Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Kuarteti: “Stinëhorizonti” nga Kristaq F. Shabani , Albania

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kuarteti: “Stinëhorizonti”  nga Kristaq F. Shabani , Albania Empty
MesazhTitulli: Kuarteti: “Stinëhorizonti” nga Kristaq F. Shabani , Albania   Kuarteti: “Stinëhorizonti”  nga Kristaq F. Shabani , Albania EmptyThu Feb 11, 2016 3:25 am

Kuarteti: “Stinëhorizonti”

Nga Kristaq F. Shabani , Albania

1. Pranverë - Jug

Ardhja e bukuruar
shkreptin sytë e ndritshëm,
Derdhet prej tyre
një ujëvarë fatbardhë…
A mund të përsillet
ndër mend ikja?..
Një ikje e tymtë
në oxhaqe meskine,
pa piketa të gjelbra?
Venitja loton
në një syth të tharë…

2. Dimër – Veri

Ka shtrirë
pelerinën helmatisëse
heshtja…
Pres në stacion i ngrirë,
“prerë” nga copëza të çuditshme
xhamakullta…
Trazirë stalagtitesh e stagmitesh,
shpërthejnë lulëzat e syve…

3. Vjeshtë- Lindje

Mesazhi i pritur,
stopur në mesfushë,
s’e pëlqen rrugëtimin dinak,
sjellës të një lajmi ekzistent
të shkarkimit
të vetëtimtë të stinës…
S’i kam pëlqyer, kurrë,
mesazhet e shkurtra,
fytyrëprera, duar buavitura,
prodhur nga tru plot truke…
Ah, sjellës lajmëtar lajmi ogurzi,
në këtë natë, pa kurfarë takti!...
Iku, fluturoi,
ndjesia e lartme,
veshur me petk pëlqimi;
iku , hapoi vrapimthi dëshira...
Në një kremastar qiellor
e këndvështroj të varur…
Parvazit qiellor nga nervozizmi
i dridhen nervat …
Kryefjalëzon
Kupëza e helmët,
Skeptër i marrë hileshëm…

4. Perëndim pa Verë

Ç’ndjell kjo prapësirë,
mandatë e përfolur,
jetëshkurtër e trilltë?
Rrëzohet
në humnerë gjithçkaja,
pa ditur, ku bie,
e këputur.
Këmbadoras,
sakatosur dëshirëstepura,
teksa mali
fushohet nga drithërimet sizmike;
i priten kryet nga gijotina…
Rrëzohet shtati
nga e përpjetja e graduar keqas ,
lumnajë yjesh të vrarë…
Prerë verdheza
në ballë të të verdhëve…

Marrë nga vëllimi poetik “Gijotina e Syrit” i Kristaq F. Shabanit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Kuarteti: “Stinëhorizonti” nga Kristaq F. Shabani , Albania
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: