Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 24 ... 32  Next
AutoriMesazh
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 90
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyFri Oct 10, 2008 4:59 pm

Shaban AjvaziYLLI NGA QIELLI

1.
Në hapësirën e paskaj aty mbi re të bardha
U nisa me rrëmbim një yll ta rrëmbeja,
Nga shumë yjet që i ka qielli
Vetëm një e zgjodha dashurinë të ia rrëfeja!

2.
E vodha me pahir dhe e futa në gji
Me dashuri e ngroha sikur në kamin,
Shpirtin së bashku me zemrën ia fala
Në gjunjë ia dhash përjetë një premtim!

3.
Dhe nuk kam qiellit tani qfarë t’i bëj
Që një yll më pak atje lart bën dritë,
Ngase jetën time tani e ndriqon
Është dritë e zemrës që gjatë e kam pritë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyWed Oct 15, 2008 12:43 pm

Georges Brassens (1920-1982)

Percjella martesore

Martesa dashurie, martesa per para,
Kam pare te martohen plot burra edhe gra,
Qofte zotrinj te larte, qofte njerez te mjere,
Qe mbahen si floktare, qe hiqen si notere.

Po dhe sikur te rroja sa ç’do te rroje kjo bote
Do ruaja perjete kujtimin gezimplote
Te asaj dite dasme, kur nena e ati im
Ne dyert e bashkise shkuan per celebrim.

Dhe qe t’iu them te drejten, mbi qerren prej dru lisi,
Qe e terhiqnin miqte dhe e shtynte farefisi,
Te dy dashnoret e vjeter e bene ate martese
Pas shume vjet dashurie, pas shume vjet fejese.

Percjelle si e jona s’kish bere vaki mbi toke
Sa s’na perpinte turma me syte kokerdhoke.
Sehir rrinte na bente nje bote e pavlere,
Qe nje te tille dasme s’kish pare asnjehere.

Ja ku nis e fryn era qe ngre me pikellim
Femijet e korit, bashke me kapen e atit tim.
Ja ku nis bie shiu me pikat e medha,
Sikur kete martese kerkon ta ndale se s’ka

Nusen me sy perlotur kurre s’kam per ta harruar,
Qe nje tufe lulesh tundte si kukull neper duar.
Une per ta ngushelluar, me sa kisha fuqi
I bija harmonikes si ne nje liturgji.

Me grusht kanosnin qiellin gjithe femijet e nderit.
Therrisnin: “Vazhdon dasma, ne emer t’Jupiterit!”
Paçka se njerezit tallnin, paçka se zotat s’donin,
Dasma vazhdonte punen dhe nusen e uronin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyWed Oct 15, 2008 1:20 pm

Jacques Prevert (1900 – 1980)


Paris at night (Parisi naten)


Tri shkrepse te ndezura nje nga nje ne erresire:

E para per te pare tere fytyren tende,

E dyta per te pare syte e tu,

E fundit per te pare gojen tende.

Dhe tere nata per te mi kujtuar keto perseri

Duke te shtrenguar ne krahet e mi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyWed Oct 15, 2008 2:17 pm

Jacques Prevert (1900 – 1980)

Kaq e kaq pyje

Kaq e kaq pyje te shkulura nga toka
E te masakruara,
Te copetuara,

Ne rrotativa te futura...
Kaq e kaq pyje te flijuara per brumin e letres
Te miliarda gazetave qe pervit terheqin vemendjen e

Lexuesve per rreziqet e shfarosjes se pyjeve..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyFri Oct 17, 2008 4:56 am

Letër një Luftëtari

Duke pritur të kaloj stuhia
na rritet mjekra thonjtë
na zënë ethet

Gojkyçur

numrojmë shkopinjtë
fyerjet sharjet,shkarjet

Unazat
luajnë nga vertebralja

Duke pritur
harrojm se jemi

Harrojmë se në këtë shekul
mbetën ato që thuhen

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 10:44 am

Nje poezi e Perikli Jorgonit, kushtuar deshmorit te Luftes se Dyte Boterore ne Kampin e Prishtines - Sander Jorgonit dhe ne nderim te gjithe heronjve dhe deshmoreve shqiptare

Vargje per Sandrin

Vec emri ty te mbet ne keto brigje,
si cope strall qe koha dot s'e ha.
Dikur dhe ti pe yjet se si digjen,
A kenge bulkthi ndjeve neper tra.
Dikur dhe ti ne lodra femijnie
Balona ngrite lart ne qiellin blu.
Dikur ne kopesht nje dru te njome lajthie
Ne nje mengjes e mbolle ti ketu.

Por jeta s'ish poeme lajkatare,
Por jeta rende shtypte si qivur.
Ndaj teje mbytur qanin ne dritare.
Femijet e komshiut te semure.
Dhe ish e tmerrshme dhimbja e pandare
Qe na kafshonte shpirtin si neperke,
Ti pak nga pak kuptove zemervrare
Se jeta per te mjeret ishte njerke.

Sa shpejt o Sandri vitet fluturuan!
Tani as top, as predha s'ndihen me.
U dogjen pishat e serish bleruan.
Vec ti gjithnje ne dhe te ftohte fle.
Vec ti nuk bredh me shoket ne pranvere,
Vec ti nuk flet me ta gjithe gaz e shend
E as i bjen kitares si njehere
Ajo po hesht e varur ne nje kend.

A me degjon? A ndjen me c'mall te thelle
Po te therras, por ti s'pergjigjesh dot
Perse nuk vjen gjithe kete nate te kthjelle
Te me kendosh serishmi kenge plot?
Mos udha ty te duket fort e gjate,
Mos valle s'gjen dot shtigjet neper terr,
Apo te lodhi plaga e pergjakte
E permes brinjesh prap te dhemb, te therr?

Mban mend? Shtrengata sillej pergjate botes,
Gjemonte e trokiste ne cdo prag
Si mund te mbante valle cak i portes,
Kur trupi i Atdheut rridhte gjak?
Si mund te enderroje krejt i qete
Nje lumturi te vogel, te pafat,
Kur permbi dhe te vrenjtur shkonin rete
E plumbat fishkellinin shpat me shpat.

Sa drite Sandri kishte endrra jote
Dhe pse kallkan e ere kish perreth.
U mbyllte plage shokeve neper fronte,
Rudinat, lugjet, vishte prape me gjeth.
Gjithe popujt i veshtronte te cliruar,
I fshinte botes lotet e pafund,
ku njerezit kthenin mbremjes te gezuar
Dhe gjenin buke e libra ne katund!

Kjo enderr te erdh telave me gjemba,
T'i perkedheli shpresat ne qeli.
Serish o Sandri gjaku neper rremba
T'u ndez si prush, te rrodhi me furi.
Ne male shkrepte drita e lirise,
Perreth pergjonte vdekja me terbim,
Ti re si lis i shembur mes stuhise,
Duke veshtruar yjet ne agim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura

Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 36
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 11:48 am

NE te vertete Naimi,Mjeda,çAJUPI Jane dhe ngelen te pa krahasueshem edhe ne ditet tone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura

Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 36
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 11:52 am

Eva0506 je e e perkryer me shkrime ta beft zoti hallall.
Respekte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 12:06 pm

Faleminderit Gjura!
Gjura shkruajti:
Eva0506 je e e perkryer me shkrime ta beft zoti hallall.
Respekte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 1:21 pm

Pablo Neruda

Mund të shkruaj

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

Të shkruaj, për shëmbull:”Nata është yjësuar,
Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg.”

Era e natës sillet në qiell dhe këndon.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.

Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia.
E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.

Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu.
E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.

Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.

Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.

Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg..
Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.

Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të.
Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.

E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë
Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.

Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja
Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.

E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.

Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.

Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve,
Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.

Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 1:25 pm

Pablo Neruda

DALENGADALË VDES….

Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 1:31 pm

Pablo Neruda

Dashuria


Grua do desha te isha biri yt, per te pire
qumeshtin nga gjite si nga nje ujvare
per te pare e ndier, perkrah te te kem
ne qeshjen e arte e ne zerin e kristalte.

Per te ndier ne krahet e mia si Perendia nder lumenj
e adhuruar deri ne kockat e trishtuara prej pluhuri e gerqele
keshtu qenia jote te kalonte pa dhimbje perbri meje
e do te vinte nder strofa-e paster nga cdo e keqe.

Si do dija te dashuroja grua, sa do te dija
te dashuroja,te dashuroja si askush nuk ka ditur kurre
te vdisja e te te doja akoma me shume
e akoma me shume te te doja, me shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 1:33 pm

Per zemren time

Pablo Neruda

Per zemren time mjafton kraherori yt,
per lirine tende mjaftojne krahet e mi.
prej gojes sime gjer ne qiell do ngrihet
gjithcka qe thelle ne shpirtin tend flinte.

Vegimi i cdo dite eshte te ti.
Dhe ti je vesa ne zemer te lules.
Kur ti mungon zhduket horizonti.
Si nje dallge je qe perjetesisht iken.

Une thashe qe ti kendoje neper ere
si pisha e larte dhe e heshtur.
Trishtohesh pernjeheresh si nje rruge.

E mirepritur je si nje shteg i vjeter,
ku gelojne oshetimat, zerat nostalgjike.
Sapo une zgjohem-ikin, fluturojne
zogjte qe flinin ne shpirtin tend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 1:37 pm

Pablo Neruda

Mali dhe lumi

Në vendin tim gjendet një mal.
Në vendin tim gjendet një lumë.

Eja me mua,

Nata ngjitet përmbi mal.
Uria zbret poshtë në lumë.

Eja me mua.

Cilët janë atë që vuajnë?
Unë nuk i njoh, por janë njerzit e mi.

Eja me mua.

Unë nuk e di, por ata me thirrën
Dhe më thonë: “Ne vuajmë.”

Eja me mua.

Dhe ata më thonë: “Njerzit e tu
Njerzit e tu të pafat,
Midis malit dhe lumit
Me uri dhe pikëllim,
Ata nuk duan të ndeshen vetë,
Ata po të presin ty, mik.”

Oh ti, njeri që e dua,
I vockli, kokrra e kuqe
E grurit,
Ndeshja do të jetë e ashpër,
Jeta do të jetë e ashpër,
Por ti do të vish me mua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 1:41 pm

Pablo Neruda

Lavdi Dites se Lumtur

Kesaj here me lini te jem i lumtur,
nuk i ndodhi asgje askujt,
nuk jam asgjekundi,
ndodh qe jam i lumtur,
deri ne te fundit thellesi te zemres.
Duke ecur, duke fjetur a duke shkruar,
çfare mund te bej, jam i lumtur.
Jam me i panumert se bari ne kullote.
Ndjej lekuren si nje peme e rigjalleruar,
uji poshte e zogjte ne maje,
deti porsi unaze rreth jetes sime,
e guatuar prej buke e shkembi - toka,
ajri kendon porsi nje kitare.
Ti afer meje mbi rere, je rere,
ti kendon dhe je kenga.
Bota eshte sot shpirti im,
kenge e rere, bota sot eshte goja jote,
me lini mbi gojen tende e mbi rere
te jem i lumtur,
te jem i lumtur patjeter,
sepse marr fryme e merr fryme,
te jem i lumtur, ngaqe te prek
dhe eshte sikur te prekja lekuren blu te qiellit
dhe freskine e tij.
Sot lermeni qe te jem i lumtur, une e mjaft,
me apo pa te gjithe, te jem i lumtur me barin
e me reren, te jem i lumtur me ajrin e token,
te jem i lumtur me ty, me gojen tende,
te jem i lumtur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyMon Oct 20, 2008 4:41 pm

Rafael Alberti

Këngë

Do të desha të këndoj, të jem
Lule e popullit tim.

Të më kullosë një lopë
E popullit tim.

Të më mbajë në vesh
Një bujk i popullit tim.

Të më dëgjojë hëna
E popullit tim.

Të më lagin lumenjtë
Dhe detet e popullit tim.

Të më këpusë një çupëz
E popullit tim.

Të më varrosë toka
E zemrës së popullit tim.

Sepse, siç e sheh, jam vetëm,
Pa popullin tim.

(Ndonëse me popullin tim)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyTue Oct 21, 2008 12:28 pm

Në emër të dashurisë

Uluni ,ju të gjallët,ju të mirët
të pimë sonte deri vonë ,
raki rrushi ,verë Kosove
me ju të mëdhenjët ,me ju martirët
mu në zemrën e dheut tonë.

Të pimë sonte si dikur
pranë lumit pranë burimit
për fluturimin e lire të zogjëve
në emër të dashurisë ,të humanizmit
për shëndetin e mirë të njerzëve .

Ti shpalosim ëndrrat
që na mësuan të zgjohemi
në netët e gjata
drejt mëngjeseve të kaltëra
drejt të nesërmeve të largëta .

Me ju të rënët ,me ju të mirët
me ju të mëdhenjët me ju martirët
dhe kështu prore duke çarë stuhinë
mbi supe kishim -Kosovën ,
e në zemër -Shqipërinë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyTue Oct 21, 2008 12:37 pm

Ali Asllani:

Hakerime

qe nga Korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire,
neper fusha,neper kodra,vershellne nje egersire!
Pra,o burra ,hani e pini,hanipini or'e cas,
per cakallin,nat' e erret,eshte ras'e deli ras'!

Hani,pini dhe rrembeni,mbushni xhepe,mbushni arka,
te pabrek ju gjeti dreka,milioner' ju gjeti darka!
Hani,pini e rrembeni,mbushni arka ,mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju pergjigjet peqe,lepe!(urdhero,siurdheron)

Ai rron per zoterine tuaj,pun' e tija,djers'e ballit,
esht' kafshit per gojen tuaj.Rrofte goja e cakallit!
Shyqyr zotit,s'ka me mire,lumturi dhe bukuri,
dhe vjen e ju qan hallin,varni buz' dhe turi!

Hani pini dhe rrembeni,eshte koha e cakenjevet;
hani,pini dhe rrembeni,esht' bot' e maskarenjevet;
Hani,pini,vidhni,mblidhni gjith'aksione,monopole.
ekselenca dhe shkelqesa,tutti quanti come vuole!

Nenshkrim i zoteris suaj neper banka vlen milion,
ju shkelqen ne kraharuar dekorata,''Grand Cordon"
Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb i varfer t'ju therres'
gjith' me emrin tingellonjes:Ekselenca e Shkelqes'
dhe te quheni perhera luftetar' e patriot',
ne ka zot dhe do duroj',posht ky zot,ky palo zot!

Grand Cordon i zotris' sate,qe ne gji te kan'vendosur
esht'peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur,duke hequr nderin zvarr',
esht' trikembeshi qe perdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise,dic u bere e pandeh,
kunder burrit te vertete ze e vjell e ze leh!

E na tunde,na lekunde,neper salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' te heq per hunde.
Rrofte miku yt i huaj,qe per dita los e qesh,
te gradoi kater shkalle,pse i the dy fjal' ne vesh!

Koha dridhet e perdridhet ,do vij' dita qe do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht'do hidhet!
Koha dridhet e perdridhet ,prej gradimit kater shkalle
nuk do mbetet gje ne dore vecse vul'e zeze' ne balle

Mirpo ju qe s'keni patur as nevoj' as gje te keqe,
me perpara nga te gjithe,ju i that' armikut ''Peqe!"
Qe te zinit nje kolltuk,aq u ulet u perkulet,
sa ne pragun e armikut vajtet si kopil u ngulet!
As ju hahet,as ju pihet,vetem titulli ju kihet...
Teksa fshat' i varfer digjet...kryekurva krihet!

Sidomos ju dredharake,jume zemra aq te nxira,
ju dinake,ju shushunja,ju gjahtar' ne erresira!
C'na pa syri ,c'na pa syri!...hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri,te i ligu,te spiuni me i ndyri!

dallavera neper zyra,dallavera ne pazar,
dallavera me te huaj,dallavera me shqipter'
Vetem,vetem dallavera,dhe ne dem te ketij vendi
qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi,qe ju dendi!

Nese kombi vete mbare,neser ju veproni ndryshe,
dylli benet si te duash,kukuvajk' dhe dallandyshe...
kukuvajkea gjith' me lajka,neser silleni bujar,
nene dore e nene maska,shkoni jepni nje kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera
kukuvajka do pertypi zoge e zoga si perhera...
Ja ,ja grushti do te bjeri perrmbi krye te zuzareve,
koha eshtee maskarenjeve,po Atdheu i shqiptareve!

Edhe ju te roberuar,rob ne dor'te metelikut(te pareve.shenim i imi)
fshihni sofrat e kujtdoj'puthni kembet e armikut!
qe ta kesh armikun mik e pandehni mencuri,
mjafton berja pasanik,pasanik dhe bej i ri,
dhe u bete pasanike,me pallate,me vetura
kurse burrat me fisnike japin shpirtin ne tortura!

vendi qenka sofr'e qorrit,vlen per goj' e per lefyte,(fyti.shenimi im)
beni sikur veni vetull'shoku shokut kreni syte(nxirni syte)
Dhe per nje kerkoni pese,po me mir' njezet e pese.
Le te rroje batakciu dhe i miri te vdese!

Per nje dit' qe nis e vertete do mbaroj'me bubullime,
ky i sotmi,zer' i erret ,benet vetetime
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe ,kesi lloj,
nuk ju mbetet gje ne dore,vetem nje kafshit' per goj'!

A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor'
nuk esht' yti nuk esht' imi,eshte i kombit arberor,
esht' i syrit ne lot mekur,esht' i vendit djegur pjekur,
ju do thoni si te doni...po e drejta dermon hekur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyTue Oct 21, 2008 12:38 pm

TRATHËTORËTË 

Shokë, kemi ne mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.

Harruanë mëmëdhenë
Dh' e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qofte thënë!

Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr' e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.

Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur 
U thotë: mundohi kotë!

Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!

Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!

Miqt' armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç'është kjo e madhe punë!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?

Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,

Se mbretëron e vërteta,
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjë e vërtetë.

Ata turpinë fitojnë,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.

Nuk është kurrë haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S'ka mbeturë gjë në jetë.

Lerini, pa do ta gjëjnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s'e dinë c'bëjnë,
Janë të verbër e s'shohin.

O, popo ç'turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s'janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.

Me të huajnë u bënë,
Me armikn' e Shqipërisë,
S'duanë gjuhënë tënë
Armikët' e Perëndisë!

Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun' e lig' edh' e mërzitur.

Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s'e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t'u vinë.

Vëllazërin' e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s'dinë se ku venë.

Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt' e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.



Naim Frasheri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyTue Oct 21, 2008 12:39 pm

Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni 



Recital i Malësorit



0, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 3:02 pm

Jul Variboba  
  
 


Kanka e të zgjuarit


Zgjou,bir,jo më gjumë,
ngjou,se mi fjëjte shumë.
Jeta ime,xha m'u zgjo,
zgjou se bëre nino.
Vjen një legë pekurar'
pruçesion ti vizitar.
Gjegj si loznjin,si këndonjin,
dhenë e detin e gjëmonjin,
Karramunxa e fishkarole,
surdullina e rusinjole,
mirë bukur e ngular, -
o çi vjersh! Ti rikriar.
Gjegji,bir,e iu gëzo,
me kto duars i beko.
Ruaj rigale çi ti sualltin,
gjithë mandrën e rëzuatin.
Nga me dorë ti kit qengje,
çi ësht' e bardh' si nji skamëngje.
Çi ësht' e tener këjo gjiz'!
Ruaj e suall ki kaçiapriz.
E kaciqin me kit dhi
e suall ki buzëzi.
E gastratin pjot lesh
e suall ki këmbëlesh.
Ç'ësht' i ëmbël ki huall!
Erdh Nikolla e t'e suall.
Nji manure pratunere
e njo zok si kaçjulere
e nji t'egërith pëllumb
e suall Ngjisku me nji tumb
Via,bir,zgjou,pravoi,
pekurarët bekoi.
Erdh edhe nji leg' divote
tue kënduar parambote.
Ruaji,bir,e i gëzo,
zgjou se bëre nino.
Vjen Xhudita me nji gjel,
zunë fill ajo kangjel.
Suall Malita nji kapua,
e e motra nji pagua.
Pesë bracë xagarele
suall e ve Rutiçele.
Suall e bija ca këstanja,
kirgorina edhe milanja.
Suall Rakelea nji brez
se t'e ngjeshinj nd'atë mes.
Me nji fash rikamatë
erdh Suzana çi me natë.
Lia suall dica skutina,
e ca ve Carafina,
e Dilusha,çi u martua,
suall nji kez',m'e suall mua.
Ruaji gjith' e i beko,
zgjou se bëre nino.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 109
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 3:08 pm

Unë e dua Shqiperinë

S'kam çiflik e s'kam pallate,
S'kam dyqan me kater kate,
Po e dua Shqiperine
Per nje stan ne trebeshine,
Per nje shkarp e per nje gur,
Per nje gardh e per nje mur,
Per kasollen mbi Selishte,
Per dy ara ne Zallishte,
Per nje lope e per nje gomar,
Per nje Balo,nje manar.
Une e dua Shqiperine
Si bari dhe si fshatar.
Une e dua Shqiperine,
Per terfilin mi lendine,
Per nje vaze gjeraqine,
Dhe per ujet qe buron
Nga nje shkem e gurgullon
Neper lista gjetheshume,
Edhe zbret perposh ne lume.
Une e dua Shqiperine
Per nje lule trendeline,
Per nje zok qe fluturon,
Per bilbilin qe kendon
Ne ato ferra ne ato hije
Kenge malli e dashurie,
Kenge shpirti te helmuare.
Une e dua Shqiperine
Si poet i dhemshuruare.
Une e dua Shqiperine
Qe nga Korca e Vranine,
Ku del bujku qe me nate
Me parmende dhe me shate,
Mbjell e korr me djell,me hene
Dhe s'ka buke per te ngrene,
Ku nallbani dhe samarxhiu
Mjeshtri,kallfa e kallajxhiu,
Krrusen dite e krrusen nate,
qe te hane buke thate,
Ku hamalli neper skela
Ngarkon hekur dhe varela,
Kembe zbathur,***** cjerre
Punon vetem per te tjere.

Une e dua Shqiperine
Qe nga Shkupi e Janine,
Ku nje popull derezi
Heq e vuan roberi
Po ka shpirtin luftetar.
Une e dua Shqiperine
Si shqiptar e bir shqiptar.

Lamë Kodra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 3:19 pm

Zef Serembe

Zogjte e bukur kendojne me hare
Po zemra do me plas mua ne gji
I merguar qaje jeten ne kete dhe
Merzitem ne katund, merzitem ne vetmi..
Tere shkelqimi me hapet para vedit
Qe me zgjon trute e mia ne mendime shume
Ah! ç mu doq zemra mua te shkretit
Aq sa pushoje vetem kur bie ne gjume.
Arberia matan detit ne na kujton
Se te huaj jemi ne kete dhe
Eh! sa vjet shkuan e zemra nuk harron
Qe nga Turku mbetem pa memedhe
Hakmarrja na jep shprese e na ndriçon
Seç po fryne ere e akullt me ze
Seç ka qene arbereshi sot po harron
E si vjen turp aspak te rri e te fle
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 4:52 pm

Deshire

- Luigj Gurakuqi -

T’mujshe sot n’ket ditë t’bukur, gjith lulzue

T’nji zogu me vû mbrapa nji par’ fletë,

E’ fluturim me ‘to n’Shqipní me shkue

E’ mbrenda s’bukures Shkodër sot m’u gjetë,

Me gjiní, dhe me miq m’u përqafue,

K’ n’at shpín t’ime nji grim herë me mbetë

Edhe me dhanë gjith ç’kam t’imen riní

T’mujshe me fluturue sot n’Shqipëní!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 EmptyThu Oct 23, 2008 4:55 pm

Shtepise sime

- Luigj Gurakuqi -

Të ti m’flutron mendimi,o shpiza e ime ,
Kur vjen ma i thershëm malli me m’trazue;
Të ti, ku nisa s’parit me jetue,
Ku qela sytë, ku u reva ,e pata gzime.

Gjith her’ ndër mend t’ kam ty, ku kaq kujtime
T’ ambla,qe jetën m’ pan nji ditëgazmue;
Vetëm n’ dhe t’ huej, tue vuejt e tue largue,
T’kam n’zemër ty, ku ndieva t’ parët dashtnime.

Ai skaj ma i vogli i yt, ma e vogla skut
E jotja ka për mue aq ambëlsi
Sa veç kujtimi i yt shpirtin m’ kputë

E kur me ra shkoi n’mbramje, me mjeri
Ty t’ mendoj, e i thom vedit: oh a ma i butë
Shtrati e ma i kandshëm a pushimi n’shpi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 16 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 16 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 24 ... 32  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: