Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 ROMANI I NJË SAGE VUAJTJESH FAMILJARE I NEXHMIJE HASANIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI I NJË SAGE VUAJTJESH FAMILJARE I NEXHMIJE HASANIT Empty
MesazhTitulli: ROMANI I NJË SAGE VUAJTJESH FAMILJARE I NEXHMIJE HASANIT   ROMANI I NJË SAGE VUAJTJESH FAMILJARE I NEXHMIJE HASANIT EmptyThu Mar 31, 2016 7:09 pm

Prend BUZHALA:

Kumt: "ROMANI I NJË SAGE VUAJTJESH FAMILJARE

(Nexhmije Hasani: “KALVARI I DIAGRAMËS”, roman, “Botimet Barleti”, Tiranë, 2015)

Një filozofi e vuajtjes dhe një ligjërim i vuajtjes, të përcjell që nga faqja e parë e romanit e deri te fjalia e tij e fundit. Në të vërtetë, ky roman, është një sagë e dhembshme familjare për fatin e Erës, e cila përjeton gjatë gjithë jetës së saj vdekjet e njëpasnjëshme në familjen e saj: vdekjen e nënës, e cila i vdes, duke e lindur fëmijën, vëllanë e Erës; vdekja e prindit, babait të tij, të gjyshërve, drama e një dashurie, që e lë shtatzënë dhe të vetmuar në jetë... Përjeton dy eksode, të parin nga Çamëria gjatë Luftës së dytë Botërore, i cili ishte një dëbim i dhunshëm i përcjellë me masakra, shpëton duke u vendosur në Tiranë dhe të dytin pas viteve '90, kur hemorragjia shqiptare e eksodit kishte përfshirë Shqipërinë. Ajo arrin, më në fund, ta rimëkëmbë jetën, pas kaq vuajtjesh, eksodesh, stërmundimesh.

1. Shtresimet e shumësisë së diskurseve tekstore

Me pak fjalë, kështu duket fabula e romanit. Mirëpo, vepra është e strukturuar në disa plane që i japin profilin modern të prozës: në ndërthurjen e përjetimit të kohëve, në atë të personazheve-bartës të rrëfimit, të zërit autorial dhe të bartëses së zhvillimit të ngjarjeve, si dhe në planin e ndërthurjes së tipave të rrëfimit, ku metarrëfimi ndërkëmbehet me rrëfimin kryesor, teksti narrativ plekset me atë refleksiv, kurse rrjedha suksesive e ngjarjeve këmbehet me pjesë të bukura lirike, me lirika të mirëfillta e me dendurinë e thënies tekstore.
Kësisoj, romani ndahet në tri pjesë, e që dalin si tri punkte të kohëhapësirës së kësaj sage familjare, kurse kapitujt, e shënjuar me tituj metaforikë e kronologjikë, modifikohen me sukses në shtresime e shumësi të diskurseve tekstore. Ambientet dhe kohët, kësisoj, kanë dhe ndjeshmërinë e tyre. Kur e paraqet në mënyrë sintetike, me pak fjalë, dëbimin nga vendlindja çame, aty përshkrimet janë municioze, jepen pamje të ankthshme e gjithë makth të masakrave, keqtrajtimeve dhe përjetimeve të rënda. Kur e jep jetën e shtegtimeve të eksodit, na ngjallen me pak peneleta përshkrimesh fati i secilit shqiloatr që ik nëpër tela gjemborë, nëpër dete e nëpër stacione të eksodit social. Kur e përshkruan Athinë, apo kur e jep mënyrën e e jetesës në Londër, apo Shefild, atëherë edhe kjo ndjeshmëri fiton pesë të veçantë kuptimore-jetësore, apo ë përjetimeve të gjendjeve ekstatike të fluturimeve shpirtërore. Mirëpo, përshkrimet e situatave të vuajtjeve jepen shpesh në trajtën interogative, për të sugjeruar nivelet e epërme të kuptimit tët tekstit. Prandaj, romanin, si një fill i kuq, e përshkojnë shtresat e tekstit lirik, për të sugjeruar përmasa të reja përjetimesh.
Në vepër vepron dhe zëri autorial, do të thoshim, si personazh ideografik i autores, e cila gjendet në rolin e dëgjimit, shënimit dhe zbërthimit të vuajtjes së kryepersonazhes së Erës. Është një jetë e endur me vuajtje e pasione, me dashuri e dhimbje, që nga fillimi. Ambientet jetësore karakterizohen nga varfëria, nga socialiteti i rëndë i jetës dhe zgjidhja e këtij problemi, e socialitetit të tillë të vuajtjes, edhe te ky roman, këndvështrohet si mundësi e zgjidhjes së problemeve të ekzistencës, dhe, më në fund, edhe si zgjidhje e problemeve kombëtare.
Ndërthurjet ideo-tematike, të tilla, që mbarështron romani, janë tema të amshueshme metafizike, të cilat jepen në kërkim të zbërthimit të enigmës së fatit njerëzor dhe të artit letrar përgjithësisht. Ja se si zëri narrativ i autores mediton që në fillim të veprës:

“ Rastësisht u njoha me Erën dhe, as që mund ta besoja, se ajo do të epiqendërzohej nga unë, në veprën time; do të ishte kryeprotagoniste e saj, një kryeprotagoniste, e cila do të më tërhiqte vëmendjen me historinë e jetës, një histori, sa reale, aq dhe e dhimbshme. Që në kontaktin e parë e vështroja me një tejdhimbje. Në mendjen time kalonte vetëtimthi një zinxhir pyetjesh: ‘Si mund t’i ndodhnin këto ngjarje brenda një jete? Si mund të vepronin kaq fuqimisht dhe ajo t’i kishte përballuar? Ku e kishte gjetur gjithë atë forcë dhe i kishte përballuar? (Ishte një mur i lartë dhimbjesh të njëpasnjëjta!).”

Kompleksiteti a ndërloqësia e temave të përpunuara dhe motive refleksive, dëshmon për prirjen e autores, porse ajo nuk u reshtet as prirjes tjetër të saj, sikundër është njohja e botës intime të femrës, pikërisht për faktin pse bota femërore e personazheve e mbipopullon këtë roman.
Poetika e romanit vetëkomentohet së shumë pjesë të tij.
Kësisoj, kur thamë që romani karakterizohet me dendësinë e ngjeshurinë e ngjarjeve, me kondensimin e e tyre nëpër stacione të shumta jete; këtë poetikë më së miri e shqiptonteksti vetëkomentues ir omanit, nëpërmes diagramit dhe kurbës, lakores së ngjarjeve që lëvizin lirshëm nëpër kohë e hapësira dhe lidhjet midis këtyre përjetimeve:

“Si e kam përfytyruar kurbën? Si e kam përfytyruar diagramën jetësore?... Kam pasur vështirësi në konceptin gjeometrik, por tani ia thith kuptimin. Jeta ka kurbat e saj të padiktueshme, të cilat diktohen, kur shpalosen njëra pas tjetrës gëzimet dhe hidhërimet, dhimbjet dhe vuajtjet në ngjyrimin e tyre të bukur dhe të çmendur ...”

Procedimi i përfytyrimit të romanit si kurbë ngjarjesh dhe si diagramë jetësore, i gjejmë edhe përgjigjet në trajtë të diskursit komentues dhe të autokomenteve, e që na shfaqet një si autopoetikë e veprës.

2. Etimoni i dhimbjes:
nga vuajtja fizike e shpirtërore, deri te ajo metafizike

Përvoja e vdekjeve është dhe përvojë e vuajtjeve jetësore, dhe ku përgjatë gjithë romanit shtrohet pyetja therëse biblike, posi te vuajtjet e Jobit biblik: përse vuan njeriu i drejtë? Përse vuajnë qeniet e pafajshme? Porse kjo filozofi e vuajtjes nuk është edhe filozofi e urrejtjes. Të vuajturit e kanë ndërgjegjen e tyre: më në fund, e dinë përse ndodh kështu; e dinë përse heqi keq. Dhe përgjigja nuk është ajo që kërkohet të jepet me përdëllimet sentimentale për dhimbjen, po përmes mesazhit të fortë jetësor, rrënjëzimeve të ekzistencës së kapur fort për truallin shpirtëror të qëndresës e mbijetesës kundruall vuajtjes e përjetimeve makabre. Skenat e vuajtjeve dhe të pësimeve, jepen me tone poetike e lirike, kurse rrëfimi dendësohet maksimalisht. Aty ku vijnë tekstet lirike, personazhi shndërrohet në Folës lirik, ku vijnë vajtimet elegjiake të fatit të rëndë jetësor.
Mundimet tantaliane; dhe mu në zemrën e vajtimit të tillë elegjiak, Era e gjen forcën dhe të keqen e shndërron në të mirë, në dashuri për jetën, kur tashmë zë të ligjërojë një shpirt prej humanisteje. Ajo klithjen gjëmimtare e shndërron në lutje, kurse vuajtjen në akt dashurie njerëzore. Vuajtja rrëfehet e këndohet si një refren i gjatë i fateve tragjike. Posi në Librin e Shenjtë, vuajtja heq velin e absurdit dhe e mvesh atë të misterit. Vetëm ai që e ka përvojën aq të rëndë në shoqëri me Vuajtjen, vetëm ai di të merret vesh me të, ta kuptojë thellësisht, të rrëfejë, të vallëzojë e të këndojë së bashku me të; sepse vetëm nëpërmes vuajtjes lind dashuria e vërtetë...
Motivet më të spikatura, sikundër janë vdekja dhe vuajtja, në korrelacionet e të cilave duhet të kërkohet kryesisht edhe përjetimi estetik i veprës, dhe assesi një pasqyrim mekanik i kaosit jetësor. Madje, tragjikja jetësore e protagonistes, Erës, e zgjidh konfliktin e saj jetësor, me realizimin e ëndrrave jetësore të vajzës së saj të re, Anit.
Në këtë sagë vuajtjesh e kalvaresh jetësore, më së shumti e pësojnë fëmijët. Dhe përjetimet e vuajtjet e tyre, të rritur pa prindër, nëpër eksode e travaja jetësore, janë fakte që më së miri e tregoj në të keqen e armiqve)eksodet, Lufta e Dytë Botërore, gjenocidet). Kësisoj, jeta i ka martirët e saj dhe heronjtë e saj të heshtur.
E kanë thënë poetistët e moçëm që nga Aristoteli e këndej: letërsinë e mirë e kanë lindur, ndër të tjera, pezmi e vuajtja. Autorja gërsheton tipin e rrëfimit passio (si rrëfim fiunskional i shpërndërrimit të tensionit jetësor në një tension rrëfimor ekzistencial, një ngjarje e jetuar shpërndërrohet në ngjarje tërheqëse të përjetuar). Do të thotë që vuajtja i jep kuptim jetës nëpërmes rrëfimit. Madje, rrëfimit si katarzë shpirtërore:

“Ky rrëfim, tashmë, i dukej sikur kuronte dhimbjet, sikur po kryente një kurim shpirti! Kur tregonte ndjente dhe reflektimin tim, dallonte si ngjarjet e saj të shumta “bombardonin” shpirtin tim, i cili
shfaqte shenjat e reagimit... Po e filloj këtë rrëfenjë, ashtu me ndjenjë shpirti, duke shprehur e zbuluar gjthçka timen me çiltërsi... E di mirë se ju do të ndjeni ndjesinë e dhimbjes dhe në shpirtin Tuaj...”

Vuajtja e dhimbja nuk janë vetëm fizike a shpirtërore. Ato marrin dhe kuptim metafizik, kur meditojnë për vuajtjen e vdekjen në jetës, që e përcjell njeriun si verbëri fati. Dhe etimoni i kësaj vuajtjeje metafizike, shndërrohet që në fillim në simbol i përgjithshëm, nëpërmes teksteve meta-narrative e procedimit auto-komentues të veprës:

“Shpalosja e jetës sime me një rrëfenjë të brendshme ngre statujën e këtij kalvari. Bota ime shpirtërore e copëtuar në qendër dhe në skaje. M’u këputën që në fillesë të jetës dy protagonistët, të cilët më sollën në jetë mua dhe dy fëmijët e tjerë, motrën dhe vëllain.”

Nga ana tjetër, passio dhe narratio kundërveprojnë dhe bashkëpunojnë: do të thotë passio (reflektimi, ndërdija, ëndërrimi) dhe narracioni, i japin e i marrin njëri-tjetrit. Aty bëhet krejt e afërt njajo prekje e brendshme e qenies së fshehtë estetike të artit, ajo frymë ndërkomunikuese e së bukurës. Romani merr vlerë të mirëfilltë polifonike, me përthyerje të poetikës postmoderne. Krijuesja arrin të depërtojë në hapësirat ontike e ekzistencialiste të estetikës.

24 janar 2016
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
ROMANI I NJË SAGE VUAJTJESH FAMILJARE I NEXHMIJE HASANIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: