Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Shko poshtë 
+45
rrimtaf
Lumo Kolleshi
arberia
Driniiiii
socratus
Shejh
Ummu-Hurejra
nanda
Blerti_Gashi
Xili
Arber01
Kasper
Ali Baba Tepelena
Mirushe
kacimix
Delia
tom sojer
Mergimtari
feratkoca
Eagle Eye
agim__barja
anila
Shqipo_
Leka i Madh
Eva0506
Ago Muji
Luki
Nezir Myrta
murturi
valdrini
blerim
Guximi
bukla
zeriatdheut
naqeta
Orfe@
Euridika
schumi
Anna
Riki30
Sofra
Beton
Kosovarja
drenusha
besa-bese
49 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 15  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyFri Jul 11, 2008 2:57 am

Obama ndryshon kursin, SHBA dhe Serbia aleatë dhe partnerë si dikur

Uragani Obama ka filluar të fryje erën e ndryshimit tashmë edhe mbi rajonin e trazuar të Ballkanit. Ka të ngjarë që ererat nacionaliste që kanë fryrë prej shekujsh mbi Ballkan, të ndryshojnë drejtim nën akselerimin që mund të vijë nga administrate Obama, nëse ky i fundit do të jetë presidenti i ri i SHBA. Serbia është projektuar të jetë një aleatë e vendit më të fuqishëm të botës

Letra e plote e Barack Obama per Presidentin Tadic dhe kryeministrin Svetkovic

...sikurse lihet qartë të kuptohet në një letër që kandidati me ngjyrë për në shtëpinë e Bardhë, Barack Obama i ka dërguar para dy ditësh presidentit serb Boris Tadic dhe Kryeministrin Mirko Cvetkovic me rastin e formimit të qeverisë së re në Beograd. “Serbia dhe SHBA kanë shijuar tradicionalisht mes tyre marredhënie të ngrohta si partnerë dhe aleatë. Është koha për vendet tona që t’i rikthehen ndarjes së vlerave të përbashkëta dhe respektit reciprok e cila na ka shërbyer kaq mirë në të shkuarën. Administrata ime pret të shohë tek Beogradi një partner të aftë me të cilin së bashku të kultivojmë marrdhëniet tona.”, Kështu e mbyll letrën e tij Obama duke mos harruar që të përfitojë nga rasti për të t’iu përcjell serbeve anembanë urimet e tij më të mira me rastin e ditës së Shën Vitusit.
Obama shprehet në letrën e tij se “si President do të punoj me të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe lokalë në Kosovë për të realizuar të gjithë gamën e mbrojtjeve për sërbët atje, duke përfshirë shtimin e kompetencave për bashkitë serbe, veprimtari dhe akses të lirë e të pashqetësuar për Kishën Orthodokse Serbe, dhe të drejtën e kthimit bashke me rikthimin e pronës për të gjithë refugjatët dhe të shpërngulurit”.
Obama në letrën e tij nuk harron të nënvizojë se “Serbët kanë kaluar nëpër disa kapituj te dhimbshëm përgjatë historisë së tyre të gjatë dhe krenare. Qytetarët e Serbisë janë të etur për progres, zhvillim demokratik dhe rritje ekonomike”. Një pikëpamje e tillë është krejtësisht e ndryshme nga pikpamja që kanë sot shumica e vendeve të rajonit të ballkanit sa itakon ndikimit negative, dramat e pafundme njerëzore dhe regresin që kanë provokuar polititikat e ndjekura nga Serbia në Ballkan. Por, Barack Obama thekson ndër të tjera se “Një progres real sigurisht që kërkon marrdhënie positive dhe të përgjegjshme me të gjithë fqinjët e Sërbisë, duke përfshirë Kosovën. Shmangja e retorikës përndezëse (inflamuese) dhe veprimet provocative të së shkuarës janë eseciale për arritjen e kësaj. Një Administratë Obama, së bashku me Partnerët tanë Europianë do të punojnë për të siguruar që të gjithë faktorët rajonalë t’i bashkangjiten të tilla standarteve.
Të gjithë serben në rajon, pavarësisht se ku ata jetojnë, mund të shohin përmirësimin e jetës së tyre nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në institucionet politike legjitime të të gjitha niveleve.”
Në këto rrethana, mbetet të shihet në praktike se cfarë ndryshimesh reale do të sjellë politika e jashtme e administratës Obama, nëse ky do të jetë fituesi i garës për në Shtëpinë e Bardhë. Erërat që fryjnë duket se kontradiktojnë trendin e zhvillimeve që Shpiptarët presin në të mirë të interesit të tyre në rajonin e Ballkanit. Është fakt që sot për sot ata konsiderohen si aleatë të sigurtë dhe me një peshë specifike të konsiderueshme të SHBA në rajonin e ballkanit. Mbetet për t’u parë nëse roli që ata kanë fituar në këta vite, duke ndjekur një politike të jashtme kostruktive me vendet e rajonit do të dublohet me rolin e ri si aleatë dhe partnerë të SHBA që Obama ka projektuar për Serbët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptySat Jul 12, 2008 1:28 am

Boshkovski nxirret i pafajshëm nga Haga

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në Ish-Jugosllavi në Hagë ka nxjerrë të pafajshëm ish-ministrin e brendshëm të Maqedonisë Ljube Boshkovski.

Gjykata ka dënuar me 12 vite zyrtarin e lartë të policisë, Johan Tarçulovski, nën akuzën për vrasjen e civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001.
Ish-zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme maqedonase akuzoheshin për përgjegjësi në vrasjen e civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001, në Maqedoni, në fshatin Luboten.
Zoti Boshkovski akuzohej për përgjegjësi komanduese, ndërsa Tarçulovski si i përfshirë direkt në vrasjet që u kryen nga njësiti policor që drejtohej prej tij.
Rasti "Luboten" është i vetmi që u hetua nga Haga.
Katër të tjerë, për të cilat siç u tha nuk kishte prova, dhe që përfshinin kryesisht veprime të ish-UÇK-së, u kthyen për gjykim në Maqedoni.
Tre prej tyre prokuroria në Shkup i ka kaluar për procedurë gjyqësore.
Rastet e Hagës nga konflikti i vitit 2001 në Maqedoni janë një nga diskutimet më delikate politike në vend.
Për subjektet shqiptare, katër rastet e kthyera nuk mund të procedohen në Maqedoni, pasi përfshihen nga ligji i amnistisë.
Por ata maqedonas thonë se ato duhet të procedohen nga institucionet e vendit.
Këto debate, por dhe vendimi i gjykatës së Hagës për rastin "Luboten", vinë në kohën kur në Maqedoni po krijohet qeveria e re.
Pjesë e saj do të jenë VMRO DPMNE, partia e ish ministrit të brendshëm Lube Boshkovski dhe BDI, që ka dalë kryesisht nga ish UÇK.
Vëzhguesit thonë se pritet të shihet se çfarë efekti do të ketë vendimi i Gjykatës së Hagës, ku për të pritur vendimin kanë shkuar disa ministra qeveritarë nga radhët e VMRO DPMNE-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyTue Jul 15, 2008 3:28 am

Cila Kosovë?

43 vende nga anë të ndryshme të globit e kanë pranuar Kosovën si vend të pavarur. Problemi nuk qëndron te premtimi i Hashim Thaçit se do të na njohin 100 vende përgjatë garës së tyre se kush do të na pranojë më parë. Natyrisht që premtimin e Hashim Thaçit nuk e kemi marrur seriozisht. Problemi qëndron se shteti i Kosovës edhe pas shpalljes së pavarësisë nuk ka bazë objektive vendore: nuk konsiston as në integritetin territorial e as në disponimin me resurset natyrore dhe kapacitetet zhvillimore.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës u bë për hir të ceremonisë solemne dhe jo anasjelltas. Kushtetuta hyri në fuqi për ta vazhduar spektaklin e pas shpalljes së pavarësisë përmes të cilit qytetarët shpërqendrohen nga mjerimi social dhe stagnimi ekonomik i vendit. Krerët e institucioneve në secilën pamje televizive janë të rrethuar nga dy gjëra: flamuri i Kosovës dhe diplomatët ndërkombëtar. I pari është aty që të krijojë përshtypjen se Kosova është një dhe e pandarë tamam si harta në flamur. Kurse të dytët janë aty që të krijojnë përshtypjen se politikanët kryesor vendas janë të pandarë nga zyrtarët e lartë ndërkombëtar dhe asisoj populli të mos mundet t’i fajësojë ata veçmas.
Hyrja në fuqi e Kushtetutës nuk e bën më të fuqishme Kosovën. UNMIK-u e ka sqaruar qysh herët se zbatimi i Kushtetutës është proces. Kjo do të thotë që zbatimi i Kushtetutës do të jetë selektiv. Aty ku mund të zbatohet ajo do të zbatohet, aty ku s’mund të zbatohet do të pritet për kohë më të mira. Është lehtë e parashikueshme se ku mendohet se do të mund të zbatohet Kushtetuta: në jug të Ibrit dhe aty ku shqiptarët janë shumicë. Për veriun e Kosovës dhe enklavat serbe vendos Serbia. Për ato tashmë s’vlen as Plani i Ahtisaarit që gjithsesi është shumë i pafavorshëm për Kosovën. Ban Kimoon përmes letrës së tij dërguar kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, i bëri atij një ofertë që e tejkalon Planin e Ahtisaarit: doganat i mbesin UNMIK-ut, gjykatat bëhen etnikisht të ndara jo vetëm nëpër komunat serbe por edhe në vendbanime më të vogla, policia po ashtu e ndarë etnikisht, selia në Beograd e Kishës Ortodokse Serbe fiton të drejtën ekskluzive të mbrojë e ndërtojë objektet e saj në Kosovë, ndërkohë që sundimi ndërkombëtar do të jetë neutral karshi statusit të Kosovës (i cili kësisoj na del se nuk qenka i përcaktuar ende)! Por, jo vetëm kaq. Zbatimi i Kushtetutës në jug të Ibrit do të jetë për të keq. Decentralizimi që sajon 5+1 komuna të reja me shumicë serbe (përveç atyre pesë që tashmë janë), ‘eksterritorialiteti’ i 45 kishave e manastireve ortodokse (që marrin mijëra hektarë tokë dhe i vënë ato nën kontroll të Beogradit) janë obligime kushtetuese prioritare. Kështu është paraparë në Planin e Ahtisaarit i cili ndodhet brenda Kushtetutës por edhe mbi të – neni 143.1 i saj konfirmon që nëse ekziston ndonjë kundërthënie ndërmjet Kushtetutës dhe Planit të Ahtisaarit, vlen kjo e fundit.
Pas shpalljes së pavarësisë dhe pas hyrjes së Kushtetutës në fuqi, në vend se pavarësia nominale të mbushet me substancën që quhet sovranitet, ajo po mbushet me pengesa të përhershme për atë substancë. Zaten, nëse lexohen me kujdes Plani i Ahtisaarit si dhe letra më e re e Ban Ki-moon-it, të dyja këto shpërfaqen si pengesa e si mungesa, si kodifikim i asaj që nuk do ta kemi e jo i asaj që do ta kemi. Do të ketë pushtet ndërkombëtar me fuqi ekzekutive sepse s’do të kemi sovranitet, do të kemi polici e gjyqësi të ndarë etnikisht sepse s’do të kemi institucione unike, do të kemi decentralizim sepse s’do të kemi integritet territorial, do të kemi FSK sepse nuk do të kemi ushtri etj.
Legalisht, Plani i Ahtisaarit është bërthama e Kushtetutës së Kosovës. Mirëpo, politikisht ai është asgjë më shumë se pragu i rënies së mëtutjeshme. Plani i Ahtisaarit nuk është plan. Plani i Ahtisaarit është pragu tw cilin nuk mund ta kalojnë, është tavani mbi të cilin nuk mund të ndodhen institucionet e Kosovës. Ai shenjon zonën ku ndodhet një plan që mungon, një plan tjetër që u mundua ta formësojë në vija të trasha edhe Ban Ki-moon në ofertën e tij për Boris Tadiqin. Mund të shkohet nën Planin e Ahtisaarit, mund të shkohet më keq se ai, por jo mbi të e më mirë se aq. Në fakt, pas pranimit të dokumentit të Ahtisaarit nga ana e institucioneve të Kosovës ai dokument praktikisht ra në ujë. Serbia nuk e pranoi atë dhe negociatat po vazhdojnë në forma tjera: Gerard Gallucci e Yves de Kermabon koketojnë me strukturat e Serbisë në Kosovë, kurse Ban Ki-moon ia propozon Boris Tadiqit planin e Slobodan Samarxhiqit për ndarje funksionale. Dokumenti i Ahtisaarit ka mbetur veçse qëndrimi i institucioneve të Kosovës i cili s’mbahet dot meqë është në kuadër të procesit të negociatave që nuk përfundojnë. Duke i pranuar kërkesat e Serbisë, duke i bërë koncesione asaj, procesi i negociatave me Serbinë nuk u mbyll dhe ai po shkon drejt përjetësimit: Serbia vazhdimisht kërkon gjithnjë e më shumë. Dy gjëra kryesore po e mundësojnë këtë: në njërën anë Qeveria e Kosovës e cila nuk e ka ndërmend ta bëjë Kosovën sovrane – ajo nuk e kupton se shteti është (edhe) forcë; kurse, në anën tjetër nuk ka shkop ndërkombëtar për Serbinë – s’- ka më sanksione për të dhe as përjashtim të saj nga organizatat ndërkombëtare si dikur. Në deklaratën e pavarësisë së Kosovës tetë herë përmendet Ahtisaari dhe vetëm tri here pavarësia, përfshirë këtu edhe titullin e deklaratës. Dokumenti i Ahtisaarit në përpikmërinë e tij realisht ka rënë sepse procesi nuk po mbyllet: institucionet e Kosovës jo vetëm që e kanë filluar procesin e pazarit me Kosovën por ato asnjëherë nuk kanë treguar vendosmëri për ta mbyllur këtë proces. Në rastin më të mirë - e që sërish është i keq - do të na përsëritet situata e fundit të viteve të ’80-ta: institucionet e Kosovës do të insistojë në Planin e Ahtisaarit ashtu siç insistohej dikur në autonominë e ’74-shit. Fare mirë e dimë të gjithë se çfarë pat ndodhur atëherë...
Kosova, shteti më i ri në botë, vazhdon të njihet nga shtete të reja, përsërisin për çdo ditë politikanët. Mirëpo, nuk është saktësisht e njëjta Kosovë ajo që po njihet nga vendet e ndryshme. Jemi gjithnjë e më të rrudhur territorialisht e më të gjymtuar institucionalisht. Atëherë, cila Kosovë është njohur dhe po njihet? Kosova e cila është njohur menjëherë pas 17 shkurtit, ajo pas 11 majit, kjo pas 15 qershorit apo ajo që do të bëhet në vjeshtë? Pra, cila nga këto Kosova është njohur e po njihet nga vendet e tjera? Përgjigja është e thjeshtë: Kosova e tanishme – Kosova në momentin kur unë po e shkruaj këtë tekst e më pas Kosova në momentin kur ju do të jeni duke e lexuar këtë tekst. Kosova po ndryshon (për të keq) dhe kjo Kosovë e ndryshuar është Kosova e njohur. Kurdo e nga kushdo që të jetë njohur Kosova bëhet fjalë për Kosovën e tanishme, për Kosovën e atij momenti kur mendohet për të. Rrjedhimisht, krejt varet prej nesh se çfarë bëjmë me Kosovën dhe çfarë lejojmë që të tjerët të bëjnë me të. Ajo Kosovë do të njihet dhe ajo Kosovë do të jetë Kosova e njohur.
Pavarësia e Kosovës është gjithsesi e kotë nëse qytetarët nuk jetojnë më mirë, më lirë dhe më sigurt pas saj. Pavarësia nuk matet me përmirësimin e jetës së politikanëve por të popullit në shërbim të të cilit duhet të jenë ata politikanë. Qytetarët nuk janë fajtor për gjendjen. Fajtor është pushteti. Ama, qytetarët janë po ashtu përgjegjës. Ata duhet ta pyesin veten se deri kur do të lejojnë që heshtja e tyre t’i normalizojë edhe të këqijat më të jashtëzakonshme. Sa më parë (kjo pyetje për veten tonë), aq më mirë e më kollaj (për neve dhe brezat tjerë) do të jetë. (Albin Kurti)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyTue Jul 15, 2008 3:29 am

Spanja laicizohet, Maqedonia fetarizohet

Në shtetet ballkanike has në qarqet politike drejtuese, dhe fatkeqësisht edhe në ato intelektuale, shumë levantinë, që mendojnë se do të hyjnë në Europën e sotme duke imituar Europën e mesjetës.

...Kësaj radhe po marrim si shembull Maqedoninë, ku qeveria e re e kryeministrit Nikolla Gruevski urdhëroi më 9 korrik këshillin e komunës qendër të Shkupit të miratojë vendimin e kësaj qeverie për ndërtimin e një kishe të madhe ortodokse, mu në sheshin qendror të kryeqytetit, sheshin “Maqedonia”. Ky vendim i parë i qeverisë së re në fakt konfirmon një vendim të mëparshëm të fillimit të këtij viti të po këtij kryeministri, i cili vendosi ndërtimin e kësaj kishe ortodokse në sheshin qendror të kryeqytetit. Sigurisht ndërtimi i një kishe ortodokse apo katolike, i një xhamie apo teqeje, nga komunitetet përkatëse fetare dhe në përputhje me ligjet në fuqi e normat urbanistike, është një veprim normal, por në rastin e shteteve multikonfesionale ndërtimi nga shteti vetëm i një kishe në sheshin qendror merr një ngjyrim tjetër. Qeveria dhe kryeministri maqedonas marrin një vendim shtetëror, një veprim edhe politik, i cili ligjëron një hierarki dhe seleksion zyrtar në trajtimin fetar të shtetasve, duke i dhënë vulën e shtetit vetëm një feje dhe vetëm një kishe. Kjo nuk paralajmëron erëra të mira as për orientimin europian të këtij shteti, dhe as për mirëkuptimin dhe ekuilibrin etnik e fetar në këtë shtet multikonfesional, multietnik dhe multikulturor.
Ndërtimi i kishës ortodokse në sheshin qendror të Shkupit ndërmerret si një punë publike, me vendim qeverie, dhe do të financohet nga shteti, pra nga gjithë taksapaguesit e këtij shteti, pavarësisht se të cilit besim janë. Kur qeveria dhe shteti marrin përsipër t’i japin sheshit qendror të kryeqytetit pamjen fetare, që atyre u pëlqen, dhe jo pamjen që bazohet në hartën reale fetare të shtetit, implikimet mund të jenë të shumta.
Së pari, nuk ka asnjë arsye të marrë përsipër qeveria dhe shteti të ndërtojë kishën ortodokse në sheshin qendror të kryeqytetit, në një kohë kur taksapaguesit kërkojnë shkolla, punë dhe shërbim shëndetësor, të cilat janë në një gjendje të mjerueshme. Komunitetet përkatëse fetare, cilado qofshin, mund të ndërtojnë objektet e kultit me kontributet e tyre, dhe jo duke renduar qeveria taksapaguesit. Në rastin e Maqedonisë, qeveria dhe shteti, jo vetëm ndërmarrin një veprim arbitrar, por edhe sanksionojnë identitetin qeveritar e shtetëror me atë të kishës ortodokse dhe i japin kishës ortodokse maqedonase statusin e kishës zyrtare.
Së dyti, ndërtimi i kishës ortodokse në sheshin qendror të Shkupit bëhet në kundërshtim me planin e miratuar urbanistik rregullues të kryeqytetit, të cilin e kanë hartuar vetë zyrat shtetërore të kryeqytetit dhe të shtetit maqedonas.
Së treti, për ndërtimin e saj nuk është marrë mendimi dhe vullneti i gjithë qytetarëve, dhe qeveria ka vendosur me arbitraritet të ndërtojë dhe financojë ndërtimin e kishës ortodokse në sheshin “Maqedonia”.
Se sa i pavend dhe i paligjshëm është ndërtimi i këtij objekti fetar nga qeveria maqedonase, e dëshmon kundërshtimi që ka shprehur Komiteti i Helsinkit i Maqedonisë. “Ndërtimi i kishës është shprehje e arrogancës së strukturës qeveritare”, - thuhet në një deklaratë të këtij komiteti.
E dëshmon gjithashtu kundërshtimi që ka shprehur Partia Socialdemokrate e Maqedonisë, partia kryesore e opozitës, të cilët ndonëse janë ortodoksë, e kuptojnë se ky qëndrim dhe kjo politikë fetare e qeverisë së kryeministrit Gruevski shkon përtej kufijve të një shoqëria moderne dhe laike. Këshilltarja e LSDM-së, Nada Zermanovska, duke shpjeguar votimin e LSDM-së kundër ndërtimit të kishës, deklaroi se ndërtimi është në kundërshtim me kushtetutën. Ivanço Vuçevski, nga partia NSDP, bëri të ditur se anketat publike kanë evidentuar që qytetarët janë kundër ndërtimit të kësaj kishe në qendër të kryeqytetit.
Partia VMRO-DPMNE e kryeministrit N.Gruevski është e njohur për ndjenjat dhe orientimet e saj fondamentaliste ortodokse. Ajo parti ka ndjekur një politikë të fetarizimit të dhunshëm të pamjes dhe identitetit të Maqedonisë, duke i dhënë asaj pamjen e një shteti unik ortodoks, gjë që nuk i përgjigjet së vërtetës. Gjatë konfliktit të armatosur ndëretnik në Maqedoni në vitin 2001, artileria e policisë dhe ushtrisë maqedonase qëllimisht gjuante me top xhamitë në zonat ku banojnë shqiptarët, duke shkatërruar rreth 30 prej tyre. Ethet fetare të qeverisë së VMRO-DPMNE të ish-kryeministrit fondamentalist Lupço Georgievski, u kulmuan me vendosjen gjatë qeverisjes së saj në vitet 1998-2002, me paratë e taksapaguesve, të një kryqi gjigand prej 60 metrash në kodrën kryesore Vodno, që dominon Shkupin. Qëllimi i qeverisë së VMRO-DPMNE ishte që kushdo i huaj që t’i afrohet Shkupit, të besojë si pasaportë të këtij shteti kryqin e madh mbi Vodno.
Në këtë linjë fetarizimi, edhe qeveria tjetër e VMRO-DPMNE-së e kryeministrit N.Gruevski vendosi ndërtimin e kësaj kishe të madhe në qendër të Shkupit, me qëllim që ajo t’i japë një pamje ortodokse identitetit të shtetit të Maqedonisë. Dhe nuk ka më qesharake, kur dëgjon argumentin kryesor të kësaj qeverie, e cila nëpërmjet zëdhënësit Ivan Bocevski thotë se “në gjitha qytetet europiane ka në qendër kisha, ndaj dhe ne po e ndërtojmë”.
Udhëheqja e Maqedonisë kërkon të shkojë në Europë nëpërmjet portretit të kishës ortodokse dhe nëpërmjet fetarizimit të Maqedonisë. A shkohet vërtet kështu në Europë, a është kjo që kërkon Europa, dhe a është kjo Europa e sotme?
Në kohën që qeveria e Maqedonisë ndërmerr këto hapa fetare si politikë shtetërore, në anën tjetër të kontinentit, një nga shtetet më katolike të Europës, Spanja, po ecën në një drejtim tjetër, atë të laicizimit sa më të madh të shtetit.
Po atë ditë kur në Shkup u miratua vendimi qeveritar për ndërtimin e kishës në qendër të kryeqytetit, në Madrid zhvillohej Kongresi i 37-të i PSOE, i partisë së kryeministrit Joze Luis Rodriguez Zapatero, që qeveris Spanjën. Kongresi spanjoll vendosi që të ecet përpara me shpejtësi me procesin e laicizimit të shtetit. Sipas këtij vendimi, nuk do të ketë me kryqe në zyrat shtetërore e publike, ministri apo institucione të tjera. “Kisha, - shkruhet në dokumentin kryesor të Kongresit të partisë që drejton qeverinë e Spanjës, - duhet të jetë e ndërgjegjshme se Kushtetuta nuk i jep asaj asnjë privilegj”.
Pra Spanja, një shtet klasik dhe shëmbëlltyrë e katolicizmit, ecën në drejtim të forcimit të procesit të laicizimit si thelb dhe arritje nga më të mëdhatë e një shteti modern europian. Spanja, një shtet nga më të rëndësishmit i Bashkimit Europian ( aty ku po rropaten të shkojë Maqedonia dhe shtetet e tjera të Procesit të Stabilizim- Asociimit), shpejton procesin e laicizimit. Në një shtet tjetër klasik të katolicizmit, Poloni, Grzegorz Napieralski, kryetar i partisë SLD, kërkoi në parlament të hiqet kryqi që ndodhet në sallën e parlamentit, të hiqen priftërinjtë nga ushtria dhe mësimi i fesë në shkollat dhe sidomos të vendoset ndalimi i pjesëmarrjes së presidentit në meshat fetare. Nuk po shtyhemi deri tek Franca e Shirakut, që ndaloi mbajtjen e kryqeve kristiane, shalleve myslimane dhe kippave ebreje në shkollat publike.
Atëherë, ku shkon Maqedonia dhe ata që mendojnë si ajo në Ballkan, se me kishën dhe kryqin do të hyjnë më para kohe në Europë?
Këtu dalin probleme të mëdha, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me filozofinë e atyre që drejtojnë shtetin e Maqedonisë, por me orientime politike, të cilat në planin strategjik shkojnë në kundërvënie me proceset dhe vlerat europiane. Këtu nuk është më fjala vetëm për Maqedoninë, por edhe për ato shtete apo për ato personalitete në shtetet ballkanike, që mendojnë si Gruevski, se me identifikimin e shtetit me kishën, u shpejtoka procesi i integrimit ne Europë. Nëse kryeministri Gruevski mendon se duke ndërtuar shteti kishën ortodokse në qendër të Shkupit do të marrë më shpejt datën e hapjes së bisedimeve të pranimit në BE, gabohet rëndë dhe do të bënte mirë të pyeste kryeministrin e Bullgarisë, të shtetit fqinj ortodoks, Stanishevin, nëse e ka ndihmuar apo penguar Bullgarinë identifikimi i shtetit me kishën ortodokse. Stanishevi ka disa deklarata interesante në këtë drejtim, të cilat do të ishte mirë të rikujtoheshin në Shkup apo në ndonjë kryeqytet tjetër të Ballkanit, ku ka njerëz që mendojnë si Gruevski.
Nëse Zapatero deklaron në Kongres se Spanja nuk mund të qeveriset derisa të kuptohet diversiteti i vendit, si mund të qeveriset Maqedonia duke injoruar diversitetin e saj. Nëse Kongresi spanjoll kërkoi heqjen e mësimit fetar në shkolla dhe largimin e priftërinjve nga ushtria, si mund të jetë europiane qeveria e Gruevskit që i bën presion Gjykatës Kushtetuese të pranojë mësimin e fesë nëpër shkolla.
Një nga vlerat dhe shtyllat më të mëdha të kulturës, shtetit dhe të shoqërisë europiane, është pikërisht laicizimi i shtetit dhe i shoqërisë, respektimi i një etike publike, që mbështetet në kushtetutën dhe në deklaratën universale të të drejtave të njeriut, sepse vetëm në këtë mënyrë ato bëhen streha dhe fusha e shprehjes së lirë të çdo të drejte dhe lirie, përfshirë të drejtën e besimit të qytetarëve të saj. Në BE shkohet duke laicizuar shtetin, dhe jo duke e fetarizuar atë, shkohet duke imituar Europën e sotme dhe jo Europën e Mesjetës. (Petrit Haliti d.b/GazetaShqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyWed Jul 16, 2008 2:09 am

Serbët e Kosovës refuzojnë pasaportat

Pasaportat e Republikës së Kosovës, të cilat pritet të hidhen në qarkullim brenda pak ditësh janë të papranueshme për serbët e Kosovës.

Një përfaqësues i serbëve, Oliver Ivanoviq tha se për serbët, të vetmet dokumente të vlefshme janë ato të lëshuara nga Republika e Serbisë.
"Serbët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, siç nuk e njeh as Serbia, prandaj serbët nuk do të interesohen për pasaportat e Kosovës.
Serbët do të mund të pajisen me pasaportat biometrikë të Serbisë, me të cilët shumë lehtë do të marrin vizë për shtetet që janë në zonën Shengen apo viza tjera".
Zoti Ivanoviq vlerëson se nxjerrja e pasaportave me mbishkrimin Republika e Kosovës është në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
"Ky dokument është në kundërshtim me rezolutën 1244, e cila e përcakton Kosovën si territor të Republikës së Serbisë. Edhe dokumenti i mëparshëm i udhëtimit i lëshuar nga UNMIK-u ka qenë në kundërshtim me këtë rezolutë, sikurse edhe targat e automjeteve, por tani më duket se gjërat kanë shkuar shumë larg. Sidoqoftë dokumenti i ri, të cilin ju e përmendni nuk është i pranueshëm për serbët, sikurse edhe pavarësia e Kosovës"
Sipas politikanit Serb, Oliver Ivanoviq arsyet e kundërshtimit të pasaportës së Kosovës nga serbët nuk janë vetëm të natyrës politike, por edhe praktike.
Ai thotë se me pasaportat serbe është shumë e lehtë të udhëtosh në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në shtetet tjera.
"Arsyeja politike është se ne nuk njohim pavarësinë e Kosovë, prandaj edhe dokumentet që dalin si rezultat i kësaj pavarësie për ne janë të pavlefshme. Nga ana tjetër pasaportën e Serbisë e kemi mbajtur gjithmonë, duke konsideruar se jemi pjesë e Serbisë, ndërsa arsyet praktike janë se me pasaportat e Serbisë kalohet më lehtë në zonën e Shengenit dhe në ato vende, në të cilat udhëtojnë serbët. Unë më parë pres që shqiptarët të kërkojnë të marrin pasaportat e Serbisë, sesa serbët të kërkojnë pasaportat e Kosovës"
Shumica e serbëve të Kosovës vazhdojnë ta identifikojnë veten si qytetarë të Republikës së Serbisë, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga 43 shtete.
Ata kanë refuzuar të pajisen me dokumentet e lëshuara pas luftës nga UNMIK-u. Shembull i këtij refuzimi është edhe vet politikani serb, Oliver Ivanoviq.
"Jo nuk kam pasur pasaportë të UNMIK-ut kurrë. Unë gjithnjë kam pasur pasaportë të Republikës së Serbisë.
Pakoja e Ahtisarit, mbi bazën e të cilës autoritetet e Kosovës kanë shpallur pavarësinë, njeh parimin e dyshtetësisë.
Me këtë parim, krijohen lehtësira në veçanti për komunitetin serb, i cili tash për tash nuk ka gatishmëri që të pranojë dokumentet e Republikës së Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyThu Jul 24, 2008 1:37 am

Shtypi
Britanik dhe Gjerman ne lidhje me arrestimin e Karaxhiçit


Gazetat
britanike botojnë pa përjashtim fotografinë e Radovan Karaxhiçit me flokë të
gjatë dhe mjekër të bardhë, krahas shkrimeve dhe komenteve për arrestimin e
njërit prej personave më të kërkuar nga Gjykata e Hagës.


"Arrestimi
i Karaxhiçit - Serbia betohet se tani radhën e ka komandanti i tij ushtarak",
shkruan e përditshmja THE GUARDIAN, duke iu referuar ish-komandantit ushtarak të
serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç.
Gazeta i referohet gjithashtu një
deklarate të ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiç, se qeveria e re serbe është
e angazhuar që t'i çimentojë marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian duke
hedhur hapa për arrestimin e Ratko Mlladiçit.
The Guardian shkruan se
arrestimi i Karaxhiçit ka hapur një epokë të re në marrëdhëniet e Serbisë me
Perëndimin.
Gazeta i referohet gjithashtu njoftimit të Beogradit se do t'i
rikthejë ambasadorët në vendet që njohën pavarësinë e Kosovës, të cilët ishin
tërhequr nga qeveria e mëparshme serbe në shenjë proteste.
Sipas gazetës
këto hapa e shtojnë edhe më shumë shansin e integrimit të plotë të Ballkanit në
familjen evropiane pas afro 20 vjet nacionalizmi, dhune, lufte dhe izolimi.

Kjo gazetë shkruan se Karaxhiçi pritet të ekstradohet shumë shpejt në
Hagë.
Ajo citon burime në Beograd të ketë thënë se ekstradimi mund të bëhet
që të premten.
Në një koment të saj në faqet e brendshme, ku botohet edhe
një fotografi e madhe e Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit në kohën e luftës
në Bosnje, gazeta The Guardian shkruan se arrestimi i Karaxhiçit është një lajm
që të qetëson por nuk ka vend për eufori.

"Ndërsa Evropa feston
arrestimin e Karaxhiçit, vazhdon ndjekja për Mlladiçin", shkruan gazeta THE
INDEPENDENT.
Gazeta iu referohet spekulimeve tre vjet më parë se Ratko
Mlladiç kishte ofruar që të dorëzohej me kusht që familjes së tij t'i jepej një
shumë me një vlerë 2.75 milionë stërlina.
Kjo gazetë boton edhe reagimet në
Bosnjë pas njoftimit për arrestimin e Radovan Karaxhiçit.
"Qava nga gëzimi.
Sot për herë të parë e ndjeva se lufta ka përfunduar", citon kjo gazetë një
boshnjake që u plagos rëndë gjatë bombardimit të Sarajevës.
Në faqen e saj
editoriale kjo gazetë e quan arrestimin e Karaxhiçit 'triumf për Evropën'.

"Joshja drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian bën që vendet aspirante të
kryejnë ndryshime sociale, ligjore por edhe politike", shkruhet në artikullin
editorial të kësaj gazete.
Shkrimi shoqërohet edhe me një karikaturë ku
Karaxhiçi, që me identitetin e rremë Dragan Dabiç, praktikonte mjekësinë
alternative, ka ngritur një hanxhar dhe pritet të godasë një klient të shtrirë
në shtrat, ndërsa pas duket një grumbull kafkash.
Arrestimit të Karaxhiçit
kjo gazetë i kushton edhe disa faqe nga shtojca e saj.

"Karaxhiçi
përballet me drejtësi", shkruan THE TIMES në faqen e saj editoriale.
Gazeta
citon deklaratën e ish-të dërguarit amerikan në Ballkan, Richard Holbrooke, se
më në fund ishte kapur Osama Bin Ladeni i Evropës.
Në një artikull në faqet
e saj të brendshme kjo gazetë shkruan se dhe në burg monstra e krijuar nga
Millosheviçi mund të kthehet në një lloj fituesi, pasi marrëveshja e Dejtonit,
ndër të tjera, sanksionoi republikën serbe të Bosnjës si një entitet më vete.

Shumë policë apo ushtarë të serbëve të Bosnjës jetojnë e punojnë lirisht në
qytetet e fshatrat ku dikur kanë kryer krime", shkruan kjo gazetë.

THE
DAILY TELEGRAPH boton një listë të personave që ende kërkohen nga Gjykata e
Hagës por edhe të atyre që janë gjykuar apo po gjykohen në Hagë.
Ajo boton
gjithashtu akuzat e ngritura nga kjo gjykatë për Karaxhiçin.

Ndërsa THE
FINANCIAL TIMES shkruan se në operacionin për identifikimin dhe kapjen e
Karaxhiçit ndihmuan edhe shërbimet amerikane dhe britanike të zbulimit.

Gazeta shkruan se shërbimi serb i zbulimit mori informacion nga një agjenci
e huaj disa javë përpara se të kryhej operacioni, por ai u krye vetëm kur
presidenti Tadiç vendosi njeriun e tij të besuar në krye të këtij shërbimi.

Burime të shërbimeve të huaja i thanë kësaj gazete se ajo që kishte ndodhur
këtë herë ishte se Karaxhiçi nuk kishte më mbrojtje politike në Beograd.
(BBC)

Shtypi gjerman

Arrestimi i të kërkuarit për krime lufte,
Radovan Karaxhic, komentohet gjerësisht në shtypin gjerman të së mërkurës. Në
gazetën FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG për këtë temë lexojmë:
"Arrestimi i
të dyshuarit për ushtrues të genocidit, Karaxhic as mund të mendohet se do të
kishte ndodhur pa presion politik dhe pa dëshirën e qeverisë serbe, për t'iu
afruar edhe më tej BE dhe komunitetit ndërkombëtar. Por kjo nuk do të thotë se
autoriteti akuzues i Hagës është pa ndikim. Për kapjen e madhe mund të gëzohet
pasardhësi i Del Pontes, belgjiani Serge Bramerc. Dalja e tij në publik bëhet me
më pak potere, por me sa duket ai arriti t'i thurrë më me efektivitet fijet se
sa Del Ponte."

Ja edhe mendimi i komentatorit të SÜDDEUTSCHE
ZEITUNG:
"(Arrestimi i Karaxhicit) do t'a përshpejtojë në Serbi vrullin e
nevojshëm mendor-moral, i cili është vënë në udhë para së gjithash nga qeveria e
re. Vetëm atëherë kur serbët të mos e mohojnë fajin që i kanë ngarkuar vetes,
vetëm kur të mos e shohin më veten në radhë të parë si viktima, por si doras,
vetëm atëherë mund të fillojë epoka e re."

Ndërsa FRANKFURTER RUNDSCHAU
kujton:
"Karaxhicin e arrestuan, sepse qeveria ende jo stabile ka nevojë për
suksese. Sukseset kanë një pamje të tillë, që Evropa ta mbështesë Serbinë dhe ta
afrojë edhe më tej me veten. Socialistët janë tani në një varkë me demokratët,
pavarësisht prej asaj që ata kanë menduar ose madje kanë bërë dhjetë vjet më
parë: nëse ata përkulen në anën e gabuar, atëherë bien në ujë. Edhe pak durim
dhe Serbia do ta kapërcejë lumin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyFri Jul 25, 2008 9:29 pm

BURRNESHA E LUFTES NE AJER
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 U1_nic10
”Pilotja e vdekjes” qe bombardoi 200 ore, serbet ne Kosove
Nga Beqir Sina, New York
Nicole Malachowski, pilotja e pare “bombarduese” amerikane. Ajo ka marre medalje te ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve.
Gjate sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe ne Kosove dhe Serbi si dhe ne operacionin “Liria e Irakut-Operation Iraqi Freedom”, pilotja amerikane ne skuadren e “piloteve te vdekjes”, Nicole Malachowski ka kryer 200 ore fluturime bombarduese…

LAS VEGAS : NEVADA : Pilotja e pasfiduar amerikane Nicole Malachowski eshte dekoruar me medaljet e çmimet me te larta te ushtrise amerikane ” Meritorious Service Medal, “Air Medal, “Air Force Commendation Medal”,” Air Force Achievement Medal”, Medaljen “4th Fighter Wing’s” e ka marre si nje Hero i madh gjate fushates se bombardimeve ajrore ne Kosove, per mbrojtjen e civileve gjate bomardimeve dhe e shquar per persosmeri te jashtezakoneshme ne goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe neper qendra te banuara, ose e afer qyteteve ku ndodheshin bazat e tyre.
Kjo deshmon se Nicole Malachowski eshte nje grua burrneshe dhe e guxishme, e para femer amerikane ne historine 60 vjeçare te kesaj arme nga skudaroni bombardues ne lufte (pilotet e vdekjes), qe ka thyer barrierat e kesaj gjinie, duke u rreshtuar ne nje rradhe me burrat pilot luftarak. Ajo, ka hyre keshtu edhe ne analet e historise amerikane te fluturakeve duke pasur nje rekord prej 200 ore fluturimesh bombarduese ne Kosove ne periudhen mars - qershor 1999(78) dite), dhe 10 dite ne Irak ne vitin 2003- prill. Forcat luftarako ajrore amerikane(The USA Air Force) kane gjithsej 568 femra pilote. Nga keto vetem 71 prej tyre sherbejne me aeroplanet fluturake. “Une, do te beje detyren, pavaresisht se mund te jem vendosur edhe ne qender te debateve, me pyetjen sesi ka mundesi qe nje femer te kryej kete detyre kaq te veshtire dhe me rrezik te madh per jeten?!?”, thote Malachowski.
Kush eshte pilotja e pasfiduar dhe fluturimet e saj?
Pilotija amerikane shkollen e mesme e kreu ne vitin 1992 ne Las Vegas. Femija i trete i nje familje te vjeter amerikane,(nena quhet Cathy dhe babai i saj Robert Wllingwood). Nicole Malachowski, eshte e martuar me pilot, edhe ai me graden Major, por me origjine ruse, i quajtur Paul Malachowski.
Ndersa, u rreshtua ne rradhet e flotes ushtarake ajrore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne vitin 1996, pasi ajo u diplomua ne Akademine e Forcave Ushtarke Ajore me nivelin B.S. ne Management dhe me ulet French.Para se te inkuadrohej ne rradhet e skuadroneve bombarduese te flotes ushtarako-ajrore te SHBA-se, “Bubullimaezogut”- “Thunderbirds”, ajo sherbeu si instruktore dhe komandante me avionet luftarak F-15E ne skuadronin “494th Fighter Squadron”, ne bazen amerikane ne Britanine e Madhe RAF Lakenheath”. Ketu ajo mblodhi rreth 1900 ore fluturime, nga keto 1700 ore fluturime me bombarduesit F-15 dhe F-16.
Nicole Malachowski, eshte nga Chicago e datelindjes 1974 dhe njihet ne SHBA-se si e para femer amerikane pilote me graden “major”. Dhe e para femer amerikane e seleksionuar per te sherbyer ne rradhet e fluturimeve luftarake ne forcat ajrore “Thunderbrids” i thirrur ndryshe “pilotet e vdekjes” ose “Bubullimaezogut”.Fluturimin e pare ne qiell te hapur, e ka kryer ne vitin 1996. Per Nicolen kane shkruar e folur jo vetem gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione te medha amerikane,si CNN,ABC,NBC,FOXNEWS e te tjere.
Malachowski, u trajnua ne bazen ushtarake “Columbus Air Force Base”, ne Misisipi, me fluturaket bombardues “F-15E” e me pas, ne bazen Seymour Johnson Air Force Base ne Karolinen e Veriut. Prioriteti i saj ka qene stervitja me “Pilotet e vdekjes” (Thunderbird). Me tej, Nicole sherben ne bazen RAF Lakenheath, ne Angli dhe kthehet serish ne bazen, “Seymour Johnson Air Force Base” ne Karolinen e Veriut. Ajo do te sherbeje si oficere edhe ne bazen “Camp Red Cloud” ne Korene e Jugut. Nicole ka marre pjese ne krejt fushaten e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe ne Kosove e Serbi, si dhe ne operacionin “Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom). Ajo, shihet ketu ne SHBA-se si femra qe ka bere histori. Ne muzeumin e “Pionereve te Fluturimit” hapur ne Washington D.C , asaj i eshte rezervuar nje pavion i veçante me fotot, video xhirimet, shkrimet, dhe kujtimet e saja nga Britania e Madhe, Kosova, dhe Iraku.
Fluturimet dhe beteja ne Kosove
Kosova, sipas te dhenave duket se ze nje vend te posaçem, ne sukseset e kesaj pilote amerikane, pasi qe atje, ajo, me 1999 gjate fushates se sulmeve ajrore ndaj bazave dhe caqeve ushtarake serbe, mendohet se kreu pothuajse me shume se 200 ore fluturime. Dhe keto gjate bombardimeve te njepasnjeshme, per 78 dite, deri sa edhe perfundoje kjo fushate me dorezimin e Serbise dhe largimin e saj nga Kosova. Siç dihet me 24 mars 1999, eshte edhe dita kur nisen edhe sulmet ajrore, kunder bazeve ushtarake te Serbise ne Kosove dhe vete teritorin e Serbise. Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri ne shenjester caqet ushtarake serbe ne territorin e saj dhe ne bazat e vendosura ne Kosove zgjati 78 dite dhe perfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo eshte konsideruar si lufta me e suksesshme e koheve moderne te Aleances Veri Atlantike, NATO.
Pasaporta
Emri: Nicole Malachowski
Titulli: Major
Ditelindja: 9.4.1974
Mosha: 33 vjeçe
Lindur: Las Vegas, NV
Pesha: 61 kg
Gjatesia: 175 cm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Përpjekjet për demonizimin e shqiptarëve islamë janë të y   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyTue Jul 29, 2008 4:02 pm

Përpjekjet për demonizimin e shqiptarëve islamë

janë të yshtura nga Athina dhe Beogradi


A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 A-q10
Shkruan: Ahmet QERIQI

Prishtinë, 28. 07. 2008


Opinioni ynë mbase edhe nuk ka sa duhet informacione dhe nuk e di se në luftën barbare, antiqytetëruese të qarqeve serbe kundër fesë dhe kulturës fizike islame, prej vitit 1878 e deri në vitin 2004, Serbia ka djegur dhe ka rrënuar hiq më pak se 3400 xhami, mesxhide, medrese dhe monumente të kulturës islame, në tërë territorin e sotëm të këtij shteti dhe në viset që i kishte okupuar në vitin 1912. Gjatë viteve 1876-1912, Serbia ka djegur dhe ka rrënuar në tërësi më shumë se 1000 vendbanime shqiptare prej Prokupjes, Vranjes, deri në Nish dhe më tutje, duke aplikuar metodën barbare “të spastrimit etnik dhe tokës së djegur”.

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Zgjeri10
· Harta: Zgjerimi i Serbisë në dëm të trojeve etnike shqiptare
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Serbia10
· Harta: Operacionet pushtuese serbe…në vitet 1914-1915


Po me këtë mënyrë mizore ka vepruar kundër kulturës islame edhe Qeveria greke, sidomos gjatë shekullit të fundit, kur përfundimisht ka rrënuar, djegur dhe shkatërruar të gjitha monumentet e kulturës fizike islame dhe ka masakruar e dëbuar nga Greqia qindra mijëra myslimanë, shumica syresh shqiptarë të besimit islam, por edhe të krishterë, që nuk e mohonin përkatësinë kombëtare shqiptare. Pavarësisht kësaj barbarie sodomiste të sllavëve dhe grekëve, shtetet islame të Lindjes së afërme kanë ruajtur dhe ruajnë edhe sot qindra kisha dhe manastire të krishtera. Këto fakte zbulojnë vetvetiu dy qendrat më fanatike të botës kundër qytetërimit islam në përgjithësi e në veçanti kundër shqiptarëve, madje edhe kundër shqiptarëve të krishterë.

Kjo luftë konstante antiislame dhe antishqiptare e qarqeve serbe dhe greke doli sheshit edhe me krimet monstruoze, që u kryen në Bosnje kundër myslimanëve, ku krahas bandave kriminale serbe në luftë kundër boshnjakëve morën pjesë edhe ushtarë të forcave paqeruajtëse greke, ndërsa 4500 ushtarët paqeruajtës evropianë edhe pse panë me sy tmerrin njerëzor, mbyllën sytë dhe nuk ndihmuan madje as një fëmijë mysliman për ta nxjerrë nga ferri sodomist serb në Srebernicë.


· Dëshmi: Shiko një fragment nga Masakra e Serbrenicës - korrik 1995


Fushata antiislame dhe antishqiptare e Beogradit dhe Athinës, mjerisht, jo vetëm njëherë ka gjetur përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve të krishterë por edhe te disa, të cilët nuk kanë hequr dorë botërisht nga feja islame, por kanë bashkëpunuar dhe po bashkëpunojnë në drejtim të demonizimit të shqiptarëve me përkatësi fetare islame.

Periudha e pas luftës në Kosovë, prej qershorit të vitit 1999, fitorja historike e shqiptarëve kundër kolonializmit dhe despotizmit serb, reflektuan me thellimin e propagandës së qarqeve antishqiptare, sidomos në Beograd dhe në Athinë, por edhe në botën sllave e ortodokse në përgjithësi. Pati herë-herë edhe disa pretendime të demonizimit të shqiptarëve me përkatësi islame edhe nga disa qarqe katolike, në Shqipëri dhe në Kosovë, por ato nuk reflektuan shumë ndasi, me faktin se luftën tonë të drejtë e kishte përkrahur dhe ndihmuar bota e krishterë perëndimore.
Vazhdimit të kësaj propagande, ndoshta edhe pa ndonjë qëllim të keq, i priu me mendjelehtësi, shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, i cili hiç pa të keq kërkoi nga bashkëkombësit të kthehen në fenë e vjetër, pa llogaritur se kush ka qëndruar dhe po qëndron prapa kësaj fushate të rrezikshme për kombin në përgjithësi, komb i cili të paktën me 70 për qind të pjesëtarëve identifikohet me përkatësi islame, ndërsa në Kosovë dhe në Maqedoni, madje edhe 99 për qind.

Kësaj fushate i dhanë zjarre edhe disa ekstremistë myslimanë sidomos në Kosovë e në Maqedoni, të cilët kundërvënien e bënë, jo për ta mbrojtur dhe ruajtur shqiptarinë islame, të tillë sikur është dhe sikur është konstituuar gjatë disa shekujve, por për t’ iu përgjigjur sulmit me kundërsulm, duke hedhur benzol në flakë. I vetmi nga intelektualët që paraqiti qindra argumente në këtë drejtim, akademik Rexhep Qosja, u sulmua padrejtësisht, nga kreu fetar i Kosovës, por edhe nga përkrahësit e idesë për rikthimin e shqiptarëve në fenë e moçme. (!)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyTue Jul 29, 2008 4:03 pm

Përpjekjet antishqiptare të kishës ortodokse greke dhe serbe,

përkrahen nga shërbëtorët e tyre shqipfolës

Edhe pse polemika: Kadare-Qosja nuk degjeneroi me ndonjë përplasje, qarqet antishqiptare, mbeten të pakënaqura, meqë fitili i ndezur nga këto qarqe nuk solli efektet e dëshiruara për ta. Ndërkohë, Kisha Ortodokse greke në Shqipëri, në krye me antishqiptarin, Janullatos nuk e futi dot në këllef, thikën e gjatë me dy tehe të andartëve grekë, por lojën e zezë të shtrigave e vazhdoi me zhvarrosjen e eshtrave të fëmijëve dhe grave shqiptare, në disa vendbanime të trevave jugore të Shqipërisë, me qëllim për të rritur numrin e ushtarëve barbarë grekë, të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në përpjekje për të masakruar shqiptarët. Edhe politika antishqiptare e Beogradit nuk mbeti anash. Ajo në vijimësi i paraqet shqiptarët si terroristë islamikë, si muxhahedinë dhe si racë që duhet të zhduket me qëllim që të “ruhet” krishterimi në Evropë.

Se, kush e ka lejuar, e ka mbështetur dhe po e mbështet Janullatosin për ta varrosur Kishën ortodokse shqiptare, kjo dihet mirëfilli. Ashtu sikur dihet se në viset e Shqipërisë së mesme dhe të jugut, nga vitit 1992 janë ndërtuar qindra kisha ortodokse të tipit grek, duke shpërfillur në tërësi traditën autoktone të krishterëve shqiptarë, të realizuar me aq mund, por me sukses nga Peshkopi, Fan Noli dhe përkrahësit e ithtarët e tij. Zëri, mjerisht gati i vetmuar i At Markut kundër kësaj dukurie antishqiptare nuk po përkrahet, as nga qarqet shtetërore të Shqipërisë, por as edhe nga shumica e pjesëtarëve të besimit të krishterë, të cilët për përfitime materiale, po tregohet sheshit se janë në gjendje madje edhe të asimilohen, sikur po ndodh në disa vise të Himarës, të Delvinës e të Sarandës.
Të gjitha këto përpjekje kanë dhënë dhe po japin rezultate, me faktin se ka individë, por edhe qarqe të caktuara anti islame në Shqipëri, dhe jo vetëm atje, të cilat në mënyrë perfide dhe hipokrite po bëjnë përpjekje të nxisin një përplasje brendakombëtare në këtë drejtim, për qëllime që kuptohen lehtë.

Një yshtje hipokrite në drejtim të demonizimit të shqiptarëve myslimanë kohëve të fundit e ka bërë edhe Ben Blushi me romanin e tij: “Të jetosh në ishull”, i cili u përurua dhe u lavdërua sidomos nga qarqet pro greke e pro serbe. Askujt nuk mund t’ i merret e drejta për t’ u shprehur lirshëm, por kur kjo shprehje atakon moralin dhe fenë e shumicës së kombit, atëherë nuk kemi të bëjmë më, me liri të fjalës dhe të shprehjes, por me një fushatë të pandershme, të turpshme dhe krejt të panjerëzishme, jo vetëm të atij që ka marrë guximin për të përdhosur moralin fetar të 70 përqindëshit të kombit, por edhe të atyre hipokritëve të tjerë, të cilët i mbajnë ison dhe jo vetëm aprovojnë, por lavdërojnë sharjet, fyerjet, përçmimet dhe përdhunimet e tilla.

Si do ta përjetonte popullata shqiptare e krishtere po të shkruheshin vepra, të cilat mungojnë, lidhur me vrasjet, përdhunimet, dëbimet, djegiet e shfarosjet e qindra mijëra shqiptarëve myslimanë, jo vetëm në Çamëri por edhe në shumë vise të Shqipërisë së jugut. Mjerisht pati shqiptarë të krishterë të implikuar në krime të tilla kundër vëllezërve të gjakut e të gjuhës, ashtu sikur pati edhe ndonjë rast nga shqiptarët myslimanë. Shembujt e shfarosjes së shqiptarëve, grekët i këndojnë pa pikë turpi edhe në këngë. Ata krenohen se të parët e tyre kanë mbaruar opinga dhe rripa me lëkurën e shqiptarëve e të turqve. Çfarë qytetërimi është ky, përveç nëse barbaria, nga dikush mund të quhet, qytetërim!!! Peshkopët dhe popat serbë në Kosovë i detyruan shqiptarët myslimanë t i hapin vetë varret dhe ata nuk pranuan të bëjnë kryq. Ata u vranë së bashku me fëmijët, gratë, nënat e nuset e tyre dhe u varrosen në varreza kolektive, jo vetëm në Lugun e Baranit, por gjithandej nëpër tokat shqiptare të pushtuar nga sllavët, në Vranjë, në Kumanovë, në Shkup, Tetovë, Manastir dhe në tërë Kosovën.
Pretendimet për nxitjen e konfliktit fetar në mesin e shqiptarëve nuk janë të reja as të kohës sonë. Janë bërë sa e sa përpjekje në këtë drejtim, por për fat të mirë, asnjëherë nuk kanë dhënë rezultate të dëshiruara për armiqtë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, i cili në mos për tjetër, në botë njihet dhe shquhet për tolerancën e vërtetë fetare, pa djallëzi dhe hipokrizi. Këtë digë të fuqishme të kombit nuk mund ta rrënojnë romanet, as shkrimet e servilëve të të huajve, as matrapazët e politikave koniukturale, meqë është bazament i ndërtuar mbi shpirtin e shqiptarit fisnik, i cili është i vetëdijshëm për fenë e të parëve, por nuk pretendon të rikthehet në ato rrënjë, sepse po të ndodhte kjo, atëherë dikush do të kërkonte të ktheheshim edhe më tutje, deri te paganizmi apo periudha e barbarisë. Kjo nuk ka kuptim, dhe këtë porosi të mjerë të individëve, qofshin këta, bena, luba, kada, bala, gjena, spaha qofshin këta edhe artema e janullata, nuk do ta pranojë shumica shqiptare, e cila e ka ruajtur me sukses ekuilibrin kombëtar e fetar si dhe identitetin e vetë autentik, në këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyTue Jul 29, 2008 4:04 pm

Barrën kryesore të luftës kundër Turqisë dhe jo vetëm kundër

saj e bartën shqiptarët e besimit islamë


Vëllezërve tanë të gjuhës dhe të gjakut, të cilët krenohen se kanë mbetur të krishterë, duhet t’ iu përkujtomë me këtë rast se barrën kryesore të luftës kundër Turqisë, qysh nga koha e Skënderbeut e kanë mbajtur mbi supe pikërisht shqiptarët e besimit islam. Skënderbeu, aq sa ishte Gjergj Kastriot, po aq ishte edhe Skënderbe. Ai nuk luftoi vetëm për ta ruajtur krishterimin, sikur është propaganduar dhe po propagandohet, por në radhë të parë për ta çliruar atdheun nga robëria turke. Ai nuk kërkoi, madje as nga nipi i tij, Hamzai ta ndërronte emrin, edhe pse ky e tradhtoi. Nuk kemi as edhe një dokument të kohës që flet se Skënderbeu i vriste shqiptarët, sepse kishin pranuar islamin. Ai vriste kundërshtarët dhe pushtuesit e trojeve shqiptare, prijësit e të cilave u bashkuan me Skënderbeun me qëllim për ta mbrojtur Arbërinë dhe jo krishterimin. Feudalët u bashkuan me Prijësin me qëllim për të mbrojtur pronat e tyre dhe jo ikonat e Shën Mërisë apo të Krishtit. Dihet mirëfilli se Gjergj Kastrioti luftoi me shpatë kundër pretendimeve pushtuese të Republikës së Venedikut në Shqipëri, edhe pse këta ishin të krishterë. Ishte shumë e vogël Shqipëria për t ia ndalur hovin Perandorisë Osmane dhe për ta ruajtur krishterimin në Evropë nga Turqia, e cila do të pushtonte vendet deri në mesin e Evropës. Por, Shqipëria në kohën e Skënderbeut bëri aq sa mund të bënte, dhe aq sa nuk bënë dot ballkanasit e tjerë, aq më pak serbët e grekët, të cilët pranuan statusin e robit, të rajasë dhe të skllavit.

Kryengritësi më i madh i kohës së Perandorisë turke, Halil Patrona, (1670-1730) ishte shqiptar nga Hurpishti, i cili edhe pse mysliman u ngrit për të ruajtur të drejtat e popullatës nga shfrytëzimi turk, pa dallim përkatësie e feje. Për këtë qëllim njerëzor dhe kundër shfrytëzimit, vetëm në Stamboll në nëntor të vitit 1730 u vranë rreth 7000 jeniçerë shqiptarë, në krye me Halil Patronën dhe po aq të tjerë u ndoqën, u vranë e shfarosën nëpër viset e Shqipërisë, dhe që të gjithë, pa dallim ishin shqiptarë të besimit islam.

Të gjitha figurat më të rëndësishme të kombit, që luftuan për shkëputje nga Turqia kanë qenë shqiptarë islamë. Këtë nuk e mohon askush në botë, sepse faktet janë shumë kokëforta. Të tillë kanë qenë: Ali Pashë Tepelena, Mehmed Ali Pasha i Misirit, pashallarët e Shkodrës, Dibrës dhe të Kosovës. Kreu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pastaj të gjithë kryengritësit prej Skënderbeut e deri te Ismail Qemali e Adem Jashari, në përqindjen më të madhe kanë qenë shqiptarë islamë, dhe asnjërit prej tyre nuk i pengoi islami, as e ndërruan fenë. Ata ishin shumë humanistë dhe shumë të fortë në aspektin fetar dhe kombëtar. Ishte At Gjergj Fishta ai, i cili demaskoi dhe diskreditoi politikën antishqiptare të shteteve të krishtera të Evropës kundër copëtimit të Shqipërisë. Ishte Luigj Gurakuqi, krahu i djathtë i Ismail Qemalit me rastin e shpalljes së Pavarësisë. Të gjithë burrështetasit e suksesshëm të Shqipërisë, me ndonjë përjashtim të rrallë kanë qenë dhe janë shqiptarë me besim islam, por secili prej tyre ka pasur konsideratë të veçantë për vëllezërit e gjakut dhe të gjuhës. Shqiptarët e besimit islamë asnjëherë nuk e kanë mohuar as e mohojnë kontributin e vëllezërve të gjuhës dhe të gjakut në rizgjimin kombëtar, në bërjen e Shqipërisë e më fund edhe në çlirimin e viseve shqiptare nga barbaria ortodokse serbe.
Ky unitet, kjo lidhje e fortë emancipuese, kjo tolerancë fenomenale fetare në mesin e shqiptarëve, është bazament, i cili nuk mund të rrënohet. Të kota kanë qenë dhe do të mbesin përpjekjet e qarqeve antishqiptare të Athinës dhe të Beogradit, po aq sa janë të kota edhe përpjekjet e shërbëtorëve të tyre, të cilët në periudha të ndryshme edhe na kanë dëmtuar, por nuk kanë arritur ta vënë në pikëpyetje njësinë e kombit, fesë, gjuhës dhe traditës shqiptare. Lufta e qarqeve të tilla kundër islamit, nga radhët e shqiptarëve, qofshin këta myslimanë, katolikë apo ortodoksë, ka për qëllim edhe irritimin e shteteve islame për ta pranuar pavarësinë e Kosovës. Një masë e shprehur e këtij irritimi mbase edhe ekziston, meqë edhe klasa politike shqiptare e Kosovës nuk është treguar e aftë dhe as sa duhet e përgjegjshme në drejtim të propagandimit të pavarësisë në vendet islame.


· Autori është drejtor i Radios Kosova e lirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyTue Jul 29, 2008 4:28 pm

Pretendimet për pranimin e Maqedonisë unitare!

Marrëveshja kornizë – altruizëm* që riktheu

startin e ngecjes!



· Pushtetarët që nga 1990 e deri sot, si e si, por gjithmonë në pajtim e harmoni me pushtetin, në paket e kanë suspenduar veprimtarinë shekullore për liri dhe pavarësi të shqiptarëve, dhe Marrëveshjen korrnizë - Altruizmin e rikthimt në startin e ngecjes, e përforcuan për ta devijuar kërkesën e shqiptarëve të cilët, akoma përpiqen t’ia mbushin mendjen edhe BE edhe Amerikës, edhe Natos, se shqiptarët padrejtësisht jetojnë të ndarë dhe nëpër shtete që kanë ndjenjë dhe regjime unitariste, koloniste!

· Kush tha se çështja shqiptare nuk është e zgjidhur? Problemet egzistojnë por, ato do t'i zgjidhin pushtetarët...! Çështjen shqiptare do ta zgjidhin kërbaqët!


Shkruan: Ferit RAMADANI

Kërçovë, 25. 07. 2008


Shqiptarët u bënë pre e mendimeve se Marrëveshja kornizë ishte periudha hyrëse nga një fazë pjekurie për realizimin edhe zgjidhjen e shumë çështjeve që dalin në zhvillim, në fazën fillestare dhe naive ku dominon altruizmi që e rikthen gjendjen në startin e ngecjes. Nëpër horizontin ku dimensioni i zhvillimit kishte nis, u krijuan karakteristika të tjera që e mohuan edhe atë që ishte kombëtare, edhe atë që ishte shkencore edhe atë që ishte progres teknik i një niveli të lartë për t’ia imponuar shoqërisë modelin multikonfesional, multikulturor, ..., pa marrë parasyshë kushtet dhe rrethanat. Shqiptarët heshtën gjojase do të pasojë etapa, që ata kërkuan korrigjime për keqveprimet në Jyfederalizëm, gjegjësisht, në forma të ndryshme kishin dhënë sinjale se zhvillimi i tillë, me tendencë unitariste, i kishte shpie të gjithë shqiptarët, për një shekull, në theqafje, qofshin ata nën tutelën e maqedonasve, sërbëve apo malazezëve!





Tashti, në këtë realitet të këmbënguljes së pranimit sovran të Maqedonisë unitare, siç pretendojnë me këmbëngulje maqedonasit, në kohën kur varfëria ka shtrirë hapat dhe ka rrëmbyer një përmasë të madhe të qytetarëve, ku numri i të papunëve është mbi 400 mijë qytetarë, dëshira për t'u larguar të rinjtë për të gjetur vende pune në Evropë dhe Amerikë, është domosdo e mbijetimit, prej ku del në pah jopranimi i vlerave njerëzore e kombëtare, dhe domosdoja e realizimit të nevojave lokale, që nga ana e pushtetit, ka selektime dhe qasje të ndryshme! Me këtë rast, nuk e marrim në shënjestër dioptrinë e një pamje stërkeqëse, që del në pah si nivel i korrupsionit dhe keqpërdorimit të mjeteve finansiare, të ndara nga buxheti shtetror i cili shfrytëzohet ma tepër, për qëllime meskine!

Analiza më e rëndomtë e veprimit analitik, pa i bë një sintetikë të imtësive ku thyhen rëndë procedurat, nxier në pah grabitjen e vlerave nga tenderët që u jepen me kusht personave familjar e partiakë të pushtetarëve. Gjithë kjo e ka ngritur përqindjen e ndjenjës qytetare që janë për rrebelim. Megjithatë pushteti i sëndërtuar në parime koalicionesh, ku njëra shtyllë është shtylla e dhënies së urdhërave, tjetra shtyllë - argatët që i zbatojnë, e, kundrejt gjithë këtyre qëndron e armatosur garda speciale që bënë presion, kërcënime, dhe njëkohësisht dhe trumbetime se pas periudhave zgjedhore ata, si grupe funksionale të pushtetit manifestojnë gadishmëri koordinuese që të ndryshojnë gjendjet e ngecjeve, dallimet dhe mirëqenies së qytetarëve t'u krijojnë normën e lartë të plotësimit të nevojave! Gjithë kjo mbetet trill i cili, skalit shijen dhe oreksin për të shpërndarë arrogancë ndaj qytetarëve që nuk kanë linja me të pushtetshmit, për të kryer veprimet e vjedhjeve që organizon pushteti dhe mbushjen e buxhetit shtetror që derdhet me mekanizma sofistik dhe jo të barabartë në dimensionin e hapsirës ku jetojnë shqiptarët dhe maqedonasit.

Kjo rrugë vrazhdësie ka vënë barrikada në alternativat e zhvillimit dhe në kriteret e demokratizimit të shoqërisë. Me të drejtë është ngritur dilema se ku shkon ky shtet?!!! Aq më tepër është habitës veprimi i pushtetarëve shqiptarë, që veprojnë që nga 1990 e deri në këto çaste, se me përpjekjet e tyre, janë sa qesharakë poaq tragjikë! Ata me këtë rrugë që bëjnë janë kundër gjithë logjikës racionale të obcionit të shqiptarëve! Sepse, synimet e drejta të shqiptarëve, të shpeshtën, për kërkesat e bëra, kanë pasur mbështetjen e mekanizmave politik ndërkombëtarë, sepse kanë vënë gjithmonë theksin në zhvillimin e drejtë dhe human të shqiptarëve. Por, pushtetarët shqiptarë, shtylla e argatëve të pushtetit, e kanë ndryshuar porteretin e liridashësve shqiptarë, dhe atë e kanë shpier deri në cakun e nëpërkambjes! Prej kësaj sjelljeje, kanë pësuar shumëfish edhe heronjtë edhe dëshmorët, kanë pësuar edhe të drejtit edhe urtakët, kanë pësuar edhe të diturit edhe ata që hopahop kanë sfiduar ndonjë kërkesë! Ndërsa pushtetarët, për hirë të privilegjeve dhe kulltukëve i kanë vënë në kontratën ma klasike të robërisë marrëveshjet, ligjet, procedurat që i fuqizon pushteti ndaj qytetarëve, e veçmas ndaj shqiptarëve , se duhet ta përqafojnë kolonizimin! Ata pushtetarët që nga 1990 e deri sot, si e si, por gjithmonë në pajtim e harmoni me pushtetin, në paket e kanë suspenduar veprimtarinë shekullore për liri dhe pavarësi të shqiptarëve, dhe Marrëveshjen korrnizë - Altruizmin e rikthimt në startin e ngecjes, e përforcuan për ta devijuar kërkesën e shqiptarëve të cilët, akoma përpiqen t’ia mbushin mendjen edhe BE edhe Amerikës, edhe Natos, se shqiptarët padrejtësisht jetojnë të ndarë dhe nëpër shtete që kanë ndjenjë dhe regjime unitariste, koloniste! Ndërsa pushtetarët, sapo i vënë gradat e pushtetit në supe, u bëjnë apel edhe BE, edhe Amerikës, që t'i pranojë antarë këto modele pushtetesh, pa bërë asnjë përpjekje që në harmoni me kërkesat e popullit që e përfaqësojnë, t'ia bëjnë me dije edhe partnerit qeverisës, edhe BE dhe Amerikës, në mënyrë racionale t’i zgjidhin çështjet akute të shqiptarëve.
E cila është çështja shqiptare ?

Pushtetarët tanë, sapo nisen drejtë shkallëve të kabinetit ku qëndron kryepushtetari, hekurosin mendimet se duhet të duken finalë dhe të përkryer me përputhshmëritë e kryepushtetarit! Ndaj ata, e mësojnë mekamin se janë të gatshëm për atë metodë dhe normë zhvillimi! Edhepse, pandal i lansojnë në opinion trumbetimet se do të bëjnë shumë gjëra sa po të drejtojnë binarët nga do të ecë treni i zhvillimit! Deri tani, hekurudha e zhvillimit, e ka bartur stafetën zhvillimore fshatrave ku banojnë dy plaka e tre pleq nëpër fshatrat e zbrazur të maqedonasve që për hirë të privilegjeve i kanë lëshuar dhe jetojnë në kryeqendër apo nëpër qytetet ku dominojnë maqedonasit! Treni zhvillimor për çdo muaj trokit atyre fshatrave dhe zbraz në kontot e turlifar "boreci" pensionet e majme ! Bie fjala në Izvor të Kërçovës, nëpër fshatrat malor si Ivançishta, ku kushedi a ka dy deri pesë banorë, rregullish derdhen 60 pensione! Rryma elektrike, telefoni, ujësjellsi asfalti nuk mungojnë! Po kjo nuk prish punë! Nuk prish punë as hapësira e kullosave ndërmjet Mallo Crsko e Cerit ku mban bylykun e dhenve që e mori nga organizata shtetrore pa një metelik, Bllagoja i famshëm! Ai që u bë pronari i qindra hektarëve, i frigoriferave, dhe i mijëra krerë dhenve, për të cilat shteti, natyrisht se ka interesim që ia ka koordinuar kreditë pa kamatë, dhe kushedi a do të kthehen, veçanërisht, shteti, ia ka mundësuar edhe linjen e posaçme të telefonit, shiritin e asfaltit, e ajo çka është ma e randësishmja, në atë vend të largët e pa ujë, ia ka dërguar edhe ujin që të bëhet e blertë ajo hapsirë e tufës së biznismenit Bllagoj! Si ky, edhe sa e sa të tjerë, i kanë informatat se si arrihet deri tek mundësia e zhvillimit! Sepse kanali që i shpie deri tek Goshevi, është kanal me kod të psaçëm, ashtu siç e kishte, mbase edhe e ka tarifën Elektroekonomia e Maqedonisë, Telekomi, etj!, ku, shqiptarët i paguajnë faturat mujore të rrymës dhe telefonave, e maqedonët i shfrytëzojnë ato! Do të thotë dikush se kjo është e kaluar! Tash ka filluar faza e privilegjeve! Sepse, kordinohen nga struktura që na përfaqësojnë! Kemi ministra! Kemi deputetë! Drejtorë!...

Po! Kemi gjithçka! Edhe Marrëveshjen Kornizë e kemi për të na nxierr nga vendnumrimi! Dhe ne lëvizëm! Kemi krijuar struktura gjithkah sa që buxhetin shtetror ende s'kemi arritur 3 % ta shfrytëzojmë ne shqiptarët. Megjithatë edhe ne diçka marrim! Ato i kemi dhurata që na vijnë në formë ngushllimesh: Linqet politike, vrasjet, kërbaqët...!

Atëherë kush tha se çështja shqiptare nuk është e zgjidhur? Problemet egzistojnë por, ato do t'i zgjidhin pushtetarët...! Çështjen shqiptare do ta zgjidhin kërbaqët!

* Altruizëm - Gatishmëria për të ndihmuar të tjerët edhe duke flijuar të mirën vetjake, dëshira për t´i bërë mirë tjetrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptySun Aug 17, 2008 11:30 am

Skendo - liroju nga figura e idealizuar që ke krijuar për veten!

SKENDO IK!

(Një e vërtetë e hidhur që patjetër duhet të thuhet publikisht)




· Me të vërtetë është rëndë që, ta them hapur këtë realitet të hidhur, por i sugjeroj z. Hyseni që sa më shpejt t’i braktisë aspiratat e veta karrieriste politike; të lirohet në tërësi nga figura e idealizuar që ka krijuar për veten, dhe, në të ardhmen, të provojë ta shikojë realitetin objektiv nga një perspektivë tjetër e këndvështrimit. Populli për të ka thurur shumë barsoleta e batuta, dhe në to, porosia që dominonte është e thjesht: SKENDO, IK!



Shkruan: Adnan ABRASHI

Prizren, 16. 08. 2008



“Në kohën tonë të gjithë po merren me politikë, dhe, kjo punë ka bërë që të rinjtë të harrojnë zbavitjet e tyre, pleqtë - hallet e veta, gratë - qeverisjen e shtëpisë, adhuruesit-adhurimin, tregtarët - fitimin dhe mjekët - të sëmurit e tyre”. Kështu kishte shkruar në kohën e vet Sami Frashëri ynë i urtë. Dhe, si duket, me kuptimin e saj të plotë, kjo urtësi po shprehet edhe sot në Kosovën tonë.

Një ditë, me tërë besimin në vete, një njohës i mirë imi më tha:

- Unë patjetër do të bëhem ministër i ardhshëm i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës!

- Edhe pse e di mirë anglishten, nuk i ke as gjasat më të vogla!- i thashë unë prerë atij.

- Gabohesh rëndë!-mu gjegj me buzëqeshje përplot ironi bashkë biseduesi.

- Kur Skënder Hyseni mund të jetë sot ministër i Punëve të Jashtme, pse dikur të mos bëhem edhe unë?!

Në këtë dialog ka edhe një koincidencë të çuditshme të rastit! Bashkëbiseduesi im ishte muzikant dhe njihej si virtuoz i vërtetë në interpretimin e instrumentit të harmonikës.

· Foto: Ministri Punëve të Jashtme Skender Hyseni

E, po, mbase mu këtu e kam edhe fjalën. Tek ministri ynë aktual i punëve të jashtme, z. Skënder Hyseni.

Sigurisht se është momenti i fundit që edhe qendrat vendimmarrëse të Republikës së Kosovës, partia e koalicionit që e ka propozuar, dhe, së fundi, vetë z. Hyseni, ta kuptojnë se Ministria e porsaformuar e Punëve të Jashtme e Kosovës, nuk është aspak funksionale dhe frytdhënëse në punën e saj, dhe se, fajin kyç për këtë gjendje e ka pikërisht paaftësia e tij që gjendet në timonin udhëheqës të saj. Në vazhdim as që ka nevojë t’i numërojmë si fakte të gjitha dështimet, që duken aq sheshazi saqë mund t’i vërejë çdo laik më ekstrem në këtë zanat.

Po ashtu, në këtë rast as që duhet përmendur edhe faktin se sa rëndësi ka ky dikaster ministror i qeverisjes me Kosovën, e cila posa u shpall shtet.

Nga ana tjetër, edhe joeksperienca fillestare dhe “dhimbjet e para të paevitueshme të lindjes” që e karakterizojnë një “NEW BORN”, në asnjë mënyrë nuk mund ta arsyetojnë vendimin absurd të dikujt, që për trurin koordinues, apo, më mirë të themi, për njëshin e atij resori, ta caktojë dikë, i cili, si të dëshirueshëm, më së paku e vlerëson populli i tij, e si do ta vlerësojnë “mikroborgj” me eksperiencë të traditës së madhe diplomatike evropiane dhe botërore.

Më thoni, ju lutem, përveç atyre që për qëllime tejet të pakuptimta dhe misterioze e kanë propozuar dhe përzgjedhur atë në këtë post, kush është ai intelektual sado i thjeshtë i Kosovës, që në figurën dhe personalitetin e z. Skënder Hyseni, sheh vlera të larta profesionale dhe intelektuale, apo reflektim të një karizmi që është element shumë i rëndësishëm për këtë post, e mos të flasim për eksperiencën e domosdoshme diplomatike të cilin, në fakt, pak kush e ka në Kosovë. Arsyetimi i profesionalizmit të tij vetëm përmes njohjes së shkëlqyeshme të gjuhës angleze, dhe minimizimi i konditave tjera kyçe të virtytshmërisë adekuate për këtë funksion, aspak nuk e nënvlerësojnë injorancën, jo vetëm të atyre që e kanë propozuar, por edhe të atyre që e kanë aprovuar këtë propozim të pavend. Një dozë po aq të madhe të përgjegjësisë në këtë rast, unë ia kisha veshur edhe partisë fituese në këto zgjedhjet e fundit, e cila, edhe pse ka qenë e kushtëzuar nga marrëveshja e koalicionit, ajo fuqishëm është zotuar se qeveria e ardhshme do të ndërtohet nga ekspertët adekuatë të profesioneve përkatëse.

Bazuar në realitetin ekzistues, mendoj se ndoshta pikërisht këtu duhet të fshihet lajthimi im: tek kuptimi i mirëfilltë i domethënies së termit “EKSPERT”.

Mund edhe ta kem gabim, por unë për një njeri EKSPERT gjithnjë kam menduar se është: personi që ka titull akademik në lëmin e caktuar profesional; që ka një eksperiencë të duhur në këtë drejtim; që gjatë karrierës së vet të pasur profesionale ka dhënë rezultate të dukshme në atë fushë, dhe, patjetër, që është person me autoritet dhe i vlerësuar lart, në rend të parë, nga vetë kolegët e profesionit konkret.

A thua i përmbush këto kërkesa ministri aktual?

Që ta gjeni përgjigjen në këtë pyetje dhe shumë pyetje tjera të kësaj natyre, fare nuk ka nevojë të bridhni aq shumë me krahasime, sepse atë do ta keni nga vetë rezultatet e punës së tij të gjertanishme si ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. .

Thënë shkurt e shqip, Skender Hysenit as përafërsisht nuk i ka hije që ta udhëheqë këtë ministri tejet të rëndësishme qeveritare, e posaçërisht tash në fillim, kur ajo duhet të funksionojë si më agile, më inteligjente, më profesionale dhe më agresive në veprim.

Derisa po i shkruaj këta reshta, duhet të pranoj se në brendinë time vazhdimisht ndjeja një konflikt kundërshtish, në mes të UNIT të vendosur që përherë më shtyn që pa ngurrim ta shpreh hapur të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, dhe EGOS si frikë se kjo formë konkrete dhe në dukje e ashpër e shprehjes, eventualisht t’ mos keqkuptohet nga dikush, e në veçanti nga vetë z. Hyseni.

Dominoi ajo e para. Fuqia e UNIT tim të sinqertë, e zhveshur tërësisht nga tendencioziteti i paragjykimit partiak, urrejtjes personale dhe prezencës së instiktive të ulëta të egos së shfrenuar. Por, pranoj se në këtë gjykim të gjertanishëm për këtë personalitet, nuk kam pasur mundësi t’i evitoj nga vetja anët subjektive të reflektimit negativ edhe të dukjes fizike të tij, megalomanisë paranoide, manireve artificiale të stilit të veshjes dhe sjelljeve mikroborgjeze me të cilat tenton të na imponohet si personalitet me kinse një edukatë perëndimore.

Qysh sa ishte në “Grupin e Unitetit”, z. Hyseni qe i padëshirueshëm nga populli i vet dhe pak kush mund të parashikonte atëbotë, se pas shuarjes së këtij institucioni famëkeq politik kosovar, ky njeri mund të arrijë gjer tek ky post i lartë shtetëror që e ka sot. Dihet çka ndodhi me të kur u emërua si ministër i kulturës. Vetëm ta kujtojmë se si atëherë reaguan ARTISTËT – njerëzit më kreativë të një populli...

Me të vërtetë është rëndë që ta them hapur këtë realitet të hidhur, por i sugjeroj z. Hyseni që sa më shpejt t’i braktisë aspiratat e veta karrieriste politike; të lirohet në tërësi nga figura e idealizuar që ka krijuar për veten, dhe, në të ardhmen, të provojë ta shikojë realitetin objektiv nga një perspektivë tjetër e këndvështrimit. Populli për të ka thurur shumë barsoleta e batuta, dhe në to, porosia që dominonte është e thjesht: SKENDO, IK!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptySun Aug 17, 2008 11:31 am

Hamallë për nga natyra

Në Kosovë ka plotë njerëz pa kurrfarë
ndjenje ndaj këtij vendi


· Me kalimin e kohës, shqiptarët e Kosovës u shndërruan në hamall në vendin e vet. U bën vegël në duart e tjetërkujt. Ky shndërrim u bë me dëshirë e vetëdije të plotë dhe me vullnet të lirë. Shqiptarët e Kosovës haheshin mes veti, nuk e linin njëri tjetrin të qetë e rehat, e pengonin njëri-tjetrin në zhvillimin e tyre, pastaj, ata vidhnin pronën e njëri-tjetrit, vidhnin pronën dhe pasurinë e përbashkët publike, shkatërruan çdo gjë të mundshme që kishte sadopak vlerë kulturore, dhe të tjera veprime të cilat u kryen falas, plus pa nevojën e ndërhyrjes nga Serbia.



Shkruan: Skënder LIMANI *

Prishtinë, 15. 08. 2008



Është badihava të flasësh për çështje qenësore shoqërore me atë që nuk e do vendin e vet, me atë që nuk e do vendin ku shkel çdo ditë, ku hanë e pinë çdo ditë. Duket që Kosova të jetë me përplot njerëz të tillë, njerëz pa kurrfarë ndjenje ndaj këtij vendi.


Në fakt, kjo ka qenë ndër kalkulimet më të gabueshme që ka bërë UNMIK-u me zbarkimin e vet në Kosovë. Kanë menduar që shqiptarët e Kosovës (kosovarët) janë patriot dhe zot të vendit të vet andaj ajo çfarë mbetej politikisht për t’u ndërmarrë ishte kujdesi ndaj minoriteteve. E pamë që tash e nëntë vjet, të gjithë organizmat ndërkombëtare në Kosovë kanë trajtuar ekskluzivisht vetëm pakicat, sidomos pakicën serbe.



Me kalimin e kohës, të gjithë këta ndërkombëtarë e panë që ai kalkulim dhe ajo qasje politike kundrejt Kosovës nuk përkonte me realitetin. Realiteti ishte i vrazhdët: ishin mu shqiptarët e Kosovës ata që shkatërronin Kosovën, ishin mu shqiptarët e Kosovës nga kush duhej të mbrohej Kosova.

Dhe kështu edhe klima dhe mjedisi politik nisi të ndërroj. Me kalimin e kohës, shqiptarët e Kosovës u shndërruan në hamall në vendin e vet. U bën vegël në duart e tjetërkujt. Ky shndërrim u bë me dëshirë e vetëdije të plotë dhe me vullnet të lirë. Shqiptarët e Kosovës haheshin mes veti, nuk e linin njëri tjetrin të qetë e rehat, e pengonin njëri-tjetrin në zhvillimin e tyre, pastaj, ata vidhnin pronën e njëri-tjetrit, vidhnin pronën dhe pasurinë e përbashkët publike, shkatërruan çdo gjë të mundshme që kishte sadopak vlerë kulturore, dhe të tjera veprime të cilat u kryen falas, plus pa nevojën e ndërhyrjes nga Serbia. Ndërkohë, korrupsioni (ekonomik-financiar, politik dhe gjyqësor) kaploi çdo familje. Korrupsioni u bë normalitet, u bë mënyrë e të jetuarit në Kosovë, u bë identiteti ynë.



Rezultatet e veprimeve të tilla janë kudo: shkatërrim e bërllok kudo që shikon, njerëz pa fije respekti as për njëri-tjetrin e as për vetveten, morali shoqëror nuk e di nëse ja vlen të përmendet më, njerëz pa karakter përgjegjësie e llogaridhënie, njerëz që tërë ditën e kalojnë duke menduar se si ta bëjnë dikë budalla. Ndërsa Serbët, nga pakica, i bëmë etni vendimmarrëse në Kosovë, në fakt, pjesë përbërëse pa të cilët, thjeshtë, s’ka Kosovë.



Por, kujt po i shkruaj dhe pse? Asgjë të re nuk ka në këta rreshta.
Të gjitha i dimë sepse i bëmë vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptySun Aug 17, 2008 11:33 am

Sa gjatë duhet të pritet për demokraci?


Qeveria demokratike duhet të jetë e përgjegjshme
ndaj popullit, jo ndaj OKB-së ose BE-së!




· Tash e tetë vjet Kosova është e qeverisur nga OKB përmes institucioneve jolegjitime. Tash për një kohë të pacaktuar Kosova do të qeveriset nga BE-ja. Sipas një hulumtimi të Freedom House të vitit 2007, Kosova klasifikohet si ‘Jo e Lirë’. Në përshkallëzimin prej 1 që paraqet shkallën më të lartë të lirisë, dhe 7 si shkalla më e ulët e lirisë, Kosova ka marrë notën 6 për liri dhe 5 për liritë civile. Ka shumë pak shpresë që kjo të ndryshojë nëse zbatohet plani i Ahtisaarit. Thelbi i këtij plani është themelimi i sistemit jodemokratik të BE-së si kontroll mbi Kosovë.



Shkruan: Alexandra CHANNER / 15. 08. 2008



Sa gjatë duhet pritur për demokraci saktësisht? Saktësisht sa gjatë duhet të durohet dhe pritet për të ushtruar të drejtat që popujt tjerë i kanë të garantuara?
Shqiptarët në Kosovë nuk kanë kërkuar shumë nga Perandoria Osmane në vitin 1878:


- ata kërkuan të drejtën të mësojnë në gjuhën e tyre amtare,

- të qeverisen nga zyrtarë që flasin gjuhën e tyre brenda një njësiti administrativ,

- ta gëzojnë të drejtën ta kryejnë shërbimin ushtarak në vendin e tyre, dhe

- gëzojnë lirinë nga tatimet astronomike.

E drejta për arsimim në gjuhën amtare gëzohej nga të gjtha kombet tjera brenda perandorisë. Ajo i mohohej vetëm shqiptarëve.

Mes vitit 1878 dhe 1912, shqiptarët kërkuan nga Perandoria Osmane dhe Fuqitë e Mëdha pavarësinë dhe një shtet unik shqiptar. Këtë të drejtë e kërkuan përmes peticioneve dhe luftës. Si kundërpërgjigje, Fuqitë e Mëdha arritën kompromis në Londër të bazuar në sferat e tyre të ndikimit dhe në bazë të interesave të shteteve të reja ballkanike. Shteti shqiptar u krijua në vitin 1913, por ky shtet ishte i qeverisur nga një komision ndërkombëtar dhe nga një princ i huaj, shtet ku rendin e mbante forca policore ndërkombëtare. Shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Maqedoni, të cilët ishin më të angazhuarit në luftën për pavarësi, u lanë jashtë kufijve të Shqipërisë, duke u shndërruar kështu në koncesione për ambiciet territoriale të shteteve fqinje.

Kur madje edhe femrat e fituan të drejtën për të votuar në Britaninë e Madhe, shqiptarët e Kosovës u përfshinë dhunshëm nën Jugosllavi. Njëzet vjet pasi që Woodrow Wilson deklaroi përkrahjen e të drejtës për vetëvendosje, shqiptarëve të Kosovës iu premtua shansi për ta ushtruar këtë të drejtë, por më pas t’iu mohua ushtrimi i kësaj të drejte.

Kur popujt e perëndimit diskutonin për gjatësinë e parapëlqyeshme të minifundit, shqiptarët në Kosovë burgoseshin për shkak të festimit të 28 Nëntorit. Në vitin 1981, kur sllovenët, boshnjakët, serbët, kroatët dhe maqedonët gëzonin të drejtën e jetesës në republika autonome brenda federatës jugosllave, shqiptarët burgoseshin për shkak të shkruarjes së parullës ‘Kosova Republikë’ nëpër mure. Në vitin 1989, kur kombet mbarë Evropës Lindore rifitonin pavarësinë përmes joviolencës, shqiptarët demonstronin kundër përmbysjes së autonomisë së tyre, me ç’rast vriteshin dhe burgoseshin. Më 1991 ata e deklaruan veten të pavarur dhe askush nuk e vërejti këtë gjë, as e pranoi. Gjatë viteve 1998-99 shqiptarët në Kosovë luftuan për ta mbrojtur veten dhe për ta fituar lirinë. Ata u nxitën drejt kompromisit. Shqiptarët i besuan premtimeve të Fuqive të Mëdha.

Tash e tetë vjet Kosova është e qeverisur nga OKB përmes institucioneve jolegjitime. Tash për një kohë të pacaktuar Kosova do të qeveriset nga BE-ja. Sipas një hulumtimi të Freedom House të vitit 2007, Kosova klasifikohet si ‘Jo e Lirë’. Në përshkallëzimin prej 1 që paraqet shkallën më të lartë të lirisë, dhe 7 si shkalla më e ulët e lirisë, Kosova ka marrë notën 6 për liri dhe 5 për liritë civile. Ka shumë pak shpresë që kjo të ndryshojë nëse zbatohet plani i Ahtisaarit. Thelbi i këtij plani është themelimi i sistemit jodemokratik të BE-së si kontroll mbi Kosovë. Qeveria e kontrolluar nga zyrtarët e pazgjedhur të cilët mund t’i përjashtojnë ata të cilët janë zgjedhur vetëm për shkak se e kundërshtojnë zbatimin e planit për të cilin ata dhe zgjedhësit e tyre nuk janë konsultuar, është thjesht jodemokratike. Qeveria demokratike duhet të jetë e përgjegjshme ndaj popullit, jo ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së ose BE-së. Nëse pyesni sa gjatë duhet pritur për liri, do të thoja që për liri s’pritet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptySun Aug 17, 2008 11:33 am

Reagim
Tallja publike me diasporën shqiptare




· Lidhur me emisionin e ashtuquajtur "Kafe-llafe" të emetuar në RTV 21 të datës 11 gusht 2008.



Shkruan: Ismet RASHITI

Zvicër, 14. 08. 2008



Në emisionin e ashtuquajtur "Kafe-llafe" të datës 11 gusht 2008, të udhëhequr nga Labi, udhëheqësi i emisionit bashk me disa nga mysafirët pa asnjë të drejtë u tallën me mërgimtarët shqiptarë në Zvicër. Irionia është edhe më e madhe ngaqë kjo tallje që bëhej me ndjenjat e bashkatdhetarëve tanë, u bë pikërisht nga personat që vinë në Zvicër, zhvatin nga xhepat e mërgimtarëve, luajnë me ndjenjat e tyre dhe kthehen e tallën në Kosovë! Janë pikërisht ata persona që vinë e shesin mend me antivlerat e tyre, me muzikën tallava, gjuhën e tyre të çalë dhe humorin "pa fije krype" dhe kthehen si "triumfues" të mashtrimit dhe nëpërkëmbjes të ndjenjave atdhetare të mërgimtarëve.



Ishe ky një emision krejtësisht i dështuar që iu afrua shikuesve të RTV 21-shit. Në vend që në njërin nga këto emisione të ftohen mërgimtarë të profileve të ndryshe që për fat të mirë ka shumë të tillë në diasporë, ata u fyen në mënyrën më të ulët përmes një mediumi aq të shikueshëm nga mërgata jonë. çuditrisht kjo u bë nga udhëheqësi i këti emisioni, i cili jo pak vjen në Zvicër dhe zhvatë pikërisht nga mërgimtarët që jetojnë apo kanë lindur larg atdheut dhe digjen me mallin e tij. Mërgimtarët, zoti udhëheqës i emisionit nuk e kanë kultivuar muzikën tallava, as antivlerat. Ato ua sollët dhe ua mbjellët ju që vini për çdo ditë nga Kosova me të vetmin qëllim që të vjelni sa më shumë franga për xhepat tuaj të mjerë. Ndaj populli me të drejtë do t'ju quante bukëpërmbysës. Ironia dhe "humori" që krijuat në atë emision në kurriz të mërgimtarëve shqiptarë është për të ardhur keq për udhëheqësin e emisionit dhe mysafirët të cilët, duke u tallur me bashkatdhetarët tanë dhe ndjenjat e tyre, larg atdheut e farefisit, përpiqeshin ta mbulojnë diletantizmin dhe mungesën e aftësive profesionale.



Kjo është një temë që kërkon trajtim më të gjatë, por me gjithë atë në fund dua ti them Labit se si nuk i ka shkuar mendja njëherë të marrë në emisionet tij intelektualë, këngëtarë, poetë, politikan, gazetarë etj nga diaspora shqiptare, po sillet e mbështillet gjithnjë me të njejtit njerëz, me të njejtat hipokrizi, përafërsisht me të njejtat fjalë, me të njejtat lavdrata, duke humbur kohë kot e duke e maltretuar shikuesin serioz me gjëra të tilla bajate pothuaj pa asnjë vlerë reale, përveç se duke ia bërë çefin njëri tjetrit.



Ajo që ka bërë zoti Labi në emisionin "Kafe-llafe" të atës 11 gusht 2008, ka vetëm një meritë: Ai dhe disa nga mysafirët e këti emisioni në fakt hoqën "maskën" dhe djallëzitë e tyre ndaj bashkatdhetarëve, një pjesë e vogël e të cilëve për fat të keq ende nuk kanë arritur t'i kuptojnë sa duhet mashtruesit dhe antikulturorët e tillë. Zoti udhëheqës i emisionit, a ju shkon ndonjëherë ndërmend se ajo që bëni ju në emisionet tuaja me këngëtare që konkurojnë jo me vlera të mirëfillta artistike, po me lakuriqosje, përdredhje, me tekste këngësh pa asnjë porosi e vlerë dhe në të shumtën e rasteve me elemente të muzikës së huaj, kryesisht sllave, i sillni dëme të pallogaritshme traditës dhe kulturës shqiptare?!



I nderuari udhëheqës i esmisionit "Kafe-llafe", ju në vend që të merreni seriozisht me shkaktarët e rrënimit të vlerave të mirëfillta të kulturës dhe muzikës shqiptare, po talleni me mërgimtarët që në fund të fundit janë viktimë e çoroditjes totale të një numri të madh të atyre që vehten e quajnë këngëtare, duke mos e ditur as vet se sa të neveritshme janë bërë para shikuesve serioz.



Në të vërtetë zoti udhëheqës i emisionit të llafeve ky ishte një emision jo vetëm i dështuar, por edhe fyes, e ironizues ndaj atyre njerzëve që ju vini e u sjellni antivlera muzikore e humoristike si dhe gjuhë përplot barbarizma. Le të jet ky emision një mësim i mirë për mërgimtarët shqiptarë që mos t'ju besojnë verbërisht këngëtarëve, humoristëve dhe moderatorëve që vinë e promovojnë antikulturë në mesin e tyre, duke shfrytëzuar dashurinë dhe mallin e mërgimtarëve për atdheun e tyre të dashur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyTue Aug 26, 2008 8:34 pm

Adnan Abrashi: ARMIKU I ARMIKUT TIM, ËSHTË MIKU IM!

Shkaqet e mosnjohjes së Kosovës nga shtet arabe, thuhet se janë të shumta. Në mes tjerash, në këtë drejtim bëhet fjalë për influencën e një miqësie të vjetër sentimentale me Serbinë, trashëgimtare të Jugosllavisë së Titos. Kjo u pa, edhe në mënyrën se si u prit nga ta, ministri i punëve të jashtme i Serbisë, zoti Jeremiq, në Konferencën e fundit të Shteteve të Painkuadruara të Botës.
Merrni me mend!? Me çfarë respekti dhe pompoziteti, pritet aty nga shumë shtetet myslimane, një ministër i asaj Serbie, e cila në Bosnje dhe në Kosovë vrau dhe masakroi me mijëra e mijëra myslimanë; i asaj Serbie, e cila në luftën e fundit dogji dhe shkatërroi me mijëra e mijëra xhamia dhe tempuj tjerë fetarë islam...?!
Vërtetë për tu befasuar! Në raport me njohjen e shtetit të ri të Kosovës, sot kjo rrethanë emocionale, konsiderohet nga bota arabe si interes i tyre i veçantë nacional?!!

Arabët, gjyshja dhe prindërit e mi

Ende, sot e kësaj dite, i kam të paharruara kujtimet nga maji i vitit 1967. Unë, atëbotë, isha 9 vjeçar dhe në arenën politike ndërkombëtare, konkretisht në Lindjen e Afërme, zhvillohej një lufta e përgjakur në mes të Egjiptit dhe Izraelit. Sigurisht se shkaku i kësaj mbrese te thellë në mua, assesi nuk ka qenë lufta si konflikt i përgjakur me detalet politike të së cilës më tepër merreshin të rriturit, por, si një fëmijë i padjallëzuar, më kishte lënë mbresa të pashlyeshme mënyra e solidarizimit të familjes dhe përgjithësisht edhe i gjithë të afërmve të mi, me popullin vëlla,mysliman, arab të Egjiptit. Kurrë nuk mund ta harroj gjyshen dhe nënën time, të cilat, pas faljes së çdo vakti të namazit, me zë të lartë dhe nga pesë herë në ditë, luteshin për vëllezërit tanë mysliman; që padrejtësisht ishin përgjakur, sikur thoshin ato, nga “jahuditë”, “dushman të vjetër dhe të përbetuar të myslimanëve”. Lutjet të tilla të ngjashme si të gjyshes dhe nënës sime, sigurisht bëheshin edhe nëpër xhamia ku shkonte të falej babai, por, atë, më tepër do ta kujtoj, se si me emocione të forta dhe sytë të përlotura, qëndronte tërë natën pranë radios tonë të vjetër, duke tentuar që çdo minutë të kapte lajme sa më të freskëta që kishin të bënin me këtë luftë të padrejtë.
Duhet pranuar se, ndoshta që nga ajo kohë fëmijërore mbresëlënëse në mua, edhe kur më vonë u rrita dhe u bëra shumë më i arsyeshëm, në të gjitha situatat e çfarëdo lufte apo padrejtësi tjera, që bëhej ndaj ndonjë shteti mysliman në botë, përherë si shprehje e automatizuar në nënvetëdijen time, reagonte ai solidarizimi i rrënjosur thellë i mbajtjes së favorit në anën e këtyre shteteve myslimane
Por, si t’ia shpjegoj sot ndërgjegjes sime, kur, pikërisht kjo “armike e përbetuar myslimanëve” - Amerika, mua si shqiptar dhe njëri, më bëri të jem si gjithë të tjerë në botë i lirë dhe ta kem formalisht një çfarëdo shteti ashtu si është, ndërsa, këta vëllezër myslimanë të gjyshes, nënës, babait, kushërirave, besa edhe të mij dikur, sot as që lëvizën të bëjnë së paku diçka moralisht si përkrahje në këtë drejtim.
Bile-bile, disa pa turpshëm deklaruan se, për ta në këtë rast, fare nuk luan rol vendimtar përkatësia e jonë si shumicë myslimane, por, mbi të gjitha, ata udhëhiqen nga interesat e tyre të ngusha shtetërore dhe nacionale.
Ahh...sa kisha dashur tani që vetëm pesë minuta t’i kem gjallë, gjyshen dhe prindërit e mi të dashur...?!

Edhe pak histori

Nëse për kuriozitetin tonë kishim bërë një statistikë të mirëfilltë të shqiptarëve që kanë emra Naser, atëherë, jamë më se i sigurt se nga gjithë bota islame, ky emër si më i përfaqësuar, do të tregohej në Kosovë. Pse është kështu, dihej: respekti i madh dhe i verbër nda një udhëheqësi të shquar mysliman arab të Egjiptit; njërit prej 3 liderëve dhe thelluesve kryesor të Botës së Shteteve të Pa inkuadruara, Abdel Gamal NASER. Po, edhe pse është kështu, nga populli im mysliman shqiptar i Kosovës, pak kush atëbotë (ndoshta ende edhe sot) dinte se, NASERI, ishte një ish oficeri dalë nga akademia ushtarake e Moskës. Nga këndej, ai erdhi në krye të Egjiptit me një grushtet të përgjakshëm, të përgatitur nga KGB-ja sovjetike. Me këtë grushtet, Naseri shkatërroi mbretërinë 154 vjeçare egjiptiane të udhëhequr brez pas brezi nga familjet shqiptare, vendosur nga i madhi Mehmet Ali Pasha. I fundit, mbreti Faruk u detyrua të emigrojë në Itali.
Nga kur erdhi Naseri në pushtet, shqiptarëve më s’iu dëgjua zëri në Egjipt, e mos të flasim sa ata u ndoqën dhe u persekutuan nga ky rezhim.

“Jahuditë” dhe Kosova

Që nga dita e sotme, kam vendosur që t’i kundërshtohem ashpër çdo hoxhe apo kushdo qoftë tjetër, i cili pretendon të më bindi se, “jahuditë”, janë dushmanë të përbetuar të myslimanëve. Për shkaqe të ndryshme historike, ata, ndoshta mund të jenë dushmanë të arabëve, por kurrsesi të myslimanëve. Sepse, edhe Kosova ime banohet me mbi 90% mysliman, ndërsa “jahuditë” kurrë nuk i kemi pasur armiq dhe as që do t’i kemi ndonjëherë. Por, përkundrazi, ky popull edhe vetë i lashtë dhe i përvuajtur si ne historikisht, gjithmonë na ka çmuar dhe vlerësuar lartë, e në rend të parë si përkatës shqiptar.
Njohja e Kosovës shtet nga Izraeli “de facto” kaherë ka ndodhur. Kjo shihet në Amerikën dhe dështimet e njëpasnjëshme të Serbisë që ta përvetësoj atë për vete.
Muaji i shenjtë i Ramazanit po afrohet dhe unë do ta shfrytëzoj rastin që këto ditë të madhërishme të agjërimit t’ua uroj të gjithë myslimanëve shqiptarë, me një apel të fuqishëm, që, nëpër të gjitha mexhlise, e veçanërisht nëpër xhamia dhe predikimeve pas namazit të teravisë, të mos merren aq me “jahuditë” dhe as armiqtë të tjerët si “dushmanë historik të myslimanëve”.
Pse edhe ne në këtë rast, njësoj si arabët, të mos udhëhiqemi nga interesat tona shtetërore dhe kombëtare...?
“Armiku i armikut tim, është miku im” Pa dyshim, është ky ligji i pamposhtur hyjnor i natyrës, i cili duhet respektuar patjetër, a po?!

marr nga RKL
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyTue Sep 02, 2008 1:49 am

Haradinaj: Kosova të flasë si e pavarur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i tha BBC-së se Prishtina dhe Beogradi do të duhej të bisedonin drejtpërdrejt me njëra tjetrën, mbi bazën e temave të dakorduara në mënyrë të ndërsjellë.

Ai tha se kryeadministratori i UNMIK-ut nuk duhet të marrë rolin e lehtësuesit të bisedimeve, meqë Kosova është një vend i pavarur dhe ajo mund të identifikojë vetë temat për biseda të ndërsjella me Serbinë dhe në rast nevoje edhe ta identifikojë lehtësuesin në këtë process.
Zoti Haradinaj ka vlerësuar se Kosova nuk ka qenë e suksesshme në politikën e jashtme dhe ka humbur disa mundësi deri tani që të jetë anëtare e OKB-së.
Ai e ka kritikuar qeverinë aktuale të zotit Hashim Thaçi për ngecje në dinamikat qeverisëse dhe në veçanti për ngecjen e procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij situata në veriun e Kosovës ka degraduar në krahasim me gjendjen e para 17 shkurtit, kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, mirëpo ka shtuar se ka shumë mundësi që të gjendet një zgjidhje e duhur për këtë pjesë.
Kreu i AAK-së ka takuar të dielën udhëheqësin e njërës prej partive politike në opozitë, AKR, Bexhet Pacollin për të kërkuar mënyra për aktivizimin e opozitës në vend.

Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me zotin Ramush Haradinaj.

BBC: Zoti Haradinaj, çfarë synimesh ka patur takimi me udhëheqësin e një partie tjetër politike opozitare në Kosovë?
Haradinaj: Analiza jonë veç e veç e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, është se ka ngecje në dinamikat qeverisëse dhe në disa prej temave me rëndësi për Kosovën duhet të mobilizohemi bashkarisht. Vlerësojmë se ka ngecje në marrjen e njohjeve, pastaj në zotësinë tonë për të gjetur një zgjidhje adekuate për pakicat dhe për veriun, dhe rreth qeverisjes në vend. Ne po kërkojmë se si të vijë në shprehje roli ynë në mënyrën e duhur.

BBC: Por, shumica qeverisëse e ka ndarë opozitën në atë demokratike dhe në tjetrën që e ka quajtur më problematike?
Haradinaj: Sipas bindjes sime këto janë qëndrime jo parimore, në fakt, nuk janë të drejta dhe reflektojnë, në një mënyrë, po ato që themi ne si opozitë për qeverinë se nuk është një lajm i mirë për vendin, qasja e tyre ndaj përgjegjësive që kanë në vend.

BBC: Zoti Haradinaj, Kosova ka gjasa që të mos jetë pjesë e OKB-së. Cila është rruga e saj drejt këtyre zhvillimeve?
Haradinaj: Ne në fakt deri më tani kemi konstatuar se kemi marrë besimin e disa vendeve të cilat e njohin Kosovën dhe besojnë në Kosovë. Ne kërkojmë një ndihmë nga të gjitha vendet që së bashku të sqarojmë dhe të shpjegojmë rastin e Kosovës edhe tek vendet e tjera për të marr besimin. Pra e ruajmë besimin në vetvete dhe në proceset që i kemi para vetes. Por, për të marrë njohje dhe përkrahje të vendeve kërkohet një diplomaci aktive dhe një mobilizim yni në këtë drejtim, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.

BBC: Ju i keni ofruar në këtë rrafsh bashkëpunim qeverisë së Kosovës, por cilat janë hapat konkret që ju keni paraparë?
Haradinaj: Unë kam konstatuar se diplomacia jonë, ministria e jashtme dhe në këtë rrafsh institucionet e Kosovës duhet ta marrin ndihmën e secilit prej nesh dhe të veprojmë në mënyrë të koordinuar. Por poashtu duhet të marrim ndihmën e personaliteteve të njohura ndërkombëtare që besojnë në Kosovën, në rastin e Kosovës dhe të mekanizmave të tjerë të specializuar. Në rast se do të mobilizoheshim në këtë mënyrë, jam i bindur se momentumi do të krijohet në favor të Kosovës edhe tek shumë qeveri dhe vende të tjera.

BBC: Pra Kosova do të duhet të presë edhe pak kohë deri sa të bëhet anëtare e OKB-së?
Haradinaj: Fatkeqësisht ne kemi humbur disa hapa. Nuk kemi qenë të suksesshëm në disa aspekte deri më tani, por duhet që në veprime të mëtejme të jemi të saktë. E them se kemi humbur disa mundësi deri më tani.

BBC: Zoti Haradinaj, ka patur zëra që kanë thënë se Kosova po ecën drejt një konflikti të ngrirë. Madje është thënë se veriu i Kosovës gjason shumë me konfliktet e ngrira në botë. Cili është vlerësimi juaj?
Haradinaj: Gjendja në veri nuk është e mirë. Në fakt ka ndodhur një degradim në krahasim me gjendjen e para 17 shkurtit. Kemi mosfunksionimin e doganave, të sistemit gjyqësor, të mekanizmave të rendit. Ndërsa kemi një punë të suksesshme që bëjnë forcat e sigurisë, të KFOR-it, në Kosovë, në veri.
Por, në bazë të pamjes që kemi ne, ka shumë parametra dhe ka mundësi që Kosova të gjejë zgjidhjen e duhur për veriun dhe në këtë mënyrë së bashku qytetarët e Kosovës, edhe pakica serbe, të ndërtojnë një jetë në përputhje me deklarimet tona dhe me vlerat që janë përcaktuar, e që janë vlera të kontinetit të cilit i takojmë.

BBC: Nëse keni qenë shumë kritik deri tash, a do të thotë kjo se Kosova rrezikon të bëhet konflikt i ngrirë?
Haradinaj: Ne duhet të punojmë që kjo mos të ndodhë. Gjendja nuk është e mirë, por ne duhet të punojmë që kjo të mos ndodhë.

BBC: Por zoti Haradinaj, ka patur shumë krahasime të Kosovës me dy krahinat e Gjeorgjisë dhe konfliktin e atjshëm. Cilat, sipas jush, janë dallimet apo edhe të përbashkëtat e tyre?
Haradinaj: Nuk mendoj se ka ngjashmëri në situatat tona. Rasti i Kosovës dhe vetë Kosova është një situatë krejtësisht origjinale. Ne jemi nëntë vite të administruar nga OKB-ja. Ka patur një process ndërkombëtar dhe një zgjidhje, që është propozuar nga i ngarkuari i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe aspekte të tjera duke përfshirë edhe origjinën e vetë cështjes së Kosovës, dallojnë.
Ne në Kosovë presim që të gjitha qeveritë dhe vendet që nuk na kanë njohur, të vërtetojnë se Kosova dhe zgjidhja për Kosovën, e këtillë çfarë është, në bazë të paketës së Ahtisaarit, është zgjidhja më e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe presim të marrim një përkrahje të tillë.

BBC: Ju thoni se ka patur një process negociator, por pritet të ketë një tjetër process gjithashtu për çështjet që kanë të bëjnë me interesin e përbashkët me Serbinë. Çfarë mendimi ndani ju në këtë mes?
Haradinaj: Besoj se ne në Kosovë tani duhet të identifikojmë temat vetë, që janë me interes të përbashkët, të ndërsjellë, për qytetarët e të dyja vendeve fqinje. Dhe në bazë të temave të identifikuar atë propzojmë vendosjen e një dialogu me Serbinë, që është një dialog mes të dy vendeve fqinje.
Gjithashtu nëse ne vlerësojmë se kemi nevojë për ndihmën e një lehtësuesi për këto biseda ne vetë ta identifikojmë lehtësuesin. Unë nuk mendoj se ka situatë ose nevojë që kryeadministratori i Kosovës të marrë një rol të lehtësuesit të bisedave. Zhvillimet kanë shkuar më tej, Kosova është vend i pavarur dhe ajo mund t'i identifikojë vetë temat për biseda të ndërsjella me Serbinë fqinje dhe në rast se e vlerësojmë se ka nevojë ne do të kërkojmë një lehtësues.

BBC: Pra nëse e kuptoj drejt, ju jeni për bisedime të drejtpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit?
Haradinaj: Po, në bazë të temave të identifikuara ndërsjellë dhe gjithsesi në bazë të axhendave të dakorduara ndërsjellë si dy vende fqinje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyTue Sep 02, 2008 1:55 am

Pse vonohet themelimi i një Universiteti publik në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës

Shkrua : Refik HASANI

Në kohën para fillimit të shtatorit kur duhet të pregaditemi të gjithë për një fillim të mbarë të fillimit shkollar , opinioni shokohet me një informat se : Vendimi i Ministrit të arsimit Obradoviq për Republikën e Serbisë është tepër shqetësues drejtuar institucioneve lokale të komunës së Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për mosnjohjen e formularve dhe diplomave me vulë të UNMIK-ut për punëtorët arsimor dhe të tjerë që i kanë kryer fakultete në Univesitetin e Kosovës .


Ky vendimi duhet të ngjallë reagimi shumë më të fuqishme jo vetëm të institucioneve të tri komunave të cekur më lartë , por edhe të faktrorit relevantë ndërkombëtarë . Kjo është një arsye më shum që të kërkohet hapja sa më para e një Universiteti publik në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës . Sa më parë të fillohet për vitin akademikë të sivjetëm të startoj më fakultetet e edukimit për mësues në Luginë të Preshevës . Qeveria e Serbisë jo që nuk don të merret me qështjet e popullatës së Luginës por për shkakë të Kosovës edhe po shkel shum parime e rregulla ndërkombëtare .
Deri më tani disa herë nëpër tërë shtypin e hapsirave tona shqiptare kemi shkruar qe katër vite duke ngritur qështjen dhe argumentuar për arsyen e themelimit të një Universiteti publik në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës . Nganjëher pupulli duhet t’ ju prije proceseve para pushtetit , nëse institucionet nuk i ndiejnë nevojat jetike për pjesëtarët e çdo nacionaliteti .

Fakulteti i mësuesisë ka më shumë se një dekad që kërkohet të filloj punën në Luginën e Preshevës deri më tash agjë nuk është ndërmarr që në vitin akademik 2008 / 09 të fillohet sepse nuk ka kurrfarë pregaditje , caktim lokacioni apo stafit punues , derisa minoriteti Serb në Kosovë posedon Universitet në gjuhën serbe në veri të Kosovës të mbeshtetur edhe nga Qeveria e Kosovës , Serbisë dhe Ndërkombëtarët së paku nuk kundërshtohet , është e drejtë e ligjshme , që edhe në Luginë të Preshevës të themelohet universiteti publik në gjuhën shqipe i mbështetur dhe financuar nga bugjeti i qeverisë serbe .
Sa i përket vonesës së hapjesë së një univesiteti publik në gjuhën shqipe nuk duhet kritikuar vetëm pushtetin e qeverisë serbe ato vërtet nuk kanë kurrfarë projekti për hapjne e një institucioni të tillë , por ksaj here edhe vetë shqiptarët lokal të komnmave të Medvegjës ,Bujanocit dhe Preshevës janë fajtor sepse nuk kanë insistuar me kërkesa duke këmbëngulur edhe me argumente dhe projekte bindëse . Kjo do të jetë edhe një ndihmesë pasi edhe faktori ndërkombëtarë vazhdimisht kërkon që popullata shqiptarë sa më parë dhe shpejtë duhet të integrohet në rrjedhat e përgjithshme . Subjektete politike në tri komunat e cekura ndoshta ende nuk janë të vetëdijshme dhe nuk po kërkojnë këto kërkesa shumë të domosdoshme të kohës

- I -
Autori i këtyre pak rreshatve njëkohsisht edhe shkroi dhe argumentoi disa herë nëpër tërë shtypin e hapsirave tona shqiptare për themelimi i një Universiteti publik gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës . Tri komunat e banuara me popullatë shqiptare Bujanoci , Medvegja dhe Presheva si për nga shtrirja gjeografike ashtu edhe nga numri i banorëve i plotësojnë të gjitha parakushtet e duhura që ta kenë një Univerisitet publik në gjuhën shqipe të financuar nga buxheti i Serbis pasi vetë lidershipi i tyre me plotë gojën kërkon dhe thekson që jan për respektimin e të drejtave të minoriteteve , kjo do të përkrahet si nga spektri politik dhe organet komunale të tri komunave por edhe nga përfaqësit e huaja që janë me ndikim në Beograd dhe opinioni i gjërë ndërkombëtarë . Deri më sot në këtë drejtim nuk kemi asgjë serioze që së paku do të bëhet startimi me disa fakultete si të mësuesisë , mjekësisë dhe atij juridik e pastaj edhe si Univerisitet i kompletuar ku do ndihmohet dhe plotësohet me kuadro , me kalimin e kohës si nga universiteti i Prishtinës por edha nga ai i Tiranës dhe Shkupit . Shqiptarët e tri komunave kan hequr të zitë e ullirit për shkollim edhe ato pak të shkolluar në Kosovë e Shqipëri , paraqitet problem nostrifikimi i diplomave vetëm e vetëm sa më pakë të shkolluar të dalin , deri më sot e kanë patur shumë vështir të shkollohen në gjuhën e tyre amtare së pari kanë munguar inciativat, projektet e përbashkëta të rëndësisë së veçantë nga pala e banorëve duke menduar edhe kërkesat me shkrim drejtuar që nga organet lokale dhe qendrore të serbisë por edhe të instancave Europina për realizimin e drejtave të pakicave që Serbia është nënëshkruese e të gjithave atyre normave dhe akteve pasi edhe kërkon me ngulmë të zbatohen për serbet e Kosovës atëher pse nuk ndërmerr asgjë prej asgjëje për pakicat e veta që janë në Serbi si që janë Shqiptarët , Hungarëzët , Boshnjakët , Bullgarët e shumë të tjerë .
- I I
Të përkujtojmë po të mos këmbëngulnin dhe themelonin shqiptarët e Maqedonisë një Univesitet publik njëher si ilegal për pushtetin maqedon edhe sat e asaj dite nuk do ta posedonin dhe nuk do të ishte i pranuar dhe legjitimuar . Edhe qyteti i Kumanovës në Maqedoni është bërë me një fakultet të universitetit publikë në gjuhën shqipe . Serbët në Kosovë kanë Univerisitetin e tyre , gati me ato drejtime sa ka edhe Univerisiteti i Prishtinës , minoritetii Serbë në Kosovë ka të drejta si minoritet edhe më tepër se që ju takojnë me konventa ndërkombëtare , kanë administratën në gjuhën e tyre , gjyqsinë , sistemin bankarë , kujdesin shëndetsor edhe ate spitalor kurse Shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i posedojne asnjërën prej tyre , nëse nuk jemi për një paralelizëm në mes të Serbëve të Kosovës dhe Shqiptarëve të Luginës atëher asgjë nuk mundë të ecim përpara normal me disa specifika të tyre . Hapja e këtij intstitucioni të lartë arsimorë mundë të këtë një qendër p.sh në Preshevë apo Bujanoc , fakultete duhet të të hapen edhe në qytetin e Medvegjës , sa i përket se a ka nevoj të jetë edhe në ndonjë gjuhë përveq në ate shqipe mundë të jetë edhe në gjuhën serbe e angleze ku vetëm kështu do të jetë në hapë me kohën dhe me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për popullatën e këtushme shumicë Shqiptare por edhe për të tjerët në Rajonë duke përfshi si Kumanovën dhe Gjilanin një trekëndshi kufitarë që do të ndihmonte më lehtë në hapsirat integruese të familjes Europiane . Nëse veq Kosova pavarsohet edhe më tej do të vështirsohet shkollimi i kuadrave të larta prej Luginës kurse studentët t’ia mësyjnë Universitetit të Beogradit dhe të Nishit e kanë shumë largë kurse në anën tjetër për të studiuar në universitetin e Shkupit po ashtu duhet të kalohet kufiri dhe është shtetë tjetër por edhe kostoja e studimeve do të ishtë tepër e lartë dhe e papërballueshme për bugjetin e një familje mesatare të Luginës së Preshevës , pra kto janë vetëm disa arsye nga shumë të tjera pse duhet të themelohet dhe të filloj së punuari një universitet në gjuhën shqipe me vendim të organeve gjegjëse të qeverisë së serbisë por jo të zhagitet në pafundësi sikur disa nisma të tjera , kjo do të ishte shumë e qartë që vërtet Serbia jo vetëm që kërkon por edhe merrë pergjegjsi për trajtimin e drejtë të minoriteteve , kurse Shqiptarët e Luginës Preshevës do të pajtohen me këtë , nëse faktori ndërkombtarë kërkon vazhdimishtë nga Luginasit që shqiptarët e këtushëm të integrohen dhe marrin pjesë në jetën institucionale atëher edhe ne jemi dakordë pasi edhe i kryejn edhe kontributet e këtij shtëti atëher pse mos të hapët edhe ky universitet publikë në gjuhën shqipe se fundi i fundi edhe kto janë të drejta elementare , themelore për një komunitet të veqantë si që janë shqiptarët në Luiginë të Preshevës .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyTue Sep 02, 2008 1:58 am

Segmentet serbe në IRJM po përgadisin skenare të ngjashëm me Brodecin!

DEKLARATË PUBLIKE NR.19 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH, MR. GAFURR ADILI:


Strukura Inteligjente e FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) ka arritur të zbulojë se segmentet serbe në IRJM, të cilat prej kohësh dominojnë politikën sllavo-maqedonase në IRJM (përmes LSDM-së së Branko Crvenkovski dhe VMRO-DPMN të Nikolla Gruevski, si dhe BDI të Ali Ahmeti dhe PDSH të Menduh Thaçi), si dhe segmentet shtetërore të IRJM-së, siç janë: shërbimi sekret sllavo-maqedonas (DBK), i cili ka vrarë dhe vret shqiptarë të pafajshëm (526 shqiptarë të vrarë nga viti 2001 e deri më sot), prokuroria sllavo-maqedonase (e cila nuk ka zbuluar asnjë vrasje të 526 shqiptarëve të vrarë) dhe gjykatat sllavo-maqedonase (ndër të cilat është edhe Gjykata Kushtetuese e IRJM-së), të cilat nxjerrin ligje anti-shqiptare, siç ishte edhe ligji për ndalimin e përdorimit të Flamurit Kombëtar në IRJM, dhe rëndë po e provokojnë kombësinë shqiptare nën IRJM (FYROM) të Luginës së Vardarit (ILIRIDËS), në Korab po inskenojnë një Kondovë dhe një Brodec të rradhës.
Prandej, në cilësinë e Zëdhënësit Politik të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) jam i shtrënguar që, te të gjihë shqiptarët e Shqipërisë Etnike dhe te të gjithë luftëtarët e lirisë, të APELOJ që të mos bijnë në ndikimin e provokacioneve të tilla sllavo-greke dhe të veglave të tyre shqipfolëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyFri Sep 05, 2008 3:56 pm

Lidhja Çame: Çamëria "vula e turpit" grek

Sot, pas dhjetëra vjetësh na shtrohet si detyrë nga historia të mënjanojmë mjegullën, që faktet e pasluftës, qarqet e autoriteteve greke janë munduar t'i transformojnë , duke fajësuar të pafajshmit dhe të shfajësojnë ato qarqe që dhunuan truallin e Çamërisë. Si rrjedhojë, kemi detyrë të hedhim dritë të fuqishme, duke zbuluar realitetin e ngjarjeve, që sollën në ballafaqim dy popullsitë e krahinës. Shprehja profetike e një intelektuali nga krahina e Igumenicës, të quajtur Kristo Pituli, duke parashikuar rrjedhën e ngjarjeve, iu drejtua autoriteteve që të mos t'i kundërvihen shqiptarëve, sepse pasojat do të ishin të rënda. Duke iu drejtuar komandantit të xhandarmërisë, Vardhakullaqi, i thotë: "Ato që ke në kokën tënde për të zbatuar, ki kujdes se do të dëmtojnë të dyja popullsitë. Mendimet tuaja dhe ata që ju pasojnë janë krejtësisht të padrejta. Ne këtu kemi vendin tonë dhe kemi jetuar në mënyrë harmonike me shqiptarët."

Çamëria ka ekzistuar ndër shekuj deri në ditët tona. Popullsia e kësaj krahine, tërësisht shqiptare, iu nënshtrua një genocidi të paparë nga shovinizmi grek, e detyruan atë të braktiste vatrat e saj. Për të qenë më konkret për dhunën e keqtrajtimet e minoritetit shqiptar në truallin grek, ju sjell një shembull që citohet në librin e historianit grek Jani Sharra, "Thesprotia ndërmjet shekuj"
Ai thotë: "Akuzat, drejtuar popullit shqiptar të Çamërisë për bashkëpunimin me okupatorin, kanë qenë supozime. Krejt ndryshe është e vërteta. U gjendën grekë, që përfaqësuan dhe bashkëpunuan me armikun dhe dëshironin t'ju bashkonin fqinjëve pjesë të truallit tonë. U gjendën grekë, që bashkëpunuan me armikun pushtues dhe vepruan ndaj vetë popullit grek, duke grabitur dhe shkretuar! Se mos nuk qenë grekë, ata që tradhtuan dhe spiunuan bashkatdhetarë të tjerë! E çuditshme e qeverisë se Metaksait është që, në vend që të shikohej rreziku, që i kanosej vendit, mobilizoi 1500 veta të minoritetit shqiptar dhe pjesën tjetër e internoi nëpër ishuj. Më keq ai toleroi keqbërës grekë të bëjnë plaçkitje, dhunime, grabitje dhe akte të tjera të shëmtuara në atë krahinë. Sot, pas dhjetëra vjetësh na shtrohet si detyrë nga historia të mënjanojmë mjegullën, që faktet e pasluftës, qarqet e autoriteteve greke janë munduar t'i transformojnë, duke fajësuar të pafajshmit dhe të shfajësojnë ato qarqe që dhunuan truallin e Çamërisë.
Si rrjedhojë, kemi detyrë të hedhim dritë të fuqishme, duke zbuluar realitetin e ngjarjeve, që sollën në ballafaqim dy popullsitë e krahinës. Shprehja profetike e një intelektuali nga krahina e Igumenicës, të quajtur Kristo Pituli, duke parashikuar rrjedhën e ngjarjeve, iu drejtua autoriteteve që të mos t'i kundërvihen shqiptarëve, sepse pasojat do të ishin të rënda. Duke iu drejtuar komandatit të xhandërmarisë, Vardhakullaqi, i thotë: "Ato që ke në kokën tënde për të zbatuar, ki kujdes se do të dëmtojnë të dyja popullsitë. Mendimet tuaja dhe ata që ju pasojnë janë krejtësisht të padrejta. Ne këtu kemi vendin tonë dhe kemi jetuar në mënyrë harmonike me shqiptarët." Dhuna e ushtruar ndaj popullit shqiptar të Çamërisë e kalon atë kufirin brenda kuadrit të shtetit të qytetëruar, siç pretendon Greqia.
Mjafton të themi një fakt konkret, turma plaçkitësish dhe banda terroristësh të përkëdhelur nga autoritetet u sulën si bisha të tërbuara ndaj popullit të pafajshëm të Çamërisë. Në fshatrat Kastri dhe Sulos familja e Rexhep Lilës, që qëndroi në shtëpinë e tij, u morr nga këto forca të Zevrës dhe u çua në vendin e quajtur "Shkalla e Manollës". Rexhepin dhe vëllanë e tij 14 vjeç e masakruan, ndërsa djemtë 3-4 vjeç i therën si bagëti, ndërsa të tre gratë që i shoqëronin i dhunuan shtazërisht për tri ditë. Ato shtazë, që bënin pjesë në bandat e Zevrës, kryen këto akte kanibaliste ndaj kësaj familjeje të pafajshme, e cila nuk donte të braktiste truallin e saj.

Një akt i njëjtë ndaj fëmijës 7 vjeç, me emrin Ago Pronjo, u ther në të njëjtën mënyrë. Arkitektët e këtyre akteve dhe e këtij trajtimi i ka përpunuar e gjithë struktura shoviniste greke dhe konkretisht qeveria fashiste e Metaksait, e vënë në praktikë nga Napoleon Zevra. Ndaj këtyre akteve, historianë përparimtarë grekë deklarojnë se: "Në çdo kënd të vendit tonë është vula e turpit, në të cilën historia fsheh fytyrën e saj nga turpi." Të gjitha këto që përmendëm më lart, e përsëris edhe një herë, e imponuan popullsinë shqiptare të Çamërisë të braktisë truallin e saj.
Ne nuk do të heshtim para kësaj padrejtësie të paturpshme dhe do të aktivizohemi fuqishëm, komform normave të bashkësisë europiane dhe të botës së qytetëruar dhe të informojmë opinionin publik për egërsinë e politikës së forcave ultrashoviniste greke, që shkaktuan atë plagë të dhimbshme popullsisë fisnike çame. Ajo çështje ekziston dhe do të ekzistojë deri në zgjidhjen e saj të plotë dhe të drejtë. Qarqet politike greke nuk kanë asnjë lloj force shkencore dhe politike të deformojnë historikisht këtë të drejtë. Ne do të mbështetemi në përkrahjen e miqve tanë të mëdhenj dhe të së drejtës, që rrethon për të gjetur një zgjidhje përfundimtare të drejtë të çështjes sonë. Nëse flasim për akuza të padrejta, që i drejtoheshin kësaj popullsie, ju theksojmë se bandat e Zevrës, që në mënyrë kanibaleske kanë bërë aktet e dhunës në këtë krahinë, kanë qenë bashkëpunëtorë direkt me okupatorin, siç e dokumentojnë edhe aktet zyrtare, që i përgjigjen këtij rrëfimi, që ka rrjedhur nga bashkëpunimi me Armatën nr.21 Gjermane. Problemi i shqiptarëve të Çamërisë është një çështje, që kërkonzgjidhje dhe kjo do të marrë fund me bindje të plotë, sepse është një e drejtë e padiskutueshme, ndonëse qarqet shoviniste greke pretendojnë se kjo është çështje e panjohur.

Marr nga RKL
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptySat Sep 06, 2008 4:01 pm

Vrana Konti

Te falemnderoj per kete shkrime te sjellur ne teme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
blerim
Anëtar i ri
Anëtar i ri
blerim


Male
Numri i postimeve : 133
Age : 41
Vendi : ks
Registration date : 12/09/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: SËRISH BERISHA ME AVAZIN E VJETËR?!   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptySat Sep 13, 2008 12:15 am

Përmes
deklaratat të tija të pamatura rreth bashkimit kombëtar, edhe më tej
vazhdon avazi i vjetër i prononcimeve publike nëpër mediet
ndërkombëtare të kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha. Ai, në
të fundin, që i bëri këto ditë agjencisë së lajmeve “Reuters”, në mes
tjerash tha: “ është absolutisht jorealiste për Shqipërinë që ta
shqyrtoj mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe”.



Ndoshta, si një shqiptar i zakonshëm, po tentoj ta
kuptoj zoti Berishën për realitetin e mosekzistimit të vullnetit
momental të bashkësisë ndërkombëtare për një revidim të tillë
territorial, si, dhe, nevojën e strategjisë së tij të matur diplomatike
të mbajtjes së qëndrimit të urtë rreth kësaj çështje të ndjeshme. Por,
nga ana tjetër, dyshoj se ai është i bindur se mu kjo Evropë dhe kjo
bashkësi ndërkombëtare, do të pranoj që shumë gjatë në hapësirat e
sajë gjeopolitike, të ekzistojnë dy shtete shqiptare me të drejtën e dy
votave, apo, e dy mundësive të “vetos” në asociacionet e vendimmarrjes
globale ku ato patjetër dikur do të jenë së bashku të anëtarësuar.
Shqipëria sot, veç është në mjaftë sosh, por edhe Kosova si shtet më i
ri dhe i njohur ndërkombëtarisht, patjetër se do të pretendoj që në të
ardhmen sa më të afërt të jetë anëtare, në rend të pare e OKB-së, por
edhe të shumë asociacioneve tjera integruese financiare, politike dhe
ekonomike ndërkombëtare. A thua, ta zëmë, Italia, Franca, pse jo dhe
vetë SHBA-të, do të pranojnë që ata si shtete nacionale dhe me ndikim
politik më të fuqishme në këto asociacione, praktikisht të kenë një
votë, ndërsa shqiptarët si popull, me dy shtete e tyre ekzistuese, dy
vota?!Nga ana tjetër, sot jemi dëshmitar për shumë aplikime të së
drejtës ndërkombëtare me dy arshinë në Botë. Aq janë të acaruara
raporte të ndërsjellët në mes të dy superfuqive, saqë, edhe në politik
po vërehet ashiqare logjika e veprimit të asaj thënie tonë të urtë
popullore: “Për inat të nuses, le të më vdes djali” Mikja jonë e
dëshmuar, SHBA-të, në planin e politikës së saj të jashtme
afatshkurtre, haptazi po e mban anën e interesave të popullit shqiptar
jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe gjetiu në gjitha trojet
tona të shkapërderdhura etnike. Kuptohet, me një “status-quo” të
gjendjes sikurse është tani, por, interesat e saja strategjike dhe
veprimet inteligjente të politikave afatgjate janë shumë më të mëdha.
Faktori shqiptar në Evropë dhe Botë, nuk është sot relevant vetëm
përmes veprimit të shtetit aktual, por, prezenca e saj e fuqishme në
stabilitetin e përhershëm ballkanik, është në Kosovën shtet kinse të
shpallur shumetnike, në Maqedoni e cila nuk dihet ende a është shtet,
në Malin e Zi, i cili me një këmbë veç është në Serbi, në Greqinë në
shumë territore të pa definuar me fqinjët (Sipërinë, Maqedoninë dhe
Turqinë) dhe në vetë territorin “e të përkëdhelurës së tyre”
Serbisë”, me Kosovën Lindore në qafë si barrë, e cila, kurdoherë mund
të aktivizohet si kushtëzim reciprociteti.Të shkojmë më tutje, dhe pak
më larg në kilometra! Aktualisht , pozita dhe statusi i shtetit të
Bosnjës dhe Hercegovinës dihet sot se si është. Për të, bashkësia
ndërkombëtare, dhe kohën e fundit, personalisht edhe vetë zonja
KONDOLIZA RAIS, publikisht kanë pranuar se kanë dështuar në tërësi me
formimin e këtij shteti. Ajo, “de facto”, e formuar me imponim si një
“shtet fantom multi-etnik”, me Republika Srpskën të decentralizuar dhe
sovrane në brendinë e saj, shpirtërisht, veç konsiderohet si pjesë e
bashkangjitur Serbisë. Edhe Kosova është shtet i imponuar multi-etnik,
dhe, paramendoni dikur pas disa viteve, pranimin e bashkësisë
ndërkombëtare se, mu sikurse me Bosnjën “alla Dejtoniane”, ka
dështuar edhe me këtë Kosovën “alla Ahtisariane”??! Çka duhet bërë
atëherë! Mos vallë, për t’u përmirësuar ky gabim, Kosovën duke kthyer
sërish sikur ka qenë dikur nën Serbi? Jo, jo, dhe kurrë!!Unë, ende nuk
e kam të qartë se si politikanët tanë aktual në Shqipëri, por edhe në
Kosovë, deklarojnë fuqishëm në medie se, popujt tanë të ndarë, në të
ardhmen nuk janë për një shtet të përbashkët?!A thua, a i beson kush
këtyre prononcimeve të tyre?! Ku dhe në cila fakte empirike bazohen ata
për një konstatim kaq të sigurt...?!
"Projekti i pavarësisë së
Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", - tha më
tej në deklaratën e vetë kësaj agjencie, z. Berisha.

I nderuari z. kryeministër i pjesës së dytë të atdheut tim!
Ndjehem i sfiduar dhe në vazhdim, nuk po mundem pa ju drejtuar personalisht.
Pavarësinë,
ne kosovarët e votuam, por dihet si dhe në çfarë mënyre. Sido qoftë,
mendoj se këtë çështje më së miri do të dëshmoj koha. E, sa për atë
pasus tjetër të deklaratës suaj në vazhdim, ku thoni: “ata luftuan për
këtë projekt të pavarësisë”, e keni fortë gabim, z, Berisha! Nëse këtu
mendoni vetëm në luftën e fundit çlirimtare të UÇK-së, atëherë, pa
ngurrim po ua them se ju, duke deklaruar publikisht kështu, me vetëdije
po tentoni ta falsifikoni historinë. Me këtë rast, nuk kisha dashur që
të hyjë në detale të gjata argumentuese, por vetëm ju kisha
sugjeruar që ta lexoni betimin e famshëm të luftëtarit të UÇK-së , dhe
aty do të vëreni se për cilat ideale dhe për çfarë synime, mijëra e
mijëra shqiptar, u flijuan dhe ranë si dëshmor në këtë luftë...

Fatlumësisht,
vetë Qeveria e juaj, zoti Berisha, ishte nismëtare e atij projekti me
interes strategjik gjithëkombëtar të ndërtimit të autostradës:
“DURRËS-MORINË”.

Ende pa përfunduar kjo nisëm
madhore e një lidhjeje të mirëfiltë etnike dhe ekonomike ndërshqiptare,
qindra e mira Kosovar, ia mësyn këtë vit për pushime bregdetit
Shqiptar. Kur zakonisht në bisedë i pyetnin ata se ku do të shkonin për
pushime këtë vit, përgjigja ishte e ditur: NË DETIN TONË. Po, po, ata
thoin në “detin tonë”, e jo në “detin e Shqipërisë”. Nëse juve
politikanëve vërtet ju mungon një tregues shkencor-empirik të një
disponimi popullor gjithëkombëtar për bashkim, pse jo, edhe këso
metodat asociative psiko-analitike frojdiane munden të ju shërbejnë si
orientim.Dhe për fund, z. Berisha, të jemi të sinqertë. Edhe pse
deklaroni ashtu, jam i bindur se e dini edhe ju vetë shumë mirë këtë
realitet. Andaj, ju lutem, të mos na pengoni neve, sikur na quani, “një
grusht nacionalista ”, “ekstremista”. “etnonacionalista”, e ku ta di si
tjetër, që haptas ta shprehim këtë synim dhe fuqishëm të punojmë në
këtë drejtim.Le të besojmë se ne ndërmjet jush dallojmë vetëm nga
gjuha e deklarimit dhe jo nga zemra e sinqertë e synimit . Duhet ta
dimë të gjithë, por edhe ju politikan transitor! Kjo rrugë kurrë s’ka
të ndalur, sepse populli ynë kaherë është nisur drejtë saj...!





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyWed Sep 17, 2008 5:13 pm

blerim shkruajti:
Përmes
deklaratat të tija të pamatura rreth bashkimit kombëtar, edhe më tej
vazhdon avazi i vjetër i prononcimeve publike nëpër mediet
ndërkombëtare të kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha. Ai, në
të fundin, që i bëri këto ditë agjencisë së lajmeve “Reuters”, në mes
tjerash tha: “ është absolutisht jorealiste për Shqipërinë që ta
shqyrtoj mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe”.



Berisha prap kunder bashkimit KombetarReagim ndaj intervistes nga Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha dhene agjensise REUTERS, me date 11.09.08, ku deklaron: Nuk eshte realiste kerkesa per bashkimin e Kosoves me Shqiperine. 
Prof.Xhavit DalloshiAnetar i CDU Gjermani
Njeherit kordinator i SHAIBK per evrop.  

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se është "absolutisht jorealiste" për Shqipërinë që ta shqyrtoj mundësinë e bashkimit me Kosovën ose "Shqipërinë e Madhe".

"Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters. 

I pyetur për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë pjesë të saj, Sali Berisha tha se ka pritur që tensionet e së kaluarës të zbuteshin pasi të dy palët po punonin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë aspekt ai u shpreh se "nuk beson se Serbia është e gatshme ta sakrifikoj 

të ardhmen për shkak të së kaluarës".
   


Nuk eshte hera e pare qe Sali Berisha dhenderri i Serbis deklarohet kunder bashkimit te shqiptareve ne nje shtet.

Ai dhe mendimtaret si ky si ne Shqiperi ne Kosove Maqedoni deklarohen jo bashkimit para te huajve.

Gabimi me trashanik behet kure ky Kryeminister i ketij populli fatkeq qe ka ne gjirin e tyre kesi lloj Politikan servil te shitur.

Ai gabon edhe me shume kure deklaron se"Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters .

Po keshtu shpesh deklarohen edhe disa Politikan ,,Lider te ish UCK“.

Duke harruar keta zoterinj sepse luftuan.
  

Dhe keshtu karierizmi karriga ja ka bere mendet kos dhe edhe vete nuk e dijne se pse kane luftuar.

Keshtu qe manipulojne me gjakun e deshmoreve qe dhan betimin jeten per kosoven shtet sovran kombetare dhe bashkim me shtetin natyral te tyre.

Te gjithe shqiptaret perveq udbasheve tradhtareve servileve karieristeve e dijne se Kerkushe nuk votoi as qe luftoi per kete status qe ka kosova sot,po ky status ju imponua nga Grupi i Unitetit apo (siq quhet shpesh nga patriotet shqiptare nga ,,Grupi i Tradhtareve prej 6 vetave“ku per hire te pushtetit pranuan te hiqet qka ka shqiptare .

Duhet te dije mire Dhenderri i Serbise se shqiptaret e Kosoves e as UCK nuk luftuan per kosoven multietnike per kosoven pa komb pa flamur pa ushtri.

JU qe pranuat heshtazi (Sali Berisha)dhe me miratimin e juaj heqjen e emrit te patriotit atdhetarit themeluesit te shtetit shqiptar Ismail Qemajlit nuk eshte qudi qe te deklaroheni edhe kunder bashkimit.

SE ju zoteri jeni te edukuar ne frymen e tradhtise.

Po duhet ditur se bashkimi i shqiptareve ne nje shtet natyral do te behet edhe pa deshiren e juve servileve, karieristeve ,udbasheve ,tradhtareve,dhe ky eshte nje proces i pa ndalshem.

Ky bashkim dote behet me ndihmen dhe punen e pa lodhshme te atdhetareve patrioteve te FBKSH dhe qdo shqiptari qe i thote vetes shqiptare flet shqip dhe mendon shqip.

Kurse ju qe deklaroni shkaterroni qka ka shqiptare do tju mallkoj historia do tju gjykoj gjaku i atyre deshmoreve qe dhane jeten per shqiperin etnike natyrale.

Berisha nuk dote shqyrton mundesin e bashkimit te shqiptareve se ai mendon serbisht greqisht po eshte populli sovran ai qe shume shpejt do tja prish planet anti shqiptare dhe antikombetare politikanit komunistit te quruditur me emrin Sali berisha dhe mendimtareve si ai ne shqiperi po edhe ne Kosove .
Shqiperia dote behet shume shpejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: BOSHTI I VJETËR ATHINË-BEOGRAD, PËRSERI AKTIV KUNDËR SHQIPTA   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyWed Sep 17, 2008 5:15 pm

BOSHTI I VJETËR ATHINË-BEOGRAD, PËRSERI AKTIV KUNDËR SHQIPTARËVE--Mona Agrigoroaiei





Ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Greqisë, Jeremic dhe Bakojanis u takuan në Athinë duke dhënë sinjal se boshti greko-serb po funksionon në të njëjtat koordinata si në shekullin XIX.

 "Korridori 10 që lidh Beogradin me Athinën është prioritet i politikës serbo-greke", u deklarua me këtë rast. 

Kjo është dëshmi të faktit se gjeografia politike pansllaviste nuk ka ndryshuar prioritetet e saj kolonialiste. 

Jetojmë një kohë kur pansllavizmi ka vuajtur një dështim, për shkak të faktit se Kosova e ngushtë Protektorat është bërë shtet të pavarur. Ky dështim nuk është i plotë, për disa arsye. Kosova nuk është shtet edhe e pavarur, edhe sovran, më shumë ka kaluar prej protektoratit të UNMIK-ut në Protektorat të EULEX-it se sa ka fituar vendimmarrje. Institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të ushtrojnë sovranitetin mbi të gjithë trevat që pretendon se i qeveris, pra ata nuk kanë ndaluar krijimin e një entiteti serb në Kosovë, në veriun e juglindjen e saj. Por me të gjitha të këqijat e "pavarësisë së mbikeqyrur", Kosova nuk është më e konsideruar një pjesë të Serbisë prej shteteve përparimtare në botë dhe ky përbën gjithsesi një dështim. Prandaj, ariut rus iu shtua qejfin për të ngrenë "mish të pjekur" të huaj duke përdorur taktikën propagandistiko-luftarake të barazimit të Kosovës me "shtetet" e lindura prej mitrës së vet nacionalist-agresive – Abkhazia, Osetia, Transnistria. Pavarësia e Kosovës nuk mund të jetë në të njëjtin nivel juridik me aksionet e "njohjes së pavarësisë" së këtyre enklavave nga Moska. Krijimi i këtyre enklavave prej regjimeve kukull të atjeshme ka qenë artificial, në interesin e Rusisë dhe nuk përben një akt çlirimtar, antikolonial, siç po prrallis ajo me koncepte të kthyer "bythmbrapsht", vetëm për të kënaqur interesat e tij. Për të drejtën e vetëvendosjes dhe dekolonizimit gëzohen popujt e kombët në botë që kanë qenë të sulmuar nëpërmjet një agresioni dhe vazhdojnë të jenë të pushtuara dhe të kolonizuara, siç është rastin e Kosovës historike, e pushtuar më vitin 1912 dhe më pas e kolonizuar, prej të cilës Lugina e Preshevës dhe Lugina e Vardarit aktualisht vazhdojnë të jenë nën sundim serb e sllavomaqedonas.

Në këtë kontekst, takimi Bakojanis-Jeremiç nuk është aspak i rastësishëm. Edhe Serbia, edhe Greqia, të nxitur prej Rusisë po vazhdojnë planet e tyre të vjetra "Naçertanije" dhe "Megali Ideja", në të cilat po kurdisej që Serbia të merr të gjithë trojet shqiptare të veriut të Shqipërisë Etnike deri në Detin Adriatik, kurse Greqia të zaptojë të gjithë trojet shqiptare të jugut të saj dhe të takohen në lumin Shkumbin. Teoretizimi i konceptit "Korridori 10", i bashkërenditur me atë të "Ballkanit Perëndimor" vë në pah faktin se të dyja vendet dëshirojnë të bëhen hegjemone në Ballkan dhe, në raport me shqiptarët, jo vetëm të ndalojnë çlirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare, por edhe të vëjnë prapë nën tutelë Kosovën dhe Shqipërinë Londineze, ashtu që të anulojnë çdo politikë të pavarur kombëtare të kombit shqiptar, duke ia përgatitur kështu asimilimin dhe zhdukjen.



 15.09.2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë
valdrini
Fillestar/e
Fillestar/e
valdrini


Male
Numri i postimeve : 15
Age : 31
Vendi : doberqan
Registration date : 18/09/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 EmptyThu Sep 25, 2008 10:20 am

un per vete mendoj qe pa bashkim kombtar jemi ne dhe brezat e ardheshem gjithmon te rrezikuar prej armikutsebo rus . kjo esht si ajo legjenda per shtat thuprat.nese nuk punojm per bashkim kometar do te na mallkojn brezat qe vi pas nesh ,sepse ndryshimev politike dhe ushtarake mkurr nuk ju dihet .e nuk esht njesoj me qen te ndar ne 5 shtete dhe te bashkur me nje shtet me nje politik dhe me nje ushtri unike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 15Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 15  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: