Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 20 ... 36  Next
AutoriMesazh
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 33
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptySat Mar 15, 2008 3:47 pm

Arta me pelqeu shume kjo poezi andaj te pergezoj,vazhdo keshtu te lumt..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptySun Mar 16, 2008 5:40 am

Urime Arta për poezin e shkruar me mall, në të njejtën kohë ndaj dhimbjen dhe kujtimet së bashku me ju.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyTue Mar 18, 2008 1:18 am

Faleminderit Kosovare dhe Sofra ishte një poezi që e ka burimin nga dhimbja .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyTue Mar 18, 2008 3:18 am

Ti
Mbledh zerat me shekuj te fshehur maleve
Shendron mengjeset e mjegullta ne vizllim te pakapshme
Shqetson endrat ku tutje koha nuk ekziston
Behesh cast zhdukesh si rinia e pakthyeshme
Deshifron cdo gje te fajshme dhe behesh simbol i faljes
Humbesh ne misterien e mendimeve te skrupullta
Sjell fortuna ne ndjenjat e panjohura
Rjedh ne syt e shterura lotin deshiron te njohesh
Iken si re kthehesh ne shi
Ti
Sjell,
Rjedh,
Behesh
I pakapshem si fortune,
Si deshire e dehur
Ne laverintet e shpirtit kah mot te plagosur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyTue Mar 18, 2008 3:26 am

Albea komplimente per poezit tuaja shume te bukura,suksese te uroj edhe pse jo mos te botoish nje liber me gjithe keta poezi te bukura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyTue Mar 18, 2008 3:34 am

flm shume Beton une i quaj krijime ndoshta do te ishte teper ti quajme poezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyTue Mar 18, 2008 6:34 am


Në Gërdec

Mes predhave të vdekjës
kanë ulur kokën lulet
sikur nuk i gëzohen pranverës.

Në Gërdec...

Një Nënë me plagë në trup
ndëgjon
rënkimin e fëmijës
sheh
një plak të vdekur
një fëmi të karbonizuar.

Në Gërdec....


njerzit e përlotur
shikojnë

zjarrin
tymin

shkrumbin,

ndëgjojnë
rënkime
pshertime
që dalin

nga zemrat e përvluarë.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 11:58 am, edituar 5 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 33
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyTue Mar 18, 2008 12:59 pm

Sofra shume e bukur kjo poezi,andaj te lumte!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyTue Mar 18, 2008 2:56 pm

Të lumtë Sofra për këtë poezi që shpreh kaq trishtim e dhimbje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyWed Mar 19, 2008 11:44 pm

Faleminderit Kosovare dhe Arta...



Deri tek unë e ti


Dielli lëshohet ngadal

krijon ngjyra tërheqëse
mbi vargmale
më e bukur se dita
vjen nata...
deri tek unë e ti.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 11:58 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyThu Mar 20, 2008 6:48 pm

ju pershendes te gjithe Ju pjesmarres te kesaj teme. Po na falni vertete nje knaqesi te vecant me poezite e Juaja
falemnderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyTue Mar 25, 2008 3:57 am

Edhe njehere
Hijet u u fshehen ne eresir spirituoze
edhe nje here te ankohem s'me lan
mrekullite nuk ndihmuan te te them edhe nje fjal,
Te gjitha ruget nga heshtja kaluan
edhe nje here te te shoh nuk me lejuan,
Ndjenjat nga shpirterat e ftofta u burgosen
edhe nje here te te prek me ndaluan,
Oqeanet turbllimin e perqafuan
kaltersin denuan
edhe nje here me dallgezuan,
Zemrat qe zemer s'kishin urejtjen kafshuan
edhe nje here mua me fajsuan,
Humbjet humbesit takuan ne cdo mekat mua me kerkuan
edhe nje here deshmite kot shpresuan.
Te vetmit ishin kujtimet
per te njemijten here te ringjallesh
ne hijet e rugeve ku kaloi nje jete
ku e gjitha ne nje mekat te pamekatur perfundoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyTue Mar 25, 2008 3:32 pm

Përgëzime Albea shumë poezi e mirë. Suksese.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyWed Mar 26, 2008 2:14 am

Faliminderit Sofra asnjehere nuk te mungojne urimet je shume i kujdesshem dhe ne te njejten kohe s'me le vetem.

Ti shkove
mos mendo cdo gje shkoi
Une veten diku tjeter e shtoi
sillem...coptohem ne horizontet e shpresave te zbehura
dhe jeten ne vijen me thyese e rembej...
Ti humbe
mos mendo cdo gje humbi
une veten diku tjeter e krijoj
kerkoj...renkoj ne jeten e kohrave te helmuara...
dhe me nje buzqeshje perseri humbjet i krijoj
Ti mungove
mos mendo
cdo gje mungoj
une veten diku tjeter endrroi
pkillohem...shikoj ne syt e heshtura ku fjalet mungojne...
dhe ne nje poezi cdo gje deshifroj
Ti shkove
mos mendo
cdo gje u shkatrua
une veten dikut tjeter e shendroi
mundohem.. nga mendjet e shperlara zhgenjehem...
dhe thurri nje mrekulli, gezohem
Ti shkove
mos mendo cdo gje u harua
une veten diku e kujtoj
dhe ne ty nga ti e kerkoj


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyWed Mar 26, 2008 3:25 pm

Fat i heshtur

Dritë e jetës
nën dhe
fat i heshtur
mbi truallin Pellazg.

E kërkon diellin
t'ja ngroh rrënjët
ta verboj djallin
me blerimin e parë.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jun 07, 2008 5:32 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 3:21 am

Sofra shume e mire kjo poezi shume domethenese,suksese vetem vazhdo.

Mendoj
Cdo gje e merr nje fryme
sikur cdo gje nuk eshte reale
kthehem ti numroj,lodhem
nje ze me thot "mjaft"
ndalem,ndegjoj peshperitjet
mundohem ti kuptoj
heshti ne vehte
pres edhe nje fjale
te me thot ate qe dua
kalojne oret
cdo njera percjell tjetren
heshtja behet me e madhe
perseri mendoj
dhe ja fryma eshte ndalur
te gjitha jane kthyer perseri
dhe shoh
cdo gje eshte me se reale.



Ender
Me sy hapur endroj
ndonese kam neveri
por ti di te lesh gjurma
ne mendjet e uritura, ne zemrat e zbrazura
endra behet edhe me e madhe se c'kam pritur
cdo fjal e jotja mer vlere
sikur te mos kishte asnje nenvlere
me pas zgjohem
dhe ti nuk je,vetem fjalet e tua jane
qe here si te mbrolura shiqojne
here sinqeritet dhurojne
here s'dine cte bejne
dhe me pas qeshem me kete ender te gjate
dhe mundohem te jap kuptim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 3:33 am

Pergezime Albea per poezit shume te bukura suksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptyFri Mar 28, 2008 3:36 am

Flm Beton edhe ty asnjeher nuk te mungojne urimet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptySat Mar 29, 2008 3:03 am

Kur shkon
me vete merre
shpresen e re qe asnjehere s'ma dhe
mos haro valixhen
qe mbrenda iluzione shkunda
me te cilat do t'endrosh per mua
dhe mer fryme thelle
ngase ende s'kishte
lulzuar asnje pranvere
ne heshtje shko
pa i zgjuar lulet
nga gjumi i dimrit
shko me floke te ereta
derisa ende deshira flen

------

Sonte dua ta them ate qe moti fshehet ne
mua
Cdo gje te ndritet mbi mua
Sonte vendosa te mos mendoj bardh e zi
i derdha sonte ngjyrat ne heshtje
ekzekutova ndjenjat e lera pergjysem
Pra..
Sonte eja qe te shohesh sekretet
te lutem deren mos e mbydh eja dhe hyr
nese te duket teper se shume...atehere

mbydhi te gjitha dhe mos mendo me
shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptySat Mar 29, 2008 12:25 pm

Sofra shkruajti:
3. Plisi drejt dritës


Kam ecur rrugëve
duke numruar hapat
ngjyrat e ylberit
jam ngutur t'i zë.

Rruga shumë e gjatë
me ulirima ujqish
me sy i shikojë
me shpirt i ndjejë

Syt përgjonin dritën
Plisi shndriste në terr
hapat nuk ngadalsohen
Flamurin ta shpiejm në vend.

Nuk janë vargje forumistësh. Janë kurorë margaritari, që deshifruan emblemën e qëndresës shqiptare. Ishte ai plisi që eci shtigjeve gjithkah me ëndërrën e shpresave ! Po! Nëpër " ulërima ujqish"! Dhe, krijuesi, Sofra, këtë ditë marsi, më orienton drejt shtigjeve ku

" Syt përgjonin dritën
Plisi shndriste në terr '' !

Thash se do të jetë kulmi dhe e hijezova . Megjithatë krijova përshtypjen, se tufa e krijimeve të Sofra, dhe të tjerat që e shoqëronin këtë gjerdan të bulëzave poetike më nxitën t'u bashkohem dhe t'u them : Se më në fund, prehem ashtu si desha : Me nivelin e krijuesëve që e kanë në zemër e shpirt Bashkimin dhe Pavarësinë e Shqiptarëve në atë tokë të nëpërkëmbur nga djajt, e të shenjtë për ne shqiptarët !

Sukses!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptySat Mar 29, 2008 12:32 pm

Hiroshima ime Shqipëri !

Sa nisën bulzat të të sjellin blerimin
e kënga të jehojë për ne : Nënë Shqipëri !
Ustallarët e krimit e ndozën fitilin
të bëhesh feniks që bleron në hi!

Sa shekuj në përballje me zjarrin
Edhe sa shekuj - do të keshë tiranë ?
Ata prej qielli të erdhën jetë të të marrin !
- E tash - nga nëntoka të shpërthyen vullkanë !

Kush harton plane të të hapë plagë
dhe vdekjen kush ta vari kurorë?!
Mizorisht misteri - të derdhi flakë,
shkrum e hi të bëhesh në orë !

Të hapën plagë, vdiqën dhe u plaguan
shqiptarët e tu - që i përkulen uratës!
Do të bëhesh më e fortë se të gjithë luftuan
t'i shpëtojnë zjarrit, t'i shpëtojnë mandatës!


Shqipëri o Hallemadhja jonë e agimit
edhe kjo gjëmë të lindi trima...!
Ec në shekuj - t'ia shkruash rrëfimit
Se kalove tmerrit si Hiroshima...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 108
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptySat Mar 29, 2008 2:59 pm

PËR TY SHQIPËRI


Për ty Shqipëri në këtë vargan vargjesh
ku shkruajnë përkushtime atdhetarë,
të sjell këto strofa , të të përfalem
edhe kur na bëjnë hi e pluhur në behar!

Projektojnë xhelatët gjithçka të na shembin!
Gjithçka e bëjmë ne të ringritemi !
Ku ka më të fortë se bijtë e Shqipes
Me Kosovën shtet edhe një hap rritemi!

Do të rritet Shqipëria e coptuar në Berlin
nuk e pengojnë bizarët që duan makosllavi !
Hej ! Nga Malësia, Gruda deri në Çamëri
Janë tokë e shqipeve - Janë Iliri!

Ata që e duan Pollogun dhe Pellagoninë
me kthetra kolonie t'i mbërthejnë !
Do ta gjejnë befas një ditë praptinë
se atdheun e shqipeve nuk mund ta rrëmbejnë.

Aty ku u sollën Shkronjat të shkruhet lavdia
Të jehojë nga Tomorri zëri i kushtrimit
s'do të mbesë Bitol - Manastiri , që paria
i tha : Urdhëro në shekuj shqipja e agimit!

E tillë do të mbesë në flamur dhe himn,
E tillë do të mbesë në urdhër e pritë !
Për armiqtë që e shtypën duke ec si xhind
S'do të ketë qetësi, s'do të ketë rritë !

Aty në Arbëri vetëm ne do të rritemi
Ai qiell ne na ngroh, ai ujë ne na ngjallë !
Ashtu është dhe toka e lidhur ngushtë me njerëzit
sa herë për të bijnë - sërish i ringjallë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 33
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptySat Mar 29, 2008 3:05 pm

Ju falenderoj te gjithe juve per keto poezi shume te bukura qe burojne nga vet ju...Shume suksese Biligoa,Feneri,Albea,Sofra ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptySat Mar 29, 2008 3:17 pm

E SHTRENJTA - SHQIPËRI E SHENJTË !

(për të rënët në Gërdec )

Më gulon shpirti nga plaga që tu shtua
nga flaka e zjarri që hi të bënë !
E shtrenjta - Shqipëri e shenjta ime
Të dua siç e do fëmija një nënë !

Jam shumë i vogël s'mund të bëj më tepër
në kurtha robërie shtati më vyshket !
Se : Më lindën dhe vdiqën prindërit e robëruar,
kufirit në QafëThanë - akoma teli gjembor s'i ndryshket !

Na vrasin , burgosin e na përndjekin
ata që mbetën në shekuj tiranë,
i kanë futur në hapsirën tënde djajt
dhe mizorisht nga nëntoka të vranë !

Një muaj sa e bëri Pavarësinë Kosova
Një muaj tiranët krijuan strategji !
Nuk duruan! Se gëzimin që e pashë, dëgjova,
e kthyen në zjarr, shkrum e hi!

Janë të tmerrshëm ustallarët e krimit
gjithkah kanë vënë spiranca detonimi !
Ata s' bëjnë gjumë e nuk u dhimbset
E shuajnë çdo gjë , t'mos bëhet Bashkimi!


17 mars 2008 , Uskanë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 EmptySat Mar 29, 2008 3:20 pm

NE ZEMËR E NDARË

(Tokës dhe shqiptarëve !)

Ne zemër e ndarë
nga shigjetë rrufeshë,
mollë e prerë me kamë
nga dorë e një djalli,

Ndërsa në shekuj shkëmb
i mbrojtur pa helmetë
dashuri e pastër
prej gjaku e malli !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 36Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 20 ... 36  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: