Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 In Memoriam/Arbėn Xhaferri, Rilindėsi i kohės moderne

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3254
Age : 37
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: In Memoriam/Arbėn Xhaferri, Rilindėsi i kohės moderne   Sat Aug 16, 2014 3:30 am

In Memoriam/Arbėn Xhaferri, Rilindėsi i kohės moderne


Publikuar mė 15.08.2014 | 14:20

3  0









Dy vjet mė parė, mė 15 gusht 2012, u nda nga jeta, njė nga intelektualėt dhe mendimtarėt mė tė rėndėsishėm shqiptarė tė kohės sonė, Arbėn Xhaferri. I goditur prej disa vitesh nga njė sėmundje e rėndė, Arbėn Xhaferri nuk pushoi pėr asnjė ēast sė luftuari me armėn mė tė fortė tė tij-mendjen, pėr tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni, por edhe pėr krjimin e njė shtrati gjithėkombėtar tė mendimit intelektual, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė kishin njė bosht tė pėrbashkėt ideologjik dhe politik.

Arbėn Xhaferri, i lindur nė Tetovė mė 25 janar 1948 dhe i diplomuar pėr filozofi, kulmin e veprimtarisė intelektuale e dha pas rrėzimit tė komunizmit, pėrkatėsisht pas vitit 1990. Ndėrkohė qė punonte nė Radio Televizionin e Prishtinės si drejtues i redaksisė sė kulturės, ku dha njė kontribut tė ēmuar nė lėvrimin e figurave tė trashėgimisė kulturore shqiptare, Arbėn Xhaferri mori vendimin pėr tu larguar nga kryeqyteti i Kosovės dhe pėr tu shpėrngulur nė vendlindje. Miqtė e tij nuk e kuptuan nė fillim kėtė vendim, i cili ishte njė “thirrje” qė i vinte sė brendshmi pėr tė ndihmuar shqiptarėt e Maqedonisė nė kohėn kur kontributi i tij duhej mė shumė.

Maqedonia sapo kishte shpallur pavarėsinė nga Jugosllavia, tashmė e shkatėrruar dhe krerėt e saj Kiro Gligorov e akademiku Nikola Kljusev, sė bashku me Ljubēo Georgievskin hodhėn bazat e njė shteti pa dhe kundėr shqiptarėve. Partia e vetme shqiptare ajo pėr Prosperitet Demokratik nuk mundi tė pėrballonte dot presionin e egėr. Arbėr Xhaferri del nė skenė duke kėrkuar njė rimodelim tė programit politik tė shqiptarėve, pikėrisht me njė forcė politike qė kishte si stemė, flamur dhe thelb, madje edhe emėr fjalėn shqiptar.

Formoi dhe udhėhoqi Partinė Demokratike Shqiptare, edhe pse u akuzua pėr pėrēarje, ai ia doli qė pėr disa vite tė jetė alternativa intelektuale pėrballė maqedonasve. Sfidoi ballė pėr ballė ideologėt sllavomaqedonas duke iu “pėrplasur” trashėgiminė kulturore dhe intelektuale tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Arbėn Xhaferri formuloi dhe shpallu fuqishėm idenė e njė shteti ku shqiptarėt janė pjesė shtetėformuese, duke krijuar terrenin e njė lėvizje tektonike qė do tė shpėrthente disa vite mė pas.

Nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė dhe pa hezitim, Arbėn Xhaferri ishte nga tė parėt qė pėrkrahu Lėvizjen Ēlirimtare tė Kosovės nė vitin 1998 qė u udhėhoq nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Sė bashku me Tiranėn zyrtare, Xhaferri u bė njė nga protagonistėt e koordinimit perfekt tė shqiptarėve, duke krijuar edhe njė “mrekulli” qė ishte njė ndihmė e ēmuar pėr kauzėn e madhe tė ēlirimit tė Kosovės nga zgjedha serbe.

Dhe pikėrisht pas ēlirimit tė Kosovės me udhėheqjen e SHBA dhe NATO-s, Arbėn Xhaferri u vu nė qendėr tė njė lėvizje tė re nė Maqedoni, e cila nuk do tė kishte vetėm atė protagonist, madje edhe do tė paguante ēmimin mė pas. Nė Maqedoni, lind Ushtria Ēlirimtare Kombėtare, njė lėvizje me krah tė armatosur dhe politik qė kėrkonte ndarjen pėrfundimtare tė shtetit pėrjashtues pėr shqiptarėt.

Sė bashku me faktorėt e tjerė, Arbėen Xhaferri merr pjesė nė takimet qė bėhen nė Prizren sė bashku me drejtuesit e UĒK-sė dhe komunitetin ndėrkombėtar pėr tė hartuar projektin e ri politik. Projekt qė mė pas, sigurisht me njė negocim tė vėshtirė dhe dramatik do ta merrte emrin “Marrėveshja e Ohrit”, ku shqiptarėt janė faktor shtetformues dhe shqipja ėshtė gjuhė zyrtare.

Nė zgjedhjet e 15 shkurtit tė vitit 2002, PDSH do tė humbte  dhe ato u fituan nga BDI e Ali Ahmetit, forcės qė doli nga radhėt e UĒK-sė. Arbėn Xhaferri do tė niste kėshtu mėnjanimin e ngadaltė nga politika dhe nisjen e njė beteje tė re, atė intelektuale.

Duke qenė mė i lirė nga angazhimi politik, zoti Xhaferri formėsoi disa ide e qėndrime qė edhe pse nė dukje ishin radikale, i hodhi nė “treg” pėr tė qenė gati pėr ēdo gjė. Duke mos u zbatuar nė mėnyrė tė rregullt Marrėveshja e Ohrit, zoti Xhaferri propozoi njė mundėsi ndarjeje apo federalizimi nė Maqedoni, si njė variant rezervė pėr shqiptarėt. Dhe idetė e tij ai i debatoi nė publik, me argumente pėrballė ideologėve maqedonas nė mediat e Shkupit.

Si njė intelektual europian, Arbėn Xhaferri, deri nė fund tė jetės mbrojti idenė e lidhjes shpirtėrore tė shqiptarėve me perėndimin dhe civilizimin europian qė i pėrket. Nė njė nga intervistat e fundit tė tij qė kam realizuar me tė, pikėrisht nė maj tė vitit 2012 ku sapo kishin fillur turbullirat nė lidhje me integralizmin dhe ekstremizmin tek shqiptarėt, Arbėn Xhaferri do tė deklaronte: “Te disa qarqe radikale islamike nė botė, pas dėshtimit tė komunizmit, ekziston tendenca pėr vazhdim tė misionit tė kėsaj ideologjie totalitariste, por me njė dallim esencial; totalitarizmi fetar ėshtė mė i rrezikshėm, ngaqė legjitimitetin e mbėshtet mbi njė ide tė pakontestueshme, atė tė Zotit. Ēdo aksion qė ndėrmerret, me cinizėm arsyetohet me vullnetin e Zotit. Ata qė rezistojnė tė pranojnė kėtė lloj tė manipulimit masiv kėrcėnohen me vdekje dhe lloje tė ndryshme tė presionit. Armiku mė i madh i kėsaj utopie tė re, kėtij totalitarizmi ėshtė dyshimi, mendja kritike. Nė Maqedoni, ky projekt zhvillohet nė formė vulgare, duke filluar nga fundi i Luftės sė Parė Botėrore, kur shqiptarėt me presion sistematik shpėrnguleshin nė Turqi e deri te zhvillimet e fundit. Maqedonia, pėrkatėsisht qarqe me ndikim tė pamohueshėm nė politikė, nuk hezitojnė qė tė ndėrmarrin aksione spektakolare pėr t’i paraqitur shqiptarėt si element i huaj, ose tė paktėn tė krijojnė pėrēarje nė shoqėritė shqiptare. Jam i bindur se e gjithė kjo politikė nuk do tė arrijė tė shndėrrojė shqiptarėt nė fundamentalistė, por do ta rrisė vigjilencėn dhe vetvetiu do t’i kėndellė mendjet e kontaminuara nga njė totalitarizėm i ri…”.

Edhe pse i drobitur nga sėmundja e gjatė, Arbėn Xhaferri nė asnjė moment nuk reshti sė ushqyeri shpirtin e shqiptarėve me mendjen e tij tė bukur dhe kthjelltėsinė e bindjes pėr tė ardhmen europiane. Receta apo “amaneti i tij intelektual ėshtė njė profeci e fuqishme: “Kėto fenomene janė mė tė vjetra se demokracia dhe pėrvojat e reja politike. Sipas pėrvojave tė deritashme, perspektivėn e shoh te evropianizimi i shoqėrive shqiptare, tek iluminizmi europian, te thellimi i tolerancės, te shekularizmi, te shteti ligjor, te demokracia…”.
L.B

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
In Memoriam/Arbėn Xhaferri, Rilindėsi i kohės moderne
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Kėrce tek: