Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Piktura Shqiptare

Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 11, 12, 13  Next
AutoriMesazh
meli
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 842
Age : 35
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Mon Nov 19, 2007 10:43 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
meli
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 842
Age : 35
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Mon Nov 19, 2007 11:10 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
meli
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 842
Age : 35
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Mon Nov 19, 2007 11:22 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:08 am


Abdurrahim Buza

Abdurrahim Buza lindi mė 22 dhjetor 1905 nė Shkup nė njė familje gjakovare; vdiq mė 1987. Nė moshėn tetė vjeēare mbes jetim dhe patrioti Bajram Curri kujdeset pėr shkollimin e tij. Regjistrohet nė shkollė nė Shkodėr, nė Tiranė dhe nė Normalen e Elbasanit.
Ishte fat qė pati drejtues atelieje piktorin e njohur italian tė kohės, Galileo Chini (1873-1956, piktor dekorativ dhe qeramist, pjesėmarrės nė dy prej Bienaleve tė Venecias). Buza ishte njė nga themeluesit e shkollės sė parė tė vizatimit nė Tiranė nė vitin 1933. Punoi nė shkollėn teknike “Harry Fultz”, nė gjimnazin e Tiranės, nė gjimnazin “Qemal Stafa”, nė Liceun artistik “Jordan Misja”. Nė vitin 1960 fitoi titullin “Piktor i Merituar”, ndėrsa nė vitin 1978 fitoi titullin “Piktor i Popullit” tė dhėna nga Kuvendi Popullor i Republikės Popullore tė Shqipėrisė. Ėshtė piktori i parė qė pikturoi nudon e parė nga natyra nė Shqipėri. Ai na ka lėnė njė fond tė pasur me rreth 500 piktura dhe mijėra vizatime. Arkiva e veprave tė tij ruhen nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė dhe nė Muzeun Buza, nė Tiranė.
Vėmendje Abdurrahim Buza, ėshtė njė nga emrat mė tė njohur tė artit shqiptar tė shek. XX. Edhe krijimtaria e tij na bėnė tė vetėdijshėm, pėr tė thėnė se koha pėr tė shkruar njė histori tė plotė tė artit shqiptar, mbėshtetur nė parametra tė koncepteve bashkėkohore, jo vetėm qė ka ardhur, por kam frikė qė ajo po kalon nė indiferentizėm tė plogėsht. Nuk mohoj se aty-kėtu ėshtė shkruar, por nuk duhet tė harrojmė se vetėm tani mund tė thuhen e shkruhen faktet e vėrteta dhe drejtė. Megjithatė ky shkrim lidhet ngushtėsisht me 100 vitet, qė nga dita kur Buza, plaku, u lind nė Shkup tė Maqedonisė. Kjo histori e artit shqiptar ku mjeshtri do tė zinte njė nga vendet e nderit, ende mungon.KrijimtariaAskush nuk mund tė thotė se piktura shqiptare ėshtė pa zė nė kėtė shekull. Pothuajse gjatė viteve tė tij jetuan piktorė, tė cilėt na kanė trashėguar njė pamje figurative, dydimensionale, tė vėrtetė tė jetės, tė njeriut dhe tė mjedisit tė tij, tė mentaliteteve dhe marrėdhėnieve nė realen dhe irealen e tyre si shenja shpirtėrore.
Gjatė kėtij shekulli, njė figurė e tillė na pėrcjell nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė kombinimin e shijeve estetike tė shoqėrisė shqiptare dhe tė piktorėve tė saj, duke na treguar shkallėn e njohjes dhe sinqeritetin, veti pa tė cilat nuk do tė mund tė realizohej krijimtaria e kėtij lloji.Nė kėtė trashėgim, Buza na ka lėnė pasqyrėn e tij, e cila reflekton nė mėnyrė origjinale kodet e mėsipėrme. Veprat e Buzės, edhe pse mund t’i ndajmė nė tre grupe, pėr sa i pėrket individualizimit tė trajtave dhe tempit tė ngjyrave, janė tė thjeshta pėr tu kuptuar, komunikojnė me subjekte tė ndryshme dhe ndikojnė mbi shikuesin ndjesinė e aprovimit dhe tė kėnaqėsisė.Njė vėshtrim i kujdesshėm mbi grupin e parė zbulon se Buza ende ka qenė nėn ndikimin e akademisė. Tė gjitha kėto punime ruajnė fanatizmin dhe striktizmin e kompozimit dhe trajtimit artistik akademik. Ato tregojnė pėr njė piktor shumė punėtor, kėrkues ndaj vetes dhe prodhues i madh. Linja e vizatimeve nė kėtė periudhė ėshtė e kujdesshme dhe e ngjeshur. Ngjyra transmeton ndikimin e madh tė pikturės impresioniste tė shek. XIX. E natyrshme kjo pėr njė artist fare tė ri, tė edukuar nė perėndim.Nė grupin e dytė tė krijimtarisė vėshtrimi bije nė kontakt me subjekte shumė tė njohura e tė marra nga jeta e pėrditshme. Portreti dhe natyra e qetė duket tė ketė qenė njė nga gjinitė mė tė preferuara tė piktorit. Subjektet e tij janė autoportreti dhe portrete tė tipave dhe moshave tė ndryshme, tė cilėt gjenerojnė trajtim tė qartė tė tipareve, impresion tė natyrshėm tė shkaktuar nga modeli dhe sinqeritet tė pėrdorimit tė ngjyrės.
Gjithashtu pikturat nė dimension tė vogėl dhe vizatimet me njė linjė me subjekt, nudot janė shumė tė njohura nė kėtė grup. Ėshtė shumė nxitės vėshtrimi i artistit me pozicionet e shumėllojshme tė vendosjes sė tij. Nė tė dy grupet e para themi me qartėsi se kemi tė bėjmė me njė krijimtari qė ruan transmetim tė sinqertė tė botėkuptimit tė artistit mbi realitetin pėrkatės. Nė kėtė grup dallojmė edhe njė veti tjetėr e cila lidhet jo thjeshtė me formėn, por bėhet mė e cilėsueshme prej saj e ka tė bėjė me shkrirjen e subjektit kryesor nė mbėshtetje tė sfondit. Kjo shkrirje rrjedh nga pėrdorimi i ngjyrės pasqyruese.Nė grupin e tretė, befasohesh dhe duket sikur kemi tė bėjmė me njė piktor krejt tjetėr. Kėtė ta kushtėzon stili qė ka pėrdorur artisti. Trajtat, linjat, ngjyrat, format, vizatimi, konstrukti i figurės, mbi tė gjitha psikologjia e portretit dhe reflektimi pozicional i trupit njerėzor, pra e gjithė figura e tij pasqyruese pėson njė ndryshim gati thelbėsor, qė mund ta kuptosh vetėm nė bazė tė njohjes sė pėrgjithshme tė krijimtarisė sė tij. Subjektet marrin shkas nga motive patriotike, kombėtare, atdhetare dhe rrallėherė partiake. Kjo e fundit dallohet kur ndonjė vėzhgim introduktiv zbulon simbole tė periudhės sė komunizmit, gjė e cila ėshtė pothuajse e papėrfillshme nė krijimtarinė e pėrgjithshme.
Motivet nga vendi i tij do tė zėnė vendin kryesor nė kėtė grup dhe, prej tyre, sot ruhen piktura tė njė vlere unikale e tė papėrsėritėshme nė historinė e artit shqiptar. Tėrėsisht ky grup ėshtė cilėsuar si njė trajtim artistik “primitiv”, vlerėsim me tė cilin nuk jam aspak nė njė mendje, pasi mendoj se kjo krijimtari ka lindur tėrėsisht prej meditimit figurativ mbi kujtesėn e hershme pamore tė ruajtur nė vatrat e trurit tė artistit dhe tė shpėrthyera fuqishėm gjatė periudhės mė tė nxehtė tė komunizmit dhe luftės sė klasave nė Shqipėri.
Ajo nuk ėshtė njė figurė qė pikturohej si rezultat i pasqyrimit tė ēastit, tė modelit ballėpėrballė, por ėshtė njė figurė e rindėrtuar nė memorjen e artistit ku psikologjia dhe gjendja shpirtėrore e njerėzve tė trevės sė tij janė shumė mė tė forta se pamja e tyre e jashtme. Sillni nė kujtesė pikturėn “Refugjatėt”, “Malėsori”, “Vajza gjakovare”, “Dasma gjakovare”, “Lojėrat popullore”, “Azem Galica dhe luftėtarėt”. Ata nuk janė thjesht figura, por shpirtėra tė figuratizuar sipas kujtesės dhe shpėrthim i emocioneve tė artistit mbi ta.
Nuk duhet tė nisemi aspak nga pėrdorimi i kostumit kombėtar as nga motivet e historisė sė hershme apo fshatareske, por nga ajo ēka transmetojnė e interferojnė personazhet, lėvizjet, sytė, duart, pozicionet, hedhjet e hapat e kėmbėve, ngjyrat, sfondi i errėt dhe kujtesa e artistit. Nė kėtė kuptim Abdurrahim Buza nuk mund tė quhet piktor primitiv, por plotėsisht piktor i parė individual, modern, i pangjashėm, i pakrahasueshėm shqiptar i shek. XX dhe ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja pikturoi nė kėtė formė nėn hundėn e madhe tė komunizmit tė rrezikshėm, falė kjo zgjuarėsisė e talentit tė piktorit, por edhe tolerancės sė atij pushteti ndaj rastit BUZA.




Refugjatet


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 5:17 am, edituar 5 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:10 am



Lojerat Tradicionale
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:11 am



Vajza me Fjongo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:11 am

Nusja
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:12 am



Portret i Vetvetes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:12 am


Portreti i Gruas
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:12 am



Portreti i Femijes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:13 am



Malesori
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:13 am



Ne Katua
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:14 am



Azem Galica dhe luftetaret
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:14 am



Vallja Shqiptare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:21 am



Fatmir Haxhiu



Fatmir Haxhiu lindi mė 28 dhjetor 1927 nė qytetin e Gjirokastrės, Shqipėri. Rrjedh nga njė familie e mesme qytetare patriotike nga qyteti i Pėrmetit. Nė vitin 1930 familia e tij u vendos me banim nė qytetin e Tiranės, ku kaloi gjithė jetėn deri nė ditėt e fundit mė 10 mars 2001.
Kreu shkollėn fillore nė \"Shkollėn e Kuqe\" njė nga shkollat e dėgjuara me mėsues patriot si Sotir Milto Zgura, Sali Morina tė cilėt qenė tė parėt qė e inkurajuan Fatmirin tė vizatonte duke parė dėshirėn e tij pėr tu bėrė piktor. Kreu studimet nė shkollėn e mesme nė Liceun e Tiranės.
Nga viti 1941 edhe pse ish rreth tė 14 dhjetave merr pjesė nė rininė komuniste shqiptare tė shkollės. Gjatė pushtimit fashist nė vitin 1942 pėrkrah lėvizjen ēlirimtare dhe nė shtator tė vitit 1943 del partizan dhe lufton deri nė ēlirimin e plotė tė Shqipėrisė. Nė nėntor tė vitit 1945 Fatmiri shkon pėr studime ushtarake nė Beograd(Jugosllavi) nė shkollėn \"VOJNA UCISHTE\", ku pėr 6 muaj mori njohuri tė pėrgjithshme ushtarake dhe pas ndarjes sė degėve ai vazhdon studimet nė Zagreb nė shkollėn e artilerisė \"OFICIRSKA SKOLA I VOJNO UCILISTE ZEMALJSKE ARTILJERIJE\".
Zagrebi i dha oficerit tė ri ndėr tė tjera edhe shijet e punės estetike, edukative pėr tė bukurėn e bashkohoren. Aty Fatmiri njihet sė pari jo vetėm me harmoninė e arkitekturės sė qytetit por edhe me kulturėn e larmishme tė tij, muzikėn, sportet, artet figurative. I etur sė brėndėshmi pėr tė thithur sa mė shumė pėrshtypje, Fatmir Haxhiu vrojtonte me kureshtje gjithēka. Falė natyrės sė tij tė shkathėt si djalosh kryeqytetas, atė e karkterizonte disiplina,vullneti i admirueshėm,karakteri i fortė, energjik e qėndrimi korrekt.
Kryen studimet me sukses, dhe nė vitin 1948 kthehet nė atdhe plot energji, kulturė dhe ėndra duke mos e braktisur pėr asnjė moment dėshirėn dhe pasionin e tij pėr pikturėn. Ai punonte dhe merrej vazhdimisht me aktivitete artistike sidomos pėr festat kombėtare, apo ngjarjet e shėnuara historike. Nė ushtri, artisti i ardhshėm gjeti mjedisin e tij, fillimisht nė Regjimentin e Artilerisė nė qytetin e Beratit e mė pas si zv/shef operativ i Komandės sė Artilerisė sė Ushtrisė deri nė vitin 1956. Pėr tre vjet nga viti 1956-1959 punoi si pedagog i taktikės sė artilerisė nė Shkollėn e Bashkuar tė Oficerave (sot Akademia Ushtarake e Trupave Tokėsor \"Skenderbej\").Gjatė kėsaj periudhe ai u dallua pėr aftėsin organizuese, disiplinėn, shpirtin kėrkues ndaj vehtes, pėrgatitjen e lartė, korrektėsinė dhe seriozitetin nė mėsim dhėnje.
Njihet shumė herėt qė mė 1944, me Andrea Mano,Llazar Nikolla,Kel Kodheli, Sadik Kaceli(sot, artistė mė nė zė tė skulpturės e pikturės shqiptare) ku pėrpunuan formulimin dhe realizimin figurativ tė kongresit tė Bashkimit tė Rinisė Antifashiste Shqiptare.Kėta artist me eksperiencė sė bashku me piktorin Nexhmedin Zajmin, skulptorin Odise Paskali, piktorin Foto Stamo duke parė devotshmėrin,seriozitetin,pasionin,talentin e Fatmir Haxhiut e ndihmuan shumė dhe nė pregatitjen teorike pasi panė tek ai shpirtin e gjėrė e tė ndjeshėm,njė piktor qė do tė rradhitej mė vonė me dinjitet krahės tyre
Nga mesi i viteve 50, Fatmir Haxhiu u bė promotori dhe krijuesi i studios sė parė ushtarake nė Shqipėri, ku u pasua edhe nga piktorė e skulptorė tė tjerė tė rinj,qė sapo kishin mbaruar Licuen Artistik tė Tiranės.Nė vitin 1959 pėr herė tė parė merr pjesė nė ekspozitėn kombėtare tė pikturės, ku vlersohet me ēmimin e dytė,i pari vlerėsim ky qė i dha forcė dhe e inkurajoi pėr mė tej.Pėr vite me rradhė piktori u aktivizua dhe me vizatime e grafika nė revistėn\"10Korriku\".Tė shumta janė tregimet nga lufta qė ai ka ilustruar duke ju shtuar atyre emocion dramatik, si nė gazetėn\"Luftėtari\",nė organe tė tjera tė shtypit, tė shtėpisė botuese\"Naim Frashėri\"e tjer.
Edhe pse me punėn e talentin e tij ai kishte arritur diēka, dėshira pėr tė vazhduar studimet e larta pėr piktur e ngacmonte vazhdimisht. Nė vitin 1959 nė Institutin e Lartė tė Arteve pas pėrfundimit tė konkursit u pranuan tė ndjekin studimet 7 studentė nga 70 kandidatė tė paraqitur. Njėri prej fituesve qe edhe Fatmiri. Kėshtu ai fillon studimet tė cilat i pėrfundon me rezultatin shkėlqyeshėm nė vitin 1965.
Punimi i tij pėr dipllomėn ishte kompozimi me temė nga lufta N-Ēl \"Kalimi i Divizionit tė Parė nė Veri\"(200x300)cm.. Studentit Haxhiu iu desh tė bėnte njė punė kolosale, ai studjoi gjatė lidhur me armatimin e paisjet, veshjet, zgjedhjen e pejzazhit, tė gjitha kėto pėr tė arritur njė shkallė sa mė tė lartė vėrtetėsie historike. Nė tė njėjtėn kohė ai mundi tė interpretonte artistikisht nė vepėr heroizmin dhe sakrificėn qė dallonte heronjte e luftės. Tablloja e tij e dipllomės, ėshtė regjistruar nė historikun ende tė pashkrur tė shkollės sė lartė tė artit, si njė ndėr arritjet mė tė shkėlqyera.
BIOGRAFIA ARTISTIKE
- Diplomuar nė Institutin e Lartė tė Arteve Figurative nė Tiranė nė vitin1965
- Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė
- Artist i Merituar, piktor profesionist,"Mjeshtėr i Madh i Punės"
- Pjesėmarrės nė shumė ekspozita kolektive brenda vendit dhe jashtė tij
- Veprat e tij gjenden nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, nė muzeume e institucione kryesore tė vendit si dhe jashtė atdheut.





Gjatė krijmtarisė sė tij artistike ka marrė kėto ēmime:

1959 - Ēmimi i dytė kombėtar pėr veprėn Zonja Ēurre
1966 - Ēmimi i parė kombėtar pėr veprėn Skroskė-Shkurt 1944
1969 - Ēmimi i tretė kombėtar pėr veprėn Tenda e Qypit
1973 - Ēmimi i dytė kombėtar pėr veprėn Nė ditėt e mėsymjes pranverore
1976 - Ēmimi i parė kombėtar pėr veprėn Shpallja e Republikės
1978 - Ēmimi i parė kombėtar pėr veprėn Ēajmė rrethime
Pėr merita nė krijmtarinė artistike ėshtė nderuar me:

Ēmimin e parė tė Republikės pėr veprėn Skroskė-Shkurt 1944 (206x330)cm
Ēmimin e tretė tė Republikės pėr veprėn Me shpatė nė dore (550x450)m


PUNIME NE GALERINE KOMBETARE TIRANE

1966 - "Skroskė- Shkurt 1944"
1967 - "Parti rrofsh sa malet"
1971 - "Kėshilltarėt e Hekalit"
1973 - "Nė ditėt e mėsymjes pranverore"
1974 - "Ky vend ka zot"
1978 - "Ēajmė rrethime"
1984 - "Odriēan-1944"
1987 - "Elez Isufi me trimat" bashkėautor
1987 - "Patrioti Ismail Strazimiri" bashkėautor
1987 - "Bashkėluftėtarėt e Vlorės" bashkėautor
"Ismail Qemali" Portret
"Kinezja" Portret
"Vajza me kostum kombėtar"
"Nė lėmė"
"Pejzazh me varka"
"Pejzazh"
"Metalurgjia e zezė"


PUNIME NE MUZEUME

1967 - "Rrėzimi i aeroplanit 1920"
1968 - "Luftėtari i Spanjės"
1970 - "Beteja e Bardhetit"
1972 - "Beteja e Kuqalit"
1978 - "Lufta e Tiranės"
1979 - "Beteja e Qafės sė Gjarpėrit"
1980 - "Damian Himarioti"
1981 - "Lufta e Gjormit"
1982 - "Bashkimi i principateve Shqipėtare"
1985 - "Tokė e zhuritur"
1987 - "Rrapo Hekali me trimat"
1990 - "Kryengritja popullore e Matit"

PUNIME MURALE (AFRESK)

1982 - "Bashkimi i Principatave Shqipėtare"
1983 - " Vrana Konti me trimat"
1990 - "Kryengritja popullore e Matit"
Filateli-Katalogu Michel (Gjermani)
"Skroskė-Shkurt 1944"
"Tenda e Qypit"
"Shpallja e Republikės"
"Ēajmė rrethime"
"Beteja e Albulenės"

PUBLIKIME :

Revista "New Albania"
Revista "Ylli"
Revista "Nėntori"
Revista "Shqipėria sot"
Revista "Shqiptarja e re"
Revista "Nė shėrbim tė popullit"
Revista "Rruga e Partisė"
Revista "10-Korriku"
Gazeta "Luftėtari"
Gazeta "Bashkimi"
Gazeta "Drita"
Gazeta "Zėri i popullit"
Gazeta "Zėri i Rinisė"
Gazeta "Puna"

Nė ilustrimet e teksteve mėsimore.






EKSPOZITA KOLEKTIVE

Ka marrė pjesė nė shumė ekspozita tė rėndėsishme tė vendit dhe nė ekspozita jashtė vendit si nė Itali, Francė, Greqi, Kinė, Austri, etj.

VEPRA NE INSTITUCIONE PUBLIKE

1965 - "Kalimi i Divizionit tė Parė nė veri" Shtėpia Qendrore e Ushtrisė
1968 - "Sulm Partizan" Pallati i Brigadave
1968 - "Bujqėsia Socialiste" Pallati i Brigadave
1969 - "Tenda e Qypit" Pallati i Pritjes, Durrės
1970 _ "Revolucioni shkencor" Shkolla e mesme "Qemal Stafa"
1973 - "Nėnat" Ambasada Shqiptare nė Athinė
1976 - "Vera jonė e begatshme"
1976 - "Shpallja e Republikės" Presidiumi i Kuvendit Popullor
1978 - "Me shpatė nė dorė" Salla e pritjes nė Kryeministri (sot nė Galerinė
Kombėtare tė Arteve)
1981 - "Lufta e Tiranės" Ambasada e Tiranės nė Pekin
1983 _ "Korrierėt nė Odriēan" Ministria e Mbrojtjes
1983 - "Nė prashitje" Hotel Turizmi Sarandė
1986 - "Bijtė e nėnės" Ministria e Arsimit dhe e Kulturės

DISA NGA VEPRAT TE CILAVE NUK I DIHET VENDDODHJA:

"Dy brezat" (kompozim)
"Beteja e Albulenės (kompozim)
"Nė kodrat e Holitit"(kompozim)
"Makėrzė 1943" (kompozim)
"Sofra e poezisė Kosovare" (kompozim)
"Kocollja e Kaligatit" (kompozim)
"Portreti i Beqir Balluku" nė luftė (kompozim, bust)
"Portreti i Mehmet Shehu" nė luftė (kompozim, bust)
"Nė fushėn e Lirėzės"(kompozim)

Fatmir Haxhiu la mbi njėqind tablo kompozicionale. Eshtė i konsiderueshėm numri i veprave tė tij tė gjinisė sė kompozimit, pejzazhit, portretit, grafikės, e vizatimit tė cilat janė pronė private e individėve tė ndryshėm nė Shqipėri.
Gjithashtu mjaft vepra si pejzazhe, portrete, kompozime nga krijimtaria e tij janė pronė e koleksionistėve privat artėdashės jashtė atdheut si nė Itali, Francė, Austri, Greqi, Japoni, Kinė, Rusi, Amerikė, Zvicėr, Hungari, Turqi, Jugosllavi, Australi, Spanjė.
Nė Spanjė ka mbi 45 vepra te gjinive te ndryshme me motive shqiptare si dhe motive Spanjolle.Veprat ndodhen nė qytete si: Bilbao, Madrid, Vitora, Pamplona, Barcelona, Santander.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 7:14 am, edituar 7 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:23 am

Me shpatė nė dorė




U bė me porosi tė ish kryeministrit Mehmet Shehu pėr sallėn e pritjes sė qeverisė nė tė cilėn do tė realizoheshin nga unė, dy vepra tė dimensioneve shumė tė mėdha pėr dy periudha tė rėndėsishme historike: -atė tė Skėnderbeut dhe atė tė L.A.N.ĒL. Dimensionet u pėrcaktuan nė bashkėpunim me arkitektin Anton Lufi ,i ngarkuar pėr kėtė qėllim. Kėshtu pėr tabllon e parė ““Me shpatė nė dorė““ dimensioni vertical u pėrcaktua (550x450)cm, ndėrsa pėr tabllon nga L.A.N.ĒL. dimensioni u caktua(1200x600)cm.

Pėr tė dyja kėto vepra tė karakterit monumental paraqita rreth 16 bocete tė realizuara me vizatime dhe me kartona nė pastel. Meqėnese vepra ishte e dimensionit shumė tė madh mu krijuan mundėsit pėr realizimin praktik tė saj nė atelien monumentale tė shtetit.
Kjo ėshtė njė tabllo shumė e madhe , pėr nga dimensioni por edhe nga pėrmbajtja, pėr arsyen sepse nė kėtė vepėr unė kam dashur tė pėrgjithėsoj luftrat 25-vjeēare qė kryetrimi Skėnderbe ka bėrė kundėr Turqėve. Ai ka luftuar, ka bėr shumė beteja dhe nė tė gjitha betejat ka qėnė fitimtar.Unė me kėtė vepėr dua qė tė gjitha ato beteja ti kem nė kėtė tabllo.Pėr tabllon ““Me Shpatė nė dorė““ kam bėrė shumė studime pėr tė njohur anatomin e kuajve nė lėvizje, pėr veshjet dhe armatimet e Turqėve dhe tė Shqiptarėve si dhe shumė variante tė zgjidhjeve kompozicionale.Vepra u realizua brėnda 6 muajve dhe u ekspozua nė ekspozitėn kombėtare tė organizuar nė vitin 1978, me rastin e 500 -vjetorit tė vdekjes Skėnderbeut . Nė vitin 1980, kjo vepėr u laurua me ēmimin e tretė tė Rrepublikės.Eshtė tabllo kompozicionale komplekese me shumė personazhe me kuaj nė lėvizje e rekizit tė pasur. Eshtė njė vepėr dinamike dhe e fuqishme qė tė sugjestionon jo vetėm pėr nga dimensioni por dhe nga lėvizja dhe realizimi i detajeve tė veēanta tė cilat pėr mendimin tim, kanė vlerat e tyre, natyrisht kritika do tė japė mendimin e saj.
Disa nga bocetet e kėsaj tablloje i kanė dy artdashės Suedes dhe njė Frances.Vepra ėshtė propoganduar nė libra,kartolina, pulla postare(filateli),kalendarė e tjer.

Pėr shumė vite ka qėnė e ekzpozuar nė sallėn e qeverisė nė kryeministri, por pėr arsye politike e dipllomatike nė mardhėnje me shtetin Turk, (Pėr her tė parė mbas dhjetra vjetėsh vinte nė Shqipėri , njė delegacion qeveritar Turk) vepra u hoq dhe gjatė ēmontimit duke mos llogaritur peshėn e saj u ra nė dyshemen e sallės duke u dėmtuar shumė. Tani ndodhet nė fondin e Galeris Kombėtare tė Atreve nė pa mundėsi ekspozimi pėr shkak tė dimensionit tė madh si dhe tė dėmtimit fizik tė saj.

Shėnim:- Njė nga dėshirat e mėdha tė piktorit ishte qė atij ti krijohej mundėsia qė ai vetė ta restauronte kėtė vepėr, pėr tė bėrė qė vepra tė mbijetoj. Por kėtė gjė ai nuk e ariti.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 6:49 am, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:24 am


Bashkimi i Principatave Shqiptare


Eshtė afresku i parė i realizuar pas shekullit tė XIII, nė vėndin tonė dhe me permasa kaq tė mėdha pėr nga dimensioni dhe nga pėrmbajtja.
Edhe pėr mua ka qėnė hera e parė.Kam patur vetėm njohuri teorike, bile kam dhėnė edhe mėsim nė Institutin e Lartė tė Atreve nė vitin e tretė, katėrt tė atelies monumentale, por pa praktik.Kėrkova pėr tu njohur profesionalisht pėr teknikėn por nuk mu dha mundėsia. Me kurajo pranova ta marrė pėrsipėr. Pėr kėtė,vetė me vullnet e kėmbėngulje punova njė vit e gjysėm praktikė nė murė tė lėvizshėm me dimensione afėrsisht sa realja, mė tepėr pėr tė krijuar lidhjet midis figurave e pėr tė fituar teknikisht shprehi.
Pasi nga komisioni u miratua boceti munda ta realizoj veprėn brėnda 40-ditėsh. Eshtė shumė e pabesueshme por ėshtė e vėrtetė dhe kjo pėr arsyen e shpjegueshme se duke mos patur njohurit e mjaftueshme kisha njė kurajo tė pa frenuar qė edhe sot kur e kujtoj mė tmeron. Vepra ėshtė pėlqyer pėr zgjidhjen monumentale, vizatimin e saktė, shtjellimin kompozicional dhe freskin qė ka si trajtim artistik. Unė si autor do tė dėshiroja qė tė ishte mė potente nė kolorit.
Sot e kėsaj dite afresku ruan qėndrueshmėrin e vitit kur u realizua 1982, kur u inagurua Muzeu Kombėtar Historik. Eshtė vepėr e njohur dhe e propoganduar.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 6:22 am, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:24 am

Kėshilltarėt e Hekalit



1971 pikture ne vaj

Jam frymėzuar nga njė ngjarje konkrete qė ka ndodhur gjatė okupacionit tė dimrit kur gjermanėt dhe ballistet ndėrmorėn njė operacion tė gjatė pėr azgjesimin e formacioneve luftarake partizane si dhe tė bazės e prapavijės sė saj. Por jam inkurajuar edhe nga ish partizanė e banorė mallakastriot tė cilet mė ftuan dhe mė krijuan tė gjitha kushtet optimale nė Hekal qė ta realizoja sa mė mirė veprėn. Njė rol nxitės ka luajtur edhe sekretari i partisė nė qytetin e Fierit,sh. Piro Dodbiba.
Nė Hekal qėndrova njė muaj. U njoha mė mirė me ngjarjen, me vėndin dhe bėra shumė studime tipash, karaktere fshatarėsh nė vizatime dhe me ngjyrė vaji.




Tabllosė i kam dhėnė njė zgjidhje monumentale tė figurave e pejzazhit, pa lėvizje por me njė dinamizėm tė brėndėshėm pėr tė dhėnė idenė e qėndrueshmėris, trimėris dhe tė pavdekshmėris tė anėtarėve tė kėshillit tė cilėt siē dihet historikisht , Kėshillat N.ĒL. kanė luajtur njė rol vendimtar si prapavijė dhe bazė pėr formacionet luftarake partizane.Ndodhet nė Galerin Kombėtare tė Atreve. Kjo vepėr ėshtė e njohur dhe e propoganduar gjėrėsisht.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 6:46 am, edituar 4 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:25 am

Tokė e zhuritur





Lufta kundėr Serbėve e Malazezėve.

Eshtė bėrė me porosi nga drejtoria e Muzeut Historik tė qytetit tė Tropojės, pėr njė vend tė caktuar nė sallėn qė i takon kėsaj periudhe dhe ku qėndron sot e kėsaj dite e ekspozuar
E prita me shumė kėnaqėsi edhe nga urejtja qė kam pėr krimet dhe padrejtėsit qė i kanė bėrė shovinistėt Serbė, popullit e vėndit tonė. Mu desh tė njihem mė mirė me historinė e kėsaj periudhe. Jam frymėzuar direkt nga tereni i atyre anėve prandaj shkova nė Tropojė,Tamarė e nė zonėn e Salcės dhe mblodha materiale tė mjaftueshme pėr veprėn.
Nė kėtė vepėr kam dashur tė pėrgjithėsoj luftrat e vazhueshme tė malėsorve nė mbrojtje tė trojeve tė tyre kundėr sulmeve tė shovinizmit serb e malazez.
Tabllos i kam dhėnė njė zgjidhje vertikale nė njė terren tė thyer(sipas pėrshkrimit e tregimeve tė vėndasve), duke vėnė pėrball dy forca tė kundėrta, malėsorėt Shqiptar nė pritje, qė luftojnė me heroizėm ndėrsa Serbet gjithashtu agresiv, por tė zėnė nė befasi dhe pa shpresė shpėtimi.Vėndi ku kjo betejė ėshtė zhvilluar ndodhet nė zonėn malore tė vėndit, ku trimat e malėsis sė madhe kanė luftuar me trimėri nė vazhdimėsi nė mbrojtje tė teritoreve tė tyre
Duke u bazuar nė vlerat e saja, tablloja nė pėrgjithėsi tėrheq pėr pathosin epiko-heroik, kronocitetin dhe dinamikėn.Tablloja pėr mendimin tim ėshtė e fuqishme, e vėrtetė por edhe natyra ėshtė konkrete nga vėndi. Unė jamė pėrpjekur qė ti jap dinamik me anėn e pejzazhit edhe elementėve plotėsues siē jane p.sh. drita, kontrasti grafik dhe dinamika.
Kjo tabello ėshtė botuar nė fletė tė veēanta por edhe nė kalendarė vjetor nė Maqedoni


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 6:40 am, edituar 5 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:25 am

Kalimi i Divizionit tė Parė nė Veri




Temė dipllome.

Eshtė puna e parė. Punė dipllome, realizuar nė vitin 1965, me pedagog konsulent Prof. Sali Shijakun.
U vlerėsua shkėlqyeshėm , jo vetėm pėr vlerat ideo-artistike e profesionale por edhe pėr dimensionimin e saj tė madh qė ishte mbi normėn e lejueshme nga katedra (norma ishte deri nė 1.5m ).
Nė mbrojtjen e dipllomės pėr tė u thanė fjalėt mė tė mira si nga oponenca ashtu edhe nga anėtarėt e katedrės dhe artėdashėsit qė asistuan si: Kritikėt Andon Kuqali,Kudret Velēa, Prof. Vilson Kilica, piktorėt e popullit Nexhmedin Zajmi, Foto Stamo,artisti i merituar Kel Kodheli, Dr.Kleanthi Prosi, kino-operator Hysen Hakani,kryeredaktori i Revistės 10-Korriku Safet Kurtķ, personalitete ushtarake,gazetar, shkrimtari ushtarak Xhevat Anibali e tė tjerė.
Vepra pati shumė jehonė dhe u botua e u propagandua me tė gjitha mjetet e maso-medios.
Rezultati pozitiv i veprės ndikoj tek unė pėr tė ecur me hap tė sigurt nė krijmtarin e ardhshme.U bė pronė e ushtrisė dhe ka qėnė ekspozuar nė sallėn e madhe tė Shtėpisė Qėndrore tė Ushtrisė Popullore.

Llambi Blido, Piktor dhe Kritik arti

Studentit F.Haxhiu iu desh tė bėnte njė punė kolosale me modelet, veshjet, paisjet e zgjedhjen e pejzazhit,tė gjitha kėto pėr tė arritur njė shkallė sa mė tė madhe besueshmėri historike. Nė tė njėjtėn kohė,si artist i vėrtet tė gjitha forcat e tij u vunė pėr tė arritur atė frymė heroizmi dhe sakrifice qė duhet tė dallonte heronjtė e luftės,gjė qė arrihet vetėm nė saj tė interpretimit artistik.Mund tė thuhet pa mėdyshje se studenti i ri i arriti tė dyja.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 6:35 am, edituar 3 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:26 am

Skroskė - Shkurt 1944



Eshtė njė nga krijimet e para pas mbarimit tė studimeve nė Institutin e Lartė tė Arteve, me temė nga historia e L.N.ĒL. U realizua nė vitin 1966 dhe u ekspozua me rastin e 25-vjetorit tė themelimit tė P.P.Sh. Nė konkursin e organizuar u vlerėsua me ēmimin e parė kombėtar dhe mė pas kjo vepėr u laurua me ēmimin e shkallės sė parė tė Republikės(ēmimi mė i lartė).
Kjo vepėr pati jehonė u vlerėsua nga kritika nga artėdashėsit si dhe u propogandua me tė gjitha mjetet e maso-medios.
Ky vlerėsim qe njė tjetėr inkurajim pėr tė ecur i sigurt nė rrugėn time krijuese


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 6:32 am, edituar 3 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:26 am

Nė ditėt e mėsymjes pranverore




Njė tabllo qė unė kam punuar shumė kohė me njė kėnaqsi tė madhe.Ka fituar ēmimin e dytė kombėtar.Eshtė me karakter pėrgjithėsues.Vendosja e figurave ėshtė mė tepėr e karakterit simbolik se sa tregues.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 6:31 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:28 am



Portret vajze
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:40 am

Ēajmė Rrethime




Kjo ėshtė njė tabllo qė pėrfaqėson njė moment tepėr tė rėndėsishėm tė historisė sė luftės
partizane kundėr gjermanėve.U frymėzova nga heroizmi i partizanėve dhe i antarėve tė shtabit tė pėrgjithshėm tė cilėt nė operacionin e dimrit mundėn tė dalin nga rrethimi fitimtar. E kam titulluar““Ēajmė Rrethime`` pėr faktin se shtabi i pėrgjithshėm nė dimrin e viteve1943-44 u gjėnd i rrethuar nga forcat gjermane dhe balliste dhe nė qoftėse do tė azgjesohej, atėher e gjithė lufta partizane do tė ishte e shpartalluar.
Shpėtimi i shtabit tė pėrgjithshėm nėn drejtimin e komandantit tė sajė Enver Hoxha bėri qė ushtria partizane nė vėnd qė tė shpartallohej, kaloi furishėm nga njėsit e vogla, ēeta e batalione, nė njėsi tė mėdha nė brigada e divizione e pastaj me forca tė shumta i gjithė populli nė luftė kundėr gjermanėve arriti tė ēlirojė tė gjithė vėndin.
Pėr kėtė fakt, ky intenerar, ky inkursion i shtabit tė pėrgjithshėm nga Kaptina e Martaneshit deri nė Panarit, u zhvillua nė njė terren shumė tė thyer malor nga ku nuk mund te kalonin forcat gjermane.
Pėr tė njohur mė nė thellėsi ngjarjen,bashkė me tre shokė tė tjer organizova marshimin dhe ndoqa tė gjithė intenerarin qė kaloi shtabi i pėrgjithshėm nga Kaptina e Martaneshit e deri nė Panarit nė stinėn dhe datat pėrkatėse 21 -28 dhjetor.
Mblodha shumė material pėr tė bėrė veprėn sa mė tė vėrtetė dhe bindėse. Jam takuar e kam biseduar me ish partizanėt pjesėmarės nė luftė si dhe me fshatarėt tė cilėt kanė ndihmuar personalisht nė ēarrjen e rrethimit.
Tablloja ėshtė tepėr e vėrtetė nga fakti sepse kėtu janė jo vetėm dy antarėt e shtabit tė pėrgjithshem Spiro Moisiu dhe Spiro Koleka qė janė tė vendosur dukshėm nė komposicion por edhe personazhet janė tipa real tė marra nga realiteti konkret dhe nga njė pajzazh konkret, pikėrisht nė rrugėn qė ka zhvilluar shtabi pėrgjithshėm.
Tablloja ėshtė vleresuar nė pėrgjithėsi nga kritika dhe ka marrė ēmimin e parė kombėtar me rastin e 35 vjetorit tė ēlirimit tė atėdheut. Pikturuar mė duket mua nė mėnyrė tė freskėt, por mė tepėr ka njė dinamik qė jo vetėm shprehet me lėvizjen e figurave siē duket edhe nė tabllo dhe nė karakteret, tipat e personazhit partizan tė cilėt jo vetėm me lėvizjet por edhe me xhestikulacionin tė japin dinamikėn e vendit. Nė kėtė dinamik merr pjesė edhe terreni qė ėshtė tepėr i thyer dhe qė shoqerohet me dėborėn e cila ėshtė njė nga elementet pėr tė treguar edhe vėshtirėsit e marshimeve tė atėhershme tė partizanėve.[/size]


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 6:29 am, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   Thu Nov 22, 2007 5:45 am

Shpallja e Rrepublikės




Ishte porosi e Enver Hoxhės nėpėrmjet Lidhjes sė Shkrimėtareve dhe Artistėve dhe direkt Ramiz Alisė i cili ka ndjekur veprėn gjatė realizimit.
Vėpėr komplekese me shumė personazhe deri nė 80 figura ,me rekuizitė tė pasur e sfond tė afėrt arkitektonik. Moria e personazheve dhe dimensionimi i madh mė krijuan shumė probleme tė karakterit profesional, tė cilat me shumė mundim jam pėrpjekur ti kapėrcej, si probleme tė prespektivės, tonale e koloristike, tė raportit tė mardhėnive psikollogjike tė personazheve tė porpocioneve mes tyre, probleme tė shkallės tė realizimit tė objekteve e tjer.
Vepra ishte e destinuar pėr nė sallėn e pritjes nė Kuvendin Popullor. Mė parė u ekspozua nė ekspozitėn kombėtare me rastin e jubileut tė 30- vjetorit tė shpalljes sė Republikės dhe nė konkursin e organizuar pėr kėtė qėllim, ju dha ēmimi i parė kombėtar.
Kjo vepėr pati jehonė, u propogandua nė mjetet e mas-medios.



Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Nov 22, 2007 6:26 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Piktura Shqiptare   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Piktura Shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 13Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 11, 12, 13  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturė-
Kėrce tek: