e tij është kombësia! Ekipi i Ahtisarit dhe Ekipi i Unitetit Unmikian fatkeqësisht, Mitit serb për Kosovën, i krijuar nga kisha serbe dhe mbreti i Serbisë, siç shkrunte Kërkezha, e kthyen në të vërtetë historike dhe në tapi serbe të Kosovës. Kjo është dhunë mbi të shkuarën, mbi të sotmen dhe mbi të ardhmen e Kosovës. Dhunë me pasoja historike. Urdhëroni, hapni debat shkencor me përmasa ndërkombëtare!
Zotëri Martti Ahtisari, të cilit KS i OKB ia lëshoi në grusht gacën që përvëlon, e kreu mirë detyrën - harmonizoi kërkesat e Grupit të Kontaktit dhe të Serbisë, me prani edhe të “Ekipit të Unitetit Unmikian” të Kosovës. Kjo është plagë që nuk do të shërohet lehtë. Përfaqësuesit e Shqipërisë Etnike më 1878, 1913, 1920, as ata gjatë Luftës së Dytë Botërore, kurrë nuk kanë nënshkruar copëtimet e tokave shqiptare me dhunë ndërkombëtare. “Ekipi i Unitetit Unmikian”, duke nënshkruar copëtimin e Kosovës do të legjitimojë edhe copëtimet e tjera të Shqipërisë Etnik, të gjitha dhunë ndërkombëtare. Kjo nuk mund të kalojë pa pasoja, së fundi pa gjakderdhje politike e ndërkrahinore shqiptare. Xixat po duken në horizont. Projekt i kamotshëm i Serbisë.
Zotërinj të nderuar,
Ka ditë që zëdhënësit e Z. Ahtisarit në radhët e “Ekipit të Unitetit Unmikian” i kanë thënë “popullit” se “Paketa Ahtisari” është e pandryshueshme, kurse Z. Ahtisari më 17 shkurt tha se “për ndryshime eventuale mund të merren parasysh vetëm pikat rreth të cilave pajtohen të dyja palët” !?! Pa asnjë luhatje them se kjo nuk është zgjidhje e drejtë, kur dihet se gjeni serb është i pangopur me gjak shqiptari, kur dihet se serbët shekuj me radhë vepruan me të gjitha mjetet e mundshme për zhdukjen e shqiptarëve, kur dihet se Serbia gjithmonë ka sakrifikuar për Kosovën pa shqiptarë, kur dihet se pakica serbe nuk mund të jetë hise shtetëformuese e Kosovës shqiptare historikisht. Vërtet, me fjalët e urtakut Ortega mund të gjykojmë: “Nuk qëndron problemi te Qezari që triumfon mbi të tjerët, por te të tjerët që ia bëjnë të mundshme Qezarit të triumfojë”.
Këtu edhe një herë duhet të ritheksohet se “Pakoja Ahtisari” nuk siguron as pavarësinë e Kosovës sot, as rrugën me siguri të plotë për sovranitetin e Kosovës në të ardhmën. Një vend pa tërësi nuk ka ardhmëni. Së fundi çdo zgjidhje ku nuk pyetët populli, ku nuk lejohet deklarimi i lirë i popullit, është dhunë që zien në vete. Ishte dhunë politike ndërkombëtare projektimi i Principatës së Shqipërisë Londineze dhe i tillë është edhe projekti i Ahtisarit - Kosova e Vetëqeverisur. Shteti Shqipëri i vitit 1913 kurrë nuk u bë shtet, as mund të bëhet shtet, e shtet nuk do të mund të bëhet kurrë as Kosova e copëzuar, sepse të dyja janë pjesë të një tërësie natyrore, etnike, historike dhe jetësore të një kombi të copëtuar me dhunë ndërkombëtare. Dhuna nuk lindë paqe.
Ndaj, që Zotëri Ahtisari urtak, të mos mbetet në analet e historisë shqiptare si një kasap për shqiptarët, siç mbahet Bismarku, Grei, Tito e të tjerë dhe që anëtarët e KS të OKB-së të mos mallkohen për jetë të jetës shqiptare si anëtarët e Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe të Konferencës të Paqes në Versajë, së fundi në Rezolutën me të cilën do të jetësohet “Zgjidhja Ahtisariane” të futet udhëzimi i panegociueshëm: Statusi përfundimtar i Kosovës do të zgjidhet me REFERENDUM në fazën përfundimtare të Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, me votë të lirë të popullit për vetëvendosje për shtet të pavarur apo për bashkim me Serbinë.
Zgjidhja e problemit historik të Kosovës me Referendum është zgjidhje e vetme demokratike, që i ka hije Europës, e cila synon bashkimin politik, ekonomik dhe sigurinë e përbashkët. Zgjidhja me Referendum kërkon paraprakisht garantimin ndërkombëtar të kufijve administrativ të Kosovës, ekzistues më 23 mars 1989. Nga kjo datë Kosova është në luftë me Serbinë. Ndryshimet etnike dhe të kufijve pas kësaj date janë dhunë e një vendi ndaj vendit tjetër në rrethana të Luftës, ndaj nuk mund të jenë legjitime. Nuk është legjitim as copëtimi i Kosovës me marrëveshjen gjentlemene Serbi - Maqedoni më 2001, as legalizimi i këtij copëtimi nga KS të OKB-së, Ahtisarit dhe Ekipi i Unitetit Unmikian të Kosovës. Të mos hapën plagë të reja në trupin shqiptar!
Zgjidhja me Referendum e problemit Kosovë është hap i parë, i vetmi i mundshëm aktualisht, për zgjidhjen e Çështjes shqiptare në përgjithësi, pa zgjidhjen e së cilës fjala demokraci perëndimore është vetëm letër e ngjyros me ngjyrë ari. Është mëkat edhe para Perëndisë të mbahet një komb i copëtuar në emër të Demokracisë!?!
Pas njohjes reciproke të shtetësisë nga Serbia dhe Kosova, me marrëveshje dhe në mënyrë demokratike, me vullnet të banorëve, mund të bëhet përkufizimi etnik i Kosovës me Serbinë, pikërisht në Veriperëndim dhe në Verilindje të Kosovës. Për këtë zgjidhje paraprakisht duhet të caktohen kriteret e pranueshme demokratike, p.sh. 50+1, gjithnjë nën arbitrim të BE-së. Nisur nga e vërteta historike për marrëdhëniet serbo-shqiptare në Kosovë e më gjerë, përkufizimi etnik Kosovë - Serbi është zgjidhje historike, sepse mbyllën të gjitha shtigjet që mund të prodhonin kriza e luftëra me pasoja për dy kombet në fqinjësi dhe për rajonin dhe Europën në përgjithësi. Për mbrojtjen e ekzistencës së pakicave në brendi janë të mjaftueshme ligjet ndërkombëtare të OKB-së. Fqinjësia e mirë Kosovë - Serbi, pa rolin e xhandarit të njërës ndaj pjesëve të tjetrës, është e mundshme dhe me dobi të madhe reciproke. Këtë e kanë kuptuar mirë liberalët modern në radhët e kombit serb.
Duke përfunduar, pyes ndërgjegjen Tuaj dhe të Botës demokratike liridashëse: Pse të mbahet i copëtuar dhe së fundi pse të copëtohet aktualisht padrejtësisht Kosova dhe kombi shqiptar për interesa meskine mesjetaretë fqinjëve dhe atë në emër të drejtësisë dhe të demokracisë bashkëkohore?!? Mos pranimi i të Drejtës për Vetëvendosje të Kosovës dhe mbajtja e copëtuar e kombit shqiptar, me rreziqe edhe për copëtimin e Kosovës, çon pashmangshëm në libanizim dhe palestinizim të trojeve shqiptare. Kjo nuk i duhet ardhmënisë demokratike të Ballkanit dhe të Europës. Kombi shqiptar as gjatë historisë as sot nuk ka aspirata pushtuese ndaj vendeve etnike të kombeve fqinje dhe është i vetmi komb në Ballkanin Jugor që kurrë nuk ka bërë luftë pushtuese. Pse të dënohet me robëri një komb paqësor? Pse të shpërblehet një komb që në qenie të tij kundërmon erë gjaku shqiptar?!? Dëshmi keni këto pak të dhëna në këtë Letër. Duhet kohë për t’u pastruar kombi serb për mëkatet ndaj kombit shqiptar.
Krejt në fund, i ftoj shqiptarët kudo në trojet etnike dhe në ekzil, të gjitha strukturat e shoqërisë shqiptare, pa hezitim të mbrojnë, para botës hapur, të drejtën e kombit në vetëvendosje – si zgjidhje e vetme fatlume dhe definitive për Ballkanin dhe për Europën e Bashkuar dhe njëzëri të thërrasin: Liri për Albin Kurtin, sepse prangosja e tij është prangosje e të drejtës së Kosovës dhe të kombit shqiptar për Vetëvendosje për fatin e tij.


Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Prishtinë, 18 shkurt 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 EmptySat Mar 15, 2008 5:32 am

flm sofer respekt


Edituar për herë të fundit nga STUPCAT në Sat Mar 15, 2008 5:40 am, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





17.02.2008 Empty
MesazhTitulli: Re: 17.02.2008   17.02.2008 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
17.02.2008
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nëntori - Dita e Flamurit
» Më 9 maj 2008 të gjithë në demonstratë!
» Si do ta festoni 28 Nentorin 2008
» KKI GJILANIT ZGJODHI PERSONALITETIN E VITIT 2008
» Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: