Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "ME NJĖ TĖ RĖNĖ TĖ LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAĒI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"ME NJĖ TĖ RĖNĖ  TĖ LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAĒI Empty
MesazhTitulli: "ME NJĖ TĖ RĖNĖ TĖ LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAĒI   "ME NJĖ TĖ RĖNĖ  TĖ LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAĒI EmptyFri Apr 05, 2019 7:23 pm


KĖTO DITĖ DEL NGA SHTYPI VĖLLIMI I VEĒANTĖ POETIK
"ME NJĖ TĖ RĖNĖ TĖ LAPSIT"
poezi dhe portrete
I PIKTORE- POETES FLUTURA R . MAĒI, TIRANĖ
“Botime Barleti”, 2019

Redaktor letrar:
Prof. Kristaq F. Shabani
Art grafik:
Dashamir Vraniēi
Nė kopertinė:
Virxhinia Selmani Daci
(me veshje nusėrie, punim dore nga mjeshtre Hajrije Maēi)
Pėrzgjedhje e skicave:
Tea Selmani
Drejt njė harmonizimi e ndėrlidhėsi figurativo - stilistike tė duetit talentor tė shprehur

Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA, ABI, AOM,
shkrimtar, poet, studiues, estet

Prurjet e reja duhet tė stimulohen me analitikė tė tyre dhe jo thjesht me evidentim tė karakterit numerik, por duke pėrdorur metodėn e hyrjes nė hapėsirėn dhe thelbin e tyre. Kjo, pėr vetė faktin, pasi prurjet dhe gjetjet e reja sjellin risinė nė rrugėn e kreativitetit tė mirėfilltė.
* * *
Kėndvėshtrimi i syrit pikturor i kombinuar me syrin poetik, meqė kanė shumė pėrbashkėsi, dhe shfaqje ndjesie, nė dy kahje burimi, tė tė krijuarit, krijojnė njė duet tė pavarur, por edhe tė ndėrlidhur, me “padukshmėrinė” e tyre kreative tė tė ekspozuarit, diktuar vetėm nga symprehtėt dhe mendjendriturit dhe lexuesi i zgjuar.
Njė veprim ky i pėlqyeshėm, i cili tregon elitarizmin e vlerėsimit tė produktit shumė tė pėlqyeshėm, “koncerton” nė tė dy korsitė gjini: pikturė, poezi, me forcėn talentore tė lapsit dhe penelit.
Nė fillesėn e viteve tė kėtij mijėvjeēari tė ri, nė hapin vjetor 11, Flutura, poete, u shfaq me librin e parė tė saj premtues pėr tė startuar, tashmė, me tė pestin, duke u shndėrruar nė njė pestet kreativ.
Duhet theksuar se, nė kėtė libėr, frynte njė erė e mirė poetike. Pra, vėrehet njė hop, qė ndrit individualitetin dhe shpresimin pėr tė arritur njė pikė tė ėndėrruar, duke e sendėrtuar me mėnyrėn dhe trajtėn vetjake.
Pėr librin e saj tė parė “Luvri im” tė autores, kam shkru¬ar, duke “praruar” mendimin pėr dukuritė shfaqėse. Jam shprehur, pa mėdyshje: “Nė kėtė libėr, dita gjithmonė ėshtė e aguar, e ndriēuar me dėlirėsi tė pafundme, me ushqim shpirtėror tė pamatė, me sinqeritet ekstrem, me aftėsi kundruese sipėrore, nė zbulesėn e mė tė imtės, im¬cakes…, nė dallesėn e kryemadhėshtisė dhe nė dhėnien e gjakimit pėr tė lėvizur nė arterie shkrimi vrullshėm qė aorta e mendimit tė funksionojė me ritėm tė plotuar …”.
Ky mendim saktik, apo konstatim frymues, i shprehur vite mė parė, krijon bindėsinė me krijime tė gjinisė sė vėshtirė, atė poetike, i reflektuar te poezitė e “ngjeshura” tė kėtij “dritimi” tė ri tė ecurisė poetike, si: “T’i falem Lapsit!”, “Vetmi”, “Lamtumirė, i dashur!”, “Kafe” e elegjisė pardje … e tjerė, autorja jep mesazhe tė plotėformuara me qėndrimin e me sjelljen e saj humane, me afėrsinė prezente nė zgjedhjen e “platformave” tė saj tė guxuara dhe shembėlltyra… idilike… Ky ėshtė, katėrcipėrisht, njė manifestim i njė shpirti tejet njerėzor. Ndaj purjet: “E kompozuar”, “Identitet”, “Shpjegimi: “Larg…”, “Parajsė e dehur”, “Eufori” pa fre” flasin kėndshėm dhe shpėrndajnė aromė tė pėlqimit dhe tė lartimit tė qenies, njė ndjesim i graduar nė njė shkallim sipėror…, qė duken, shpėrfaqen nė agmi mėngjezesh, duke parasjellė njė shfaqe tė re me mėnyrėn e saj, pėr tė cilėn ėshtė pėrēapur, guxuar, vullnetėzuar dhe ėshtė krijuar njė “shkollim” kalitės.
Nė kėtė vėllim, dallohet njė poetizėm rrėfimtar “aristokratik”, nė njė plan ndjesish, nėpėrmjet njė stilizmi origjinal, sidomos ato krijime qė vėnė nė kryefjalė vetorin “Ti”, i cili bashkėjeton harmonishėm dhe guximshėm me pėremrin vetor “Unė” nė njė ndėrlidhėsi veprimi tė ndier dhe, natyrisht, dhėnie mesazhesh realizohet me art nga pozicione e pozita domethėnėse, duke treguar praninė aktive dhe reale nė interpretim skenik poetik. Vijoj tė theksoj patundėsinė time tė shprehur tė arsyetimit se, vijon tė shpalosurit me njė bukurim estetik, dinamik, ēiltėrsi, finesė, humanizėm, dashuri dhe dashurizėm, etikė, moralitet, penelim, e pse jo dhe me finesė figurative bota e njė poete-artisteje shumėplanshe dhe, sidomos, tashmė, me paksa ndryshim evidentues “ēlirues ndjenjash dhe skicimesh portretizimesh e njė poete – piktore”, pra e njė binomi artistik marrarendės dhe marramendės konturor.
Pikėsynimi autores ėshtė dhe ndėrrimi i roleve tė dy talenteve, i qėndrimit tė raporteve tė tyre, madje dhe herė ndriēimi i njėrės dhe herė i tjetrės si dhe ndriēimi i tė dyjave.
Vetė ky vėllim poetik ėshtė njė prezencė tipike lirike, ku lirizmi shprehet me nerv, me spontaneitet dhe pėrmbajtėsor.
Por, duhet tė evidentojmė se, ndryshesa e roleve nė prioritarizmin poetik ka sjellė njė “sjellėsi” tė ēudimtė, ku me koncizitet parashtrohet kreativiteti poetik dhe ėshtė mė gjallėsor, tashmė, mė i pjekur precipitimi dhe “hedhja” me art e ide-risisė dhe mesazhit pėr atė qė do tė lexojė, apo do tė “kėndojė” vėllimin binom.
* * *
Ilustrimi figurativ dhe simbolik me pjekurinė artistike tė precituar i cili ėshtė prezent nė krijimet e Fluturės, sipas konceptit tė saj:
Nė artin tim, si Hyjneshė.(Kitara).
Kreativja/Mbetet e pikturuar. Ekziston njė shqisė Misterioze. (Misterioze).
Hedh vargje tė lira,/Frymohem lirė. (Boheme).
Njė botė shpirtėrore e bukur/E fuqizon femrėn e bukur... (Pėrkufizim).
Mė ka humbur puna e paguar. (Pa pagim...).
Prizmat thyejnė reflekset ... (E kuqe- jeshil).
Nė kėtė komedi ēmendjeje! (Komedi).
Duke pikturuar /Fshehtėsinė e Asgjėsė... (Art). Dhe nisu /Tek energjikja ... (Lėvizjet).
Zakone jetėsore,/ Ngjizin “kohėt”. (Jetė).
Ėshtė e natyrshme, se ēdo krijues kėrkon tė japė maksimumin, edhe kur sulmon me ngulm, nė tė dyja gjinitė.
* * *
Nė rastin tonė, tė piktore-poetes Flutura, evidentohet kjo pėrpjekje, por kryesorja ėshtė se tentimi ėshtė i mbarė dhe dalngadalė krijohet edhe njė profil vetjak poetik.
Ajo, qė bie nė sy, nga njė studim racional, dilet nė ca rrjedhoja:
*Poetja Flutur po ecėn drejt njė modeli stili dhe kėndvėshtrimi, tėrėsisht vetjak, ku vėrehet Vetja dhe Vetvetja e saj, duke luftuar pėr rritjen e shkallės paraqitėse tė kreaturės.
*Kėrkimi pėr tė gjetur elementė pikturorė, tė cilėt mund ta hijeshojnė substratin dhe ngjyrimin e krijimit poetik, janė mė tė shpeshgjetur.
*Nė fjalėsinė e pėrdorur vėrehen elementė, tė cilėt, duke i pėrdorur me efikasitet nė krijim, e emocionojnė lexuesin, por edhe prezenca e ngjyrimit e bėn ėndėrrues.
Fjalėsi poetik duhet tė rritė dimensionalitetin e tij nė prezencė, po kėshtu dhe prezenca e figurės, duke realizuar mė sė miri prezantimin poetik. Duhet evidentuar se, mendimi i thellė, pėrpunimi i tij dhe me fizionomi filozofike, duke u kombinuar me tendencėn e rritjes aktive tė elementėve tė lartėm, poezia e Flutura Maēit do tė marrė dimensione tė reja ecurie.
I urojmė suksese autores me librin e saj tė ri: “ME NJĖ TĖ RĖNĖ TĖ LAPSIT”!

Gjirokastėr, mars 2019
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"ME NJĖ TĖ RĖNĖ TĖ LAPSIT" vellim nga FLUTURA R . MAĒI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: