Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 GĖTE “Afritė pėrzgjedhėse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11542
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: GĖTE “Afritė pėrzgjedhėse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani   Sun Nov 26, 2017 4:17 pm


Aristidh Ristani

GĖTE

“Afritė pėrzgjedhėse“
Roman
Fragment nga "DITARI I OTILIES"

Me nderim e mirėnjohje pedagoges sime
tė dikurshme tė gjermanishtes nė Universitetin
e Lajpcigut, zonjės Rosemarie Freyer, e cila
ma pati dhuruar origjinalin me urimin qė njė ditė
tė arrija e ta pėrktheja nė gjuhėn time amtare kėtė
vepėr tė shkėlqyer tė shkrimtarit tė madh gjerman.
PĖRKTHYESI

Hedhim nė ditar njė mendim tė bukur qė kemi lexuar, ose diēka tė rrallė qė kemi dėgjuar. Por, po tė merrnim mundimin e tė zgjidhnim nga letrat e miqve fakte interesante, mendime origjinale, fjalė tė menēura fluturake, atėherė do tė pasuroheshim shumė. Letrat ruhen qė tė mos lexohen mė kurrė; mė nė fund zhduken pėr arsye fshehtėsie, dhe kėshtu davaritet pėrgjithmonė, pėr ne e pėr tė tjerė, mė i bukuri, mė i drejtpėrdrejti flurim jetėsor. Dua tė heq dorė nga kjo pakujdesi.

Dhe kėshtu pėrralla nis e pėrsėritet ēdo vit nga fillimi. Tani, falė Zotit, ndodhemi sėrish nė kapitullin mė tė bukur tė saj. Manushaqet dhe lulet e majit janė nė vend tė titujve e tė ilustrimeve. Kemi pėrherė njė ndjesi tė kėndshme kur i shohim prapė tek shfletojmė librin e jetės.

Shajmė tė varfrit e sidomos tė miturit kur rrinė rrugėve dhe lypin. Mos vallė nuk vėmė re qė ata bėhen aktivė sapo gjejnė diēka me se tė merren? Ende pa shpalosur mirė natyra ato thesaret e veta tėrheqėse, fėmijėt turren me vrap tė bėjnė ndonjė punė; asnjėri syresh nuk lyp mė, secili tė zgjat njė buqetė me lule; i ka mbledhur kur ti ishe akoma nė gjumė, dhe kėrkuesi i lėmoshės tė vėshtron me po aq pėrzemėrsi sa edhe dhurata e tij. Askush nuk duket si mjeran kur ndien se ka njėfarė tė drejte tė kėrkojė.

Po pse viti ėshtė nganjėherė kaq i shkurtėr e nganjėherė kaq i gjatė? Pse ngjan kaq i shkurtėr e kaq i gjatė nė kujtime? Kėshtu m’u duk viti qė kaloi, dhe askund gjetkė nuk e ndiej aq thellė sa nė kopsht atė pleksjen e fortė mes gjėrave kalimtare e gjėrave jetėgjata. E megjithatė, nuk ka asgjė aq fluturake sa tė mos lėrė pas ndonjė gjurmė nga vetvetja.

Njeriu mund ta quajė tė bukur edhe dimrin. Tė duket vetja si mė e lirshme kur ke para syve pemėt qė ngjajnė si fantazma, si diēka aq e tejpashme. Ato s’janė asgjė, por as nuk fshehin gjė prej nesh. Mirėpo, kur vjen njė ditė dhe bulojnė prej tyre sytha e lule, s’na durohet gjersa tė shpėrthejė tėrė gjethnaja, gjersa peizazhi tė vishet i tėri me blerim dhe pemėt tė marrin forma tė qarta.

Ēdo gjė e pėrkryer nė llojin e vet duhet tė ngrihet mė lart, duhet tė shndėrrohet nė diēka tjetėr, nė diēka tė pakrahasueshme. Bilbili nė disa dredhule mbetet ende zog, por mandej ngrihet sipėr llojit tė vet dhe ngjan sikur kėrkon t’i tregojė tėrė shpesėrisė se ē’ėshtė kėnga e vėrtetė.

Njė jetė pa dashuri, njė jetė larg tė dashurit s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė comédie į tiroirs, njė pjesė e keqe teatrore me sirtarė. I tėrheq njėrin pas tjetrit, i shtyn prapė dhe ngutesh tė kalosh tek i mėtejmi. Ēdo gjė e mirė e me vlerė qė has aty, ka njė lidhje mjerane me tė tjerat. Kudo duhet t’ia nisėsh nga e para dhe gjithandej do tė doje t’i jepje fund.

(Johann Wolfgang von Goethe: “Afritė perzgjedhėse”, titulli i origjinalit: “Die Wahlverwandtschaften”, Roman, Botimet “SANTORI”, Tiranė 2015, 310 faqe.)
Perkthyer nga: ARISTIDH RISTANI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
GĖTE “Afritė pėrzgjedhėse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: