Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Festaniada e titujve pegasianë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Festaniada e titujve pegasianë Empty
MesazhTitulli: Festaniada e titujve pegasianë   Festaniada e titujve pegasianë EmptySat Dec 30, 2017 2:08 am

Festaniada e titujve pegasianë

Ne këndvështrojmë ardhmërinë me syrin e bukur dhe dëshirën e mirë. Kujdesemi dhe për selvinë dhe filizin e bukur e të vrullshëm.
Nga Kristaq F. Shabani, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Përshendetje këtij auditori prestigjioz dhe inteligjent!…
Prezenca elitare e shpreh më së miri këtë .
Kënaqësia ka kufij të epërm, në moment nxitëse, impulsuese, ngjyrore, sikundërse është “arkitekturuar” kjo ceremoni pegasiane me teh dhe kahje vlerësuese.
Vlerësimi i kontributit, edhe në sferën e produktit mendimor, është i nevojshëm, sinjifikativ, pasi kjo rrjedh nga roli parësor, lideror i këtij produkti.
Të vlerësosh do të thotë të nderosh “Ajkën’ dhe vetveten.
Të vlerësosh do të thotë të evidentosh pozitivitetin; do të thotë të gjallosh jetën dhe ecjen.
Të vlerësosh individin, grupimin, shëmbëlltyrë e “galerisë” së personazheve aktivë, do të thotë të sfumosh përhumbjen, të gjallosh ekzistencën, t’i shtosh asaj ritmet dhe të shndërrohesh në modul e pse jo dhe dhe në idhull.
Duke mos përdorur vlerësimin, stimulin një shoqëri është e vakët, mos vlerësuese, apatike, pa nerv, me shterrim klorofile dhe me rendje ndaj meititetit dhe atrofizimit, duke trajtuar individin e saj përpjekes me syrin e “Njerkës”, duke i rrëzuar gjelbërimin e shpirtit. Kështu ndodh dhe përftohet keqas : venitja, stepja, shtangia, cungimi, verbëria e tjerë.
Në këtë kontekst diagramues, kryefjalëzon e sfidon në teatrin e veprimit ndërgjegjësor lulëzimi i asaj parabolike profetike, shprehur vite më pare te “Virtyti i thyer” : Rivrasja e Profetit,/ Kacavarrja e Majmunit…/ Ringjallja e Profetit,/ Ditën e lexoj përsëmbari.
Ndaj, ne pegasianët, në dy dekada, lëvizim vrullshëm, gjallojmë në këtë pluralitet mendimi; nuk njohim hapësirë të ndarë nga “Vilarët e Verdhë” që dramacitetet e kohëve të plakura dhe të shushatura nga prapësitë e kukafshehtësive, prerjeve, copëtimeve, i kemi sfiduar me lartësi intelektuale dhe kreative duke rikonturuar gjithë hapësirën shqip.
Sa ëmbël është të shkruash dhe të këngërosh të lashtën, gjuhën amë, atë që dha kontribut tipik në Perandorinë fjalës!
Ndaj jemi sot këtu të çelemi,
Ndaj jemi sot këtu të gazmohemi,
Për më të shquarit e Vitit.
Ndaj na lulojnë kopshtet e syve,
Ndaj rrugëtimi ynë i kthjellët : Synimi drejt qiejve.
Titujt dhe çmimet pegasiane mbartin me vete: qindra romane, vëllime, qindra studime, këngë poezi, proema, anekdota, anuarë, skica tregime, gjini muzikore, ese, hajk, pikturë, skulptura, pozime, mendime kritike , nota melodiuese në pentagrame, koncerte këngësh e tjerë. Ne këndvështrojmë ardhmërinë me syrin e bukur dhe dëshirën e mirë. Kujdesemi dhe për selvinë dhe filizin e bukur e të vrullshëm.
Pasthirrma shpërthyese në kahje kënaqësie… Pikëçuditëset shumohen. Akademia Pegasiane vlerëson, pasi dhe vlerësimi është gjetje.
Me veprimtaritë polidimensionale kemi projektuar dhe realizuar një agmi vlerësuese në Shqipëri , Kosovë, Maqedoni , ashtu sikundërse po ndodh në të gjithë hapësirën pegasiane. Dita e sotme duhet konsideruar si një ditë ogurmirë, e cila hap Kanata të reja , lidhësi e prurje të reja nga kudo, nga çdo kush…
Ne vijojmë rrugëtimin tonë të prezantimit dhe të promovimit te vlerave.

Suksese të çmuarve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Festaniada e titujve pegasianë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: