Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 MASË E NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE NË VEPRIMTARITË PEGASIANE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MASË E NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE NË VEPRIMTARITË PEGASIANE Empty
MesazhTitulli: MASË E NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE NË VEPRIMTARITË PEGASIANE   MASË E NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE NË VEPRIMTARITË PEGASIANE EmptyThu Oct 24, 2013 12:25 am

MASË E NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE NË VEPRIMTARITË PEGASIANE E PRESIDENCËS SË LNPSHA "PEGASI" ALBANIA


Duke filluar nga dita e sotme, datë 21 shtator 2013, në veprimtaritë pegasiane, që do të zhvillohen, do të marrin pjesë vetëm anëtarët e LNPSHA "Pegasi" Albania dhe të gjithë ata, të cilët ftesohen dhe që e meritojnë pjesëmarrjen në këto veprimtari bashkëkonore me standartet e nivelit , të kulturës dhe të talentit dhe mund t'i shërbejnë ecurisë, progresivitetit.

Kjo masë merret, duke u nisur se në disa veprimtari pegasiane kanë infiltruar njerëz, "emisarë" pa nivel, llafazanë, të rëndomtë, pa atribut talentor letrar, artististik dhe kulturor dhe që nuk kanë kapacitetin e duhur për të kuptuar ate çka thuhet dhe publikohet në këto veprimtari...
Duke hyrë njerëz të tille pa prezantim, të pafytyrë, fillojnë dhe tjerrin me opinionet e tyre meskine, të cilat i shprehin në facebook apo në gazeta të ndryshme , shprehëse dashakeqësie ndaj Pegasit dhe kanë tendence atavizëm denigrimi... Për çdo veprimtari do të shpërndahen ftesa të vulosura dhe të firmosura.
Po kështu edhe përfaqesuesit e mediave qoftë të shkruar dhe vizive do të paraqitin dokumentat përkatëse , të cilat evidentojnë përfaqesimin real.
Shpesh këto pjesëmarrje të pamiratuara kanë sjellë anomali në zhvillimin e veprimtarive dhe keqdashje ndaj Pegasit si dhe keqsjellje me kodin letrar të Lidhjes...
Degët e Lidhjes, e përcaktojne vetë pjesëmarrjen, duke u bazuar në këtë masë të mësipërme.
Lidhja jonë në prezantimin e gjithkaje vepron me metoda nashkëkohore, të cilat edhe nuk njihen nga niveli i dobët kulturor dhe letrar, i cili është i mësuar me standarte ndoshta dhe primitive…
*Së dyti, në bazë të statutit dhe të programit të Lidhjes bashkëpunohet vetëm me miratim me organizma letrare dhe institucione të rëndësishme .... dhe dukuri të momentit.
*Në këtë mënyrë ne shmangim prezencën e personave , të cilët kanë synime keqdashese ndaj Uraganit....
Madje shumë prej këtyre penetruesve do të bllokohen nga faqet pegasiane.

Shprehim bindjen se kjo masë e fortë do të sigurojë nivelin , i cili ka qenë gjithmonë prezent në zhvillimin e veprimtarive pegasiane ....
Ne kemi nevojë per mendime kualitative dhe jo mediokre, qofte dhe kundra nesh ne forme debatimi, ttë cilët e kemi pasur gjithmonë kryefjale te ecurisë sonë.
Presidenca e PEGASI "INTERNACIONAL" ALBANIA
Tiranë, 21 tetor 2013
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
MASË E NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE NË VEPRIMTARITË PEGASIANE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: