Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 28 Nëntori - Dita e Flamurit

Shko poshtë 
+55
Medalim
rrimtaf
Prof Xhavit Dalloshi
BashKom
Atdhetari
xhema
voglushja
Mariglen Gjoka
tom sojer
feneri
agim__barja
Gjura
feratkoca
Mirushe
Xili
gjakushi
rolling
Arta
beti
Eagle Eye
Albona
rroni
Blerti_Gashi
Delia
Mergimtari
thellenza
ylari
Parapsikologu
Driola
Fjona
petritkola
Leka i Madh
Eva0506
Ago Muji
besim78
zeriatdheut
anila
Nezir Myrta
stabili
tina
Sy kaltri
Adem Berisha
fatlum
meli
Beton
Guximi
azzurra
rrebelja
E_Bukura
Kosovarja
Sofra
shaban cakolli
STUPCAT
dibranja
Riki30
59 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 2:40 am

marre nga "tan"





Gezuar 28 Nentorin !


Dërguar të Wednesday, 21 November @ 15:08:50 GMT nga
28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Albaniaflag ezherka Shkruan "
    Ne kete pervjetor te shpalljes se pavarsise gjithe shqiptaret, ane e mbane botes te bashkuar rreth flamurit, gjuhes, zakoneve, tradites, historise,i gezohen faktit se nuk u zhduken si komb dhe krenar zotohen se do te bejne me shume per flamurin, gjuhen… Atdheun e tyre, ashtu sic kane bere nder shekuj paraardhesit e tyre te lavdishem.
    Ishte pena, puna, pushka e te pareve tane qe bene te mundur mbijetesen dhe do te jete pena, puna, pushka jone ajo qe do te siguroje jo vetem mbijetesen por edhe lulezimin dhe begatimin e Shqiperise.


    Krenar, kudo qe te jemi do te brohorasim me koken larte dhe shpirtin plote; Jemi shqiptare! Ndaj sot ne diten e shenjte te 28 Nentorit te gjithe te bashkuar rreth flamurit dhe idealit tone te perbashket betohemi; Gjithmone gati! Gati per tu perballur me realitetin e trishtuar shqiptar, per ta ndryshuar ate dhe vene para pergjegjesise shkaketaret. Gati per ta bere Shqiperine “Nje Zonje te rande”.
    Shqiptar kudo qe jeni, sipas mundesive vendosni gurin e themelit te dinjitetit dhe shpreses kombetare.

    Protestoni politikanet dhe zyrtaret kolaboracionista shqiptar. Kundershtoni realitetin e sotem poshterues, rroberues kolonial.


    Kundershtoni kete realitet ku cdo gje kontrollohet dhe zoterohet nga te huajt ne dem te interesave dhe dinjitetit shqiptar. Kundershtoni faktin e te qenit qytetare te dores se dyte ne tokat tuaja stergjyshore. Kundershtoni realitetin e veglave shqiptare pavarsisht nga maskat qe jane urdheruar te veshin.
    Cojeni zerin dhe pyesni se perse ndodhemi ne kete gjendje deshperuese. Cili do te qe ndryshimi ne se Shqiperia do te drejtohej hapur nga nje ekip serbo-ruso-grek ne krahasim me veglat e tyre te sotme? Perse presidenti nuk betohet per flamurin shqiptar ?

    Perse eshte e pranueshme cizmja e ushtarit grek ne trojet tona? Kush e beri te mundur grabitjen e kishes Noliane? Perse 75% e ekonomise kontrollohet nga greku? Perse ne menyre rituale ekzekutohen nga greket qytetar te pafajshem shqiptar? Kush i shiti eshtrat e te pareve ne Permet? Perse nje pjese e Europes hesht ndaj genocidit came, perse atyre nuk i pelqen pavarsia e Kosoves? Perse …? Perse…? Perse…?
    Shqiptare kudo qe jeni, sipas mundesive qe keni, mbeshtesni Kosoven e pavarur. C’do dite teme e bisedave tuaja te jene edhe te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Presheve…bisedoni dhe ndjehuni krenar per arbereshet dhe arvanitasit qe se humben gjuhen, zakonet, karakterin dhe dashurine per token arbenore.

    Cdo dite te flasim me gjuhen dhe per gjuhen tone, historine tone te vertete te cilen na i kane mohuar.

    Jemi krenar qe jemi shqiptar. Botes i kemi dhene gjuhe, kulture, qyteterim, shembuj dhe figura te shkelqyera. Figura te ndritura qe ashtu si historine kerkojne te na i mohojne dhe grabisin.
    Shqiptar kudo qe ndodhesh, Zoti ju ka pajisur me potenciale te pakufishme. Kudo qe ndodhesh., meso me shume, puno me shume, shkelqe me shume, suksesi yt personal eshte sukses per te gjithe shqiptaret te cilet ta urojne me gjithe shpirt.
    Shqiptare kudo qe jeni, ne diten tone te shenjet, ne diten qe na beri dhe do te beje ne perjetesi brezat te jene shqiptar, ne diten e shenjte te 28 Nentorit, Partia Shpresa Demokrate ju uron gezuar festen, suksese dhe lumturi.

    Te bashkuar ne cdo moment dhe per cdo moment, te gatshem per te sfiduar sfidat qe na presin. Te bashkuar, se shpejti ne do ti rrezojme muret artificiale te Berlinit ngritur nga te tjeret mbi eshtrat tona duke ndare vellain shqiptar nga vellai shqiptar me synim zhdukjen perfundimtare te te dyve.
    E sotmja eshte e jona, te ardhmen do ta ndertojme vete edhe me ndihmen e miqeve dhe aleateve tane historik, Amerikes…
    Te bashkuar rreth idealit kombetar e ardhmja eshte e sigurt dhe e ndritur.


    Gezuar 28 Nentorin!
    Zoti i bekofte shqiptaret dhe aleatet e tyre!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 7:37 am

Ah se harrova tek forumi shqiptar "peshku pa uje"
ndodhet adresa email e Kombeve te Bashkuara,
dergoni mesazhet tuaja ne mbrojtje te pavaresise se Kosoves,
ju jutem dergoni sa me shume mesazhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 35
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 10:43 am

heret bre veq hajt po ju uroj 28 nentorin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Driola
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Driola


Numri i postimeve : 1062
Registration date : 25/06/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 11:27 am

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Pavaresi
Urime per te gjithe Festa e 28 Nentorit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 3:13 pm

Urimet e mia me te perzemerta per te gjithe shiptaret kudo qe jane!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 5:49 pm

Urime 28 Nentorino vellezer e motra shqipetar!
Nje gjuhe,nje flamur,nje histori,nje komb
28 Nentori i gjithe shqipetareve...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 6:17 pm

Urime, shihni cka po ju them, te premten (sepse kjo dite nuk mbahet per shkak te festes) keni per te degjuar ne TV, se si e kam kalle shkollen, per 28 Nentor Razz:P:P:P.

Hajde urime edhe njehere, e shpresojme se 28-in tjeter ta festojme ne Shqiperine Etnike. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 6:20 pm

hahahh,eiii po tanin,shtinja flaken krejt,vi te ndihmoj edhe une.... Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 6:44 pm

Adem Jashari - më 28 nëntor 1955 u lind në Prekaz të Drenicës

Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut.

Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë.
Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një.
Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë.

Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955.

Xha Shabani pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor dhe do merrej me bujqësi. Ai pa ndonjë ngurri vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën.

Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe.
Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar.

Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të burrëri e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave me nam të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë.
Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari ke luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë.
A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945?
A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase, duke i shkaktuar humbje të mëdha edhe në njerëz edhe në teknikë luftarake agresorit, që kishte aktivizuar për shuarjen e celulave kryengritëse.

Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecën guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin në rradhët luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur efikasitetin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shëndrruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim të fortë patriotik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori mundet edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re.

Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj me vendosmëri e sinçeritet të lartë nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare.
Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri, për hirëë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës.

Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës.
Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve.
Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtëërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte.

Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë.

UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t´i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri.

Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së.
Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997.
Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtëërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë.
Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm.
Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi.

Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja.

Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit.

Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi.

Komandanti Legjendar i UÇK-së Heroi Adem Jashari - me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit
- Festës sonë Kombëtare.
Afishuar me: 27.11.2006 20:45


KOSOVE

Kosovë
Një pend...
Dy Pushke...
Një për Popull
Një për Zot.

Drenic...
Gjasht Lisat ... Likoshan
Izbic plot Lot
Prekaz ... Një emër
Kulla e Jasharajve
Kushtrim - Adem Jashari
Kosov - ngrhu sot.

Racaku La stuhi,
Gllogjani zgjoi Trimeri
Kufinjet Theu Kosharja
Populli Thrret ...
Liri.

Kosovë me një Litar ne fyt
Evrop ti se mban dot !
Se bac Adema Lind ky Popull
Për jet e mote.
KËNGË PËR ADEM JASHARIN


Jehoi zani i Drenicës
N´ato bjeshkë të Qyqavicës!
E u gzun´ këto malet tona,
Krenari ka prap Kosova!
Na i del gjumi çdo shqiptari,
Trimat tanë flasin nga varri!
-Ka ardhë koha e Lirisë,
Na thot nuri i Ahmet Delisë,
Azem Bejta flet nga varri;
-Dasëm t´madhe ban shqiptari,
Kamer Loshi flet me mall
Tahir Mehës i çonë fjalë.

Janë tubu krushq´ të shqiptarisë,
Nën flamurin e lirisë
Po na vikan nga Shqipëria,
Nga Tetova e Gucia,
Nga Presheva e Malësia,
Po nga Shkupi e Qamëria,
E arbërshë nga Kalabria;
Kanë lidhë besë, janë besatue
UCK-në e kanë formue,
Këtë ushtri të fortë si guri
Me djel shqipesh e zemra burri.

Krisi pushka habertare,
U ndëgju n´trojet shqiptare,
Për liri nis´ luftë shqiptari
Bajraktar Adem Jashari,
Bashkë me Hamzën krah për krahi,
Lum për ty o babë Shabani,
Lum për Ty dhe t´lumin zot
E Kosova i nderon sot,
Janë në zemrat e shqiptarisë
Kto simbole të lirisë.

Nga Drenica edhe grykë e Sharrit
Ndihet nuri i Adem Jasharit,
N´Dardani Ai i lshonë do fjalë
Mblidhnu t´gjithë o burra shqiptarë,
T´gjithë sa jeni Ju o Kosovarë
Leni t´keqe dhe leni mni
Lidhnu n´besë edhe në miqësi !
Ka ardhë koha me u besatue
Vllau, vllaun për me e nderue
Ka ardhë koha jetën ta nderoni
E sëbashku para Ju të shkoni,
I bashkuem kur të jetë shqiptari
N´varrë ja thotë kangës vetë Adem Jashari!


28 Nëntori i kthimit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në kalanë e Krujës!

Nëntori i të parit Dokument të Gjuhës Shqipe " Formula e Pagëzimit"!

Nëntori i Shkronjave Shqipe!
Nëntori i pavarsis së Shqiperisë dhe i Rilindjes së shqiptarit!
Nëntori i Çlirimit nga nazi-fashistët!
Nëntori i Unisimit të Gjuhës Shqipe

Nëntori i rezistencës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1968 dhe demonstratat e tyre ( 27 dhe 28 Nëntor)

28 Nëntori i vitit 1955 ishte dita e Lindjes së Adem Jasharit ndërsa pas vitit 1998 "28 Nëntori i Rilindjes së bacë Ademit!

28 Nëntori i vitit 1997 dhe dalja Publike e Krenaris sonë - Ushtris Çlirimtare të Kosovës!
28 Nëntori i ardhjes së Skënderbeut në Prishtinë si triumfator!
28 Nëntori ( I neserm) shkuarja e Gjergjit në Shkup si Nismtar i Bashkimit Kombëtar!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 6:49 pm

Urime 28 Nëntori- Dita e Flamurit dhe Pavarësisë





Shqiptarët në trojet e veta etnike, që nga Arta e deri të Molla e Kuqe, dhe kudo në botë, kanë Festën e madhe kombëtare 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë Shqiptare!

Flamuri në zemër të Kosovës është simboli i lirisë dhe në këtë krah të Shqipërisë. Eshtë sendërtimi i ëndrrës sonë kolektive- kombëtare.Sendërtim i udhës së gjatë, të mundimshme, të larë me gjak...!

Gëzuar Festa shqiptarë kudo që jemi !

SHPALLJA E PAVARESISE SE SHQIPERISE SHQIPTARE
Ngritja e flamurit kombëtar ne Vlore nga Ismail (Bej) Qemali me 28 Nentor 1912


Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Vlore me 28 Nentor 1912

Në këto çaste të vështira për popullin Shqiptar, kur krerët e Lëvizjes Kombëtare bënin çmos për mbrojtjen e vendit nga coptimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli për në Bukuresht. Prej ku me 25 tetor i përcjellë nga 20 atëdhetarë arriti në Vjenë, ku u takua me diplomatë të jashtëm si kontin Berhtold dhe me ambasadorët e Anglisë dhe të Italisë. Nga Vjena, Ismail Qemali u kthye përsëri në Bukuresht, ku më 5 nëntor u mbajt një mbledhje e rëndësishme në hotelin “Kontinental”. Këtu u muarr vendim i rrëndësishëm politik, për emrimin e një “ Komiteti drejtonjës ”, nga vetë shqiptarët për të udhëhequr vetë me politikën e Shqipërisë. Ismail Qemali pasi mori përkrahjen e plotë të Kolonisë Shqiptare në Bukuresht, me katër shokë u nis përsëri për Vjenë, ku arriti më 6 nëntor 1912. Në këto çaste të vështira të popullit shqiptar, më në fund “ diplomacia shqiptare ”, falë Ismail Qemalit, arriti të përfitonte nga kundërthëniet ekzistuese të Fuqive të Mëdha, që të përfitonte simpati për rregullimin e ardhshëm të Shqipërisë. Ismail Qemali, në takimet e fundit që pati me përfaqësuesit diplomatik evropian, arriti të sigurojë simpatinë e idesë së popullit shqiptar për shpalljen e pavarësisë. Pas kësaj garancie që mori Ismail Qemali, më 9 nëntor ai nga Vjena në Vlorë dërgoi një telegram me këtë përmbajtje: “ E ardhmja e Shqipërisë është siguruar, telegrafoni kudo që të kenë besim të plotë për fatin e atëdheut …"

Por Ismail Qemali për të qenë më i sigurt në premtimet e dhëna para se të nisej për ne Shqipëri përsëri pati një takim me ministrin e Punëve të Jashtme kontin Berhtold, takim qe u mbajt në shtëpinë e kontit Hadik në Budapest. Pas këtij takimi, Ismail Qemali dërgoi një telegram tjetër për organizimin e Kuvendit, që duhej të thirrej në Durrës ose Vlorë duke theksuar se çështja e Shqipërisë është siguruar. Për këtë arsye duhej formuar një komision për shpalljen e pavarësisë, prandaj Ismail Qemali kërkonte me urgjencë mbledhjen e delegatëve të Shqipërisë në Durrës apo Vlorë.

Pas këtij telegrami, Ismail Qemali e lëshoi me të shpejtë Budapestin dhe arriti në Trieste, ku u bashkua me grupin e patriotëve shqiptarë që kishin ardhë për të njëjtin mision të shenjtë. Ismail Qemali me këta 14 patriotë shqiptarë më 19 nëntor u nis nga Trieste me anijen “Linx” të Llojdit, për në Durrës, ku arriti më 21 nëntor 1912. Por pas arritjes në Durrës, nuk ekzistonin kushte politike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, pasi propaganda greko-turke, në bashkëpunim me policinë e kishin përgatitur terrenin për të burgosur Ismail Qemalin. Po ashtu, edhe politika greke kishte përhapur një propagandë të fortë kundër veprimit patriotik të Ismail Qemalit dhe veprimtarëve te tjerë. Politika greke bënte një rezistencë të fortë nëpërmes Dhespotit ortodoks Jakovit. Nga këto arsye nuk u bë shpallja e pavarësisë në Durrës. Në këto rrethana të rrezikshme politike që ekzistonin në vend nga rryma të lloj-llojshme dhe zënkat e feudalëve shqiptarë për primat, pamundsonin veprimin e lirë në ngritjen e flamurit kombëtar. Në këto çaste kritikë që ekzistonin në Shqipërnë e Mesme, Ismail Qemali me shokë vendosi që të vazhdojë rrugën për nga Vlora. Më 18 nëntor Mytesarifi i Beratit i përcolli nënprefektit të Vlorës, urdhërin e Valiut të Janinës, për të ndaluar Ismail Qemalin që të mbante Kuvendin në Vlorë.

Në këtë kohë ushtritë ballkanike kishin hyrë thellë në tokën e Shqipërisë. Ata, tashmë, kishin pushtuar Strugën, Elbasanin, Tiranën dhe ishin nisë për në Durrës, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej Grekëve.

Ky vendim i shenjt i patriotëve shqiptarë se shkonin në Shqipëri për shpalljen e pavarësisë u njoftua në Trieste, për herë të parë botërisht, pastaj u publikua në gazetën Austriake “ Noie Fraj Prese ”, në intervistën që dha Ismail Qemali më 19 nëntor të vitit 1912 .

Qarkullimi nëpër Shqipëri nuk ishte aspak i lehtë, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesën më të madhe të vendit. Greket kishin zbritur në Himarë më 19 nëntor, ndërsa flota e tyre kishte zënë pozicionet para Vlorës. Serbët pasi kishin pushtuar Mirditën dhe Matin, më 18 nëntor arritën në Lezhë. Prej andej një pjesë e ushtrisë Serbe iu drejtua Shkodrës, për ta pushtuar dhe pjesa tjetër e ushtrisë u nis në drejtim të Durrësit. Këtu duhet të përmendim edhe faktin se përveç pengesave nga ana e ushtrive të armikut edhe autoritet turke që ishin mbyllur nëpër qytetet e Shqipërisë, ku silleshin pa ndonjë koncept ushtarak, i pengonin udhëheqësit Shqipëtarë atje ku mundeshin. Ismail Qemali në Durrës hasi edhe në pengesa jo vetëm nga ana e autoriteteve Turke, por edhe nga dhespoti grek i Durrësit, Jakovit, i cili nuk njihte askënd, as nuk nderonte tjetër flamur përveç atij të Turqisë, i cili ishte një shovinist Grek i tërbuar. Kjo tregon se në çfarë gjendje të mjerrueshme ndodhej kombi ynë në atë kohë, kur njëfarë Greku i gjallëzuar i komandonte Shqipëtarët ortodokse të Durrësit.

Ismail Qemali i shoqëruar nga delegatet e Durrësit, Shijakut, Tiranës e Krujës u nis për në Kavajë. Prej aty në Fier, ku u takuan me delegatët e Kosovës dhe me 25 nëntor arritën në Vlorë. Ky qytet qysh më parë ishte përcaktuar si qendër ku do të mbahej Kuvendi Gjithkombëtar për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë .

Por, për shkak të përparimit të shpejtë të ushtrive Serbe , Malazeze dhe Greke gjendja në Shqipëri po bëhej gjithnjë e më kritikë. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore që në mbrëmje të 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë, vendosën ta shpejtojnë mbajtjen e Kuvendit dhe vendosën të mblidhen të nesërmen, për ta shpallur pavarësinë edhe pse nuk kishin arritur të gjithë delegatët nga disa krahina të Shqipërisë Etnike.

Ismail Qemali Kryetar i Parë i Qeverisë së Përkohëshme - Vlorë

Kuvendi Kombëtar e filloi punën më 28 nëntor të vitit 1912, në ora 3/30', pasdite në sarajin e familjes së Vlorajve, në shtëpinë e atëdhetarit Xhemil beu, në të cilin merrnin pjesë 37 delegatë. Në këtë Kuvend nuk ishin të pranishëm disa delegatë nga Kosova të cilët për shkaqe lufte ende ndodheshin nëpër pozicione, duke i bërë rezistencë ushtrisë Serbe e cila dita ditës po përparonte drejt Durrësit.


Isa Boletini me shokë në Vlorë pas shpalljes së pavarësisë

Ismail Qemali, në referatin e vet foli shkurt për të kaluarën e Shqipërisë, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ai foli edhe për pjesëmarrjen e Shqipëtarëve në kryengritjet të viteve 1909-1912 duke theksuar se Shqiptarët kishin marrë pjesë në këto kryengritje jo si ushtarë të Turqisë, por si zotët e vendit dhe për të mbrojtur vetveten .

Ismail Qemali pasi e lexoi ekspozen e vet , në fund në mënyrë të shkëlqyer e diplomatike i pyeti delegatët: “ Tani më, s'na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veç se ndarja e Shqipërisë nga Turqia ”, dhe propozoi:

Shqipëria të shpallë pavarësinë

Të formohet qeveria e PËRKOHËSHME;

Të emrohet pleqësia (senati).

Pleqësia e propozuar nga vet Ismail Qemali kishte për detyrë koordinimin dhe mbikëqyrjen e punëve në Qeveri dhe emërimin e një komisioni për në Evropë, për të mbrotjur të drejtat e Shqipërisë dhe popullit Shqiptar përpara Fuqive të Mëdha.

Këto propozime u miratuan njëzëri nga Kuvendi Kombëtar:

1. U shpall Qeveria e Përkohëshme, në krye:Ismail Qemali;

2. U zgjodh Pleqësia prej 18 anëtarësh; ku për Kryetar u zgjodh Vehbi Dibra.

Duhet theksuar se edhe në qeveri edhe në pleqësi u zgjodhën njerëz me themel të fortë kombëtar. Ata ishin atdhetarë nga mbarë Shqipëria Etnike, duke përfshirë nga të tre fetë.

Ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallet “ Shtet m ë vete- e lirë, e pavarur. ” Të gjithë delegatët këtë propozim e aprovuan duke u ngritur në këmbë dhe duke e përcjellur me duar-trokitje frenetike aktin e Shpalljes së Pavarësisë .

Menjëherë pas nënshkrimit të aktit të Shpalljes nga të gjithë delegatët, Ismail Qemali doli në orën 17/30'( pesë e gjysëm) , në ballkonin e selisë, ku zhvilloi punimet Kuvendi për të njoftuar botërisht Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali e ngriti lartë në Vlorën heroike flamurin e lavdishëm të Skëndërbeut.

Ky ishte po ai flamur kuq e zi, flamur i luftrave heroike , i vuajtjeve dhe gjakut të derdhur, i shumë viktimave të rinisë deri në mosha të ndryshme, të rënë dëshmor për ideale, kombëtare, për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve.



Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme, Ismail Qemali, më 29 Nëntor 1912, i njofton për aktin historik gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu për këtë vendim Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke kërkuar nga ata që të njihnin aktin e Pavarësisë si ndryshim i vullnetit politik të Kombit Shqiptar.

Në këtë njoftim Kryetari i Parë Shqiptar, ndër te tjerash shkruan: “ Kam nderin t’i njoftoj Shkëlqësitë tuaja se delegatët e të gjithë krahinave Shqiptare, pa dallim feje, të mbledhur dje në Asamblenë Kombëtare në qytetin e Vlorës, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë ngritur një Qeveri të Përkohëshme.

Shqiptarët po gëzohen që munden të hynë në familjen e popujve të lirë të Orientit, duke mos pasur për qëllim tjetër veç se të jetojnë në paqë dhe harmoni me të gjithë shtetet fqinje, shpresojmë se ky ndryshim i jetës politike dhe kombëtare i Qeverisë së Përkohëshme të Shqipërisë, ka për t’u njohur prej qeverive tuaja dhe Evropiane.

Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme
Ismail Qemali - VlorëAfishuar me: 24,11,2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ylari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
ylari


Female
Numri i postimeve : 801
Age : 38
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/11/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 7:51 pm

Gezuar te gjithë shqipetareve festa e 28 Nentorit. Uroj qe kjo feste siç është simbol i bashkimit, ashtu te jetë edhe simbol miresie, respekti ndermjet neve te jet gjithmon i pandar.

Lavdi ndershmeri per deshmoret qe ran per kete Flamur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
thellenza
Anëtar
Anëtar
thellenza


Female
Numri i postimeve : 384
Vendi : Gjermanise dikund :p
Registration date : 25/08/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: 28 Nentror   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 2:27 pm

Te gjithe juve qe ndini veten shqipetar ju pershendes permes tingujve te ketyre dy kengeve, dhe ju uroj diten e madhe 28 Nentori.

https://www.youtube.com/watch?v=x6U_PwBg2IY

https://www.youtube.com/watch?v=KVA572sJjKg&feature=related[/u]



fla URIME! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 2:28 pm

Urime festa e katerfisht kombetare shqiptare, urime dhe me shprese se ne vitet tjera ta festojme ne SHQIPERI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 2:51 pm

Te gjithe Shqiptareve anemban botes ju uroj nga zemra festen e flamurit fla , uroj qe vitin tjeter ta presim ne Shqiperine e ribashkuar .
Urime ditelindjen e komandantit legjendar te UCK-se Adem Jasharit , URIME E GEZUAR

LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 3:10 pm

Gezuar Kombi im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 3:15 pm

Me rastin e 28 nentorit ju pershendes me kenge: https://www.youtube.com/watch?v=cFU_5pTSXH0

Felmnderit Nana ime
Ne kete vend krenar me linde
Falemnderit Shqiptari
Ti je dielli i syve te mi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 3:22 pm

Urime ditën e flamurit.

Dhe gëzaur me nga një gotë (për fillim, përfundimin nuk e di).
28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Skenderbeukonjaknf3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 3:37 pm

Urime Festa e flamurit fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 3:37 pm

Urime Urime Festa e 28 Nëntorit dhe festat radhazi pas kesaje. Uroje qe Festa te tjera te presim ne... 28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Shqiperietnikehm5

Urimee Urimeee fla fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 3:42 pm

Urime festat e nëntorit, posaqërisht 28 nëntorin, ditë dhe datë, kur u bë shpallja e shtetit Kombëtar me kufi Etnik.
Ju urojë posaqërisht vëllezërve dhe motrave më të mira të kombit të cilët sot me mund të madh dhe me trimëri po përballen me dinakritë e të huajve po ua demaskojnë fytyrën edhe bishtave të tyre, politikanëve tanë aktual në trojet tona, bishtae të evropës dinake të cilët haptasi dhe bashkarishtë po e dëmtonë bashkimin.
Ju urojë të gjithëve të bashkohen dhe bashkarisht të punojm si një trup për të mirën tonë të gjithanshme, ta jetësojm amanetin e të parëve tanë, mundin e tyre, djersën dhe gjakun e tyre të dëshmorëve. Ta bashkojm kombin dhe vetëm atëhere në atdheun e bashkuar do të jenë festat më madhështore dhe më të plota, vetëm duke vënë në vendë amanetin e dëshmorëve do ta kthejm dinjitetin tonë si Komb i Bashkuar, do të jemi krenar dhe do ta kemi të plotë 28 nëntorin, ditë e shenjtë për çdo Shqiptar.

Urime të gjithëve festat e nëntorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 4:34 pm

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Default 28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Pixel-vfl73

Urime 28 Nëndori të gjithve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 5:00 pm

Urime 28 Nentori gjithe Shqipetareve ku do qe jeni mbrenda kufijeve te Shqiperis Etnike dhe jashte saje.

Urime te gjitheve.

fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 5:19 pm

Urime Urime 28 Nentori dhe ju ftoje te festoni sa me shume kete feste kombetare sidomos tani ne ket kohe shume te keqe politike ne Kosove, dhe te ju tregojm botes dhe disa politankve tane se nuk do leshojm pe nga flamuri yne dhe Bashkimi ne nje shtet Shqipetar.

G E Z U A R
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 5:22 pm


Urime festen e 28 Nentorit! Uroj qe se shpejti ta festojme me te forte, me te lumtur dhe te bashkuar.

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Albania

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Skenderbeu-2

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Diteneflamurit13

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Po_ku_je,Adem_Jashari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 EmptyFri Nov 28, 2008 5:24 pm

Gezuar 28 Nentorin dhe kujdes!

Nuk realitet nuk ka dhe nuk do te kete Kosove te pavarur. Vetem Bashkimi eshte Pavaresi. Pa Bashkim, jo vetem qe do te kemi ndarje por edhe zhdukje te shqiptareve si komb. Ne se nuk bashkohemi edhe Shqiperia eshte e rrezikuar nga kryeministri i saj Damir Fazllici dhe zedhenesi i tij Sali Berisha. Sot Greqia deklaroi se nuk ka problem Cam. Greqia tha se ky eshte edhe qendrimi i qeverise dhe parlamentit te Shqiperise. Bashkimi eshte Shpetimi per te gjithe shqiptarert ku do qe ndodhen ndryshe na pret zhdukja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 28 Nëntori - Dita e Flamurit   28 Nëntori - Dita e Flamurit - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
28 Nëntori - Dita e Flamurit
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Urime 28 Nëntori - Dita E Flamurit
» 28 NËNTORI - SHPALLJA E PAVARËSISË - DITA E FLAMURIT
» DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË
» Nga ideja e Flamurit?
» Dita e Shën Valentinit - Dita e të dashuruarëve apo e të mas

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: