Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Lutfi coka/Shkatrrim i planifikuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka

Male
Numri i postimeve : 52
Age : 68
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Lutfi  coka/Shkatrrim i planifikuar Empty
MesazhTitulli: Lutfi coka/Shkatrrim i planifikuar   Lutfi  coka/Shkatrrim i planifikuar EmptyFri Sep 27, 2019 9:48 pm

Lutfi coka /Shkatërrim iplanifikuar!
Nëse do ta prishësh një popull ose një shtet, ose nëse nuk do ta lësh të bëhet një shtet, atëherë, ja receta: Arsimin destimuloje dhe të ardhurat e tyre të jenë sa të mos vdesin nga uria. Reformat t’i bëni vazhdimisht, kështu as mësuesit e as nxënësit të mos marriAn vesh asgjë! Profesionet teknike dhe zejet profesionale mbyllini në tërësi. Lërini nxënësit që t’i kundërshtojnë mësuesit. Shëndetësi të mos ketë. Mundësisht të shkatërrohen edhe spitalet, e nëse ka, le të jenë të dobëta. Të ardhurat le të jenë mizore. Të sëmurit të mos kenë mundësi të shërohen! Kështu të veprohet me të gjitha institucionet shtetërore, si policia, administrata, gjykata. Le të lulëzojë krimi i organizuar e i paorganizuar. Ushtri të mos ketë. Pensionistët le të vdesin nga uria. Invalidët të mos kenë asgjë. Jetimëve thojuni se jeni në duar të Zotit. Edhe ashtu dikush do të heq me ta. Femrat mashtrojini se janë shumë të zonjat. Nxirrini nga shtëpia. Të mos rrinë as me fëmijët e tyre, e as me burrat e tyre. Familja tradicionale le të prishet. Duhet krijuar familje moderne. Fëmijët e lirë. Gruaja e lirë. Burri i lirë. Femrat të kenë shumë burra. Burrat të kenë shuma gra. Krimi familjar të përhapet si në filma. Filmat latino-amerikanë ku propagandohet degjenerimi dhe filmat me dhunë të jenë vazhdimisht në TV. Rinia të jetë pa perspektivë. Le të shpërngulet. Ashtu edhe bota e “civilizuar”nuk ka fëmijë, e as rini. Prodhoni – pa edukim, pa arsimim, pa punësim. Rininë lëreni pa martuar. Fëmijëve hapuni internete dhe lojëra të kota. Intelektualët të mos kenë para për të blerë gazetë. Librat ku mësohet e vërteta të mos i lexojnë. Ata janë edhe ashtu të indoktrinuar. Le të vdesin me ideologjinë ateiste. Le të vuajnë për nënën parti! Fshatarët të mos e punojnë tokën. Të gjithë të zbresin në qytet. Më mirë të jenë të gjithë së bashku. Të gjithë të bëhen të varfër. Le të vdesin të gjithë së bashku. Jetën t’ua bëni të vështirë. Si për të punësuarit si për të papunësuarit. Si për qytetarin si për fshatarin. Si për burrat si për gratë. Si për të rinjtë, si për pleqtë. Të gjithë të bëhen një. Të pa vlerë. Jetën ta kenë të pasigurt. Të mos kenë as për ushqim. As për veshje, as për nxehje, as për mbathje. Të mos kenë rrymë, as ujë, as nxehje. Çmimet e çdo gjëje të jenë të shtrenjta. Ani, të mos paguajnë asgjë. Kështu shteti le të dobësohet. Pra, çmimet të jenë shumë të shtrenjta, populli shumë fukara, shteti të mos forcohet dhe shteti të mos bëhet. Hiquni dënimin me vdekje, që të vriten e vrasësit të mos zihen. Mashtruesit, spiunët dhe tradhtarët do të dalin në shesh. Korrupsioni, hajnia, prostitucioni, droga, dhuna do të lindin vetë. Të gjithë le të futen në borxhe. Fajdenë legalizojeni dhe thojini kamatë. Paret le t’i fusin në banka, e bankat do t’iu japin këto pare vëllezërve të tyre me kamata të larta. Fitues të dalin vetëm bankat. Thoni se do të bëhet mirë, edhe dy vjet, edhe 5 vjet edhe 10 vjet. Frikësojini se nëse lëvizin do të bëhet më keq. Bile thojini se nëse nuk ju duan, të huajt mund të shkojnë e të kthehen ata që ishin më herët. Kështu, jeta do t’iu bëhet aq e rëndë, sa që shumë prej tyre do të thonë se më parë ka qenë më mirë. Le të prishet familja, femra, njeriu, morali, tradita, kultura, feja, kombi, fshati, qyteti, fshatari, qytetari. Çdo gjë. Ja, kjo neve na ka gjetur. Neve s’na ka mbetur asgjë, përveç se t’i kthemi fjalëve të Nasradin Hoxhës, që të e mbrojmë mëhallën, familjen dhe veten tonë. Dhe sidomos, çdo kush ta ruajë veten dhe familjen e tij. Planifikimeve negative që po na ndodhin “rastësisht”, duhet t’iu kundërvihemi me veprime pozitive. Përndryshe ... Prodhim i kujt është Çdo gjë , kur do të behet si duhet ?! Duhet – Mundemi ! ( Kuptohet që ka përjashtime. Çdo nderë atyre. ) Gjoja sovran, gjoja shtet, gjoja kushtetutë, gjoja politikë, gjoja zgjedhje, gjoja përfaqësues te popullit, gjoja parlament, gjoja qeveri, gjoja për popull, gjoja miqtë për ne e kanë, gjoja ligje, gjoja dijetar, gjoja lider, gjoja elitë, gjoja akademi, gjoja akademike, gjoja shkencë, gjoja histori, gjoja patriot, gjoja miq, gjoja armiq, gjoja letërsi, gjoja libra, gjoja intelektual, gjoja universitet, gjoja arsim, gjoja studentë, gjoja shendetesi, gjoja mjekesi, gjoja luftë, gjoja oficerë, gjoja ushtri, gjoja polici, gjoja gazetar, gjoja mjete te informimit, gjoja pensione, gjoja ndihmë sociale, gjoja biznes, gjoja privatizim, gjoja banka për ndihmë, gjoja rini, gjoja argëtim, gjoja fetar, gjoja hoxhallarë, gjoja bashkësi fetare, gjoja xhemat, gjoja lëvizje fetare, gjoja familje, gjoja levizje politike, gjoja liri dhe të drejta të garantuara, gjoja vlera, gjoja moral, gjoja sport, gjoja futboll, gjoja simpatizantë. Prodhim i kujt është ky?!!! I yni jo. I dikujt po! Duhet ndalur hovin. Duhet ndërruar kahu!?
L .coka





Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lutfi coka/Shkatrrim i planifikuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: