Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

  MĖSUESE, MĖSUES, NXĖNĖS E PRINDĖR KREMTUAN 7 MARSIN

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11555
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 MĖSUESE, MĖSUES, NXĖNĖS E PRINDĖR KREMTUAN 7 MARSIN  Empty
MesazhTitulli: MĖSUESE, MĖSUES, NXĖNĖS E PRINDĖR KREMTUAN 7 MARSIN     MĖSUESE, MĖSUES, NXĖNĖS E PRINDĖR KREMTUAN 7 MARSIN  EmptyTue Mar 12, 2019 3:01 am


MĖSUESE, MĖSUES, NXĖNĖS E PRINDĖR KREMTUAN 7 MARSIN
nga Prof. Bexhet Asani
Nė Qendrėn kulturore shqiptaro – amerikane tė Riverdelit, nė mėnyrė masive mėsuese, mėsues, nxėnės e prindėr kremtuan festėn kombėtare 7 Marsin, ditėn e mėsuesit. Takimin e hapi udhėheqėsja e arsimit Gonxhe Meta, kurse kryetari i Qendrės kulturore shqiptare Burim Zhuta, pėrshėndeti nė emėr tė tij dhe nė emėr tė kryesisė sė Qendrės, i cili tė pranishmėve u uroi mirėseardhje, ndėrsa mėsueseve dhe mėsuesve tė Qendrės kulturore shqiptare ua uroi festėn e shenjtė kombėtare tė 7 Marsit. Ai theksoi se Qendra kulturore shqiptare ka bėrė punė tė madhe, bėn dhe do tė bėjė edhe nė tė ardhmen. Parim bazė i Qendrės ėshtė qė fėmijėt, mbesat dhe nipėrit tanė tė ruajnė gjuhėn, adetet, zakonet, veshjen dhe traditat tona kombėtare shqiptare.
Pėr nder tė festės sė 7 Marsit dhe pėr kontributin e dhėnė nė fushė tė arsimit kryetari Burim Zhuta kishte pėrgatitur njė befasi tė kėndshme, ai nė shenjė respekti pėr punėn e tyre tė palodhur veteraneve dhe veteranėve tė arsimit u ndau mirėnjohje pėr kontributin e dhėnė nė arsim, qoftė nė shkollat shqiptare, qoftė nė ato amerikane. U nderuan me mirėnjohje kėta mėsuese dhe mėsues: Gani Alimi mėsues i parė i Fondit tė pėrbashkėt shqiptar, Jeta Hajdari, Gjylasfie Ferati, Selman Ferati, Bashkim Shabani, Zera Musli, Abedini, Zera Musli, Zulfije Biba Qira, Blerina Dida, Arun Pollozhani, Alban Biba, Gonxhe Meta, Poshka, Nazmi Demishau, Bexhet Asani etj. Mė pas ai lexoi letrėn pėrshėndetėse tė themeluesit tė Fondit tė pėrbashkėt shqiptar sot Qendra kulturore shqiptare Nazmi Demishau, i cili pėr shkaqe subjektive nuk mundi tė merrte pjesė.
Ndėrsa prof. Bexhet Asani mbajti ligjėratėn me titull “Pishtarėt e arsimit shqiptar nė shekuj”. Nė fillim tė ligjėratės ai pėrshėndeti stafin e mėsueseve, mėsuesve, kryetarin Burim Zhuta, imamin Arun Pollozhani dhe tė gjithė tė pranishmit, pėr kontributin qė kanė dhėnė, japin dhe do tė japin nė tė ardhmen pėr kujdesin e tyre ndaj nxėnėsve, tė cilėt janė mė sė shumti tė ekspozuar ndaj asimilimit. Problem ky qė e preokupon tė madh e tė vogėl kėtu nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė tė ardhmen duhet punuar shumė e mė shumė sepse shumica e anėtarėve tė Qendrės kulturore kanė arritur pothuaj gjer te brezi i katėrt dhe mundohen me ēdo kusht tė ruajnė gjuhėn. Humbja e gjuhės do tė thotė humbja e identitetit! Dhe kjo ėshtė e tmerrshme pėr ēdo njeri qė e ndien veten shqiptar.
Nė vazhdim ai u pėrqėndrua pėr nė kohėt mė tė mugėta tė historisė sonė dhe kujdesi i klerikėve shqiptarė qofshin ata priftėrinj apo hoxhallarė pėr mėsimin e gjuhės shqipe fėmijėve nė kohė lufte. Shumė prej tyre jo vetėm qė u persekutuan e u burgosėn por edhe u vranė, vetėm e vetėm se donin tė pėrhapnin dritėn e diturisė te populli i tyre i pėrvuajtur. Ai vuri nė dukje disa shkrime nė rrjetet sociale se shkollat e parė shqipe na qenkan hapur kėtu e 450 vjet mė parė! Njė sihariq i madh ky pėr shqiptarėt ja do ta pranojmė edhe ne kėtė “tė vėrtetė” historike, por si shpjegohet fakti atėherė se mė 1912 kur u shpall Pavarėsia e Republikės sė Shqipėrisė mė se 80% e popullsisė ishte analfabete!? Mbase kjo bėhet pėr tė mohuar vlerat e Rilindėsve dhe shkollave tona kombėtare: asaj tė djemve me nė krye Mėsuesin e Popullit Pandeli Sotirin dhe shkolla e vashave me nė krye pishtarėt e arsimit Sevasti dhe Gjerasim Qiriazi e mė vonė edhe motra e tyre e vogėl Parashqevi Qiriazi e cila pas Kongresit Historik tė Manastirit shkroi “Abetaren” e parė me alfabetet e rinj.
Mė tej ai vuri nė dukje kontributin e madh kombėtar tė Ministrit tė Arsimit prof. Ernest Koliqit, i cili nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore, shpėrndau 200 mėsues nėpėr trevat shqiptare nė ish Jugosllavi. Tė cilėt mėsues i quajti 200 Pėllumbat e Parnasit. Disa prej tyre mė vonė u vranė nga UDB-ja jugoslave, pabesisht nga dora tradhtare e shqiptarit. Kėtu vlen tė kujtoj Mėsuesin e Popullit Myfyt Sinojmeri nga qyteti i gurtė i Gjirokastrės etj. Po tė mos ishin ata pishtarė tė dritės, po tė mos ishin 200 Pėllumbat e Parnasit, edhe unė qė po flas sot kėtu para jush dhe ju tė moshuarit do tė ishim analfabetė njėlloj si prindėrit tanė. 200 Pėllumbat e Parnasit vunė themelet e arsimit shqiptar nė Maqedoni, Kosovė, Mal tė Zi dhe nė Luginėn e Preshevės.
Mė pas u pėrqėndrua nė arsimin shqiptar nė ish Jugosllavi dhe peripecitė e mėsueseve dhe mėsuesve nė atė kohė, duke i pėrmendur disa edhe me emra etj.
Mėsueset dhe mėsuesit i pėrshėndeti edhe imami i Qendrės kulturore shqiptare z. Arun Pollozhani i cili pasi pėrgėzoi mėsueset dhe mėsuesit e Qendrės, pėr punėn e tyre fisnike, mes tjerash tha: “Kam nderin tė citoj mendimtarin dhe mendjendriturin e madh Sami Frashėrin – Nė do tė mbjellėsh pėr njė vit, mbill misėr e grurė... Nė kėrkon tė mbjellėsh pėrgjithmonė mbill arsim e kulturė.”
Tė pranishmit i pėrshėndeti ish mėsuesja e Qendrės kulturore shqiptare Zera Musli e cila theksoi: nuk kisha ndėr mend tė flisja sot por mė nxiti ligjėrata e prof. Bexhet Asanit, edhe ne jemi mėsuese por kėto gjėra gjė i dėgjuam sot kėtu nga profesori i nderuar Bexhet na ngazėllyen. Ajo nė fjalimin e saj tė shkurtėr u pėrqėndrua nė emancipimin e femrės shqiptare dhe kujdesi i saj nė ruajtjen e gjuhės dhe traditave shqiptare nė shekuj.
Pastaj fjalėn e mori mėsuesja e Qendrės kulturore shqiptare znj. Blerina Dida e cila pasi i pėrshėndeti kolegėt, prindėrit dhe nxėnėsit e saj tha: - Jo mė shumė, e jo mė pak nuk mund t’ i heq fjalimit tė pėrkryer tė profesorit, dy fjalė do tė them dhe unė. Arsimi dhe kultura janė themelet kryesore tė njė shoqėrie, pėr zhvillimin mendor dhe intelektual po ashtu dhe tradicional. Tė parėt tanė kanė thėnė: pa arsim dhe pa kulturė njė komb ėshtė i vdekur etj.
Nė fund u bėnė disa fotografi me mėsueset dhe mėsuesit u nderuan me mirėnjohje nga kryetari Burim Zhuta dhe disa fotografi me tė gjithė pjesėmarrėsit nė festėn e 7 Marsit.
Tė pranishmit u gostitėn me tortėn pėrgatitur enkas pėr kėtė kremte me mbishkrimin “Gėzuar 7 Marsin!”
Riverdel, mė 9 mars 2019
Nju Xherzi - SHBA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
MĖSUESE, MĖSUES, NXĖNĖS E PRINDĖR KREMTUAN 7 MARSIN
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: