Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lutfi coka /Ziliqari

Shko poshtė 
AutoriMesazh
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 44
Age : 67
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

MesazhTitulli: Lutfi coka /Ziliqari   Wed May 09, 2018 11:38 pm

Ziliqari
Nėse i lyen kėpucėt, i bėn gati ushqimin, i vesh rrobat, i bėn gati ujin e abdesit, i shtron sexhaden, i pastron shtėpinė etj... sėrish do tė mbetesh armiku dhe hasmi i tij. Kjo, sepse ti je shkaktari. Po, shkaku mund tė jetė dija jote, arsimi, kultura, pasuria, posti dhe shumė gjėra tė tjera. E si tė shkon nė mendje ti kėrkosh paqe dhe armėpushim, pėrderisa nuk je penduar dhe nuk ke hequr dorė nga dhuntitė e tua?!

Ziliqari mezi pret momentin kur tė pengohesh dhe tė rrėshqasėsh. Ai ėndėrron dhe shpreson tė gremisesh sa mė shpejt.

Dita mė e bukur e tij, ėshtė dita kur tė kaplon sėmundja. Momenti mė i lumtur i tij ėshtė momenti kur ti thyhesh. Koha mė e dashur e tij, ėshtė kur tė sheh tė zemėruar, tė pikėlluar, tė mėrzitur dhe tė shqetėsuar. Sakaq, ēasti mė i trishtė i tij ėshtė ai kur tė sheh tė pasur, lajmi mė i kobshėm kur dėgjon se je lartėsuar, fatkeqėsia mė e rėndė kur sheh se po ngjit shkallėt e suksesit. E qeshura jote ėshtė e qara e tij, gėzimi yt ėshtė mortja e tij, suksesi yt ėshtė dėshtimi i tij.

Ai ėshtė i gatshėm tė harrojė gjithēka rreth teje, pėrveē gabimeve, ėshtė gati tė injorojė gjithēka, pėrveē shkarjeve tė tua. Njė gabim i yti i parėndėsishėm, pėr tė ėshtė mė i madh se mali i Uhudit. Gjynahu yt mė i vogėl, tek ai konsiderohet si njė vargmal i pafund. Nėse je gojėtari mė i madh, pėr tė nuk di tė lidhėsh dy fjalė. Nėse je bujari mė i madh, pėr tė je koprraci mė i madh. Nėse je i zgjuari i dynjasė, pėr tė je kokėboshi i dynjasė.

Ai qė tė lavdėron nė sytė e tij, ėshtė kokrra e gėnjeshtarit dhe mynafiku mė i madh. Kush tė mbron nė prezencėn e tij, ėshtė njeri i pavlerė dhe njė mediokėr sylesh. Ai beson vetėm ata qė tė shajnė, do ata qė tė urrejnė, afron armiqtė e tu, ndihmon ata qė tė kanė braktisur...

E bardha nė sytė e tu, ėshtė e zezė nė sytė e tij, kurse dita ėshtė natė. Asnjėherė mos e prano si gjykatės mes teje dhe dikujt tjetėr, pasi do tė gjykojė nė disfavorin tėnd, akoma pa i dėgjuar faktet e tua. Mos i trego ndonjė sekret tėndin, pasi do bėjė ēmos derisa ta marrė vesh bota mbarė. Ai ta ruan tė keqen dhe i shėnon shkarjet e tua, pėr ditėn mė tė ligė tėnden.

S’ke asnjė rrugėzgjidhje tjetėr pėrveē se ti shmangesh, ti fshihesh nga sytė, ti qėndrosh larg dhe mos ia dish fare shtėpinė.

Ti e ke sėmurė dhe e ke detyruar tė zėrė shtratin. Ti e ke lėnė gjithė natėn pa gjumė, ti ia ke nxirė jetėn, i ke shkaktuar stres, e ke mėrzitur, bezdisur, lodhur dhe rraskapitur. Ai ėshtė njė zullumqar, qė ka veshur petkun e tė persekutuarit.

Ty tė mjafton fakti qė ėshtė nė pikė tė hallit, qė vuan, qė e ka gozhduar mjerimi dhe trishtimi. Lėre ziliqarin nė tė keqen e tij! Lėre nė belanė qė e ka gjetur! Mos ia vėr veshin tė shkretit, gjė e cila ėshtė nga tiparet e njerėzve tė menēur. Nė kohėt e lashta, arabėt thoshin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lutfi coka /Ziliqari
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Kėrce tek: