Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 16 ... 29, 30, 31, 32  Next
AutoriMesazh
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi


Female
Numri i postimeve : 49
Age : 40
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyThu Apr 16, 2009 1:52 am

Në mundsh...

- nga: Rudyard Kipling -

Ne mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh-dhe vetes ti besosh,
sa here tek ti dyshojne e s'te perfillin-
por dhe dyshimet drejt ti gjykosh...

Ne mundsh te rrish ne pritje ,nga pritja pa u lodhur,
a, kur te urrejne,urrejtje te mos ushqesh,
madje,ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
me thjeshtesi ,me to pa rene ndesh.

Ne mundsh te mendosh,por jo gjer ne shkaterrim,
te enderrosh,por jo si rob enderrimesh,
dhe ti trajtosh njelloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh

Ne durofsh dot qe theniet e tua te drejta
ne kurthe per tratharet, kopuke te ti kthejne,
ti shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
e prape ti ndertosh me vegla qe nuk vlejne.

Ne mundsh fitoret qe ke korrur ti flijosh
si ne kumar, ne nje te vetme loje,
te rrezikosh ,te humbasesh e prape te fillosh
dhe humbjen kurre te mos ta zesh ne goje.

Ne i detyrofsh dot muskul,nerv, puls e zemer
te te sherbejne edhe kur gjithçka duket e kote,
e te qendrosh kur s'ke asgje me veç vullnetit
qe vetëm nje fjale "Qendro!" gjithnje te thote.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.

Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë-dije dhe mos ke asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe Burrë do jesh, o biri im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi


Female
Numri i postimeve : 49
Age : 40
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyThu Apr 16, 2009 1:54 am

Kangët e pakëndueme

- Migjeni -

Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme,
te cilat ende vuajtja as gezimi s'i nxori,
te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme
me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori.

Thelle ne veten teme kanget e mija jesin...
e une jam vullkani qe flen i fashitun
por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun
ne njimije ngjyra te bukura, qe nuk vdesin.

Por a do te vije dita kanget me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! se liria filloi me lulezue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen.

O kanget qe fleni, reliket e mija
q'ende s'keni prekun as nji zemer te huej,
vetem une me ju po kenaqem si femija,
une - djepi i juej, ndoshta vorri i juej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi


Female
Numri i postimeve : 49
Age : 40
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyThu Apr 16, 2009 1:55 am

Të birtë e shekullit të ri

- Migjeni -

Na te birt e shekullit te ri
qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij,
e cuem grushtin per me luftue
nder lufta te reja
dhe me fitue...
Na te birt e shekullit te ri,
filizat e nje toke se rimun me lot
ku djerse e ballit u dikonte kot -
se dheu i yne qe kafshate e huaj
dhe ne marrezi duhej shume shtrejte t'u paguej
Na te birt e shekullit te ri
vllazen te lindun e te rritun ne zi,
kur tinglloi cast'i yne i mbrame
edhe fatlume
ditem me thane:
s'duem me humbe
ne loje te pergjakte te historis njerezore,
jo! jo, s'i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndergjegje dhe mendimi te lire!
S'duem per hir
te kalbsinave te vjetra qe kerkojne "shejtnim"
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
qe te vajtojme prap, kanget e trishtimit,
- kangen monotone, pa shpirt, te skllavnis -
te jem' nji thumb i ngulun nder trute e njerezis.
Na te birt e shekullit te ri
me hovin tone, e te ndezun peshe,
nder lufta te reja kemi m'u ndeshe
dhe per fitore kem me ra fli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi


Female
Numri i postimeve : 49
Age : 40
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyThu Apr 16, 2009 1:56 am

Kanga e rinis

- Migjeni -

Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!
Thuaja kanges, rini, pash syt e tu...
Nxirre gezimin tand, te shpertheje me vrull...
Mos e freno kangen! Le te marri udhe.

Thueja kanges, rini, pash syt e ty...
Te rroki, te puthi kanga, te nxisi me dashnu
me zjarm tand rini... Dhe te na mbysi dallga
prej ndjenjash te shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kanges dhe qeshu si femi!
Kumbimi i zanit te perplaset per qjelle,
dhe te ketheje prap te na - se hyjt ta kane zili,
e na te duem fort si duem nje diell.

Thueja kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote!
QESHU RINI! QESHU! BOTA ESHTE E JOTE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi


Female
Numri i postimeve : 49
Age : 40
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyThu Apr 16, 2009 1:57 am

RECITAL I MALCORIT

- Migjeni -

O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,

Une - lugat! SI hij'e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire...
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.

Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!

Po une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?

O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi


Female
Numri i postimeve : 49
Age : 40
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySun Apr 19, 2009 5:15 am



Armiku im


- Mimoza Ahmeti -

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi


Female
Numri i postimeve : 49
Age : 40
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySun Apr 19, 2009 5:18 am

ETERIT

- Zhuljana Jorganxhi -

Etërit na ikën...
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta,
si jeta e tyre.

Na ikën...
Cdo ditë e më shumë
ua numërojmë të mirat...
Ku ishim më parë
ne bijtë, ne bijat?!

Tani, që s'i kemi,
ah, dhe një çast t'i kthenim!
Të bëjmë ca rrugë
andej nga Liqeni,
t'iu japim një kafe,
që s'ua dhamë te "Rinia"
dhe tutje më shumë
t'iu bëjë pleqeria...
Rradhëve mos t'i lodhim
në asnjë lloj dyqani,
Mbrëmja mos heshtojë
me sy tek ekrani.
Të nisim udhë bisedash
për botën anembanë,
një gotë, çdo mbrëmje
ta pimë me etërit tanë...

Cfarë s'japim,
t'iu jepnim,
ato, që dot s'ua dhamë!
Të urtëve,
të pafjalëve,
të mirëve,
etërve tanë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi


Female
Numri i postimeve : 49
Age : 40
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySun Apr 19, 2009 5:26 am

Deshire dhe Heshtje


- Ervin Hatibi -


Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kthehem une
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mimoza rexhvelaj
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Female
Numri i postimeve : 1
Age : 43
Vendi : malsi e madhe
Registration date : 03/04/2009

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyMon Apr 20, 2009 1:45 pm

Jam ere
Mimoza Rexhvelaj

Eci udhes
ku me shpien
kembet e mendjes......
hijeve m,kafshojne kujtime.......

Eci si ere....
e lehte
e forte
e stuhishme
si uragan
Eci ne eren e perjetesise
pa qene e perjetshme.
Fluturoj ne hapsire
Horizoti
eshte varri ime...........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyTue Jul 07, 2009 11:40 am

Shqipe Sadiku


[color:722a="DarkRed"]ENGJUJT DO TË QAJNË PËR NE


Më ka marr malli lotët po shterrojnë

Telefoni mallin po ma hjek ngapak

Dua të të përqafoj të ndjej se je me mua

Mallin tim ta shuaj në buzët tua...


Jeta sikur është bërë monotone

Ndoshta digjesh për mua unë dashuroj zemrën tënde

E mallkoj gurbetin dhe këtë largësi

Dhe lus ZOTIN të bashkohemi ne dy.


Kur përmallohem ulem dhe mendoj

Emrin tënd të bukur shpeshherë SHQIPTOJ.

Në zemër dëshirat të ngujuara mbesin

Kur të shoh hijën tënde LOTËT do të ndalen.


Përditë dy pika loti pikojnë në shtratin tim

Njëri është për MUA dhe tjetri është për TY.

Nëse ENGJUJTË; më pyesin

Do t’iu them

Që të kam vetëm ty

Kur në emrin tim betohesh

Edhe ENGJUJTË do të qajnë për NE.!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyTue Jul 07, 2009 11:41 am

Merita Neziri


 


KUR ISHA ME TY 



Ti dhe unë 

 

Ishim të dashuruar

Njëri tjetrin donim shumë,

Sikur në parajsë 

Vetja më dukej

Kur isha në krahët e tu ...


Kur isha me ty

Ndjeja mbështetjen e tërë botës 

Me ty isha më e lumtura femër

Për asgjë tjetër nuk mendoja...


Kur isha me ty

Jetën e doja shumë

Por më shumë 

Të doja ty. 


 

DASHURIA OBJEKT I JETES 


E ëmbël është dashuria

E pasur me dëshira të pafundta

E bukur për ata që dashurohen

Ata nuk kanë vërejtje asnjiherë...


Kur dashuria bëhet objekt i jetës

Nuk mund ta nxjerrësh nga zemra

E ta largosh nga mendja

Asnjiherë nuk mundesh...


Ndoshta në zemrën tënde hynë dikush tjetër

Por zemra për ty loton përherë...

Dhe për mua

Dashuria bëhet objekt i jetës...




DASHURIA PA PERGJIGJE 


Dashuria nuk ka përgjigje

Me fjalë nuk shprehet

Ajo flet me sy

Me zemër përjetohet...


Asgjë mos më thuaj

Them unë

Zemra ime të don...


Nuk them asnjiherë

Se nuk je për mua

Si reagon zemra jote

Atë nuk e di...


Dashuria nuk flet

Ajo futet thell në zemrat tona

Nuk qesh dashuria

Vetëm të qajë mundet...

 

 E BUKËR ËSHTË DASHURIA 


Dashuria nuk është e bukur

Vetëm kur buzët takohen

E zemrat i këndojnë

Vazhdimësisë sonë të lumtur...


Dashuria është e bukur

Edhe kur jemi afër

Flasim, bisedojmë

Dhe zemrat zëvendësojnë

Këngën e bilbilave...


Dashuria është e bukur

Kur i buzëqeshim ardhmërisë

Ngrohtësitë e shpirtërave

Të trazuar rinor

I shkëmbejnë mesazhet

Për jetën e re...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySat Sep 12, 2009 10:57 pm

S H O K E T

Shoke ata ishin
Gjithmone bashke, ne cdo beteje.
Ylli qe mbanin ne balle
Ndriste neper naten sterre.

Ja nje dite ne mes thellimit
Shoku i tyre plage - rende
"- Merrjan i- ju tha - per mua,
Niseni tani nje kenge..."!

Sy me sy u pane shoket
Shpirt lenduar, zemer-vrare.
Neper uturime te eres
Nisen nje kenge ngadale....

U ngrit kenga si gjemimi
Permbi mal e permbi shkemb.
....Kur mbaruan shoku i tyre
S'ish ne jete, por ish ne kenge..!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyTue Sep 15, 2009 10:32 pm

Elegji

Pas shpine mal, perballe det,
Vend qe e ha enigma e vet.
Enigma e ujkut qe me bisht
Delet qe prek e ndjekin cmendurisht.

Bregdetin perle e dheun ar,
Kam prona e s’jam askund pronar.
Kam mençuri, s’jam diplomat,
Bej art e s’gjej dot mecenat.

N’Europe rroj, s’jam as Azi
Qaj nen nje Shpend tri Shqiperi
Kam nafte e krom e shkoj shes gjak
S’rroj as si indigjen, zezak…

Ky vend shtrydh vaj nga drunjte e vet
Sa ç’derdh Shkumbini uje ne det
Ky vend qeth lesh nga dhente e tij
Sa vesh me triko tri Greqi.

Tri Franca me madem per top
Dhe tri te tjera molle i ngop.
Me drite e ndrit Ballkanin krejt,
Me plazh e thek nje kontinent.

Rroj ne Paris, jam parisian
Kam gen sojlliu si princ gjerman.
Nevaden njoh, çudira shpik,
Sa here shpetoj nga bishti i lig.

Ti token fal e varrin ble,
Ke president e strehe s’ke.
Ke burreri, perdite e tret
Ne radhe e shtrydh, ne zyra e vret.

Tre burgje mban ne nje çati,
Tri uniforma ne nje shtepi.
E besen mburr, e besen prish
Balade e thur mes pabesish.

S’ngrys as tri dite ne tri parti
Nderron tri fe per tre dhrahmi.
Shtron fle perdhe e ar tregeton
Bordell nuk ke e kurveron.

S’njeh skllaveri e foshnja shet,
S’njeh kult e qan nen monument
Ndjek pas çdo prijes çmendurisht
Si delja qe ujku e prek me bisht.

O popull, bre, klith uleri,
Kaq zyra pse, kaq ministri?
Ben banakierin milioner,
Flak tre poete, mban nje kapter.

S’te tremb as plumb, as peshkaqen,
Me tra Otranton kapercen.
Nje moter qan, nje nuse klith,
Ti thua “mos” e duart lidh.

Fal pasuri, jap shpirtin tim
E marr perbuzje e burg shperblim.
E nen Flamur me Shpend te Zi
Coptuar qaj tri Shqiperi…

Ç’pendim, ç’flijim prej meje pret
Ky vend qe e ha enigma e vet?
E ç’qenka, oh, gjithe ky shkretim,
O zot, nga ç’fron leshon mallkim?

K.Petriti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyTue Sep 15, 2009 10:43 pm

Ata që ma shanë Atdheun

Ma shanë atdheun, ma shanë nga nëna,
në një bar, mbushur me të bardhë e negër...
Shtrëngova dhëmbët të mos më çahej zëmra,
e mbi ta tė lėshohej si bishė e egėr...

Ma shanë atdheun buzë detit Egje.
Si m'u mbyll goja e nuk volla mallkime!?
Po për kë t'i shaja!? Ata s'kishin atdhe...
Ma shanë atdheun, në gjuhën time.

- F.Konica -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyWed Sep 16, 2009 12:35 am

me ler ne rroberine time,
ne endrat plot dhembshuri
dhe ne te ngrysurat kujtime,
qe te mi zhdukesh smundesh ti.

ta thosh cme kish zemër nxirre
me ndje, nem doren lamtumire
pak kohe ndarje dashurisë
te femres ne kraharor trishton

se shpejt clirohet prej merzise
dhe serishmi dashuron.

autori: Pushkin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptyWed Sep 16, 2009 3:35 pm


Kenga e Zgalemit

Mbi të thinjurin shesh të detit
era fryn dhe mblidhen retë.
Midis reve edhe detit kryelartë
shkon Zgalemi si e zezë vetëtimë.
Prek me krahë ai valët,
si shigjetë ngjitet reve, dhe këlthet,
dhe retë gjegjin gazin-klithmë të asaj shpese.
Në atë klithmë e atë furtunë,
Zjarr e flakë zëmërimi dhe besimi në fitore
gjegjin retë në atë klithmë.

Dridhen çafkat e rënkojnë,
përmbi detin përpëliten;
janë gati ato të struken nga ky tmerr
në fund të detit.
Përpëliten, si dhe çafkat,
kredharakët e rënkojnë;
nuk dinë ata të mjerët gëzim lufte,
luftë jete;
i tmerron ata gjëmimi!
Ndër shkëmbinj mbulon i trëmbur
trupn’ e majmë pinguini...

Ngrihet vetëm kryelartë,
me guxim, lirisht Zgalemi
mbi të thinjurin det nga shkuma.
Gjithnjë më tepër ngryset,
gjithnjë më poshtë zbresin përmbi detin retë e zeza
dhe këndojnë e hidhen valët
lart e drejt nga vjen rrufeja...

Bubullon.
Rënkojnë valët:
në atë shkumë zëmërimi po luftojnë ato me erën.
Turma valësh rrëmben era,
i mbërthen ajo me forcë,
i përplas me vrull shkëmbinjve,
duke bërë çika-çika ato masa prej zumrudi.
Po me klithmë shkon Zgalemi,
si e zezë vetëtimë,
si shigjetë i përpin retë,
shkumën valësh heq me krahë.

Si demon, ai vërtitet,
madhështor e kryelartë
ky demon i zi rrebeshi;
qesh e qan ai njëherësh...
Qesh me retë, qan prej gazit.
Në tërbimin e gjëmimit lodhje sheh e ndjen demoni;
ka besim zogu i furtunës;
Retë-diellin dot s’e fshehin!
Era fryn me ulërimë...Bubullon e shkrep rrufeja...
Ndizen retë flakë e kaltër
përmbi detin si greminë.

Kap shigjeta vetëtimash dhe
në gji i shuan deti.
Si gjarpërinj të zjarrtë dridhen mu në det
e zhduken thellë
pasqyrimet e atyre vetëtimave shigjeta.
Ja furtuna! Vjen furtuna!
Kryelartë e trim Zgalemi
shkon me vrull ndër vetëtima
përmbi detin e tërbuar,
që buçet me ulërimë, dhe këlthet-profet fitoreje;

-Sa më tepër e fuqishme le të ngrihet lart furtuna!


- Nga M. Gorki - Perktheu Lame Kodra -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySat Sep 19, 2009 6:14 am

I dashur Atdhe


Me vite jam larguar,
I dashur Atdhe,
Por nuk te kam harruar,
Se shum i embel je.

Kjo zemra me kendon
Per ty, o Shqiperi,
Por prape me lengon,
Se je ne Varferi.

Te fala te dergoj,
Kendej ku jam Atdhe,
Gjithnje po te kujtoj,
Se birin tend me ke.

Asdreni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySat Sep 19, 2009 12:15 pm

Kafshate qe te
mbetet ne fyt
asht o vlla mjerimi
Migjeni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySat Sep 19, 2009 2:45 pm

Kafshate qe s,kaperdihet
asht o vlla mjerimi
qe te mbetet ne fyt
dheteze trishtimi
Migjeni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySat Sep 19, 2009 3:16 pm

Te Birte
e Shekullit të Ri

Na të birtë e shekullit të ri,

që plakun e lamë në "shejtnin" e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja dhe me fitue...
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot -
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej
shum shtRejtë t'u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore -
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje
dhe mendimi të lirë!
S'duem, për hir të kalbsinave të vjetra,
që kërkojnë "shejtnim",
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone,
pa shpirt, të skllavnis -
të jem' një thumb i ngulun
ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySat Sep 19, 2009 5:12 pm

Ti, Shqipëri, Më Jep Nder!

O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.

Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!

Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni...
Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar,
zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySat Sep 19, 2009 5:13 pm

Fjalët e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar
Që t'ju ap pakëz dritë,
Natënë t'jua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
të digjem, të përvëlohem,
Që t'ju ndrinj mir' e të shihni,
Njëri tjatërin ta njihni.
Për ju do të rri të tretem,
As një çikë të mos mbetëm,
Të digjem, të qanj me lot
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem më dëshirë,
Sa të mundt t'ju ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur :
Jam i gjall' e jam në jetë,
Jam në dritët të vërtetë;
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj.
Më është falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa më kënda t'ju bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Në shpirtit kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë...
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë
Unë dua njerëzinë,
Mirësin'e urtësinë.
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si ju dua,
Njëri tjatrinë në doni
Të paudhë mos punoni...
Unë, duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar;
Kam qenë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë...
Dua shum fjalë t'ju them,
Po trembem mos ju bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë 'zjarrtë ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySat Sep 19, 2009 5:15 pm

GJUHA JONË


Vëllezër Shqipëtarë,
të prekim urtësinë,
të zëm udhën e mbarë,
të ngjallim Shqipërinë.

Shqipëria ka qenë
dhe do të jetë,
po sot në ditët tona
të metë të mos ketë.

E ka nderuar Zoti
gjithënjë Shqipërinë
ish fort mirë qëmoti,
do bëhet dhe taninë.

Ajo ish koh’ e zjarrtë
dhe kish mundime tepër,
po sot pëndë dhe kartë
na duher, nuk tjetër.

O burra Shqipëtarë
të marim dituritë,
se s’ është koh’ e parë,
tani lipsetë dritë.

Të shkruajm gjuhën tonë
kombin të ndritojmë,
gjithë ç’ është e ka qenë
ngadalëzë ta mësojmë.

Pa shihni ç’gjuhë e mirë!
Sa shijë ka e hije,
ç’e bukur edh’ e lirë,
si gjuhë Perëdije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySat Sep 19, 2009 8:34 pm

O BIR!



O bir!
Ç'e gjeti, ç'e gjeti shtëpinë përdhese
Mbahej e zeza me ca fije shprese
E mbështolli nata
Nata dhe mandata
U ku ku'!
Si e more vesh, se të desha unë
Erdhi hija jote, vetë kishe punë
Hije nazelie
Bërthama kajsie
Syt'e tu.
Ti na pe ngadalë, ngadal' e ngadalë
Heshtja jote ishte muhabet i gjallë
Na shkrive të dyve
O drita e syve
Me lot!
Varur në mur, shqiponja dhe ti
Dje ishe djalë, sot fotografi
Ditën të vështrojmë
Natën të lotojmë
O bir!
Përmbi varrin tënd bora që ka rënë
Kalë do të bëhet, fjalën na ke dhënë
Merri të dy botët
Me vehte dhe lotët
Zinxhir.
Djalë në Tiranë, burrë në
Gjakovë
Trimi në Preshevë bie në Tetovë
Ngrihu bir nga varri
Shko tek lapidari
Nëna Shqipëri.
Do të vinë djemtë, vajzat
lulekuqe
Pleqtë flokë borë edhe dy
burbuqe
Se të deshën shumë
O deti me shkumë
Rri i qetë, fli!
Kishe emër mbreti, ca fije argjendi
Kalove ylberin, more emrin "Shpendi"
Lulet janë strukur
Skerdilaid i bukur
Dhimbsurisht.
O ti qiell i pa anë, o ti qiell!
Dhe ti hënëzë e prerë, dhe ti diell!
Si s'na thatë asnjë fjalë
Kur na ra ai djalë
Trimërisht.
Varri atje lart, pranë një xhamie
Malet rreth e rrotull, tokë
Shqipërie!
Arratisen lotët
Dhe betohen shokët
Për LIRI!
Ti njeri, a ç'je ti, që qëllove
Komandantin dhe shqiponjën dykrenore
Mos kujto se i ke fikur
Trimat bien për tu ngritur
Përsëri!

Nga Bardhyl Llagami, i ati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 EmptySat Sep 19, 2009 8:40 pm

Ata janë engjëj

Ata vallëzojnë duke ecur
ata ecin duke vallëzuar
ata janë engjëj

Ata fluturojnë në qiell
ata kaltërsitë i kanë atdhe
mos i ndani

Ata besojnë në dashuri
ata nuk dijnë të genjejnë
mos ua rrënoni kullën e bardhë

Ata vdesin për njëri-tjetrin
ata s`dijnë të mashtrojnë
mos i shtyni në vetëvrasje

Ata ringjallen si feniksi
ata kurrë nuk tradhtojnë
mos ua djegni idealin

Mosni njerëz
se ata janë të pandashëm
për jetë të jetëve

Ata ushqehen me fjalën liri
ata veshen me flamur
mos ua merrni ngjyrën
kuq e zi

Ata janë engjëj
L a v d i !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 30 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 30 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 16 ... 29, 30, 31, 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: