Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shko poshtë 
+38
Delia
**Lumi_
Muja e Halili
elisa
Eva0506
Veneta
ELIE
valdrini
rolling
kroki
Ademi85
anila
spirito
voglushja
feneri
**Embelsira**
Orfe@
Arta
beri
Çamshqiptar
Urata
shqiptare
GocPejone
STUPCAT
Guximi
Vuthjani
Beton
Ramiz
Sofra
meli
shaban cakolli
azzurra
rrebelja
anjesa
vlora
alissa
besa-bese
Kosovarja
42 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 17 ... 28  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:23 pm

Nga fshati Asamat vjen kjo këngë dashurie:

Kemi motmot, o moj, që kemi dashur,
nënja me babanë s'na kanë, moj, pikasur,
Oj të thirri bandili, ti dolle, moj, zbathur,
po s'i mbathe eckat, o moj, po më dolle zbathur?
- Oj Shkallët prej mermeri, s'kisha ngaj të ngjitem,
do të vij natën, moj, ta dij se do vritem!
Kam krevetnë e ngushtë, moj, s'kam nga të vërtitem,
do të vij natën, moj, ta dij se do vritem!

E cuditshme për mua - nuk e kam të qartë kuptimin!
Një djalë tjetër (bandili) e paska marrë vajzën dhe dashnori do të vijë për ta rrëmbyer, por mendon se ai do të vritet nga ky tjetri?
E kuptova drejt??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
alissa
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
alissa


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 34
Vendi : germany
Profesioni/Hobi : dance baby ;)
Registration date : 31/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:23 pm

Joana
-zemren ndeze

[Vers 1]
te them un ty qdo dit
te dua nuk kam frik
me ty e sigurt jam
puthjen tend e kam
ti me njeh
te mendoj edhe kur fle
ti e di e jotja jam
dita dites
ty te ndjej me pran
zemer me pran
ti je motivi qe kam
ti je gjithqka qe besoj
ti je fjala qe degjoj
kuptoj
dita dites
ty me shum te ndjej
pranoj
qdo dit me shum te adhuroj


[Refrain 2x]
zemren ndeze
zemren ndeze
me ty me ty un jam
edhe kur ste kam


[Vers 2]
pran, zemer me pran
ti je motivi qe kam
ti je gjithqka qe besoj
ti je fjala qe degjoj
kuptoj
dita dites
ty me shum te ndjej
pranoj
qdo dit me shum te adhuroj


[Refrain 4x]
zemren ndeze
zemren ndeze
me ty me ty un jam

edhe kur ste kam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:24 pm

Kenga te Grave!!

E s'me le neneja qe te dale de porta
kjo nenja s'me le

Se me shone gjithe bota
kjo nenja s'me le

E s'me le nene'ja qe te dale de shkalla
[/I]kjo nenja s'me le

Se me shone gjithe mehalla
[/I]kjo nenja s'me le

S'me le nene'ja qe te dale de vija
[/I]kjo nenja s'me le

Se me shone djemulia ---Djemt te rrinj
kjo nenja s'me le

-----
tash nena thote:
-----
S'ti kane fajet djemulia
Ti ka fajet Bukuria

***

Djale FAIK bej qysh e beme fjalen
Te piqemi bashke pa mbushur javen

Leter te dergova,leter s'ke kethyer
A me ke nder mend apo me ke harruar

Une nderment te kam jo s'te kam harruar
Sheqer dhe llokume bashke jane gatuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:31 pm

kenge folklorike
per Ismail Qemalin

Me njezet e tete nentor
Me kemb' u ngre Shqiperia
Smail Qemali ne Vlore
Me gjithe shoket e tija
C'i tha popullit me goje -
Poshte o shoke, roberia
Evropa le ta degjoje
Nuk ka vend ketu Turqia
Ja te vdesim, ja te rrojme
Eshte e jona, Shqiperia

***

Cili je, ti more burre
Qe na vjen nga Shqiperia
Une jam Smail Qemali
Dua vatanet e mia
Do t'i marr, se s'eshte pune
Eshte e jona, Shqiperia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:34 pm

Kryengritja e Carralevës

Kaçanik e Boletin
Tanë Kosova u mbush me tym –
Mbush me tym e na i duel flaka
E djeg me top Turgut Pasha.

Krisen topa, e mbuloj tymi:
Hej, ç’u ba ky nam shëmtimi?
Po lufton Isë Boletini.

Hej, c’ushtojnë male e fusha?
Gjymon topi e vlon pushka
Ç’a kanë ret që po vajtojnë?
Dy dragona po luftojnë:
Isa me Idriz Seferë –
Kaçanik e Cernalevë

Turgut Pasha me njiqindmi
Isa me shqiptari
Me kadalë, ore pasha i zi
Ti je mësue me axhami
Tash ke me pa burrë me sy
Qi djeg veten e përvlon ty
Se e ke vendin ne Rumeli

Mahmut Shefqet Pasha, minister i luftes, ne krye te njeqind taboreve, te komanduara nga njezet pashallare, u dergua te mposhte revolten ne Kosove. Megjithese, Kryengritja e Cernalevës nuk arriti rezultatin e deshiruar, ajo tregon per luften e vazhdueshme te popullit, me ne krye Isa Boletinin, per nje Shqiperi te lire e te bashkuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:34 pm

Kenga e Ali Pashe Tepelenes

Nje mije Gege, e dymije Toske
Qendruan m'Ali Pashane
Ata vune kryet poshte
Me kordhe nde dor'u vrane
Janine, Janin e shkrete!
Te pata ndertuar vete
S'te gezova as vet' as djemte
Te rrafte zjarri, te djekte
Duro gjyle e kumbara
Moj kalaja me bedena
Si lefton me Padishah
Ali Pashe Tepelena
O moj ti kulla serhate
Qe mban Matjan e Dibrane
Trimat me bese qe pate
Mahmut bejn' e Allamane
Te pare shtate vezire
Se c'u hodhen nde Janine
Hedhin gjyle me zininxhire
Siper mbi vezir Aline
Ku jene ju paresia?
Pas vdekjes sime c'do te thoni?
Kur t'ju shajne osmanllia
Vall'o Zot; ju c'do te beni?

Ali Pashe Tepelena kronologjikisht eshte i dyti pasha shqiptar i cili u perpoq per te krijuar nje pushtet te centralizuar. Ai sundoi mbi Shqiperine e jugut dhe ne shume vise te Greqise deri ne 1822. Me 1822 ai luftoi kunder ushtrive turke dhe u vra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:36 pm

Azem Bejta po lufton

Dy asllane qe i ka Shqpnia
s’i ka mbreti as shtate kralia
Azem Bejta e Mehmet Delia
me ta n’sherr ka ra Serbia
Ai zhupani po bertet
komandaret po m’i thrret;
komandareve çka u paska thane:
-Ju Azemin gjalle me ma lane
ju Azemin gjalle me ma lshue
kryet tuaj n’vend tij kane me shkue! –
Njemij vete rrethojne Galicen
peseqind vete Nikushnicen
Nikushnice me Lobovec
Tri katunde i kane rrethue
Azem Bejta i ka hetue
-Cohuni, shoke, jemi rrethue!
Sa per veti s’po kam dert
s’po me dhimbet jeta me deke
po me dhimben robe e femi
se i zane e s’i lane pa gri –
Çka ka kulla qe po m’dridhet?
Azem Bejta nuk po lidhet
Çka ka kulla qe po ushton?
Azem Bejta po lufton
Lumja kulla, ça m’ka Brenda
Azem Bejten me shtate zemra!
Azem Bejta, si kreshnik
fort lufton ai gryk e n’gryke
Ai zhupani fort bertet
-O zot, falmi krahet e lehte!
Krahet e lehte me fluturue
n’Mitrovice, n’mujsha me shkue
prej Azemit me shpetue
prej Azemit n’shpetofsha vete
per asqeret nuk po kam dert
se asqere merr krali opet
Te shtate kralat me u cue n’kambe
s’mund Azemin me e zane!



Azem Galica, patriot dhe luftetar per ceshtjen kombetare. Pas vrasjes se tij, udheheqjen e luftetareve te tij e mori e shoqja, Shote Galica, po aq e njohur per trimeri e patriotizem.
Mehmet Delia – shok dhe bashkluftetar i Azem Galices
Galica, Nikushnica, Loboveci – fshatra te Drenices, Kosove
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:36 pm

Oh shoke me morri malli
Ku ndodhet Smail Qemali

Ne Paris brenda ne krali
Ryn e del si zog prej mali

Fol ore Ismail me goje
Une flas por s'me degjojne

Per ca kommita qe vijne e shkojne
Ne Stamboll vene qendrojne

POR SHQIPERINE NUK MA PRANOJNE!!!

Shqiperia kater Vilajete
Sic ka qene do te jete
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:37 pm

Ne Mashkullore te rrapi

Doli shkurti, hyri marsi
Girokaster u vra bimbashi
Nga Janina vjen mazapi
Ne Mashkullore te rrapi
Te rrapi ne Mashkullore
Foli Çercizi me gjoje:
- Mulazim hiq tabore
Leri djemt’ e mij te shkojne
Se trimat ashtu leftojne
Ashtu siç kane zakone
Do t’u kuq t’ju bej me boje
- Çerçiz vrane Hajredine
Mire bene qe e vrane
Degjoni, qafa Kapllane
Haken s’ja leme pa marre
Ne xhandar’ e ne nizame

Bimbash – kapiten
Mulazim – nentoger

Ne 5 Mars 1908 ne Mashkullore, fshat afer qytetit te Gjirokastres, çeta e Çerçiz Topullit luftoi kunder ushtrise turke, e cila ishte ne ndjekje te Çerçizit. Si shkak i kesaj lufte ishte vrasja e komandantit turk te xhandermarise se Gjirokastres. Çeta e Çerçizit megjithese ne nje numer me te vogel se forcat turke luftoi me trimeri dhe arriti te çante rrethimin.
Hajredini ishte nje nga luftetaret e çetes se Çerçizit, nga Tremishti i Permetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:38 pm

Mic Sokoli

Mic Sokoli n’dy tagana
Udha e mbare! – m’i ka thane nana-
Lufto, bir, ti per Shqipni
mos i ler turqit me hy
n’qofte nevoja, vij me ty, -
Mic Sokoli nji fjale po e flet
po i thote nanes: - Te mire mbeç!
Pa u farue malsia krejt
ktu nuk hyn as krajl, as mbret!...


~tagan – jatagani; nje lloj shpate si e kthyer ne maje

Mic Sokoli eshte nga katundi Bunjan I Krasniqes, nje nga udheheqesit me te shquar te forcave te armatosura te Lidhjes se Prizrenit, qe u ndeshen me ushtrine turke ne prill te vitit 1881. Ai ra trimerisht, duke i vene kraharorin topit turk qe qellonte kunder forcave kryengritese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:39 pm

Kenga e Bendo Starovasit

More Bendo Shaperdani
Nde Stamboll te vate nami
Lufton Bendo Kapedani
Bin, o trima, te lefojme!
Lefton Bendua e Suli vete
Bini, o trima, te leftojme!
Ahmet pashe binish (xhybe) – gjate
Ku i con ata bajrake?
Sulit t’i prishin kalate
Qysh bënetë puna jone
Perpiqu, Bendo, perpiqu
Si bilbili nde prill digju
Rumelija u ngrit e iku
Bini, o trima, te leftojme!
Qe Stamboll e tatepjete
Nde ate Staroven e shkrete
O turq, o te zinj, me s’mbette
Bini, o trima, te leftojme

Bendo Shaperdani, nga fshati Alarup i krahines Gore- Moker. Leftoi kundra ushtrise turke te valiut te Rumelise, ne gjysmen e pare te shekullit te XVIII (midis viteve 1750-1769). E zuri me pabesi Ahmet Pasha i Ohrit. Suli Starovasi eshte nje bashkekohas i Bendos. Ka qene i pari i Gore – Mokres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:39 pm

Nuk m'ka lidh as kral, as mbret

Fjalet s'vonojne, shpella u rrethue
ka dale jashte, pushken e ka fillue
tet' te vdekun e dhjet' t'shitue
Ne Dragobi, te nentogeri:
- Nuk po lidhet Bajram begi!
Nentogeri asht idhnue
borizanit i asht germue
- Shpejt asqerin me e bashkue! -
Fill per gryke te kane fillue
te kane hy ne gryke perpjete
me Bajram begin jane zatete
- A po lidhesh, a don me vdeke?
- More fmij, mos folni keq
m'ka lidhe nana nji here ne djep
i kam mbushe shtatedhjete'vjet
nuk m'ka lidh as kral, as mbret!

Tropoje

*shitue - te plagosur
*germue - i ka bertitur, i ka folur
*zatet - jane takuar

Bajram Curri, udheheqes patriot, lindi ne Gjakove ne 1862. Ai qendroi me arme ne dore dhe luftoi per interesat kombetare deri kur ishte ne nje moshe te shkuar. U vra ne mars 1925 ne Dragobi te rrethit te Tropojes dhe qyteti sot mban emrin "Bajram Curri"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:41 pm

Selam Salaria

O ç’u nise more nga Drashovica
O lule more Selam lule

O bëre poshtë hajde more nga Babica
O lule more Selam lule

O me treqind e ca more komita
O lule more Selam lule

O ç’e zure topin more nga gryka
O lule more Selam lule

Kënga i kushtohet Selam Musait nga Salaria e Tepelenës. U vra ne Qafë të Koçiut duke luftuar kundër ushtrisë italiane në 1920.
Drashovica dhe Babica – fshatra të rrethit të Vlorës.
Këngën mund ta dëgjoni KETU (http://muzika.albasoul.com/album.php?&id=255)

Një këngë tjeter që i perket kësaj periudhe (luftës në Vlorë nga maji në shtator të 1920) është më poshtë. Në këtë luftë u dalluan heronj si Selam Musai, Zigur Lelo, Sino Hosi, etj.


Shqiptaret lëftojnë

Evropa shkruajne e thone
Ç’eshte kjo qe degjojme
Behete dyfek ne Vlore
Shqiptaret po luftojne
Me nje mbret dyzet miljne
Po me se leftojne valle?
-Me sepat dhe me hanxhare
Dyfeket lidhur me gjalme
Fisheket ne xhep i mbajne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:41 pm

Vallja e t’Lekajve - Shale, 1955

-E mb’ ta, burra, - ka than’ Leka, -
per ket’ tok’ s’na dhimbet jeta!
N’kushtrim mallet jan’ bashkue
Per kta troje me luftue
Dukagjini fort po ndeshet
Nuk i kthen n’callma qeleshet
Çdo shqiptar per ket’ vatan
Plagt e luftes ka nishan
- E mb’ ta , burra, - ka than’ Leka, -
per ket’ tok’ s’na dhimbet jeta


Leke Dukagjini, biri i Pal Dukagjinit, ka lindur ne 1410. Nje nga princat shqiptar, bashkekohes i Skenderbeut. Pas vdekjes se Skenderbeut, Leka u be nje nga figurat kryesore udheheqese te luftes; ai luajti nje rol te rendesishem ne fitoren e forcave shqiptare para Krujes ne Shtator te 1477. Me emrin e Lekes lidhet Kanuni i Leke Dukagjinit, i cili permledh normat juridike qe rregullonin mardheniet shoqerore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:42 pm

RRETHIMI I PARE I KRUJES, 1450

Ky Murani*, i par' ne Kruve,
n'Fush' t'Kosoves fjal' ka cuve
- Sulltan Murati m'u ka afruve,
nat' e dit' jam tu liftuve.
Skenderbegu sa mur xhevapin**,
menjiher' c'e njeshi shpaten;
ushtris' vet s'i ka kallxuve,
si rrufeja ka mrri n'Kruve,
bashk' me Uranin u ka bashkuve.
Skenderbegu me ushtrin' e vet-e
ka dal' malit kep me kep-e,
kep me kep e prru me prruve,
te gjith' Krasten c'e ka rrethuve,
me sulltan Muratin u ka takuve:
na jan' vra, na jan' dermuve.
Sulltan Murata paska pa-je:
gjith' ushtria qenka vra-je,
qanka vra, u ka maruve.
Ka dhan' urdhen me dradhuve,
per Stamboll o per me shkuve.
S'asht e mundun me hy n'Kruve,
e mor po, mor jo!

Kruje 1949

_______________________________________
(*) Urani -- Kont Urani, ose Vrana Konti, qe sipas Barletit komandonte ne Kruje gjate rrethimit te pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:43 pm

ALI PASHE TEPELENES

Moj kalaja me bedena*,
cfar' asllani paske mrena!
Ali pashen me shtat' zemra,
qi i mbush topat me dykmena.
C'ke, Vasiliqi, qi qan,
se ne kemi Yc kalane!
Tridhit' vjet do ma nizane**,
un' prej teje s'e hek sevdane.
Moj Janin', Janin' e shkrete,
te raft' zjarri e te djekte!
M'vjen keq, se t'kam godit' vete,
s'te gezun' as djemt'*** as vete!
Bijt' e mi, ju soj cifuti,
njeri mu hallin s'ma di****;
jalla u preft' sulltan Mahmuti*****,
qi m'fulliqet soj e oxhakun!

Elbasan 1927

______________________________________________
(*) Eshte Litharici, kalaja kryesore e Ali pashes ne Janine, ku e rrethuan ushtrite osmane ne 1820.
(**) Do ta mbaj luften.
(***) Djemte e Aliut.
(****) Ky varg ka qene origjinalisht "qi m'fulliqet mua plakun." Dy djemte e medhenj te Aliut u dorezuan shume shpejt ndaj osmaneve, dhe i ati i shan.
(*****) Mahmuti II qe efektivisht i ekzekutoi edhe djemte e Aliut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:44 pm

Koburja e Ramadanit

Pret sulltani haber prej telit
Maxhar Pashes e Prizerenit
shpejt haberi i shkoi sulltanit
prej kobures se Ramadanit:
-Nuk ua lshojm’ ne kralve trojet
na mallkojn’ fmija dhe vorret
zakon t’paret na e kan’ lan’
bes’ t’pabesit mos me i dhan’!
Mori Luma, me shum’ derte
vajn’ per pushk’ e krypn per vete
djemt’ e tu s’din ç’ka asht tuta
qysh t’pret shpata, qysh t’vret pushka;
gunat dimnit, plagt ne gjak
i ka tha martina n’flake
Moj Kosov’ lule dhe plage
nji vit prush e nji vit flake
Djeg’ e vra po kurr’ s’je tute
S’e ke lan’ gjakun me t’hupe
Qat’ kobure qe ra per ty
Tan’ Shqipnia e ka per sy

Kukes

I kushtohet Ramadan Zaskocit qe me 27 Gusht 1878, duke zbatuar vendimet e Komitetit te Lidhjes se Prizerenit, vrau telegrafistin e Mehmet Ali Pashe Maxharit, funksionar iI Stambollit, qe kishte ardhur per te bindur shqiptaret te mos i kundershtonin vendimet e Kongresit te Berlinit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:45 pm

Ne Kosove rapsodet shqiptare edhe sot e kesaj dite degjohen shume. Kenget epike dhe historike percillen brez pas brezi nder rapsode . Sidomos ne treven e Drenices dhe te Llapushes edhe sot e kesaj dite ne dasma thirren rapsodet te cilet ne odat e burrave kendojne kenge epike dhe historike. Une di shume nga keto kenge te cilat me te vertet jane interesante dhe shprehin gjendjen shpirterore te popullit tone mu ne kohen kur kane ndodhur ato ngjarje ashtu siq i kane perjetuar, pa zbukurime siq ndodhe tek kenget e reja me motive historike.
Kam sjellur nje kenge mjaft interesante qe ka te beje me luftimet rreth Shpuzes, Medunit dhe Podgorices, mes shqiptareve dhe malazezeve qe jane zhvilluar ndoshta gjate viteve 1830-1850, ne kohen e Pashallekut te Shkodres,ose edhe me vone.

Me kismet ,allah ne selamet ,
Shqiptaria asht que ne kamb.
kush e ban mall me deke
n'Karadak mbahet beja.

Karadakun mos ma leshoni
ah niqind pa i nxane te gjalle.
Krisi reja ne Podgorice ,
ia rrenoi Kuqit kalane.

Oj kalaja e Medunit ,
qe shume vjete ke mbet nguju.
Shkamb i kije guret e mermerit
s'munet shkau me t'zaptu.

C'ka i ka thane e shoqja Nikolles,
bash qishtu se kem pas dite.
Vjene asqeri prej Kosoves,
tuj u shtue dite o per dite.

Ah kush po ngjitet bjeshkes perpjete ,
vijne shqiptaret me bajrak ne dore.
me jep myhlet t'a pi cigaren ,
ki me 'i pa shqiptaret n'kala.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:51 pm

Kenga e Gjergj Elez Alisë

1-12
”Trim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!
Qe nand’ vjet nand’ varra në shtat m’i ka!
Veç nji motër nat’ e ditë te kryet,
ja lan varrat me ujt e gurrës nandvjeçe,
ja lan varrat me ata lott e syve,
ja terë gjakun me ata flokët e ballit,
shtatin vllaut ja shtërngon m’ruba të nanës,
n’petka t’babës trupin ja hijeshon,
armët e brezit ja rendon mbi krye!
Sa herë trupin motra p’e tërnueke,
Dhimbn e varrëve vallaut krejt e harrueke,
dhimba e motrës dekun n’tokë e lëshueke!“

13-20
„Â dalë zani e paska marrun dhenë,
se ’i baloz i zi â dalë prej detit,
Trim i prapët e belagji qi ish’ kanë,
Ja ki’ qitun dheut nji rreng të randë:
”Tim për tim kah një dash të pjekun,
tim për tim kah një vashë me ja djergun,
ditë me ditë kah nji kreshnik me premun,
javë për javë kah një krahinë me djegun!”

21-32

”Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhë,
me lot faqet trimit m’iu kanë mbushë.
Erzi i shpisë qysh lshohet n’dorë t’balozit?!
Ja ka nisë e motra e po bërtet,
krejt me lot Gjergjin p’e loton:
-Po qysh mordja, o vlla, me na harrue?
Nanë e tatë kah kalben për nan bli,
trupi i vllaut vorrue qe nandë vjet në shpi,
trupi motrës n’dorë t’balozit t’zi?!
Qysh s’u shemka kulla me na xanë,
qysh s’u kthyeka shpija n’nji muranë,
me t’pshtue erzin, mori e zeza nanë!”

Në këtë segment të këngës dëgjojmë dialogun e gjallë plot dashuri vëlla-motër:

33-73

Dy copësh zemra djalit iu ka da,
Dy sytë në ballë motrës ja ka lshue,
Dy rigë lot për faqe te i kanë skhkue.
Dy fjalë kullës djali ja ka fjakrue:
-He, ju u nxisha, mori sarajet e mija,
me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye,
brevë e gjarpën paçi motër e vëlla,
pikët ndër shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet?!
- Jo, more vlla, lum motra, i ka përgjegjë,
t’ka lodhë jermi e s’po di ç’je kah folë;
se përjashta shi nuk asht tuj ra,
sytë e motrës po t’pikojnë, more vlla!

Qatherë Gjergji dorën ja ka shtërngue,
mirë po e limon me ato duert e shtatit,
mirë po e kqyrë me ata dy sytë e mallit!
Kurr ma themshim djali s’i ka folë:
- Amanet, mori motër, pse po kan?
Zemrën dysh, mori motër, pse ma dan?
Që nandë vjet, qi trupi â tu m’u kalbë,
Gjergji i yt tjetër pushim nuk ka,
veç si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranë e me pi?
A t’la keq ty vllau për veshë e mbathë?
A mos t’u randue, ndoiherë me fjalë,
motërzezës vallau me iu mërzitë,
huj për burrë ndoshta qi me t’ra?

Sa mirë motra vllaut po m’i përgjegjë,
dorën e vllaut tu balli e paska vndue;
- Amanet ku je, mori njomëzëja e ahit,
po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue?
Hisha gjallë në dhe, n’t’u martue motra!
Mjaft kam pasë, o vlla, me ngranë, me pi,
mjaft kam pasë me veshë edhe me mbathë,
kurr ma randë se sot ti folë nu’ m’ke!
Tjetër babë nuk kam, as tjetër nanë,
amanet, more vlla, mos m’pasë randë,
për nji dert qi sot po due me t’kajtë!
Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranvera?
Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu dera?
Si s’u tha kjo motër, thafa-e vera?
Po un’ balozit qysh i shkoj tu dera?

74-104

Braf në kamb’ por djali konka çue:
- T’e marrsh gjogjun, motër, të mejdanit,
fill n’gjytet me te, motër, të m’bijsh
e t’më shkojsh tu nallban probatini.
Fal’ me shndet, thuej, Gjergji të ka çue,
me ma math’ me petkoj prej tumakut,
me m’ia u shti thumbat-o prej çelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalë.
S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathë,
Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.

E në sheher çika konka ra
Edhe â shkue tu nallban probatini.
- Puna e mbarë të kjoftë, more kumbar!
- Të mbarë paç, ti mori vasha e largë!
- Falëmeshhndet ty Gjergji të ka çue,
me ma mbathun gjogun mirë e mirë,
me ma vndue patkojt-o prej tumakut,
me m’ja shti thumbat prej çelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalë!
Mbrapshtë po folë aj nallban probatini:
- Për n’m’i falsh, moj vashë, dy sytë e ballit,
ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit,
e baj gjokun me fjurue si era!

Se me idhnim çika e kite marrë!
-Ç’je kah thue, bre burrë, goja t’u thaftë!
Jam kanë nisë tu dera e probatinit,
qe nandë vjet, qi gjogu ksajt s’â ra,
m’ fal se ndeshkam derën e magjupit!
Se kta sy nji herë un ua kam falë
tatës e nanës, qi kalben varrësh mbi dhe!

105-155

Ka shkue motra tu nallban jarani:
- Fal me shndet, thot, Gjergji të ka çue,
kam orokun e mejdanit,
sa ma mir kët gjok ti me ma mbathë,
Than m’ka për patkoj prej tumakut,
me m’ia shti thumbat-o prej çelikut,
se do t’dal m’u pre me baloz t’detit.

Si për vedi gjogun e ka mbathë
Edhe n’pramje çika â dredh në shpi;
ka gjet vllan tu e pritë nën hije t’blinit.

Ça kish ba ay trimi Gjegj Alija?
“Falëmeshndet” balozit m’i ka çue:
- Me dalë heret n’at fushën e mejdanit!
Çikë për ty, baloz, nu’ m’ka qillue,
desht e vathit për ty nu’ m’janë majë,
sall nji motër, nu’ po muj me lshue,
varrët e shtatit s’â kush qi m’i lidhë!

Sa ka nisun drita me zbardhë majet,
N’fushë të mejdanit trimat konkan dalë.
Keq me fjalë trimat shoshojnë po rrekin:
- P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke çue...?
Pse me m’qitë, bre burrë, n’ket fushë t’mejdanit?

Sa mirë trimi i ka përgjegjë balozit:
-Të lumt goja, baloz, mirë po thue!
Qe nandë vjet qi kam marrë rrugën e vorrit,
Pak pa mrrijtë baloz, ti m’ke dredhue.
M’ke lypë motrën para se mejdanin,
m’ke lypë berret para se çobanin
e jam dredhë n’ket log për me t’kallxue,
se ne t’parët nji kanu na kanë lanë:
“Armët me dhanë përpara e mandej gjanë,
kurr balozit motrën mos m’ja dhanë,
për pa u pre n’at fushën e mejdanit!
Por shtërngou, baloz, se t’ka ardhë dita,
se ktu i thonë-o Gjergj Elez Ali!

E i kanë ba dy gjogjat tim me tim
e n’topuz balozi e ka shinue.
N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra,
përmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbëdhetë pash m’ledinë u ngul topuzi,
dymbëdhetë pashë përpjetë, si re, u çue pjuhni.

Atherë Gjergjit rendi te i ka ardhë.
Sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë,
lik përmjet balozit te i ka ra!
 trandë fusha kur â rrxue balozi!

Meiherë trimi shpatën ma ka nxjerrun,
kryet me neje trupit ja ka damun,
zhag për kambet trupin e ka ngrehun,
me gjithë at m’nji bunar e ka mbytun,
të tanë lumën gjaku e ka tërzue,
për tri vjet krejt vendin e ka qelbun.

GJERGJ ELEZ ALIA – PJESA E KATËRT (fundi)

Lufta ka mbaruar dhe trimi kthehet në shtëpi:

156-188

Qatherë trimi â nisë me dredhë tu shpija
edhe shokët të gjithë m'i ka bashkue:
- Pa ndigjoni, more shokët e mij!
Falë u kofshin sarajet e mija!
Falë u kofshin tanë paret e mija!
E u koftë falë krejt malli e gjaja e shpisë!
Amanet motra e Gjergj Elez Alisë!
Edhe shtatit trimi i paska dhanun,
motërzezën ngrykas kesh me e marrun,
të dy zemrat priherë por janë ndalun,
vlla e motër dekun paskan ramun!
Kurkuj shpirti ma mirë s'i ka dalun!
Gjamë të madhe shokët qi m'i kanë ba!
Po ja çilin nji vorr bukur të gjanë,
Vlla e motër ngrykas për me i xanë
E ‘i muranë të bukur e kanë mbarue,
vlla e motër kurr mos me u harrue.
E ‘i bli t’bukur, qi m’ja vndojnë tu kryet,
zogu i verës gjithmonë me pushue.

Kur ka nisun mali me u dushkue,
â ndalë qyqja n’muranë t’vorrit të ri,
ka gjetë blinin të tanë degash tha.
Ka flurue përmbi ‘i saraj të zi,
Ka gjetë kulmin të tanë shembë për dhe.
M’nji prezor si m’paska hypë,
ka përbe shtegtarin kah po shkon:

- Amanet, more shtegtari i malit!
N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkën me e pushue.
N’kofsh tu kajtë ksajt, gjamën për me e xanë!
Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kërkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!

"Amanet more shtegtari i malit!
N'kofsh tuj kndue ksajt, kajkën e e pushue!
N'kofsh t'u kajtë ksajt, gjâmën për me e xânë!
Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m'bjeshkë,
Kah verova gjithkund vrri e n'vrri,
Kah mjerova gjithkun shpíe n'shpi,
Kërkund s'ndesha m'Gjergj Alez Ali!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptyFri Nov 09, 2007 11:52 pm

Ja edhe nje pjese e kenges se Gjergj Elez Alise e marre nga Lahuta e malesise "


Kish dale nji Harap prej detit
trim i zi e belaxhi
edhe qitka ' i porez t'rande
ka tri buke pogace per shpi
shate mbase vene per dite me i pi
ka i taroc per mish te zi'
ka nji dash n'mjesdite m'ia pjekun
ka nji skjap per darke m'ia repun.
Njiqind vete n'mejdan ka pre
njiqind vithna qiti faret
njiqind shpia edhe ka djegun.
Kur vojt rendi n'Shqipatri
njati Gjergj Elez Alise
leter t'vrashte i paska cue
ndiej , yi or' Gjergj Elez Ali
mbas dy javesh si t'bjere kjo leter
ti n'mejdan mue ke me m'dalun
pse ty kullat do t'i djegi
mal e verri pse do t'i shkeli
dhen e dhi pse do t'i mjeli
pse edhe gruen rob do ta marr!
Letra Gjergjit n'dore ka ra
Edhe Gjergj fort a vra
fort a vra kur e ka kendue.
Dy jave vehten e ka mbajtun
buke prej derrit ai tue hanger
mish taroci ai tue granun
vene tri vjece tue pi
edhe atin e ka mbajtun
tagji urizit n'strajce tue i qitun
Vene me pi per uje tue i dhanun
Krye dy javesh , mbushun dy jave
vehten Gjergj e ka provue
nji lis t'madh kish ' pase n'oborr
me dy dueret Gjergji e ka kapun
me gjithe toke e ka zhgulun
opet n'vend edhe e ka ngulun.
Kenka mbathe e kenka veshun
paska veshun petka arit
paska ngjeshe shpaten florinit
zgjidhka gjokun pullali
ia ven frenin traqind pullash
ia mberthen me shtate kollona
edhe nanes ai po i ban za
hallalle, nane , ti me me ba
mire e keq , shka kemi folun!
E i ka puthun nanes doren
Amanet , mori ti loke
n'kjofte gjikue me m'pre harapi
lot per mue ti mos me derdhun!
-"Hajt , mor'bir , Zoti te ruejte
se s't'korite , jo , lokja jote"
E ka marre topuzin n'dore
e ka hypun mbi shpine t'atit
edhe a nisun per t'gjate t'shpatit
tue zbardh drita prej sabahit
i ka vojtun n'dere Harapit
"Nadja mire , Harap i zi!
Nuk ke ngae me ndeje sot n'hi
por cau del n'ate fushe t'mejdanit
sot ka dy jave si m'ke cue fjale
sot ty kryet due me ta pre!
Kur ka pa Harapi i detit
n'dere njate Gjergj Elez Aline
shif shka bani atehere Harapi
lekura buejesh per at ka lidhun
Asht tute ati i Gjergj Elezit
e kah Gjergj paska shkue
Mos u tut , bre zogu i atit
gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje
I asht turre harapi i zi
e m'topuz m'ta edhe ka shti
Gjergj kryet po e ka alun
permbi krye topuzi rreshqiti
T'iu drodh Gjergj Elez Alia
dale-kadale , Harapi i zi!
se m'thone Gjergj Elez Ali
E m'topuz m'ta edhe ka shti
M'lug t'dy kraheve ia ka ngjitun
tre pash para n'dhe e ka ngulun
dekun n'toke ra atebote harapi
ka marre djali edhe ka zdrypun
ia ka pre ate krye te zi.
hukubet Zoti e kisht' falun
tri pellambe buzen kishte pasun
kisht'pase veshin sa' i zhgun burri
sa dy vete me te me u mbelue
Kur ka ndie Mbret Sulejmani
paska shkue m'ate dere Stambolle
trim ka e trima s'ka
por si ka trima n'Shqipni
s'i ka Krajli as s'i ka Mbreti
s'i ka toka as s'i ka deti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptySat Nov 10, 2007 12:08 am

Epika popullore Shqipetare.
Koment:
Neper shekuj populli ka kenduar jo vetem ngjarjeve te medha, luftrave, heronjeve etj, por edhe motiveve te jetes, dashurise, endrrave e aq me shume endrrave rinore. Dialogu ne kengen epike midis Lokes dhe vajzes eshte nje simbol i perzgjedhjes, i krenarise se femrave shqipetare te cilat e zgjidhnin burrin e ardhshem nga krahinat apo fiset me te mira te Shqiptarve... E njeri prej artyre fiseve kane qene Vuthajt ne rrethinat e Plave e Gucise...
Autori, popull, na percjell ne kujtesen e vet vargjet e meposhtme :

A do burr Çikë me t'martue ?

Shka ke çik qe je krenue?
A don burr kund me t'martue?
Kurkund burr, nane ska per mue !
A don çike n ISNIQ me t'martue?
Jan surdar e s'jane per mue!
A don çike n'DEÇAN me u martue?
N'qiler te mbyllin e nuk i due!
A don çike ne VOKSH me t'martue?
Kshteja shum e nuk i due!
A don çike ne JUNIK me t'martue?
Zhgunaxhi jan e nuk i due!
A don çike n'BOTUSH me t'martue?
Agallar e s'jane per mue!
A don çike n'MOLLIQ me t'martue ?
Bajn qereq e nuk i due!
A don çike n BREVIN me t'martue ?
Ujt e lig e nuk i due!
Ne PONASHEC çike don me u martue?
Burra t'liq, nuk jan per mue!
A don çike n'ZMOLIC me te çue?
Shesin dru e nuk idue!
Ne BABAJ çike, a don me u martue?
Jan mbi vade e nuk i due!
A don çike ne DEVE me u martue?
Jan qelana nuk i due!
Ne KORONICE a don çik me t'martue?
Jane ngat gjinija e nuk idue!
Ne DUKAGJIN çike a don me t'martue?
S'lahen kurr e nuk i due!
Ne RUGOVE çik, don me u martue?
Jan pijanec e nuk i due!
Qyqja ti mete pa u martue !
A don çike ne HAS me u martue?
Jan budalla e nuk i due!
A don çike n'BYTYC me u martue?
Peshkatar jane e nuk i due!
A don çik n'KRASNIQE me u martue?
Jan t'harlisun e nuk i due!
A don çik n'GASH me u martue?
Jan sojnik, po nuk idue!
Ne MALSI te MADHE kam me te martue!
Vend i that e sjan per mue!
Mbete çik pa u martue!
Mos don çik n'VUTHAJ me u martue?
Te lumt goja, Lokjo, tash ja ke qellue !
Te holl e te gijat e jane per mue...
Qyqja çik ti çka po thue?
I mete lokes pa martue,
A e di se VUTHAJT, pa ja nda
Jane ne luft me Turk e me Shkja.
Aty ske me gzue nusni,
Se do te mbetesh nuse e vej ne shpi...
Po e pata, Loke une at fat,
Me pa burrin te lam ne gjak,
Ma mir te rri me te sall nji nat,
E ta baj ni djal per marak,
Qe t'ma ket shtatin si Bajrak
Se t'vajtoj gjith jeten me qytak...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptySat Nov 10, 2007 12:20 am

Kenga e Ago Ymerit

Kenga e Ago Ymerit ka te beje me legjenden e rinjohjes se burrit me gruan. Nga disa te dhena qe gjeme ne kete kenge mund te besojme se kemi te bejme me nje luftetar, i cili ka rene rob ne duar te spanjolleve ne luften e Lepantos (1571). Edhe legjenda e Ymer Agos eshte shume e perhapur. Ne disa varianet del se Ymer Agua ka qene nga Ulqini. Ne te shumten e varianteve tona e shoqja e njeh Ymer Agon nga nje nishan qe ka ne llere ku e pat kafshuar kali.

Aga Ymeri

Aga Ymeri na u martue
Sall nji nate na ndej me grue
I ra lota per me shkue
Per me i shkue mbretit ne’ushtri
Po thote vasha vi me ty
Nuk asht rruge me ardhe me mue
Por sa kohe me prêt ti grue?
Une te pres-o per nande dit
T’u thafte goja! Shka po flet?
Se s’asht rrug-o per nande dite
Por asht rruge-o per nande vjet
A m’ep besen sa po me prêt?
Eh nande vjet, tha, un te pritsha
E fat vedit mos i qitsha
At’here Aga u nis me shkue
Sa ka ra n’at luften e pare
Ja kan vram nji 'at te bardhe
Sa e kan xane ne burg po e shtijn
Mire po han edhe po pin
Mir-o tamers (tambura) po na i bjen
Kuer jane mbushun te nande vjetet
Nuk po han as nuk po pin
Tamers ma-o s'po na i bjen
Bija e krajlit po e pvete
C’ke ti Age qi s’han as s’pin?
C’’ke qe tamers ma s’po i bjen?
S’kam si ha as s’kam si pi
As tamers s’kam si i bi
Nji anderr te keqe kam pa per shpi
Si e ke pa ti Age at anderr?
Pash’ sarajet kalbe e rrzue
Kam pa nanen qe kish’ verbue
Kam pa vashen t’u nise me shkue;
A s’po i hine mbretit me me leshue?
Un po t’leshoj por do nande qese
Un nande qese ku me i marre
Tash nande vjet-o rob i xane
A asht besa se me vjen prape?
Po t’qes-o nji dorzane;
Po t’qes-o zotin, qe me ka dhane
Zgjidh e merr dorin ma te mirin
Per tri dit ta kapsh Ulqinin!
Per tri dite e per tri net
Mbrini Aga ne vend te vet
E kur shkoi ke kroni i ngri
Po gjene t’amen vneshtet tuj shbi:
Puna e mbare o moj nane
T’mbar pac, more rob i xane!
Ku m’njef se jam rob i xane?
Po te njoh floket-o qi ke lane
Kahe po vjen or djali i ri?
Prej se zezes qasaje Spaje
Ka ndo’i fjale per Aga Ymerin?
Aga Ymerin e kan vra
E merr vaji nanen e shkon tuj kja
C’jan keta krushq qe po shkojen rrashit?
Krushqt e qenit Veli Pashe
Te kujen nuse kjene me marre?
Nuse zezen e Aga Ymerit
Aga Ymeri theke dorin
Me mezi e xu krush’in
Mire se u gjej or krushq darsmore!
Mire se vjen ti rob i xane!
Kah po vjen ti rob i xane?
Prej te zezes qasaje Spaje
Aga Ymerin a na ke pa?
Aga Ymerin e kane vra
Ka tri dit me ta s’jam pa
Krushqt u qeshen, u hallaka’n
Nji amanet qi m’a ka lane
Sall tri fjale kesaje vashe me i thane!
Per tri fjale e per sa te duesh
Burrin tand a mund e njofsh?
Ku t’a njof e ku t’a dij
Sall’i nate e kam pase ne shpi
Por m’ka pase thane e zeza nane
Se ka pase nji shej ne llane
Ku e ka pa’ngrane gjogu ne dhambe!
Shpervoi lla’n, kallxoi nisha’n
Zdrypi vasha prej kocis
Kcej e ra ne vithe te doris
Udha e mbare, ju krushq darsmore!
Veli Pashes m’i coni fjale
Veli Pashes fale me shndet
Erdh’i zoti me gja te vet!
Mos me i mbete sarajet shkret
Mos me mbete nana pa djale
Prej shpiet vasha mos me dale.

Kenget epike kane nje karakter te gjere tregonjes. Ata pasqyrojne ngjarjet e shumta dhe te ndryshme te jetes se nje populli. Epika perfshin nje fushe te gjere dhe per kete arsye ndahet sipas tematikes ne tri dege kryesore:

Kenget legjendare – keto kenge tregojne historine e kreshikeve, e personazheve per te cilet nuk kemi te dhena te caktuara historike si psh kenga e Dhoqines, Gjon Petrikes etj. Keto histori per shkak te lashtesise se tyre, megjithese pasqyrojne ne te vertete ngjarje te jetes, jane shnderuar ne legjenda, plot me elemente te mrekullueshme dhe pershkrime hiperbolike. Ne to kane hyre elemente mitoligjike te cilat pasqyrojne besimin e hershem te popullit. Ne epiken legjendare hyne psh: Gjergj Elez Alia, kenget per bemat e Mujit dhe Halilit etj

Kenget historike – trajtojne ngjarje te percaktuara mire historikisht. Ne epiken historike hyjne kenge si ato per Skenderbeun. Kenget historike ashtu si legjendat kane karakter tregonjes dhe heroik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptySat Nov 10, 2007 1:01 am

Nder kenget popullore shqiptare, perpos kengeve patriotike (atdhetare), rapsodet tane i kane kenduar dashurise, keto kenge ndryshe quhen kenge Idilike, ja disa nga to qe jane kenduar ne krahinat e Malesise...

MOJ E MIRA DEL TU LAMA

Moj e mira del tu lama
Djal, pash dadën hajde prama!
Eja kadal se nije nana;
Na nije nana e po na flet.
Kalxon babës, po na vret.
Nal, bre çik, se kam ni dert;
Mos po shko nuse sivjet?
Djal i dadës, s'e di as vet.
Kam nije nanën kah kjan ni dert;
Kam ni vajzë me dhan sivjet,
Kam nije nanën tue dertue
Kam ni vajz me martue,
Jo nan - zeza ku don me m' çue?
Un kurrgja nuk kam punue,
T'ka pas ana me ladrue,
Me ladrua, me shetit
Janë ba mollat m'u qinis
M' u qinis mollat me dham
Si qinisen mestet me gjylpan.

MOJ E MIRA SHKON PËR UJ

Moj e mira shkon për uj,
A po ia di hallin kurkuj?
Djal, me fol nuk po muj,
Djal, me fol me vjen gazepi
Ma kan dhan qet sherr me veti,
Sa sherr asht, he e hagërt dreqi!
Sa sherr asht he rafti pika!
Çka po nije, kallxon te shpija.
Po i rri qet e dvet baxhija,
Po baxhija çka po i thot?
Me ka foli nusja sot?
Me kërken veç me i shoq.
Njashtu e ka nusja pa zot!
Mos del menç, o e zoja e shpis,
Zoja shpis menç si me dal?
Ktu nuk nalen hallku pa ardh,
Ktu vin shok, vin kumari,
T' rit jan shok e pleqet kumar.

MOJ E MIRA N'STAN TË BORËS


Moj e mira n'stan të borës
Bardh e but gishtat e dorës
Po ti lpi ugiçi i kumonës
Po ti lpi e mos ti han
Deri t'përpiqemi me çoban
Me çoban kur jam përpjek
Çika thot i lumi djal
Sot ni javë djerget karvaj
Sot ni javë po bien n'vrri
Qyqja un ku po t' la ty
Po nis tela m 'u vetmue
Nis kullosa m'u largue
Po nis gjeja m'u ranue
Kur t'u më bjen nërmen për ty
Dal e qes gjasht her allti
Prij ugiçit cy e cy
Me torishte bahem kojshi
I del lezeti n' bjeshk n' vrri

ÇKA KA ÇIKA ÇI po KJAN?


Çka ka çika çi po kjan
Thot se due burrin çoban
No ni tjetr no ktu s'rri
Ai n't'ban e un n'shpi
Un n'shpi e ai n'tban
Ulë ni natë me falë bajram
Erdhi ni natë bajram me fal
Të tan robt para i kan dal
Tan me ren ngryk i ka marr
Pe pervesin për bjeshkatar
A kini tamël a kini bar
A po kan gjaja çka u han
Kan ngreh rrojen për m'u rrue
Se ke nata nejta çue
Nejta n'shtrat tue lexue
Ka nis dita m'u zbardhue
Ka nis gjeli për me knue
Plaka n'der m'u ka afrue
Nusjo a je fjetun a je çue?
Teshat djalit a m'ja ke gatue
Hiqmu qafe moj baxhi
Se nuk di gja për teshat e ti,
N'gryk t'arkës kur jam shkue,
Ni par meste ja kam gjue,
Nana djalit ja ka çue,
Nusja e djalit ju ka idhnue,
Nusja e djalit u ka hujit
Thirrma kush at - gabelice
Gabelica zo çka ka?
Që tre muej se kam pa
Se kam nem as se kam sha,
S' ju kam mat as si kam ra,
Kur jan ra n'kuven katuni,
Tan fajet janë te burri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptySat Nov 10, 2007 1:03 am

GJTHMON EMNI DO TI PERMENET

Né çdo ven ka tragjedi,
Ka me qinra e me mij,
Ka sokola dhe djem t' ri,
Sot me ta mburret Shqipnia,
Po i kujton populli e rinia,
Gjtmon trima kish pas veni,
N'luft Malësia e n'luftë Kelmeni,
Po me shkje tan tue qit,
Jan pre burra, o gra e thmi,
Veç me pas, more, armë e liri,
Zana e bjeshkës çi ndan nër burra,
Gjithmon Vuthajt kan xjerr burra,
Hasmi as pushka kurr si tuti,
Nji ndër ta asht Rexhep Buti,
Ndal kadal, more, serb i zi,
N'kët Kosove qysh don me hi?
Tehi i shpatës ktu i lind trimat,
Zemra e burrit lind vetimat
S'e kam qafën për kular,
Po e kem emnin Shqipatr,
Pér kët tokë e për dit t'ngushta,
N'vend t'krahut na ka mbi pushka
Fyt në fyt me serbian
Lan rexhepi tokën n'gjak,
Gjaku i tij asht flak çi s' shuhet,
Gjithmon emni do ti përmenet.
Ku i këndohet trimnis kanga
Rexhep Butin e ka nana,
Ku e djeg shqipja barutin,
E ka liria Rexhep Butin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 EmptySat Nov 10, 2007 3:41 pm

KËNË PËR DEDË GJO LULIN
Dy zogj t´malit n´rremb po knojnë
atë Dedë Gjonin po e vajtojnë
po e vajtojnë atë atdhetarin
n´zjarr ja dogjën robt për s´gjalli
me ta ka ai Preka i Camit
prej Evropës në luftë t´Ballkanit
sulm t´madh i kanë ba krajlit
nëpër male nëpër shkrepa
luftojnë Kola,Nika e Deda
oficira me poleta
kapetana ken togera
diell i fortë atë ditë korriku
kur ju ndodh Dedes rreziku
me tre plumba e qëlloj armiku
me za t´fortë ai sa bërtiti
bini vllazen e luftoni
se ma i gjallë s´qohet Dedë Gjoni
ju armikun mos e lshoni
ju luftoni more vllazni
mu m´kanë marr plumbat n´mushkni
nuk po muj as frymë me u ngi
luftun trimat për atdhenë plot asqer u mbush n´Kelmend
në Kelmend u mbush ushtri
komisari shkonte tuj pri
qonin Dedën në varr me shti
me flamurin kuq e zi
ka dhanë jetën për liri
ka urdhërua komisari
kulles shpejt ti jipet zjarri
n´te u vra mren ai atdhetari

OOOO,për vatan,soll,soll,soll,për komb shqiptari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 28Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 17 ... 28  Next
 Similar topics
-
» Shkembim kengesh ne forum
» ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
» JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E
» Me fat na qoftë o shqiptarë!
» Kuzhina shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: