Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "PEGASI" i shërben kombit në fushën e letërsisë dhe arteve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"PEGASI" i shërben kombit në fushën e letërsisë dhe arteve Empty
MesazhTitulli: "PEGASI" i shërben kombit në fushën e letërsisë dhe arteve   "PEGASI" i shërben kombit në fushën e letërsisë dhe arteve EmptyThu Feb 11, 2016 3:55 am

Gazeta Nacional
January 29 at 8:26am ·

"PEGASI" i shërben kombit shqiptar në fushën e letërsisë dhe arteve

Nga Migena Arrllati
Kryetare e Lidhjes së Poetёve, Shkrimtarёve dhe Artistёve “PEGASI” Kosova

Ndaj, nominimet dhe mё pas ndarja e ҫmimeve pёr Krijuesit e vitit, nё njёfarё mёnyre ёshtё vlerёsim pёr artistёt e dёshmuar qё afirmojnё kulturёn, artin, cilёsinё intelektuale dhe nёpёrmjet tyre mbarё shoqёrinё tonё.

Miq tё letrave, miq intelektualё qё jetoni e veproni nё Kosovё, Shqipёri, Maqedoni, Mal tё Zi e anё e mbanё nё diasporё…
Mirё se keni ardhur nё takimin ceremonial tё Lidhjes sё Poetёve, Shkrimtarёve dhe artistёve “Pegasi”, e ҫ’rёndёsi ka Pegasi Kosova a Pegasi Shqipёria kur ne tё gjithё jemi njё! “JEMI TË GJITHË ENGJËJ… Ndaj EJANI TË BASHKOJNË KRAHËT TË FLUTUROJNË SË BASHKU!”
Ёshtё privilegj tё jesh mes miqve tё artit, miqve tё pendёs e krijimtarive tё tjera, pёr tё cilёt Pegas ka treguar gjithnjё interes dhe pёrkushtim tё veҫantё.
Viti qё lamё pas, me gjithё brengat dhe pёrpёlitjet e ambientit social, politik e ekonomik shqiptar, ishte vit qё megjithatё solli pёrparёsi dhe dobi pёr shumё personalitete krijuese. Sikurse ishte vit nё tё cilin ne u detyruam tё pёrballemi papritmas me ikjen e njёri pas tjetrit tё disa prej gjigandёve tё mendimit intelektual shqiptar, emra tё spikatur nё sfera tё krijimtarisё letrare dhe punёs shkencore e hulumtuese. Nuk ka humbje mё tё madhe pёr njё shoqёri se sa kur prej saj largohen njerёz qё janё dёshmuar gjatё gjithё jetёs me devotshmёrinё e shёrbimit ndaj atdheut, me punёn e painteres dhe tё pakompromis ndaj idealeve tё shkencёs dhe pёrkushtimin ndaj popullit tё tyre. Porositё e tyre mbesin gjallё nё dhjetёra vepra tё botuara, nё disa dekada jetё tё jetuara, dhe nё qindra porosi tё koduara apo tё ҫ’koduara, qё njё shqiptar i mirё duhet tё dijё t’i kuptojё e t’i jetёsojё.
Tashmё nuk flasin mё akademikёt e nderuar Mark Krasniqi, Besim Bokshi, Pajazit Nushi e Esat Stavileci. Flasin veprat dhe kujtimet. Janё ato qё rrёfejnё pёr gjithҫka qё ishin, gjithҫka qё lanё mes nesh... E megjithatё ata vazhdojnё tё jenё kёtu mes nesh!
Ju ftoj tё gjithёve nё njё nderim solemn ndaj figurёs dhe punёs sё tyre, me njё minutё heshtje!
Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania është një Lidhje Krijuesish dhe Artistësh, të cilët në mënyrë të vullnetshme, me një qёllim shumë të lartë për t’i shërbyer kombit shqiptar në fushën e letërsisë dhe arteve nё pёrgjithёsi, është grupuar prej gati dy dekadash, dhe sot ajo është një lidhje shumë e fuqishme, e cila zhvillon veprimtarinë me ide tё qarta në sferat e pakufishme tё artit.
Është kënaqësi e veçantë që, pas kthimit nga njё varg veprimtarish kombёtare dhe ndërkombëtare, Pegas ndalon këtu në kryeqytetin e Kosovёs, në Prishtinë, dhe takohet me vёllezёrit dhe miqtë e njё gjuhe, njё gjaku dhe njё kombi.
Aktivitetet pegasiane u renditёn jo mё kot duke nisur nga Gjirokastra - vendlindja e Kadaresё, Tepelena, Tirana, Prishtina, Peja, Klina e Gjakova, me dёshirёn qё harta e pёrhapjes sё valёve pegasiane tё vijё gjithnjё duke u shtuar dhe duke qenё e pranishme edhe nё zona tё tjera brenda a jashtё ambientit shqipfolёs.
Aktivitetet e Kosovёs fillojnё sot me kёtё ceremoni tё shpёrndarjes sё ҫmimeve dhe pёr dy ditё me rradhё do tё zhvendosen edhe nё qendra tё tjera.
Gjithҫka e bashkёplanifikuar dhe ideuar nga “Pegasi” kёtu nё Kosovё, nёn mbёshtetjen e z. Kristaq Shabani, kryetar i LNPShA “Pegasi” të cilin e ftojmë për një fjalë rasti.
Lidhja e Poetёve, Shkrimtarёve dhe Artistёve “Pegasi” Kosova, sikurse ҫdo fundvit, edhe nё dhjetor 2015 ka ndёrmarrё aktivitetin e nominimeve tё “Artistёve tё Vitit”, njё angazhim afirmues pёr krijuesit intelektualё kosovarё.
Nuk ёshtё e tepёrt tё themi se gjatё gjithё vitit organizata jonё, nё bashkёpunim me “Pegasi” - Albania ka mbajtur aktivitete tё shumta tё promovimeve, diskutimeve e vlerёsimeve tё titujve a individualiteteve krijuese, por nё ҫdo fund dhjetori ne kemi ndёrmarrёsinё e pёrhershme tё publikimit tё nominimeve pёr Çmimet “Pegasi” tё krijuesve tё vitit. Nё kёtё kaos tё vlerave tё vёrteta qё duket sikur na ngёrthen gjithnjё e mё shpesh, mundohemi qё me punёn tonё tё mbajmё tё ekuilibruar vlerat intelektuale. Ndaj, nominimet dhe mё pas ndarja e ҫmimeve pёr Krijuesit e vitit, nё njёfarё mёnyre ёshtё vlerёsim pёr artistёt e dёshmuar qё afirmojnё kulturёn, artin, cilёsinё intelektuale dhe nёpёrmjet tyre mbarё shoqёrinё tonё.
Nominimet e sivjetme u pёrcaktuan nё sfera tё ndryshme tё arteve, nё tre kategori: Nderim pёr vepёr jetёsore (Post mortum & sё gjalli), Krijuesit e vitit dhe Çmimet kurajuese ndaj tё rinjve.
Duke i pёrgёzuar paraprakisht tё gjithё pёr punёn e shkёlqyer, unё dua tё uroj fillimisht tё Nominuarit, dhe mandej tё Laureuarit, qё titulli pegasian t’ju shёrbejё pёr ambicie tё reja nё fushat intelektuale dhe krijuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"PEGASI" i shërben kombit në fushën e letërsisë dhe arteve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: