Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 “Pegasi” ndalon triumfalisht në kryeqytetin e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Pegasi” ndalon triumfalisht në kryeqytetin e Kosovës Empty
MesazhTitulli: “Pegasi” ndalon triumfalisht në kryeqytetin e Kosovës   “Pegasi” ndalon triumfalisht në kryeqytetin e Kosovës EmptyThu Feb 11, 2016 3:36 am


“Pegas” ndalon triumfalisht në kryeqytetin e Kosovës

-Viti qё lamё pas, me gjithё pёrpёlitjet e ambientit social, politik e ekonomik shqiptar, ishte vit qё solli pёrparёsi e dobi pёr shumё personalitete krijuese, theksoi prof. Migena Arllati, kryetare e Lidhjes sё Poetёve, Shkrimtarёve dhe artistёve “Pegasi” Kosova, gjatë ndarjes së çmimeve.- Kristaq F. Shabani, president i LNPShA “Pegasi” Albania, shtoi se: shkrimtarja, poetja, studiuesja, Migena Arllati, me veprimtarinë e saj polidimensionale ka projektuar e realizuar një agmi vlerësuese në Kosovë, siç po ndodh në të gjithë hapësirën pegasiane.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Institutit Albanologjik në Prishtinë më 24 janar 2016 ishte kthyer në një vendtubim artistësh, gjegjësisht krijuesish të fushave të ndryshme. Shkas për këtë ishte ceremonia qendrore e ndarjes sё Çmimeve tё Laureatёve tё “Pegas” Kosova për personalitete fushash të ndryshme. Që njё fillim me një minutё heshtje u kujtuan tё katёr akademikёt e ndjerё: M. Krasniqi, B. Bokshi, P. Nushi, E. Stavileci

Me rastin e hapjes solemne, me një përshëndetje të pranishmëve nga mbarё trojet shqiptare iu drejtua znj. Migena Arllati, kryetare e LPShA “Pegas” Kosova e më pastaj një fjalë përshëndetëse e mbajti presidentit tё LNPShA “Pegasi” Albania z. Kristaq Shabani .Në kuadër të 80- vjetorit të lindjes së gjeniut të ltrave tona, në temën “Kadare, emblema e letёrsisё shqiptare”, një fjalë rasti e mbajti Kozeta Zavalani.

Me këtë rast shkoqitëm fragmente nga fjala e znj. Migena Arllati, kryetare e LPShA “Pegas” Kosova, e cila në filim të pranishmëve iu drjetua me këto fjalë mirëseardhjeje: Miq tё letrave, miq intelektualё qё jetoni e veproni nё Kosovё, Shqipёri, Maqedoni, Mal tё Zi e anё e mbanё nё diasporё…Mirё se keni ardhur nё takimin ceremonial tё Lidhjes sё Poetёve, Shkrimtarёve dhe artistёve “Pegasi”, e ҫ’rёndёsi ka Pegasi Kosova a Pegasi Shqipёria kur ne tё gjithё jemi njё! “JEMI TË GJITHË ENGJËJ… Ndaj EJANI TË BASHKOJNË KRAHËT TË FLUTUROJNË SË BASHKU!”

Ёshtё privilegj tё jesh mes miqve tё artit, miqve tё pendёs e krijimtarive tё tjera, pёr tё cilёt Pegas ka treguar gjithnjё interes dhe pёrkushtim tё veҫantё.

Viti qё lamё pas, me gjithё brengat dhe pёrpёlitjet e ambientit social, politik e ekonomik shqiptar, ishte vit qё megjithatё solli pёrparёsi dhe dobi pёr shumё personalitete krijuese.

Nderim gjigandëve tё mendimit intelektual shqiptar

Duke i bërë një vlerësim ambientit shoqëror, ajo potencoi se: Sikurse ishte vit nё tё cilin ne u detyruam tё pёrballemi papritmas me ikjen e njёri pas tjetrit tё disa prej gjigandёve tё mendimit intelektual shqiptar, emra tё spikatur nё sfera tё krijimtarisё letrare dhe punёs shkencore e hulumtuese. Nuk ka humbje mё tё madhe pёr njё shoqёri se sa kur prej saj largohen njerёz qё janё dёshmuar gjatё gjithё jetёs me devotshmёrinё e shёrbimit ndaj atdheut, me punёn e painteres dhe tё pakompromis ndaj idealeve tё shkencёs dhe pёrkushtimin ndaj popullit tё tyre. Porositё e tyre mbesin gjallё nё dhjetёra vepra tё botuara, nё disa dekada jetё tё jetuara, dhe nё qindra porosi tё koduara apo tё ҫ’koduara, qё njё shqiptar i mirё duhet tё dijё t’i kuptojё e t’i jetёsojё.

Tashmё nuk flasin mё akademikёt e nderuar Mark Krasniqi, Besim Bokshi, Pajazit Nushi e Esat Stavileci. Flasin veprat dhe kujtimet. Janё ato qё rrёfejnё pёr gjithҫka qё ishin, gjithҫka qё lanё mes nesh… E megjithatё ata vazhdojnё tё jenё kёtu mes nesh!

Ju ftoj tё gjithёve nё njё nderim solemn ndaj figurёs dhe punёs sё tyre, me njё minutё heshtje!

“Pegasi” Albania, prej gati dy dekadash në spikatje vlerash

Ndërkaq sa i përket, Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, profesorsha Arllati tha se: “ është një Lidhje Krijuesish dhe Artistësh, të cilët në mënyrë të vullnetshme, me një qёllim shumë të lartë për t’i shërbyer kombit shqiptar në fushën e letërsisë dhe arteve nё pёrgjithёsi, është grupuar prej gati dy dekadash, dhe sot ajo është një lidhje shumë e fuqishme, e cila zhvillon veprimtarinë me ide tё qarta në sferat e pakufishme tё artit.”

Ndaj edhe me këtë rast shprehi: kënaqësinë e saj të veçantë që, pas kthimit nga njё varg veprimtarish kombёtare dhe ndërkombëtare, Pegas ndalon këtu në kryeqytetin e Kosovёs, në Prishtinë, dhe takohet me vёllezёrit dhe miqtë e njё gjuhe, njё gjaku dhe njё kombi.

Aktivitetet pegasiane u renditёn jo mё kot duke nisur nga Gjirokastra – vendlindja e Kadaresё, Tepelena, Tirana, Prishtina, Peja, Klina e Gjakova, me dёshirёn qё harta e pёrhapjes sё valёve pegasiane tё vijё gjithnjё duke u shtuar dhe duke qenё e pranishme edhe nё zona tё tjera brenda a jashtё ambientit shqipfolёs.

Aktivitetet e Kosovёs fillojnё sot me kёtё ceremoni tё shpёrndarjes sё ҫmimeve dhe pёr dy ditё me rradhё do tё zhvendosen edhe nё qendra tё tjera.

Gjithҫka e bashkёplanifikuar dhe ideuar nga “Pegasi” kёtu nё Kosovё, nёn mbёshtetjen e z. Kristaq Shabani, kryetar i LNPShA “Pegasi” .

Njё angazhim afirmues pёr krijuesit intelektualё kosovarё

Lidhja e Poetёve, Shkrimtarёve dhe Artistёve “Pegasi” Kosova, sikurse ҫdo fundvit, edhe nё dhjetor 2015 ka ndёrmarrё aktivitetin e nominimeve tё “Artistёve tё Vitit”, njё angazhim afirmues pёr krijuesit intelektualё kosovarё.

Nuk ёshtё e tepёrt tё themi se gjatё gjithё vitit organizata jonё, nё bashkёpunim me “Pegasi” – Albania ka mbajtur aktivitete tё shumta tё promovimeve, diskutimeve e vlerёsimeve tё titujve a individualiteteve krijuese, por nё ҫdo fund dhjetori ne kemi ndёrmarrёsinё e pёrhershme tё publikimit tё nominimeve pёr Çmimet “Pegasi” tё krijuesve tё vitit. Nё kёtё kaos tё vlerave tё vёrteta qё duket sikur na ngёrthen gjithnjё e mё shpesh, mundohemi qё me punёn tonё tё mbajmё tё ekuilibruar vlerat intelektuale. Ndaj, nominimet dhe mё pas ndarja e ҫmimeve pёr Krijuesit e vitit, nё njёfarё mёnyre ёshtё vlerёsim pёr artistёt e dёshmuar qё afirmojnё kulturёn, artin, cilёsinё intelektuale dhe nёpёrmjet tyre mbarё shoqёrinё tonё.

Nominimet e sivjetme u pёrcaktuan nё sfera tё ndryshme tё arteve, nё tre kategori: Nderim pёr vepёr jetёsore (Post mortum & sё gjalli), Krijuesit e vitit dhe Çmimet kurajuese ndaj tё rinjve.

Duke i pёrgёzuar paraprakisht tё gjithё pёr punёn e shkёlqyer, unё dua tё uroj fillimisht tё Nominuarit, dhe mandej tё Laureuarit, qё titulli pegasian t’ju shёrbejё pёr ambicie tё reja nё fushat intelektuale dhe krijuese.

Ne këndvështrojmë ardhmërinë me syrin e bukur dhe dëshirën e mirë. Kujdesemi dhe për selvinë dhe filizin e bukur e të vrullshëm, përfundoi znj. Migena Arllati, kryetare e LPShA “Pegas” Kosova
Nga Kristaq F. Shabani, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Përshendetje këtij auditori prestigjioz dhe inteligjent!…
Prezenca elitare e shpreh më së miri këtë .
Kënaqësia ka kufij të epërm, në moment nxitëse, impulsuese, ngjyrore, sikundërse është “arkitekturuar” kjo ceremoni pegasiane me teh dhe kahje vlerësuese.
Vlerësimi i kontributit, edhe në sferën e produktit mendimor, është i nevojshëm, sinjifikativ, pasi kjo rrjedh nga roli parësor, lideror i këtij produkti.

Ndaj rrugëtimi ynë i kthjellët : Synimi drejt qiejve.
Titujt dhe çmimet pegasiane mbartin me vete: qindra romane, vëllime, qindra studime, këngë poezi, proema, anekdota, anuarë, skica tregime, gjini muzikore, ese, hajk, pikturë, skulptura, pozime, mendime kritike , nota melodiuese në pentagrame, koncerte këngësh e tjerë. Ne këndvështrojmë ardhmërinë me syrin e bukur dhe dëshirën e mirë. Kujdesemi dhe për selvinë dhe filizin e bukur e të vrullshëm.
Pasthirrma shpërthyese në kahje kënaqësie… Pikëçuditëset shumohen. Akademia Pegasiane vlerëson, pasi dhe vlerësimi është gjetje.
Shkrimtarja, poetja, studiuesja, Migena Arllati, me veprimtarinë e saj polidimensionale ka projektuar dhe realizuar një agmi vlerësuese në Kosovë, ashtu sikundërse po ndodh në të gjithë hapësirën pegasiane. Dita e sotme duhet konsideruar si një ditë ogurmirë, e cila hap Kanata të reja , lidhësi e prurje të reja nga kudo, nga çdo kush…
Ne vijojmë rrugëtimin tonë të prezantimit dhe të promovimit te vlerave.
Suksese të çmuarve!

Ndarja e çmimeve “PEGASI”

Më pasja Lidhja e Poetёve, Shkrimtarёve dhe Artistёve “PEGASI” Kosova, e drejtuar nga Znj. Migena Arllati bëri ndarjen e çmimeve “Pegasi” sipas këtyre kategorive :

TRE KATEGORI: Çmimi pёr vepёr jetёsore, Krijuesit e vitit dhe Çmimet kurajuese pёr tё rinj



ÇMIMI PЁR VEPЁR JETЁSORE, POST MORTUM, iu ndahet Akademikёve tashmё tё ndjerё:
MARK KRASNIQI
BESIM BOKSHI
PAJAZIT NUSHI
ESAT STAVILECI



ÇMIMI PЁR VEPЁR JETЁSORE:

Kosovё: prof. RAMIZ KELMENDI
Shqipёri: FERIK FERRA (poeti qё pёrjetoi dhe mbijetoi ferrin komunist)



ÇMIMET E KRIJUESVE TЁ VITIT 2015

Shkrimtari: FLORA BROVINA
Poeti: TYRAN SPAHIU
Prozatori: BAJRAM SEFAJ
Historiani: JUSUF BUXHOVI
Publicisti: FAHRI MUSLIU
Çmimi pёr vepёr jetёsore, Kosovё: RAMIZ KELMENDI
Çmimi pёr vepёr jetёsore, Shqipёri: FERIK FERRA
Çmimi pёr studime letrare: ISAK SHEMA
Çmimi pёr studime etnologjike: BASHKIM LAJÇI
Çmimi pёr studime muzikore: BEHAR ARLLATI
Pёrkthyesi i vitit (nga gjuha polake): MAZLLOM SANEJA
Çmimi pёr ekspozimin e vlerave mbarёshqiptare nё botё: REXHEP RIFATI
Mbledhёsi dhe rrёfimtari i traditёs popullore: SALIH ZOGIANI
Aktivistja kulturore e vitit: SHUKRIJE RAMADANI
Skulptori i vitit: DESTAN GASHI
Piktori i vitit: NAIM SPAHIU
Fotografi i vitit: SHKЁLZEN REXHA
Gazetarja kulturore: FITNETE TUDA
Kёngёtarja lirike e vitit: FLAKA GORANCI
Promovues i shoqёrisё shqiptare: BESIM DINA & EMISIONI ARGЁTUES – EDUKUES “OKSIGJEN”
Revista kulturore afirmuese e vlerave intelektuale: “NACIONAL”, Tiranё
Shoqata mё aktive nё promovimin e vlerave letrare dhe tradicionale: KLUBI I SHKRIMTARЁVE “VOREA UJKO”, Klinё
Koordinatori i vitit nё degёt e “Pegasit” nё Kosovё: SHEFQET DINAJ, Gjakovё

NOMINIMET PЁR ARTISTЁT E RINJ:

Pianisti i ri i vitit: GENT KUMNOVA
Piktorja e re e vitit: DAFINA MAXHARRAJ
Interpretuesi poetik i vitit: FESTIM AVDYLI, Prizren
Poetja e re e vitit: KALTRINЁ LOHAJ
Nxёnёsja talente e vitit: SARANDA HALIMI

Duke Ju pёrgёzuar tё gjithёve pёr punёn e shkёlqyer, me respekt, prof. Migena Arllati, kryetare e Lidhjes sё Poetёve, Shkrimtarёve dhe artistёve “Pegasi” Kosova. . Pas ndarjes së Çmimeve pёr vepёr jetёsore, R. Kelmendi & F. Ferr, pati edhe një përshëndetje nga Prof. Asoc. Dr. Muhamet Bela , arkeolog dhe profesor i historisё nё Universitetin “L. Gurakuqi” nё Shkodёr.

Aktiviteti i kësaj ceremonie u përshkua edhe me disa pika artistike, që u realizua kryesisht nga artistë të ri: pati një dedikim poetik ndaj “Pegasit” nga Servet Bytyҫi me banim nё Angli.” Dhe një recitim nga Festim Avdyli: “Trёndafil Çamёrie”; “Udhёtim i shqipeve” – Film i shkurtёr nga Rexhep Rifati, i ndёrtuar me foto tё monumenteve nё tё gjitha trojet shqiptare si dhe një ekzekutim instrumental nё violinё nga Pleurat Doli: “Meditation”.

Asnjë televizion nuk e përcolli ceremoninë!

Krejt në fund “Pegas” Albania shpall tё hapur Konkursin e madh ndërkombëtar „Pegasi – Kadare 2016“. Ishte kjo një ceremoni që kurorëzonte aktivitetin një vjeçar dhe punën e palodhshme të profesoreshës, Migena Arllati, kryetare e Lidhjes sё Poetёve, Shkrimtarёve dhe artistёve “Pegasi” Kosova, në hulumtimin e vlerave jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë, vlera këto të cilat për çudi nuk e panë e përcollën vetëm televizioni publik i Kosovës dhe televizionet private, me motiv banal se të dielën na qenka ditë pushim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
“Pegasi” ndalon triumfalisht në kryeqytetin e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: