Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 16 ... 28, 29, 30, 31, 32  Next
AutoriMesazh
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi

Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 26
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyThu Jan 29, 2009 5:56 pm

Kete poezi kane nevoje ta lexojne shume ketu.

Fjalimi i fundit



Ndërgjegjja njerëzore ka vdekur; n’aheng zhyer,
Ai shkryhet mbi të; kjo kufomë i pëlqen;
Ndonjëherë, gjithë gaz, sygjak e i ndërkryer
Ngre dorën e i bie së vdekurës qe s’ndjen.

Korrupsioni i sjell të ardhura gjyqtarit.
Kur sheh ç’bëjnë klerikët njeriu e humbet,
Gërmojnë e gjejnë qesen në arën e poçarit;
Krishtin që shiti Juda, Siburi prapë e shet!

“Qesari mbretëron. Vet Zoti i lavdëruar
E zgjodhi,-thonë ata.- Popull falju me shpirt!”
Teksa me duart mbyllur shkojnë duke kënduar,
Duket nëpër gishtërinj floriri si u ndrit!

Oh! Gjersa të qëndroj në fron ky horr nga princat,
Me bekimin e papës perandor,-maskaraj,-
Në njërën dorë sqeptrin, në dorën tjetër pincat,
Karli i Madh prej Mandrinit që e gdhendi satanaj;

Gjersa të bëjë pallë duke bluar me dhëmbë
Besë, nder e virtyt, zulmin tënd, o atdhe,
Si derri në batak i zhytur kokë e këmbë
Sa kohë që të jetë ky turp i zi mbi dhe;

Edhe sikur të arrinte poshtërsia në jetë
Sa që ta adhuronin atë që ndjell ndot,
Edhe sikur Anglia e Amerika vetë
T’i thoshin mërgimtarit: “Shko se nuk të mbajmë dot!”

Dhe si fletë e këputur të vërtiteshin ne erë,
Edhe të na mohonin të gjithë gjer në fund,
Dhe sikur mërgimtari të endej derë më derë,
Arratisur, pa i zënë këmbët dhe asgjëkund;

Dhe sikur shkretëtira, ku rrallë shkel njeriu,
T’i zbonte të përzënt e t’ua mbyllte çdo shtek;
Dhe sikur varri i zi të çahej prej vetiu
E të vdekurit jashtë t’i hidhte brek me brek


Jo! S’do përkulem unë! Pa një ankim ne gojë,
Zinë thellë në shpirt, po i qetë e krenar!
Ne syrgjyn zemra ime do të ju përqafojë,
Liri flamuri im! Mëmëdhe,-o alltar!

O shokë të syrgjynit, i falem kultit tuaj;
Republika, o shokë, na lidh e na bashkon.
Çdo gjë që shajnë e shkelin - nder e lavdi e quaj
Dhe damkën unë i vë dhunës që triumfon.

Hakmarrja do të jem e atdheut të gjorë,
Zëri që hedh mallkimin! Goja që thotë: Jo!
Kur lëvrin të tregojnë, Qesar, larot, me dorë,
Birucën – do të them – që po të pret shiko!

Përpara tradhtisë dhe atyre që iu shtruan,
Do të kryqëzoj duart, ballin lart, plot zemërim.
Besnikëri e hidhur ndaj së drejtës që vuan
Shtylla ime ti bëhu, gëzimi e krahu im!

Po! Sa të jetë aty, o Francë, Francë e shtrenjtë,
O nënë e adhuruar që të dua me zjarr,
Do të me qaj syri për ty o tokë e shenjtë, -
Fole e jetës sime dhe i gjyshërve varr!

S’do t’i shoh ato anë ku mendja ime rendën,
O Francë! Veç detyrës, çdo gjë do të harroj.
Me shokët në arrati kam për të ngulur tendën,
Do rri në dhe të huaj, po skllav, jo, nuk rroj!

Do vuaj, do duroj pa u penduar kurrë,
Pa shikuar tjerët në qëndrojnë apo jo,
Në u përkul ndokush që e pandehnim më burrë,
Në ikshin shumë veta që nuk u ka hie kjo.

Një mijë ne qendrofshin, do qendroj edhe vetë;
Edhe njëqind ne mbetshin, nuk tundem, jo që aty.
I dhjeti të jem po qe se mbeten dhjetë:
E ne mbet vec një, - do jemi unë ai!

Victor Maria HYGO
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kastrioti
Fillestar/e
Fillestar/e
Kastrioti

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 55
Vendi : Tetove
Registration date : 29/11/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyThu Jan 29, 2009 8:48 pm

Kur të më jesh e Zemëruar

Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç'ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.


Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:


Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem menc.

Lasgushi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyFri Jan 30, 2009 12:06 am

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.


_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar


Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyWed Feb 11, 2009 7:47 pm

Agrone, keto poezi qe ke postuar ti, e kan vendin tek kjo teme, e jo tek tema: Poezi te krijuara nga Forumistet.

Shpresoje te hasim ne mirekuptim.

Re: Poezi të krijuara nga forumistët

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Icon_post_target nga Agrone Today at 4:52 pm
Puna

o shqiptarë n’atdhe kah jini,
t’ gjitha moshat me gjini,
a thue vallë nji gja e dini,
kush ju jep shpresë e liri,
kush ju jep dritë gaz e qehre,
kush ju bën me u ndje krenarë,
si n’ per fshatra si n’ per shehre,
kush ju jep emnin shqiptarë,
kush ju jepë nderin,stolinë,
edhe namin permbi dhe,
kush esht ai qe mbanë shqipninë,
vetem puna per atdhe,
puna pra puna o te mjerë,
punen shpallne t’shejt e t’ mirë,
mos,lakmoni,n,dhena,tjerë,
se,per,besë,s,ju,bjen,aq,mirë,
puna,puna,e,gzume,puna,
ajo,shejtni,ma,e,ndershmja,e,motit,
ju,bën,t,mirë,mos,me,u,ra,dhuna,
puna,asht,formula,e,sotit,
pun,pra,punë,o,shqiptarë,t,mirë,
punen,shpallne,kult,e,famë,
per,me,qenë,gjithmonë,njerz,t,lirë.
thueni,punes,at,e,amë,
puna,o,vllazen,puna,,e,shejtë,
ësht,e,ëmbel,ësht,hyjnore,
qe,si,len,njerzin,,me,ndejtë,
por,i,lidhë,per,zemre,e,dore,
puna,e,gzueme,qoftë,levdue,
qe,na,e,fali,perendija,
ah,njeriun,qe,e,bën,me,u,gzue,
me,i,r,a,n,buz,gazi,e,hjeshija,
puna,,e,shpeton,nderin,e,token,
puna,i,sjell,t,mirat,mbi,dhe
ajo,e,gzon,edhe,i,jep,doken,
mbi,ftyr,t,globit,jetes,t,re,
shpallne,punen,mbret,mbi,mbret,
permbi,qiell,e,permbi,dhe,
si,mbi,koder,mal,e,det,
si,nen,drit,te,hanes,t,re
puna,le,t,jet,ligj,i,shq*ptarve,
puna,le,t,bahet,ndera,e,juaj,
puna,u,len,emrin,e,t,parve,
mos,me,u shkelë,gjith,këmbes,t,huej
puna,puna,puna,ju,o,vllazen
puna,gjithkah,simbol,per,ju,
puna,u,mban,gjurmen,,e,bazen
puna,u,len,mbi,dhe,me,u,shtu,
qdo,shq*ptar,qe,rrnon,mbi,dhe,
kur,t,takon,ndoj,mik,a,shok,
s,pari,per,punen,ndoj,fjal,t,re,
pastaj,llaf,tjeter,le,t,rrokë,
qdo,shq*ptarë,n,darsem,e,n,gzime,
njiher,punes,ti a,jep,fjalen.
pashë,at,emer,t,shq*pnis,trime,
pun,s,njiher,jepni,levdaten,
edhe,ju,qe,pershendetni,
n,vend,mir,mjesit,ju,lumt,puna,
thueni,kshtu,se,mir,do,t,mbetni,
n,token,tuej,s,do,t,bjen,furtuna,
se,pa.punë,pra,bjen,kiameti,
bjen,varfnija,mbi,dhe,tuej,
ju,bjen,skamja,e,pushteti,
qe,ua,sjell,pushtuesi,i,huej,
puna,lviz,gjlallri,e,mot,
leviz,drita,e,uzina,
puna,i,sjell,t,mirat,n,per,botë,
puna,i,lviz,trena,e,makina,
puna,e,lviz,gjith,puntorin,
gjith,,njrzin,kah,,ec,planetit,
puna,e,sjell,me,mall,sasinë,
e,si,shtrohet,krajl,as,mbretit,
por,se,punes,t,gjith,i,shtrohen,
ajo,esht,mbretresha,e,botes,
ata,njerz,pun,s,qe,i,largohen,
nuk,mund,t,gzojn,frytet,e,tokes,
puna,qesh,n,per,vneshta,e,ara,
puna,,jep,gjak,e gjallri
puna,n,tokë,esht,lindë,e,para,
per,qdo,qenje,e,qdo,njeri,
puna,puna,vetem,puna,
puna,puna,,o,shq*ptarë,
puna,asht,ma,e mir,se,dhuna,
puna,e,ndjek,varfrinë,me,ar,
puna,t,jep,t,mira,mbi,dhe
puna,t,jep.mshir,e,prodhim,
puna,t,mban,moshen,e,re,
puna,t,mbush,zemren,me,gzim,
puna,t,mbron,ah,prej,prej,armikut,
puna,t,mbron,e,qet,me,nder,
puna,t,ban,si,shpat,t,qelikut,
puna,t,jep,emer,.e,vler,
puna,t,pshton,ftyr,e,atdhe,
puna,sjell,drit,,e,m,irsi,
dielli,i,drits,kur,t,shndrit,pa,le,
n,pun,le,t,dalin,plak,e,ri,
n,pun,pra,rroknu,o,shq*ptar,
lidhni,bes,e,lidhni,dorë,
le,t,jet,puna,kulti,i,parë,
qe,t,mos,mbes,shq*ptari,i,gjorë
gjith,kah,jeni,ju,shq*ptarë,
permbi,glob,kah,sillet,dheu,
merreni,punen,sa,ma,parë,
qe,t,shpetoj,me,nder,atdheu,
punen,punen,o,shq*ptarë,
ngritni,punes,permendore,
dilni,n,kopsht,e,dilni,n,arë,
turr,e,vrap.lshonu,n,xehrore,
shkoni,n,pun,hapni,fabrika,
rrxoni,bjshk,hapni,tunele,
n,kamb,o,burra,djem,e,q*ka,,
mbjellni,druj,rritni,zabele,
hapni,shkollla,shtoni,prona,
neper,shkolla,hapni,,sytë
rrrini,n,pun,deri,n,net,vona,
se,n,varfni,dojn,me,na,mbytë,
msoni,shkolla,e,mjeshtri,
per,zanate,e,ingjinjera,
gjith,kah,ka,shqiptar,n,shqipni,
n,pun,me,dalë,ma,rrept,se,era,
n,punë,o,burrra,e,gra,shq*ptare,
gjithkah,flet,shq*optari,shq*p
t,mbushim,banka,e,thesare,
kshtu,e,vrasim,qdo,armik,
kush,s,punon,nuk,asht,shq*ptar,
asht,armik;i,kombit,shtetit;
nuk,do,t,ket,mik,as,kumarë,
hupne,tretene,pertej,detit,
t,papuntor,mos,t,mban,shq*pnija,
le.,ti,shpall,armiq,per,jetë,
mos,i,dasht,as,perendija,
buk,mos,paq*n,sa,nji,fletë,
mos,iu,dhashtë,shq*pnija,ujë,
diell,as,fat,e,rreze,,t,arit,
kush,punon,per,hesap,t,huej,
e,s,punon,per,dhe,t,shq*ptarit,
strini,duer,e,shtrini,dije,
ti,bashkoni,mendje,e,punë,
per,shpetim,t,asaj,shqipnije,
mbjellne,token,plot,me,grunë,
pemë,perime,n,per,qdo,pllamb,
n,per,qdo,vend,mbi,dheun,e,nanes,
t,mos,na,shkel,i,huej,me,kamb,
tue,na,e,marr,driten,e,hanes,
se,me,pun,hasmi,po,u,pritka,
ah,me,pun,qdo,gja,n,binarë,
me,asgja,tjeter,s,po,u,vritka,
jo,armiku,gjakatarë,
as,varfrija,hasmi,i,tokes,
as,gjaksori,belaqorë,
prini,djem,t,shqipni,nanlokes,
shum,.miljon,me,u,bë,puntorë,
ma,puntor,se,japonija,
se,koreja,e,gjermani,
n,ball,per,pun,le,t’ prin,shq*pnija,
si,bajrak,n,mjedis,balllkani,
pun,saktsi,e,disiciplinë,
shpaLlni,punes,dashuri,
ti,shqiptar,gzoje,shqipninë,
per,ti,hjek,dere,varfninë,
puna,puna,puna,puna,
ah,puntor,,ju,ma,t,mir,t,n,botë,
se,mbi,ju,do,t,shtrihet,dhuna,
n,mbetshi,t,varfer,n,jet,e,mot,
sa,po,t,lind,ai,fmija,i,djepit,
tjeter,ninull,mos,i,thuej,
msoja,punen,gjuthkush,t,vetit,
n,fjalë,e,germa,fol,e,shkruej,
shkruej,e,mso,shqiptarë,per,punen,
mbjelle,n,gjak,e,mbjelle,n,gen,
ruaj krimit e hiqe dhunen
gzoju punes kur t e vjen
puna aman kult le te mbetet
puna ligj e puna nderë
se varfriaj keshtu tretet
mund t jetojm me djers e nderë
puna puna punes kendoni
gjithmon punen puna e sht jeta
puna te vlon ka dhe i joni
puna esht caku e verteta

shkruar nga xhelal ferizi nga mergimi
gjermani



Re: Poezi të krijuara nga forumistët


Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Icon_post_target nga Agrone Today at 5:00 pm
VRAPONI NE HIMARE

vraponi ne himarë o plisa
vraponi e dilni nga gurra
o burra shqiptarë si lisa
armiku po vjen me turra

vraponi o te bijt e guximit
vraponi si rrufeja e motit
ajka shqiptare e trimit
sternipt e kastriotit

guret atje ju thrrassin
e vales ndjeshmeria
dhe bjeshket po pelcasin
ka hy ne palcë trinitrija

shqiptar kaho me gjak
te fisit e fares s e vjeter
himaren po ua lidhin me lak
danajt e quajtur greker

dhe dilni te gjith si grejzit prej zguri
nga lisat kur ngucen me krande
shqiptar te granitit ma te fort se guri
vdis o shqiptar per token tande

himara si syt e ballit
si drita q e vjen shejtni
po o qajnë damaret e zallit
e guri po thrret per shqipni

shqiptar a jeni ne jetë
a thue Jeni per t’ gjall vdekë
ku jini o trima me fletë
himares mesyni ne shtek

kahdo shqiptarë qe rrezet
ju bijn ne sy te qerpikut
mos leni shqiptare brezet
ne pranga t’ perjetshme t’ armikut

DHE THUANI TE PAFUNDMIT QIELL
E TE VULLKANSHMIT ZJARR NEN DHE
TE ZJARTIT TE SHNDRITSHMIT DIELL
SE JETë NUK KA PA ATDHE

VRAPONI VRAPONI DREJT HIMARE
SE UJQIT KAN RA NEPER MJEGULL
MOS LENI PERLEN SHQIPTARE
NE KTHERA ME RA SI NJI TJEGULL

SE TJEGULL NUK ESHT HIMARA
NDOJ SPIRR E GURIT E FJERë
POR ESHT ME FUSHA E ME ARA
E MAHNITSHMJA VLERë MBI VLERë

TOKA O BURRA TOKA
E TE PARVE ESHT HIMARA
SHQIPONJA ATJE ME DY KOKA
KA LINDUR MBI DHE E PARA

UJVARAT NA I DUAN E GURET E DETTIT
VATRAT E LASHTA STERGJYSHORE
TE BUKREN BUZEN E BREGUT FUSHAT E BEREQETIT
HIMAREN MA TE BUKUREN ARBNORE

JO JO JU NUK E LESHONI HIMAREN
ATJE UJI ESHT ME SAFIRE
ATJE ME SHEGEN E NAREN
GAZMON QEHRJA E LASHT ILIRE

ATJE KA HY KALI I DRURIT
DANAJT ME PLOT DHURATA
A I NDJENI JU DHEMBJET E GURIT
DHE QYQET ME VAJE TE GJATA

KOBI PO SILLET MBI KRYE
VRAPONI SOT O SHQIPTARë
SE NJI NGA NJI ME NA THYE
KAN DALë HELEN E BARBAR

SHQIPTAR VRAPONI O BURRA
O GRA O VASHA SORKADHE
MOS LENI TE HIMARES GURRA
ARA BASHTINA E LIVADHE

MOS LENI AS SHEGEN E PJEKë
ME GJAK TE KUQ SHQIPTARI
MOS LENI PIPAT ME VDEKë
AS UJIN ME VLERë SI ARI

MBRONI KROJE E LAJTHIJA
E KUMBULLEN ME Të PAPRSHKRUSHMEN SHIJE
MOS LENI ME VDEKë ETNIJA
HIMARA VALA E KALTRIJA

SE VALA ATJE ESHT MAGJIKE
SE UJI ATJE ESHT SHPIRT JETE
SE TOKA E LASHTE ILIRIKE
ESHT ëNDJE MA E BUKUR JETE

O JU SHQIPTARE MBI DHE
KOSOVA E HIMARA SOT
KAN NISE NE MISH ME U BRE
VRAPONI PASH T’ GZUEMIN ZOT




Re: Poezi të krijuara nga forumistët




Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Icon_post_target_unread nga Agrone Today at 5:13 pm
NAIM FRASHERI :

Fjalet e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.

Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.

Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.

Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,

Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,

Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,

Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,

Dua ta djek trupn' e kretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,

Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin' e urtësinë.

Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.

O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t'i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.

Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.

Gjithë tuajt' i kam parë,
Mëm' e at' e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.

Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer' e ndryshuar,

Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj' e balt' e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.

Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë

Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul' e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t'u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar


Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyWed Feb 11, 2009 7:47 pm

Re: Poezi të krijuara nga forumistët


Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Icon_post_target_unread nga Agrone Today at 5:14 pm
FAN STILIAN NOLI :

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.




Re: Poezi të krijuara nga forumistët




Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Icon_post_target_unread nga Agrone Today at 5:20 pm
BARDHYL LONDO

VETEN E VRASIM PERDITE

Veten e vrasim perdite.
Ne tavolina
te pista kafenesh.
Ne rrjeshta
te ndyte gazetash.
Ne qarqe
prapesish, intrigash.
Vritemi
ne nje vdekje te ngadalte.
Dhe, oh, Zot,
s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.
Vjen pastaj nje cast.
Merr revolverin.
Kembeza
nuk hiqet.
Ke vdekur prej kohesh.
I vdekuri nuk vetvritet.

Re: Poezi të krijuara nga forumistët





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Icon_post_target_unread nga Agrone Today at 5:22 pm
FATOS ARAPI

Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban - dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n'erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti




Re: Poezi të krijuara nga forumistët




Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Icon_post_target_unread nga Agrone Today at 5:30 pm
PASHKO VASA

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.




Re: Poezi të krijuara nga forumistët




Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Icon_post_target_unread nga Agrone Today at 5:31 pm
FILIP SHIROKA

Shko Dallendyshe...

Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim.

Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.

Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.

T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.




Re: Poezi të krijuara nga forumistët




Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Icon_post_target_unread nga Agrone Today at 5:34 pm
Fan Noli

Jepni për nënën

C'thote ajo e ve e gjore
Mbretereshe pa kurore
Faqe-cjerre, lesh-leshuar
Shpirt e zemer perveluar
Gjysme e vdekur: " O shqiptare
Nenes mos ja beni varre".

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Qan e lutet nene e mjere
Kerkon vatren edhe ndere
Do lirin' e saj dhe mbrene
Sic e pat me Skenderbene
Bijt' e beses therret prane
Kur i thirri dhe si vane?

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Cilet jane ata tirane
Qe te prene e qe te vrane
Qe te therne bij e bija
Dhe tu nxi tu mbyll shtepia
Derdhni plumba o shqiptare
Gjakun nenes per te marre.

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Cilet bij te tradhetuan
Dhe te ndoqne dhe te shuan
Dhe te lane o shkab' e ngrate
Pa fole, pa zogj, pa shpate
Keta qena o shoke i mbytni
Mbushni gjyle qe t'i shtypni.

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Sa kerkon e sa te duhen
Burrat nga detyra s'druhen
Trimi i mire do t'te jape
Sot me vrap e neser prape
Hidhni, Hidhni tok dollare
Te mos mbetemi te share.

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Do te ndihim pa kursyer
Per ty, nena jone e vyer
Qe me drit' e nder te thuresh
Dhe me bijt' e tu te mburresh
Cila nene lyp parane
Cilet bij me shpirt s'i dhane

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Arme dhe fisheke mblidhni
QESEN edhe SHPIRTIN hidhni
Per lirine per mbretin* tone
Sot,pa neser eshte vone
Jepni, nenen te shpetoni
Komb' e vatra te ndertoni.

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kastrioti
Fillestar/e
Fillestar/e
Kastrioti

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 55
Vendi : Tetove
Registration date : 29/11/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyWed Feb 11, 2009 11:43 pm

Marshi i Barabbajt

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Stroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Në budrum, nëpër llom' e kufom' u-mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm' e me nëm' u-shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!


NOLI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
meri

Female
Numri i postimeve : 66
Age : 53
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyThu Feb 12, 2009 12:44 pm

VARGJE PER TY


Desha veç te te Pershendes
rreze dielli ne mengjes!

Nuk te shkrova, nuk me shkrove
te kujtova, s'me kujtove!

Nuk te ftova, nuk me ftove
te enderrova, s'me enderrove!

Nuk me thirre, nuk te thirra
çfare po ngjane te gjette e mira!

S'te kam thene, s'me ke thene
Hena buzeqeshe ne ballin tend!

Pa meshire po ikin vitet
malli rritet, rritet, rritet!...

Shpresa ka veç nje emer
ender-shprishur per nje zemer!

Pengu pushon ne nje deshire
per nje buzeqeshje te dlire!

Ne flokun tend nje deshire po kallet
bota le te shembet se nuk na i di hallet!...





Eshte kjo nje poezi qe me flen shpirt, por poeti nuk e cek dot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyFri Feb 13, 2009 10:16 pm

Rexhep Qosja

Vdekja me vjen prej syve te tille (insert)

Dhe me tha Viktori, i bir' i Dranes: ne
syte e kalter dhe te virgjer i prehej
vuajtja, qe s'ia kam kuptuar kurre
shkaqet, Ndjeste paste! Amen!

Dhe me tha Danjolli, i quajtur i Sherkes:
kur heshtte, si peshku, s'e dija a
donte te me zvogelonte mua apo te
fshihte fatkeqesine e vet. I mallkuari!

Dhe me tha Romana, e bij' e Jakupit:
sa shume e kam dashur, po s'e kam
bere te lumtur, ndoshta me fajin tim.
O, lutuni per te, paci uraten!

Dhe thote Siriu, i bir' i Bales: ne daci
te dini me shume per Xhezairin e
Gjikes, lexojini me kujdes keto rrefime
dhe ndaluni e mendoni me gjate per te, si per veetn.

1971-1973
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar


Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyFri Feb 13, 2009 11:04 pm

Rrustem Geci - CAMET


Çame , Çame , Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet mëmë e mbesë
unë te gjaku do të vdesë
Çame , Çame , Çamëri
Plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të korra në një lëmë!
Çame , Çame , Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është si gjaku në flamur
Çame , Çame , Çamëri
ti moj je njëmijë flori
ti ke çamin që punon
ti ke çamen që të donë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptySun Feb 15, 2009 12:59 am

gjergji shkruajti:
JA NJË POEZI NGA Arshin Rexha.

Tempulli i Dodonês

Eshtê njê shkêmb mbi Ajdonat
ku folenê bên shqiponja
Atje pêr njê kohê tê gjatê
Tempullin e kish Dodona

Shenjtorja e çamêrisê
Me kurorên gjethe lisi
Rrij nê fron tê Perêndisê
Ku jeta njerêzore nisi.

Nê njê shkêmb mbi Ajdonat
ku buron uji dhe jeta
Tempullin kishte Dodona
Tempullin kish e vêrteta.


Poezi shumë e mirë gjergji faleminderit që na e solle për ta lexuar.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albona
Anëtar
Anëtar
Albona

Female
Numri i postimeve : 354
Age : 30
Vendi : Kumanove
Registration date : 10/10/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptySun Feb 15, 2009 1:04 am

FAN STILIAN NOLI :

Anës Lumenjve


Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albona
Anëtar
Anëtar
Albona

Female
Numri i postimeve : 354
Age : 30
Vendi : Kumanove
Registration date : 10/10/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptySun Feb 15, 2009 1:06 am

ISMAIL KADARE

Kristal


Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 32
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyMon Feb 16, 2009 5:14 pm

Kitara ime rrefen historine

Kitara ime rrefen historine,
Gjashte tela ka, me ta ben cudine!

Teli i pare leshon ze femije,
Sikur kerkon Rozafen ta veje ne gjume.
Teli i dyte, si ninulle e embel,
Rozafa nga guret historine perkund.

Teli i trete, kushtrim nder beteja,
Shpata e Gjergjit maleve u sjell lirine;
Teli i ketert, kenge pikellimi,
Eshtrat e vjedhura s'e marrin nga varri lavdine.

Teli i peste, prape tingull lirie,
Lavdia e Gjergjit nuk qe vec legjende;
Teli i gjashte, tingull historie,
Shqiponja me dy krena prape nder zemra rend.

Besim Zymberi
Varosh, 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 32
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyThu Feb 19, 2009 8:24 pm

Pranvera s'vjen pa luleboren

Shote Galices

Ajo erdhi me perkedheljen e shekujve,
Nga nje lindje profetesh, nga nje mbarsim malesh!
Ajo ecen me hapat e shekujve,
Si pranvere sjell lule mes plumbash, mes hallesh.

Ajo erdhi me perkedheljen e shekujve,
Per t'u dhene brezave kushtrimin.
Ajo ecen me hapat e shekujve,
Pranvera vec lulesh sjell ndadhenjimin.

Ajo erdhi me perkedheljen e shekujve,
Per te shkruar ne plumb historine,
Ajo ecen me hapat e shekujve,
Pranvera vec lulesh sjell lirine.

Ajo erdhi me perkedheljen e shekujve,
Si nje Teute te mbante kuroren.
Ajo ecen me hapat e shekujve,
Pranvera s'vjen dot pa luleboren.

Besim Zymberi
Varosh, 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyThu Feb 19, 2009 9:55 pm

PER TY KOSOVE

Do te me zere gjumi
ne kraharorin tend
Kosova ime
do te fute ne boten e erndrrave
qe ta kujtoj gjakun e ushtarit
do te me mpihen gishterinjet
mbi token e lagur me gjak
se ushtari u vra
per liri,per Kosove
per plis te bardhe
per komb
per flamur.\
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyThu Feb 19, 2009 9:59 pm

GJAK KOSOVE

Me shami te kuqe ta pastrova plagen
kullonte gjak Kosove
s'te trembi lufta me djajte
as arma e rende
vdiqe per ideal trimoshi im.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyTue Mar 24, 2009 1:10 am

[color:7b58="DarkRed"]1. Dardana (ish Kamenica)
 
Galabroi të vështron nga kodrat mbi bokë 
Ujë të sjell nga rrënja e ahut shekullor
Pemë, perime e të tjera që i bënë kjo tokë
Ua sjell në rrafsh Dardanëve shembullor.
 
Furnizon me shigjeta e shtiza - Svirca
Anamali e Veliglaua sjellin stoli floriri
Kulina mburoja, përkrenare e karfica
E gjuetarët nga malet buria nga briri.
 
Skup, Justinianë e Demastion - drejtim rrugësh 
Margen e pate ujërrëfime pikëtakim lëvizjesh
E Koprën vendrrëfim udhëtarësh e konaqesh.
 
Qendër trimërie burrash- ushtarë dardanësh. 
Kalaja e Trojeve me kullën e Tygjecit
Kuvendonin me shenja me Gjytetin e Marecit
 



Ukshin Zajmi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyTue Mar 24, 2009 1:11 am

2. Gjinaj (Gjilani)
 
Amalgam ari e argjendi thurur verig
Ujërat u shterën nga kullimi në jug
Ura e Musë Kotorrit varr kalimi n’vig
Kaushën e anatemuan të munduarit në lug! 
 
Themelet e krijuesve janë fshi’ 
Festat u shndërruan në panaire. 
Të kaluarën nuk e deshën dëshmi
Emri u imponua për të bërë sehire..
 
Nuk frikohet më askush nga vërshimet
Ajo u mposht me tiraninë e sunduesit
E shpërnguljet me vrasjen e mësuesit.
 
Statujat e bronzta u ndërruan nga regjimet
Historia e re kur shkruhet me argumente
E banorët nuk besojnë më ne fragmente.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyTue Mar 24, 2009 1:11 am

3.Vitia
 
Trojet Urbane u bënë ara Verbane
Që gruaja dardane të ndërrojë origjinë
Të ndryshojë edhe historia e kësaj ane
E Tërpeza të mos dëshmojë vjetërsinë.
 
Labirinti i Smirës - filozofi e lashtësisë 
Kalatë e shumta rrjedha historie
Nëntoka begati, natyrë e dhuntisë
Ujërat shëruese, dëshmi sizmie.
 
Malet e Zeza peshë e rëndë e barrës
Rrafshina dhuratë e nënë Margës
Kodra e Furrës maje e mbimjegullave.
 
Një komb me shumë fe relikt filozofie
Me një gjuhë gjaku e gjeografie
Në shtrojën e liqenit të kështjellave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyTue Mar 24, 2009 1:12 am

4. Artana (ish Novobërda)
 
Rritën tënde Evropa ta pati lakmi
Raguza të erdhi në vizitë për tregti
Nëntoka jote botës i dha argjend e ar
Pate aq shtëpi sa Kodra e Madhe bar.
 
Kambanat bënin zhurmë pa ndalë
Zeja e shkrirja zgjerohej ngadalë
E nga minaret shihej çdo gjë në male
Sasët gjetën strehë e punë normale
 
Dardanët i deshën të gjithë, pa dallim
Ua mësuan zeje e punë për shpëtim
Mysafirit i dhanë bukë, krip e zemër.
 
Ishe kryqëzim punësh, rrugësh e gjuhësh
Bukuri arkitekture, fasade e mjeshtri gurësh
Ke pas, ke e gjithmonë do të kesh emër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyTue Mar 24, 2009 1:12 am

4. Artana (ish Novobërda)
 
Rritën tënde Evropa ta pati lakmi
Raguza të erdhi në vizitë për tregti
Nëntoka jote botës i dha argjend e ar
Pate aq shtëpi sa Kodra e Madhe bar.
 
Kambanat bënin zhurmë pa ndalë
Zeja e shkrirja zgjerohej ngadalë
E nga minaret shihej çdo gjë në male
Sasët gjetën strehë e punë normale
 
Dardanët i deshën të gjithë, pa dallim
Ua mësuan zeje e punë për shpëtim
Mysafirit i dhanë bukë, krip e zemër.
 
Ishe kryqëzim punësh, rrugësh e gjuhësh
Bukuri arkitekture, fasade e mjeshtri gurësh
Ke pas, ke e gjithmonë do të kesh emër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyMon Apr 06, 2009 9:37 pm

O Moj Shqypni
O Moj Shqypni, e mjera Shqypeni
Kush te ka qit me krye n'hi?
Ti ke pas ken nji zoj e rand,
burrat e dheut te thirrshin nan.
Conju, shquptar, prei gjumit conju,
te gjith si vllazen n'nji bes shtrengonju
e mos shikoni kisha e xhamija:
Feja e shqyptarit asht shqyptarija!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
gjithkund lshon djelli vap edhe rreze,
asht toka e jona t'paret nae kan lan,
Kush mos na e preki, se desim t'tane!
Desim si burrat qi diqen motit
E mos turprohem perpara zotit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi

Female
Numri i postimeve : 49
Age : 36
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyThu Apr 16, 2009 1:48 am

Borxhet e mija

(Xhevahir Spahiu)

Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s'eshte asgje mbytja ne lum a ne dhomat e gazit
I kam borxhe nenes qe s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit qe s'ia hodha pjergullen,
i kam borxhe dashurise qe ia vodha te dielen,
i kam borxhe krimit qe s'i vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
I kam borxhe fjales qe s'e pashe ne enderr
i kam borxhe korbit qe s'ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit '13 qe s'ia mbylla plaget
i kam borxhe ardhemrise qe ia lashe tek pragu
terin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxh te gjalleve,
u kam borxh te vdekurve;
gurin e varrit e shes
te laj borxhet.

Dhe ve piken ketu.
Tani mund te flisni
per borxhet qe me kini ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi

Female
Numri i postimeve : 49
Age : 36
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyThu Apr 16, 2009 1:50 am

Guximi

- Hil Mosi -

Ti ke pas' pa do koh' edhe ma t'vshtira,
Ti ke pas' hjek, ma shum' mjerim,
Prandej qindro burrnisht sikur përpara
E mos u tremb, por ki guxim!
Shum' dallgë t'rrepta ti i pate hjekun,
Që ty t'u turrshin me rrëmbim,
E pra mbasi der sot trimnisht qindrove,
Ti mos u tremb, por ki guxim!
Sado e rrept' që mundet t'jet' duhia,
Mos u frigso, por banu trim!
Do t'bahesh prap i fort sikur përpara,
Por mos u tremb, e ki guxim!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi

Female
Numri i postimeve : 49
Age : 36
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 EmptyThu Apr 16, 2009 1:51 am

Shpejt dhe ngadalë

- nga:Johan Volfgang- GËTE -

Mos u nxito!Mos u Vono!Duro!
Një kryefjalë shkruaj posi kjo
Vare mbi gjoksin posi hajmali
Ruaje në djellë dhe në shi;
Me lulet rrotull teje mos u merr,
Dhe i patrembur gjer në varr e shpjer


Mos u nxito! Pa mend mos u vono!
Kur shpirti sulet, ti mos u ndalo!
Mejtohu mirë, udhen drejt nis,
Dhe sulu tutje me mish e me shpirt;
Ngadalë, kurrë s'ndreqet një lajthim
I bërë pa hesap e pa peshim.

Mos u vono! Se tutje turret jeta,
Kalo si trim, guxo pa ardhur vdekja;

Një punë bëj të lartë dhe të fortë,
Të cilen koha kurr s'munt ta mposht
Mbi dhen nam të gjallë lër për jetë,
S'prish punë si shokët vdes edhe vetë.


Mos u nxito! Mos u vono! Mejto!
Gunët e fatit qetas duro!
Detyren ki si prijës kryesisht:
Bëjë gjithnjë të drejtën burrërisht;
Mos u nxito! Mos u vono! Pa fjalë..
Zoti në fund të nxjerr faqebardhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 29 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 29 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 16 ... 28, 29, 30, 31, 32  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: