Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 13 tetor 2014 TELEFONATE E MADHE E URIMIT E "PEGASI" ALBANIA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

13 tetor 2014 TELEFONATE E MADHE E URIMIT E "PEGASI" ALBANIA Empty
MesazhTitulli: 13 tetor 2014 TELEFONATE E MADHE E URIMIT E "PEGASI" ALBANIA   13 tetor 2014 TELEFONATE E MADHE E URIMIT E "PEGASI" ALBANIA EmptyWed Oct 15, 2014 11:37 pm

Ora 22.00-22.15
TELEFONATE E MADHE E URIMIT E "PEGASI" INTERNACIONAL ALBANIA
I telefonova Poetit të madh Agollit… Iu prezantova …. Më njohu menjëherë …
*
Në ora 22.00 të ditës së sotme të 13 tetorit , nëpërmjet një bisede të këndshme , shumë miqësore, i urova, në emër të gjithë poetëve , shkrimtarëve , artistëve , studiuesve pegasianë, kudo ku ndodhen. në vend, në trojet shqiptare dhe në Botë, poetit të madh Dritëro Agolli: “Gëzuar ditëlindjen ! Jetë të gjatë, sa vetë jeta !”
Zhvilluam një bisedë të jashtëzakonshme, duke kujtuar momente të bukura, çaste shumë emocionante të kaluara në takimet e ndryshme në Tiranë , Tropojë e Gjirokastër, gjatë gjithë kësaj periudhe jetësore kreative. Ai më foli me shumë përzëmërsi dhe me një logjikë të jashtëzakonshme. Kujtuam shume moment e nga takimet në Bajram Curri, Tiranë . Folëm për letërsinë , artin , kulturën , Çajupin , Filip Shabanin , Sotir Papulin… hithrat dhe manushaqet …
Unë e urova edhe në emër edhe të zagoritëve , intelektualëve dhe përfaqësuesve të Botës së saj shkrimore.
Foli me shumë nostalgji për Gjirokastrën , Zagorinë… Kujtoi rininë në këtë qytet të bukur , ku kaloi një pjesë të rinisë së tij dhe më tha shprehimisht : “ Gjirokastra është vendlindja ime e dytë”…
“Tani unë u plaka …, nxitoi të më thoshte, - dhe të gjitha këto që thamë i kujtojmë me emocion… “.
“Jo, - I thashe , ju jeni 40 vjeç!”
Më gëzoi fakti që ishte në një ditë të shkëlqyer dhe aspak i lodhur nga festimet…
E njoftova dhe për Antologjinë Poetike Universale dhe vendin e veçantë të nderit që ka në të si “NDERI I PEGASIT” Albania .
Ai më deklamoi pjesë nga poema e tij për Devollin dhe unë i deklamova poezinë time për Profetët. Qeshi i emocionuar. Por nuk lamë pa përmendur dhe ekuacionin : talent + raki= supertalent. Qeshi …
U mbyll biseda me lajtmotivin pegasian: “ Jemi të gjithë Ëngjëj.. Ejani të bashkojmë krahët të fluturojmë së bashku!”
“Me ju, - i thashë, - krahët tona bëhen më të forta!
Ndërkohë poeti hodhi një romuz të bukur : “Si do të bëjmë me djajtë ?!” E lashe pyetjen e tij ne reticence të bardhë …
I urova : “Natën e mirë dhe 100 përvjetorë të tjerë!”
I dhashë fjalën: “Një ditë ne pegasianët , bashkë me ne dhe skulptori, poetin Haxhi Kalluci, miku I tij dhe yni do të të vimë t’ju takojmë… “.
“Mirë se të vini!” u dëgjua zëri i ngrohtë i poetit …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
13 tetor 2014 TELEFONATE E MADHE E URIMIT E "PEGASI" ALBANIA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: