Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 FALEMINDERIT,BRAZIL!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FALEMINDERIT,BRAZIL! Empty
MesazhTitulli: FALEMINDERIT,BRAZIL!   FALEMINDERIT,BRAZIL! EmptySun Jun 30, 2019 2:54 am

OBRIGADO BRASIL!
"PEGASI" ALBANIA KONTRIBUON NË LIDHËSINË MIDIS KULTURËS,LETËRSISË TË DY VENDEVE ALBANIA - BRAZIL, NË KUADRIN E SHKËMBIMIT UNIVERSAL TË VLERAVE.
PËRSHËNDETJA IME (SHQIP -PORTUGALISHT) E MBAJTUR NGA VEPRIMTARINË CEREMONIALE NGA Profa. Magna Aspasia Fontenelle, Anëtare e AAP ALBANIA ,
DJE, MË DATËN 28 QERSHOR, NË RIO DE ZHANEIRO, AKADEMA E SHKENCË S, KULTURËS DHE ARTEVE BRAZIL MË AKORDOI TITULLIN E LARTË DOCTOR HONORIS CAUSA EM LITERATURA. TË NJËJTIN TITULL I AKORDOI DHE PRESIDENTIT AKTUAL TË AKADEMISË SË LETRAVE TË BRAZILIT, Prof. Dr.Marco Américo Lucchesi.
FJALA PËRSHENDETËSE (28 QERSHOR 2019)
I nderuari President i Qendrës Historike e Filozofike të Brazilit , zotin Dom Alexandre Camêlo Rurikovich Carvalho!
Të nderuar anëtarë, profesorë, akademikë të Qendrës, pjesëmarrës në këtë ceremonial vlerësues të produktit kreativ !
Ju përshëndes nga Shqipëria, një vend i lashtë, ku kanë banuar pellazgët dhe ilirët, në Gadishullin emërmadh ILIRIK (sot të quajtur Gadishulli Ballkanik), me kontribut edhe në planin botëror, paçka nga popullsia dhe hapësira e saj tokësore.
Shqipëria dhe Brazili janë dy vende me një miqësi të ndritshme, me një lidhje për t’u admiruar, me një përvojë të pasur edhe në fushat e gjithanshme kreative.
Brazili dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet diplomatike më 4 prill 1961.
Madje, vitet e fundit kanë vendosur marrëdhënie të forta ndërmjet tyre, saqë qytetarët e dy vendeve tona që nga tetori i vitit 2011 lëvizin në shtete respektive pa viza (një arritje kjo e madhe në marrëdhëniet diplomatike ). Pas viteve ‘90, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, kontaktet u rritën në të gjitha nivelet dhe në fushat me interes të ndërsjelltë.
Ambasadat përkatëse u hapën në vitin 2009, në Brasilia dhe në vitin 2010, në Tiranë.
Shqipëria dhe Brazili gëzojnë marrëdhënie të mira. Qytetarët tanë mund të vizitojnë Brazilin për qëllime turistike. Qytetarët e dy vendeve mahniten me pritjet spektakolare dhe etike, duke dëshmuar traditat, mahniten me produktet mendimore, aftësitë kreative të njerëzve të dy vendeve, me peizazhet e bukura, me magjitë natyrore, me bukuritë mahnitshme të bregdeteve, me prezencën e monumenteve kulturore, trashëgimore e tjere. Dy vende, të cilat Krijuesi i ka gdhendur me art e me poetikë të ndritshme.
Vizita dhe takime të nivelit të lartë janë zhvilluar që nga viti 2000 dhe një numër marrëveshjesh të rëndësishme për dialog politik dhe bashkëpunim ekonomik janë duke u zhvilluar.
Shqiptarët e duan shumë Brazilin. Kjo është e prekshme. Në Shqipëri ka dijeni për Letërsinë braziliane, për artin brazilian për të famshmet karnavale braziliane, por shqiptarët kanë admiruar dhe shumë prej tyre janë tifozë të artit të bukur të lojës së futbollit, ku përherë brazilianët kanë shkëlqyer në Kampionate botërore , duke spikatur me talente të mëdhenj, sikundërse Pele i madh, Garinça e shumë të tjerë, duke ekthyer lojën e futbollit në një art të bukur.
Por letërsia braziliane ka dhënë kontribut të spikatur në Letërsinë botërore, duke përcjellë inteligjencën e njerëzve të bekuar të këtij vendi të madh, nëpërmjet figurave të mëdha të produktivitetit kreator letrar dhe artistik. Kështu mund të përmendim poetë dhe shkrimtarë të mëdhenj të hyrë në Panteonin e Letërsisë Braziliane si: Joaquim Maria Machado de Assis, romancier, shkrimtari më i madh i letërsisë braziliane; Jorge Amado, shkrimtar, i cili mbetet më i njohuri i shkrimtarëve modernë brazilianë, me punën e tij krijuese, e cila është përkthyer në 49 gjuhë dhe e popullarizuar në skenarë filmike; Carlos Drummond de Andrade, poet shkrimtar brazilian, i konsideruar nga mendimi kritik si poeti më i madh brazilian i të gjitha kohërave. Ai është bërë një simbol kulturor kombëtar në Brazil; Manuel Antônio Álvares de Azevedo, një poet romantik brazilian, shkrimtar i prozës së shkurtër, dramaturg dhe eseist, që konsiderohet të jetë një nga eksponentët kryesorë të letërsisë ultra-romantike dhe gotike në Brazil; Mário Raul de Morais Andrade poet, romancier muzikolog, historian dhe kritik i artit brazilian dhe fotograf, një nga themeluesit e modernizmit brazilian; Oswald de Andrade, poet brazilian. Andrade është një nga themeluesit e modernizmit brazilian; Antônio Frederico de Castro Alves një nga poetët më të famshëm të "Condorism", fitues i epitetit e "O Poeta dos Escravos"; Domingos José Gonçalves de Magalhães, Viscount i Araguaia, i konsideruar themeluesi i Romanticizmit në literaturën braziliane dhe një pionier i teatrit brazilian; Gregório de Matos e Guerra ishte një poet i famshëm Brazilian; Adriana Lisboa, shkrimtare enjohur , librat së cilës janë përkthyer në më shumë se një duzinë gjuhësh; Augusto dos Anjos, poet, i konsiderur si një nga pararendësit e modernizmit në Brazil; Hilda Hilst, poete romanciere dhe dramaturge, e lavdëruar si një nga autorët më të rëndësishëm të gjuhës portugeze të shekullit të njëzetë ; Haroldo de Campos , poet , kritik, profesor dhe përkthyes, i konsideruar gjerësisht si një nga figurat më të rëndësishme në letërsinë braziliane që nga viti 1950 e shumë e shumë të tjerë, të cilët në këto ditë, rreth 50 kreatorë epokalë të letërsisë dhe Artit Brazilian i shënuam në LIBRIN E FAMËS “ ALTARI I PEGASIT” ALBANIA ....
E meritojnë një nderim të tillë këta titanë!.. Krenoheni ju me ta, por krenohemi edhe ne. Një krenim i dyfishtë. Ç‘krenim i bukur dhe i gjallë! Të gjithë këta dhe këto krijuese me emër janë urat ndërlidhëse të bashkëpunimit reciprok të gjitha kombeve, që flasin me gjuhën e bukur të stilistikës, të simbolit dhe të progresit.
Unë, si çdo krijues shqiptar dhe çdo shqiptar i thjeshtë, si anëtar i IËA, jam krenar për Letërsinë dhe Artin Shqiptar, i cili ka përfaqësues të mëdhenj dhe me kontribut në Letërsinë botërore, sikundërse është Shkrimtari i madh Ismail Kadare, i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe Kandidati i Çmimit “NOBEL” për letërsi në këto dekadat e fundit, fitues i shumë çmimeve të mëdha ndërkombëtare apo poetë të mëdhenj kombëtarë si: Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Jeronim De Rada Millosh Gjergj Nikolla ( MIGJENI) , Fishta , Mjeda, Fan Noli, Dritëro Agolli, Lasgush Poradeci, Azem Shkreli, Marin Canaj, Fatos Arapi, Esat Mekuli e shumë e shumë të tjerë, që ia kanë zbardhur faqen kombit tonë...Në rrugën e tyre sot janë shfaqur shumë kreatorë të rinj, të cilët vijojnë rrugën e bukur të krijimit, të kontributit, të konkurrimit dhe të shkëmbimit universal të vlerave.
Por, kjo pasuri kreative ka nevojë të njihet, ka nevojë të përkthehet në gjuhët respektive për ta njohur. Dhe kjo arrihet vetëm nëpërmjet një metode universale përkthimit,nëpërmjet një veprimtarie të përgatitur e të motivuar profesionalisht.
Organizmat letrare që funksionojnë në të dy shtetet tona po punojnë për njohjen, harmonizimin e veprimtarive dhe për shtimin e lidhësive midis krijuesve të dy vendeve... Dua t’iu theksoj se ne kemi përkthyer shumë poetë të rinj edhe nga Brazili, duke i bërë pjesëtarë të antologjive poetike universale “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE ) 1, 2, 3, 4 e tjerë.Vetëm në Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA janë rreth 90 anëtarë dhe anëtarë korrespodentë poetë eshkrimtarë nga Brazili... Kjo flet bukur dhe qartë.
Unë e dua shumë Brazilin, ndaj në fushën kreative, kam sjellë një neoroman të titulluar “ PLANETI MENTAL” me një substrat modern dhe me personazhe veprues nga të dy vendet tona. Po kështu, falë Prof. Magna Aspasia Fontenelle, kohët e fundit është përkthyer vëllimi im poetik “ Virtyti i thyer”. Kjo do të thellojë njohjen tonë në letërsinë magjike bashkëkohore të mirëfilltë gjithëgjinish.
Por, edhe në Shqipëri janë shqipëruar vepra të autorëve brazilianë, ku disa prej tyre i kam lexuar dhe unë me shumë ëndje.
Të nderuar miq,
Jam shumë i vlerësuar prej jush sot, në këtë ditë qershori, ku më akordohet një titull i lartë : “DOCTOR HONORIS CAUSA”.
E vlerësoj, pa dyshim, këtë titull të madh dhe, ju falenderoj të gjithëve me shpirt e me zemër për nderin që më bëni , duke cituar së fundi një poezi timen në gjuhën braziliane, e cila ka një kumbim të jashtëzakonshëm…
1. Poezia, terapi e tutjejetës
Nga Kristaq F. Shabani
Poezia :
Dueti më fantastik i kohës dhe hapësirës,
Mushti i shpirtit,
Produkt i qendisjes së mendimit,
Shpërthimi më i bujshëm e më i rrallë i ngjyrimit,
Llavë,
Çlirim i zjarrmisë me energji më pozitive,
Ylber tejngjyror…
Nxitëse e korsimit në të panjohurat e bukura,
Vallëzim Ëngjëjsh, kantata dashurore, Klas Profetësh,
Dancim Shtojzovallesh në skena jetike Qiejsh,
Lulesa në Lumnajën e gjithëgjelbërimit,
Poezia, ushqyese e shpirtit, mbetur pa shpirt:
Nxitëse e protestës së “kurthuar”,
Ndriçim i hijenaltave,
Apel i mos hedhjes në humnera,
Shmangesë e kurthnajve,
Simbol i mosharresës…
Poezia në arkivolin e vdekjes shtrin vetë vdekjen…
Poezia , terapi e tutjejetës.
Prof. Kristaq F. Shabani, Albania .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
FALEMINDERIT,BRAZIL!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: