Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Piktura Shqiptare

Shko poshtë 
+19
Jorgo S. TELO
elisa
Liisi
Eva0506
rolling
Leka i Madh
anila
Gjura
Blerti_Gashi
Fjona
Luki
naqeta
GocPejone
Beton
Orfe@
Ago Muji
Euridika
meli
Sofra
23 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, ... 11, 12, 13  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:12 am

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Abuza6

Portreti i Gruas
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:12 am

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Abuza5

Portreti i Femijes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:13 am

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Abuza4

Malesori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:13 am

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Abuza3

Ne Katua
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:14 am

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Abuza1

Azem Galica dhe luftetaret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:14 am

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Abuza2

Vallja Shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:21 am



Fatmir Haxhiu


Piktura Shqiptare - Faqe 2 Fatmir
Fatmir Haxhiu lindi më 28 dhjetor 1927 në qytetin e Gjirokastrës, Shqipëri. Rrjedh nga një familie e mesme qytetare patriotike nga qyteti i Përmetit. Në vitin 1930 familia e tij u vendos me banim në qytetin e Tiranës, ku kaloi gjithë jetën deri në ditët e fundit më 10 mars 2001.
Kreu shkollën fillore në \"Shkollën e Kuqe\" një nga shkollat e dëgjuara me mësues patriot si Sotir Milto Zgura, Sali Morina të cilët qenë të parët që e inkurajuan Fatmirin të vizatonte duke parë dëshirën e tij për tu bërë piktor. Kreu studimet në shkollën e mesme në Liceun e Tiranës.
Nga viti 1941 edhe pse ish rreth të 14 dhjetave merr pjesë në rininë komuniste shqiptare të shkollës. Gjatë pushtimit fashist në vitin 1942 përkrah lëvizjen çlirimtare dhe në shtator të vitit 1943 del partizan dhe lufton deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Në nëntor të vitit 1945 Fatmiri shkon për studime ushtarake në Beograd(Jugosllavi) në shkollën \"VOJNA UCISHTE\", ku për 6 muaj mori njohuri të përgjithshme ushtarake dhe pas ndarjes së degëve ai vazhdon studimet në Zagreb në shkollën e artilerisë \"OFICIRSKA SKOLA I VOJNO UCILISTE ZEMALJSKE ARTILJERIJE\".
Zagrebi i dha oficerit të ri ndër të tjera edhe shijet e punës estetike, edukative për të bukurën e bashkohoren. Aty Fatmiri njihet së pari jo vetëm me harmoninë e arkitekturës së qytetit por edhe me kulturën e larmishme të tij, muzikën, sportet, artet figurative. I etur së brëndëshmi për të thithur sa më shumë përshtypje, Fatmir Haxhiu vrojtonte me kureshtje gjithçka. Falë natyrës së tij të shkathët si djalosh kryeqytetas, atë e karkterizonte disiplina,vullneti i admirueshëm,karakteri i fortë, energjik e qëndrimi korrekt.
Kryen studimet me sukses, dhe në vitin 1948 kthehet në atdhe plot energji, kulturë dhe ëndra duke mos e braktisur për asnjë moment dëshirën dhe pasionin e tij për pikturën. Ai punonte dhe merrej vazhdimisht me aktivitete artistike sidomos për festat kombëtare, apo ngjarjet e shënuara historike. Në ushtri, artisti i ardhshëm gjeti mjedisin e tij, fillimisht në Regjimentin e Artilerisë në qytetin e Beratit e më pas si zv/shef operativ i Komandës së Artilerisë së Ushtrisë deri në vitin 1956. Për tre vjet nga viti 1956-1959 punoi si pedagog i taktikës së artilerisë në Shkollën e Bashkuar të Oficerave (sot Akademia Ushtarake e Trupave Tokësor \"Skenderbej\").Gjatë kësaj periudhe ai u dallua për aftësin organizuese, disiplinën, shpirtin kërkues ndaj vehtes, përgatitjen e lartë, korrektësinë dhe seriozitetin në mësim dhënje.
Njihet shumë herët që më 1944, me Andrea Mano,Llazar Nikolla,Kel Kodheli, Sadik Kaceli(sot, artistë më në zë të skulpturës e pikturës shqiptare) ku përpunuan formulimin dhe realizimin figurativ të kongresit të Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare.Këta artist me eksperiencë së bashku me piktorin Nexhmedin Zajmin, skulptorin Odise Paskali, piktorin Foto Stamo duke parë devotshmërin,seriozitetin,pasionin,talentin e Fatmir Haxhiut e ndihmuan shumë dhe në pregatitjen teorike pasi panë tek ai shpirtin e gjërë e të ndjeshëm,një piktor që do të rradhitej më vonë me dinjitet krahës tyre
Nga mesi i viteve 50, Fatmir Haxhiu u bë promotori dhe krijuesi i studios së parë ushtarake në Shqipëri, ku u pasua edhe nga piktorë e skulptorë të tjerë të rinj,që sapo kishin mbaruar Licuen Artistik të Tiranës.Në vitin 1959 për herë të parë merr pjesë në ekspozitën kombëtare të pikturës, ku vlersohet me çmimin e dytë,i pari vlerësim ky që i dha forcë dhe e inkurajoi për më tej.Për vite me rradhë piktori u aktivizua dhe me vizatime e grafika në revistën\"10Korriku\".Të shumta janë tregimet nga lufta që ai ka ilustruar duke ju shtuar atyre emocion dramatik, si në gazetën\"Luftëtari\",në organe të tjera të shtypit, të shtëpisë botuese\"Naim Frashëri\"e tjer.
Edhe pse me punën e talentin e tij ai kishte arritur diçka, dëshira për të vazhduar studimet e larta për piktur e ngacmonte vazhdimisht. Në vitin 1959 në Institutin e Lartë të Arteve pas përfundimit të konkursit u pranuan të ndjekin studimet 7 studentë nga 70 kandidatë të paraqitur. Njëri prej fituesve qe edhe Fatmiri. Kështu ai fillon studimet të cilat i përfundon me rezultatin shkëlqyeshëm në vitin 1965.
Punimi i tij për dipllomën ishte kompozimi me temë nga lufta N-Çl \"Kalimi i Divizionit të Parë në Veri\"(200x300)cm.. Studentit Haxhiu iu desh të bënte një punë kolosale, ai studjoi gjatë lidhur me armatimin e paisjet, veshjet, zgjedhjen e pejzazhit, të gjitha këto për të arritur një shkallë sa më të lartë vërtetësie historike. Në të njëjtën kohë ai mundi të interpretonte artistikisht në vepër heroizmin dhe sakrificën që dallonte heronjte e luftës. Tablloja e tij e dipllomës, është regjistruar në historikun ende të pashkrur të shkollës së lartë të artit, si një ndër arritjet më të shkëlqyera.
BIOGRAFIA ARTISTIKE
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Autorretratogr- Diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve Figurative në Tiranë në vitin1965
- Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
- Artist i Merituar, piktor profesionist,"Mjeshtër i Madh i Punës"
- Pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive brenda vendit dhe jashtë tij
- Veprat e tij gjenden në Galerinë Kombëtare të Arteve, në muzeume e institucione kryesore të vendit si dhe jashtë atdheut.





Gjatë krijmtarisë së tij artistike ka marrë këto çmime:

1959 - Çmimi i dytë kombëtar për veprën Zonja Çurre
1966 - Çmimi i parë kombëtar për veprën Skroskë-Shkurt 1944
1969 - Çmimi i tretë kombëtar për veprën Tenda e Qypit
1973 - Çmimi i dytë kombëtar për veprën Në ditët e mësymjes pranverore
1976 - Çmimi i parë kombëtar për veprën Shpallja e Republikës
1978 - Çmimi i parë kombëtar për veprën Çajmë rrethime
Për merita në krijmtarinë artistike është nderuar me:

Çmimin e parë të Republikës për veprën Skroskë-Shkurt 1944 (206x330)cm
Çmimin e tretë të Republikës për veprën Me shpatë në dore (550x450)m


PUNIME NE GALERINE KOMBETARE TIRANE

1966 - "Skroskë- Shkurt 1944"
1967 - "Parti rrofsh sa malet"
1971 - "Këshilltarët e Hekalit"
1973 - "Në ditët e mësymjes pranverore"
1974 - "Ky vend ka zot"
1978 - "Çajmë rrethime"
1984 - "Odriçan-1944"
1987 - "Elez Isufi me trimat" bashkëautor
1987 - "Patrioti Ismail Strazimiri" bashkëautor
1987 - "Bashkëluftëtarët e Vlorës" bashkëautor
"Ismail Qemali" Portret
"Kinezja" Portret
"Vajza me kostum kombëtar"
"Në lëmë"
"Pejzazh me varka"
"Pejzazh"
"Metalurgjia e zezë"


PUNIME NE MUZEUME

1967 - "Rrëzimi i aeroplanit 1920"
1968 - "Luftëtari i Spanjës"
1970 - "Beteja e Bardhetit"
1972 - "Beteja e Kuqalit"
1978 - "Lufta e Tiranës"
1979 - "Beteja e Qafës së Gjarpërit"
1980 - "Damian Himarioti"
1981 - "Lufta e Gjormit"
1982 - "Bashkimi i principateve Shqipëtare"
1985 - "Tokë e zhuritur"
1987 - "Rrapo Hekali me trimat"
1990 - "Kryengritja popullore e Matit"

PUNIME MURALE (AFRESK)

1982 - "Bashkimi i Principatave Shqipëtare"
1983 - " Vrana Konti me trimat"
1990 - "Kryengritja popullore e Matit"
Filateli-Katalogu Michel (Gjermani)
"Skroskë-Shkurt 1944"
"Tenda e Qypit"
"Shpallja e Republikës"
"Çajmë rrethime"
"Beteja e Albulenës"

PUBLIKIME :

Revista "New Albania"
Revista "Ylli"
Revista "Nëntori"
Revista "Shqipëria sot"
Revista "Shqiptarja e re"
Revista "Në shërbim të popullit"
Revista "Rruga e Partisë"
Revista "10-Korriku"
Gazeta "Luftëtari"
Gazeta "Bashkimi"
Gazeta "Drita"
Gazeta "Zëri i popullit"
Gazeta "Zëri i Rinisë"
Gazeta "Puna"

Në ilustrimet e teksteve mësimore.


Piktura Shqiptare - Faqe 2 Pintando



EKSPOZITA KOLEKTIVE

Ka marrë pjesë në shumë ekspozita të rëndësishme të vendit dhe në ekspozita jashtë vendit si në Itali, Francë, Greqi, Kinë, Austri, etj.

VEPRA NE INSTITUCIONE PUBLIKE

1965 - "Kalimi i Divizionit të Parë në veri" Shtëpia Qendrore e Ushtrisë
1968 - "Sulm Partizan" Pallati i Brigadave
1968 - "Bujqësia Socialiste" Pallati i Brigadave
1969 - "Tenda e Qypit" Pallati i Pritjes, Durrës
1970 _ "Revolucioni shkencor" Shkolla e mesme "Qemal Stafa"
1973 - "Nënat" Ambasada Shqiptare në Athinë
1976 - "Vera jonë e begatshme"
1976 - "Shpallja e Republikës" Presidiumi i Kuvendit Popullor
1978 - "Me shpatë në dorë" Salla e pritjes në Kryeministri (sot në Galerinë
Kombëtare të Arteve)
1981 - "Lufta e Tiranës" Ambasada e Tiranës në Pekin
1983 _ "Korrierët në Odriçan" Ministria e Mbrojtjes
1983 - "Në prashitje" Hotel Turizmi Sarandë
1986 - "Bijtë e nënës" Ministria e Arsimit dhe e Kulturës

DISA NGA VEPRAT TE CILAVE NUK I DIHET VENDDODHJA:

"Dy brezat" (kompozim)
"Beteja e Albulenës (kompozim)
"Në kodrat e Holitit"(kompozim)
"Makërzë 1943" (kompozim)
"Sofra e poezisë Kosovare" (kompozim)
"Kocollja e Kaligatit" (kompozim)
"Portreti i Beqir Balluku" në luftë (kompozim, bust)
"Portreti i Mehmet Shehu" në luftë (kompozim, bust)
"Në fushën e Lirëzës"(kompozim)

Fatmir Haxhiu la mbi njëqind tablo kompozicionale. Eshtë i konsiderueshëm numri i veprave të tij të gjinisë së kompozimit, pejzazhit, portretit, grafikës, e vizatimit të cilat janë pronë private e individëve të ndryshëm në Shqipëri.
Gjithashtu mjaft vepra si pejzazhe, portrete, kompozime nga krijimtaria e tij janë pronë e koleksionistëve privat artëdashës jashtë atdheut si në Itali, Francë, Austri, Greqi, Japoni, Kinë, Rusi, Amerikë, Zvicër, Hungari, Turqi, Jugosllavi, Australi, Spanjë.
Në Spanjë ka mbi 45 vepra te gjinive te ndryshme me motive shqiptare si dhe motive Spanjolle.Veprat ndodhen në qytete si: Bilbao, Madrid, Vitora, Pamplona, Barcelona, Santander.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 7:14 am, edituar 7 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:23 am

Me shpatë në dorë
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto


Piktura Shqiptare - Faqe 2 7
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto
U bë me porosi të ish kryeministrit Mehmet Shehu për sallën e pritjes së qeverisë në të cilën do të realizoheshin nga unë, dy vepra të dimensioneve shumë të mëdha për dy periudha të rëndësishme historike: -atë të Skënderbeut dhe atë të L.A.N.ÇL. Dimensionet u përcaktuan në bashkëpunim me arkitektin Anton Lufi ,i ngarkuar për këtë qëllim. Kështu për tabllon e parë ´´Me shpatë në dorë´´ dimensioni vertical u përcaktua (550x450)cm, ndërsa për tabllon nga L.A.N.ÇL. dimensioni u caktua(1200x600)cm.

Për të dyja këto vepra të karakterit monumental paraqita rreth 16 bocete të realizuara me vizatime dhe me kartona në pastel. Meqënese vepra ishte e dimensionit shumë të madh mu krijuan mundësit për realizimin praktik të saj në atelien monumentale të shtetit.
Piktura Shqiptare - Faqe 2 7_2Kjo është një tabllo shumë e madhe , për nga dimensioni por edhe nga përmbajtja, për arsyen sepse në këtë vepër unë kam dashur të përgjithësoj luftrat 25-vjeçare që kryetrimi Skënderbe ka bërë kundër Turqëve. Ai ka luftuar, ka bër shumë beteja dhe në të gjitha betejat ka qënë fitimtar.Unë me këtë vepër dua që të gjitha ato beteja ti kem në këtë tabllo.Për tabllon ´´Me Shpatë në dorë´´ kam bërë shumë studime për të njohur anatomin e kuajve në lëvizje, për veshjet dhe armatimet e Turqëve dhe të Shqiptarëve si dhe shumë variante të zgjidhjeve kompozicionale.Vepra u realizua brënda 6 muajve dhe u ekspozua në ekspozitën kombëtare të organizuar në vitin 1978, me rastin e 500 -vjetorit të vdekjes Skënderbeut . Në vitin 1980, kjo vepër u laurua me çmimin e tretë të Rrepublikës.Eshtë tabllo kompozicionale komplekese me shumë personazhe me kuaj në lëvizje e rekizit të pasur. Eshtë një vepër dinamike dhe e fuqishme që të sugjestionon jo vetëm për nga dimensioni por dhe nga lëvizja dhe realizimi i detajeve të veçanta të cilat për mendimin tim, kanë vlerat e tyre, natyrisht kritika do të japë mendimin e saj.
Disa nga bocetet e kësaj tablloje i kanë dy artdashës Suedes dhe një Frances.Vepra është propoganduar në libra,kartolina, pulla postare(filateli),kalendarë e tjer.

Për shumë vite ka qënë e ekzpozuar në sallën e qeverisë në kryeministri, por për arsye politike e dipllomatike në mardhënje me shtetin Turk, (Për her të parë mbas dhjetra vjetësh vinte në Shqipëri , një delegacion qeveritar Turk) vepra u hoq dhe gjatë çmontimit duke mos llogaritur peshën e saj u ra në dyshemen e sallës duke u dëmtuar shumë. Tani ndodhet në fondin e Galeris Kombëtare të Atreve në pa mundësi ekspozimi për shkak të dimensionit të madh si dhe të dëmtimit fizik të saj.

Shënim:- Një nga dëshirat e mëdha të piktorit ishte që atij ti krijohej mundësia që ai vetë ta restauronte këtë vepër, për të bërë që vepra të mbijetoj. Por këtë gjë ai nuk e ariti.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:49 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:24 am


Bashkimi i Principatave Shqiptare
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 10_1

Eshtë afresku i parë i realizuar pas shekullit të XIII, në vëndin tonë dhe me permasa kaq të mëdha për nga dimensioni dhe nga përmbajtja.
Edhe për mua ka qënë hera e parë.Kam patur vetëm njohuri teorike, bile kam dhënë edhe mësim në Institutin e Lartë të Atreve në vitin e tretë, katërt të atelies monumentale, por pa praktik.Kërkova për tu njohur profesionalisht për teknikën por nuk mu dha mundësia. Me kurajo pranova ta marrë përsipër. Për këtë,vetë me vullnet e këmbëngulje punova një vit e gjysëm praktikë në murë të lëvizshëm me dimensione afërsisht sa realja, më tepër për të krijuar lidhjet midis figurave e për të fituar teknikisht shprehi.
Pasi nga komisioni u miratua boceti munda ta realizoj veprën brënda 40-ditësh. Eshtë shumë e pabesueshme por është e vërtetë dhe kjo për arsyen e shpjegueshme se duke mos patur njohurit e mjaftueshme kisha një kurajo të pa frenuar që edhe sot kur e kujtoj më tmeron. Vepra është pëlqyer për zgjidhjen monumentale, vizatimin e saktë, shtjellimin kompozicional dhe freskin që ka si trajtim artistik. Unë si autor do të dëshiroja që të ishte më potente në kolorit.
Sot e kësaj dite afresku ruan qëndrueshmërin e vitit kur u realizua 1982, kur u inagurua Muzeu Kombëtar Historik. Eshtë vepër e njohur dhe e propoganduar.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:22 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:24 am

Këshilltarët e Hekalit


Piktura Shqiptare - Faqe 2 8
1971 pikture ne vaj
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto
Piktura Shqiptare - Faqe 2 8_7Jam frymëzuar nga një ngjarje konkrete që ka ndodhur gjatë okupacionit të dimrit kur gjermanët dhe ballistet ndërmorën një operacion të gjatë për azgjesimin e formacioneve luftarake partizane si dhe të bazës e prapavijës së saj. Por jam inkurajuar edhe nga ish partizanë e banorë mallakastriot të cilet më ftuan dhe më krijuan të gjitha kushtet optimale në Hekal që ta realizoja sa më mirë veprën. Një rol nxitës ka luajtur edhe sekretari i partisë në qytetin e Fierit,sh. Piro Dodbiba.
Në Hekal qëndrova një muaj. U njoha më mirë me ngjarjen, me vëndin dhe bëra shumë studime tipash, karaktere fshatarësh në vizatime dhe me ngjyrë vaji.
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto
Piktura Shqiptare - Faqe 2 8_1
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto
Piktura Shqiptare - Faqe 2 8_2
Piktura Shqiptare - Faqe 2 8_3
Piktura Shqiptare - Faqe 2 8_4
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto
Piktura Shqiptare - Faqe 2 8_5
Piktura Shqiptare - Faqe 2 8_6
Tabllosë i kam dhënë një zgjidhje monumentale të figurave e pejzazhit, pa lëvizje por me një dinamizëm të brëndëshëm për të dhënë idenë e qëndrueshmëris, trimëris dhe të pavdekshmëris të anëtarëve të këshillit të cilët siç dihet historikisht , Këshillat N.ÇL. kanë luajtur një rol vendimtar si prapavijë dhe bazë për formacionet luftarake partizane.Ndodhet në Galerin Kombëtare të Atreve. Kjo vepër është e njohur dhe e propoganduar gjërësisht.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:46 am, edituar 4 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:25 am

Tokë e zhuritur


Piktura Shqiptare - Faqe 2 Fatmir4


Lufta kundër Serbëve e Malazezëve.

Eshtë bërë me porosi nga drejtoria e Muzeut Historik të qytetit të Tropojës, për një vend të caktuar në sallën që i takon kësaj periudhe dhe ku qëndron sot e kësaj dite e ekspozuar
E prita me shumë kënaqësi edhe nga urejtja që kam për krimet dhe padrejtësit që i kanë bërë shovinistët Serbë, popullit e vëndit tonë. Mu desh të njihem më mirë me historinë e kësaj periudhe. Jam frymëzuar direkt nga tereni i atyre anëve prandaj shkova në Tropojë,Tamarë e në zonën e Salcës dhe mblodha materiale të mjaftueshme për veprën.
Në këtë vepër kam dashur të përgjithësoj luftrat e vazhueshme të malësorve në mbrojtje të trojeve të tyre kundër sulmeve të shovinizmit serb e malazez.
Tabllos i kam dhënë një zgjidhje vertikale në një terren të thyer(sipas përshkrimit e tregimeve të vëndasve), duke vënë përball dy forca të kundërta, malësorët Shqiptar në pritje, që luftojnë me heroizëm ndërsa Serbet gjithashtu agresiv, por të zënë në befasi dhe pa shpresë shpëtimi.Vëndi ku kjo betejë është zhvilluar ndodhet në zonën malore të vëndit, ku trimat e malësis së madhe kanë luftuar me trimëri në vazhdimësi në mbrojtje të teritoreve të tyre
Duke u bazuar në vlerat e saja, tablloja në përgjithësi tërheq për pathosin epiko-heroik, kronocitetin dhe dinamikën.Tablloja për mendimin tim është e fuqishme, e vërtetë por edhe natyra është konkrete nga vëndi. Unë jamë përpjekur që ti jap dinamik me anën e pejzazhit edhe elementëve plotësues siç jane p.sh. drita, kontrasti grafik dhe dinamika.
Kjo tabello është botuar në fletë të veçanta por edhe në kalendarë vjetor në Maqedoni


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:40 am, edituar 5 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:25 am

Kalimi i Divizionit të Parë në Veri
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 1


Temë dipllome.

Eshtë puna e parë. Punë dipllome, realizuar në vitin 1965, me pedagog konsulent Prof. Sali Shijakun.
U vlerësua shkëlqyeshëm , jo vetëm për vlerat ideo-artistike e profesionale por edhe për dimensionimin e saj të madh që ishte mbi normën e lejueshme nga katedra (norma ishte deri në 1.5m ).
Në mbrojtjen e dipllomës për të u thanë fjalët më të mira si nga oponenca ashtu edhe nga anëtarët e katedrës dhe artëdashësit që asistuan si: Kritikët Andon Kuqali,Kudret Velça, Prof. Vilson Kilica, piktorët e popullit Nexhmedin Zajmi, Foto Stamo,artisti i merituar Kel Kodheli, Dr.Kleanthi Prosi, kino-operator Hysen Hakani,kryeredaktori i Revistës 10-Korriku Safet Kurtí, personalitete ushtarake,gazetar, shkrimtari ushtarak Xhevat Anibali e të tjerë.
Vepra pati shumë jehonë dhe u botua e u propagandua me të gjitha mjetet e maso-medios.
Rezultati pozitiv i veprës ndikoj tek unë për të ecur me hap të sigurt në krijmtarin e ardhshme.U bë pronë e ushtrisë dhe ka qënë ekspozuar në sallën e madhe të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë Popullore.

Llambi Blido, Piktor dhe Kritik arti

Studentit F.Haxhiu iu desh të bënte një punë kolosale me modelet, veshjet, paisjet e zgjedhjen e pejzazhit,të gjitha këto për të arritur një shkallë sa më të madhe besueshmëri historike. Në të njëjtën kohë,si artist i vërtet të gjitha forcat e tij u vunë për të arritur atë frymë heroizmi dhe sakrifice që duhet të dallonte heronjtë e luftës,gjë që arrihet vetëm në saj të interpretimit artistik.Mund të thuhet pa mëdyshje se studenti i ri i arriti të dyja.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:35 am, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:26 am

Skroskë - Shkurt 1944
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 2

Eshtë një nga krijimet e para pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, me temë nga historia e L.N.ÇL. U realizua në vitin 1966 dhe u ekspozua me rastin e 25-vjetorit të themelimit të P.P.Sh. Në konkursin e organizuar u vlerësua me çmimin e parë kombëtar dhe më pas kjo vepër u laurua me çmimin e shkallës së parë të Republikës(çmimi më i lartë).
Kjo vepër pati jehonë u vlerësua nga kritika nga artëdashësit si dhe u propogandua me të gjitha mjetet e maso-medios.
Ky vlerësim qe një tjetër inkurajim për të ecur i sigurt në rrugën time krijuese


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:32 am, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:26 am

Në ditët e mësymjes pranverore


Piktura Shqiptare - Faqe 2 Fatmir8

Një tabllo që unë kam punuar shumë kohë me një kënaqsi të madhe.Ka fituar çmimin e dytë kombëtar.Eshtë me karakter përgjithësues.Vendosja e figurave është më tepër e karakterit simbolik se sa tregues.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:31 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:28 am

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Muze8

Portret vajze
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:40 am

Çajmë Rrethime


Piktura Shqiptare - Faqe 2 6

Kjo është një tabllo që përfaqëson një moment tepër të rëndësishëm të historisë së luftës
partizane kundër gjermanëve.U frymëzova nga heroizmi i partizanëve dhe i antarëve të shtabit të përgjithshëm të cilët në operacionin e dimrit mundën të dalin nga rrethimi fitimtar. E kam titulluar´´Çajmë Rrethime`` për faktin se shtabi i përgjithshëm në dimrin e viteve1943-44 u gjënd i rrethuar nga forcat gjermane dhe balliste dhe në qoftëse do të azgjesohej, atëher e gjithë lufta partizane do të ishte e shpartalluar.
Shpëtimi i shtabit të përgjithshëm nën drejtimin e komandantit të sajë Enver Hoxha bëri që ushtria partizane në vënd që të shpartallohej, kaloi furishëm nga njësit e vogla, çeta e batalione, në njësi të mëdha në brigada e divizione e pastaj me forca të shumta i gjithë populli në luftë kundër gjermanëve arriti të çlirojë të gjithë vëndin.
Për këtë fakt, ky intenerar, ky inkursion i shtabit të përgjithshëm nga Kaptina e Martaneshit deri në Panarit, u zhvillua në një terren shumë të thyer malor nga ku nuk mund te kalonin forcat gjermane.
Për të njohur më në thellësi ngjarjen,bashkë me tre shokë të tjer organizova marshimin dhe ndoqa të gjithë intenerarin që kaloi shtabi i përgjithshëm nga Kaptina e Martaneshit e deri në Panarit në stinën dhe datat përkatëse 21 -28 dhjetor.
Mblodha shumë material për të bërë veprën sa më të vërtetë dhe bindëse. Jam takuar e kam biseduar me ish partizanët pjesëmarës në luftë si dhe me fshatarët të cilët kanë ndihmuar personalisht në çarrjen e rrethimit.
Tablloja është tepër e vërtetë nga fakti sepse këtu janë jo vetëm dy antarët e shtabit të përgjithshem Spiro Moisiu dhe Spiro Koleka që janë të vendosur dukshëm në komposicion por edhe personazhet janë tipa real të marra nga realiteti konkret dhe nga një pajzazh konkret, pikërisht në rrugën që ka zhvilluar shtabi përgjithshëm.
Tablloja është vleresuar në përgjithësi nga kritika dhe ka marrë çmimin e parë kombëtar me rastin e 35 vjetorit të çlirimit të atëdheut. Pikturuar më duket mua në mënyrë të freskët, por më tepër ka një dinamik që jo vetëm shprehet me lëvizjen e figurave siç duket edhe në tabllo dhe në karakteret, tipat e personazhit partizan të cilët jo vetëm me lëvizjet por edhe me xhestikulacionin të japin dinamikën e vendit. Në këtë dinamik merr pjesë edhe terreni që është tepër i thyer dhe që shoqerohet me dëborën e cila është një nga elementet për të treguar edhe vështirësit e marshimeve të atëhershme të partizanëve.[/size]


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:29 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:45 am

Shpallja e Rrepublikës
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 5

Ishte porosi e Enver Hoxhës nëpërmjet Lidhjes së Shkrimëtareve dhe Artistëve dhe direkt Ramiz Alisë i cili ka ndjekur veprën gjatë realizimit.
Vëpër komplekese me shumë personazhe deri në 80 figura ,me rekuizitë të pasur e sfond të afërt arkitektonik. Moria e personazheve dhe dimensionimi i madh më krijuan shumë probleme të karakterit profesional, të cilat me shumë mundim jam përpjekur ti kapërcej, si probleme të prespektivës, tonale e koloristike, të raportit të mardhënive psikollogjike të personazheve të porpocioneve mes tyre, probleme të shkallës të realizimit të objekteve e tjer.
Vepra ishte e destinuar për në sallën e pritjes në Kuvendin Popullor. Më parë u ekspozua në ekspozitën kombëtare me rastin e jubileut të 30- vjetorit të shpalljes së Republikës dhe në konkursin e organizuar për këtë qëllim, ju dha çmimi i parë kombëtar.
Kjo vepër pati jehonë, u propogandua në mjetet e mas-medios.



Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:26 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:46 am

Tenda e Qypit
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 3


Jam frymëzuar nga lufta heroike e partizanëve të Brig.Parë Sulmuese, të cilët me trimëri në Tendën e Qypit, u përleshën fyt më fyt me Gjermanët.Për studimin e materiale plotësuese i jam referuar figurave konkrete që akoma jetonin si dhe shkova direkt në vëndin e ngjarjes. Vepra duke qënë e dimensionit të madh dhe me shumë figura në lëvizje, paraqiti vështirësi tekniko-profesionale, deri atëherë të pa njohura për mua. Në konkursin kombëtar komisioni e vlerësoi me çmimin e trët kombëtar
Edhe kjo vepër pati jehonë. Ajo u ekspozua për shumë vite në Pallatin e Pritjes në qytetin e Durrësit.
Kjo është një tabllo me dimensione të mëdha (300x500)cm.Figurat janë pothuaj mbi natyrale e jo natyrale, ku jo vetëm lëvizja e figurave por edhe vetë tipat e karakteret kan kërkuar mjaft punë e mund për të shprehur psikollogjinë dhe botën e tyre të mbrëndëshme.
Tablloja për mendimin tim ka dinamizëm, është e vertetë dhe bindëse sepse kjo përleshje lidhet edhe me disa figura partizane të cilët dhanë jetën duke luftuar trup me trup pikërisht në majën e Tendës së Qypit e cila ndodhet mbi zonën e Skraparit.
Tablloja ka edhe një karakter egzotik sepse në histori flitet për rastin e partizanit burizan i cili edhe pse i plagosur me një plumb në fyt, mbylli plagën me gishtin e njërës dorë, që të mos i rridhte gjaku dhe me tjetrën vazhdonte ti binte burisë që partizanët të hidheshin në sulm kundër gjermanëve.
Në këtë tabllo kam hasur disa herë vështirsi për të dhënë jo vetëm vërtetësinë historike të ngjarjes por desha edhe që të përgjithësoj betejat trup me trup.

Piktura Shqiptare - Faqe 2 3_1



Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:24 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:50 am

Vrana Konti me Trimat
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto


Piktura Shqiptare - Faqe 2 11

Eshtë porosi për Akademin Ushtarake, realizuar në murë të aplikuar, me të njëjtën teknik si të afreskut të madh të Muzeut Kombëtar historik, me të njejtin koncept dhe stil në trajtim.Frymëzimi është bërë si vazhdim i ides së bashkimit të principatave shqiptare. Janë po të njëjtët element që ndodhen edhe në afreskun e Muzeut, vetëm se këtu kemi të bëjmë me një kompozicion tjetër ballor. Edhe këtu tipat janë interesant. Figura e Vrana Kontit është një figur qëndrore dhe përgjithësuese, natyrisht e krijuar. Eshtë më potent në kolorite (autori i referohet afreskut të tij të parë "Bashkimi i Principatave Shqiptare") . Edhe kjo vepër shquhet për vizatim të përpiktë, plastik, të tipave me karakteristika të dallueshme shqiptare. Nuk është vepër shumë e njohur.
Një ndër kompozimet më të sukseshme të pikturës afreskale është vepra e Fatmir Haxhiut´´Vrana Konti me Trimat``e realizuar më 1983. Me këtë vepër epoka e lavdishme e Skënderbeut pasqyrohet edhe më bindëshëm ose të themi më mirë stoliset edhe me një krah të trimërise kombëtare, me krahun e bashkëluftëtarëve të tij, konkretisht me Vrana Kontin. Piktori si krijues i pjekur, këtë temë historike e ka realizuar me dashuri dhe përkushtim,duke u bazuar në shprehjen reale, duke u mbështetur në idealet e rënesansës dhe në´´ngjyrimet`` e artit klasik.Në qëndër të afreskut pikturohet kujtesshëm Vrana Konti, ku figura e tij dominon si shëmbëlltyrë komandanti, që bashkon fuqinë fizike me arsyen për ta mbrojtur lirinë e Atëdheut. Gjithashtu, përreth Vrana Kontit në përputhje të plotë janë paraqitur edhe trimat e tij. Çdo figurë është pasqyruar pa dramatizëm të theksuara por me një mjeshtri figurative dhe çelës kanonik,
Shënim: -Ky fragment është marrë nga libri ´´Gjergj Kastriot Skënderbeu në artet figurative`` botuar në Prishtinë 1998, autor Rexhep Goçi.



Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:19 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:51 am

Beteja e Kaçanikut
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 13





Edhe në realizimin e kësaj tabllje kompozicionale jamë frymëzuar nga heroizmi i forcave shqiptare kryengritëse antiosmane të krahinave të Kosovës gjatë luftimeve të ashpëra të zhvilluar në Grykën e Kaçanikut në prill të vitit 1910.(Në këtë betej forcat e ushtrisë osmane ishin katër herë më të mëdha se forcat kryengritëse shqiptare). Beteja vazhdoj me luftime të ashpëra për dy ditë rresht duke kaluar deri në luftime trup me trup. Humbjet në këtë betejë ishin shumë të mëdha për të dyja palët aq sa bashkohësit Grykën e Kaçanikut e kanë quajtur ´´Termopilet shqiptare``.
Piktura Shqiptare - Faqe 2 13_1Kompozimin në tërësi jam perpjekur ta trajtoj me një forcë dinamike dhe një frymë optimiste, ekspresive, të paraqes heroizmin masiv nëpërmjet lëvizjes së figurave të malësorve. Vërtetësin e ngjarjes jam munduar ta paraqes nëpërmjet psikollogjisë së portreteve të dy palëve kundërshtare, terrenit të thyer shkëmbor, natyrës, veshjes, armëve etj. Me këtë tabllo kam dashur të paraqes një tjetër moment historik të rëndësishëm të luftës së popullit shqiptar për liri e pamvarsi.



Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:16 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:52 am

Nënat Labe
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 14
Në këtë tabllo kam dashur të paraqes ndihmën e madhe që kanë dhënë nënat e gratë trime shqiptare në luftërat e vazhueshme për lirin e pamvarsin e vendit. Eshtë një kompozim përgjithësues.
Me terenin e thyer dhe pejzazhin me dëbor dua të paraqes vështirësit e natyrës të cilat i kapërcejnë me sukses.Veshjet e grave jane karakteristike të zonës së labëris.



Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:14 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:54 am

Vallja e fitores
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 15
Në këtë kompozim kam dashur të paraqes një nga vallet-epike popullore tradicionale ku luftëtarët shqiptar shprehin gëzimin e fitores. Këto valle-epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria e karakteri luftarak.



Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:13 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:56 am

Beteja e Bardhetit
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 16
Beteja e Bardhetit është një betej kundër Turqëve.Kjo betej është bërë në vitin 1878, kur ushtria otomane,pra Turqit kërkonin të kalonin në zonën e Malësisë së madhe.

Pengesë kryesore u bënë luftëtarët e Malësis së madhe të cilët u bënë prit pikërisht në lumin e Bardhetit.
Në këtë vepër kompozicionale unë dua të tregojë qëndresën e luftëtarëve malësor shqiptar kundër Turqve.Turqit nuk mundën të kalonin dy o tri herë rradhasi, por më në fund me anën e tradhtisë mundën që të kalojnë.Një mbrojtje e madhe ka qënë këtu edhe vetë natyra shkëmbore. Pejzazhi është konkret, vëndi konkret ku janë zhvilluar luftimet. Personazhet janë marrë nga jeta, gjithashtu jamë përpjekur të pasqyrojë veshjet e kohës si dhe armatimin e kohës.
Për mendimin tim është një kompozim dinamik ku jepet me pak elementa e sidomos me komponentin kryesor që është natyra, ky është një tjetër moment historik i rëndësishëm për luftën e popullit Shqiptar për liri e pamvarsi.



Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:12 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:58 am

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto
Lypsarja

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 17
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 EmptyThu Nov 22, 2007 5:58 am

Gruaja me dybek
Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto

Piktura Shqiptare - Faqe 2 20



1967 piktur në vaj
Shqipëria e mesme ``Shëngjergj´´

Piktura Shqiptare - Faqe 2 Punto



Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 22, 2007 6:09 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Piktura Shqiptare - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Piktura Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 13Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, ... 11, 12, 13  Next
 Similar topics
-
» JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E
» Kuzhina shqiptare
» Me fat na qoftë o shqiptarë!
» Fotografia Shqiptare
» Shpresë Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: