Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 KUR LIGJĖRONTE PROFESOR SHEFQET PLLANA…Nga Dr. BEXHET ASANI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11542
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: KUR LIGJĖRONTE PROFESOR SHEFQET PLLANA…Nga Dr. BEXHET ASANI   Tue Jun 26, 2018 5:05 pm

KUR LIGJĖRONTE PROFESOR SHEFQET PLLANA…
(1930-1994)
Nga Dr. Bexhet Asani
Ishte vjeshtė e dytė e vitit 1977, kur u ula nė bankat e Universitetit tė Prishtinės. Atė botė, Universiteti i vetėm pėr shqiptarėt e ish Jugosllavisė. Universiteti, relativisht, i ri, por me njė kuadėr tė pėrgatitur mirė qė ua kishin lakminė edhe Universitetet tjerė, nė ish Jugosllavi. Dalė nga dalė fillova tė njihesha me tė gjithė profesorėt, tė cilėt jepnin mėsim, nė katėr vitet e fakultetit. Nė Katedrėn e Letėrsisė dhe Gjuhės shqipe ligjėronin kėta pishtarė: dr. Shefqet Pllana, dr. Latif Berisha, dr. Gani Luboteni, prof. Hasan Mekuli, dr. Isak Shema, dr. Agim Vinca, dr. Isa Bajēinca, dr. Enver Mehmeti, dr. Agim Deva, prof. Murat Blaku, dr. Mahmud Hysa etj. I pėrmenda kėto emra tė ndritur, nė shenjė respekti pėr punėn e tyre tė palodhshme, tė cilėt punuan e vepruan nė njė kohė pa kohė. Ata ishin hal nė sy tė autoriteteve tė kohės… Universiteti i Prishtinės llogaritej nga pushteti serbo-jugosllav ēerdhe e nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar…
Midis kėtyre martirėve tė arsimit, unė njoha prof. Shefqet Pllanėn, njė mesoburrė me flokė tė bardhė si dėbora, i afėrt e i dashur me tė gjithė. Pedant nė veshje, pedant nė punė, pedant nė sjellje. Komunikativ. Me njohuri tė jashtėzakonshme. Enciklopedist. Zakonisht ligjėratat i mbante te amfiteatri i Fakultetit Filozofik atėherė, mė vonė Fakulteti Filologjik. Amfiteatri mbushej plot me studentė. Herė-herė s’ kishte vend, ku tė uleshim dhe qėndronim, pėr dy orė rresht, nė kėmbė. Orėt e para nuk e kuptoja dot, pse gjithė ata njerėz nė amfiteatėr!... Mė duhej tė shkoja, mbi 30-40 minuta mė herėt, pėr tė siguruar vendin. Kėshtu gjatė pritjes, nė bisedė tė lirė njiheshim me pjesėmarrėsit nė ligjėratė. Rezultoi se, kur mbante mėsim ai, jo vetėm qė vinin studentė nga Fakultetet tjerė, por vinin edhe qytetarė, kur ligjėronte prof. Shefqet Pllana.
Njė ditė, aq shumė u mbush amfiteatri, saqė nga bisedat e pjesėmarrėsve, pothuaj nuk dėgjohej zėri i profesor Shefqetit; ishte e pamundur tė mbahej qetėsi, gjė qė s’ kishte bėrė vaki herėve tjera. Ua tėrhoqi nja dy herė vėrejtjen, por aha, asgjė nga vėrejtja…, zhurma vazhdonte, si nė kafene..!
Nuk pashė qė profesori tė nervozohej, siē ndodhte zakonisht me pedagogėt e tjerė. Dalėngadalė dryshoi ligjėratėn. Kaloi te kėngėt kreshnike…, sesi i afrohej gjarpri heroit kreshnik… Zhurma u ndėrpre. Miza tė kalonte, dėgjohej. Ne shtrėngoheshim pėr karrigeve, pas asaj skene tė tmerrshme qė na tregonte. Kur qetėsia arriti kulmin, pėr njė ēast u ndal dhe na u drejtua:
“ Hė, flisni tani!?”
Nuk pipėtinte njeri. Na kishte hipnotizuar me ligjėratėn e tij. Dėgjohej vetėm zėri i profesorit. Befas, i dha njė tė qeshur, me efektin qė kishte arritur tė na hipnotizonte. Si sot e parafytyroj figurėn dhe tė qeshurit e tij karakteristik.
Rifilloi ligjėratėn. Dalėngadalė kaloi te kėngėt humoristike. E bėri me qėllim qė tė na largonte hipnozėn! Njė skenė tepėr humoristike. Ne ia dhamė gazit. Shpėrthyen tė qeshurat.
“Tani qeshni! Pse s’ qeshėt qėparė…?!” – na u drejtua. Ajo ishte dita e parė dhe e fundit, pėshpėritje nuk u pėrsėritėn mė nė amfiteatėr, gjatė ligjėratave tė tė madhit Shefqet Pllana.


*
Kėngėt popullore arbėreshe pėr Skėnderbeun
Profesor Shefqeti fliste me njė dashuri tė jashtėzakonshme, kur ligjėronte pėr kėngėt e Skėnderbeut qė i kishte shėnuar Jeronim de Rada ynė i madh. Dy orė i bėnte analizė tė shkėlqyer kėngėve pėr Skėnderbeun.
Viti 2018 ėshtė vit jubilar i 550 vjetorit tė shkuarjes nė amshim tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Hajde, dhe mos i kujtoj rrėfimet e profesor Shefqetit! Ai fliste me aq dashuri pėr bėmat dhe heroizmat e Skėnderbeut. Kishte bėrė studime e studime pėr kryeheroin e shqiptarizmit.
“Shkuam nė Stamboll, – ia niste ai, – atje vizituam mjaft monumente kulturore e historike. Midis tjerash vizituam dhe njė xhami tė vjetėr. Ciceroni fliste pėr njė llambadar prej ari, e qė ishte i vetmi nė tėrė Turqinė, i cili ishte varur nė mes tė kubes sė xhamisė dhe natėn shėndriste nga rrezet e hėnės. Atė llambadar e ruanin ditė natė. Ciceroni krenohej me tė.
– Mė falni, sa llambadarė keni si ky? – e pyeta nė turqisht.
Profesori e njihte shumė mirė turqishten dhe disa gjuhė tė tjera si: gjermanishten, italishten, rusishten, kroatishten, serbishten, bullgarishten dhe maqedonishten.


Ciceroni, pėrsėri u pėrgjigj: “ Vetėm njė kemi, ėshtė unik”.
“ Ne shqiptarėt kemi nėntė, si ky”.
I zgurdulloi sytė ciceroni”
“Si ėshtė e mundur njė popull, aq i vogėl, t’ i ketė nėntė llambadarė tė tillė?!
“Po. Po. Ne shqiptarėt i kemi nėntė kėngė pėr Skėnderbeun”.
Krenohej me Skėnderbeun dhe qeshte me shpirt.
Nė kryeqytetin e Malit tė Zi, nė Titograd, sot Podgoricė, mbahej njė simpozium shkencor. Nė atė simpozium shkencor merrte pjesė edhe Kryetari i Folkloristėve tė Jugosllavisė, Prof. dr. Shefqet Pllana me kumtesėn: “Skėnderbeu nė kėngėt popullore shqiptare”.
“ Flisja pėr luftėrat e kryeheroit dhe kryelegjendarit tone, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Njė luftė e pabarabartė me njė superfuqi ushtarake tė kohės, pėr 25 vjet me radhė. Mbreti ynė i lavdishėm, Skėnderbeu, mbrojti tokat arbėrore. Njė plak malazias, mustaqet gjer te veshėt, i kishte hapur jo vetėm sy e veshė, por edhe gojėn dhe dėgjonte me vėmendje pėr luftėrat e Skėnderbeut. I ngazėllyer nga luftėrat heroike tė Skėnderbeut, nuk mundi tė duronte, gjer nė fund tė kumtesės dhe pyeti:
“Jeli taj nash Skanderbeg!?” ( A ėshtė ai Skėnderbeu jonė?)
– Jo. Ky ėshtė Skėnderbeu jonė. Tani do t’ iu flas edhe pėr Skėnderbeun tuaj. Skėnderbeu juaj ka qenė nipi i kėtij Skėnderbeut tonė. Pėrderisa Skėnderbu ynė vdiq nga plagėt qė kishte marrė nėpėr betejat e shumta, Skėnderbeu juaj ka vdekur nė harem….!
“Ky qenka Skėnderbeu ynė?!..!”
“Iku plaku me mustaqet gjer te veshėt i demoralizuar dhe nuk e pashė mė nė seancat e simpoziumit”.

*
Nusja arbėreshe
Arbėreshėt, veshjet arbėreshe dhe kėngėt arbėreshe, profesor Shefqeti i kishte pikė tė dobėt. Fliste pėr ta, jo vetėm nė ligjėrata, por edhe nė biseda tė lira me studentė e me shokė edhe duke pirė kafe. Ai ishte njė orator i shkėlqyer. Universiteti i Prishtinės, nėn ndikimin e Univeriteteve tjerė nė Jugosllavi, sidomos Dega e Gjuhės dhe e Letėrsisė shqipe, organizonte dhe organizon sot e kėsaj dite Seminarin e Gjuhės, Letėrsisė dhe Kulturės shqiptare. Vinin studiues dhe studentė nga mbarė bota. Prishtina ishte bėrė njė qendėr e rėndėsishme pėr Shkencat Albanologjike. Nė Seminar, i cili organizohej nga 15 gushti gjer mė 31 gusht, vinin dhe shumė arbėreshė si: Kate Xukaro, Atė Antonio Belushi, Prof. Altimari e shumė tė tjerė. Tė rejat e tė rinjtė ndiqnin kursin e gjuhės shqipe, kurse studiuesit mbanin simpoziumin shkencor, nė tė cilin simpozium prof. Shefqeti ēdo vit merrte pjesė me kumtesė. Pra veē studimeve qė bėnte, ai ishte nė kontakt tė vazhdueshėm me zakonet dhe kulturėn e arbėreshėve tė Klabrisė dhe tė Sicilisė, pastaj edhe me arbėreshėt e Zarės sė Kroacisė.
Profesor Shefqeti kishte vizituar disa herė arbėreshėt nė Kalabri dhe nė Sicili, krahinat jugore tė Italisė. Kur ligjėronte pėr kėngėt popullore, adetet dhe zakonet arbėreshe ndjente krenari, shpirti dhe fytyra i qeshte. Kuvendonte me pasion.

“ Ndonjė djalė kalabrez apo italian, nėse dashurohet nė njė vajzė arbėreshe, ajo e kushtėzon djalin: nėse pranon qė nė shtėpinė tonė tė flitet arbėrisht, mbi vatrėn tonė ta kemi Skėnderbegun, tė ruhet veshja, tė ruhen adetet dhe zakonet arbėreshe, atėherė ne tė dy mund tė martohemi!... Nė qoftė se djali italian i pranonte kėto kushte, atėherė kur do tė shkonin nė kishė, para priftit, qė tė kurorėzoheshin, vajza arbėreshe do tė vishte fustanin e kuq tė nusėrisė. Shenjė kjo se arbėreshja, atje ku do tė shkonte nuse, do tė ruhej dhe do tė flitej arbėrishtja, gjuha e Skėnderbeut. Nė qoftė se arbėreshen e shihnin nė kishė me fustanin e bardhė tė nusėrisė, ogur i keq ky, se ajo do tė dorėzohej dhe nuk do ta ruante veshjen, zakonet dhe arbėrishten gjuhėn e Skėnderbeut”.

*
Shqiptarėt s’ kanė nevojė pėr Katedrėn e Gjermanishtes! …
Nė seminarin e Gjuhės, letėrsisė dhe kulturės shqiptare, siē u tha edhe mė lart, vinin studiues nga mbarė bota. Numri i tyre shkonte dhe gjer mė dyqind pjesėmarrės. Universiteti i Prishtinės, vitet shtatėdhjetė kishte Katedrėn e Frėngjishtes, Katedrėn e Anglishtes, Katedrėn e Rusishtes dhe Katedrėn e Serbishtes. Nuk ekzistonte Katedra e Gjermanishtes. Njėrit prej studiuesve gjermanė, pjesėmarrės nė seminar, kjo gjė i kishte rėnė nė sy. I drejtohet profesorit:
“ Profesor Shefqeti, Universiteti i Prishtinės i ka disa disa katedra tė gjuhėve tė huaja, a mund tė mė thoni, pse nuk e ka Katedrėn e Gjermanishtes?”
“ Ne nuk kemi nevojė pėr katedrėn e Gjermanishtes!”
“ Pse nuk keni nevojė?” – e mori kėtė punėn e katedrės me seriozitetin mė tė madh gjermani.
“ Shqiptarėt e dinė gjermanishten”.
“ Kėshtu, si ju, e dinė gjermanishten?”
“ Edhe mė mirė!"
“ Si ka mundėsi qė populli shqiptar ta dijė gjuhėn gjermane!? – shfaqi dyshimin profesori gjerman.
“ Doni ta vėrtetoni kėtė?”
”Po”.
“ Hajdeni me mua”.
dolėm nga Fakulteti. U afruam te rruga. Atėherė, te rruga para Fakultetit, kalonin qerre me kuaj, ende nuk ishte e ndaluar si sot. Pashė njė plak me qerre kali.
– O mixhė, a po ndalesh pak?
Plaku e ndaloi kalin.
“Ēoje kalin prapė?”
“ Currik..! Currik! Currik!” – i bėrtiste kalit plaku. Kali e ēonte qerren prapė. Iu falėnderova plakut dhe ai iku.
“ Hė! E shihni? Prandaj neve s’ kemi nevojė pėr Katedrėn e Gjermanishtes..!”
Studiuesi gjerman, hapi fletoren e shėnimeve dhe filloi tė shkruaj.
Qeshte me shpirt profesor Shefqeti, kur tregonte kėtė ngjarje. Ai pohonte se fjala “currik” te shqiptarėt ka hyrė qė nė Luftėn e Parė Botėrore. Fshatarėt shqiptarė, kryesisht ishin bujq. Kur dėgjonin ushtarėt gjermanė qė u thoshin kuajve tė tyre tė stėrvitur “currik!”, mendonin se po t’ u thoshin edhe ata kuajve tė tyre “currik”, besonin se mė mirė do tė shkonin prapė kuajt!…
Sot e kėsaj dite, ne shqiptarėt kur e urdhėrojmė kalin ta shtyjė qerren pėr prapė i themi “currik”!
*
Nuk jeni tė vetėdijshėm, se ē’ njeri tė madh keni!...
Ishte viti 1989, viti i ngujimit tė minatorėve tė Trepēės. Atė kohė, qė nga viti 1996, bėja punėn (pa para) e gazetarit nė “Rilindje” tė Prishtinės. I lodhur ekonomikisht, i dėrmuar shpirtėrisht. Mė lindi ideja qė ta hapja Katedrėn e Gjuhės shqipe, nė Universitetin e Lubjanės nė Slloveni. Atė kohė, u botua Fjalori shqip-sllovenisht, me autor France Novshak, redaktor i tė cilit ishte poligloti Janko Moder. Njohės i 15 gjuhėve botėrore dhe pėrkthyes i shkėlqyer i veprave tė Shekspirit nė gjuhėn sllovene. I dekoruar disa herė, pėr punėn e tij tė palodhshme, me ēmimet mė tė larta tė shtetit slloven. Profesor Janko Moderit i pėlqeu pa masė ideja ime. Pas disa telefonatash, njė ditė qershori tė vitit 1989, vendosa tė shkoja nė Lubjanė. Udhėtimi me tren nuk ishte dhe aq shtrenjtė, por ushqimi dhe e fjetura nė hotel! Ē’ tė bėja?! E kisha mik pastorin e kishės sė parė protestante nė Prishtinė, Anton Krasniqin. Shihja se tek ai dhe te kisha e tij vinin tė huaj, pothuaj nga mbarė bota. Antoni mė tregonte se disa nga kishat protestante kishin dhoma pėr miqtė. I thashė, nė kishte mundėsi qė tė bisedonte me pastorin e kishės protestante nė Lubjanė, tė qėndroja atje pėr njė natė apo maksimumi pėr dy netė! Antoni mė premtoi se do tė bisedonte me priftin kolegun e tij nė mbrėmje dhe tė nesėrmen do tė mė lajmėronte. Tė nesėrmen, u takova me Antonin. Pa u pėrshėndetur, mė tha: “ Mund tė shkosh, kur tė duash dhe tė rrish, sa tė duash!”
M’ u duk njė lajm, sa i papritur, po aq befasues. Nuk dija pėr momentin ē’ tė bėja: Ta falėnderoja apo ta pyesja edhe njėherė, nė ishte e vėrtetė kjo qė thoshte?! Ai e kuptoi shqetėsimin tim dhe e pohoi edhe njėherė mendimin e tij. “Faleminderit, Anton! Do tė nisem nesėr”. Mė dha adresėn dhe numrin e telefonit tė pastorit slloven. Nė mėngjes herėt, i hipa trenit nga Fushė Kosova pėr nė Lubjanė. Atje mbėrrita nė orėn pesė pas dreke.
Pastori mė priste te stacioni i trenit me veturėn “Reno”. Nga stacioni gjer te shtėpia e tij nuk ishte larg. Mbėrritėm nė shtėpi. Unė prisja qė tė shkonim nė kishė qė tė lija nė dhomė teshat dhe tė pushoja. Zonja e shtėpisė shtroi darkėn, mbushi tryezėn me lloj-lloj gjellėrash. Aty pashė pėr herė tė parė makarona me ngjyrė, njė specilalitet me mish tė grirė, njėlloj siē i pėrgatitnin edhe nėnat tona. Njė mikpritje e papėrshkruar, njė mikpritje madhėshtore. Njė mikpritje qė s’ do ta harroj kurrė! Ne kishim dėgjuar se sllovenėt janė tė ftohtė! Nuk janė aq mikpritės! Po kishim pasur mendim tė gabuar pėr popullin slloven.
Antoni, si duket i kishte treguar se unė isha mysliman apo pastori slloven kishte ardhur nė pėrfundim nė bazė tė emrit tim, kėtė s’e kuptova kurrė. Nė mėnyrė tepėr tė kulturuar, prifti m’u drejtua:
“ Ju do tė rrini kėtu, ja ku e keni televizorin dhe gjithēka qė ju duhet, ta ndjeni veten, si nė shtėpinė tuaj, ne do tė shkojmė nė kishė, tė falemi”.
- Ku e keni kishėn?
- Ja kėtu poshtė, nė bodrum.
- A mund tė vi edhe unė?
- Po, mundeni.
I erdhi mirė priftit, ky gjesti im. Kushedi se ē’ ka menduar: “Njė mysliman nė kishė..!?” Hymė nė falėtore. Atje, ku predikonte pastori, pashė disa instrumente muzikore. I ngjante njė skene tė vogėl. I hedh njė sy mureve, nuk pashė, as kryqe, as ikona.
Filluan tė vinin besimtarėt njė nga njė. Nuk mė kujtohet, sesa besimtarė kishte saktėsisht, mbase nja 10 apo 20! Mė prezentoi para besimtarėve tė tij. Pastori kishte familje muzikantėsh. Tė gjithė anėtarėt e familjes i binin nga njė instrumenti. U sollėn nė mėnyrė shumė tė kulturuar me mua. Ata besonin nė mrekulli. Dy gra, mė tė moshuara, m’ u afruan dhe, derisa filloi mesha, ato bisedonin me mua dhe ishin tė interesuara pėr gjithēka. Sidomos pėr situatėn nė Kosovė. Pasi pėrfundoi mesha, njėra nga ato zonja, si u pėrshėndetėm mė futi nė xhep nja dy zhetonė, ato zėvendėsonin biletat, me to mund tė udhėtohej me autobusėt urbanė.
Tė nesėrmen u ngritėm herėt, pastori dhe e shoqja duhej tė shkonin nė punė. Mė luti tė rrija nė shtėpi, sepse ende ishte herėt pėr takimet qė kisha. E falėnderova priftin dhe bashkėshorten e tij pėrzemėrsisht dhe u nisa me ta. Ata bėnė qė unė pėrgjithmonė tė ndryshoja mendjen dhe t’ i bindja edhe tė tjerėt qė kishin mendime se sllovenėt ishin gjakftohtė. Sllovenėt ishin dhe janė mikpritės si shqiptarėt.
Takimin e parė e kisha mė ora 8.00, me drejtorin e Institutit tė Etnologjisė sllovene, Prof. dr. Julijan Strajnar. Me profesorin e nderuar, pėr njė kohė bashkėpunuam nė fushė tė etnomuzikologjisė. Pėr kėtė mė gjerėsisht te libri “Studime letrare” f. 259, 260 (B.A. 2015).
Atėherė nėpunėsit fillonin mė ora 7.00 dhe pėrfundonin mė ora 15.00. Unė isha 20 minuta para kohe dhe prisja nė corridor, ulur te njė karrige. Drejtori doli nga zyra e tij 15 minuta mė 8.00, si duket, kishte ndonjė punė me kolegėt e tij. Kur mė pa mua nė korridor, desh u ēmend:
“ Ē’ prisni kėtu!? Pse s’ hyni brenda?!”
“ Ne e lame takimin mė ora 8, prandaj pres kohėn e caktuar!..”.
“ Studenti i profesor Shefqet Pllanės tė presė para zyrės sime!?”
Nė korridor nuk foli, u hutua fare. Mė kapi pėr krahu dhe, si shqiponja, mė futi nė zyrėn e tij. Si shkėmbyem disa fjalė, kėrkoi falje qė do tė mė linte ta prisja pėr nja gjysmė ore. U kishte dalė njė mbledhje e paplanifikuar.
“ Qė tė mos mėrziteni ēfarė muzike doni tė dėgjoni?
Meqė unė i njihja shumė mirė sllovenėt dhe kulturėn sllovene i them:
“ Lėshoni atėherė njė muzikė tė sllovenėve qė jetojnė nė Austri”.
“ Ja, menjėherė.”
E lėshoi muzikėn dhe doli nga zyra. Unė u kėnaqa. Pas gjysmė ore, erdhi pa frymė.
“ A u mėrzitėt?”
“ E ku tė mėrzitem me kėtė muzikė, i nderuar profesor! Kėto kėngė janė aq tė ngjashme me kėngėt polifonike labe, saqė nuk dallohen fare nė janė sllovene apo shqiptare”.
“ Po janė kėngė arkaike”.
Dhe e mbylli me kaq. Biseduam gjerė e gjatė pėr bashkėpunimin tonė. Nuk rrinte dot pa folur pėr profesor Shefqet Pllanėn. Tėrė atė bisedė tė gjatė e pėrmbylli me kėtė fjali:
“ Ju shqiptarėt, nuk jeni tė vetėdijshėm, se ē’ njeri tė madh keni atje!”
M’ u bė zemra mal. Kur dėgjoja njė njeri aq tė madh, siē ishte Julijan Strajnar, tė mbante njė fjalim panegjerik pėr profesorin tonė me famė botėrore, Shefqet Pllanėn.
Nė ora 11.00, tė po asaj dite, kisha takim me poliglotin Janko Moder. Meqė kisha kohė, fillova tė ecja ngadalė bregut tė Lumit Lubjanka. Gjatė ecjes kisha menduar disa herė qė t’ i hidhja nė lumė ato dy zhetonė qė m’ i kishin dhėnė ato zonjat e nderuara sllovene, nė meshėn e mbrėmjes, nė kishėn protestante. Ato zhetonė i mbaja pėr kot, sepse nuk mė “hynin” dot nė punė…! Po kisha ecur aq shumė, gjer mė 11 e 45, saqė unė nuk e realizoja dot takimin me redaktorin e fjalorit Sllovenisht-Shqip, zotin Janko Moder. Si u afrua koha e takimit e pyes njė kalimtar:
“ Ju lutem, ku gjendet kjo adresė?”
“ Jeni shumė larg!...”
“ Sa?”
“ Njė orė”.
Filluan tė mė dilnin djersėt nga i keqi qė do tė mė dėshtonte takimi!… Kur pa shqetėsimin tim, slloveni tha:
“ Mund tė shkoni me autobusin urban”.
“ Ku? Si?”
“ Ja, dilni matanė rrugės. Autobusi nr…. Do t’ u ēoj gjer te dera”.
S’ dita, sesi ta falėnderoja atė njeri tė mirė. Ika me tė vrapuar. Nuk kaloi as edhe njė minutė, ia mbėrriti autobusi me numrin qė mė duhej mua. Hyra me vrap. E shfrytėzova zhetonin e asaj besimtares protestante sllovene, tė cilin doja ta hidhja nė lumė.
Nė katin e dhjetė tė rrokaqiellit, mė priste i madhi Janko Moder. Njė takim i pėrzemėrt, tepėr miqėsor, tepėr altruist. Nė apartamentin e tij, s’ kishte vend, ku tė uleshim, ai kishte me mijėra e mijėra libra. U ulėm mbi disa libra, nė vend tė karrigeve. Folėm gjatė pėr situatėn nė Kosovė. Po biseda edhe mė e gjatė ishte pėr autorin e fjalorit Sllovenisht – Shqip, z. France Novshak. Punėn e Katedrės sė Gjuhės shqipe e mbyllėm menjėherė. Pėrgjigjja e Janko Moderit ishte kjo:
“ Kėtė problem do ta ngre nė Rektoratin e Universitetit tė Lubjanės dhe, po qe nevoja, edhe nė Qeveri!...”.
Nuk shkoi as dy – tre muaj, Profesor Janko Moderi mė telefonoi:
“ Vendimi pėr hapjen e Katedrės sė Gjuhės shqipe u mor. Konkursi del kėto ditė. Pėrgatitni dokumentet!...”.
Gėzimi im qe i papėrshkruar qė ia kisha arritur qėllimit. Po ai gėzim nuk zgjati shumė. Pėrsėri nė telefon redaktori i Fjalorit sllovenisht – shqip. z. Janko Moder:
“ Profesor Bexhet, nė konkurs ishte paraqitur Rexhep Ismajli, ai paska ndjekur njė kurs nė Paris, prandaj dhe u pėrcaktua pėr atė!..”
E falėnderova Profesor Janko Moderit pėr angazhimin e tij. Profesori, nė fjalė, punonte nė Katedrėn e Gjuhės shqipe nė Prishtinė. E dija se ai nuk do ta linte Prishtinėn pėr Lubjanėn. Si u mbyll konkursi, i shkova Rexhep Ismajlit nė Fakultet.
“ Profesor, ju jeni pranuar nė Katedrėn – Lektoratin e Gjuhės shqipe nė Lubjanė, do tė shkoni?”
“ Do tė shkoj, nė qoftė se do tė mė largojnė nga puna!...”
Ndodhi qė Rexhep Ismajlin nuk e larguan serbėt apo LKJ-ja, Lidhja Komuniste e Jugosllavisė, nga puna. Dhe Katedra – Lektorati i Gjuhės shqipe nė Lubjanė tė Sllovenisė, i mbylli sytė pa i ēelur!…
Mirėnjohje pėr miqtė e mi sllovenė, z. Janko Moder, z. Julijan Strajnar, Ju Pastor qė ua kam harruar emrin si dhe pėr familjen tuaj tė mrekullueshme.
*
Do tė vij nė Tiranė por dije se s’ ke pėr tė mbaruar punė..!
Mė 1989, Universiteti i Prishtinės, shkollat e mesme dhe shkollat fillore, u mbyllėn dhunshėm nga Qeveria e Serbisė dhe Qeveria e Jugosllavisė. Arsimi, nėn udhėheqjen e Sindikatės dhe tė gjitha institucionet e Kosovės, dolėn komplet nga sistemi. Mėsimi mbahej nėpėr shtėpi, gjer mė 1999, me ēlirimin e Kosovės. Gjenerata ime e Shkallės sė tretė kishim dhėnė provimet dhe i kishim marrė temat e magjistraturės si dhe ishin caktuar Mentorėt tanė. Unė pata nderin qė pėr Mentor tė kisha Prof. dr. Shefqet Pllanėn. Nė ish Jugosllavi, kudo, vinte erė lufte! Puna e mbrojtjes sė temės sė magjistraturės sime u zgjat si tepėr… Sikur edhe tė magjistroja nė Kosovė, diploma nuk njihej nė Maqedoni, aty ku jetoja unė. Si u hapėn kufijtė e shtetit amė Shqipėrisė, lindi njė fije shprese pėr mua dhe pėr tė gjithė. Aty nga viti 1992, shkova nė Prishtinė pėr ta takuar Prof. Shefqetin. E takova dhe, pas pėrshėndetjeve tė zakonshme, i thashė:
“ Profesor, ju e shihni se kėtu nuk ka shenja pėr pėrmirėsimin e situatės. Meqė u hapėn kufijtė e Shqipėrisė, dua tė regjistrohem nė Universitetin e Tiranės, dua qė, edhe atje, tė jeni ju Mentori im. A jeni dakord tė vini ju nė Tiranė?” Pasi dėgjoi me vėmendje m’ u pėrgjigj:
“ Po, Bexhet. Me gjithė qejf do tė vij, por dije se s’ ke pėr tė mbaruar punė!”
U bėra me fletė, si mora miratimin e tij. Jo mė vonė, tė nesėrmen, u nisa pėr nė Tiranė. Pėr nė Tiranėn tonė, Tiranėn e partisė, qė i kishim kėnduar aq shumė!… Por, vazhdimisht, mė ndiqte nga pas zėri i tij me pjesėn e dytė tė fjalisė: “… dije se s’ ke pėr tė mbaruar punė!”
Kėrkova “Institutin e Kulturės Popullore” qė, pėr ne tė gjitha institucionet, ishin tė shenjta. E shenjtė ishte gjithė Shqipėria. Hyra brenda. Si i sqarova se pėr ēka kisha shkuar, mė thanė tė takoja Agron Xhagollin. E takova e sqarova pėr gjithēka. Mė tha qė tė kompletoja “dokumentet e nevojshme!” Pėrmendi dhe Currikulumin-CV ! Qė ne nė Prishtinė nuk e pėrdornim kėtė term. Unė u ngazėlleva nga “mikpritja”...! Aty qėlloi edhe njė studiues i moshuar, ishte para pensionit. Kur dėgjoi emrin e profesor Shefqet Pllanės, u ndal me mua dhe dolėm bashkė me tė.
“ E kam mik tė madh Shefqetin. E kam mik shtėpie”.
Pa njė pa dy, mė rrėmbeu pėr krahu: “ Do tė vish te unė nė pallat! Ti je student i Shefqet Pllanės, do tė vish, patjetėr!”
Dhe u nisėm. Mė prezentoi me bashkėshorten e tij dhe me vajzėn e tyre tė mrekullueshme, Lela. Shoqja e profesor Mustafa Gėrcaliut, njė zonjė e rėndė dhe njė nikoqire e shkėlqyer. Me origjinė ishte nga Korēa, nga djepi i kulturės shqiptare. M’ u bė njė mikpritje madhėshtore. Prof. Mustafa Gėrcaliu qe jetėshkurtėr. Mė vjen keq qė kjo familje e mrekullueshme kurrė nuk ma ktheu vizitėn. Ishalla, Lela Gėrcaliu dhe e motra e saj qė nuk ia kujtoj emrin, e lexojnė kėtė shkrim tė shkurtėr dhe me familjet e tyre do tė rivėmė lidhjet tona vėllazėrore.
Shkova nė Tiranėn tonė tė dashur edhe nja dy – tre here!... Hyja dilja nė Institutin e Kulturės Popullore, Agronit, ende nuk i kishte ikur lepuri nga barku i socializmit!... (kupto frika), Filloi tė mė pėrmendte ligje… Ky ligj, ai ligj…! Herėve tė tjera fshihej, nuk mė dilte para. Shkurt s’ bėra asgjė!... Mė doli fjala e tė madhit Shefqet Pllana:
“ …dije se s’ ke pėr tė mbaruar punė!”
Profesor Shefqet Pllana ishte vizionar.
*
Ju do tė ikni…
Sa herė qė shkoja nė Prishtinė ishte e pamundur tė mos takoheshim me profesor Shefqet Pllanėn. Uleshim, zakonisht, te “Bufeja” e Fakultetit ose te: “Tre sheshirėt”, pėrballė Radio Prishtinės. Biseda vazhdonte me orė tė tėra. Ai ishte njė enciklopedi. Duhet tė ishte viti 1992 apo 1993, kur e takova pėr herė tė fundit profesorin tim tė nderuar, Shefqet Pllanėn. Asnjėherė nuk e kisha parė nė atė gjendje! Po duhet pranuar se nuk e kuptonte dot njeri atė edhe kur ishte i mėrzitur. Gjithmonė kishte njė natyrė tė zhdėrvjelltė qė tė bėnte pėr vete. Kam pėrshtypjen se kėngėt polifonike labe i kishte pikė tė dobėt. Kishim humbur, biseda kishte arritur kulmin. Tanimė, ishte i papunė. Masat e dhunshme tė regjimit serb kishin hedhur nė rrugė tė madhe, jo vetėm punėtorėt, por edhe intelektualėt nė mbarė Kosovėn. Pėrmendi dekanin e dhunshėm tė Fakultetit Filozofik. Aty e kuptova se ai ishte i shqetėsuar pa masė por krenar:
“ Mė thirri dekani serb, - ia tha edhe emrin, - tė shkoja e ta vizitoja nė Fakultet.
I thashė: - Faleminderit pėr ftesėn!... Dėgjo, koleg: “Ju keni uzurpuar dhunshėm Institucionet tona. Sė shpejti, ne do tė jemi zotėr te Istitucioneve tona dhe Shtetit tone, Kosovės. Ju do tė ikni tė turpėruar”.
Ne na shkuan tė ngjethura. Ishte kulmi i terrorit serb nė Kosovė.
Mė 1994, profesor Shefqet Pllana shkoi nė amshim, duke i lėnė trashėgim kalasė sė kulturės shqiptare dhe asaj botėrore me dhjetėra vėllime nė dorėshkrim. Fakulteti Filologjik e pa tė udhės kėtij gjigandi tė folklorit dhe tė etnomuzikologjisė shqiptare t’ i botojė vetėm njė vepėr shkencore dhe kaq!



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
KUR LIGJĖRONTE PROFESOR SHEFQET PLLANA…Nga Dr. BEXHET ASANI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: