Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krijime nga Adem Berisha

Shko poshtë 
+15
Eva0506
elisa
vjoooosssssssaaaa
**Lumi_
Mysafir
Kosovarja
Urata
Beton
Sofra
shaban cakolli
rrebelja
Riki30
absurdja
Adem Berisha
besa-bese
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyTue Jan 13, 2009 1:15 pm

Elisa, falemnderit për komentin tuaj dhe ngushllimet që më drejton. Sidoqoftë, jeta vazhdon.
Edhe unë ty të uroj jetë të gjatë e të lumtur në gjithë sferat e saj.

Ndonëse kisha një shkëputje të konsiderushme, unë përherë jam me këtë forum dhe gjithë anëtarët e tij të rrespektuar ndaj për kënaqësinë tuaj këtu po shtoj edhe një poezi.

POEZIA IME

Do të doja që poezia ime
e nxjerrë nga thellësitë,
të bëj rrugen e vetë trime
për të pushtuar lartësitë.

Si zogu të fluturojë e lirë
e me këngën e vetë në gojë,
askush misionin e sajë të dlirë
të mos e ndryej, e as të ndalojë.

Mos të derdh helm e vrerë
por le të mbjellë dashuri,
ndryshe nuk do të kishte vlerë
dhe nuk do të sillte kënaqësi.

Le t’i këndojë të bukurës
kur nuk duket as në horizont,
me krahët e lehtë si të fluturës
le të shetis nëpër botë.

Të gjej shumë e shumë të mira
në vete kjo botë që ngërthen,
të iu këndojë fytyrave të dlira
por as të pistat, të qeta mos t’i len.

Me tërë forcën le të protestojë
atëherë kur duhet protestuar,
padrejtësitë pa mëshirë t’i luftojë
edhe vetë zoti, pot’i ketë shkaktuar.

Përndryshe ajo nuk do të ishte
e bekuara që duhet të jetë,
madhështinë që do të duhej të kishte
e ndryer, nuk do të mund të ketë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 39
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyWed Feb 18, 2009 3:40 am

Adem Berisha shkruajti:
Elisa, falemnderit për komentin tuaj dhe ngushllimet që më drejton. Sidoqoftë, jeta vazhdon.
Edhe unë ty të uroj jetë të gjatë e të lumtur në gjithë sferat e saj.

Ndonëse kisha një shkëputje të konsiderushme, unë përherë jam me këtë forum dhe gjithë anëtarët e tij të rrespektuar ndaj për kënaqësinë tuaj këtu po shtoj edhe një poezi.

POEZIA IME

Do të doja që poezia ime
e nxjerrë nga thellësitë,
të bëj rrugen e vetë trime
për të pushtuar lartësitë.

Si zogu të fluturojë e lirë
e me këngën e vetë në gojë,
askush misionin e sajë të dlirë
të mos e ndryej, e as të ndalojë.

Mos të derdh helm e vrerë
por le të mbjellë dashuri,
ndryshe nuk do të kishte vlerë
dhe nuk do të sillte kënaqësi.

Le t’i këndojë të bukurës
kur nuk duket as në horizont,
me krahët e lehtë si të fluturës
le të shetis nëpër botë.

Të gjej shumë e shumë të mira
në vete kjo botë që ngërthen,
të iu këndojë fytyrave të dlira
por as të pistat, të qeta mos t’i len.

Me tërë forcën le të protestojë
atëherë kur duhet protestuar,
padrejtësitë pa mëshirë t’i luftojë
edhe vetë zoti, pot’i ketë shkaktuar.

Përndryshe ajo nuk do të ishte
e bekuara që duhet të jetë,
madhështinë që do të duhej të kishte
e ndryer, nuk do të mund të ketë.

Urime per te gjitha poezit tua Adem Berisha te cilat i ke krijuar dhe kushtuar mbeses tuaj Diellzes. Poezit e tua e kane bere ma te lexueshem kete forum.

Urime edhe nje here me deshir do i lexoj poezit ne vazhdim per Diellzen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyWed Feb 18, 2009 5:43 pm

Mirushe, me rresspekt dhe sinçeritet maksimal të falenderoj për komentin tuaj të dhënë më lartë lidhur me shkrimet e mia e veçanërisht ato që kanë të bëjnë me engjellushen tonë të përbashkët, Diellzen.
Poashtu nga zemra falënderoj dhe përshëndes gjithë forumistët si dhe stafin e forumit duke ju uruar GËZUAR PËRVJETORIN E PARË TË KOSOVËS SË PAVARUR.
Më lejoni që për knaqësinë tuaj, këtu të postoj një poezi modeste në temen e cekur më lartë, Përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

KURORËZIM SHEKUJSH

Sot qe këngës ia thotë Prishtina
e ditën më të gëzuar kremton,
tinguj të përzgjedhur lëshon violina
festën më të madhe, të gjithëve ua uron.

Uron dhe çiftelia e vjetër,
dridh telat siç vetëm ajo di,
sot do të luhet një valle tjetër
me gra e burra, pleq e të rinj.

Feston fshati dhe qyteti
e kënga jehon pa pushuar,
mali, fusha, lumi po edhe deti
sot bashkë ndihen të gëzuar.

Këtë Ditë të Madhe të Pavarësisë
kremtojmë si asnjëherë më parë,
me krenari e respekt për dëshmorët e lirisë
gjak e jetë kësaj toke që i kanë falë.

Të pa ndara krenaria dhe pikëllimi
bashkë kanë rënë në ujdi,
tok ndër shekuj të bëjnë rrugëtimin
të kurorëzuar me të shtrenjtën liri.

Gëzuar, gëzuar për jetë e mot
e gëzimi mos të ketë kufi,
gjaku i dëshmorëve nuk është derdhur kot
ai gjak i dëlirë vajzash dhe djemve të ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyThu Feb 19, 2009 1:49 am

Mirëse na erdhe me këtë poezi shumë të mirë Baca Adem Berisha.

Dëshira është shumë e madhe që të vazhdosh të sjellësh edhe në të ardhmen poezi në forumin tonë Baca Adem.

Të dëshiroj çdo të mirë në jetë, gjithashtu shëndet për ju dhe familjen tuaj Baca Adem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyWed Feb 25, 2009 1:31 pm

Shumë falemnderit mik i dashur Sofra për gjithçka tuajen dhe përkrahjen e vazhdueshme që më ke dhënë. Kjo edhe ka qenë një shtytje për mua qe sadopak, të vazhdoj me shkrimet e mia modeste.

Për knaqësinë tuaj dhe të gjithë stafit e lexuesëve tjerë, po postoj edhe poezinë në vazhdim, me shpresë qe të mos jenë e përsëritur hahahahah.

E SHKUAR QOFTË

Në kohërat plot me mjegull,
ujqër e dhelpra dominonin,
asgjë jashtë kontrollit
t’u dilte nuk lëshonin.

Përbindëshat e asja kohe -
të “nënë Titos” e “babë Partisë”,
bënin edhe çka nuk bëhet
që ndal t’i thonë Lirisë.

Shtypnin gjithë çka mundnin
vetë për të mbetur gjallë,
gjithë në shërbim të djallit
bre mos iu qoftë hallall.

Ndjenjat më të fuqishme
donin t’i ngulfatnin,
zemrat më të shëndosha
donin qe t’i plasnin

“Bishtin e armikut” e kishin
Bibël e Kur an,
me te në “birucë” të futnin –
tek ata, nuk kishte pardon.

Por vullkanin shpirtëror
të djemve e vashave të reja,
askush nuk mund të ndalonte –
ai vriste si rrëfeja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: DASHURO NË VEND TË URREJTJËS !   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyThu Feb 26, 2009 5:36 pm

DASHURIA, E BEKUARA E PËRËNDISË

Të dashurosh s’i thonë dot vogëlsi
por është vepër qeniesh hyjnore,
dashuria nuk njeh hipokrizi
ajo jetën të bën të lumtur prore.

Dashuria është shpirtmadhësi
dhe arma që pa mëshirë vret urrejtjen,
ajo sjell fat e lumturi
asaj, askush nuk i di të keqen.

Të dhurosh dashuri atij qe të meriton
asgjë nuk ke humbur vetëm që ke fituar,
edhe perëndia kështu më shumë të don
nga mëshira e tij nuk ka për të lëshuar.

Për gocat shqiptare porsi sokolesha
e çunat vigana që i ka shqiptaria,
do të shkrihesha por edhe të tretesha
vetëm e vetëm qe të gëzojë rinia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Andoni_uk
Fillestar/e
Fillestar/e
Andoni_uk


Male
Numri i postimeve : 17
Age : 43
Vendi : Bote
Registration date : 10/02/2009

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyFri Mar 13, 2009 3:29 pm

Ju lumte Z.Adem vetem suksese , shendet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyFri Mar 13, 2009 5:28 pm

Shumë falemnderit i nderuari Andoni_uk,
më vie mirë qe po të pelqejnë shkrimet e mia. Shkruaj unë nga pak sa për të mos kaluar kohen së koti por besoj qe me te njejtat kënaq edhe shokët e miqtë e mi.
Me respeekt, Ademi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyFri Mar 13, 2009 11:38 pm

Shume respekte,
Plot shendet
Pershendetje
nga miku i vertet!

+43-shi(shpresoj se ju bie ndermend se nga kush i pranoni pershendetjet vella Adem Berisha).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptySat Mar 14, 2009 2:20 pm

Shume falemnderit vella i dashur an-di, po e marr me mend dhe lutem qe te me jepet mundesi qe gjithe te mirat ti kethej me te mira se pari ty por edhe gjithe miqeve e dashamireve tjere qe me duan dhe i dua shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptySat Mar 28, 2009 2:57 pm

Anipse une jam me rrallë në forum, edhe për arsye objektive, vërej një mosinteresim për shkrimet e mia qe me japin të kuptoj se nuk janë në nivelin e duhur artistiko-letrar.
Megjithatë, për kënaqesinë e admirueseve të mi eventual po vendos këtu edhe disa vargje poetike kushtuar mësuesit tim shumë të dashur e babait te heroines Xhevë Krasniqi - Ladrofci, zotëriut e atdhetarit te deshmuar Abdyl Krasniqi.

PISHTAR DITURIE
- mësuesit tim -

Yll drite netëve te pa hënë,
netëve të errësirës, mizorisë e tmerrit,
bëre atë që çdo kush nuk mund të bën
hape derën e parajsës, mbylle atë të ferrit.

Shpërndave rrezet e diturisë
në qytete e fshatra të largëta malore,
për të shkullur rrënjët e prapambeturisë
si relikt i robërisë shumëshekullore.

Ti u dogje e u shkrive si qiriri
duke qenë pishtar i diturisë,
Ti nuk ishe kokëtul si kungull misiri
as analfabet me diplomë i qeverisë.

Të ndoqën, burgosën, persekutuan . . .
gojen donin ta mbyllnin me dry,
kontributin e dhënë kështu ta shpaguan
kurr nuk gjeten kompromis me ty.

Sot je ballëhapur me kokën lartë
askush më nuk mund të tallet me ty,
për vepren tuaj të ndritur e të artë
me shkronja ari do të shkruhet në histori.

O Abdyl Krasniqi, mësuesi im i dashur !
breza e breza që ke arsimuar,
për dëshmorët që atdheut i ke falur
perulem para teje, Ti kështu më ke edukuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptySat Mar 28, 2009 11:56 pm

Adem Berisha shkruajti:
Shumë falemnderit mik i dashur Sofra për gjithçka tuajen dhe përkrahjen e vazhdueshme që më ke dhënë. Kjo edhe ka qenë një shtytje për mua qe sadopak, të vazhdoj me shkrimet e mia modeste.

Për knaqësinë tuaj dhe të gjithë stafit e lexuesëve tjerë, po postoj edhe poezinë në vazhdim, me shpresë qe të mos jenë e përsëritur hahahahah.

E SHKUAR QOFTË

Në kohërat plot me mjegull,
ujqër e dhelpra dominonin,
asgjë jashtë kontrollit
t’u dilte nuk lëshonin.

Përbindëshat e asja kohe -
të “nënë Titos” e “babë Partisë”,
bënin edhe çka nuk bëhet
që ndal t’i thonë Lirisë.

Shtypnin gjithë çka mundnin
vetë për të mbetur gjallë,
gjithë në shërbim të djallit
bre mos iu qoftë hallall.

Ndjenjat më të fuqishme
donin t’i ngulfatnin,
zemrat më të shëndosha
donin qe t’i plasnin

“Bishtin e armikut” e kishin
Bibël e Kur an,
me te në “birucë” të futnin –
tek ata, nuk kishte pardon.

Por vullkanin shpirtëror
të djemve e vashave të reja,
askush nuk mund të ndalonte –
ai vriste si rrëfeja.


Shumë poezi e mirë Bacë Adem Berisha t lumtë dhe vazhdim të mbarë në të ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptySun Mar 29, 2009 8:55 pm

Faleminderit mik i dashur Sofra, sidoqoftë edhe ky eshte nje lloj komenti ndonëse nuk ka të bëj me poezinë e fundit kushtuar mësuesit tim të dashur e babait të heroinës së kombit Xhevë Krasniqi-Lladrofci.
Shpresoj në vazhdimin e komunikimeve dhe mbështetjes reciproke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptySun Mar 29, 2009 11:33 pm

Adem Berisha

Kurdo që lexoj rreshtat tuaj
më inspiron prore poezia,
ndonëse ndihem sikur vuaj
pranoni falënderimet e mia.

Ju jeni energjik padyshim
Ju jeni mjeshtër i poezisë,
Ju jeni vëlla i Kombit tim
Ju jeni baba i Letërsisë.

Ndaj shkruaj vëlla Ademi
per Bashkimin Kombëtar,
vargun në valle vëjeni
të qoftë udhë e mbarë.

Me shumë rrespekt nga´0043-shi

Mbrapsht në krye Shko poshtë
STEFNO
Fillestar/e
Fillestar/e
STEFNO


Male
Numri i postimeve : 7
Age : 45
Vendi : HOLLAND
Registration date : 28/03/2009

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyMon Mar 30, 2009 12:56 am


Adem Berisha

FËMIJËT E VENDIT TIM

Fëmijtë e vendit tim
janë fytyrëqeshur e të dlirë,
në gjithë rruzullin tokësor
nuk ka fëmijë më të mirë.

Janë plot shend e verë
me faqet kuq si molla,
janë të shenjtë si engjuj
bukuri nga ta merr shkolla.

Bukuri ka edhe rruga
kur këta e pershkojnë,
këta s'dijnë të urrejnë
por vetëm të dashurojnë.

Ata dijnë të lozin
por dijnë edhe të mësojnë,
janë shumë të edukuar-
të vjetrit i nderojnë.

Në rrugë kur ju ndeshin
mirëmëngjes ju thonë,
në autobus a tren
vendin ua lëshojnë.

Duani pra këta engjuj
se janë të padjallëzuar,
duani se janë si pllumba
të shëndoshë e të padroguar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 EmptyMon Mar 30, 2009 12:35 pm

Veçanërisht i dashuri an-di,
shumë më mungojnë komunikimet me ty dhe këto vargje qe më paske kushtuar më bën besa edhe të rrënqethem nga kënaqësia por edhe më krijuan një ndjenjë se jemi diku së bashku duke pirë kafe e llafosur. Faleminderit, faleminderit ... dhe prano përshëndetjet e mia më të përzemërta.
Shumë i nderuari STEFNO, më vie mirë që edhe ju në mërgim përcillni shkrimet dhe aktivitetet tona përmes forumit Bashkimi kombetar në mënyrë qe të ndjeheni sa më afër atdheut, tokës së shenjtë shqiptare. E kuptoj ndjenjen tuaj përse të paskan pelqye vargjet e mia në poezinë "Fëmijët e vendit tim" të cilat i ke rivendosur këtu. Mendoj që edhe ky është një koment i mjaftueshëm. Faleminderit shumë e gjithë të mirat nga xhaxhi Adem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Krijime  nga  Adem Berisha - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krijime nga Adem Berisha
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» Krijime nga Luboteni
» Krijime nga Tom Sojer
» Krijime nga Rrebelja
» Krijime nga Violeta Gashi
» Krijime nga Shaban Cakolli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: