Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RIBASHKIMIN E KOMBIT NË NJË SHTET TË VETËM nga Luan Kalana

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

RIBASHKIMIN E KOMBIT NË NJË SHTET TË VETËM  nga Luan Kalana  Empty
MesazhTitulli: RIBASHKIMIN E KOMBIT NË NJË SHTET TË VETËM nga Luan Kalana    RIBASHKIMIN E KOMBIT NË NJË SHTET TË VETËM  nga Luan Kalana  EmptyWed Feb 14, 2018 2:01 am

"RIBASHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR NË NJË SHTET TË VETËM"
nga Luan Kalana Florida SHBA

I mundshëm, i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.
Historia përsëritet, por, para se të ndodhë kjo alternativë, duhet të jemi të bashkuar si Komb,në një Shtet të konsiliduar,të fortë dhe të vetëmbrojtur.
Ringjallja shpirtërore e shqiptarëve nga poshtë, po troket për Ribashkimin e Kombit…
Nga lart, Liderët shteti, partitë,politika, media duhet të jenë iniciatore, promotorët zyrtarë të Ribashkimit të Kombit në një Shtet të vetëm, me një strategji të unifikuar.
E theksoj Ribashkimin e Kombit, pasi historikisht, themelet, bazat e Bashkimit të Kombit, u hodhën dhe krijuan premisat për një Shtet të vetëm, pesë shekuj me parë,vetËm iu rikujtoj:
Gjergj Kastriot Skënderbeu, me Kuvendin e Lezhës në mars 1444, mblodhi Kuvendin e Lezhës dhe bëri Bashkimin e principatave, në Trojet shqiptare…
Zyrtarisht, Perandoria Osmane, pas vdekjes së Skenderbeut,550 vjet më parë,sundoi trojet autoktone shqiptare zyrtarisht në 4 vilajete,në atë që quhet sot Shqipëria Etnike (shih Hartat e kohës).
Lidhja e Prizreni,10 qershor 1878,me në krye Abdyl Frashërin,forcoi qëndresën e bashkimin e kombit,para kalbëzimit dhe rënies së Perandorisë turke,si rezultat përpjekjeve të Rilindasve shqiptarë…
U realizua krijimi dhe unifikim zyrtar i Gjuhës Shqipe,tipar themelor i një kombi, me Kongresin e Manastirit,për Alfabetin shqip dhe hapjen e Shkollave Shqipe ,me Shkollën e parë Shqipe në Korçë dhe në gjithe trojet shqiptare…
Kemi në dorë dhe “Manifestin e Bashkimit Kombëtar”, të lënë trashëgimi nga ideologu i Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri :
“Shqipëria ,ç’ka qenë,ç’është,e ç’do të bënetë ?!”
Së fundi, me vonesë,por u realizua Bashkim i Kombit në një shtet të vetëm,me Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912. Kështu u realizua ëndrra shekullore për Liri e Pavarësi nga Isamili Qemali dhe trimat kosovarë,u bë shkëputja nga sundimi e pushtimi turk, e të tjera (pa bërë histori, por një rikujtesë kombëtare).
Le të kujtojmë dhe një përmendje historike, bashkimin vëllazëror të Brigadave Partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare me ato Kosovare gjatë Luftës së Dytë Botërore për çlirimin e Kosovës që i ndoqën hordhitë hitleriane naziste deri në Vishegrad.
Por, atëherë, kur pritej konsilidimi i Kombit shqiptar në një shtet të vetëm në të gjitha trojet, ku flitej shqip, ndodhi “kataklizmoja” ndaj Bashkimit të Kombit,”shpërbërja”.
Mosnjohja dhe copëtimi i trojeve shqiptare nga Fuqitë e Mëdha Evropiane,që çuan në shpërbërjen e Kombit, të shtetit të vetëm te krijuar,”de jure”, pasi “de facto” ekzistonte në trojet shqiptare. Procesi i shpërberjes dhe i copëtimit, aneksimit u shoqërua me vendimet e Konferencës të Londrës, të Parisit,e të tjera. Më pas në Luftën e Parë Botërore dhe aneksimet e saj. …
Kështu që, me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, Kombi Shqiptar, u ”katandis” i copëtuar me trojet e tij në pesë shtete fqinj dhe vetëm me një Shtet simbolik, Republikën e Shqipërisë, duke plotësuar kështu synimet e Fuqive të Lindjes, dhe orekset “megallomane” shoveniste të qeverive të shteteve të Ballkanit.
Prandaj, ritheksoj se RIBASHKIMI I KOMBIT, është i mundshëm, i domosdoshëm dhe i pashmngshëm.
Shikoni,vini re, se çfarë po ndodh këto vitet e fundit, në aspektin moral e shoqëror, pas Festave e Datave jubilare të Kombit, në Shqipëri, Kosovë, Çamëri, Maqedoni,Mal të Zi, në Trojet Shqiptare,në Diasporë. Bashkimi shpirtëror Kombit po troket në derë. …
Kjo dukuri e fluks shpirtëror e fizik është gati të shpërthejë si një llavë e një vullkani,që po zjen brenda dhe po i del tymi. Çfarë presim? Të na bashkojë Evropa? Ajo pret të na përçaje si më parë, kemi prova të hidhura nga historia…
Fëmijët të veshur me simbolet tona Kombëtare, flamurin, kënget e tyre shqip, ringjallje e idealeve të Rilindjes Kombëtare edhe nëpërmjet krijimit të organizatave e shoqatave nismëtare për Bashkimin e Kombit. Shikoni si valëvitet flamuri shqiptar në botë. Artistë, sportistë, intelektualë patriotë po lartësojne emrin e Kombit Shqiptar ne Diasporë, Amerikë ,Australi në gjithë Kontinentet.
Kënga, poezia po ngenë lart emrin Shqiptar. Shkrimtarë e poetë, shoqata po bëhen katalizatorë të qenit unik të Kombit.
A nuk është kjo një Rilindje Shpirtërore e Bashkimit të Kombit.
O sot, o kurrë, institucionet zyrtare shtetërore, duhet të jenë në pararojë të Ribashkimit.
Partitë duhet të jenë flamurtare,jo përçarëse të Bashkimit. Pozitë dhe opozitë jemi vëllezër të një gjaku, jo armiq ndaj njëri - tjetrit. Politika duhet të bëhet pishtare, jo ndarëse, sikur jemi nuse e vjerrë…Jo destabilizim, por unitet kombëtar.
Feja, besimi në popull, është për Bashkimin, paçka se na kanë dalë ca “studiues turkomenë, mercenarë” që grijnë sallatë, çojnë ujë në mullirin e armikut, pa dashje, apo me qëllim, të përçarjes, duke “recituar” se Skenderbeu nuk është shqiptar, po kështu për Ismail Qemalin e të tjera absurditete antikombëtare.
O zot, na mbaj mendje e dorën ndaj këtyre “xhentelmenëve” provokatorë…!
Armiqësia e kombit shqiptar është më vigjilente se ne, sa herë ngremë kokën ne për Bashkinin, ata, si gjarpëri, lëshojnë helmin, intesifikojnë propagandën,i hedhin benzinë zjarrit të përçarjes.
A shikoni dhe dëgjoni?!
Botës po i vjen rrotull një Lufte e re Boterore. Fashizmi po ringjallet, Liderët megallomanë po i fryjnë zjarrit. Historia do të përsëritet,…dhe për kombin tonë, kësaj herë jo copëtim, por zhdukje nga harta e Evropës…Të ngrihemi sa s’është vonë, të bashkohemi si një grusht i vetëm, me të fortë se kurrë ,përballë dragojve ogurzinj!...
Ngrehuni në këmbë, mos flini, intelektualë, studiues, profesorë e akademikë. Përballuni me dëshmi e fakte, jemi një Komb, kemi një gjuhë, gjuhën Nënë të njerëzimt, jemi në trojet tona.
Ribashkimi Kombëtar kërkon vetëm vullnet dhe një ceremoni zyrtare, kuvend mbarëkombëtare të firmosë Proklamatën e Bashkimit Kombëtar në një Shtet të vetëm, të Peticionit mbarëshqiptar të vulosura nga çdo shqiptar dhe nga fëmija e djepit.
Ideatorët duan përkrahje zyrtare nga Liderët e qeveritë shqiptare dhe institucionet shtetërore në shtetet e ndërvarura shqiptare.
A e shikoni ribashkimi, një proces paqësor i pavarur, po vjen si “Nusja me krushqit”, hapni dyert, dhëndri po ju pret në prag. Nëna ka hapur krahët, baballarët prijnë me flamurin kombëtar, të përqafojnë, bijtë e tyre, çiftin kombëtar “Lirinë- Ribashkimin”.
Mos marrim lejë nga Evropa e Bota, ata janë të detyruar të firmosin vullnetin, njohjen, ribashkimin zyrtar, në një Shtet të vetëm, si një dëshmi çertifikatë nga gjendje civile e martesës me “unazën” të çiftit Shtet Kombëtar, përvoja historike ekziston me bashkimin e dy Gjermanive e të tjera.
Kemi edhe përkrahjen dhe mbështetjen e mikut tonë të madh,popullit vëlla dhe shtetit Amerikan si në çdo kohë e moment delikat historik të Kombit ka qenë përkrahës edhe tani më shumë se kurdoherë tjetër,të nxitur edhe nga emigrantë intelektualë dhe patriotë që jetojnë e punojnë në SHBA.
Kjo është një kërkesë e kohës,e historisë shekullore të Shqipërisë, nuk është pasion e dëshirë emocionale individuale,nuk jemi as shovenistë, por një realitet që rrezaton si dritë e diellit dhe po largon errësirrën ogurzezë.
Le t'i bashkohemi idesë së lëvizjes Shqipëri Etnike, që është me shumë një e vërtetë historike, realitet kohor dhe përkushtim e obligim kombëtar, një kërkesë shpirtërore mbarëkombëtare jo vetëm e trojeve autoktone, por dhe e Diasporës, kudo ku jetojnë shqiptarët.
Fëmija po thërret, jehona po buçet:
“Xhamadani vija-vija,
Ku është Kosova,
Është Shqipëria,
Rreh si zemër çiftelia.
Ku është Çamëria,
Është Shqipëria…
Sa e madhe
është Shqipëria !”
Nuk pritet më:
”Hekuri rrihet, kur është i nxehtë,”-thotë populli.
-O burra, Bekim dhe Uratë, me flamurin e Skënderbeut, një Gjuhë, një Flamur, një Himn, ato i kemi gati, tani duhet urgjent: Një KOMB, një SHTET !”
Koha nuk pret, vëllazërim e bashkim i gjakut shqiptar të bekuar nga perëndia dhe qumështi i Nënës Shqipëri, po vjen në rrugë paqësore .
Ribashkimi i Kombit në një Shtet të vetëm, o sot, o kurrë!

Luan Kalana

Florida, SHBA,shkurt 2018

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
RIBASHKIMIN E KOMBIT NË NJË SHTET TË VETËM nga Luan Kalana
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fetë nuk sjellin asgjë të mirë kombit, vetëm shkombëtarizim!
» LUAN TOPÇIU-NJË LIBËR I RI SHQIPTARO -RUMUN
» Luan Bexheti, shqiptari që preku Hollywood-in
» o shtet o pushtet
» A do ekzistojë Maqedonia si shtet?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: