Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ERIH MARIA REMARK “Njė natė nė Lisbonė” Roman

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11542
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: ERIH MARIA REMARK “Njė natė nė Lisbonė” Roman   Sun Nov 26, 2017 4:13 pm

ERIH MARIA REMARK

“Njė natė nė Lisbonė”
Roman

Ishte marramendja e tė mėrguarit nė formėn e saj tė kulluar, zbrazėtira nė stomak, lėmshi nė grykė dhe dhimbja nė rrėnjėt e syve. Ajo qė njeriu, pėr pesė vjet me radhė, ėshtė pėrpjekur ta varrosė, ta harrojė e t’i largohet si njė tė sėmuri nga kolera, nxjerr krye prapė: kujtimi vdekjeprurės, kanceri i shpirtit, qė mbėrthen emigrantin! U orvata tė shpėtoja nga kjo lėngatė. Si edhe mė parė, u ktheva tė sodisja tablotė e paqes e tė qetėsisė, tablotė e Sislejt, tė Pisaros e tė Rėnuarit; rrija me orė tė tėra nė muze..., por tani efekti ishte i kundėrt. Kėto piktura nuk mė qetėsonin mė, pėrkundrazi, ato nisėn tė thėrrisnin, tė kėrkonin, tė mė kujtonin njė vend tė pashkretuar akoma nga gėrbula e murrme, tė mė kujtonin disa mbrėmje nėpėr rrugė, mbi muret e tė cilave lulėzonin jargavanėt, buzėmbrėmjet e praruara tė qytetit tė lashtė, kambanoret e blerta, rreth tė cilave silleshin fluturim dallėndyshet..., dhe gruan time.

Jam njeri i zakonshėm dhe nuk kam cilėsi tė veēanta. Me time shoqe kisha jetuar katėr vjet, siē ėshtė zakon tė jetohet, pa vėshtirėsi, rehat, por jo me ndonjė pasion tė madh. Pas muajve tė parė, marrėdhėniet tona ishin bėrė ajo qė quhet njė martesė e mirė, njė lidhje ndėrmjet dy njerėzve qė pranojnė se respekti i ndėrsjellė ėshtė bazė pėr njė bashkėjetesė tė qetė. Nuk na vinte keq pėr mungesėn e ėndrrave. Tė paktėn, kėshtu mė dukej mua. Ishim njerėz tė arsyeshėm dhe e donim njėri-tjetrin.

Por gjithēka ndryshoi: nisa ta qortoja veten qė kisha bėrė njė martesė aq tė rėndomtė. Kisha humbur aq shumė gjėra. Pėrse kisha jetuar? Ē’po bėja tani? Fshihesha dhe rroja me tė keq. Gjer kur do tė vazhdonte kėshtu? Dhe si do tė pėrfundonte? Do tė shpėrthente lufta, dhe Gjermania do tė fitonte. Ishte i vetmi vend i armatosur gjer nė dhėmbė. Ē’do tė ndodhte mė pas? Ku do tė fshihesha po tė mė mbetej akoma kohė e frymė? Nė ē’kamp do tė vdisja urie? Pas ē’muri do tė mė shembte pėrtokė ndonjė plumb pas zverkut, po ta kisha kėtė fat?

Pasaporta, nė vend qė tė mė jepte qetėsi, mė hodhi nė dėshpėrim. Vrapoja rrugėve gjersa lodhesha aq shumė, sa nuk mund tė vazhdoja mė tutje; por s’mund tė flija, sepse, edhe kur mė zinte gjumi, pėrsėri mė zgjonin ėndrrat. Shikoja time shoqe nė njė bodrum tė Gestapos, e dėgjoja tė thėrriste pėr ndihmė nga oborri prapa hotelit, dhe njė ditė, tek po hyja nė Café de la Rose, m’u duk sikur e pashė fytyrėn e saj nė pasqyrėn e varur shtrembėr pėrballė derės, tė zbehtė, me sy tė pikėlluar; ajo fytyrė u kthye nė njė ēast nga unė dhe, sa hap e mbyll sytė, u zhduk. Ishte aq e gjallė, sa m’u bė sikur do ta kapja me dorė dhe aty pėr aty shkova me vrap nė dhomėn qė ndodhej prapa pasqyrės. Si pėrherė, dhoma ishte plot me njerėz, por ajo nuk qe midis tyre.

Pėr disa ditė kjo m’u bė si njė ide fikse: mė dukej sikur edhe ajo kishte ardhur qė matanė kufirit dhe po mė kėrkonte. Qindra herė e pashė tė dilte nga njė qoshe, tė rrinte ulur mbi njė stol nė Kopshtin e Luksemburgut dhe, kur i afrohesha, mė dilte pėrpara njė fytyrė e panjohur dhe e habitur; e shikoja t’i binte mes pėr mes Sheshit tė Konkordės mu nė ēastin kur lumi i automobilave do tė vihej sėrish nė lėvizje, dhe mė ngjante sikur qe me tė vėrtetė ajo: ishte ecja e saj, mėnyra si i mbante supet, mė ngjante madje sikur njihja edhe veshjen e saj, por, kur polici e ndalte mė nė fund vargun e makinave, dhe unė vrapoja pas saj, vija re qė ajo qe zhdukur, e gėlltitur nga gryka e zezė e metrosė... Dhe, kur zbrisja poshtė, nė platformė, shihja vetėm dritat tallėse tė bishtit tė trenit qė zhdukej nė errėsirė.

(ERICH MARIA REMARQUE: “Njė natė nė Lisbonė”,
Titulli i origjinalit: “Die Nacht von Lissabon”,
Roman, Shtėpia botuese “FAN NOLI”, 258 faqe.)
Perkthimi ;Aristidh Ristani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
ERIH MARIA REMARK “Njė natė nė Lisbonė” Roman
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: