Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ARDIAN DEDI "RRUGA QĖ S’TĖ KTHEN MĖ"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11542
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: ARDIAN DEDI "RRUGA QĖ S’TĖ KTHEN MĖ"    Sun Nov 26, 2017 5:31 pm


RRUGA QĖ S’TĖ KTHEN MĖ

Sa afronte stina e dasmave dhe bashkia miratoi njė plan tė ri urbanistik, qė qyteti tė zhvillohej nė fushė.
U ndėrtua bulevardi kryesor dhe, nė tė dyja krahėt e tij institucione, si: bankat, spitali, pallate, farmacitė, lulishte, gjykata, prokuroria, dyqane, teatri, policia, kisha, klube, restorante, univesiteti, burgu dhe, nė fund tė tij, varrezat dhe aeroporti.
Arjanit, nė moshėn 21 vjeēare, iu mohua e drejta e studimit. Nuk u dekurajua dhe i pėlqente tė mendonte se ishte skllav i lirisė. Ai dinte se, ligjet e atyre qė tashmė ishin nė varreza mbizotėronin nė jetėn e pėrditshme. Pas gjithė kėtyre telasheve vėshtron pėrpara dhe mbėshtjell me mospėrfillje gjithēka, por ėshtė gjithmonė dikush qė s’harron.
- Duhet tė iki, sa mė shpejt, kėtej, - mendoi Arjani, duke lėnė pas mosmirėnjohjen. - Dyert e kėtyre institucioneve janė tė mbyllura pėr mua. Jam nė hasmėri me kėtė pushtet. Dhe, vėrtet, tė gjitha ruheshin me policė. Kėtu tė gjithė mė konsiderojnė si armik, njė rrugėtim me problem ky.
Kaloi shumė kohė me kėtė monotoni, derisa, nė kėtė rrugė, u hap njė konsullatė. Aplikoi pėr vizė dhe, ditėn qė do tė ikte, bleu dhe njė aparat fotografik. E ndiente qė po nisej nė njė rrugė nga ku nuk do tė kthehej mė, ndaj shtrėngonte nė duar aparatin fotografik. Donte ta dokumentonte tė ardhmen. Sapo u nis avioni, ra nė gjumė tė thellė. Midis reve, iu bė se nė sediljen, pėrkrah, u ul njė plak.
- E ndiej qė ky fat ishte i paracaktuar, - iu drejtua Arjanit. – Pse gjithė kjo urrejtje?
-Ti do tė kesh tagėr ta trashėgosh arsyen, - iu pėrgjigj plaku. - Mos u mėrzit.
- Unė zgjodha rrugėn e letėrsisė, por nuk e di sa real ėshtė ky projekt, qė, nė fakt, ėshtė rruga e sė vėrtetės. Dola nė pėrfundim se edhe liria ėshtė njė njė farė skllavėrie.
Nė kėtė qytet m’u shkatėrrua e shkuara. Ē’tė ardhme mund tė kem unė?- foli plot dėshpėrim Arjani, - kur e vėrteta, arsyeja, e drejta, shkatėrrohen prej etjes sė verbėr pėr shumim.
- Ky drejtim ėshtė i duhuri, gjendet gjithmonė njė hap pėrpara, shmang pikėpyetjen dhe pikėēuditėsen nė fund tė epilogut, tė cilat s’janė gjė tjetėr, veē miopi.
- Ky aksion i pėrgjithshėm mbizotėrohet nga e mira. Gjithashtu ato qė na bashkojnė janė mė tė shumta, se ato qė na ndjejnė. Tė dyja kėto janė njė arsye pse ngrihesh nė mėngjes, - shtoi plaku.
- Si lindja, si vdekja, qė tė dyja janė jashtė kontrollit , ndėrkohė qė tė zotėrosh energji, do tė thotė qė tė jesh dhe i dhunshėm.
- Kur jeta e humbet kuptimin, humbet dhe ekuilibrin. Megjithėse jam dėshmitar i shumė vdekjeve, kjo e vėrtetė, mė shtyu tė jetoj, duke mė frymėzuar. Gjithashtu, si bir i denjė i kėtij universi qė rrotullohet rreth vetes dhe unė, duke kryer xhirron nė bulevard, ēdo ditė, deri nė fund, kthehesha nė shtėpi, - foli Arjani.
- Tani s’je mė i dobishėm kėtu, - iu pėrgjigj plaku, duke shtuar, - se ta jetosh jetėn pėr ato ideale qė luftove ti, ėshtė i vetmi kuptim i jetės.
- Ku vemi kėshtu ?- pyeti Arjani
- Drejt shpresės, - foli plaku nė mėnyrė enigmatike, gati- gati, si i dehur dhe shtoi, pas njė grimase tė shkurtėr:
“Duke kėrkuar paqen. Ky udhėtim epik ėshtė rruga e mbijetesės.
- Duke jetuar ēdo ditė, nė kėtė qytet, pata pėrshtypjen e gabuar tė pafundėsisė, por s’qenka kėshtu! Dhe kjo masė e papritur vjen nė njė moment triumfi, - foli, pa u menduar shumė, duke i vėnė pikė bisedės Arjani.







Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
ARDIAN DEDI "RRUGA QĖ S’TĖ KTHEN MĖ"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: